{"id":603,"date":"2020-11-24T21:23:28","date_gmt":"2020-11-24T20:23:28","guid":{"rendered":"https:\/\/kriik.al\/home\/?p=603"},"modified":"2020-12-22T19:43:52","modified_gmt":"2020-12-22T18:43:52","slug":"opinion-mbi-pyetesorin-e-percjelle-per-konsultim-nga-komisioni-qendror-i-zgjedhjeve-per-monitorimin-e-veprimtarive-te-subjekteve-zgjedhore-gjate-fushates-zgjedhore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/kriik.al\/home\/2020\/11\/24\/opinion-mbi-pyetesorin-e-percjelle-per-konsultim-nga-komisioni-qendror-i-zgjedhjeve-per-monitorimin-e-veprimtarive-te-subjekteve-zgjedhore-gjate-fushates-zgjedhore\/","title":{"rendered":"OPINION Mbi pyet\u00ebsorin e p\u00ebrcjell\u00eb p\u00ebr konsultim nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve  p\u00ebr monitorimin e veprimtarive t\u00eb subjekteve zgjedhore gjat\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore"},"content":{"rendered":"\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesit e KRIIK n\u00eb takimin e dat\u00ebs 13\/10\/2020 me Komisionerin\nShtet\u00ebror t\u00eb Zgjedhjeve, nd\u00ebr t\u00eb tjera shpreh\u00ebn nevoj\u00ebn p\u00ebr nd\u00ebrmarrjen e nj\u00eb\nprocesi konsultativ n\u00eb funksion t\u00eb miratimit t\u00eb akteve rregullatore<a href=\"#_ftn1\">[1]<\/a>. &nbsp;Kjo kryesisht p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb\nkonsultimit publik n\u00eb hartimin dhe miratimin e akteve amenduese gjat\u00eb procesit\nt\u00eb reform\u00ebs zgjedhore si dhe p\u00ebr shkak t\u00eb rolit legjislativ q\u00eb i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb\nKQZ-s\u00eb nga legjislatori p\u00ebr miratimin e nj\u00eb t\u00ebr\u00ebsie aktesh t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb\nrregullimin e procesit zgjedhor. <\/p>\n\n\n\n<p>Gjithashtu, nj\u00eb tjet\u00ebr vler\u00eb e shtuar e k\u00ebtij konsultimi\nt\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb, \u00ebsht\u00eb mund\u00ebsia p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb kontribut, qasje m\u00eb proaktive si dhe\nmarrje e zhvillim p\u00ebrgjegj\u00ebsish m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb aktor\u00ebve vendas n\u00eb mbar\u00ebvajtjen\ne proceseve zgjedhore dhe n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb nevojave adekuate t\u00eb zhvillimit\ndemokratik t\u00eb vendit.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb vijim t\u00eb k\u00ebtij q\u00ebndrimi, KRIIK shpreh konsiderat\u00ebn e\ntij p\u00ebr nism\u00ebn e nd\u00ebrmarr\u00eb dhe p\u00ebr pyet\u00ebsorin n\u00eb fjal\u00eb t\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb nga KQZ-ja\np\u00ebr konsultim. Sjellje kjo q\u00eb vjen n\u00eb p\u00ebrputhje me detyr\u00ebn madhore q\u00eb i \u00ebsht\u00eb\nngarkuar k\u00ebtij Institucioni si \u201ckontrolluesi i vet\u00ebm\u201d i t\u00ebr\u00eb veprimtaris\u00eb\nfinanciare t\u00eb partive politike dhe i fushatave zgjedhore. <\/p>\n\n\n\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, kjo sjellje p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb hap pozitiv dhe\nshpres\u00ebdh\u00ebn\u00ebs n\u00eb reformimin e sjelljes s\u00eb institucionit dhe t\u00eb funksionimit t\u00eb\ntij n\u00eb k\u00ebt\u00eb dekad\u00eb t\u00eb re, n\u00eb p\u00ebrputhje me aspiratat e Marr\u00ebveshjes Politike t\u00eb\n5 qershorit 2020, p\u00ebr nd\u00ebrtimin dhe konsolidimin e nj\u00eb institucioni t\u00eb pavarur,\nzbatues kat\u00ebrcip\u00ebrisht i Kushtetut\u00ebs dhe Ligjit n\u00eb zhvillimin dhe sigurimin e\nproceseve zgjedhore me integritet.