Skip to content
KRIIK

KRIIK

Koalicioni per Reforma, Integrim dhe Institucione te Konsoliduara

Menu
  • Kreu
  • Kush jemi?
  • Çfarë bëjmë
    • Integriteti i zgjedhjeve
      • Zgjedhje Parlamentare 2025
      • Zgjedhje Vendore 2023
      • Zgjedhje Parlamentare 2021
      • Zgjedhje Vendore 2019
      • Hapja e të dhënave zgjedhore
    • Transparenca dhe llogaridhënia
    • Të drejtat e njeriut dhe siguria njerëzore
    • Demokracia e drejtpërdrejtë
    • Programi i Leadership-it
  • Kontakt
  • Shqip
    • Shqip
    • English
Menu

Pas përmbylljes së tekstit ligjor të Reformës Zgjedhore, koha për t’i kushtuar vëmendje gjendjes institucionale në vend

Posted on 3 Korrik, 202028 Dhjetor, 2020 by KRIIK

NJOFTIM PER SHTYP

Më datë 3 Korrik 2020, Koalicioni për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara me publikoi DEKLARATËN “Pas përmbylljes së tekstit ligjor të Reformës Zgjedhore, koha për t’i kushtuar vëmendje gjendjes institucionale në vend”.

Pas konkretizimit të vullnetit të përbashkët politik, në tekstin ligjor të amendimeve të Kodit Zgjedhor në zbatim të Marrëveshjes Politike të 5 qershorit 2020 dhe pas depozitimit dy ditë më parë të tij pranë Komisionit të Ligjeve në Kuvend,  KRIIK, nëpërmjet kësaj Deklarate, sjell në vëmendje të aktorëve politikë dhe vendimmarrës, se është koha për t’iu kushtuar një problematike po aq madhore, gjendjes institucionale në vend.

Ky konkluzion vjen si pasojë e konkludimit të një monitorimi më shumë se 16 mujor, mbi ecurinë politiko-institucionale që i parapriu, shoqëroi dhe pas-solli procesi i 30 Qershorit 2019, ecuri e cila u ndoq si një përvojë laboratorike në analizimin e kapacitetit ligjor dhe institucional për mbarëvajtjen e proceseve zgjedhore me integritet.

RAPORTI I MONITORIMIT “Sjellja ligjore dhe institucionale e institucioneve dhe aktorëve të përfshirë në procesin zgjedhor të 30 qershorit 2019” që bëhet publik së bashku me këtë Deklaratë,  vjen në frymën e një auditimi post zgjedhor të ecurisë proceduriale dhe sjelljes institucionale, të cilin KRIIK e ka advokuar si një instrument të rëndësishëm në garantimin e integritetit zgjedhor.

Në konkluzion të Këtij Raporti,  definohet se çdo rrethanë e realitetit ligjor-institucional paraqitet e nënshtruar ndaj vullneteve të establishmentit politik.  Madje, konstatohet se tërë mekanizmi shtetëror manifeston një sjellje institucionale dhe një zbatim të ligjit në funksion të dinamikave bi-partizane.

Në konsideratën e KRIIK, kjo gjendje e kapacitetit ligjor-institucional paraqitet si përgjegjësi direkte e tërë establishmentit politik dhe rëndon në jetët e tërë qytetarëve shqiptarë.

Si e tillë, nevojitet një zgjatim i kësaj dakordësie politike për një reformim madhor dhe integral të mekanizmit, si një sfidë më vetë, përtej zgjedhjeve që priten.

Kjo reformë, asesi, nuk mund të mendohet si e përciptë dhe dritëshkurtër, por nevojitet të jetë një proces afatgjatë, i mirëmenduar dhe radikal.

Në ekspertizën e KRIIK, kjo reformë duhet të ndërmarrë masa radikale që nga rritja domosdoshmërisht e transparencës së institucioneve, e deri tek ridimensionimi i administratës zgjedhore. 

Ky proces ridimensionimi, nevojitet të sillet me objekt jo vetëm ndërtimin e një administratë jo-politike, por të shkohet deri tek realiteti ku “barra e provës” në drejtësinë zgjedhore t’i kalojë vetë kësaj administrate.

Në përfundim, sillet në kujtesë se në funksion të amendimeve që priten të miratohen, shumë shpejt do të kryhet edhe emërimi i anëtarëve të tre strukturave të reja zgjedhore në zhbërje të trupës së KQZ-së aktuale.

