{"id":626,"date":"2020-12-21T19:17:25","date_gmt":"2020-12-21T18:17:25","guid":{"rendered":"https:\/\/kriik.al\/home\/?p=626"},"modified":"2020-12-28T20:18:22","modified_gmt":"2020-12-28T19:18:22","slug":"opinion-mbi-projekt-vendimin-p%d1%91r-rregullat-pe%cc%88r-raportimin-e-veprimtarive-me-karakter-publik-te%cc%88-institucioneve-publike-agjencive-dhe-ose-nde%cc%88rmarrjeve-shtete%cc%88rore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/kriik.al\/home\/2020\/12\/21\/opinion-mbi-projekt-vendimin-p%d1%91r-rregullat-pe%cc%88r-raportimin-e-veprimtarive-me-karakter-publik-te%cc%88-institucioneve-publike-agjencive-dhe-ose-nde%cc%88rmarrjeve-shtete%cc%88rore\/","title":{"rendered":"OPINION Mbi Projekt-vendimin   \u201cP\u0451r rregullat pe\u0308r raportimin e veprimtarive me karakter publik te\u0308 institucioneve publike, agjencive dhe\/ose nde\u0308rmarrjeve shtete\u0308rore, kategorite\u0308 e veprimtarive te\u0308 ndaluara, si dhe monitorimin e veprimtaris\u00eb, sjelljes dhe p\u00ebrdorimit t\u00eb burimeve njer\u00ebzore, financiare dhe logjistike t\u00eb administrat\u00ebs shtet\u00ebrore para zgjedhjeve\u201d"},"content":{"rendered":"\n<hr class=\"wp-block-separator is-style-wide\"\/>\n\n\n\n<p>Koalicioni p\u00ebr Reforma Integrim dhe Institucione t\u00eb\nKonsoliduara (KRIIK Albania) p\u00ebrcjell\nopinionin e tij mbi projekt-vendimin <em>\u201cP\u0451r rregullat p\u00ebr raportimin e\nveprimtarive me karakter publik t\u00eb institucioneve publike, agjencive dhe\/ose\nnd\u00ebrmarrjeve shtet\u00ebrore, kategorit\u00eb e veprimtarive t\u00eb ndaluara, si dhe\nmonitorimin e veprimtaris\u00eb, sjelljes dhe p\u00ebrdorimit t\u00eb burimeve njer\u00ebzore,\nfinanciare dhe logjistike t\u00eb administrat\u00ebs shtet\u00ebrore para zgjedhjeve\u201d &nbsp;<\/em>duke shprehur s\u00eb pari p\u00ebrg\u00ebzimet e tij p\u00ebr\nrolin aktiv t\u00eb Komisionit Qendror t\u00eb Zgjedhjeve (KQZ) n\u00eb rregullimin e ndjekjes\ns\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb administrat\u00ebs shtet\u00ebrore p\u00ebrgjat\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore dhe\nperiudh\u00ebn pararend\u00ebse. <\/p>\n\n\n\n<p>Gjithashtu\n<strong>shprehen vler\u00ebsime p\u00ebr draftin e p\u00ebrgatitur dhe reflektimin n\u00eb t\u00eb t\u00eb sugjerimeve\nt\u00eb marra nga procesi konsultues<\/strong>, si dhe p\u00ebr relacionin e p\u00ebrgatitur e argumentimin\ne b\u00ebr\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb sugjerimeve t\u00eb b\u00ebra nga aktor\u00ebt e tjer\u00eb politik\u00eb ose jo.\n<\/p>\n\n\n\n<p>KRIIK\nriorganizoi materialin e p\u00ebrgatitur<a href=\"#_ftn1\">[1]<\/a> dhe pasi\nkonsultoi draftin e p\u00ebrdit\u00ebsuar t\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb p\u00ebr seanc\u00ebn e mbledhjes s\u00eb dat\u00ebs\n22 dhjetor, ju paraqet konsideratat e tij lidhur me k\u00ebt\u00eb projekt-akt.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb\nparantez\u00eb, KRIIK sjell n\u00eb v\u00ebmendje se p\u00ebrdorimi i burimeve shtet\u00ebrore n\u00eb\nfunksion t\u00eb fushatave zgjedhore ka qen\u00eb dhe <strong>mbetet nj\u00eb problematik\u00eb madhore<\/strong>\np\u00ebr realitetin dhe demokracin\u00eb ton\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p><strong>Sofistikimi i k\u00ebtij fenomeni dhe ve\u00e7an\u00ebrisht sistemi i patronazhit politik\nt\u00eb ngritur, k\u00ebrkon kontributin dhe nd\u00ebrveprimin e t\u00eb gjith\u00eb aktor\u00ebve<\/strong> dhe t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve p\u00ebr \u00e7lirimin e vullnetit t\u00eb\nvotuesit nga detyrimi apo \u00e7do ndikim tjet\u00ebr i paligjsh\u00ebm n\u00eb abuzim t\u00eb\nadministrimit dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsive shtet\u00ebrore e publike t\u00eb marra p\u00ebrsip\u00ebr. <\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrsa\ni p\u00ebrket \u00e7\u00ebshtjeve specifike q\u00eb p\u00ebrmbahen n\u00eb akt, parashtrohet se ky akt si dhe\nsjellja e KQZ-s\u00eb n\u00eb vijim\u00ebsi nevojitet <strong>t\u00eb ndjek\u00eb nj\u00eb frym\u00eb sa m\u00eb\nnd\u00ebrvepruese me institucione t\u00eb tjera<\/strong>. &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb\nshum\u00eb raste KRIIK ka shprehur qendrimin e tij se institucioni i KQZ-s\u00eb \u00ebsht\u00eb i\nmbingarkuar n\u00eb tagra ligjor\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vuan nga nj\u00eb administrat\u00eb e kufizuar\nn\u00eb num\u00ebr dhe ekspertiz\u00eb.&nbsp; Gjithashtu edhe\nnumri i instrumentave ligjor\u00eb q\u00eb i jan\u00eb atribuar \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr i kufizuar n\u00eb\nzbatimin e tagrave t\u00eb ngarkuar.<\/p>\n\n\n\n<p>M\u00eb\nkonkretisht, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nxitet nd\u00ebrveprimi n\u00eb t\u00eb ardhmen edhe me institucione\nt\u00eb tjera p\u00ebrgjegj\u00ebse q\u00eb ndjekin veprimtarin\u00eb e administrat\u00ebs publike n\u00eb\nperiudh\u00ebn q\u00eb paraprin, p\u00ebrgjat\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore, apo edhe pas zgjedhjeve\nderi n\u00eb formimin e qeveris\u00eb s\u00eb re, si psh. Komisioneri p\u00ebr Mbik\u00ebqyrjen e\nSh\u00ebrbimit Civil, Komisioneri p\u00ebr Mbrojtjen nga Diskriminimi apo Kontrolli i\nLart\u00eb i Shtetit. <\/p>\n\n\n\n<p>Duke\nmarr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb gravitetin e \u00e7\u00ebshtjes q\u00eb trajtohet dhe pa referuar k\u00ebtu\necurin\u00eb penale t\u00eb shkeljeve zgjedhore, nevojitet nj\u00eb funksionim unison i t\u00ebr\u00eb\nhallkave administrative q\u00eb ky mekaniz\u00ebm t\u00eb jet\u00eb funksional, i besuesh\u00ebm dhe t\u00eb jap\u00eb\nkontributin e tij konkret n\u00eb mbar\u00ebvajtjen e procesit zgjedhor.