Skip to content
KRIIK

KRIIK

Koalicioni per Reforma, Integrim dhe Institucione te Konsoliduara

Menu
  • Kreu
  • Kush jemi?
  • Çfarë bëjmë
    • Integriteti i zgjedhjeve
      • Zgjedhje Parlamentare 2025
      • Zgjedhje Vendore 2023
      • Zgjedhje Parlamentare 2021
      • Zgjedhje Vendore 2019
      • Hapja e të dhënave zgjedhore
    • Transparenca dhe llogaridhënia
    • Të drejtat e njeriut dhe siguria njerëzore
    • Demokracia e drejtpërdrejtë
    • Programi i Leadership-it
  • Kontakt
  • Shqip
    • Shqip
    • English
Menu

Aktivistët e KRIIK vëzhgojnë Zgjedhjet e nesërme Parlamentare në Mal të Zi, si pjesë e Misionit Ndërkombëtar të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të ENEMO-s

Posted on 29 Gusht, 202028 Dhjetor, 2020 by KRIIK

NJOFTIM PËR SHTYP

Nesër, më 30 gusht 2020, Mali i Zi do të mbajë Zgjedhjet Parlamentare, si dhe Zgjedhjet për Asamblenë Komunale në pesë komuna. 

Këto zgjedhje janë mjaft të rëndësishme për Malin e Zi, veçanërisht lidhur me aspiratat e vendit për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, një aspiratë e përbashkët për shumë vende të rajonit, si dhe për legjitimitetin e Parlamentit, duke marrë parasysh kontestimin e zgjedhjeve të mëparshme të 2016-s nga opozita dhe bojkotimin e mëvonshëm të punimeve parlamentare prej saj.

Zgjedhjet po zhvillohen përkundër një sfondi mosbesimi të qytetarëve ndaj institucioneve të shtetit dhe ndarjeje të shoqërisë lidhur me identitetin kombëtar të Malit të Zi.

Partia aktualisht në pushtet, Partia Demokratike e Socialistëve, ka drejtuar vendin pa ndërprerje që nga viti 1991. Mbajtja e zgjedhjeve nën situatën e pandemisë globale COVID-19 paraqet një sfidë të shtuar.  

Nga dymbëdhjetë lista kandidatësh që aplikuan për të garuar në zgjedhjet parlamentare, shtatë të paraqitura nga parti politike dhe pesë nga koalicione, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve regjistroi njëmbëdhjetë, pesë prej të cilave përfaqësojnë pakica kombëtare, dy shqiptare, një boshnjake dhe dy kroate. Zgjedhjet do të mbahen për të zgjedhur 81 deputetë për katër vitet e ardhshme. 

Një numër vëzhguesish vendas dhe ndërkombëtarë po vëzhgojnë Zgjedhjet Parlamentare 30 gushtit në Mal të Zi, përfshirë Rrjetin Europian të Organizatave të Monitorimit të Zgjedhjeve (ENEMO).

Misioni Ndërkombëtar i Vëzhgimit të Zgjedhjeve (MNVZ) i ENEMO është vendosur në vend që prej 15 korrikut dhe përbëhet nga shtatë anëtarë të Ekipit Bazë dhe tetë vëzhgues afatgjatë. Në Raportin e Ndërmjetëm të publikuar në 17 gusht, MNVZ-ja e ENEMO-s vlerësoi ndër të tjera se ndërsa në përgjithësi, legjislacioni zgjedhor siguron bazat për mbajtjen e zgjedhjeve demokratike, disa dispozita ligjore, përfshirë të drejtat e votuesve dhe kandidatëve, mbeten në kundërshtim me standardet ndërkombëtare.

Përveç Ekipit Qendror dhe vëzhguesve afatgjatë, ditën e nesërme 38 vëzhgues afatshkurtër do të shpërndahen në të gjithë vendin për të vëzhguar dhe vlerësuar procesin e  votimit, numërimit dhe tabelimit të rezultateve.  MNVZ-ja do të paraqesë gjetjet dhe konkluzionet paraprake pas ditës së zgjedhjeve, të hënën me datë 31 gusht 2020.

Koalicioni për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara (KRIIK), si anëtar i ENEMO-s dhe i Sekretariatit Drejtues të saj për mandatin e dytë radhazi, vazhdon të kontribuojë me përkushtim në nxitjen dhe realizimin e sa më shumë misioneve ndërkombëtare të vëzhgimit, duke angazhuar ndër të tjera edhe aktivistët apo bashkëpunëtorët e vet në role të ndryshme të MNVZ-ve, nga vëzhgues afatshkurtër deri në drejtues të misioneve të vëzhgimit. 

Ky kontribut vullnetar i KRIIK, aktivistëve dhe bashkëpunëtorëve të tij, bëhet me bindjen e thellë se këto misione janë jo vetëm një kontribut i rëndësishëm i angazhimit qytetar për forcimin e demokracisë në Europën Lindore, e veçanërisht në vendet e Ballkanit Perëndimor, por edhe si një mundësi më shumë për rritjen e kapaciteteve dhe të ekspertizës monitoruese e advokuese të aktivistëve të angazhuar dhe të vetë organizatave të rrjetit, në mbrojtje të zgjedhjeve të lira dhe të integritetit të plotë të proceseve zgjedhore.