&nbsp; <\/p>\n\n\n\n<p>KRIIK shpreh qendrimin se instrumenti i monitorimit t\u00eb\nveprimtarive elektorale gjat\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore mbart nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi madhore\ndrejt form\u00ebsimit dhe konsolidimit t\u00eb nj\u00eb mekanizmi t\u00eb plot\u00eb kontrolli ndaj\nfinancimit q\u00eb ushqen dhe b\u00ebn t\u00eb mundura k\u00ebto veprimtari. <\/p>\n\n\n\n<p>Ky mekaniz\u00ebm, rezultat i Marr\u00ebveshjes Politike t\u00eb 18 Majit\n2017, i zbatuar n\u00eb dy procese zgjedhore t\u00eb vitit 2017 dhe 2019-t\u00eb, m\u00eb par\u00eb\ngjente rregullim ligjor tek Ligji \u201cP\u00ebr partit\u00eb politike\u201d. Me ndryshimet e\nfundit t\u00eb Kodit Zgjedhor dhe abrogimit t\u00eb dispozitave t\u00eb Ligjit \u201cP\u00ebr Partit\u00eb\nPolitike\u201d, rregullimi i k\u00ebtij procesi kryhet tashm\u00eb vet\u00ebm nga Neni 92\/4 i Kodit\nZgjedhor. <\/p>\n\n\n\n<p>Gjat\u00eb miratimit t\u00eb k\u00ebtyre ndryshimeve, t\u00eb dakord\u00ebsuara\nedhe me opozit\u00ebn jasht\u00ebparlamentare si pjes\u00eb e paket\u00ebs amenduese n\u00eb zbatim t\u00eb\nMarr\u00ebveshjes Politike t\u00eb 5 qershorit, eksponent\u00eb t\u00eb mazhoranc\u00ebs parlamentare\nsiguruan se, jo vet\u00ebm jan\u00eb transpozuar t\u00ebr\u00ebsisht parashikimet e m\u00ebparshme n\u00eb\nLigjin \u201cP\u00ebr partit\u00eb politike\u201d, &nbsp;por jan\u00eb\np\u00ebrmir\u00ebsuar m\u00eb tej ato duke ofruar nj\u00eb transparenc\u00eb akoma m\u00eb t\u00eb madhe. <\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr dhe n\u00eb funksion t\u00eb k\u00ebtyre aspiratave,\npritet q\u00eb KQZ-ja t\u00eb zhvilloj\u00eb maksimalisht p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e saj n\u00eb form\u00ebsimin\ndhe konsolidimin e met\u00ebjsh\u00ebm t\u00eb mekanizmit dhe instrumentave p\u00ebrb\u00ebr\u00ebs, t\u00eb provuara\nn\u00eb zgjedhjet e 2017-\u00ebs dhe 2019-\u00ebs, duke siguruar ligjzbatimin prej partive politike,\nt\u00eb cilat nuk jan\u00eb as m\u00eb pak dhe as m\u00eb shum\u00eb se detyrimet ligjore q\u00eb ka n\u00eb\nraport me p\u00ebrdorimin e mjeteve financiare \u00e7do subjekt juridik apo edhe person\nfizik n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb qasje e till\u00eb e pakompromis ndaj financave t\u00eb partive\npolitike, p\u00ebrpos se do t\u2019i jap\u00eb fund vatr\u00ebs s\u00eb moszbatimit t\u00eb ligjit dhe\npand\u00ebshkueshm\u00ebris\u00eb, forcon m\u00eb tej fuqin\u00eb e shtetit p\u00ebrball\u00eb rreziqeve madhore\nt\u00eb kapjes s\u00eb pushteteve apo edhe vet\u00eb tij nga interesat e paligjshme. <\/p>\n\n\n\n<p>Th\u00ebn\u00eb gjith\u00eb sa m\u00eb sip\u00ebr vlen t\u00eb theksohet s\u00ebrish se r\u00ebnd\u00ebsia\ne instrumentit t\u00eb monitorimit q\u00ebndron n\u00eb ofrimin e nj\u00eb transparence