<\/p>\n\n\n\n<p>Duke\nu ndalur n\u00eb vijim specifikisht tek draft-vendimi, sugjerohet q\u00eb akti n\u00eb vetvete\nt\u00eb orientoj\u00eb, s\u00eb pari, <strong>drejt nj\u00eb mekanizmi parandalues<\/strong> dhe dinamik me\npenalizimin e shkeljeve. &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Ngritja\ne nj\u00eb mekanizmi q\u00eb nuk do sh\u00ebrbente n\u00eb parandalimin e shkeljeve dhe mund t\u00eb\npassillte penalitete si q\u00ebllim n\u00eb vetvete, nuk do t\u00eb sh\u00ebrbente n\u00eb q\u00ebllimin e\nlegjislatorit dhe as t\u00eb trajtimit t\u00eb duhur t\u00eb fenomenit, pra t\u00eb moslejimit t\u00eb\nsjelljes institucionale me efekt elektoral. <\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb\nk\u00ebndv\u00ebshtrim sugjerohet q\u00eb pas miratimit t\u00eb aktit, KQZ-ja t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb nj\u00eb\nfushat\u00eb t\u00eb gjer\u00eb informuese, jo vet\u00ebm ne funksion t\u00eb informimit t\u00eb punonj\u00ebsve t\u00eb\nadministrat\u00ebs dhe mb\u00ebshtet\u00ebsve t\u00eb subjekteve zgjedhore, por n\u00eb ve\u00e7anti p\u00ebr t\u00eb\nmir\u00ebinformuar qytetar\u00ebt mbi ndalimet e parashikuara dhe funksionalitetin e\nmekanizmit, duke nxitur k\u00ebshtu aktivizimin dhe pjes\u00ebmarrjen e tyre. <\/p>\n\n\n\n<p>Gjithashtu,\nevidentohet nj\u00eb num\u00ebr i lart\u00eb i institucioneve raportuese veprimtaria\ninstitucionale e t\u00eb cilave do t\u00eb monitorohet, ndaj <strong>sugjerohet ngritja e nj\u00eb\nstrukture specifike n\u00eb KQZ <\/strong>p\u00ebr ndjekjen e ecuris\u00eb raportuese dhe p\u00ebr\nkoordinimin e tij.<\/p>\n\n\n\n<p>M\u00eb\nposht\u00eb vijojn\u00eb disa komente dhe sugjerime duke iu referuar dispozitave\np\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb draft-vendimit t\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb:<\/p>\n\n\n\n<p><strong>a. P\u00ebrkufizime<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><em>i. Neni 2<a href=\"#_ftn2\"><strong>[2]<\/strong><\/a>,\npika b.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb\np\u00ebrkufizmin e veprimtarive publike caktohet si t\u00eb tilla t\u00eb gjitha veprimtarit\u00eb\nq\u00eb jan\u00eb t\u00eb hapura p\u00ebr pjes\u00ebmarrjen e publikut apo t\u00eb medias. <\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrkufizim\nky relativisht i plot\u00eb, por gjykohet se l\u00eb pa adresuar <strong>mbulimin q\u00eb b\u00ebjn\u00eb vet\u00eb\ninstitucionet n\u00eb rrjetet sociale<\/strong> n\u00ebp\u00ebrmjet faqeve apo profile q\u00eb kan\u00eb n\u00eb\nk\u00ebto rrjete, apo edhe <strong>n\u00eb faqet e tyre zyrtare t\u00eb internetit<\/strong>. <\/p>\n\n\n\n<p>Duke\nmarr\u00eb parasysh shikueshm\u00ebrin\u00eb dhe numrin e lart\u00eb t\u00eb sot\u00ebm t\u00eb p\u00ebrdoruesve,\ngjykohet se p\u00ebrkufizimi duhet t\u00eb adresoj\u00eb edhe k\u00ebt\u00eb natyr\u00eb t\u00eb veprimtarive q\u00eb\nmund t\u00eb marrin institucionet.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>b. Veprimtari t\u00eb ndaluara dhe t\u00eb lejuara, <\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><em>i. Neni 3, pika 1, paragrafi 1.1 <a href=\"#_ftn3\"><strong>[3]<\/strong><\/a>,<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>Rregullimi\nlejon aktivitetet me efekt elektoral, mjafton q\u00eb ato t\u00eb jen\u00eb parashikuar \u201csipas\nplanit buxhetor t\u00eb miratuar\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb\ngjykimin e KRIIK, <strong>KQZ-ja duhet ta ndaloj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb plot\u00eb veprimtarit\u00eb\npublike p\u00ebrgjat\u00eb 4 mujorit q\u00eb i paraprin zgjedhjeve<\/strong>. <\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb\nnga q\u00ebllimet kryesore t\u00eb rregullimit q\u00eb po nd\u00ebrmerret \u00ebsht\u00eb t\u00eb kufizohet\nvullneti i qeveris\u00eb p\u00ebr t\u00eb favorizuar veten n\u00eb gar\u00ebn elektorale.&nbsp; <\/p>\n\n\n\n<p>Mazhoranca\nqeveris\u00ebse s\u2019duhet t\u00eb ler\u00eb nd\u00ebrmarrjen e reformave apo aktiviteteve me impakt\nt\u00eb gjer\u00eb publik n\u00eb kat\u00ebr muajt e fundit p\u00ebrpara zgjedhjeve, pasi kjo p\u00ebrb\u00ebn\nqartazi nj\u00eb strategji e past\u00ebr elektorale.<\/p>\n\n\n\n<p>Ky\nfakt nuk mund t\u00eb anashkalohet me argumentin se \u00ebsht\u00eb parlamenti pluralist ai q\u00eb\nka shqyrtuar e aprovuar buxhetin vjetor dhe veprimtarin\u00eb e qeveris\u00eb. Kjo nuk p\u00ebrb\u00ebn\nn\u00eb asnj\u00eb rast garanci, p\u00ebrkundrazi. N\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur taktika t\u00eb\ntilla elektorale n\u00eb sigurimin e nj\u00eb mandati tjet\u00ebr qeveris\u00ebs, taktika t\u00eb tilla nxisin\nedhe fenomene t\u00eb tjera t\u00eb pap\u00eblqyeshme p\u00ebr funksionimin normal t\u00eb nj\u00eb qeverisje\ndhe shteti demokratik. <\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb\nrastin konkret t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb 25 prillit, mazhoranca aktuale qeveris\u00ebse\nmiratoi nj\u00eb buxhet vjetor si nj\u00eb buxhet i mir\u00ebfillt\u00eb elektoral, duke\nparashikuar rritje pagash, t\u00eb premtuara edhe m\u00eb par\u00eb por t\u00eb parealizuara, apo edhe\ninagurime t\u00eb banesave p\u00ebr qytetar\u00ebt e d\u00ebmtuar nga t\u00ebrmeti i vjetsh\u00ebm, t\u00eb\nparashikuara p\u00ebr t\u2019u inaguruar n\u00eb