Skip to content
KRIIK

KRIIK

Koalicioni per Reforma, Integrim dhe Institucione te Konsoliduara

Menu
  • Kreu
  • Kush jemi?
  • Çfarë bëjmë
    • Integriteti i zgjedhjeve
      • Zgjedhje Parlamentare 2025
      • Zgjedhje Vendore 2023
      • Zgjedhje Parlamentare 2021
      • Zgjedhje Vendore 2019
      • Hapja e të dhënave zgjedhore
    • Transparenca dhe llogaridhënia
    • Të drejtat e njeriut dhe siguria njerëzore
    • Demokracia e drejtpërdrejtë
    • Programi i Leadership-it
  • Kontakt
  • Shqip
    • Shqip
    • English
Menu

DEKLARATE – Standardi i Zgjedhjeve të Pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë, tregues i rëndësishëm për Integritetin e Zgjedhjeve të ardhshme Parlamentare 2025

Posted on 3 Gusht, 20244 Gusht, 2024 by admin-2

Shkarko Deklaraten ne pdf


Nesër më datën 4 gusht 2024 do të zhvillohen Zgjedhjet e Pjesshme për Kryetarin e Bashkisë Himarë, zgjedhje këto të dekretuara nga Presidenti i Republikës më datë 5 korrik 2024. 

     Zhvillimi i këtyre zgjedhjeve erdhi pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) vendosi, në datën 5 korrik 2024, të shpallte të pavlefshëm mandatin e Kryetarit të Bashkisë të Himarës, z. Dhionisios (Alfred) Beleri, pas shpalljes fajtor të tij nga Gjykata e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhje.  

Procesi zgjedhor i nesërm, do të administrohet në nivelin e dytë nga 1 Komision Zonal i Administrimit Zgjedhor (KZAZ), si dhe 36 Komisione të Qendrave të Votimit (KQV).  

Të drejtën e votës në këto zgjedhje e kanë 23.074 zgjedhës të regjistruar në listat e zgjedhësve si banorë të kësaj bashkie.  

Koalicioni për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara (KRIIK) në vijim të angazhimit të pandërprerë të tij për forcimin dhe sigurimin e integritetit të zgjedhjeve, ligjzbatimit dhe të votës së lirë e të pandikuar, në bashkëpunim edhe me organizatat partnere lokale1, e ka nisur tashmë monitorimin e përgatitjeve për këtë proces të pjesshëm zgjedhor dhe do ta ndjekë atë në vazhdim në të gjitha fazat e tij, duke angazhuar në mënyrë vullnetare 10 vëzhgues me eksperiencë në monitorimin e punës së Komisionit të Zonës së Administrimit Zgjedhor, të procesit të votimit, si dhe atë të numërimit të votave. 

Lidhur me gjetjet e deritanishme dhe ato të ditës së zgjedhjeve, KRIIK do të dalë ditën e hënë me një deklaratë paraprake për ecurinë e këtij procesi.   

Ndërkohë, bëhet me dije se ka depozituar tashmë në KQZ dy denoncime lidhur me shpërdorimin e burimeve shtetërore si dhe me thyerjen e heshtjes zgjedhore. 

Gjithashtu, KRIIK ka nxitur KQZ-në, e gjen rastin që edhe nëpërmjet kësaj Deklarate t’i bëj thirrje asaj, konkretisht Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, që të vijojë praktikën pozitive të vendosur në Zgjedhjet Vendore 2023 dhe ato të pjesshme për Kryetarin e Bashkisë Kukës, duke miratuar sa më parë Urdhrin e posaçëm për vendosjen e disa rregullave për personat e pranishëm në territorin e objekteve zgjedhore ku janë vendosur qendrat e votimit2.  

