Skip to content
KRIIK

KRIIK

Koalicioni per Reforma, Integrim dhe Institucione te Konsoliduara

Menu
  • Kreu
  • Kush jemi?
  • Çfarë bëjmë
    • Integriteti i zgjedhjeve
      • Zgjedhje 2023
      • Zgjedhje 2021
      • Zgjedhje 2019
      • Hapja e të dhënave zgjedhore
    • Transparenca dhe llogaridhënia
    • Të drejtat e njeriut dhe siguria njerëzore
    • Demokracia e drejtpërdrejtë
    • Programi i Leadership-it
  • Kontakt
  • ShqipShqip
    • ShqipShqip
    • EnglishEnglish
Menu

Procesi i regjistrimit të kandidatëve; pikëpyetje mbi integritetin e procesit të ardhshëm zgjedhor

Posted on 17 Maj, 201930 Qershor, 2019 by KRIIK

Njoftim për shtyp

Tiranë, më 17 Maj 2019 – Koalicioni për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara (KRIIK Albania) është duke ndjekur në vazhdimësi përgatitjen e procesit zgjedhor për Zgjedhjet Lokale 2019, veçanërisht vendimmarrjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Në datë 17 Maj 2019, KRIIK publikoi DEKLARATËN “Procesi i regjistrimit të kandidatëve po ngre pikëpyetje mbi integritetin e procesit të ardhshëm zgjedhor” me anë të të cilit i bën thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të rimarrë në shqyrtim dhe të vendosë në shina ligjore regjistrimin e kandidatit për Kryetar të Bashkisë Lezhë nga Partia Konservatore Kombëtare Albania, si dhe, në mënyrë urgjente, të marrë masat e duhura për të mbikqyrur sa më nga afër dhe me kujdes të gjithë procesin e regjistrimit të kandidatëve, veçanërisht nga Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor.

KRIIK konstaton me shqetësim se ka paqartësi dhe mungesë informacioniqoftë nga organet e administrimit zgjedhor të nivelit të dytë qoftë edhe nga aktorë të tjerë institucionalë e politikë lidhur me procedurën e regjistrimit të kandidatëve. Ndërsa Kodi Zgjedhor parashikon se kandidatët e propozuar nga partitë politike që nuk kanë prej 6 muajsh asnjë mandat në Kuvend apo në këshillin bashkiak ku bëhet regjistrimi, duhet të mbështeten nga lista me firma mbështetëse, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar si kandidat për kryetar në Bashkinë Lezhë, z. Eduart Ndocaj, të propozuar nga Partia Kombëtare Konservatore Albania, bazuar në dokumentacion të pasaktë, si nga Kuvendi i Shqipërisë ashtu edhe nga Këshilli i Bashkisë Lezhë, në lidhje me zotërimin e mandateve nga kjo parti politike në këto dy organe.

KRIIK i bën thirrje Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit të Shqipërisë dhe kryetarëve të këshillave bashkiakë të zbatojnë në frymë dhe në gërmë legjislacionin në fuqi në lidhje me procesin zgjedhor.

Gjithashtu, KRIIK i sugjeron KQZ-së që të informojë në mënyrë të plotë dhe të qartë procedurat dhe kriteret që duhet të zbatohen në regjistrimin e kandidatëve, si për KZAZ-të ashtu edhe për aktorët e tjerë, apo publikun e gjerë.

Në përfundim, KRIIK sjell në vëmendje se procesi i përzgjedhjes dhe regjistrimit të kandidatëve është një proces thelbësor për qeverisjen vendore, veçanërisht në pikëpamje të cilësisë së kandidatëve, integritetit dhe moralit që ata manifestojnë e përcjellin, si dhe të mënyrës së përzgjedhjes së tyre. Por në rradhë të parë ky proces duhet të jetë në respekt të plotë afateve, procedurave dhe kërkesave të ligjit.

Shkarko deklaratënDownload

Zgjedhje 2023

  • Shpenzime per reklama politike ne Facebook dhe Instagram
  • Raportimi i aktiviteteve prej institucioneve publike
  • Mbulimi mediatik i subjekteve zgjedhore gjatë fushatës
  • Mbulimi mediatik i kandidatëve / ofiqarëve politikë apo institucionalë gjatë fushatës
  • Qëndrime Zyrtare
  • Raporte
  • Rekomandime
  • Denoncime

KRIIK ALBANIA

https://www.youtube.com/watch?v=42GUUeDEODc&t=428s

Postime Së Fundi

  • Aktorët Politikë nevojitet të marrin përgjegjësi mbi çka u ofruan Qytetarëve Shqiptarë në këto zgjedhje, si dhe të shprehin qartazi vullnetin e tyre për respektimin e Ligjit dhe të Institucioneve 17 Maj, 2023
  • KONSTATIME – Raporti XVII i gjetjeve dhe rekomandimeve për javën 5 – 14 maj 2023, lidhur me raportimet në ndërfaqen e raportimeve të KQZ-së të veprimtarive me karakter publik! 17 Maj, 2023

KRIIK Facebook

KRIIK Tweets

Follow us

Arkiva

  • Maj 2023 (10)
  • Prill 2023 (20)
  • Mars 2023 (8)
  • Shkurt 2023 (5)
  • Janar 2023 (9)
  • Dhjetor 2022 (1)
  • Nëntor 2022 (5)
  • Tetor 2022 (1)
  • Gusht 2022 (1)
  • Qershor 2022 (1)
  • Prill 2022 (1)
  • Mars 2022 (1)
  • Shkurt 2022 (1)
  • Maj 2021 (1)
  • Prill 2021 (10)
  • Mars 2021 (2)
  • Janar 2021 (1)
  • Dhjetor 2020 (3)
  • Nëntor 2020 (1)
  • Tetor 2020 (4)
  • Shtator 2020 (1)
  • Gusht 2020 (1)
  • Korrik 2020 (2)
  • Qershor 2020 (1)
  • Maj 2020 (1)
  • Gusht 2019 (1)
  • Korrik 2019 (1)
  • Maj 2019 (2)
  • Prill 2019 (1)

Postime Së Fundi

  • Aktorët Politikë nevojitet të marrin përgjegjësi mbi çka u ofruan Qytetarëve Shqiptarë në këto zgjedhje, si dhe të shprehin qartazi vullnetin e tyre për respektimin e Ligjit dhe të Institucioneve 17 Maj, 2023
  • KONSTATIME – Raporti XVII i gjetjeve dhe rekomandimeve për javën 5 – 14 maj 2023, lidhur me raportimet në ndërfaqen e raportimeve të KQZ-së të veprimtarive me karakter publik! 17 Maj, 2023
  • DEKLARATA E GJETJEVE DHE KONKLUZIONEVE PARAPRAKE – 15 Maj 2023! 15 Maj, 2023
Maj 2019
H M M E P S D
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  
« Pri   Kor »
©2023 KRIIK | Built using WordPress and Responsive Blogily theme by Superb