Skip to content
KRIIK

KRIIK

Koalicioni per Reforma, Integrim dhe Institucione te Konsoliduara

Menu
  • Kreu
  • Kush jemi?
  • Çfarë bëjmë
    • Integriteti i zgjedhjeve
      • Zgjedhje Parlamentare 2025
      • Zgjedhje Vendore 2023
      • Zgjedhje Parlamentare 2021
      • Zgjedhje Vendore 2019
      • Hapja e të dhënave zgjedhore
    • Transparenca dhe llogaridhënia
    • Të drejtat e njeriut dhe siguria njerëzore
    • Demokracia e drejtpërdrejtë
    • Programi i Leadership-it
  • Kontakt
  • Shqip
    • Shqip
    • English
Menu

Dakordësia e arritur në marrëveshjen e 5 qershorit, si një moment i lidershipeve për të tejkaluar përvojën e derisotme

Posted on 16 Qershor, 202028 Dhjetor, 2020 by KRIIK

NJOFTIM PER SHTYP

Në datë 16 qershor 2020, Koalicioni për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara (KRIIK Albania) iu dërgoi Kryeministrit të Republikës dhe Kryetarit të Partisë Socialiste Sh.T.Z. Edi RAMA, Kryetarit të Partisë Demokratike Z. Lulzim BASHA, Kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim Znj. Monika KRYEMADHI, Kryetarëve të katër Grupeve Parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë si dhe anëtarëve të Këshillit Politik, një LETËR TË HAPUR me titull “Dakordësia e arritur në marrëveshjen e 5 qershorit, si një moment i lidershipeve për të tejkaluar përvojën e derisotme”.

Në këtë Letër, KRIIK shpreh konsideratën e tij për dakordësinë e arritur nëpërmjet marrëveshjes së 5 qershorit 2020 mbi paketën e ndryshimeve të kuadrit ligjor për çështjet zgjedhore, duke vlerësuar se marrëveshja e konkluduar shënoi një kthesë të rëndësishme të komunikimit politik në përvojën demokratike të vendit, pas një ecurie precedentësh negativë dhe krizash madhore.

Nga ana tjetër KRIIK shpreh gjithashtu shqetësimin e tij për moskonkludimin ende në një produkt ligjor të bazuar në këtë marrëveshje politike, megjithëse kanë kaluar dhjetë ditë pas arritjes së saj, për më tepër kur dihet se teksti i draftuar mbi të cilin po diskutohet ka qenë në dispozicion të Komisionit të Reformës Zgjedhore, i përgatitur prej ekspertëve teknikë, të paktën prej nëntorit 2019.

Nëpërmjet kësaj Letre, KRIIK, i drejtohet nivelit më të lartë politik duke iu parashtruar atyre nevojën për të nxitur angazhimin konkret të vullnetit të tyre të drejtëpërdrejtë politik dhe institucional, për përmbylljen sa më shpejt të amendimeve të dakordësuara të Kodit Zgjedhor si dhe për të sjellë në vëmendjen e tyre dhe të forcave politike respektive disa çështje të tjera, të cilat, në gjykimin e KRIIK, kanë nevojë për t’u adresuar sa më parë në mënyrë vizionare dhe të matur.

Konkretisht , KRIIK, parashtron nevojën për të adresuar sa më parë :

  • çështjen e transparencës së plotë mbi punën e Këshillit Politik;
  • kuadrin rregullator të nevojshëm në rast të mundshëm të zhvillimit të procesit zgjedhor në një situatë pandemie, si dhe
  • vijimin e reformimit të kuadrit ligjor nëpërmjet institucionalizimit dhe funksionalizmit të mëtejshëm të Këshillit Politik për çështjeqë nuk ishin pjesë e paketës së dakordësuar, si: mekanizmi i kontrollit të veprimtarisë financiare të partive politike, vota e diasporës dhe format e demokracisë së drejtëpërdrejtë (referendumet).  