Ky akt, jo vetëm që është në zbatim të Kodit Zgjedhor (neni 109, 110) dhe Rekomandimeve të OSBE/ODIHR, por bën të mundur angazhimin dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Çdo qytetar, qoftë ai zgjedhës, komisioner, vëzhgues apo gazetar, në rast se vëren persona të paautorizuar apo grumbullime të tyre në mjediset jashtë qendrës së votimit, në oborrin e ndërtesës, në hyrje të saj, në korridoret e brendshme të ndërtesës ku është/janë vendosur qendrat e votimit apo përreth tyre në një distancë më të vogël se 150 m,  mund të njoftojë Komisionin e Qendrës së Votimit, KZAZ-në apo edhe drejtpërdrejt institucionin e KQZ-së. 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në vazhdimësi të administrimit të gjithë procesit parazgjedhor, duhet të angazhohet maksimalisht për të patur tërë procesin në kontroll duke nxitur ligjzbatim të plotë e ofruar transparencë maksimale, garantuar të gjithë infrastrukturën e logjistikën e nevojshme, mbarëvajtjen e procesit të votimit dhe numërimit, si dhe të sigurojë ndjekjen dhe adresimin në mënyrë efikase të çdo shkelje të vërejtur, indicie të marrë, denoncimi të bërë apo mospërmbushje të duhur të detyrave prej administratës zgjedhore. 

KRIIK, u bën thirrje Drejtueseve të Partive Politike, në nivel qendror e lokal,  që të ushtrojnë autoritetin e tyre për të mbajtur në kontroll anëtarët dhe mbështetësit e tyre duke evituar çdo formë të grumbullimit jashtë ambienteve të Qendrave të Votimit, si dhe grumbullimet e çdo lloj natyre deri në përfundim të tërë procesit.  

Gjithashtu, ato duhet të shmangin çdo ndikim tek komisionerët zgjedhorë, të propozuar prej tyre, si dhe t’i nxisin ata që të kryejnë detyrën e tyre në mënyrë korrekte, të qetë dhe në zbatimin maksimal të gërmës dhe frymës së ligjit.  

Partitë politike, duhet të respektojnë plotësisht heshtjen zgjedhore, ditën e sotme e deri nesër në mbrëmje, sidomos në ndalimin e aktivitetit të tyre elektoral të kontakteve apo takimeve derë më derë me zgjedhësit në terren (neni 77 i Kodit Zgjedhor), në mediat lokale dhe veçanërisht në portalet e internetit dhe në tërë platformat e mediave sociale.  

Kjo sjellje theksohet se është mjaft e rëndësishme për partitë politike, funksionarët, mbështetësit dhe militantët e tyre, pasi, përpos se është një zbatim i ligjit, është në rradhë  të parë një tregues i respektit ndaj qytetarit votues dhe sovranit që ata prezumohet të përfaqësojnë, duke i dhënë çdo votuesi minimalisht mundësinë që të reflektojë dhe votojë në mënyrë të lirë e të pandikuar. 

Policia e Shtetit duhet të angazhohet maksimalisht dhe në mënyrë profesionale për të garantuar rendin dhe qetësinë maksimale për qytetarët dhe votuesit gjatë ditës së votimit. Në mënyrë të veçantë, Policia e Shtetit, në zbatim të Kodit Zgjedhor (neni 109, 110), duhet të ketë në konsideratë parandalimin dhe shpërndarjen e çdo grumbullimi personash në një zonë të gjerë përreth Qendrave të Votimit. Në mjediset jashtë qendrës së votimit, në oborrin e ndërtesës, në hyrje të saj dhe në korridoret e brendshme të ndërtesës nuk duhet të ketë asnjë prezencë tjetër përveç zgjedhësve që presin në radhë për të votuar, vëzhguesve dhe përfaqësuesve të medias së autorizuar.  

Gjithashtu, KRIIK i bën thirrje dhe sjell në vëmendje të Prokurorisë së Përgjithshme dhe SPAK-ut, se është mjaft e nevojshme për qetësinë dhe sigurinë e qytetarëve që këto institucione të tregojnë që do të jenë prezentë e në gatishmëri, si dhe do të ndjekin me përparësi çdo denoncim apo indicie që mund të vërehet lidhur me krime të mundshme zgjedhore. 

Në përfundim të kësaj Deklarate, KRIIK u bën thirrje dhe nxit të gjithë zgjedhësit banorë të Bashkisë Himarë, që t’i drejtohen masivisht qendrave të votimit për të ushtruar të drejtën themelore të votës, për zgjedhjen e Qytetarit të parë të Bashkisë së tyre.  