m\u00eb t\u00eb lart\u00eb\nt\u00eb veprimtaris\u00eb fincanciare t\u00eb subjekteve zgjedhore dhe n\u00eb at\u00eb se ajo p\u00ebrb\u00ebn \u201challk\u00ebn\nmunguese\u201d n\u00eb mekanizmin e kontrollit t\u00eb veprimtaris\u00eb financiare. <\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb vijim\u00ebsi, vet\u00eb aktor\u00ebt politik\u00eb apo p\u00ebrfaq\u00ebsuesit\ninstitucional\u00eb kan\u00eb parashtruar se auditimi i vet\u00ebdeklarimit ka qen\u00eb nj\u00eb proces\nfiktiv. &nbsp;Kjo p\u00ebr shkak se auditimi\nmb\u00ebshtetej t\u00ebr\u00ebsisht mbi \u00e7ka vet\u00eb subjektet zgjedhore deklarojn\u00eb dhe auditi\nkontab\u00ebl mbetet n\u00eb padijeni t\u00eb gjendjes s\u00eb faktit. <\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb gjetjet e dala nga monitorimi, nd\u00ebr t\u00eb tjera,\nmund t\u2019i vijn\u00eb n\u00eb ndihm\u00eb audituesit p\u00ebr t\u00eb kontrolluar sesi jan\u00eb reflektuar apo\nnuk jan\u00eb reflektuar nga subjektet zgjedhore n\u00eb dokumentacionin financiar t\u00eb\nparaqitur.<\/p>\n\n\n\n<p>Gjithashtu, KRIIK sjell n\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb KQZ-s\u00eb se gjetjet e\ndala nga procesi i verifikimit dhe kontrollit t\u00eb veprimtaris\u00eb financiare p\u00ebrgjat\u00eb\nfushat\u00ebs zgjedhore t\u00eb 2019-\u00ebs, i p\u00ebrfunduar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb plot\u00eb nga administrata\ne KQZ-s\u00eb sikurse \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb publikisht me dije<a href=\"#_ftn2\">[2]<\/a>, pavar\u00ebsisht se\nnuk mund\u00ebn t\u00eb merreshin n\u00eb shqyrtim n\u00eb seanc\u00eb prej trup\u00ebs s\u00eb KQZ-s\u00eb s\u00eb m\u00ebparshme,\nmund t\u00eb vlejn\u00eb si nj\u00eb hart\u00eb e mir\u00eb orientuese p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin dhe konsolidimin\ne m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb mekanizmit monitorues apo edhe t\u00eb formateve t\u00eb m\u00ebparshme t\u00eb\ndeklarimit. <\/p>\n\n\n\n<p><strong>P\u00ebrsa\ni p\u00ebrket 8 pyetjeve konkrete n\u00eb Pyet\u00ebsorin e p\u00ebrcjell\u00eb nga Komisioni Qendror i\nZgjedhjeve me dat\u00eb 19.11.2020 n\u00eb dokumentin me titull \u201c<em>P\u00ebrzgjedhja e\nmonitoruesve t\u0451 fushat\u0451s dhe objekti i monitorimit<\/em>\u201d <\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>ju shprehim\nOpinionin e KRIIK si m\u00eb posht\u00eb vijon:<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Mb\u00ebshtetur<a href=\"#_ftn3\">[3]<\/a> n\u00eb monitorimin\ne proceseve zgjedhore dhe ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb at\u00eb t\u00eb fundit, analiz\u00ebn e kryer dhe\ngjetjet e dala, KRIIK paraprakisht shpreh p\u00ebrmbledhtazi disa vler\u00ebsime mbi\nprocesin e monitorimit t\u00eb veprimtarive elektorale. &nbsp;Gjithashtu, k\u00ebto konsiderata jan\u00eb konkluzione\nt\u00eb dala nga nj\u00eb studim shkencor q\u00eb organizata do t\u00eb publikoj\u00eb s\u00eb shpejti dhe q\u00eb\ndo t\u2019i vendoset n\u00eb dispozicion edhe institucionit<a href=\"#_ftn4\">[4]<\/a> t\u00eb KQZ-s\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Fillimisht KRIIK, n\u00eb referim t\u00eb <strong><em>Pyetjes 8<\/em><\/strong><a href=\"#_ftn5\"><em><strong>[5]<\/strong><\/em><\/a>,\nparaqet se n\u00eb pyet\u00ebsorin e p\u00ebrcjell\u00eb nuk p\u00ebrfshihen n\u00eb shqyrtim disa \u00e7\u00ebshtje q\u00eb,\nn\u00eb gjykimin ton\u00eb, jan\u00eb parakushte p\u00ebr pyetjet e shtruara n\u00eb dokument dhe p\u00ebr t\u00eb\nb\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur monitorimin e veprimtaris\u00eb zgjedhore t\u00eb subjekteve. <\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb parashtrim t\u00eb q\u00ebndrimit n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi t\u00eb organizat\u00ebs,\nsillet n\u00eb v\u00ebmendje nj\u00eb fakt tejet i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. Dispozitat e Ligjit \u201cP\u00ebr\npartit\u00eb politike\u201d t\u00eb abroguara rregullonin nj\u00eb monitorim t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb\nveprimtaris\u00eb s\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore nga individ\u00eb ekspert\u00eb<a href=\"#_ftn6\">[6]<\/a> financiar\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb draftet e p\u00ebrgatitur n\u00eb krye t\u00eb her\u00ebs nga ekspert\u00ebt\npran\u00eb Komisionit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm Parlamentar p\u00ebr Reform\u00ebn Zgjedhore u vendos nj\u00eb\nperspektiv\u00eb e re e monitorimit t\u00eb fushat\u00ebs nga persona me p\u00ebrvoj\u00eb n\u00eb v\u00ebzhgimit\ne proceseve zgjedhore<a href=\"#_ftn7\">[7]<\/a>. &nbsp;&nbsp;&nbsp;Pra, qart\u00ebsisht n\u00eb at\u00eb draft parashikohej q\u00eb\nmonitorimi t\u00eb kryhej nga p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb organizatave jofitimprur\u00ebse dhe jo nga\nekspert\u00eb kontab\u00ebl. <\/p>\n\n\n\n<p>Shihet tashm\u00eb q\u00eb edhe n\u00eb ndryshimet e Kodit Zgjedhor, por\nme nj\u00eb frazim m\u00eb kufizues, \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb mund\u00ebsia e monitorimit jo vet\u00ebm nga\nekspert\u00ebt kontab\u00ebl, por edhe nga individ\u00eb apo subjekte me ekspertiz\u00eb t\u00eb\npap\u00ebrcaktuar<a href=\"#_ftn8\">[8]<\/a>.\n<\/p>\n\n\n\n<p>Kjo hap\u00ebsir\u00eb e l\u00ebn\u00eb nga Kodi Zgjedhor, theksohet q\u00eb \u00ebsht\u00eb\ne rrezikshme dhe se KQZ duhet t\u00eb jet\u00eb tep\u00ebr e kujdesshme n\u00eb q\u00ebndrimin q\u00eb do t\u00eb\nmbaj\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p>Me t\u00ebr\u00eb problematikat e evidentuara, ekspert\u00ebt kontab\u00ebl\nkan\u00eb treguar se g\u00ebzojn\u00eb nj\u00eb ekspertiz\u00eb q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrshtatet m\u00eb s\u00eb miri me k\u00ebrkesat\np\u00ebr detyr\u00ebn e ngarkuar, si dhe nj\u00eb \u201cintegritet personal e institucional\u201d q\u00eb i b\u00ebn\nball\u00eb presionit dhe intimidimit politik. <\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr nuk gjendet asnj\u00eb arsye se p\u00ebrse\np\u00ebrfaq\u00ebsuesit e organizatave jofitimprur\u00ebse apo edhe individ\u00eb nga shoq\u00ebria\ncivile, sado me p\u00ebrvoj\u00eb, mund t\u00eb jen\u00eb m\u00eb efikas n\u00eb monitorimin e veprimtarive\nzgjedhore. <\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb gjykimin