Datë 25 Prill 2021, Ora 12:30 pm – KRIIK në bashkëpunim me 33 organizata partnere, është duke vëzhguar zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Vëzhguesit e trajnuar janë shpërndarë në të gjithë vendin, në 360 qendra votimi kemi vëzhgues stacionarë; 184 vëzhgues të lëvizshëm për çdo zonë të administrimit zgjedhor po vëzhgojnë gjithashtu procesin e votimit; 92 vëzhgues po vëzhgojnë sjelljen e KZAZ-vë gjatë procesit të votimit; si dhe në KZAZ si dhe 22 vëzhgues të lëvizshëm në bazë qarku. Nga të dhënat e raportuara deri tani, procesi ka nisur pozitivisht. Ka pasur disa vonesa, të cilat sipas të dhënave rezultojnë në 7% të QV me arsyen e mosfunksionimit të pajisjes elektronike të identifikimit. Nga rastet e paraqitura, janë 25 raste të votimit familjar.
Nga vëzhgimi janë evidentuar 4 raste të ushtrimit të propagandës në qendrat e votimit, 14 76, 14 69, 14, 76, në Durrës, 31 37 në Mallakastër.
Janë evidentuar 4 raste të zgjedhësve që kanë fotografuar votën, 1850/01 në Tiranë, 1491 në Durrës, i cili ka mundur që më pas të hedhë votën e tij në kutinë e votimit, QV 289/1 ZAZ Nr. 3 në Shkodër.
Gjithashtu janë evidentuar 4 raste kur një person ka asistuar më shumë se një zgjedhës tjetër në procesin e votimit. Ndërsa në 6 raste të tjera janë asistuar persona të cilët nuk kanë nënshkruar deklaratën e parashikuar nga Kodi Zgjedhor.
Në një QV nr.4337 në Libohovë, votimi ka filluar në orën 11.50 të mëngjesit.
Gjithashtu, në QV 726 dhe 726/1 në Manati Bashkia Lezhë, operatori i trajnuar për përdorimin e kësaj pajisje nuk është paraqitur në QV deri në orën 08.00 çka ka shkaktuar vonesë në fillimin e procesit të votimit.
Në KZAZ 12 QV nr. 731, nr. 732 në Bashkinë Lezhë QV.nr. 712 në Shëngjin, QV nr. 2868, 2868/1, 2869 Bashkia Lushnje, ka pasur probleme të funksionimit teknik pajisjes së identifikimit, çka ka shkaktuar vonesë në fillimin e procesit të votimit.
QV nr. 2351 Bashkia Elbasan votimi filloi me një orë vonesë për shkak të mosparaqitjes së komisionerëve. Gjithashtu në Elbasan, në shkollën “Mahir Domi” ka një konflikt fizik me ish-kryetarin lokal të PS dhe një vëzhgues të PD. Situata është zgjidhur pas njoftimit të policisë.
Në KZAZ 49, nuk funksionin identifikimi elektronik dhe ka nisur identifikimi manual.
Në QV 2318 në Bashkinë Elbasan pati një konfrontim fizik ndërmjet ish kryetarit të PS dhe një vëzhguesi të PD, situata e cila u zgjidh me ndërhyrjen e policisë.
Në QV 2351 pati vonesa në fillimin e procesit të votimit për shkak të ndryshimit të komisionerëve nga PD dhe LSI.
Në shkollën Bajram Curri në Tiranë KZAZ 34, ka një zyrë elektorale të Partisë Demokratike vetëm 15 metra larg shkollës. Në të janë hequr banderolat dhe flamujt dhe po punohet për pastrimin e zonës.
Në QV 18 04 në Tiranë, vijon identifikimi manual për shkak të problemeve me pajisjen elektronike.
Në KZAZ 26, QV 1552 në Tiranë, janë evidentuar mungesë e emrit në listat e votuesve.
Në QV 42 33, në Humelicë, KZAZ 80 të Gjirokastrës ka pasur konflikt fizik mes një komisioneri dhe një qytetari, ndërsa është lajmëruar policia.
Në Lagjen Pllakë, në Gjirokastër, QV 4249 në një objekt privat, ka pasur konflikt mes komisionerit dhe një qytetari për mospërputhje të numrit rendor në listë, duke ndërprerë procesin për 10 minuta, ku më pas ka ndërhyrë dhe policia.
Në QV 4262 KZAZ 80 në Arshi Lengo, kërkohet pezullimi i procesit për shkak të së njëjtës pasaktësi.
Në qarkun e Shkodrës, KZAZ Nr.2 është evidentuar ndërprerja e internetit. Ndërsa në QV 0133 në Shoshaj është evidentuar një kuti votimi e dëmtuar, e cila është zëvendësuar më pas. Ka pasur disa probleme me kamerat në KZAZ Nr. 1 në QV 62 në komunën Shkrel, ndërsa në KZAZ 2 në QV 102/1 është zëvendësuar pajisja e identifikimit elektronik.
Në qarkun e Korçës, ka pasur probleme me pajisjen identifikuese në disa Qendra Votimi, në disa QV të KZAZ Nr. 72 identifikimi është bërë manualisht, ndërsa në KZAZ Nr. 73, QV 72 është ndërprerë procesi për shkak të defektit të aparaturës.
Në Dibër në KZAZ Nr. 19, QV 1212 është pezulluar votimi për shkak të pajisjes së identifikimit. Në Maqellarë, në QV 1118 dhe në Luzni, në QV 1096 në Luzni, procesi i identifikimit ka vijuar manualisht, pasi nuk kanë paraqitur operatorët e pajisjeve elektronike të identifikimit.
Në Qarkun e Fierit, në QV 3191, në KZAZ 59 QV 3004/1 , është shfaqur i njëjti problem i pajisjeve elektronike te identifikimit.
Në Fushë Arrëz në KZAZ 07 në Rrapë ka pasur përplasje fizike mes komisionerëve dhe anëtarëve, por konflikti është zgjidhur pa qenë e nevojshme njoftimi i policisë.
Në Vorë në KZAZ 20, në QV nr.1312 ka pasur probleme me pajisjen e identifikimit dhe në QV 1552, KZAZ 26, janë evidentuar raste të mos gjetjes së emrave në listat e votuesve.
KRIIK vlerëson thirrjet për qetësi nga partitë politike, duke qene e rëndësishme që qytetarët të marrin pjesë masivisht në votime. KRIIK i bën thirrje partive kryesore ti bëjnë thirrje shtabeve të tyre elektorale që të zbatojnë vetëm ligjin dhe të jenë bashkëpunues me KQZ për problematikat e ngritura, pa krijuar tensione politike.
Qytetarët nxiten të votojnë masivisht, duke ruajtur masat kufizuese për Covid 19.
KRIIK i bën thirrje Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor, të mos krijojnë pengesa për vëzhguesit e KRIIK, veçanërisht KZAZ 34 në Tiranë dhe përfaqësuesit të PSD-së në këtë KZAZ, i cili në kundërshtim me urdhrin e Komisionerit ka larguar vëzhguesin e KRIIK. Këta janë vëzhgues të cilët do të qëndrojnë në këto KZAZ për t’i bërë transparencë procesit.