Skip to content
KRIIK

KRIIK

Koalicioni per Reforma, Integrim dhe Institucione te Konsoliduara

Menu
  • Kreu
  • Kush jemi?
  • Çfarë bëjmë
    • Integriteti i zgjedhjeve
      • Zgjedhje Parlamentare 2025
      • Zgjedhje Vendore 2023
      • Zgjedhje Parlamentare 2021
      • Zgjedhje Vendore 2019
      • Hapja e të dhënave zgjedhore
    • Transparenca dhe llogaridhënia
    • Të drejtat e njeriut dhe siguria njerëzore
    • Demokracia e drejtpërdrejtë
    • Programi i Leadership-it
  • Kontakt
  • Shqip
    • Shqip
    • English
Menu

Prezantimi i Deklaratës së Gjetjeve dhe Përfundimeve Paraprake – Zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë 25 prill 2021

Posted on 26 Prill, 202127 Prill, 2021 by admin-2

“Procesi zgjedhor që kulminoi me Ditën e Zgjedhjeve në 25 prill 2021 u mbajt në një situatë tejet të polarizuar e konfliktuale si në rrafshin politik, ashtu edhe në atë institucional. Blerja e votës, intimidimi i zgjedhësve dhe të tjera krime zgjedhore ishin temë e ditës gjatë fushatës, duke u rritur në intensitet me afrimin e ditës së zgjedhjeve. Polarizimi i tejskajshëm përshkallëzoi më tej situatën deri në konflikte dhe dhunë fizike mes apo ndaj mbështetësve të disa subjekteve zgjedhore, duke shënuar sulme fizike e deri në një humbje jete, vetëm katër ditë përpara ditës së zgjedhjeve.  KRIIK vlerëson pozitivisht faktin që kjo retorikë e ashpër politike dhe incidentet që shoqëruan ditët e fundit fushatën u ndalën dhe nuk njollosën ditën e zgjedhjeve.” – Kjo u deklarua në Konferencën për Shtyp të Koalicionit për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara (KRIIK Albania) të dhënë ditën e sotme në të cilën u prezantua Deklarata e Gjetjeve dhe Konkluzioneve Paraprake mbi Zgjedhjet Parlamentare të 25 prillit 2021.

KRIIK vlerëson se “kuadri ligjor aktual përbën dhe jep garanci për të zhvilluar një proces zgjedhor me standarde, gjithmonë nëse vullneti politik kryesor dhe administrues mbetet konstruktiv e ligjzbatues”. Nga ana tjetër theksohet se ndryshimet ligjore të vitit 2020 vuajtën nga mungesa e transparencës dhe nga një proces real konsultimi publik. Amendimet kushtetuese të korrikut 2020 si dhe amendimet ligjore të 5 tetorit të të njëtit vit cënuan edhe besimin e vendosur të palëve në Marrëveshjen e 5 qershorit 2020.

Institucioni i ridimensionuar i KQZ-së, evidentoi në tërësi përgjegjshmëri dhe transparencë në organizim, funksionim dhe vendimmarrje, si dhe një qasje pozitive bashkëpunimi me aktorët politikë, ata të shoqërisë civile dhe median. Megjithatë, KRIIK vëren se të treja organet drejtuese të KQZ-së, reflektuan në vijimësi një sjellje që nuk është ajo e një institucioni të vetëm, por e tre trupave të ndara funksionalisht nga njëra-tjetra.

Sjellja e KAS dhe Rregullatorit u evidentua të ishte e ndikuar politikisht, çka u vërejt qartazi dhe shpesh në qëndrimet e shprehura nga anëtarët e këtyre komisioneve për çështje në të cilat partitë politike kryesore PS e PD patën qëndrime të ndara.

Lidhur me të drejtën e zgjedhësve shqiptarë që kanë vendbanimin e përhershëm jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, KRIIK vëren se përpjekja për ta siguruar atë dështoi çka është një rast i humbur si dhe një shkelje e angazhimeve politike të palëve, sipas marrëveshjes së 5 qershorit 2020.

Shteti shqiptar dështoi të plotësonte detyrimin që t’u garantonte të gjithë shtetasve të vet të drejtën e votës, një e drejtë e pamohueshme dhe e pacënueshme që Konventat Ndërkombëtare të ratifikuara nga shteti shqiptar dhe Kushtetuta e vendit iua njohin shtetasve.

Vetëizolimi i detyruar i qytetarëve që vinin nga Greqia apo Maqedonia ishte një tjetër kufizim dhe cënim i së drejtës të votës dhe nuk mund të justifikohet assesi me argumentin e dhënë nga Komiteti Teknik për marrjen e tij.

Retorika e ashpër, gjuha denigruese ndaj kundërshtarit, akuzat dhe kundërakuzat për blerje vote karakterizuan fushatën në linjë me sjelljen e subjekteve zgjedhore në fushatën e parakohshme. Krijimi i këtij debati pa përmbajtje, gjatë kësaj fushate elektorale, veçse anashkaloi vëmendjen nga planet dhe programet konkrete të partive politike garuese në këtë proces, të cilat në fakt munguan sërish.

