Skip to content
KRIIK

KRIIK

Koalicioni per Reforma, Integrim dhe Institucione te Konsoliduara

Menu
  • Kreu
  • Kush jemi?
  • Çfarë bëjmë
    • Integriteti i zgjedhjeve
      • Zgjedhje Parlamentare 2025
      • Zgjedhje Vendore 2023
      • Zgjedhje Parlamentare 2021
      • Zgjedhje Vendore 2019
      • Hapja e të dhënave zgjedhore
    • Transparenca dhe llogaridhënia
    • Të drejtat e njeriut dhe siguria njerëzore
    • Demokracia e drejtpërdrejtë
    • Programi i Leadership-it
  • Kontakt
  • Shqip
    • Shqip
    • English
Menu

QENDRIM PUBLIK – Mos shperdorimi i burimeve shteterore dhe sjellja e paanshme e nepunesit publik, thelbesore per integritetin e votes

Posted on 16 Janar, 20231 Shtator, 2023 by admin-2

Shkarko Qendrimin Publik në pdf.


NJOFTIM PËR SHTYP

Në datë 16 janar 2023 Koalicioni për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara (KRIIK) publikoi QËNDRIMIN PUBLIK “Mos shpërdorimi i burimeve shtetërore si dhe sjellja korrekte dhe e paanshme e nëpunësit të administratës publike, thelbësorë për sigurimin e vullnetit të pacënuar të qytetarit në ushtrimin e së drejtës së votës”.

Ndërkohë që në datën 13 janar nisën një sërë detyrimesh ligjore për institucionet që synojnë të parandalojnë përdorimin e burimeve shtetërore për avantazh elektoral, KRIIK vëren se përdorimi i burimeve shtetërore për avantazh elektoral dhe financimi i subjekteve zgjedhore ishin dy nga çështjet më problematike të evidentuara në proceset e mëparshme zgjedhore, të cilat u dakordësuan për tu adresuar në Kodin Zgjedhor mbi bazën e Marrëveshjes Politike të 5 qershorit 2020. Megjithatë, aplikimi i dispozitave ligjore të amenduara në Zgjedhjet për Kuvendin të vitit 2021 evidentoi pamjaftueshmërinë e tyre për ta parandaluar fenomenin. Detyrimet ligjore u injoruan masivisht në frymën e tyre, ndërkohë që edhe zbatimi i gërmës së ligjit çaloi në mënyrë të theksuar, duke vendosur precedentë negativë për proceset në vijim, çka u pa edhe në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit 2022.

Në situatën kur, deri më tani, nuk pati asnjë reformim ligjor dhe asnjë reflektim institucional në qasjen e mazhorancës për sa është raportuar e denoncuar dhe nisur nga precedentët e vendosur e hapat e nisur ndërkohë, nëpërmjet këtij Qendrimi Publik,  KRIIK shpreh shqetësimin se tendenca për të përdorur burimet shtetërore për qëllime elektorale do të vazhdojë e çohet edhe më tej, duke i sjellë vendit dhe procesit shtetformues demokratik dëme të pallogaritshme.

KRIIK konstaton se vendimmarrjet e fundit të qeverisë janë haptazi me natyrë elektorale, pavarësisht dobisë dhe domosdoshmërisë që kanë ato në përmbajtje për shtetasit shqiptarë. Këto masa janë një detyrim i shtetit ndaj mirëqënies së qytetarëve të vet, ndaj duhet të parashikohen, procesohen e përcillen tek publiku si të tilla prej anëtarëve të qeverisë e lidershipit të mazhorancës në tërësi.

Për të adresuar këtë problematikë madhore, KRIIK bën disa thirrje publike duke i kërkuar:

– Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që, si një institucion trilateral, të orientohet sipas frymës së ligjit dhe zbatojë atë vetëm në interesin më të mirë dhe të përgjithshëm të qytetarëve, duke konsideruar dhe vlerësuar përmbajtësisht çdo denoncim të paraqitur dhe duke marrë vetë si institucion barrën e provës dhe jo duke ia lënë atë denoncuesit.

– Zyrtarëve të lartë të maxhorancës qeverisëse se është e domosdoshme që ata të vetpërmbahen dhe të tregojnë maturi të lartë, duke mos përdorur ofiqin zyrtar për avantazh zgjedhor, në frymën e ndarjes së partisë nga shteti, sipas parimeve të Dokumentit të Kopenhagës.

– Të gjithë nëpunësve të administratës publike në të gjitha nivelet, pavarësisht nëse kanë statusin e nëpunësit civil ose jo, që të demonstrojnë ligjshmëri dhe paanësi, si dhe të mos lejojnë të përdoren apo të shpërdorojnë pozicionin zyrtar për qëllime elektorale, në asnjë formë.

Një administratë shtetërore e çliruar nga anshmëria politike dhe realisht e pavarur është kusht për ndërtimin dhe konsolidimin e një administrate korrekte dhe profesionale, duke zhbërë kështu sistemin e patronazhit politik të ngritur dhe punësuar paligjshmërisht në rradhët e administratës publike. Për më tepër, që kjo administratë mund të jetë bazë për furnizimin me burime njerëzore të administratës zgjedhore të pavarur të nevojshme për administrimin e proceseve zgjedhore pas vitit 2025 e në vazhdim, sikurse parashikon Marrëveshja Politike e 5 qershorit 2020.