muajt n\u00eb vazhdim. <\/p>\n\n\n\n<p><em>ii. Neni 3, pika 1, paragrafi 1.2<a href=\"#_ftn4\"><strong>[4]<\/strong><\/a><\/em><\/p>\n\n\n\n<p>Parashikohet\nk\u00ebtu rrethana e fatkeq\u00ebsive natyrore apo pandemis\u00eb si p\u00ebrjashtim nga rregullimi\nq\u00eb vendoset mbi pjes\u00ebmarrjen e titullar\u00ebve n\u00eb veprimtari promovuese. <\/p>\n\n\n\n<p>Argumentohet\nse veprimtarit\u00eb publike n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb gjendjes s\u00eb fatkeq\u00ebsis\u00eb natyrore\/pandemis\u00eb\n&nbsp;nuk p\u00ebrkojn\u00eb me ato t\u00eb referuara n\u00eb\npik\u00ebn 1.1 t\u00eb nenit n\u00eb k\u00ebt\u00eb projekt vendim. <\/p>\n\n\n\n<p>Veprimtarit\u00eb\nn\u00eb p\u00ebrballje me situat\u00ebn e fatkek\u00ebsis\u00eb natyrore apo t\u00eb p\u00ebrballimit t\u00eb pandemis\u00eb\nn\u00eb asnj\u00eb rast nuk mund t\u00eb ngjajn\u00eb me veprimtari promovuese, por jan\u00eb veprimtari\nme funksion sensibilizues apo njoftues. <\/p>\n\n\n\n<p>Si\nrrjedhoj\u00eb, <strong>gjendja e fakteq\u00ebsis\u00eb natyrore \/ pandemia nuk mund t\u00eb\nkonsiderohet rrethan\u00eb p\u00ebrjashtuese<\/strong> p\u00ebr ndalimin e p\u00ebrfaq\u00ebsueve t\u00eb lart\u00eb n\u00eb\nveprimtarit\u00eb institucionale. <\/p>\n\n\n\n<p>Edhe\np\u00ebrjashtimi q\u00eb b\u00ebn Kodi Zgjedhor (Neni 91, pika 4) ndaj veprimtaris\u00eb s\u00eb\nqeveris\u00eb n\u00eb situat\u00ebn e fatek\u00ebsis\u00eb natyrore, vjen n\u00eb logjik\u00ebn e p\u00ebrgjigjies ndaj\nsituat\u00ebs s\u00eb emergjenc\u00ebs, jo si rrethan\u00eb n\u00eb vetvete.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb t\u00eb\nnj\u00ebjt\u00ebn situat\u00eb gjykojm\u00eb se ndodhet edhe parashikimi i b\u00ebr\u00eb n\u00eb fund t\u00eb k\u00ebtij\nparagrafi p\u00ebr \u201crastet kur nd\u00ebrhyrjet me projekte p\u00ebrkojn\u00eb me veprimtarit\u00eb mbrojt\u00ebse\nn\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb jet\u00ebs, sh\u00ebndetit apo pron\u00ebs\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Administrata\ndhe institucionet shtet\u00ebrore e kan\u00eb detyrim ligjor t\u00eb ofrojn\u00eb mb\u00ebshtetje dhe\nt\u00ebr\u00eb ndihm\u00ebn e nevojshme qytetar\u00ebve n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb jet\u00ebs, sh\u00ebndetit apo pron\u00ebs\ns\u00eb tyre, edhe pa propogand\u00eb dhe mediatizim t\u00eb p\u00ebrmbushjes s\u00eb detyrave t\u00eb tyre\nfunksionale. <\/p>\n\n\n\n<p><em>iii. Neni 3, pika 1, paragrafi 1.3, g\u00ebrma \u00e7<a href=\"#_ftn5\"><strong>[5]<\/strong><\/a>,<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>Rregullimi\ni parashtruar k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb nj\u00eb parashikim i sjell\u00eb prej nenit 91 pika 2 t\u00eb Kodit\nZgjedhor.<\/p>\n\n\n\n<p><em>S\u00eb pari<\/em> gjykohet t\u00eb b\u00ebhet ndarje e k\u00ebtij\nparagrafi <strong>n\u00eb dy paragraf\u00eb me parashikime specifike dhe t\u00eb qarta mbi\nadministrat\u00ebn shtet\u00ebrore dhe mbi sistemin shkollor parauniversitar<\/strong>, pasi duke\ni l\u00ebn\u00eb s\u00eb bashku parashikimi b\u00ebhet i vagullt, gjuha p\u00ebrzihet e rrjedhimisht\ndispozita nuk kuptohet qart\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrsa\ni p\u00ebrket <strong>sistemit shkollor parauniversitar duhet t\u00eb parashikohen detyrime m\u00eb\nt\u00eb forta.<\/strong> Shqip\u00ebria ka vuatjtur n\u00eb \u00e7do fushat\u00eb prej p\u00ebrdorimit t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve n\u00eb\nfushata zgjedhore p\u00ebr q\u00ebllime elektorale dhe p\u00ebrdorimit t\u00eb tyre n\u00ebp\u00ebrmjet shkollave\napo m\u00ebsuesve.<\/p>\n\n\n\n<p>Propozohet\nt\u00eb mos p\u00ebrdoren n\u00eb akt togfjal\u00ebshat \u201cp\u00ebrdorim i detyruar\u201d dhe \u201c p\u00ebrdorim i\norganizuar\u201d i nx\u00ebn\u00ebsve t\u00eb sistemit shkollor parauniversitar, pasi n\u00eb vetvete\np\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nonsens.&nbsp; <strong>Fenomeni mbetet i\nd\u00ebnuesh\u00ebm duke u mjaftuar vet\u00ebm me p\u00ebrdorimin e termit \u201cp\u00ebrdorim i nx\u00ebn\u00ebsve<\/strong>\u201d,\nt\u00eb cil\u00ebt, n\u00eb sistemin shkollor parauniversitar q\u00ebllojn\u00eb nga ana tjet\u00ebr t\u00eb jen\u00eb gati\nt\u00eb gjith\u00eb minoren\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p>Gjithashtu,\nparashikimi p\u00ebr p\u00ebrdorimin e tyre brenda orarit m\u00ebsimor dhe jasht\u00eb tij, s\u00ebrish\np\u00ebrb\u00ebn nonsens.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrsa\ni p\u00ebrket <strong>administrat\u00ebs shtet\u00ebrore, duhet qart\u00ebsuar se marrja pjes\u00eb apo\nkryerja e fushat\u00ebs prej punonj\u00ebsve t\u00eb saj gjat\u00eb orarit zyrtar \u00ebsht\u00eb e ndaluar\nme ligj<\/strong> dhe jo vet\u00ebm n\u00eb rastin kur ata detyrohen p\u00ebr di\u00e7ka t\u00eb till\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p>Gjithashtu\nduhet parashikuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb qart\u00eb q\u00eb <strong>ndalohet p\u00ebrdorimi i detyruar i tyre\npas orarit zyrtar. <\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>E nj\u00ebjta\nqasje nevojitet t\u00eb reflektohet edhe tek neni 7, pika 1, g\u00ebrma dh<a href=\"#_ftn6\">[6]<\/a>.