e KRIIK, sikurse \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e ditur m\u00eb par\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb\nprocesit t\u00eb reform\u00ebs zgjedhore, realizimi i nj\u00eb skeme t\u00eb till\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb aspak\nparimor dhe as i sh\u00ebndetsh\u00ebm. <\/p>\n\n\n\n<p>Ajo p\u00ebrb\u00ebn n\u00eb vetvete nj\u00eb shtrirje t\u00eb m\u00ebtejshme t\u00eb\nsistemit t\u00eb patronazhit politik n\u00eb rradh\u00ebt e aktor\u00ebve t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile, duke\nnxitur p\u00ebrplasje, minuar besueshm\u00ebrin\u00eb e \u00e7do lloj gjetjeje dhe ekspertize,&nbsp; si dhe duke zhb\u00ebr\u00eb z\u00ebrat kritik\u00eb, t\u00eb pavarur\ndhe me integritet t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile. <\/p>\n\n\n\n<p>KRIIK &nbsp;argumenton\ndhe mb\u00ebshtet q\u00ebndrimin se vet\u00ebm ekspert\u00ebt kontab\u00ebl g\u00ebzojn\u00eb ekspertiz\u00ebn m\u00eb t\u00eb\naf\u00ebrt me k\u00ebrkes\u00ebn e legjislacionit dhe si t\u00eb till\u00eb profesionist\u00eb t\u00eb fush\u00ebs mund\nt\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb instrument ligjor t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm dhe m\u00eb efikas p\u00ebr monitorimin.<\/p>\n\n\n\n<p>Gjithashtu, shkurtimisht p\u00ebrmenden si t\u00eb paadresuar n\u00eb\npyet\u00ebsorin e p\u00ebrcjell\u00eb edhe diskutimi p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet si vijojn\u00eb:<\/p>\n\n\n\n<p>a. <em>Shqyrtimi i numrit total t\u00eb\nmonitorueseve t\u00eb kontraktuar dhe p\u00ebrcaktimi i numrit p\u00ebr secilin subjekt\nzgjedhor sipas pesh\u00ebs s\u00eb veprimtarive q\u00eb kan\u00eb<\/em>;<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Monitorimi i veprimtaris\u00eb zgjedhore t\u00eb\nsubjekteve prihet nga diskutimi mbi kapacitetin v\u00ebzhgues. Ky kapacitet\nvler\u00ebsohet s\u00eb pari n\u00eb raport me numrin total t\u00eb ekspert\u00ebve dhe m\u00eb pas kriteret\np\u00ebr p\u00ebrcaktimin e k\u00ebtyre ekspert\u00ebve sipas subjeketeve.<\/p>\n\n\n\n<p>b. <em>Shqyrtimi se cili do t\u00eb jet\u00eb\nangazhimi kohor dhe metodologjia e trajtimit financiar t\u00eb monitoruesve n\u00eb\nvar\u00ebsi t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb kryer<\/em>; <\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Angazhimi kohor i ekspert\u00ebve \u00ebsht\u00eb i\nnd\u00ebrlidhur me kapacitetin v\u00ebzhgues dhe pages\u00ebn e tyre, q\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe incentiva\ne angazhimit t\u00eb tyre. &nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Ekspert\u00eb t\u00eb\nndrysh\u00ebm kan\u00eb ngritur shqet\u00ebsimin se n\u00eb proceset e kaluara metodologjia e\np\u00ebrdorur p\u00ebr t\u2019i paguar ka qen\u00eb e paqart\u00eb dhe p\u00ebrcaktimi i pages\u00ebs nuk ka qen\u00eb\ni nj\u00ebllojt\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>c. <em>Shqyrtimi i nd\u00ebrveprimit t\u00eb\nekspert\u00ebve monitorues me institucionet publike p\u00ebrgjegj\u00ebse n\u00eb rregullimin e\nfushat\u00ebs<\/em>;<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Eksperti monitorues n\u00eb