Pjesëmarrja masive e qytetarëve në votime duke shprehur vullnetin e tyre tërësisht të lirë e të pacënuar, është një moment madhor i ushtrimit të sovranitetit dhe një mësim i madh demokracie për klasën politike, në raport me kontekstin politik të sotëm, të ardhmen e demokracisë në vend dhe projeksionin e politikës mbi pushtetin vendor.  

Tiranë, më 3 Gusht 2024

Zgjedhje 2025

Shpenzime për reklama politike në Facebook dhe Instagram

Postime Së Fundi

  • ZGJEDHJET PËR KUVENDIN E SHQIPËRISË, 11 MAJ 2025 – DEKLARATA E GJETJEVE DHE KONKLUZIONEVE PARAPRAKE 12 Maj, 2025
  • DEKLARATË – Pjesëmarrja aktive e të gjithë qytetarëve përgjatë procesit zgjedhor të nesërm dhe zbatimi i plotë e me efikasitet i Ligjit prej aktorëve institucionalë, domosdoshmëri jetike për standardet demokratike të vendit 10 Maj, 2025

Postime sipas kategorive

  • Deklarata
  • Denoncime
  • Letra të hapura
  • Qëndrime Publike
  • Raporte
  • Rekomandime
  • Të tjera
  • Zgjedhje Parlamentare 2025
  • Zgjedhje Vendore 2023

KRIIK Facebook

KRIIK ALBANIA

https://www.youtube.com/watch?v=42GUUeDEODc&t=428s

KRIIK Tweets

Follow us

Arkiva

  • Maj 2025 (14)
  • Prill 2025 (11)
  • Mars 2025 (5)
  • Shkurt 2025 (16)
  • Janar 2025 (3)
  • Dhjetor 2024 (5)
  • Nëntor 2024 (3)
  • Tetor 2024 (4)
  • Shtator 2024 (2)
  • Gusht 2024 (4)
  • Korrik 2024 (1)
  • Mars 2024 (1)
  • Shkurt 2024 (1)
  • Janar 2024 (1)
  • Dhjetor 2023 (1)
  • Tetor 2023 (2)
  • Shtator 2023 (2)
  • Gusht 2023 (3)
  • Korrik 2023 (3)
  • Qershor 2023 (1)
  • Maj 2023 (10)
  • Prill 2023 (20)
  • Mars 2023 (8)
  • Shkurt 2023 (5)
  • Janar 2023 (9)
  • Dhjetor 2022 (1)
  • Nëntor 2022 (5)
  • Tetor 2022 (1)
  • Gusht 2022 (1)
  • Qershor 2022 (1)
  • Prill 2022 (1)
  • Mars 2022 (1)
  • Shkurt 2022 (1)
  • Maj 2021 (1)
  • Prill 2021 (10)
  • Mars 2021 (2)
  • Janar 2021 (1)
  • Dhjetor 2020 (3)
  • Nëntor 2020 (1)
  • Tetor 2020 (4)
  • Shtator 2020 (1)
  • Gusht 2020 (1)
  • Korrik 2020 (2)
  • Qershor 2020 (1)
  • Maj 2020 (1)
  • Gusht 2019 (1)
  • Korrik 2019 (1)
  • Maj 2019 (2)
  • Prill 2019 (1)

Postime Së Fundi

  • ZGJEDHJET PËR KUVENDIN E SHQIPËRISË, 11 MAJ 2025 – DEKLARATA E GJETJEVE DHE KONKLUZIONEVE PARAPRAKE 12 Maj, 2025
  • DEKLARATË – Pjesëmarrja aktive e të gjithë qytetarëve përgjatë procesit zgjedhor të nesërm dhe zbatimi i plotë e me efikasitet i Ligjit prej aktorëve institucionalë, domosdoshmëri jetike për standardet demokratike të vendit 10 Maj, 2025
  • DENONCIM Nr. 31  – Lidhur me thyerjen e heshtjes zgjedhore nga disa parti politike, kandidatë dhe media online* 10 Maj, 2025
Gusht 2024
H M M E P S D
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031  
« Kor   Sht »
©2025 KRIIK | Built using WordPress and Responsive Blogily theme by Superb