Skip to content
KRIIK

KRIIK

Koalicioni per Reforma, Integrim dhe Institucione te Konsoliduara

Menu
  • Kreu
  • Kush jemi?
  • Çfarë bëjmë
    • Integriteti i zgjedhjeve
      • Zgjedhje Parlamentare 2025
      • Zgjedhje Vendore 2023
      • Zgjedhje Parlamentare 2021
      • Zgjedhje Vendore 2019
      • Hapja e të dhënave zgjedhore
    • Transparenca dhe llogaridhënia
    • Të drejtat e njeriut dhe siguria njerëzore
    • Demokracia e drejtpërdrejtë
    • Programi i Leadership-it
  • Kontakt
  • Shqip
    • Shqip
    • English
Menu

REKOMANDIME Lidhur me Projekt-udhëzimin “Për përcaktimin e kritereve për përzgjedhjen e monitoruesve në zgjedhje dhe procedurën e emërimit të tyre.”

Posted on 10 Tetor, 202221 Shkurt, 2023 by admin-2

KRIIK e vlerëson si shumë të rëndësishëm mekanizmin e kontrollit nëpërmjet monitoruesve. Pavarësisht problematikave të vërejtura në funksionimin e deritanishëm të këtij mekanizmi, ai mbetet një hallkë e procesit që duhet të forcohet më tej nëpërmjet amendimeve ligjore.

Në kushtet aktuale, paraqitet nevoja që ky mekanizëm të mund të përmirësohet nën kuadrin ligjor ekzistues, për të maksimizuar përfitimet nga puna në terren e monitoruesve nëpërmjet zbatimit dhe përmbushjes sa më të plotë të detyrimeve ligjore të parashikuara, të cilat të mund të shërbejnë edhe si hallka e parë monitoruese, pas së cilës ngrihet më pas e gjithë piramida e kontrollit prej KQZ-së.

Ky mekanizëm kontrolli, sikurse është parashikuar aktualisht në ligj, gjykohet prej KRIIK si tejet i rëndësishëm, jo vetëm gjatë periudhës parazgjedhore, me qëllim rritjen e transparencës për zgjedhësit, por edhe pas saj, duke qenë që gjetjet e monitoruesve mund të shërbejnë edhe si informacion shtesë për KQZ-në për evidentimin e saktësisë së raportimit financiar të fushatës nga vetë subjektet zgjedhore.

Duke vlerësuar sërish praktikën e KQZ-së lidhur me konsultimin paraprak të akteve nënligjore me aktorë të interesuar, lutemi gjeni më poshtë disa rekomandime të KRIIK lidhur me Projekt-udhëzimin “Për përcaktimin e kritereve për përzgjedhjen e monitoruesve në zgjedhje dhe procedurën e emërimit të tyre.”

  1. Lidhur me procedurën e emërimit të monitoruesve:

1.1. KRIIK vlerëson se mekanizmi i testimit me shkrim të monitoruesve, në funksion të garancisë për cilësinë e gjetjeve të tyre është i nevojshëm (sikurse ka qenë parashikuar në Udhëzimin nr. 1 datë 02.02.2021 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve).

KRIIK sjell në vëmendje se gjetjet e monitoruesve mund të përbëjnë indikacionin fillestar për shkelje të mundshme, çka mund të shpjerë në sanksionim të një subjekti zgjedhor. Për rrjedhojë KQZ duhet të ketë garancitë më të larta të mundshme që njohuritë e tyre të jenë të nivelit të kërkuar.

Për më tepër, monitoruesit certifikohen nga KQZ, ndaj për një certifikim sa më solid procesi duhet të ketë në vetvete përveç trajnimit dhe eksperiencës, edhe testimin e njohurive dhe të zotërimit të përmbajtjes së formateve të raportimit.

  • Lidhur me objektin e punës dhe modalitetet e monitorimit nga monitoruesit:

2.1. Baza ligjore e përcaktuar për punën e monitoruesve është pjesa VII, Kreu I i Kodit Zgjedhor, i cili përmban përcaktime lidhur me Financimin e Zgjedhjeve, si dhe aktet e tjera nënligjore.