analiz\u00eb t\u00eb t\u00ebr\u00eb\nmekanizmit ligjor gjykohet se do t\u00eb duhet t\u00eb shihet n\u00eb funksionalitet nj\u00ebsoj me\nauditin teknicien p\u00ebr listat e zgjedh\u00ebsve. <\/p>\n\n\n\n<p>Ashtu si auditit teknicien i \u00ebsht\u00eb\natribuar e drejta ligjore prej titullari t\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Gjendjes\nCivile p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar informacion, e nj\u00ebjta qasje do t\u00eb duhet t\u00eb kihet edhe me\nekspert\u00ebt monitorues n\u00eb raport me institucionet p\u00ebrgjegj\u00ebse, si p\u00ebr shembull\nPolicia e Shtetit, Bashkit\u00eb, apo t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>d. <em>Shqyrtimi se cila struktur\u00eb e\nKQZ-s\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr pun\u00ebn e ekspert\u00ebve monitorues<\/em>;<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Ekspert\u00ebt monitorues nuk mund t\u00eb\nkonsiderohet si nj\u00eb sh\u00ebrbim i kontraktuar s\u00eb jashtmi dhe ndaj t\u00eb cilit t\u00eb\npritet n\u00eb fund nj\u00eb produkt. <\/p>\n\n\n\n<p>Puna e kryer nga monitoruesit duhet t\u00eb\nndiqet nga nj\u00eb struktur\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb e KQZ-s\u00eb n\u00eb raport n\u00eb ndjekjen e pun\u00ebs s\u00eb\nkryer, si dhe n\u00eb raport me asistimin e ekspert\u00ebve p\u00ebr problematikat q\u00eb mund t\u00eb\nhasin. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, nj\u00eb struktur\u00eb vendore e KQZ-s\u00eb q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrfshihet dhe\nasistoj\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim jan\u00eb Zyrat Rajonale t\u00eb saj.<\/p>\n\n\n\n<p>e. <em>Shqyrtimi i ciklit kohor t\u00eb\nraportimeve monitoruese t\u00eb nd\u00ebrmjetme dhe atij final<\/em>; <\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Edhe nj\u00eb her\u00eb parashtrohet q\u00eb procesi\ni monitorimi nuk do t\u00eb duhet t\u00eb konsiderohet si i konkluduar me hartimin e vet\u00ebm\nnj\u00eb raporti p\u00ebrfundimar. <\/p>\n\n\n\n<p>Nevojitet q\u00eb raportimi t\u00eb kryhet sipas\nnj\u00eb cikli kohor t\u00eb arsyesh\u00ebm dhe t\u00eb mundsh\u00ebm, n\u00eb funksion t\u00eb transparenc\u00ebs n\u00eb\nraport me qytetar\u00ebt, mund\u00ebsis\u00eb s\u00eb ndjekjes nga KQZ-ja t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb monitoruesve\ndhe si nj\u00eb sistematik\u00eb q\u00eb do t\u00eb leht\u00ebsoj\u00eb vet\u00eb raportin final t\u00eb ekspert\u00ebve.\nGjithashtu nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb e till\u00eb raportimi ofron mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr nxitjen dhe p\u00ebrfshirjen\nn\u00eb monitorim t\u00eb fakteve t\u00eb jasht\u00ebligjshme t\u00eb denoncuara apo raportuara nga\nqytetar\u00ebt apo aktor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. Nga ana tjet\u00ebr, raportimi kohor konsiderohet\nedhe si nj\u00eb rrethan\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr t\u00eb ndihmuar n\u00eb kontrollin e ekspert\u00ebve\nkontab\u00ebl.