Veçanërisht, nxitet funksionalizimi i Këshillit Politik në asistencë të çështjeve që mund të dalin në veprimtarinë e KQZ-së, sidomos duke marrë në konsideratë qasjen e evidentuar përgjatë diskutimeve të kryera gjatë procesit të reformës, ku KQZ-së parashikohet t’i atribuohen menaxhimi dhe rregullimi i disa çështjeve “të nxehta”, për të cilat dakordësimi politik ka qenë i pamundur.

Kjo përbën një arsye më shumë për t’a shëndoshur institucionalisht KQZ-në e re duke e ndihmuar me ekspertizë dhe vullnet politik të dakordësuar, si dhe duke e shmangur atë nga presioni politik

Në përmbyllje të Letrës së Hapur, duke konsideruar domosdoshmëri mbizotërimin e frymës së Transparencës në tërë jetën politike e institucionale, si instrumenti i vetëm për rikthimin e besimit qytetar, KRIIK parashtron përpara vullnetit personal e politik të liderëve politikë edhe disa propozime konkrete që lidhen me një sërë çështjesh, vënia në jetë e së cilave, megjithëse në mungesë të dispozitave specifike detyruese ligjore, mund të realizohet vullnetarisht nga subjektet politike, në respekt të një këndvështrimi më të plotë mbi frymën dhe gërmën e Kushtetutës apo edhe të kuadrit aktual ligjor.

Në gjykimin e KRIIK, jetësimi i këtyre propozimeve, si elementë minorë në jetën dhe për kapacitetet që mbart një parti politike, do të sjellë një mjedis transparence më të plotë përpara qytetarëve, do të ndihmojë ndjeshëm në harmonizmin e disa proceseve të tjera proceduriale, si dhe do të shënojë pikënisjen e një sërë procesesh të tjera advokuese, llogaridhënëse apo ligjzbatuese duke u përpjekur kështu të jepet një kontribut i fuqishëm kundër fenomenit të pandëshkueshmërisë dhe moszbatimit të ligjit prej vetë partive politike.

Ndër propozimet e paraqitura nga KRIIK përmenden:

  • rritja e transparencës së financimit të partive politike, jo vetëm përgjatë periudhës zgjedhore, duke i nxitur subjektet politike të ndërmarrin vullnetarisht një proces transparence të detajuar të veprimtarisë së tyre;
  • rritja e transparencës mbi ofertat elektorale (programet konkrete dhe të detajuara elektorale) si dhe mbi profilet e plota të kandidatëve të zgjedhur, duke iu kërkuar këtyre të fundit ndër të tjera, që të bëjnë publikimin paraprakisht edhe të tre dimensioneve financiare: aseteve financiare që zotërojnë;  detyrimeve fiskale të lidhura me to, si dhe të detyrimeve financiare që kanë ndaj të tretëve.
  • jetësimin dhe institucionalizimin e Auditit post-Zgjedhorpër të imponuar institucionalisht përmirësimin e anomalive të vërejtuara gjatë ecurisë së procesit zgjedhor, si dhe për të projektuar akoma më mirë piketat dhe nivelin e thellësisë së ndërhyrjes në reformën zgjedhore të pritshme në legjislaturën e re.

Në konsideratë të fundit, KRIIK shpreh edhe qendrimin e tij lidhur me diskutimin publik mbi ndryshimin e sistemit zgjedhor, duke theksuar sediskutimi mbi sistemin zgjedhor është një çështje që meriton maturi të lartë, një analizë integrale të një tërësie faktorësh dhe një unison të plotë të aktorëvë politikë e civilë.

Gjithashtu, duke patur parasysh se në vlerësimin e KRIIK një nga të metat e sistemit aktual është se ai nuk e “ushqen” pluripartitizmin parlamentar dhe përbën pengesë për formacionet e reja politike, propozohet specifikisht që për zgjedhjet e ardhshme të mund të merret në shqyrtim ndërmarrja e një ndërhyrje teknikisht jo-thelbësore, por me efekt real siç mund të jetë ulja e pragut zgjedhor apo edhe ndryshimi i formulës së alokimit të mandateve, me synim nxitjen e alternativave të reja dhe forcimin e pluripartitizmit si një vlerë thelbësore për një demokraci në ndërtim.

