Skip to content
KRIIK

KRIIK

Koalicioni per Reforma, Integrim dhe Institucione te Konsoliduara

Menu
  • Kreu
  • Kush jemi?
  • Çfarë bëjmë
    • Integriteti i zgjedhjeve
      • Zgjedhje Parlamentare 2025
      • Zgjedhje Vendore 2023
      • Zgjedhje Parlamentare 2021
      • Zgjedhje Vendore 2019
      • Hapja e të dhënave zgjedhore
    • Transparenca dhe llogaridhënia
    • Të drejtat e njeriut dhe siguria njerëzore
    • Demokracia e drejtpërdrejtë
    • Programi i Leadership-it
  • Kontakt
  • Shqip
    • Shqip
    • English
Menu

Zgjedhjet Parlamentare të së dielës në Hungari dhe ato në Serbi monitorohen prej vëzhguesve shqiptarë si pjesë e Misioneve Vëzhguese të ENEMO-s!

Posted on 1 Prill, 20228 Prill, 2022 by admin-2

Këtë të dielë, më datë 3 prill 2022, në Hungari zhvillohen Zgjedhjet Parlamentare, nga të cilat, nëpërmjet një sistemi zgjedhor të përzier, proporcional dhe mazhoritar, do të zgjidhen 199 anëtarët e ardhshëm të Parlamentit Hungarez për 4 vitet e ardhshme.

Rrjeti Europian i Organizatave Vëzhguese të Zgjedhjeve, ENEMO, ka nisur që prej gati dy muajsh këtë Mision Ndërkombëtar të Vëzhgimit të Zgjedhjeve (MNVZ), duke angazhuar 7 ekspertë ndërkombëtarë në Grupin Drejtues të Misionit, si dhe 10 vëzhgues afatgjatë të shpërndarë në të gjitha rajonet e vendit.

Dita e Zgjedhjeve do të vëzhgohet nga një trupë prej 200 vëzhguesish ndërkombëtarë afatshkurtër, të cilët do të monitorojnë në grupe të lëvizshme procesin e hapjes së qendrave të votimit, procesin e votimit, mbylljen e qendrave të votimit, si dhe më pas procesin e numërimit të votave dhe atë të transferimit të materialeve zgjedhore.

Për vëzhgimin e këtyre zgjedhjeve janë angazhuar disa misione ndërkombëtare, ku më të mëdhatë janë ato të ENEMO dhe OSBE/ODIHR. 

Duke marrë parasysh kontekstin vendas, ku nuk lejohet që procesi zgjedhor të vëzhgohet nga vëzhgues të pavarur vendorë, roli dhe kontributi i vëzhguesve ndërkombëtarë mbetet i një rëndëssie të veçantë dhe tejet thelbësor.

Raporti i Ndërmjetëm i MNZV-së së ENEMO vlerësoi se Zgjedhjet Parlamentare të 3 Prillit 2022 po zhvillohen në një mjedis politik të polarizuar, me një fushatë të karakterizuar nga pabarazi në garë, si rezultat i keqpërdorimit të burimeve shtetërore, çka çoi në zbehjen e vijës ndarëse mes shtetit dhe koalicionit qeverisës, si dhe akses të pabarabartë në media.  Gjithashtu, ndër të tjera Raporti theksoi se mungesa e një mekanizmi efektiv për kontrollin e financimit të fushatës zgjedhore dhe për rregullimin e fushatës nga palë të treta nuk garanton barazinë mes subjekteve garuese në zgjedhje.

MNVZ-ja pritet të paraqesë Deklaratën e Gjetjeve dhe Konkluzioneve Paraprake pas Ditës së Zgjedhjeve, nëpërmjet një Konference për Shtyp, të hënën më datë 4 Prill 2022.

Koalicioni për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara (KRIIK), si pjesë e ENEMO-s prej vitit 2009 dhe si anëtar i Sekretariatit Drejtues për dy mandate rresht prej vitit 2015, ka kontribuar në vazhdimësi në kryerjen e MNVZ-ve prej ENEMO-s duke angazhuar aktivistët dhe bashkëpunëtorët e tij.

Aktualisht, ENEMO, është duke kryer dy Misione vëzhgimi, ku përveç MNVZ në Hungari, po monitorohen nëpërmjet MNVZ në Serbi edhe Zgjedhjet Presidenciale dhe ato të Parakohshme Parlamentare të 3 Prillit 2022.

Qëllimi i MNVZ-ve  të ENEMO është të rrisë transparencën e procesit zgjedhor, vlerësojë integritetin e tij dhe përputhshmërinë me standardet ndërkombëtare për zgjedhje demokratike dhe legjislacionin vendas, si dhe të formulojë rekomandime për përmirësime potenciale.