<\/p>\n\n\n\n<p>f. <em>Shqyrtimi i publikimit t\u00eb\nraporteve monitoruese t\u00eb nd\u00ebrmjetme dhe atij final<\/em>;<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Mekanizmi i kontrollit t\u00eb veprimtaris\u00eb\nfinanciare t\u00eb subjekteve zgjedhore duhe t\u00eb paraprihet domosdoshm\u00ebrisht nga\nprocesi i transparenc\u00ebs. <\/p>\n\n\n\n<p>Kjo transparenc\u00eb\njo vet\u00ebm ndihmon kontrollin, por mbart r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb madhe n\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsimin e\nqytetar\u00ebve dhe n\u00eb rritjen e besimit t\u00eb tyre ndaj procesit zgjedhor. <\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb qasje e till\u00eb, e zbatuar n\u00eb afate\nkohe t\u00eb arsyeshme, psh. 1 javore sikund\u00ebr ka qen\u00eb m\u00eb par\u00eb, n\u00eb ndjekje t\u00eb\nfushat\u00ebs zgjedhore implikon drejtp\u00ebrdrejt\u00eb transparenc\u00ebn e vazhdueshme q\u00eb duhet\nt\u00eb shoq\u00ebroj\u00eb t\u00ebr\u00eb fushat\u00ebn zgjedhore n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb element\u00ebt p\u00ebrb\u00ebr\u00ebs t\u00eb saj. <\/p>\n\n\n\n<p>g. <em>Shqyrtimi i penaliteteve dhe i\ndetyrimit p\u00ebr bashk\u00ebpunim n\u00eb rastet kur subjektet zgjedhore nuk i p\u00ebrgjigjen\nekspert\u00ebve monitorues<\/em>;<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; N\u00eb rastet kur subjektet zgjedhore nuk\ni p\u00ebrgjigjen ekspert\u00ebve monitorues n\u00eb informacionin e k\u00ebrkuar, duhet t\u00eb\nparashikohen penalitete t\u00eb ekzekutueshme menj\u00ebher\u00eb dhe n\u00eb rast t\u00eb vijim\u00ebsis\u00eb n\u00eb\nsjellje t\u00eb parashikohet rritja e penaliteteve.<\/p>\n\n\n\n<p>h. <em>Shqyrtimi i metodologjis\u00eb s\u00eb\nraportimit sipas kandidat\u00ebve t\u00eb listave shum\u00ebem\u00ebrore<\/em>;<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb ndryshimeve t\u00eb fundit t\u00eb\nKodit Zgjedhor, objekt i kontrollit t\u00eb veprimtaris\u00eb financiare do t\u00eb jen\u00eb edhe\nkandidat\u00ebt e listave shum\u00ebem\u00ebrore. <\/p>\n\n\n\n<p>Kjo k\u00ebrkon t\u00eb reflektohet edhe n\u00eb\nmetodologjin\u00eb e raportimit t\u00eb monitoruesve t\u00eb cil\u00ebn do t\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrgatis\u00eb\nKQZ-ja n\u00eb bashk\u00ebpunim me ekspert\u00ebt monitorues. <\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrfshirja e kandidat\u00ebve n\u00eb raportim e\nv\u00ebshtir\u00ebson procesin e monitorimit, duke nxitur k\u00ebshtu k\u00ebrkimin p\u00ebr gjetjen e nj\u00eb\nmodel raportimi t\u00eb mir\u00ebdetajuar, m\u00eb t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar se formatet e raportimit p\u00ebr\nkryetar\u00ebt e bashkive gjat\u00eb zgjedhjeve t\u00eb 2019-\u00ebs, &nbsp;si dhe shqyrtimin e mund\u00ebsis\u00eb p\u00ebr nj\u00eb num\u00ebr m\u00eb\nt\u00eb lart\u00eb monitoruesish.