<\/p>\n\n\n\n<p><em>iv. Neni 3, pika 2<a href=\"#_ftn7\"><strong>[7]<\/strong><\/a>,<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>Rregullimi\nndalon pjes\u00ebmarrjen e p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb lart\u00eb t\u00eb administrat\u00ebs deri n\u00eb nivelin e\n&nbsp;drejtorit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm ose e p\u00ebrfaq\u00ebsuesve\npolitik\u00eb t\u00eb ekzekutivit n\u00eb veprimtarit\u00eb publike t\u00eb institucioneve. <\/p>\n\n\n\n<p>V\u00ebrehet\nk\u00ebtu <strong>se nuk parashikohet ndalimi i eventualitetit t\u00eb pjes\u00ebmarrjes s\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesve\nt\u00eb tjer\u00eb politik\u00eb, por q\u00eb nuk jan\u00eb pjes\u00eb e ekzekutivit,<\/strong> n\u00eb veprimtarit\u00eb\npublike t\u00eb ndaluara t\u00eb institucioneve. <\/p>\n\n\n\n<p>Pjes\u00ebmarrja\ne tyre mbart efekt elektoral pa aq ose dhe m\u00eb shum\u00eb se vet\u00eb titullar\u00ebt e\ninstitucioneve t\u00eb p\u00ebrmendura.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>c. Nd\u00ebrfaqja e raportimeve, procedura dhe afatet e raportimit<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><em>i. Neni 4, pika 5<a href=\"#_ftn8\"><strong>[8]<\/strong><\/a><\/em><\/p>\n\n\n\n<p>Evidentohet\nse n\u00eb rastin e mosraportimit n\u00ebp\u00ebrmjet nd\u00ebrfaqes s\u00eb ngritur nga institucioni p\u00ebrkat\u00ebs\ndhe raportimit prej tij me email apo me post\u00eb, &nbsp;<strong>nuk parashikohet rregullimi dhe afatet p\u00ebr\npublikimin e k\u00ebtij raportimi<\/strong> n\u00eb nd\u00ebrfaqe.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>d. Hap\u00ebsirat dhe elementet e nd\u00ebrfaqes s\u00eb raportimeve<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><em>i. Neni 5<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>Evidentohet\nse n\u00eb vendim nuk parashikohet formati elektronik i postimit t\u00eb raportimit n\u00eb\nnd\u00ebrfaqen e referuar. <\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb\nkuad\u00ebr t\u00eb leht\u00ebsis\u00eb s\u00eb mbledhjes dhe p\u00ebrpunimit t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave nga t\u00eb tret\u00eb,\nsugjerohet t\u00eb p\u00ebrcaktohet nj\u00eb format elektronik q\u00eb mund\u00ebson <em>open data<\/em>. <\/p>\n\n\n\n<p>M\u00eb\nkonkretisht sugjerohet nj\u00eb format elektronik q\u00eb lejon t\u00eb shkarkohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb\nsistematike, si dhe t\u00eb leht\u00ebsoj\u00eb p\u00ebrmbledhjen dhe p\u00ebrpunimin e informacionit.<\/p>\n\n\n\n<p>Gjithashtu\nsugjerohet q\u00eb n\u00eb pik\u00ebn 3 t\u00eb k\u00ebtij neni, ku flitet p\u00ebr \u201cp\u00ebrmbajtje informuese\nt\u00eb p\u00ebrdit\u00ebsuar\u201d, nd\u00ebrtimi i nd\u00ebrfaqes t\u00eb jet\u00eb i till\u00eb q\u00eb pas dhe hedhj\u00ebs s\u00eb\nt\u00eb dh\u00ebnave, n\u00eb nj\u00eb vend <strong>t\u00eb duksh\u00ebm t\u00eb tregohet ora dhe data e p\u00ebrdit\u00ebsimit\nt\u00eb informacionit<\/strong>, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb afatet e parashikuara n\u00eb k\u00ebt\u00eb kre jan\u00eb\nshum\u00eb t\u00eb ngushta.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>e. T\u00eb drejtat dhe detyrimet e punonj\u00ebsit te administrat\u00ebs shtet\u00ebrore<\/strong><em><\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>i. Neni 6 pika 3 dhe 4<a href=\"#_ftn9\"><strong>[9]<\/strong><\/a><\/em><\/p>\n\n\n\n<p>Duke\npatur parasysh p\u00ebrdorimin masiv dhe t\u00eb drejtuar t\u00eb rrjeteve sociale prej punonj\u00ebsve\nt\u00eb administrat\u00ebs shtet\u00ebrore, KRIIK sugjeron q\u00eb KQZ-ja t\u00eb parashikoj\u00eb n\u00eb\nprojekt-vendim edhe <strong>ndalimin e postimeve me natyr\u00eb elektorale, b\u00ebrjes\n\u201cshare\u201d t\u00eb postimeve t\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve apo t\u00eb b\u00ebrjes fushat\u00eb n\u00eb kanalet personale t\u00eb\nmediave sociale prej punonj\u00ebsve t\u00eb administrat\u00ebs shtet\u00ebrore.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Nevojitet\nt\u00eb theksohet dhe b\u00ebhet e qart\u00eb se postimet personale me p\u00ebrmbajtje elektorale n\u00eb\nkanalet e rrjeteve sociale jan\u00eb as m\u00eb shum\u00eb dhe as m\u00eb pak se mbajtja n\u00eb duar e\npankartave apo materialeve t\u00eb tjera propagandistike, madje n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb\nvazhdueshme. <\/p>\n\n\n\n<p>Nisur\nnga konteksti i nj\u00eb situate t\u00eb mundshme pandemie n\u00eb vazhdim\u00ebsi, t\u00ebr\u00eb fushata\nelektorale e ardhshme do t\u00eb zhvillohet online, ndaj parashikimi i k\u00ebtij\neventualiteti n\u00eb projekt-vendim p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb domosdoshm\u00ebri p\u00ebr punonj\u00ebsit e\nadministrat\u00ebs shtet\u00ebrore.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrpos\nk\u00ebsaj, nevojitet nj\u00eb fushat\u00eb e fort\u00eb sensibilizimi dhe informimi jo vet\u00ebm ndaj\npunonj\u00ebsve t\u00eb administrat\u00ebs shtet\u00ebrore, por edhe ndaj qytetar\u00ebve n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi,\nt\u00eb cil\u00ebt vlen t\u00eb nxiten p\u00ebr ndjekjen dhe denoncimin e rasteve t\u00eb shkeljeve.