Pavarësisht se përfshirja e frazës “aktet e tjera nënligjore” prezumohet të jetë gjithëpërfshirëse, në gjykimin e KRIIK duhet të specifikohen se cilat janë aktet e tjera nënligjore ku do të bazohet puna e monitoruesve, ose të paktën e akteve kryesore mbi të cilat do të zhvillohet një pjesë e mirë e përmbushjes së misionit të monitoruesve, sikurse është vendimi nr. 9 datë 24.12.2020 i Komisionit Rregullator të KQZ-së, apo edhe akte të tjera

2.2. Në udhëzim dhe format e raportimit të ndërmjetëm dhe final të monitoruesve duhet të parashikohet detyrimi për një raportim të përmbledhur të punës ditore të secilit monitorues në terren, përpos gjetjeve nga procesi i monitorimit.

Pavarësisht se me një këqyrje të raportit përkatës KQZ-ja mund të marrë një informacion të përgjithshëm lidhur me aktivitetin e monitoruesve, kjo duhet të bëhet detyrim për monitoruesit, duke vendosur, por pa e kufizuar, pikat ku duhet të bazohet puna e përditshme e tyre në terren.

Nëpërmjet këtij mekanizmi gjykojmë se jo vetëm do të rritet përgjegjshmëria e monitoruesve për të përmbushur sa më mirë detyrën e tyre, por edhe KQZ-ja do të ketë mundësi të kontrollojë punën dhe përpjekjet e bëra prej tyre.

Kjo do të mundësojë që puna e monitoruesve të mos limitohet thjesht dhe vetëm me plotësimin e raporteve, pa patur mundësi të gjykohet nëse përmbajtja e raportuar është gjendja faktike e monitoruar apo vullnet i monitoruesit për të raportuar apo jo mbi një aspekt të caktuar të monitorimit. Sjellim në vëmendje gjithashtu se evaziviteti në raportim ishte një ndër të metat e përmbajtjes së raportimeve të kryera nga monitoruesit në zgjedhjet e shkuara.

Përpos sa më sipër, gjykohet se ky element nxit monitoruesit për një qasje më proaktive në monitorimin që duhet të kryejnë, e veçanërisht në kërkesat për transparencë e llogaridhënie kundrejt subjekteve zgjedhore, duke ndërgjegjësuar edhe këto të fundit lidhur me detyrimin për respektimin e zbatimin e ligjit.

2.3. Duke patur në konsideratë zhvendosjen dhe kryerjen gjithmonë e më shumë të fushatës elektorale në media, gjykohet se monitorimi i mediave, mediave sociale dhe shtypit lokal, janë elementë që duhet të parashikohen në mënyrë më të plotë në modalitetet e monitorimit të monitoruesve. Sa më sipër nënkupton që të detajohet se cilat janë mediat që kanë detyrim të monitorojnë monitoruesit, duke theksuar në mënyrë të veçantë mediat sociale, të cilat janë një nga kanalet kryesore të komunikimit.   Nga ana tjetër duke patur në konsideratë kufizimet e AMA-s për monitorimin e pandërprerë të mediave lokale, ky mekanizëm do të ndihmojë për disiplinimin sadopak dhe sjelljen e këtyre të fundit konform kuadrit rregullator ligjor.

Përveç kësaj, udhëzimi do të duhet të përcaktojë se monitorimi i mediave përdoret si për aktivitetet institucionale ashtu edhe për aktivitetet elektorale të subjekteve zgjedhore. Kjo për dy arsye:

  1. Pjesëmarrja e nëpunësve apo zyrtarëve publikë në evente elektorale është subjekt i kufizimeve ligjore, çka sjell që monitorimi i këtyre eventeve të mund të evidentojë përdorim të burimeve njerëzore të administratës (burime shtetërore).
  2. Monitorimi i eventeve të subjekteve zgjedhore është një nga detyrat e monitoruesve dhe mosmonitorimi i mediave, veçanërisht atyre sociale për këtë qëllim eliminon një burim thelbësor informacioni për punën e tyre.

