Skip to content
KRIIK

KRIIK

Koalicioni per Reforma, Integrim dhe Institucione te Konsoliduara

Menu
  • Kreu
  • Kush jemi?
  • Çfarë bëjmë
    • Integriteti i zgjedhjeve
      • Zgjedhje Parlamentare 2025
      • Zgjedhje Vendore 2023
      • Zgjedhje Parlamentare 2021
      • Zgjedhje Vendore 2019
      • Hapja e të dhënave zgjedhore
    • Transparenca dhe llogaridhënia
    • Të drejtat e njeriut dhe siguria njerëzore
    • Demokracia e drejtpërdrejtë
    • Programi i Leadership-it
  • Kontakt
  • Shqip
    • Shqip
    • English
Menu

Autoritetet shtetërore të ngrenë zërin ndaj cënimit të të drejtave civile dhe politike të qytetarëve

Posted on 15 Janar, 202416 Janar, 2024 by KRIIK

Shkarko Deklaratën në pdf


Më datë 3 janar 2024 Rrjeti Global i Vëzhguesve Vendorë të Zgjedhjeve (Global Network of Domestic Election Monitors – GNDEM), publikoi një Deklaratë e cila dënon  sulmet e ndodhura në Sërbi përgjatë Zgjedhjeve të parakohshme Parlamentare të dhjetorit 2023 ndaj organizatës vendore vëzhguese të zgjedhjeve “Qendra për Kërkim, Transparencë dhe Përgjegjshmëri” (Center for Research, Transparency and Accountability – CRTA), sulme të cilat konsistonin që nga pengesat për tu informuar e vëzhguar përgatitjet e procesit zgjedhor e deri tek rastet e dhunës ndaj vëzhguesve të organizatës.

KRIIK si pjesë e këtij Rrjeti Global, si dhe e Rrjetit Europian të Organizatave Vëzhguese të Zgjedhjeve (European Network of Election Monitoring Oganizations – ENEMO), mbështet fort këtë Deklaratë dhe dënon ashpër këtë qasje anti-europiane të pushteteve autokratike ndaj organizatave vendore të vëzhgimit të zgjedhjeve, apo edhe ndaj zërave kritikë në tërësi të shoqërisë civile.

Siç edhe deklarata e GNDEM thekson, sulmet nga zyrtarët publikë kërcënojnë aftësinë e organizatave vendore për të vëzhguar zgjedhjet.

Vëzhguesit e zgjedhjeve, ashtu siç ka deklaruar Raportuesi Special i Kombeve të Bashkuara për Situatën e Mbrojtësve të të Drejtave të Njeriut, janë mbrojtës të të drejtave të njeriut që shërbejnë për mbrojtjen e të drejtave civile dhe politike të qytetarëve, ndaj nevojitet të e duhen trajtuar si të tillë nga autoritetet.

Bazuar në sa Deklarata sjell, KRIIK ngre shqetësimin se të tilla veprime, të cilat tanimë janë kthyer në praktikë në një numër vendesh me demokraci të brishtë në Europë, e më gjerë, shënojnë hapa pas në forcimin e demokracisë dhe shtetit ligjor në rajon, Europë, e më gjerë.  Aktorët ndërkombëtarë dhe shtetet duhet të reagojnë fort dhe në kohë ndaj të tilla praktikave, duke mos lejuar që ato të kthehen në normë, duke shpënë në sulme edhe më të rënda ndaj vëzhguesve qytetarë. 

Duke marrë shkas nga kjo Deklaratë, KRIIK sjell në vëmendje të opinionit publik në vend, sidomos të aktorëve institucionalë e vendimmarrës, se pengesat në ushtrimin e misionit të organizatave vëzhguese, të mosbërjes transparencë dhe shkeljes së vazhdueshme të ligjit, apo intimidimi në forma nga më të ndryshme, parë kjo veçanërisht nën dritën e patronazhimit masiv të ngritur në administratën shtetërore e gati në tërë shoqërinë shqiptare, po zbeh gjithnjë e më shumë hapësirat demokratike dhe po krijon premisa të lejimit, herët a vonë, në mënyrë të hapur të fenomenit të dhunës përgjatë proceseve zgjedhore. 

Një situatë e tillë kërcënon seriozisht dhe përmbajtësisht aftësinë e qytetarëve për të marrë pjesë në jetën publike të vendit, në shkelje të nenit 21 të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut .

Në këtë kuadër, KRIIK ri-përsërit thirrjen e bërë edhe më parë ndaj Lidershipit të Partive Politike, Kuvendit të Shqipërisë dhe Deputetëve të tij që të marrin e zhvillojnë efektivisht përgjegjësitë e tyre në zbatim të detyrimeve kushtetuese, parimeve dhe vlerave demokratike, duke funksionalizuar demokracinë në vend e nisur sa më parë procesin real e gjithëpërfshirës të Reformës Zgjedhore.  Thirrja e sotme e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve meriton të vlerësohet e merret sa më parë në konsideratë.