Në përfundim të Qëndrimit Publik, në kushtet e pamjaftueshmërisë së kuadrit ligjor aktual për të parandaluar plotësisht keqpërdorimin e administratës për avantazh elektoral, si dhe të nevojës emergjente për shprehjen e një vullneti politik të qartë në zhbërjen e praktikave negative të mëparshme,  KRIIK i bën thirrje Kryeministrit të Shqipërisë Sh.T.Z. Edi Rama, njëkohësisht lider i maxhorancës dhe Kryetar i Partisë Socialiste që të nxisë dhe miratojë një Vendim të Këshillit të Ministrave i cili të plotësojë elementët e munguar të kuadrit ligjor rregullator aktual dhe të parashikojë ndërmarrjen e hapave konkretë për parandalimin plotësisht të këtij fenomeni, duke përfshirë ndër të tjera edhe kufizimin e nxjerrjes së akteve nënligjore që mund të perceptohen se përdoren për qëllime elektorale për periudhën deri në ditën e zgjedhjeve, si dhe ndalimin e postimeve me natyrë elektorale në media e rrjete sociale nga nëpunësit e administratës publike, qoftë ndarjen e postimeve ashtu edhe pëlqimin e tyre.

Në përfundim, KRIIK i bën thirrje të gjithë institucioneve shtetërore që të marrin masat e nevojshme dhe të ngrenë mekanizma realisht funksionalë që të parandalojnë shpërdorimin e burimeve shtetërore për avantazh elektoral përgjatë kësaj periudhe, deri në ditën e zgjedhjeve, përfshi por pa u kufizuar në Komisionerin për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil.

Gjithashtu, KRIIK u bën thirrje qytetarëve, aktorëve të shoqërisë civile, përfshirë gazetarët dhe median në tërësi që të denoncojnë e bëjnë publike çdo shkelje të vërejtur duke investuar mekanizmat që kuadri ligjor ka vendosur në dispozicion në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve apo edhe mekanizma të tjerë institucionalë.

Tiranë, më 16 Janar 2023!

Zgjedhje 2025

Shpenzime për reklama politike në Facebook dhe Instagram

Postime Së Fundi

  • ZGJEDHJET PËR KUVENDIN E SHQIPËRISË, 11 MAJ 2025 – DEKLARATA E GJETJEVE DHE KONKLUZIONEVE PARAPRAKE 12 Maj, 2025
  • DEKLARATË – Pjesëmarrja aktive e të gjithë qytetarëve përgjatë procesit zgjedhor të nesërm dhe zbatimi i plotë e me efikasitet i Ligjit prej aktorëve institucionalë, domosdoshmëri jetike për standardet demokratike të vendit 10 Maj, 2025

Postime sipas kategorive

  • Deklarata
  • Denoncime
  • Letra të hapura
  • Qëndrime Publike
  • Raporte
  • Rekomandime
  • Të tjera
  • Zgjedhje Parlamentare 2025
  • Zgjedhje Vendore 2023

KRIIK Facebook

KRIIK ALBANIA

https://www.youtube.com/watch?v=42GUUeDEODc&t=428s

KRIIK Tweets

Follow us

Arkiva

  • Maj 2025 (14)
  • Prill 2025 (11)
  • Mars 2025 (5)
  • Shkurt 2025 (16)
  • Janar 2025 (3)
  • Dhjetor 2024 (5)
  • Nëntor 2024 (3)
  • Tetor 2024 (4)
  • Shtator 2024 (2)
  • Gusht 2024 (4)
  • Korrik 2024 (1)
  • Mars 2024 (1)
  • Shkurt 2024 (1)
  • Janar 2024 (1)
  • Dhjetor 2023 (1)
  • Tetor 2023 (2)
  • Shtator 2023 (2)
  • Gusht 2023 (3)
  • Korrik 2023 (3)
  • Qershor 2023 (1)
  • Maj 2023 (10)
  • Prill 2023 (20)
  • Mars 2023 (8)
  • Shkurt 2023 (5)
  • Janar 2023 (9)
  • Dhjetor 2022 (1)
  • Nëntor 2022 (5)
  • Tetor 2022 (1)
  • Gusht 2022 (1)
  • Qershor 2022 (1)
  • Prill 2022 (1)
  • Mars 2022 (1)
  • Shkurt 2022 (1)
  • Maj 2021 (1)
  • Prill 2021 (10)
  • Mars 2021 (2)
  • Janar 2021 (1)
  • Dhjetor 2020 (3)
  • Nëntor 2020 (1)
  • Tetor 2020 (4)
  • Shtator 2020 (1)
  • Gusht 2020 (1)
  • Korrik 2020 (2)
  • Qershor 2020 (1)
  • Maj 2020 (1)
  • Gusht 2019 (1)
  • Korrik 2019 (1)
  • Maj 2019 (2)
  • Prill 2019 (1)

Postime Së Fundi

  • ZGJEDHJET PËR KUVENDIN E SHQIPËRISË, 11 MAJ 2025 – DEKLARATA E GJETJEVE DHE KONKLUZIONEVE PARAPRAKE 12 Maj, 2025
  • DEKLARATË – Pjesëmarrja aktive e të gjithë qytetarëve përgjatë procesit zgjedhor të nesërm dhe zbatimi i plotë e me efikasitet i Ligjit prej aktorëve institucionalë, domosdoshmëri jetike për standardet demokratike të vendit 10 Maj, 2025
  • DENONCIM Nr. 31  – Lidhur me thyerjen e heshtjes zgjedhore nga disa parti politike, kandidatë dhe media online* 10 Maj, 2025
Janar 2023
H M M E P S D
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031  
« Dhj   Shk »
©2025 KRIIK | Built using WordPress and Responsive Blogily theme by Superb