Në Misionin Ndërkombëtar të Vëzhgimit në Sërbi, KRIIK kontribuon me një Vëzhguese Afatgjatë, ndërkohë që nëMisionin Ndërkombëtar të Vëzhgimit në Hungari KRIIK kontribuon me  Zv/Kryetarin e tij z. Dritan Taulla si Shef të Misionit,  me bashkëpunëtorin e tij, Drejtuesin e Qendrës Rinore Vlorë, z. Elidon Lamani, si Analist i Administratës Zgjedhore dhe Vëzhgues i KQZ-së, si dhe me një Trupë Vëzhguesish Afashkurtër, të përbërë nga 22 aktivistë dhe bashkëpunëtorë të KRIIK.

Angazhimi aktiv i KRIIK në këto Misione Ndërkombëtare, nëpërmjet një trupe aktivistësh dhe bashkëpunëtorësh, përbën një përvojë domethënëse dhe të rëndësishme për rritjen e ekspertizës dhe të kapaciteteve njerëzorë në ndërtimin, ndjekjen dhe monitorimin cilësor të proceseve zgjedhore, si dhe qasjen kritike e konstruktive ndaj zhvillimeve të tjera demokratike edhe në vendin tonë.

Për më shumë, shih faqen web të ENEMO-s!

Tiranë, më 1 Prill 2022!

Zgjedhje 2025

Shpenzime për reklama politike në Facebook dhe Instagram

Postime Së Fundi

  • ZGJEDHJET PËR KUVENDIN E SHQIPËRISË, 11 MAJ 2025 – DEKLARATA E GJETJEVE DHE KONKLUZIONEVE PARAPRAKE 12 Maj, 2025
  • DEKLARATË – Pjesëmarrja aktive e të gjithë qytetarëve përgjatë procesit zgjedhor të nesërm dhe zbatimi i plotë e me efikasitet i Ligjit prej aktorëve institucionalë, domosdoshmëri jetike për standardet demokratike të vendit 10 Maj, 2025

Postime sipas kategorive

  • Deklarata
  • Denoncime
  • Letra të hapura
  • Qëndrime Publike
  • Raporte
  • Rekomandime
  • Të tjera
  • Zgjedhje Parlamentare 2025
  • Zgjedhje Vendore 2023

KRIIK Facebook

KRIIK ALBANIA

https://www.youtube.com/watch?v=42GUUeDEODc&t=428s

KRIIK Tweets

Follow us

Arkiva

  • Maj 2025 (14)
  • Prill 2025 (11)
  • Mars 2025 (5)
  • Shkurt 2025 (16)
  • Janar 2025 (3)
  • Dhjetor 2024 (5)
  • Nëntor 2024 (3)
  • Tetor 2024 (4)
  • Shtator 2024 (2)
  • Gusht 2024 (4)
  • Korrik 2024 (1)
  • Mars 2024 (1)
  • Shkurt 2024 (1)
  • Janar 2024 (1)
  • Dhjetor 2023 (1)
  • Tetor 2023 (2)
  • Shtator 2023 (2)
  • Gusht 2023 (3)
  • Korrik 2023 (3)
  • Qershor 2023 (1)
  • Maj 2023 (10)
  • Prill 2023 (20)
  • Mars 2023 (8)
  • Shkurt 2023 (5)
  • Janar 2023 (9)
  • Dhjetor 2022 (1)
  • Nëntor 2022 (5)
  • Tetor 2022 (1)
  • Gusht 2022 (1)
  • Qershor 2022 (1)
  • Prill 2022 (1)
  • Mars 2022 (1)
  • Shkurt 2022 (1)
  • Maj 2021 (1)
  • Prill 2021 (10)
  • Mars 2021 (2)
  • Janar 2021 (1)
  • Dhjetor 2020 (3)
  • Nëntor 2020 (1)
  • Tetor 2020 (4)
  • Shtator 2020 (1)
  • Gusht 2020 (1)
  • Korrik 2020 (2)
  • Qershor 2020 (1)
  • Maj 2020 (1)
  • Gusht 2019 (1)
  • Korrik 2019 (1)
  • Maj 2019 (2)
  • Prill 2019 (1)

Postime Së Fundi

  • ZGJEDHJET PËR KUVENDIN E SHQIPËRISË, 11 MAJ 2025 – DEKLARATA E GJETJEVE DHE KONKLUZIONEVE PARAPRAKE 12 Maj, 2025
  • DEKLARATË – Pjesëmarrja aktive e të gjithë qytetarëve përgjatë procesit zgjedhor të nesërm dhe zbatimi i plotë e me efikasitet i Ligjit prej aktorëve institucionalë, domosdoshmëri jetike për standardet demokratike të vendit 10 Maj, 2025
  • DENONCIM Nr. 31  – Lidhur me thyerjen e heshtjes zgjedhore nga disa parti politike, kandidatë dhe media online* 10 Maj, 2025
Prill 2022
H M M E P S D
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
252627282930  
« Mar   Qer »
©2025 KRIIK | Built using WordPress and Responsive Blogily theme by Superb