Datë 25 Prill 2021, Ora 18:00 pm – Lidhur me të dhënat për incidente e raportuara , raportohet se në qendrën Nr. 270/1, në KZAZ Nr. 4, kamerat e sigurisë kanë cënuar privatësinë e votuesit dhe është dashur për këtë ndërhyrja e KZAZ-së, për te zhvendosur dhomën e fshehtë pasi kamerat ishin te instaluara mbi të, duke vënë kështu pikëpyetje mbi cilësinë dhe fshehtësinë e votës së qytetarëve.
Është bërë e ditur se në Maliq (sikurse dhe media e ka evidentuar), nga vëzhguesit tanë te lëvizshëm, ne QV nr. 3827,ka pasur një konflikt midis vëzhguesit të subjektit Partia Demokratike dhe një çifti qytetarësh. Procesi i votimit është ndërprerë për pak kohe deri ne sqarimin e situatës me ndërhyrjen e komisionerëve të KZAZ-së.
Ne Fushe-Arrëz, siç është raportuar me pare lidhur me përplasjen fizike midis komisionerëve, ne QV 438 në Rrapë KZAZ 7, (sikurse e thamë edhe në raportimin e mëparshëm ) tashmë situata vazhdon te ngelet e tensionuar dhe rreth qendrës se votimit ka grupe simpatizantësh të të dyja partive kryesore, dhe është e nevojshme që partitë politike të ndërhyjnë për të ç tensionuar situatën.
Në Njësinë Administrative Hajmel, QV 167, ka pasur një incident lidhur me gazetarët e TV Ora News, për një rast të votimit familjar. Është bërë kallëzim në komisariat për këtë incident dhe dhunë te ushtruar dhe procesi tashme është duke vijuar normalisht.
Ndërkohe qe, duke u bazuar në të dhënat e sistemit mbi ecurinë e procesit në 360 qendra votimi mund të themi se deri në orën 18.00, lidhur me përqindjen e personave te paautorizuar ne qendrën e votimit referohet një shifër prej 7%. Ndër këto, pjesa kryesore kishin te bënin me persona partiake.
Lidhur me vendosjen e dhomës së fshehtë në mënyrë të tillë që të sigurohej që dhoma e fshehtë të jetë në një pozicion të dukshëm për të gjithë anëtarët e komisionit dhe vëzhguesit, referohet një shifër 7%, në të cilat dhoma e fshehtë nuk ishte e tillë.
Lidhur me sigurinë e votës, raportohet që gati në 100% të rasteve sigurohet kjo fshehtësi.
Lidhur me vendosjen e kutisë së votimit në pozicionin që mund të shihet nga te gjithë, raportohet një shifër prej 2,85 % që nuk ndodhet e tillë.
Në lidhje me afishimin e posterave për të shpjeguar procedurat e votimit jashtë qendrave të votimit, raportohet një shifër prej 7% qe nuk janë afishuar.
Në 7% të QV-ve nuk kanë qenë të afishuar postera me numrat e kandidatëve.
Po ashtu, në 7% nuk ishte e afishuar lista e zgjedhësve jashtë qendrës së votimit.
Lidhur me përshtatjen dhe lehtësinë dhe aksesin e lëvizjes për persona me aftësi te kufizuara, ne 12 % ky akses nuk jepet fare , ndërkohë që pjesërisht ky akses është konsideruar i siguruar në 35 % të QV-ve.
Në thuajse 100% të qendrave të votimit nuk u evidentuan raste të zgjedhësve që të lejoheshin të votonin pa paraqitur dokument identifikimi.
Votimi pa u timbrosur referohet se është lejuar në 2% e të qendrave të votimit.
Lidhur me paraqitjen e zgjedhësve dhe votimin me vendim gjykate, pasi zgjedhësit nuk kanë emrin në listë, referohet një shifër që ne 4% te QV-ve, është votuar me vendim gjykate.
Lidhur me prezencën e zgjedhësve me telefon celular ne qendrën e votimit referohet 7% të QV-ve ka patur zgjedhës me telefon celular në dorë. Ndërkohë, në 4% të QV-ve janë identifikuar zgjedhës me telefon celular në dorë në dhomën e fshehtë.
Në 9% të QV-ve janë vënë re zgjedhës të cilat janë shoqëruar për të votuar me asistencë pa plotësuar deklaratën e nevojshme për këto raste. Ndërkohë, në 2% të qendrave të votimit janë identifikuar persona që kanë asistuar më tepër se një zgjedhës për të votuar. Për më tepër, në 2% të QV-ve, anëtarët e komisioneve të qendrave të votimit kanë asistuar zgjedhësit për të votuar, çka ndalohet nga kuadri ligjor.
Në asnjë rast nuk është identifikuar ndonjë rast i zgjedhësve që të kenë votuar më shumë se një herë. Lidhur me rastet kur një person voton për persona të tjerë që nuk janë të pranishëm, sërish nuk referohet asnjë rast i tillë.
Në 3% të qendrave të votimit janë vërejtur zgjedhës që kanë fotografuar votën.
Lidhur me pyetjen nëse është vërejtur ndonjë person që ka ndërhyrë në punën e komisionit, referohet që në 3% të QV-ve ka pasur individë që kanë ndërdyrë në punën e komisionerëve. Ndërkohë, nuk referohet asnjë rast i personave të paautorizuar që të drejtonin punën e komisioneve të qendrave të votimit.
Ne 2% të qendrave të votimit referohet që janë evidentuar individë të cilët kanë kërkuar te bënin fushate apo të ndikonin në vullnetin e zgjedhësve brenda qendrave te votimit. Ndërsa në afërsi të qendrës së votimit referohet një shifër prej 6%. Personat që tentuan të ndikonin vullnetin e zgjedhësve rezulton se ishin përfaqësues të dy partive kryesore.
Në asnjë rast nuk u identifikuan persona që tu bënin presion zgjedhësve brenda QV-së, ndërkohë që jashtë tyre i identifikuan të tilla raste në 2% të QV-ve.
Në 4% të qendrave të votimit janë vërejtur materiale propagandistike përreth QV-së. Ndërkohë në 31% të tyre janë vërejtur individë të paautorizuar që kanë qëndruar në grupe në mjediset rreth QV-ve.
Lidhur me PEI, rreth 20 % e QV-ve kanë patur probleme së paku një herë. Në disa prej QV-ve ka kaluar votimi në metodën manuale.