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>f. Detyrat e sekretar\u00ebve t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe drejtuesve t\u00eb institucioneve\nt\u00eb var\u00ebsis\u00eb<\/strong><em><\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>i. Neni 7<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>Akti\nngarkon me p\u00ebrgjegj\u00ebsi q\u00eb nga Sekretar\u00ebt e P\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe deri tek Drejtor\u00ebt\ne P\u00ebrgjithsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb kryer raportimin n\u00eb nd\u00ebrfaqe dhe ndjekjen e ecuris\u00eb s\u00eb\npun\u00ebs s\u00eb institucionit. <\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb\nkuad\u00ebr t\u00eb funksionimit t\u00eb administrat\u00ebs n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, v\u00ebrehet se funksionar\u00ebt n\u00eb\nfjal\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb detyrave funksionale do t\u00eb ken\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb realizimin e\ndetyrave t\u00eb parashikuara n\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim. <\/p>\n\n\n\n<p>Sugjerohet\nq\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb akt t\u2019u <strong>sugjerohet q\u00eb n\u00eb organizimin e pun\u00ebs dhe marrjen e masave\nt\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb strukturat alternative ekzistuese brenda administrat\u00ebs<\/strong> si\nkoordinator\u00ebt p\u00ebr informim, koordinator\u00ebt anti korrupsion apo edhe\nsinjalizuesit.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>g. Detyrat e komisionerit p\u00ebr shkeljet gjat\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><em>i. Neni 8<a href=\"#_ftn10\"><strong>[10]<\/strong><\/a><\/em><\/p>\n\n\n\n<p>Sugjerohet\nq\u00eb Komisioneri n\u00eb k\u00ebt\u00eb parashikim t\u00eb njoftoj\u00eb edhe titullarin e institucionit\nku punonj\u00ebsi i administrat\u00ebs shtet\u00ebrore \u00ebsht\u00eb i pun\u00ebsuar.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>h. Ndalimi i veprimtarive nga KQZ-ja<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><em>i. Neni 9, pika 2<a href=\"#_ftn11\"><strong>[11]<\/strong><\/a><\/em><\/p>\n\n\n\n<p>Pikat\n2 dhe 3 t\u00eb aktit parashikojn\u00eb afate shum\u00eb t\u00eb ngushta, n\u00eb reflektim k\u00ebto t\u00eb\nafatit t\u00eb parashikuar nga Kodi zgjedhor, i cili parashikon se sh\u00ebnimi \u201cNdaluar\nnga KQZ-ja\u201d vendoset jo m\u00eb von\u00eb se dy dit\u00eb p\u00ebrpara afatit t\u00eb planifikuar p\u00ebr\nzhvillimin e veprimtaris\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Kufizimi\nkohor prej tre dit\u00ebsh p\u00ebr ankesat nga t\u00eb tret\u00ebt p\u00ebr veprimtari t\u00eb pretenduara\nt\u00eb ndaluara, vler\u00ebsohet si nj\u00eb periudh\u00eb shum\u00eb e shkurt\u00ebr. <\/p>\n\n\n\n<p>Duke\npatur parasysh dinamik\u00ebn e periudh\u00ebs zgjedhore, ky kufizim kohor e pamund\u00ebson\nankimimin nga t\u00eb tret\u00ebt p\u00ebr veprimtari t\u00eb ndaluara. &nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb\nk\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr <strong>sugjerohet mosp\u00ebrfshirja e afatit kohor dhe lejimi i depozitimit\nt\u00eb ankimimeve n\u00eb \u00e7do moment.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrhyrja\ne KQZ-s\u00eb dhe ndalimi i aktiviteteve synon shmangien e pabarazis\u00eb n\u00eb gar\u00eb, \u00e7ka\ndo t\u00eb thot\u00eb shmangien e impaktit tek qytetari dhe tek vet\u00eb gara eleketorale. <\/p>\n\n\n\n<p>KRIIK\ngjykon se KQZ-ja duhet t\u2019i njoh\u00eb <strong>vetes tagrin t\u00eb ndaloj\u00eb n\u00eb \u00e7do koh\u00eb \u00e7do\naktivitet <\/strong>q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me parashikimet e k\u00ebtij akti,<strong> duke k\u00ebrkuar\nnd\u00ebrprerje t\u00eb menj\u00ebhershme t\u00eb aktivititetit, <\/strong>edhe n\u00eb rastin kur ai \u00ebsht\u00eb\nduke u zhvilluar.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb\nfunksion t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb nj\u00eb mekanizmi funksional dhe efikas, &nbsp;\u00ebsht\u00eb e domosdoshme q\u00eb KQZ-ja t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb nj\u00eb\nfushat\u00eb intensive informimi, me spote televizive dhe fletushka informuese mbi\nllojet e aktiviteteve t\u00eb ndaluara, p\u00ebrshkrimin dhe m\u00ebnyr\u00ebn e funksionimit t\u00eb mekanizmit,\nsi dhe p\u00ebr t\u00eb nxitur qytetar\u00ebt e t\u00eb gjith\u00eb aktor\u00ebt e tjer\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb\nn\u00eb proces e denoncuar shkeljet e v\u00ebrejtura.<\/p>\n\n\n\n<p><em>ii. Neni 9, pika 4<a href=\"#_ftn12\"><strong>[12]<\/strong><\/a><\/em><\/p>\n\n\n\n<p>Veprimtarit\u00eb\ne ndaluara nga Komisioneri Shtet\u00ebror i Zgjedhjeve nuk lejohet t\u00eb transmetohen\napo t\u00eb pasqyrohen n\u00eb rubrikat e lajmeve apo ato q\u00eb mbulojn\u00eb fushat\u00ebn n\u00eb\nradio dhe televizione. <\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb\n<strong>akti nuk p\u00ebrmban asnj\u00eb parashikim p\u00ebr transmetimin e tyre n\u00eb emisione<\/strong><strong> t\u00eb\ntjera t\u00eb programacionit q\u00eb ka operatori mediatik, apo p\u00ebr transmetimin prej tij\nme mjete e m\u00ebnyra t\u00eb tjera <\/strong>si psh. portalin\/et e operatorit mediatik\napo n\u00eb kanalet e tij n\u00eb rrjetet sociale si facebook, youtube, etj. <\/p>\n\n\n\n<p>Po ashtu \u00ebsht\u00eb e\npaqart\u00eb n\u00ebse <strong>transmetimet \u201clive\u201d p\u00ebrfshihen ose jo<\/strong> si programe\ninformative q\u00eb mbulojn\u00eb fushat\u00ebn, ndaj sugjerohet t\u00eb parashtrohet nj\u00eb p\u00ebrcaktim\nm\u00eb i plot\u00eb e i qart\u00eb prej KQZ-s\u00eb lidhur <strong>me m\u00ebnyrat e tjera t\u00eb transmetimit\nprej operatorit mediatik radio e televiziv<\/strong>.<\/p>\n\n\n\n<p>Ve\u00e7an\u00ebrisht KQZ-ja\n<strong>duhet t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb qart\u00eb si emisione informative apo fushate transmetimet \u201cLIVE\u201d,<\/strong>\naq shum\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorura e t\u00eb praktikuara n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb proceset e m\u00ebparshme\nzgjedhore, por asnj\u00ebher\u00eb t\u00eb kontrolluara apo p\u00ebrfshira n\u00eb koh\u00ebn televizive t\u00eb\nfushatave t\u00eb zhvilluara prej subjekteve zgjedhore.