Skip to content
KRIIK

KRIIK

Koalicioni per Reforma, Integrim dhe Institucione te Konsoliduara

Menu
  • Kreu
  • Kush jemi?
  • Çfarë bëjmë
    • Integriteti i zgjedhjeve
      • Zgjedhje Parlamentare 2025
      • Zgjedhje Vendore 2023
      • Zgjedhje Parlamentare 2021
      • Zgjedhje Vendore 2019
      • Hapja e të dhënave zgjedhore
    • Transparenca dhe llogaridhënia
    • Të drejtat e njeriut dhe siguria njerëzore
    • Demokracia e drejtpërdrejtë
    • Programi i Leadership-it
  • Kontakt
  • Shqip
    • Shqip
    • English
Menu

30 Qershori si dështim i klasës politike dhe kërcënim ndaj demokracisë!

Posted on 23 Gusht, 201928 Dhjetor, 2020 by KRIIK

NJOFTIM PER SHTYP

Koalicioni për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara (KRIIK Albania) ka ndjekur në vijueshmëri, që prej miratimit të Kodit Zgjedhor të vitit 2008, proceset zgjedhore dhe proceset institucionale të lidhura me to.

Më datë 23 Gusht 2019, KRIIK publikoi QENDRIMIN PUBLIK “30 Qershori si dështim i klasës politike dhe kërcënim ndaj demokracisë” me anë të të cilit evidenton se Procesi i 30 Qershorit 2019, i konsideruar “Zgjedhje” apo “Votime”, ka passjellë tanimë mandatimin e qeverisjes vendore të re, pavarësisht se është e pamundur të vlerësohet si një proces zgjedhor ku u evidentua shprehja e vullnetit të lirë e demokratik. Kjo për shkak se, ndër të tjera, u shënua një administrim totalisht i njëanshëm politik me shkelje jo të pakta ligjore, si dhe rezultoi realisht një proces gati tërësisht pa garim duke përbërë kështu de facto një emërim politik të qeverisjes vendore.

Në konsideratën e KRIIK, në vijueshmëri të monitorimit të kryer për rreth një dekadë,  ky proces i ashtuquajtur zgjedhor shënoi përmbylljen e një serie dështimesh të klasës politike vendase, ku ky dështim i fundit i faturoi vendit edhe dështimin në tre përpjekje madhore institucionale:  –mungesë të kapacitetit ligjor-institucional për të mbajtur zgjedhje me integritet;  – zhbërjen e qeverisjes vendore si një pushtet i decentralizuar si dhe  – pamundësinë e një dialogu serioz politiko-institucional, mungesa e të cilit ka sjellë radikalizimin e përballjes politike duke u përpjekur për të instaluar një krizë kushtetuese permanente.

Evidentohet,  ndër të tjera, se dëmi më i parë i përvojës zgjedhore të 30 Qershorit, por edhe i precedentëve të tjerë negativë të vendosur përgjatë proceseve të mëparshme zgjedhore, është zhbërja definitive e tërë kuadrit ligjor përkatës, institucioneve përgjegjëse dhe traditës zgjedhore sipas Kodit Zgjedhor të vitit 2008.

Gjithashtu, me këtë “proces zgjedhor”, “u hodh në erë” edhe mekanizmi i kundër-balancimit politik, praktikisht bi-partizan, në mbarëvajtjen zgjedhore si dhe u vendosën disa precedentë të tjerë.

Mekanizmi kushtetues i Republikës së Shqipërisënë thelbin e tij duket tashmë i pajetë, sepse pas 30 Qershorit rotacioni mekanik zgjedhor, po orientohet drejt një rotacioni mirëfilltazi autokratik, me një “biletë dyshe” qeverisje qendrore-vendore së bashku. Projektimi shtetformues i një demokracie liberale kushtetuese banalizohet kështu në një dyluftim elektoral ku “fituesi i merr të gjitha”.

Nga ana tjetër, KRIIK ngre shqetësimin se vertikalizimi i pushtetit pa prezencë opozitare, në kontekstin vendas të ligjzbatimit dhe sjelljes institucionale, paraqet një rrezik shumë të lartë për qeverisjen vendore

Në gjykimin e KRIIK, është e nevojshme, që në situatën aktuale, për hir të nulizimit të precedentëve absurdë dhe antiligjorë të vendosur tanimë,  të merret në konsideratë shkrirja e trupës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe e Kolegjit Zgjedhor, si dhe nisja e punës për hartimin e një Kodi Zgjedhor të ri.

KRIIK gjithashtu sjell në vëmendje dhe iu bën thirrje të gjithë aktorëve se Zgjedhjet e 30 Qershorit 2019, për aq sa meritojnë të quhen të tilla, nuk mund të jenë në asnjë rast laku që të mbajë peng shoqërinë dhe institucionet shqiptare në një spirale të krizës kushtetuese dhe të një retorike radikale.

Në gjykimin e KRIIK, tanimë,  pikëpyetjet dhe kundërshtitë mbi 30 Qershorin duhet të ndjekin rrugët institucionale, në pritje të shqyrtimit prej Gjykatës Kushtetuese, me tërë efektet që mund të passjellë ky shqyrtim.