Tiranë, më 16 Qershor 2020! 

Shkarko Letrën e Hapur

Zgjedhje 2025

Shpenzime për reklama politike në Facebook dhe Instagram

Postime Së Fundi

  • ZGJEDHJET PËR KUVENDIN E SHQIPËRISË, 11 MAJ 2025 – DEKLARATA E GJETJEVE DHE KONKLUZIONEVE PARAPRAKE 12 Maj, 2025
  • DEKLARATË – Pjesëmarrja aktive e të gjithë qytetarëve përgjatë procesit zgjedhor të nesërm dhe zbatimi i plotë e me efikasitet i Ligjit prej aktorëve institucionalë, domosdoshmëri jetike për standardet demokratike të vendit 10 Maj, 2025

Postime sipas kategorive

  • Deklarata
  • Denoncime
  • Letra të hapura
  • Qëndrime Publike
  • Raporte
  • Rekomandime
  • Të tjera
  • Zgjedhje Parlamentare 2025
  • Zgjedhje Vendore 2023

KRIIK Facebook

KRIIK ALBANIA

https://www.youtube.com/watch?v=42GUUeDEODc&t=428s

KRIIK Tweets

Follow us

Arkiva

  • Maj 2025 (14)
  • Prill 2025 (11)
  • Mars 2025 (5)
  • Shkurt 2025 (16)
  • Janar 2025 (3)
  • Dhjetor 2024 (5)
  • Nëntor 2024 (3)
  • Tetor 2024 (4)
  • Shtator 2024 (2)
  • Gusht 2024 (4)
  • Korrik 2024 (1)
  • Mars 2024 (1)
  • Shkurt 2024 (1)
  • Janar 2024 (1)
  • Dhjetor 2023 (1)
  • Tetor 2023 (2)
  • Shtator 2023 (2)
  • Gusht 2023 (3)
  • Korrik 2023 (3)
  • Qershor 2023 (1)
  • Maj 2023 (10)
  • Prill 2023 (20)
  • Mars 2023 (8)
  • Shkurt 2023 (5)
  • Janar 2023 (9)
  • Dhjetor 2022 (1)
  • Nëntor 2022 (5)
  • Tetor 2022 (1)
  • Gusht 2022 (1)
  • Qershor 2022 (1)
  • Prill 2022 (1)
  • Mars 2022 (1)
  • Shkurt 2022 (1)
  • Maj 2021 (1)
  • Prill 2021 (10)
  • Mars 2021 (2)
  • Janar 2021 (1)
  • Dhjetor 2020 (3)
  • Nëntor 2020 (1)
  • Tetor 2020 (4)
  • Shtator 2020 (1)
  • Gusht 2020 (1)
  • Korrik 2020 (2)
  • Qershor 2020 (1)
  • Maj 2020 (1)
  • Gusht 2019 (1)
  • Korrik 2019 (1)
  • Maj 2019 (2)
  • Prill 2019 (1)

Postime Së Fundi

  • ZGJEDHJET PËR KUVENDIN E SHQIPËRISË, 11 MAJ 2025 – DEKLARATA E GJETJEVE DHE KONKLUZIONEVE PARAPRAKE 12 Maj, 2025
  • DEKLARATË – Pjesëmarrja aktive e të gjithë qytetarëve përgjatë procesit zgjedhor të nesërm dhe zbatimi i plotë e me efikasitet i Ligjit prej aktorëve institucionalë, domosdoshmëri jetike për standardet demokratike të vendit 10 Maj, 2025
  • DENONCIM Nr. 31  – Lidhur me thyerjen e heshtjes zgjedhore nga disa parti politike, kandidatë dhe media online* 10 Maj, 2025
Qershor 2020
H M M E P S D
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
« Maj   Kor »
©2025 KRIIK | Built using WordPress and Responsive Blogily theme by Superb