Në përfundim, KRIIK iu kërkon Autoriteteve Shtetërore që të reagojnë ndaj sulmeve të kryera ndaj organizatave vëzhguese të zgjedhjeve në vendin fqinj, si një tregues i angazhimit të tyre ndaj vlerave dhe standardeve demokratike që Shqipëria aspiron.

Qeveria Shqiptare, nën përgjegjësine e Anëtarit të Këshillit të të Drejtave të Njeriut për periudhën 2024-2026 të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, duhet të ngrejë zërin për cënimin e të drejtave civile dhe politike të qytetarëve e veçanërisht të organizatave që luftojnë për mbrojtjen dhe promovimin e tyre kudo në botë, duke marrë shkas e trajtuar edhe rastin e Deklaratës së publikuar nga Rrjeti Global i Vëzhguesve Vendorë të Zgjedhjeve për cënimin e këtyre të drejtave në zgjedhjet e dhjetorit 2023 në Serbi.

Tiranë, më 15 Janar 2024!

Zgjedhje 2025

Shpenzime për reklama politike në Facebook dhe Instagram

Postime Së Fundi

  • ZGJEDHJET PËR KUVENDIN E SHQIPËRISË, 11 MAJ 2025 – DEKLARATA E GJETJEVE DHE KONKLUZIONEVE PARAPRAKE 12 Maj, 2025
  • DEKLARATË – Pjesëmarrja aktive e të gjithë qytetarëve përgjatë procesit zgjedhor të nesërm dhe zbatimi i plotë e me efikasitet i Ligjit prej aktorëve institucionalë, domosdoshmëri jetike për standardet demokratike të vendit 10 Maj, 2025

Postime sipas kategorive

  • Deklarata
  • Denoncime
  • Letra të hapura
  • Qëndrime Publike
  • Raporte
  • Rekomandime
  • Të tjera
  • Zgjedhje Parlamentare 2025
  • Zgjedhje Vendore 2023

KRIIK Facebook

KRIIK ALBANIA

https://www.youtube.com/watch?v=42GUUeDEODc&t=428s

KRIIK Tweets

Follow us

Arkiva

  • Maj 2025 (14)
  • Prill 2025 (11)
  • Mars 2025 (5)
  • Shkurt 2025 (16)
  • Janar 2025 (3)
  • Dhjetor 2024 (5)
  • Nëntor 2024 (3)
  • Tetor 2024 (4)
  • Shtator 2024 (2)
  • Gusht 2024 (4)
  • Korrik 2024 (1)
  • Mars 2024 (1)
  • Shkurt 2024 (1)
  • Janar 2024 (1)
  • Dhjetor 2023 (1)
  • Tetor 2023 (2)
  • Shtator 2023 (2)
  • Gusht 2023 (3)
  • Korrik 2023 (3)
  • Qershor 2023 (1)
  • Maj 2023 (10)
  • Prill 2023 (20)
  • Mars 2023 (8)
  • Shkurt 2023 (5)
  • Janar 2023 (9)
  • Dhjetor 2022 (1)
  • Nëntor 2022 (5)
  • Tetor 2022 (1)
  • Gusht 2022 (1)
  • Qershor 2022 (1)
  • Prill 2022 (1)
  • Mars 2022 (1)
  • Shkurt 2022 (1)
  • Maj 2021 (1)
  • Prill 2021 (10)
  • Mars 2021 (2)
  • Janar 2021 (1)
  • Dhjetor 2020 (3)
  • Nëntor 2020 (1)
  • Tetor 2020 (4)
  • Shtator 2020 (1)
  • Gusht 2020 (1)
  • Korrik 2020 (2)
  • Qershor 2020 (1)
  • Maj 2020 (1)
  • Gusht 2019 (1)
  • Korrik 2019 (1)
  • Maj 2019 (2)
  • Prill 2019 (1)

Postime Së Fundi

  • ZGJEDHJET PËR KUVENDIN E SHQIPËRISË, 11 MAJ 2025 – DEKLARATA E GJETJEVE DHE KONKLUZIONEVE PARAPRAKE 12 Maj, 2025
  • DEKLARATË – Pjesëmarrja aktive e të gjithë qytetarëve përgjatë procesit zgjedhor të nesërm dhe zbatimi i plotë e me efikasitet i Ligjit prej aktorëve institucionalë, domosdoshmëri jetike për standardet demokratike të vendit 10 Maj, 2025
  • DENONCIM Nr. 31  – Lidhur me thyerjen e heshtjes zgjedhore nga disa parti politike, kandidatë dhe media online* 10 Maj, 2025
Janar 2024
H M M E P S D
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
« Dhj   Shk »
©2025 KRIIK | Built using WordPress and Responsive Blogily theme by Superb