Në përzgjedhjen e kandidaturave nxiten të gjithë aktorët politikë e vendimmarrës, të kenë parasysh sjelljen e kritikueshme në vijimësi të anëtarësisë së trupave të KQZ-së, madje edhe përvojat e praktikat e deritanishme të ligjzbatimit dhe integritetit institucional të sjellë në vëmendje të opinionit publik edhe nëpërmjet këtij Raporti Monitorimi 16 mujor,  në mënyrë që të ndërtohet një proces garimi dhe filtrimi i barabartë, me standarde rigoroze vlerësimi në raport me integritetin profesional dhe atë personal në raport me ligjin dhe institucionet.

DEKLARATËN e plotë në formatin .pdf mund ta shkarkoni KËTU.

Gjithashtu, RAPORTIN E MONITORIMIT mbi sjelljen ligjore dhe institucionale përgjatë periudhës nëntor 2018 – shkurt 2020, mund ta shkarkoni KËTU.

Tiranë, më 3 korrik 2020! 

Zgjedhje 2025

Shpenzime për reklama politike në Facebook dhe Instagram

Postime Së Fundi

  • ZGJEDHJET PËR KUVENDIN E SHQIPËRISË, 11 MAJ 2025 – DEKLARATA E GJETJEVE DHE KONKLUZIONEVE PARAPRAKE 12 Maj, 2025
  • DEKLARATË – Pjesëmarrja aktive e të gjithë qytetarëve përgjatë procesit zgjedhor të nesërm dhe zbatimi i plotë e me efikasitet i Ligjit prej aktorëve institucionalë, domosdoshmëri jetike për standardet demokratike të vendit 10 Maj, 2025

Postime sipas kategorive

  • Deklarata
  • Denoncime
  • Letra të hapura
  • Qëndrime Publike
  • Raporte
  • Rekomandime
  • Të tjera
  • Zgjedhje Parlamentare 2025
  • Zgjedhje Vendore 2023

KRIIK Facebook

KRIIK ALBANIA

https://www.youtube.com/watch?v=42GUUeDEODc&t=428s

KRIIK Tweets

Follow us

Arkiva

  • Maj 2025 (14)
  • Prill 2025 (11)
  • Mars 2025 (5)
  • Shkurt 2025 (16)
  • Janar 2025 (3)
  • Dhjetor 2024 (5)
  • Nëntor 2024 (3)
  • Tetor 2024 (4)
  • Shtator 2024 (2)
  • Gusht 2024 (4)
  • Korrik 2024 (1)
  • Mars 2024 (1)
  • Shkurt 2024 (1)
  • Janar 2024 (1)
  • Dhjetor 2023 (1)
  • Tetor 2023 (2)
  • Shtator 2023 (2)
  • Gusht 2023 (3)
  • Korrik 2023 (3)
  • Qershor 2023 (1)
  • Maj 2023 (10)
  • Prill 2023 (20)
  • Mars 2023 (8)
  • Shkurt 2023 (5)
  • Janar 2023 (9)
  • Dhjetor 2022 (1)
  • Nëntor 2022 (5)
  • Tetor 2022 (1)
  • Gusht 2022 (1)
  • Qershor 2022 (1)
  • Prill 2022 (1)
  • Mars 2022 (1)
  • Shkurt 2022 (1)
  • Maj 2021 (1)
  • Prill 2021 (10)
  • Mars 2021 (2)
  • Janar 2021 (1)
  • Dhjetor 2020 (3)
  • Nëntor 2020 (1)
  • Tetor 2020 (4)
  • Shtator 2020 (1)
  • Gusht 2020 (1)
  • Korrik 2020 (2)
  • Qershor 2020 (1)
  • Maj 2020 (1)
  • Gusht 2019 (1)
  • Korrik 2019 (1)
  • Maj 2019 (2)
  • Prill 2019 (1)

Postime Së Fundi

  • ZGJEDHJET PËR KUVENDIN E SHQIPËRISË, 11 MAJ 2025 – DEKLARATA E GJETJEVE DHE KONKLUZIONEVE PARAPRAKE 12 Maj, 2025
  • DEKLARATË – Pjesëmarrja aktive e të gjithë qytetarëve përgjatë procesit zgjedhor të nesërm dhe zbatimi i plotë e me efikasitet i Ligjit prej aktorëve institucionalë, domosdoshmëri jetike për standardet demokratike të vendit 10 Maj, 2025
  • DENONCIM Nr. 31  – Lidhur me thyerjen e heshtjes zgjedhore nga disa parti politike, kandidatë dhe media online* 10 Maj, 2025
Korrik 2020
H M M E P S D
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  
« Qer   Gus »
©2025 KRIIK | Built using WordPress and Responsive Blogily theme by Superb