Skip to content
KRIIK

KRIIK

Koalicioni per Reforma, Integrim dhe Institucione te Konsoliduara

Menu
  • Kreu
  • Kush jemi?
  • Çfarë bëjmë
    • Integriteti i zgjedhjeve
      • Zgjedhje Parlamentare 2025
      • Zgjedhje Vendore 2023
      • Zgjedhje Parlamentare 2021
      • Zgjedhje Vendore 2019
      • Hapja e të dhënave zgjedhore
    • Transparenca dhe llogaridhënia
    • Të drejtat e njeriut dhe siguria njerëzore
    • Demokracia e drejtpërdrejtë
    • Programi i Leadership-it
  • Kontakt
  • Shqip
    • Shqip
    • English
Menu

Deputetët dhe Kuvendi i Shqipërisë duhet të përmbushin përgjegjesitë e tyre për nisjen e punës dhe realizimin e një Reforme të vërtetë Zgjedhore, të mbështetur në parimet e transparencës dhe gjithëpërfshirjes

Posted on 11 Qershor, 202213 Qershor, 2022 by KRIIK

Koalicioni për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara (KRIIK) publikoi më datë 11 qershor 2022 QËNDRIMIN PUBLIK “Deputetët dhe Kuvendi i Shqipërisë duhet të përmbushin përgjegjesitë e tyre për nisjen e punës dhe realizimin e një Reforme të vërtetë Zgjedhore, të mbështetur në parimet e transparencës dhe gjithëpërfshirjes”.

Nëpërmjet tij, KRIIK vlerëson plotësimin e anëtarësisë së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore nga Kuvendi në seancën e së enjtes datë 9 qershor 2022, megjithëse pas një vonese 4 mujore nga ngritja e tij, ndërkohë që afati i veprimtarisë së tij parashikohet deri më 10 gusht 2022.  

Rregullorja e Kuvendit parashikon mbledhjen e Komisionit brenda dy ditësh nga plotësimi i tij, por asnjë hap nuk u mor për mbledhjen e tij as nga BashkëKryetarët, as nga anëtarët dhe as nga Kreu i Kuvendit, të cilët sipas rregullores kanë mundësinë dhe detyrimin për ta funksionalizuar atë.

Nisur nga ky zhvillim, në ndjekje edhe të qëndrimeve dhe proceseve të ndodhura politiko-institucionale, KRIIK shpreh rezervat dhe kritikat e tij duke ngritur shqetësimin se angazhimi serioz dhe i vërtetë, për të adresuar problematikat madhore të integritetit të zgjedhjeve, me sa shihet do të jetë i cunguar apo do të mungojë përmbajtësisht edhe në këtë proces Reforme Zgjedhore.

Pasi i bëhet thirrje Komisionit për tu mbledhur sa më parë, KRIIK i kërkon atij që në aktivitetin e tij të udhëhiqet nga parimet e transparencës dhe gjithëpërfshirjes, duke miratuar sa më shpejt planin e punës dhe një rregullore të posaçme të tij, për të siguruar gjithëpërfshirjen dhe pjesëmarrjen e aktorëve të tjerë jashtëparlamentarë, si dhe procedurat e ndërveprimit me ta.

Gjithashtu, i sugjerohet Komisionit që, së pari, të mbyllë amendimet ligjore minore dhe specifike në raport vetëm me mirëfunksionimin e zgjedhjeve të ardhshme vendore brenda muajit Korrik 2022. Më pas, në sesionin e ardhshëm parlamentar të fillojë e të trajtojë tërë rregullimet e tjera për tu aplikuar në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 apo edhe më pas, si dhe hartimin e ligjit të posaçëm për financimin e partive politike e fushatave zgjedhore, ligjin për referendumet, ligjin e ri për partitë politike, si dhe rregullime të tjera të nevojshme, në akord edhe me reformën administrativo-territoriale.

KRIIK rekomandon edhe disa çështje konkrete që duhen adresuar dhe përmirësuar për zgjedhjet e ardhshme vendore të majit 2023, nisur nga problematikat e vërejtura nga zbatimi dhe praktika ligjore e ndjekur në zgjedhjet parlamentare të shkuara, mbi financimin e fushatës zgjedhore, keqpërdorimin e burimeve shtetërore, fushatën në media përfshirë median sociale dhe monitorimin e saj, fushatën nga palë të treta, votimin parapëlqyes për kandidatët për këshillat vendorë, plotësimin e kritereve të regjistrimit të subjekteve zgjedhore etj.