Zgjedhje 2025

Shpenzime për reklama politike në Facebook dhe Instagram

Postime Së Fundi

  • DENONCIM Nr. 30  – Lidhur me shprehjen publikisht të bindjeve,  preferencave dhe mbështetjes partiake e elektorale nga Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Korçë, në përfitim të Subjektit Zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”* 8 Maj, 2025
  • DENONCIM Nr. 29  – Lidhur me shpërdorimin e burimeve publike nëpërmjet komunikimit periodik “Sy m’sy” të Kryeministrit, SHTZ. Edi Rama, për qëllime elektorale në përfitim të Subjektit Zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”* 6 Maj, 2025

Postime sipas kategorive

  • Deklarata
  • Denoncime
  • Letra të hapura
  • Qëndrime Publike
  • Raporte
  • Rekomandime
  • Të tjera
  • Zgjedhje Parlamentare 2025
  • Zgjedhje Vendore 2023

KRIIK Facebook

KRIIK ALBANIA

https://www.youtube.com/watch?v=42GUUeDEODc&t=428s

KRIIK Tweets

Follow us

Arkiva

  • Maj 2025 (11)
  • Prill 2025 (11)
  • Mars 2025 (5)
  • Shkurt 2025 (16)
  • Janar 2025 (3)
  • Dhjetor 2024 (5)
  • Nëntor 2024 (3)
  • Tetor 2024 (4)
  • Shtator 2024 (2)
  • Gusht 2024 (4)
  • Korrik 2024 (1)
  • Mars 2024 (1)
  • Shkurt 2024 (1)
  • Janar 2024 (1)
  • Dhjetor 2023 (1)
  • Tetor 2023 (2)
  • Shtator 2023 (2)
  • Gusht 2023 (3)
  • Korrik 2023 (3)
  • Qershor 2023 (1)
  • Maj 2023 (10)
  • Prill 2023 (20)
  • Mars 2023 (8)
  • Shkurt 2023 (5)
  • Janar 2023 (9)
  • Dhjetor 2022 (1)
  • Nëntor 2022 (5)
  • Tetor 2022 (1)
  • Gusht 2022 (1)
  • Qershor 2022 (1)
  • Prill 2022 (1)
  • Mars 2022 (1)
  • Shkurt 2022 (1)
  • Maj 2021 (1)
  • Prill 2021 (10)
  • Mars 2021 (2)
  • Janar 2021 (1)
  • Dhjetor 2020 (3)
  • Nëntor 2020 (1)
  • Tetor 2020 (4)
  • Shtator 2020 (1)
  • Gusht 2020 (1)
  • Korrik 2020 (2)
  • Qershor 2020 (1)
  • Maj 2020 (1)
  • Gusht 2019 (1)
  • Korrik 2019 (1)
  • Maj 2019 (2)
  • Prill 2019 (1)

Postime Së Fundi

  • DENONCIM Nr. 30  – Lidhur me shprehjen publikisht të bindjeve,  preferencave dhe mbështetjes partiake e elektorale nga Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Korçë, në përfitim të Subjektit Zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”* 8 Maj, 2025
  • DENONCIM Nr. 29  – Lidhur me shpërdorimin e burimeve publike nëpërmjet komunikimit periodik “Sy m’sy” të Kryeministrit, SHTZ. Edi Rama, për qëllime elektorale në përfitim të Subjektit Zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”* 6 Maj, 2025
  • DENONCIM Nr. 28 – Lidhur me mos publikimin e kontakteve në faqet zyrtare të internetit të 10 Prefekturave, 12 Këshillave të Qarkut dhe 60 Bashkive, në funksion të Denoncimeve mbi çdo rast shpërdorimi të burimeve publike të institucionit apo përfshirjes së nëpunësve në veprimtari politike ose elektorale në mbështetje të subjekteve zgjedhore apo kandidatëve* 6 Maj, 2025
Tetor 2022
H M M E P S D
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31  
« Gus   Nën »
©2025 KRIIK | Built using WordPress and Responsive Blogily theme by Superb