Skip to content
KRIIK

KRIIK

Koalicioni per Reforma, Integrim dhe Institucione te Konsoliduara

Menu
  • Kreu
  • Kush jemi?
  • Çfarë bëjmë
    • Integriteti i zgjedhjeve
      • Zgjedhje Parlamentare 2025
      • Zgjedhje Vendore 2023
      • Zgjedhje Parlamentare 2021
      • Zgjedhje Vendore 2019
      • Hapja e të dhënave zgjedhore
    • Transparenca dhe llogaridhënia
    • Të drejtat e njeriut dhe siguria njerëzore
    • Demokracia e drejtpërdrejtë
    • Programi i Leadership-it
  • Kontakt
  • Shqip
    • Shqip
    • English
Menu

Dështimi i Komisionit të Reformës Zgjedhore, këmbanë alarmi për zgjedhjet e ardhshme dhe proceset e tjera reformuese të nevojshme për vendin

Posted on 11 Gusht, 20222 Shtator, 2022 by KRIIK

Në datë 11 gusht 2022, Koalicioni për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara (KRIIK) publikoi Deklaratën “Dështimi i Komisionit të Reformës Zgjedhore, këmbanë alarmi për zgjedhjet e ardhshme dhe proceset e tjera reformuese të nevojshme për vendin”.

Në Deklaratë, KRIIK vë në dukje dështimin politikisht dhe de-facto të veprimtarisë së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, në kundërshtim me zotimet e bëra dhe angazhimet e marra, çka përbën një moment absurd, totalisht joserioz dhe mjaft shqetësues për institucionin më të lartë të vendit, Kuvendin e Shqipërisë.

Në Deklaratë, KRIIK thekson se përpara Legjislaturës aktuale të Kuvendit të Shqipërisë shtrohen dhe pritet të zhvillohen përgjegjësi madhore politike e kushtetuese, duke kthyer në normalitet funksionimin e shtetit dhe sistemit tonë demokratik; një qasje e cila duket se mungon, përsa kohë deputetët shqiptarë ngurrojnë të pranojnë fuqinë dhe luajnë rolin e tyre të dhënë nga Kushtetuta e Republikës, se ata përfaqësojnë në Parlament vullnetin e deleguar të sovranit.

Dështimi i qëllimshëm i Komisionit duket se është në vazhdën e zhbërjes së aspiratave të  Marrëveshjes Politike të 5 Qershorit 2020, shmangies nga diskutimi publik e institucional të problematikave madhore që prekin lirinë e votës dhe integritetin e zgjedhjeve, si dhe ruajtjes së status quo-së në demokracinë shqiptare, rrjedhimisht edhe të të njëjtave standarde dhe pritshmëri që do t’iu ofrohen qytetarëve shqiptarë në zgjedhjet e ardhshme vendore.

Në përmbyllje të deklaratës, KRIIK sjell në vëmëndje se në këto momente shumë të rëndësishme për të ardhmen e vendit dhe të demokracisë, në raport me sfidat rajonale e ndërkombëtare, është e domosdoshme që politika shqiptare të tregojë vizion e maturi të lartë, duke dalë sa më parë nga politika konfiktuale e interesave minore, personale dhe nga propaganda e ditës, duke i dhënë hapësirën e duhur e nxitur funksionimin normal ligjor e demokratik të mekanizmave, institucioneve dhe të gjithë aktorëve dhe faktorëve në shoqëri në funksion të një demokracie të gjallë e funksionale.

Gjithashtu iu bën thirrje partive politike parlamentare, në veçanti lidershipit politik të maxhorancës dhe Kreut të Qeverisë, që të ushtrojnë dhe zhvillojnë përgjegjësitë e tyre politike e institucionale për të funksionalizuar demokracinë në vend, ndërmarrë dhe bërë përpjekje të vazhdueshme për të zhvilluar e siguruar një dialog politik domethënës, dakordësuar politikisht qasje vizionare dhe konkretizuar më pas ato në procese reformuese të hapura në parlament, ku të sigurohet pjesëmarrja domethënëse dhe gjithëpërfshirëse e qytetarëve dhe aktorëve të tjerë me ekspertizë.

