Skip to content
KRIIK

KRIIK

Koalicioni per Reforma, Integrim dhe Institucione te Konsoliduara

Menu
  • Kreu
  • Kush jemi?
  • Çfarë bëjmë
    • Integriteti i zgjedhjeve
      • Zgjedhje Parlamentare 2025
      • Zgjedhje Vendore 2023
      • Zgjedhje Parlamentare 2021
      • Zgjedhje Vendore 2019
      • Hapja e të dhënave zgjedhore
    • Transparenca dhe llogaridhënia
    • Të drejtat e njeriut dhe siguria njerëzore
    • Demokracia e drejtpërdrejtë
    • Programi i Leadership-it
  • Kontakt
  • Shqip
    • Shqip
    • English
Menu

DEKLARATË – Zgjedhjet e Pjesshme Vendore të nesërme mjaft të rëndësishme për prevalimin e vlerave dhe parimeve demokratike në të ardhmen e vendit 

Posted on 6 Mars, 20226 Mars, 2022 by admin-2

Pas dekretimit prej Presidentit të Republikës më datë 20 janar 2022, ditën e nesërme më datën 6 mars 2022 do të zhvillohen Zgjedhjet e Pjesshme për Kryetarin e Bashkisë në Bashkitë e Dibrës, Durrësit, Lushnjës, Rrogozhinës, Shkodrës dhe Vorës.   

Ky proces zgjedhor administrohet nga 13 Komisione Zonale të Administrimit Zgjedhor (KZAZ), si dhe 941 Komisione të Qendrave të Votimit (KQV). 

Të drejtën e votës në këto zgjedhje e kanë 654.538 zgjedhës të regjistruar në listat e zgjedhësve si banorë të këtyre bashkive. 

Koalicioni për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara (KRIIK) në bashkëpunim me 12 organizata partnere lokale do të vëzhgojë procesin nëpërmjet 13 vëzhguesve të alokuar në secilën prej KZAZ dhe 26 vëzhguesve të lëvizshëm nëpër qendrat e votimit. Ndërkohë, deri më tani është ndjekur në vazhdimësi tërë procesi dhe përgatitja e tij prej Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.  

Kur na ndajnë vetëm pak orë nga nisja e procesit të votimit, Koalicioni për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara (KRIIK) iu bën thirrje dhe nxit të gjithë zgjedhësit banorë të këtyre 6 Bashkive, që t’i drejtohen nesër masivisht qendrave të votimit për të ushtruar të drejtën themelore të votës, për zgjedhjen e Qytetarit të parë të Bashkive të tyre.  

Pjesëmarrja masive e qytetarëve në votime duke shprehur vullnetin e tyre tërësisht të lirë e të pacënuar, është një moment madhor i ushtrimit të sovranitetit dhe një mësim i madh demokracie për klasën politike, në raport me kontekstin politik të sotëm, të ardhmen e demokracisë në vend dhe projeksionin e politikës mbi pushtetin vendor.   

Në gjykimin e KRIIK, zgjedhjet e nesërme lokale, megjithë politizimin e skajshëm të tyre, përbëjnë në vetvete një test të rëndësishëm për zgjedhjet e përgjithshme vendore pas një viti.  Ndaj vetëm një votim masiv i qytetarëve, i pandikuar dhe i orientuar drejt kandidatëve me integritet të lartë, që mishërojne vlerat më të mira të qytetarisë, të përgjegjshëm dhe me kapacitet e duhura për t’i përfaqësuar denjësisht qytetarët e punuar vetëm në shërbim dhe interes të tyre, do të mund të japë një mesazh të fortë dhe shumëdomethënës për politikën, në raportin e saj me qytetarin, zgjedhjet, pushtetin dhe do të sigurojë prevalimin e vlerave dhe parimeve demokratike në të ardhmen.  

Partitë politike, duhet të respektojnë heshtjen zgjedhore ditën e sotme dhe të nesërme, sidomos në aktivitetin e tyre në terren, në mediat lokale dhe veçanërisht në portalet e internetit dhe në tërë platformat e mediave sociale. 

Partitë politike, funksionarët, mbështetësit dhe militantët e tyre, përpos ligjit, duhet të tregojnë se respektojnë qytetarin votues dhe i japin atij mundësinë të reflektojë dhe votojë në mënyrë të pandikuar.  

KRIIK, iu bën thirrje Drejtueseve të Partive Politike që të ushtrojnë autoritetin e tyre për të mbajtur në kontroll anëtarët dhe mbështetësit e tyre duke evituar çdo formë të grumbullimit jashtë ambienteve të Qendrave të Votimit, si dhe grumbullimet e çdo lloj natyre deri në përfundim të tërë procesit.  

Gjithashtu, ato duhet të shmangin çdo ndikim tek komisionerët zgjedhorë, të propozuar prej tyre, si dhe t’i nxisin ata të kryejnë detyrën e tyre në mënyrë korrekte, të qetë dhe në zbatim maksimal të ligjit.  

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në vazhdimësi të administrimit të gjithë procesit parazgjedhor, duhet të angazhohet maksimalisht për garantimin e të gjithë infrastrukturës së nevojshme, mbarëvajtjen e procesit të votimit dhe numërimit, si dhe të ndjekë dhe adresojë në mënyrë efikase çdo shkelje të vërejtur, denoncim të bërë apo mospërmbushje të duhur të detyrave prej administratës zgjedhore.  