<\/p>\n\n\n\n<p>Gjithashtu, nj\u00eb\ntjet\u00ebr shqet\u00ebsim paraqet <strong>mos parashikimi i transmetimi prej operator\u00ebve t\u00eb\ntjer\u00eb mediatik\u00eb, <\/strong>por q\u00eb nuk hyjn\u00eb n\u00eb kategorin\u00eb standarde t\u00eb radiove dhe\ntelevizioneve, <strong>si: portale, televizione online, media t\u00eb tjera online, etj.<\/strong>\n<\/p>\n\n\n\n<p><strong>k. Sanksionet administrative<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><em>i. Neni 10 pika 1<a href=\"#_ftn13\"><strong>[13]<\/strong><\/a><\/em><\/p>\n\n\n\n<p>Dispozita\ne paraqitur <strong>nuk parashikon rastin kur institucioni raporton me vones\u00eb<\/strong>,\npra m\u00eb von\u00eb se afati pes\u00eb ditor. <\/p>\n\n\n\n<p>Arsyetohet\nse n\u00eb rastin e nj\u00eb raportimi t\u00eb vazhduesh\u00ebm me vones\u00eb t\u00eb institucioneve, i t\u00ebr\u00eb\nmekanizmi raportues do t\u00eb mbingarkohej duke u b\u00ebr\u00eb k\u00ebshtu jo efikas. <\/p>\n\n\n\n<p>Sugjerohet\nq\u00eb, n\u00eb nj\u00eb ecuri proporcionale, &nbsp;<strong>t\u00eb\nparashikohen sanksione edhe p\u00ebr vonesat q\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb institucionet n\u00eb\nraportim<\/strong>.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>m. Ankimimi ndaj vendimit t\u00eb Komisionerit Shtet\u00ebror t\u00eb Zgjedhjeve<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><em>ii. Neni 11<a href=\"#_ftn14\"><strong>[14]<\/strong><\/a><\/em><\/p>\n\n\n\n<p>Rregullimi\ni procesit ankimor pas vendimmarrjes ose sanksioneve t\u00eb v\u00ebna prej KQZ-s\u00eb nuk\nparashikon ecurin\u00eb e nj\u00eb procesi paralel n\u00eb Gjykat\u00ebn Administrative. <\/p>\n\n\n\n<p>Evidentohet\nse ky eventualitet mund t\u00eb paraqes\u00eb problematika n\u00eb efikasitetin e mekanizmit.\nP\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye sugjerohet q\u00eb projekt-vendimi t\u00eb adresoj\u00eb edhe k\u00ebt\u00eb dinamik\u00eb t\u00eb\nmundshme.<\/p>\n\n\n\n<p style=\"text-align:right\"><strong><em>Tiran\u00eb, m\u00eb 21\nDhjetor 2020!<\/em><\/strong><br><\/p>\n\n\n\n<hr class=\"wp-block-separator\"\/>\n\n\n\n<p><a href=\"#_ftnref1\">[1]<\/a> KRIIK p\u00ebr arsye t\u00ebr\u00ebsisht\nobjektive e pati t\u00eb pamundur p\u00ebrcjelljen m\u00eb par\u00eb t\u00eb Opinionit t\u00eb tij lidhur me\nk\u00ebt\u00eb projek-vendim, sipas afateve t\u00eb vendosur nga KQZ-ja, por duke par\u00eb r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb\ne \u00e7\u00ebshtjes q\u00eb trajtohet e konsideron me shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb sjell\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb\nKomisionerit dhe an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Komisionit Rregullator sugjerimet e tij,\nmegjith\u00ebse vet\u00ebm pak or\u00eb p\u00ebrpara marrjes n\u00eb shqyrtim prej Komisionit Rregullator.<\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"#_ftnref2\">[2]<\/a> <em>\u201d\u201cVeprimtari publike\u201d, jan\u00eb t\u00eb gjitha veprimtarit\u00eb q\u00eb\njan\u00eb t\u00eb hapura p\u00ebr pjes\u00ebmarrjen e publikut, apo t\u00eb medias n\u00eb kuptim t\u00eb pik\u00ebs 5\nt\u00eb nenit 92 t\u00eb Kodit Zgjedhor, t\u00eb kryera nga subjektet e p\u00ebrcaktuara n\u00eb k\u00ebt\u00eb\nvendim, si dhe ato q\u00eb kan\u00eb n\u00eb agjend\u00eb informimin n\u00eb periudh\u00ebn kat\u00ebrmujore para\ndat\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve deri dit\u00ebn e zgjedhjeve, e publikut rreth tyre.<\/em>\u201d<\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"#_ftnref3\">[3]<\/a> <em>\u201c1.1 \u201cveprimtari t\u00eb ndaluara\u201d jan\u00eb veprimtarit\u00eb\npublike sipas p\u00ebrkufizimit t\u00eb nenit 2, t\u00eb k\u00ebtij vendimi, p\u00ebr t\u00eb cilat jan\u00eb v\u00ebn\u00eb\nrishtazi n\u00eb dispozicion apo transferuar fonde publike jo sipas planit buxhetor\nt\u00eb miratuar, n\u00eb periudh\u00ebn 4 (kat\u00ebr) mujore para dat\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve dhe q\u00eb\np\u00ebrfshijn\u00eb: &#8230;\u201d<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"#_ftnref4\">[4]<\/a> <em>\u201c1.2 P\u00ebrjashtimisht, n\u00eb rastet e vendosjes s\u00eb masave\nt\u00eb jasht\u00ebzakonshme p\u00ebr shkak t\u00eb gjendjes s\u00eb fatkeq\u00ebsis\u00eb natyrore apo\nepidemis\u00eb\/pandemis\u00eb, nuk zbatohen p\u00ebrcaktimet e pik\u00ebs 1.1 t\u00eb k\u00ebtij neni. <\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Promovimi sipas pik\u00ebs 1.1, t\u00eb k\u00ebtij neni, nuk c\u00ebnon rregullat procedurale\nq\u00eb duhen zbatuar p\u00ebr t\u00eb garantuar transparenc\u00ebn dhe pjes\u00ebmarrjen e publikut n\u00eb\nproceset politik\u00ebb\u00ebr\u00ebse dhe vendimmarr\u00ebse nga organet publike n\u00eb zbatim t\u00eb\nligjit nr. 146\/2014, \u201cP\u00ebr njoftimin dhe konsultimin publik\u201d, si dhe rastet kur\nnd\u00ebrhyrjet me projekte p\u00ebrkojn\u00eb me veprimtarit\u00eb mbrojt\u00ebse n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb jet\u00ebs,\nsh\u00ebndetit apo pron\u00ebs.