Klasës politike i mbetet përgjegjësia e lartë kombëtare të tregohet e maturuar, të nisë pa vonesë dialogun e të gjejë kompromisin dhe zgjidhjen e duhur për vendin dhe të ardhmen e demokracisë.

Njëkohësisht, mbetet sfidë dhe detyrë për të angazhimi maksimalisht për realizimin e Reformës në Drejtësi dhe për nisjen e një Reforme Zgjedhore gjithëpërfshirëse, ashtu sikundër mbetet e domosdoshme që të shprehet dhe të angazhohet fortë dhe qartë në luftën pa kompromis kundër korrupsionit të çdo niveli dhe krimit të organizuar.

Në përfundim, theksohet se e tashmja dhe ardhmja e qytetarëve shqiptarë pas 3 dekadave nuk mund të jetë në pritje të dakordësive politike, apo më keq të atyre që rezultojnë të jenë “pazare” politike.

Nëse klasa politike aktuale është e paaftë së paku të prodhojë dialog serioz politik e institucional të mbështetur në parime, pa përmendur domosdoshmërinë për institucione të forta apo përmirësimin e cilësisë së jetësës së qytetarëve, fati i kësaj klase politike duhet të jetë tërheqja apo largimi.

Shkarko Dokumentin

Download

Zgjedhje 2025

Shpenzime për reklama politike në Facebook dhe Instagram

Postime Së Fundi

  • ZGJEDHJET PËR KUVENDIN E SHQIPËRISË, 11 MAJ 2025 – DEKLARATA E GJETJEVE DHE KONKLUZIONEVE PARAPRAKE 12 Maj, 2025
  • DEKLARATË – Pjesëmarrja aktive e të gjithë qytetarëve përgjatë procesit zgjedhor të nesërm dhe zbatimi i plotë e me efikasitet i Ligjit prej aktorëve institucionalë, domosdoshmëri jetike për standardet demokratike të vendit 10 Maj, 2025

Postime sipas kategorive

  • Deklarata
  • Denoncime
  • Letra të hapura
  • Qëndrime Publike
  • Raporte
  • Rekomandime
  • Të tjera
  • Zgjedhje Parlamentare 2025
  • Zgjedhje Vendore 2023

KRIIK Facebook

KRIIK ALBANIA

https://www.youtube.com/watch?v=42GUUeDEODc&t=428s

KRIIK Tweets

Follow us

Arkiva

  • Maj 2025 (14)
  • Prill 2025 (11)
  • Mars 2025 (5)
  • Shkurt 2025 (16)
  • Janar 2025 (3)
  • Dhjetor 2024 (5)
  • Nëntor 2024 (3)
  • Tetor 2024 (4)
  • Shtator 2024 (2)
  • Gusht 2024 (4)
  • Korrik 2024 (1)
  • Mars 2024 (1)
  • Shkurt 2024 (1)
  • Janar 2024 (1)
  • Dhjetor 2023 (1)
  • Tetor 2023 (2)
  • Shtator 2023 (2)
  • Gusht 2023 (3)
  • Korrik 2023 (3)
  • Qershor 2023 (1)
  • Maj 2023 (10)
  • Prill 2023 (20)
  • Mars 2023 (8)
  • Shkurt 2023 (5)
  • Janar 2023 (9)
  • Dhjetor 2022 (1)
  • Nëntor 2022 (5)
  • Tetor 2022 (1)
  • Gusht 2022 (1)
  • Qershor 2022 (1)
  • Prill 2022 (1)
  • Mars 2022 (1)
  • Shkurt 2022 (1)
  • Maj 2021 (1)
  • Prill 2021 (10)
  • Mars 2021 (2)
  • Janar 2021 (1)
  • Dhjetor 2020 (3)
  • Nëntor 2020 (1)
  • Tetor 2020 (4)
  • Shtator 2020 (1)
  • Gusht 2020 (1)
  • Korrik 2020 (2)
  • Qershor 2020 (1)
  • Maj 2020 (1)
  • Gusht 2019 (1)
  • Korrik 2019 (1)
  • Maj 2019 (2)
  • Prill 2019 (1)

Postime Së Fundi

  • ZGJEDHJET PËR KUVENDIN E SHQIPËRISË, 11 MAJ 2025 – DEKLARATA E GJETJEVE DHE KONKLUZIONEVE PARAPRAKE 12 Maj, 2025
  • DEKLARATË – Pjesëmarrja aktive e të gjithë qytetarëve përgjatë procesit zgjedhor të nesërm dhe zbatimi i plotë e me efikasitet i Ligjit prej aktorëve institucionalë, domosdoshmëri jetike për standardet demokratike të vendit 10 Maj, 2025
  • DENONCIM Nr. 31  – Lidhur me thyerjen e heshtjes zgjedhore nga disa parti politike, kandidatë dhe media online* 10 Maj, 2025
Gusht 2019
H M M E P S D
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031  
« Kor   Maj »
©2025 KRIIK | Built using WordPress and Responsive Blogily theme by Superb