Policia e Shtetit duhet të angazhohet maksimalisht dhe në mënyrë profesionale për të garantuar rendin dhe qetësinë maksimale për qytetarët dhe votuesit gjatë ditës së votimit.  

Në mënyrë të veçantë, Policia e Shtetit duhet të ketë në konsideratë parandalimin dhe shpërndarjen e çdo grumbullimi personash në një zonë të gjerë përreth Qendrave të Votimit.  

Në mjediset jashtë qendrës së votimit, në oborrin e ndërtesës, në hyrje të saj dhe në korridoret e brendshme të ndërtesës nuk duhet të ketë asnjë prezencë tjetër përveç zgjedhësve që presin në radhë për të votuar, vëzhguesve dhe përfaqësuesve të medias së autorizuar. 

Gjithashtu, është e nevojshme që Prokuroria e Përgjithshme dhe SPAK të tregojë që është prezent e në gatishmëri, si dhe të ndjekë me përparësi çdo denoncim dhe indicie për krime zgjedhore.  

Tiranë, më 5 Mars 2022! 

Shkarko Deklaratën e plotë

Zgjedhje 2025

Shpenzime për reklama politike në Facebook dhe Instagram

Postime Së Fundi

  • DENONCIM Nr. 30  – Lidhur me shprehjen publikisht të bindjeve,  preferencave dhe mbështetjes partiake e elektorale nga Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Korçë, në përfitim të Subjektit Zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”* 8 Maj, 2025
  • DENONCIM Nr. 29  – Lidhur me shpërdorimin e burimeve publike nëpërmjet komunikimit periodik “Sy m’sy” të Kryeministrit, SHTZ. Edi Rama, për qëllime elektorale në përfitim të Subjektit Zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”* 6 Maj, 2025

Postime sipas kategorive

  • Deklarata
  • Denoncime
  • Letra të hapura
  • Qëndrime Publike
  • Raporte
  • Rekomandime
  • Të tjera
  • Zgjedhje Parlamentare 2025
  • Zgjedhje Vendore 2023

KRIIK Facebook

KRIIK ALBANIA

https://www.youtube.com/watch?v=42GUUeDEODc&t=428s

KRIIK Tweets

Follow us

Arkiva

  • Maj 2025 (11)
  • Prill 2025 (11)
  • Mars 2025 (5)
  • Shkurt 2025 (16)
  • Janar 2025 (3)
  • Dhjetor 2024 (5)
  • Nëntor 2024 (3)
  • Tetor 2024 (4)
  • Shtator 2024 (2)
  • Gusht 2024 (4)
  • Korrik 2024 (1)
  • Mars 2024 (1)
  • Shkurt 2024 (1)
  • Janar 2024 (1)
  • Dhjetor 2023 (1)
  • Tetor 2023 (2)
  • Shtator 2023 (2)
  • Gusht 2023 (3)
  • Korrik 2023 (3)
  • Qershor 2023 (1)
  • Maj 2023 (10)
  • Prill 2023 (20)
  • Mars 2023 (8)
  • Shkurt 2023 (5)
  • Janar 2023 (9)
  • Dhjetor 2022 (1)
  • Nëntor 2022 (5)
  • Tetor 2022 (1)
  • Gusht 2022 (1)
  • Qershor 2022 (1)
  • Prill 2022 (1)
  • Mars 2022 (1)
  • Shkurt 2022 (1)
  • Maj 2021 (1)
  • Prill 2021 (10)
  • Mars 2021 (2)
  • Janar 2021 (1)
  • Dhjetor 2020 (3)
  • Nëntor 2020 (1)
  • Tetor 2020 (4)
  • Shtator 2020 (1)
  • Gusht 2020 (1)
  • Korrik 2020 (2)
  • Qershor 2020 (1)
  • Maj 2020 (1)
  • Gusht 2019 (1)
  • Korrik 2019 (1)
  • Maj 2019 (2)
  • Prill 2019 (1)

Postime Së Fundi

  • DENONCIM Nr. 30  – Lidhur me shprehjen publikisht të bindjeve,  preferencave dhe mbështetjes partiake e elektorale nga Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Korçë, në përfitim të Subjektit Zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”* 8 Maj, 2025
  • DENONCIM Nr. 29  – Lidhur me shpërdorimin e burimeve publike nëpërmjet komunikimit periodik “Sy m’sy” të Kryeministrit, SHTZ. Edi Rama, për qëllime elektorale në përfitim të Subjektit Zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”* 6 Maj, 2025
  • DENONCIM Nr. 28 – Lidhur me mos publikimin e kontakteve në faqet zyrtare të internetit të 10 Prefekturave, 12 Këshillave të Qarkut dhe 60 Bashkive, në funksion të Denoncimeve mbi çdo rast shpërdorimi të burimeve publike të institucionit apo përfshirjes së nëpunësve në veprimtari politike ose elektorale në mbështetje të subjekteve zgjedhore apo kandidatëve* 6 Maj, 2025
Mars 2022
H M M E P S D
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031  
« Shk   Pri »
©2025 KRIIK | Built using WordPress and Responsive Blogily theme by Superb