Skip to content
KRIIK

KRIIK

Koalicioni per Reforma, Integrim dhe Institucione te Konsoliduara

Menu
  • Kreu
  • Kush jemi?
  • Çfarë bëjmë
    • Integriteti i zgjedhjeve
      • Zgjedhje Parlamentare 2025
      • Zgjedhje Vendore 2023
      • Zgjedhje Parlamentare 2021
      • Zgjedhje Vendore 2019
      • Hapja e të dhënave zgjedhore
    • Transparenca dhe llogaridhënia
    • Të drejtat e njeriut dhe siguria njerëzore
    • Demokracia e drejtpërdrejtë
    • Programi i Leadership-it
  • Kontakt
  • Shqip
    • Shqip
    • English
Menu

REKOMANDIME – Lidhur me Projektvendimin “Për miratimin e raportit të gjetjeve nga auditimi i fondeve të përfituara dhe shpenzuara nga partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, të datës 25 prill 2021”.

Posted on 2 Nëntor, 202220 Janar, 2023 by admin-2

KRIIK e vlerëson si tejet të rëndësishme, madje jetike për stadin e demokracinë në vend, vendosjen në shtrat ligjor të aktivitetit dhe raportimit financiar të subjekteve zgjedhore.

Transparenca e plotë, raportimi i duhur dhe i plotë sipas kuadrit rregullator ligjor dhe më pas kontrolli i financimeve për fushatat zgjedhore, por edhe i tërë veprimtarisë vjetore të partive politike, mbetet dhe përbën një sfidë të vërtetë për institucionet dhe ligjzbatimin në vend, ku Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbetet de facto i vetmi institucion i ngarkuar nga ligji dhe i gjithëpranuar nga tërë aktorët politikë.

Riformatimi dhe ndërtimi i KQZ-së së re, pas amendimeve ligjore të bëra në vijim të Marrëveshjes Politike të 5 qershorit 2020, “amnistoi politikisht” tërë shkeljet e mëparshme të kryera prej subjekteve zgjedhore dhe me një vullnet të dakordësuar e të plotë politik iu dhanë kompetencat e duhura KQZ-së për të mbikëqyrur këtë problematikë madhore.   Kjo e fundit, nën gjykimin e KRIIK, përbën gurin e provës për Institucionin e KQZ-së dhe Administratën e saj në ndërtimin e një etape të re marrëdhëniesh në procesin shtetformues, atë midis ligjzbatimit dhe politikës, përfshirë këtu drejtuesit, administratorët, kandidatët dhe madje edhe deputetët e saj.

Vendimmarrja e KQZ-së lidhur me financimin e fushatës së Zgjedhjeve Parlamentare të 25 prillit 2021, është tejet e rëndësishme dhe domethënëse, qoftë në pikëpamje të kuptimit përmbajtjesor të këtij Misioni prej vetë Administratës së KQZ-së, qoftë edhe në pikëpamjen e Qasjes Institucionale që do të ketë dhe se si do ta zhvillojë më tej KQZ-ja në të ardhmen.

Në këtë kuadër, KRIIK vlerëson punën e bërë nga KQZ-ja dhe hartimin e raportit të auditimit të fondeve të përfituara dhe shpenzuara nga subjektet zgjedhore në Zgjedhjet për Kuvendin të vitit 2021, por gjykon se në të ka elementë të papërfshirë dhe se raporti nuk është adresuar me një qasje të plotë proaktive të KQZ-së në zhvillim të përgjegjësive, rolit dhe kompetencave të cilat i janë dhënë nga ligjvënësi.

KRIIK i qëndron fort nevojës për domosdoshmërisë e adresimit të të gjitha shkeljeve të dokumentuara dhe të vëna në dispozicion zyrtarisht Komisionit Qendror te Zgjedhjeve në qershor 2022, përpos publikimit të tyre në Raportin Final të publikuar në shkurt 2022.

Megjithatë, në kushtet kur ndodhemi vetëm një ditë përpara seancës së mbledhjes për shqyrtimin e këtij Raporti prej Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, sjell në vëmendje në radhë të parë nevojën për adresimin e shkeljeve jo vetëm ndaj partive politike, si subjekte juridike, por në radhë të parë ndaj individëve nominalë të cilët ushtrojnë funksione, detyra e përgjegjësi në shkelje të parashikimeve ligjore.

Integriteti politik dhe institucional i partive politike është i lidhur pazgjidhshmërisht me integritetin politik e individual të funksionarëve, përfaqësuesve apo kandidatëve të tyre.

Konkretisht, duhet që KQZ t’i shohë e për rrjedhim të sanksionojë, shkeljet e kandidatëve si përgjegjësi direkte të tyre dhe jo si një shkelje e bërë nga partia politike përkatëse nën parashikimin ligjor të një raporti jo në përputhje me formatin e miratuar.

Një pjesë e madhe e Kandidatëve për deputetë, integriteti i të cilëve prezumohet të jetë i pacënuar gjatë fushatës zgjedhore për kërkimin e votëbesimit nga publiku si një formë e shprehjes së angazhimit personal për ligjzbatim të plotë dhe veprim në interes të qytetarëve, shoqërisë e shtetit shqiptar,  rezultojnë të kenë:

a) refuzuar të deklarojnë dhe dorëzojnë raport vetëdeklarimi;

b) fshehur shpenzime, sikurse janë ato të vërtetuara tashmë si të kryera për reklama në rrjetet sociale (Facebook e Instagram);

c) fshehur të ardhurat respektive për këto shpenzime; dhe së fundi edhe

d) qëndrim të pasinqertë dhe deklarim të pavërtetë të tyre, në rastin e (b) e (c).