Në përfundim, KRIIK i bën thirrje Partive Politike të dakordësojnë vullnetin politik për të aplikuar që në këto zgjedhje vendore administrimin e Komisioneve të nivelit të dytë (KZAZ-të) me individë jopartiakë, sipas parashikimeve të Marrëveshjes Politike të 5 qershorit 2020, si një formë e pilotimit të administrimit tërësor në mënyrë të pavarur, por edhe si një mënyrë me efekte direkte për ligjzbatim më të plotë, si dhe të fillimit të zhbërjes së patronazhimit politik të ngritur në administratën shtetërore.

Dokumenti i plotë në formatin .pdf mund të shkarkohet KËTU.

Tiranë, më 11 qershor 2022!

Zgjedhje 2025

Shpenzime për reklama politike në Facebook dhe Instagram

Postime Së Fundi

  • ZGJEDHJET PËR KUVENDIN E SHQIPËRISË, 11 MAJ 2025 – DEKLARATA E GJETJEVE DHE KONKLUZIONEVE PARAPRAKE 12 Maj, 2025
  • DEKLARATË – Pjesëmarrja aktive e të gjithë qytetarëve përgjatë procesit zgjedhor të nesërm dhe zbatimi i plotë e me efikasitet i Ligjit prej aktorëve institucionalë, domosdoshmëri jetike për standardet demokratike të vendit 10 Maj, 2025

Postime sipas kategorive

  • Deklarata
  • Denoncime
  • Letra të hapura
  • Qëndrime Publike
  • Raporte
  • Rekomandime
  • Të tjera
  • Zgjedhje Parlamentare 2025
  • Zgjedhje Vendore 2023

KRIIK Facebook

KRIIK ALBANIA

https://www.youtube.com/watch?v=42GUUeDEODc&t=428s

KRIIK Tweets

Follow us

Arkiva

  • Maj 2025 (14)
  • Prill 2025 (11)
  • Mars 2025 (5)
  • Shkurt 2025 (16)
  • Janar 2025 (3)
  • Dhjetor 2024 (5)
  • Nëntor 2024 (3)
  • Tetor 2024 (4)
  • Shtator 2024 (2)
  • Gusht 2024 (4)
  • Korrik 2024 (1)
  • Mars 2024 (1)
  • Shkurt 2024 (1)
  • Janar 2024 (1)
  • Dhjetor 2023 (1)
  • Tetor 2023 (2)
  • Shtator 2023 (2)
  • Gusht 2023 (3)
  • Korrik 2023 (3)
  • Qershor 2023 (1)
  • Maj 2023 (10)
  • Prill 2023 (20)
  • Mars 2023 (8)
  • Shkurt 2023 (5)
  • Janar 2023 (9)
  • Dhjetor 2022 (1)
  • Nëntor 2022 (5)
  • Tetor 2022 (1)
  • Gusht 2022 (1)
  • Qershor 2022 (1)
  • Prill 2022 (1)
  • Mars 2022 (1)
  • Shkurt 2022 (1)
  • Maj 2021 (1)
  • Prill 2021 (10)
  • Mars 2021 (2)
  • Janar 2021 (1)
  • Dhjetor 2020 (3)
  • Nëntor 2020 (1)
  • Tetor 2020 (4)
  • Shtator 2020 (1)
  • Gusht 2020 (1)
  • Korrik 2020 (2)
  • Qershor 2020 (1)
  • Maj 2020 (1)
  • Gusht 2019 (1)
  • Korrik 2019 (1)
  • Maj 2019 (2)
  • Prill 2019 (1)

Postime Së Fundi

  • ZGJEDHJET PËR KUVENDIN E SHQIPËRISË, 11 MAJ 2025 – DEKLARATA E GJETJEVE DHE KONKLUZIONEVE PARAPRAKE 12 Maj, 2025
  • DEKLARATË – Pjesëmarrja aktive e të gjithë qytetarëve përgjatë procesit zgjedhor të nesërm dhe zbatimi i plotë e me efikasitet i Ligjit prej aktorëve institucionalë, domosdoshmëri jetike për standardet demokratike të vendit 10 Maj, 2025
  • DENONCIM Nr. 31  – Lidhur me thyerjen e heshtjes zgjedhore nga disa parti politike, kandidatë dhe media online* 10 Maj, 2025
Qershor 2022
H M M E P S D
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
« Pri   Gus »
©2025 KRIIK | Built using WordPress and Responsive Blogily theme by Superb