Policia e Shtetit nuk mbajti asnjë qëndrim dhe nuk ndërmori asnjë masë ndëshkimore ndaj partive politike garuese në zgjedhje për shkeljen e masave kufizuese kundër pandemisë. Ndërkohë, një sjellje totalisht e ndryshme u konstatua ndaj dy kandidatëve të pavarur, të cilët u gjobitën për shkelje të rregullave kundër tubimeve, duke shkelur parimin e barazisë në garë për konkurrentët zgjedhorë.

Procesi i votimit përgjithësisht ishte i qetë dhe proceduralisht u administrua mirë, me përjashtim të problematikave me Pajisjen Elektronike të Identifikimit në një numër qendrash votimi. Incidentet sporadike të ndodhura, gjykohet se nuk e ndikuan integritetin e procesit. Shqetësues mbetet ndikimi i paligjshëm dhe i paduhur i zgjedhësve në afërsi të qendrave të votimit, në linjë me indikacionet për struktura të organizuara të drejtimit të votës, siç është bërë me dije në raportet e ndërmjetme të KRIIK dhe gjerësisht në media, konkludon Deklarata e KRIIK mbi Gjetjet dhe Konkluzionet Paraprake.

Tiranë, më 26 prill 2021!

DEKLARATA E GJETJEVE DHE E KONKLUZIONEVE PARAPRAKE

Zgjedhjet Parlamentare të 25 Prillit 2021

Tekstin e Plotë të Deklaratës së Gjetjeve dhe Konkluzioneve Paraprake e gjeni KËTU.

Për t’a ndjekur të plotë regjistrimin video të Konferencës për Shtyp lutemi KLIKONI KËTU .

Zgjedhje 2025

Shpenzime për reklama politike në Facebook dhe Instagram

Postime Së Fundi

  • ZGJEDHJET PËR KUVENDIN E SHQIPËRISË, 11 MAJ 2025 – DEKLARATA E GJETJEVE DHE KONKLUZIONEVE PARAPRAKE 12 Maj, 2025
  • DEKLARATË – Pjesëmarrja aktive e të gjithë qytetarëve përgjatë procesit zgjedhor të nesërm dhe zbatimi i plotë e me efikasitet i Ligjit prej aktorëve institucionalë, domosdoshmëri jetike për standardet demokratike të vendit 10 Maj, 2025

Postime sipas kategorive

  • Deklarata
  • Denoncime
  • Letra të hapura
  • Qëndrime Publike
  • Raporte
  • Rekomandime
  • Të tjera
  • Zgjedhje Parlamentare 2025
  • Zgjedhje Vendore 2023

KRIIK Facebook

KRIIK ALBANIA

https://www.youtube.com/watch?v=42GUUeDEODc&t=428s

KRIIK Tweets

Follow us

Arkiva

  • Maj 2025 (14)
  • Prill 2025 (11)
  • Mars 2025 (5)
  • Shkurt 2025 (16)
  • Janar 2025 (3)
  • Dhjetor 2024 (5)
  • Nëntor 2024 (3)
  • Tetor 2024 (4)
  • Shtator 2024 (2)
  • Gusht 2024 (4)
  • Korrik 2024 (1)
  • Mars 2024 (1)
  • Shkurt 2024 (1)
  • Janar 2024 (1)
  • Dhjetor 2023 (1)
  • Tetor 2023 (2)
  • Shtator 2023 (2)
  • Gusht 2023 (3)
  • Korrik 2023 (3)
  • Qershor 2023 (1)
  • Maj 2023 (10)
  • Prill 2023 (20)
  • Mars 2023 (8)
  • Shkurt 2023 (5)
  • Janar 2023 (9)
  • Dhjetor 2022 (1)
  • Nëntor 2022 (5)
  • Tetor 2022 (1)
  • Gusht 2022 (1)
  • Qershor 2022 (1)
  • Prill 2022 (1)
  • Mars 2022 (1)
  • Shkurt 2022 (1)
  • Maj 2021 (1)
  • Prill 2021 (10)
  • Mars 2021 (2)
  • Janar 2021 (1)
  • Dhjetor 2020 (3)
  • Nëntor 2020 (1)
  • Tetor 2020 (4)
  • Shtator 2020 (1)
  • Gusht 2020 (1)
  • Korrik 2020 (2)
  • Qershor 2020 (1)
  • Maj 2020 (1)
  • Gusht 2019 (1)
  • Korrik 2019 (1)
  • Maj 2019 (2)
  • Prill 2019 (1)

Postime Së Fundi

  • ZGJEDHJET PËR KUVENDIN E SHQIPËRISË, 11 MAJ 2025 – DEKLARATA E GJETJEVE DHE KONKLUZIONEVE PARAPRAKE 12 Maj, 2025
  • DEKLARATË – Pjesëmarrja aktive e të gjithë qytetarëve përgjatë procesit zgjedhor të nesërm dhe zbatimi i plotë e me efikasitet i Ligjit prej aktorëve institucionalë, domosdoshmëri jetike për standardet demokratike të vendit 10 Maj, 2025
  • DENONCIM Nr. 31  – Lidhur me thyerjen e heshtjes zgjedhore nga disa parti politike, kandidatë dhe media online* 10 Maj, 2025
Prill 2021
H M M E P S D
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
2627282930  
« Mar   Maj »
©2025 KRIIK | Built using WordPress and Responsive Blogily theme by Superb