\u201d<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"#_ftnref5\">[5]<\/a> <em>\u201c1.3 \u201cveprimtari t\u00eb ndaluara\u201d, jan\u00eb edhe ato\nveprimtari q\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb:<\/em> \u00e7) <em>p\u00ebrdorimin e detyruar n\u00eb fushat\u00eb zgjedhore t\u00eb\nadministrat\u00ebs shtet\u00ebrore brenda orarit t\u00eb pun\u00ebs p\u00ebr veprimtari dhe\/ose\naktivitete p\u00ebr q\u00ebllime zgjedhore, si dhe p\u00ebrdorimin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb detyruar dhe\nt\u00eb organizuar brenda orarit m\u00ebsimor t\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve t\u00eb sistemit shkollor\nparauniversitar p\u00ebr veprimtari dhe aktivitete n\u00eb funksion t\u00eb zgjedhjeve, ose\npremtimin apo ofrimin e p\u00ebrfitimeve n\u00ebpun\u00ebsve publik\u00eb ose nx\u00ebn\u00ebsve p\u00ebr\nt\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb veprimtari p\u00ebr q\u00ebllime zgjedhore, jasht\u00eb orarit t\u00eb\npun\u00ebs ose m\u00ebsimit, si dhe ushtrimin e presionit ndaj tyre p\u00ebr k\u00ebt\u00eb\nq\u00ebllim.\u201d<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"#_ftnref6\">[6]<\/a> Neni 7 <em>\u201cDetyrat e\nsekretar\u00ebve t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe drejtuesve t\u00eb institucioneve t\u00eb var\u00ebsis\u00eb\u201d<\/em>,\npika <em>\u201c1. Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Kuvendit, sekretar\u00ebt e p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb\ninstitucioneve, kryetar\u00ebt e bashkive dhe\/ose drejtuesit e institucioneve t\u00eb\nvar\u00ebsis\u00eb:&nbsp;&nbsp; <\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>dh) marrin masa dhe realizojn\u00eb\nmonitorimin e zbatimit t\u00eb tyre, p\u00ebr t\u00eb garantuar mosp\u00ebrdorimin e: &nbsp;&nbsp;<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>vi) detyruar, n\u00eb fushat\u00eb zgjedhore,\npjes\u00ebmarrje t\u00eb administrat\u00ebs s\u00eb institucionit brenda ose jasht\u00eb orarit t\u00eb\npun\u00ebs, si dhe t\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve t\u00eb sistemit shkollor parauniversitar brenda ose\njasht\u00eb orarit m\u00ebsimor.\u201d<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"#_ftnref7\">[7]<\/a> \u201c<em>Kryeministri, Z\u00ebvend\u00ebskryeministri, ministri dhe\nz\u00ebvend\u00ebsministri, kryetari i bashkis\u00eb dhe z\u00ebvend\u00ebsit e tij, drejtori i\np\u00ebrgjithsh\u00ebm i agjencive apo institucioneve n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb Kryeministrit ose\nministrit, s\u00eb bashku me z\u00ebvend\u00ebsit e tij, drejtori i p\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe\nz\u00ebvend\u00ebsit e tij p\u00ebr shoq\u00ebrit\u00eb tregtare n\u00eb t\u00eb cilat shteti ka m\u00eb shum\u00eb e 50% t\u00eb\naksioneve, titullari dhe z\u00ebvend\u00ebsit e tij p\u00ebr nd\u00ebrmarrjet shtet\u00ebrore gjat\u00eb\nperiudh\u00ebs kohore 4 (kat\u00ebr) mujore para dat\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve deri n\u00eb dit\u00ebn e\nzgjedhjeve, e kan\u00eb t\u00eb ndaluar t\u00eb drejtojn\u00eb, t\u00eb marrin pjes\u00eb apo t\u00eb kontribuojn\u00eb\nn\u00eb \u00e7far\u00ebdolloj forme, n\u00eb veprimtari publike t\u00eb ndaluara sipas k\u00ebtij vendimi.\u201d<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"#_ftnref8\">[8]<\/a> \u201c<em>5. Subjektet sipas pik\u00ebs 4, t\u00eb k\u00ebtij neni, kur e kan\u00eb\nt\u00eb pamundur teknikisht t\u00eb aksesojn\u00eb nd\u00ebrfaqen, mund ta d\u00ebrgojn\u00eb raportimin\nn\u00ebp\u00ebrmjet e-mail-it zyrtar n\u00eb adres\u00ebn raportime.institucione@cec.gov.al ose\nn\u00ebp\u00ebrmjet sh\u00ebrbimit t\u00eb shpejt\u00eb postar. Momenti i aksesit n\u00eb nd\u00ebrfaqe, momenti i\nd\u00ebrgimit t\u00eb e-mail-it ose momenti i mb\u00ebrritjes s\u00eb post\u00ebs n\u00eb zyrat e\nKomisionerit p\u00ebrb\u00ebn momentin kohor n\u00eb t\u00eb cilin fillojn\u00eb t\u00eb ecin afatet e\nKomisionerit Shtet\u00ebror t\u00eb Zgjedhjeve p\u00ebr shqyrtimin e raportimit, sipas k\u00ebtij\nvendimi.<\/em>\u201d<\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"#_ftnref9\">[9]<\/a> <em>\u201c3. Punonj\u00ebsit t\u00eb\nadministrat\u00ebs shtet\u00ebrore, gjat\u00eb orarit zyrtar t\u00eb pun\u00ebs dhe brenda mjediseve t\u00eb\ninstitucioneve shtet\u00ebrore, i ndalohet \u00e7do lloj pjes\u00ebmarrjeje n\u00eb veprimtari\npolitike apo fushat\u00eb zgjedhore t\u00eb nj\u00eb subjekti zgjedhor ose kandidati n\u00eb\nzgjedhje. Punonj\u00ebsit t\u00eb administrat\u00ebs shtet\u00ebrore i ndalohet t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb t\u00eb mirat\npublike, funksionin ose veprimtarin\u00eb shtet\u00ebrore ose burimet financiare a njer\u00ebzore\npublike, me q\u00ebllim favorizimin e nj\u00eb partie politike ose kandidati n\u00eb zgjedhje.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>4. Punonj\u00ebsi i administrat\u00ebs\nshtet\u00ebrore, vet\u00ebm pas orarit zyrtar t\u00eb pun\u00ebs dhe jasht\u00eb mjediseve t\u00eb\ninstitucioneve shtet\u00ebrore, ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb veprimtari politike\napo zgjedhore t\u00eb nj\u00eb subjekti zgjedhor ose kandidati n\u00eb zgjedhje. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast\nn\u00ebpun\u00ebsit civil, gjat\u00eb pjes\u00ebmarrjes n\u00eb k\u00ebto veprimtari ndalohet t\u00eb shpreh\u00eb\npublikisht bindjet apo preferencat e tij politike dhe t\u00eb b\u00ebj\u00eb fushat\u00eb p\u00ebr nj\u00eb\nsubjekt zgjedhor apo kandidat, t\u00eb manifestoj\u00eb me pankarta, parulla apo \u00e7do mjet\ntjet\u00ebr t\u00eb shkruar dhe t\u00eb ekspozuar publikisht apo t\u00eb jet\u00eb protagonist n\u00eb\naktivitetete\/ veprimtarit\u00eb politike t\u00eb subjektit zgjedhor ose kandidatit.