Deklarata në formatin .pdf  mund të shkarkohet KËTU.

Tiranë më 11.08.2022!

Zgjedhje 2025

Shpenzime për reklama politike në Facebook dhe Instagram

Postime Së Fundi

  • ZGJEDHJET PËR KUVENDIN E SHQIPËRISË, 11 MAJ 2025 – DEKLARATA E GJETJEVE DHE KONKLUZIONEVE PARAPRAKE 12 Maj, 2025
  • DEKLARATË – Pjesëmarrja aktive e të gjithë qytetarëve përgjatë procesit zgjedhor të nesërm dhe zbatimi i plotë e me efikasitet i Ligjit prej aktorëve institucionalë, domosdoshmëri jetike për standardet demokratike të vendit 10 Maj, 2025

Postime sipas kategorive

  • Deklarata
  • Denoncime
  • Letra të hapura
  • Qëndrime Publike
  • Raporte
  • Rekomandime
  • Të tjera
  • Zgjedhje Parlamentare 2025
  • Zgjedhje Vendore 2023

KRIIK Facebook

KRIIK ALBANIA

https://www.youtube.com/watch?v=42GUUeDEODc&t=428s

KRIIK Tweets

Follow us

Arkiva

  • Maj 2025 (14)
  • Prill 2025 (11)
  • Mars 2025 (5)
  • Shkurt 2025 (16)
  • Janar 2025 (3)
  • Dhjetor 2024 (5)
  • Nëntor 2024 (3)
  • Tetor 2024 (4)
  • Shtator 2024 (2)
  • Gusht 2024 (4)
  • Korrik 2024 (1)
  • Mars 2024 (1)
  • Shkurt 2024 (1)
  • Janar 2024 (1)
  • Dhjetor 2023 (1)
  • Tetor 2023 (2)
  • Shtator 2023 (2)
  • Gusht 2023 (3)
  • Korrik 2023 (3)
  • Qershor 2023 (1)
  • Maj 2023 (10)
  • Prill 2023 (20)
  • Mars 2023 (8)
  • Shkurt 2023 (5)
  • Janar 2023 (9)
  • Dhjetor 2022 (1)
  • Nëntor 2022 (5)
  • Tetor 2022 (1)
  • Gusht 2022 (1)
  • Qershor 2022 (1)
  • Prill 2022 (1)
  • Mars 2022 (1)
  • Shkurt 2022 (1)
  • Maj 2021 (1)
  • Prill 2021 (10)
  • Mars 2021 (2)
  • Janar 2021 (1)
  • Dhjetor 2020 (3)
  • Nëntor 2020 (1)
  • Tetor 2020 (4)
  • Shtator 2020 (1)
  • Gusht 2020 (1)
  • Korrik 2020 (2)
  • Qershor 2020 (1)
  • Maj 2020 (1)
  • Gusht 2019 (1)
  • Korrik 2019 (1)
  • Maj 2019 (2)
  • Prill 2019 (1)

Postime Së Fundi

  • ZGJEDHJET PËR KUVENDIN E SHQIPËRISË, 11 MAJ 2025 – DEKLARATA E GJETJEVE DHE KONKLUZIONEVE PARAPRAKE 12 Maj, 2025
  • DEKLARATË – Pjesëmarrja aktive e të gjithë qytetarëve përgjatë procesit zgjedhor të nesërm dhe zbatimi i plotë e me efikasitet i Ligjit prej aktorëve institucionalë, domosdoshmëri jetike për standardet demokratike të vendit 10 Maj, 2025
  • DENONCIM Nr. 31  – Lidhur me thyerjen e heshtjes zgjedhore nga disa parti politike, kandidatë dhe media online* 10 Maj, 2025
Gusht 2022
H M M E P S D
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
« Qer   Tet »
©2025 KRIIK | Built using WordPress and Responsive Blogily theme by Superb