Nëse do të theksojmë faktin që një pjesë e mirë e këtyre Kandidatëve tashmë gëzojnë mandatin e Deputetit (disa për shkeljet e mësipërme, disa për pranim të fondeve me vlerë më të madhe se 50.000 lekë dhe jo nëpërmjet llogarisë bankare), sanksionimi nominal i tyre prej KQZ-së bëhet akoma edhe më i domosdoshëm dhe procesi vendimmarrës prej KQZ-së tepër domethënës e kuptimplotë në funksion të barazisë përpara ligjit dhe të ardhmes së ligjzbatimit dhe funksionimit të institucionit.

Sanksionimi i financierëve të partive politike për kandidimin e tyre në listat e kandidatëve të partisë përkatëse, në kundërshtim të hapur me ndalimin që i bën ligji, gjithashtu përbën një vendimmarrje domethënëse.

Në përfundim, KRIIK e konsideron si tepër të nevojshme dhe nxit KQZ-në që t’i japë dimensionin e duhur edhe gjetjeve të dala nga mekanizmi i Monitoruesve të fushatës zgjedhore, si dhe mekanizmit për marrjen e indicieve nga palë të treta, sikurse janë të dhënat e raportuara prej KRIIK, duke marrë në shqyrtim dhe ndjekur procesin verifikues të nevojshëm lidhur me Zyrat Zgjedhore të hapura prej subjekteve zgjedhorë.

Nga verifikimi i bërë, rezulton një diferencë prej 181 zyrash zgjedhore të padeklaruara nga subjektet zgjedhore, ose 38 % në raport me numrin e deklaruar prej tyre.

Ky numër Zyrash Zgjedhore të padeklaruara mbartin në vetvete një sërë shpenzimesh të tjera të nevojshme të lidhura me mirëfunksionimin e tyre, të cilat në tërësi implikojnë përgjegjësinë e partive politike përkatëse për mosdeklarim të saktë e të vërtetë të shpenzimeve lidhur me to, e rrjedhimisht edhe të të ardhurave për mbulimin e tyre.

Shkarko dokumentin zyrtar derguar KQZ!

Zgjedhje 2025

Shpenzime për reklama politike në Facebook dhe Instagram

Postime Së Fundi

  • ZGJEDHJET PËR KUVENDIN E SHQIPËRISË, 11 MAJ 2025 – DEKLARATA E GJETJEVE DHE KONKLUZIONEVE PARAPRAKE 12 Maj, 2025
  • DEKLARATË – Pjesëmarrja aktive e të gjithë qytetarëve përgjatë procesit zgjedhor të nesërm dhe zbatimi i plotë e me efikasitet i Ligjit prej aktorëve institucionalë, domosdoshmëri jetike për standardet demokratike të vendit 10 Maj, 2025

Postime sipas kategorive

  • Deklarata
  • Denoncime
  • Letra të hapura
  • Qëndrime Publike
  • Raporte
  • Rekomandime
  • Të tjera
  • Zgjedhje Parlamentare 2025
  • Zgjedhje Vendore 2023

KRIIK Facebook

KRIIK ALBANIA

https://www.youtube.com/watch?v=42GUUeDEODc&t=428s

KRIIK Tweets

Follow us

Arkiva

  • Maj 2025 (14)
  • Prill 2025 (11)
  • Mars 2025 (5)
  • Shkurt 2025 (16)
  • Janar 2025 (3)
  • Dhjetor 2024 (5)
  • Nëntor 2024 (3)
  • Tetor 2024 (4)
  • Shtator 2024 (2)
  • Gusht 2024 (4)
  • Korrik 2024 (1)
  • Mars 2024 (1)
  • Shkurt 2024 (1)
  • Janar 2024 (1)
  • Dhjetor 2023 (1)
  • Tetor 2023 (2)
  • Shtator 2023 (2)
  • Gusht 2023 (3)
  • Korrik 2023 (3)
  • Qershor 2023 (1)
  • Maj 2023 (10)
  • Prill 2023 (20)
  • Mars 2023 (8)
  • Shkurt 2023 (5)
  • Janar 2023 (9)
  • Dhjetor 2022 (1)
  • Nëntor 2022 (5)
  • Tetor 2022 (1)
  • Gusht 2022 (1)
  • Qershor 2022 (1)
  • Prill 2022 (1)
  • Mars 2022 (1)
  • Shkurt 2022 (1)
  • Maj 2021 (1)
  • Prill 2021 (10)
  • Mars 2021 (2)
  • Janar 2021 (1)
  • Dhjetor 2020 (3)
  • Nëntor 2020 (1)
  • Tetor 2020 (4)
  • Shtator 2020 (1)
  • Gusht 2020 (1)
  • Korrik 2020 (2)
  • Qershor 2020 (1)
  • Maj 2020 (1)
  • Gusht 2019 (1)
  • Korrik 2019 (1)
  • Maj 2019 (2)
  • Prill 2019 (1)

Postime Së Fundi

  • ZGJEDHJET PËR KUVENDIN E SHQIPËRISË, 11 MAJ 2025 – DEKLARATA E GJETJEVE DHE KONKLUZIONEVE PARAPRAKE 12 Maj, 2025
  • DEKLARATË – Pjesëmarrja aktive e të gjithë qytetarëve përgjatë procesit zgjedhor të nesërm dhe zbatimi i plotë e me efikasitet i Ligjit prej aktorëve institucionalë, domosdoshmëri jetike për standardet demokratike të vendit 10 Maj, 2025
  • DENONCIM Nr. 31  – Lidhur me thyerjen e heshtjes zgjedhore nga disa parti politike, kandidatë dhe media online* 10 Maj, 2025
Nëntor 2022
H M M E P S D
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
282930  
« Tet   Dhj »
©2025 KRIIK | Built using WordPress and Responsive Blogily theme by Superb