\u201d<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"#_ftnref10\">[10]<\/a> \u201c<em>Komisioneri Shtet\u00ebror i Zgjedhjve n\u00eb rastet kur, kryesisht ose me\ninformacion t\u00eb arsyetura t\u00eb paraqitur nga t\u00eb tret\u00eb, konstaton shkelje t\u00eb\ndetyrimeve t\u00eb p\u00ebrcaktuara n\u00eb k\u00ebt\u00eb kre, paralajm\u00ebron me shkrim partin\u00eb politike,\nsubjektin zgjedhor apo kandidatin n\u00eb favor t\u00eb t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb kryer veprimtaria\ne punonj\u00ebsit, duke i k\u00ebrkuar nd\u00ebrprerjen e k\u00ebsaj veprimtarie dhe marrjen e\nmasave p\u00ebr mosp\u00ebrs\u00ebritjen e saj n\u00eb t\u00eb ardhmen. Paralajm\u00ebrimi njoftohet\npublikisht edhe n\u00eb faqen e internetit t\u00eb Komisionit Qendror t\u00eb Zgjedhjeve.\u201d<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"#_ftnref11\">[11]<\/a> <em>\u201c2. Personat e tret\u00eb q\u00eb paraqesin k\u00ebrkes\u00ebn te\nKomisioneri Shtet\u00ebror i Zgjedhjeve p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar ndalimin e nj\u00eb veprimtarie\npublike, duhet ta paraqesin at\u00eb jo m\u00eb von\u00eb se 3 (tre) dit\u00eb nga data e\nplanifikuar e mbajtjes s\u00eb saj. K\u00ebrkesa paraqitet n\u00eb Komisionin Qendror t\u00eb\nZgjedhjeve, n\u00ebp\u00ebrmjet nd\u00ebrfaqes, me post\u00eb, dorazi ose n\u00ebp\u00ebrmjet adres\u00ebs zyrtare\nt\u00eb e-mail-it dhe duhet t\u00eb jet\u00eb e arsyetuar. K\u00ebrkuesi, i cili mund t\u00eb jet\u00eb\nperson fizik\/individ ose person juridik, jep t\u00eb dh\u00ebnat personale t\u00eb\nidentifikimit, adres\u00ebn e banimit\/selis\u00eb dhe numrin e telefonit. Komisioneri b\u00ebn\nshqyrtimin administrativ t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs dhe vendos n\u00eb lidhje me t\u00eb jo m\u00eb von\u00eb se 2\n(dy) dit\u00eb para zhvillimit t\u00eb veprimtaris\u00eb.<\/em>\u201d<\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"#_ftnref12\">[12]<\/a> <em>\u201c4. P\u00ebr veprimtarin\u00eb publik \u201cNdaluar nga KQZ-ja\u201d,\nKomisioneri Shtet\u00ebror i Zgjedhjeve njofton menj\u00ebher\u00eb zyrtarisht edhe\nAutoritetin e Mediave Audiovizive. Veprimtarit\u00eb e ndaluara nga Komisioneri\nShtet\u00ebror i Zgjedhjeve nuk lejohet t\u00eb transmetohen apo t\u00eb pasqyrohen n\u00eb\nrubrikat e lajmeve apo ato q\u00eb mbulojn\u00eb fushat\u00ebn n\u00eb radio dhe televizione.\nTransmetimi ose pasqyrimi i tyre n\u00eb kund\u00ebrshtim me ndalimin e vendosur nga\nKomisioneri Shtet\u00ebror i Zgjedhjeve ngarkon me p\u00ebrgjegj\u00ebsi, sipas Kodit\nZgjedhor, transmetuesin radioteleviziv.<\/em>\u201d<\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"#_ftnref13\">[13]<\/a> \u201c<em>1. N\u00eb rastet kur subjektet e parashikuara n\u00eb pik\u00ebn 4,\nt\u00eb nenit 4, t\u00eb k\u00ebtij vendimi, nuk raportojn\u00eb, raportojn\u00eb pasi \u00ebsht\u00eb kryer\nveprimtaria publike ose kjo e fundit zhvillohet pavar\u00ebsisht ndalimit t\u00eb b\u00ebr\u00eb\nnga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nd\u00ebshkohen nga Komisionieri Shtet\u00ebtor i\nZgjedhjeve, me gjob\u00eb nga 10 000 (dhjet\u00eb mij\u00eb) deri n\u00eb 50 000 (pes\u00ebdhjet\u00eb\nmij\u00eb) lek\u00eb, sipas nenit 169, t\u00eb ligjit nr.10019, dat\u00eb 29.12.2008, \u201cKodi\nZgjedhor i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, t\u00eb ndryshuar<\/em>.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"#_ftnref14\">[14]<\/a> \u201c<em>Ndaj vendimit t\u00eb Komisionerit Shtet\u00ebror t\u00eb Zgjedhjeve\nq\u00eb ndalon realizimin e veprimtaris\u00eb publike ose vendimit t\u00eb nd\u00ebshkimit me gjob\u00eb\nmund t\u00eb behet ankim n\u00eb Komisionin e Ankimeve dhe Sanksioneve, p\u00ebrkat\u00ebsisht,\nbrenda 3 (tre) dit\u00ebsh nga shfaqja e sh\u00ebnimit \u201cNdalur nga KQZ-ja\u201d n\u00eb nd\u00ebrfaqen e\nraportimeve ose marrja dijeni p\u00ebr gjob\u00ebn<\/em>.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Opinionin ne pdf mund ta shkarkoni <a href=\"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-content\/uploads\/2020\/12\/KRIIK-Opinion-MbiRaportiminEInstitucionevePublikeNeRaportMePerdoriminEBurimeveShteteroreParaZgjedhjeve-20201221.pdf\">KETU<\/a>.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Koalicioni p\u00ebr Reforma Integrim dhe Institucione t\u00eb Konsoliduara (KRIIK Albania) p\u00ebrcjell opinionin e tij mbi projekt-vendimin \u201cP\u0451r rregullat p\u00ebr raportimin e veprimtarive me karakter publik t\u00eb institucioneve publike, agjencive dhe\/ose nd\u00ebrmarrjeve shtet\u00ebrore, kategorit\u00eb e veprimtarive t\u00eb ndaluara, si dhe monitorimin e veprimtaris\u00eb, sjelljes dhe p\u00ebrdorimit t\u00eb burimeve njer\u00ebzore, financiare dhe logjistike t\u00eb administrat\u00ebs shtet\u00ebrore para&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[11],"tags":[59,75,61],"class_list":["post-626","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized-sq","tag-kqz","tag-parlamentare","tag-zgjedhje-2021"],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/626","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=626"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/626\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":628,"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/626\/revisions\/628"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=626"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=626"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=626"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}