Edhe në Misionin e nesërm të Vëzhgimit në Mal të Zi, KRIIK ka angazhuar gjashtë aktivistë dhe bashkëpunëtorë të tij, ndërkohë që po përgatitet që, sërish në kuadër të ENEMO-s, të angazhojë grupe të tjera aktivistësh edhe për vëzhgimin e Zgjedhjeve Lokale në Ukrainë dhe atyre presidenciale në Moldavi që do të zhvillohen këtë vjeshtë. 

Ky Mision Ndërkombëtar Vëzhgimi dhe Misionet e Vëzhgimit të Zgjedhjeve në tërësi, veçanërisht ato vendore, në gjykimin e KRIIK, marrin një vlerë të shtuar dhe përbëjnë një domosdoshmëri më shumë, në kushtet e rrezikut të pandemisë globale dhe rrezikut të shtuar për cënim të vlerave dhe lirive të demokracisë dhe të drejtave të njeriut që po evidentohen rrezikshëm prej qasjeve autoritariste të qeverive dhe mazhorancave politike në pushtet, veçanërisht në vendet me demokraci në rritje apo në tranzicion.

Tiranë, më 29 Gusht 2020!

Shkarko Njoftimin për Shtyp në formatin .pdf   KËTU .

Zgjedhje 2025

Shpenzime për reklama politike në Facebook dhe Instagram

Postime Së Fundi

  • ZGJEDHJET PËR KUVENDIN E SHQIPËRISË, 11 MAJ 2025 – DEKLARATA E GJETJEVE DHE KONKLUZIONEVE PARAPRAKE 12 Maj, 2025
  • DEKLARATË – Pjesëmarrja aktive e të gjithë qytetarëve përgjatë procesit zgjedhor të nesërm dhe zbatimi i plotë e me efikasitet i Ligjit prej aktorëve institucionalë, domosdoshmëri jetike për standardet demokratike të vendit 10 Maj, 2025

Postime sipas kategorive

  • Deklarata
  • Denoncime
  • Letra të hapura
  • Qëndrime Publike
  • Raporte
  • Rekomandime
  • Të tjera
  • Zgjedhje Parlamentare 2025
  • Zgjedhje Vendore 2023

KRIIK Facebook

KRIIK ALBANIA

https://www.youtube.com/watch?v=42GUUeDEODc&t=428s

KRIIK Tweets

Follow us

Arkiva

  • Maj 2025 (14)
  • Prill 2025 (11)
  • Mars 2025 (5)
  • Shkurt 2025 (16)
  • Janar 2025 (3)
  • Dhjetor 2024 (5)
  • Nëntor 2024 (3)
  • Tetor 2024 (4)
  • Shtator 2024 (2)
  • Gusht 2024 (4)
  • Korrik 2024 (1)
  • Mars 2024 (1)
  • Shkurt 2024 (1)
  • Janar 2024 (1)
  • Dhjetor 2023 (1)
  • Tetor 2023 (2)
  • Shtator 2023 (2)
  • Gusht 2023 (3)
  • Korrik 2023 (3)
  • Qershor 2023 (1)
  • Maj 2023 (10)
  • Prill 2023 (20)
  • Mars 2023 (8)
  • Shkurt 2023 (5)
  • Janar 2023 (9)
  • Dhjetor 2022 (1)
  • Nëntor 2022 (5)
  • Tetor 2022 (1)
  • Gusht 2022 (1)
  • Qershor 2022 (1)
  • Prill 2022 (1)
  • Mars 2022 (1)
  • Shkurt 2022 (1)
  • Maj 2021 (1)
  • Prill 2021 (10)
  • Mars 2021 (2)
  • Janar 2021 (1)
  • Dhjetor 2020 (3)
  • Nëntor 2020 (1)
  • Tetor 2020 (4)
  • Shtator 2020 (1)
  • Gusht 2020 (1)
  • Korrik 2020 (2)
  • Qershor 2020 (1)
  • Maj 2020 (1)
  • Gusht 2019 (1)
  • Korrik 2019 (1)
  • Maj 2019 (2)
  • Prill 2019 (1)

Postime Së Fundi

  • ZGJEDHJET PËR KUVENDIN E SHQIPËRISË, 11 MAJ 2025 – DEKLARATA E GJETJEVE DHE KONKLUZIONEVE PARAPRAKE 12 Maj, 2025
  • DEKLARATË – Pjesëmarrja aktive e të gjithë qytetarëve përgjatë procesit zgjedhor të nesërm dhe zbatimi i plotë e me efikasitet i Ligjit prej aktorëve institucionalë, domosdoshmëri jetike për standardet demokratike të vendit 10 Maj, 2025
  • DENONCIM Nr. 31  – Lidhur me thyerjen e heshtjes zgjedhore nga disa parti politike, kandidatë dhe media online* 10 Maj, 2025
Gusht 2020
H M M E P S D
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31  
« Kor   Sht »
©2025 KRIIK | Built using WordPress and Responsive Blogily theme by Superb