<\/p>\n\n\n\n<p>*&nbsp;&nbsp; *&nbsp;&nbsp; *<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb raport me<em> <strong>Pyetjen 1<\/strong><a href=\"#_ftn9\"><strong>[9]<\/strong><\/a>\n<\/em>dhe <strong><em>Pyetjen 2<\/em><\/strong><a href=\"#_ftn10\"><em><strong>[10]<\/strong><\/em><\/a>,\nKRIIK shprehet kund\u00ebr ndarjes s\u00eb pun\u00ebs s\u00eb ekspert\u00ebve monitorues mbi baz\u00ebn e\nzonave gjeografike. <\/p>\n\n\n\n<p>Mbi propozimin e paraqitur, KRIIK shprehet se nuk gjen\narsye n\u00eb raport me efikasitetin e ndarjes gjeografike t\u00eb monitorimit. P\u00ebr m\u00eb\ntep\u00ebr konsiderohet se ky sugjerim \u00ebsht\u00eb jofunksional n\u00eb monitorimin e fushat\u00ebs\nzgjedhore. <\/p>\n\n\n\n<p>Decentralizimi dhe parcializimi i informacionit\nkonsiderohet si nj\u00eb rritje e volumit t\u00eb pun\u00ebs, p\u00ebrve\u00e7se l\u00eb vend edhe p\u00ebr mund\u00ebsi\nspekulimi gjat\u00eb zbatimit n\u00eb praktik\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p>Ndjekja e nj\u00eb subjekti zgjedhor, sikund\u00ebr \u00ebsht\u00eb p\u00ebrvijuar\nderi m\u00eb tani, nga nj\u00eb ekspert apo m\u00eb shum\u00eb, siguron kanale komunikimi m\u00eb t\u00eb\nqendrueshme dhe m\u00eb t\u00eb lehta n\u00eb komunikimin e nd\u00ebrsjellt\u00eb midis ekspert\/it\/\u00ebve\ndhe subjektit zgjedhor. <\/p>\n\n\n\n<p>Kjo qasje paraqitet m\u00eb objektive pasi vendoset nje marr\u00ebdh\u00ebnie\nme e fokusuar dhe e thelluar, duke racionalizuar energjite, shmangur relativizimin\ne problematikave dhe funksionalizuar m\u00eb mir\u00eb element\u00eb t\u00eb tjer\u00eb ndihm\u00ebs q\u00eb mund\nt\u00eb p\u00ebrdoren.&nbsp;&nbsp; Gjithashtu dhe raporti\nmund t\u00eb konkludoj\u00eb n\u00eb nj\u00eb vler\u00ebsim p\u00ebrfundimtar m\u00eb t\u00eb plot\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb rast se raporti p\u00ebrfundimtar p\u00ebr nj\u00eb subjekt do t\u00eb p\u00ebrgatitet\nnga minimalisht 12 apo m\u00eb shum\u00eb ekspert\u00eb, raporti p\u00ebrfundimtar do t\u00eb ket\u00eb nivele\nthellimi dhe qasjesh t\u00eb ndryshme, volumi i t\u00eb dh\u00ebnave do t\u00eb ishte i lart\u00eb \u00e7ka bie\nn\u00eb kund\u00ebrshtim edhe me k\u00ebrkes\u00ebn<a href=\"#_ftn11\">[11]<\/a> e Kodit\nZgjedhor, e t\u00eb tjera problematika n\u00eb zbatim. N\u00eb rezultante t\u00eb s\u00eb t\u00ebr\u00eb teksti p\u00ebrfundimtar\ndo ishte praktikisht jo konkludues dhe jo efikas p\u00ebr auditin kontab\u00ebl.<\/p>\n\n\n\n<p>Gjithashtu, duke marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb funksionimin e\ncentralizuar t\u00eb partive politike, nj\u00eb skem\u00eb e till\u00eb do t\u00eb ishte barr\u00eb edhe p\u00ebr\nvet\u00eb subjektet zgjedhore, pasi secila prej tyre do t\u00eb kishte s\u00eb paku 12 kanale\nkomunikimi sipas qarqeve, apo akoma edhe m\u00eb shum\u00eb n\u00eb rast caktimi t\u00eb bashkis\u00eb\nsi zona baz\u00eb gjeografike. <\/p>\n\n\n\n<p>*&nbsp;&nbsp; *&nbsp;&nbsp; *<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb raport me <strong><em>Pyetjen 3<\/em><\/strong><a href=\"#_ftn12\">[12]<\/a> dhe <strong><em>Pyetjen\n4<\/em><\/strong><a href=\"#_ftn13\">[13]<\/a>,\nfillimisht KRIIK parashtron kat\u00ebr tematika q\u00eb pararendin pyetjet. <\/p>\n\n\n\n<p>Nevojitet t\u00eb paracaktohet se cilat do jen\u00eb: &nbsp;ekspertiza e monitoruesve, &nbsp;koha e angazhimit t\u00eb monitoruesve, &nbsp;numri i monitoruesve dhe &nbsp;trajtimi financiar i tyre. &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Gjykohet se k\u00ebto kat\u00ebr \u00e7\u00ebshtje e implikojn\u00eb\npashmangshm\u00ebrisht p\u00ebrcaktimin e objektit t\u00eb veprimtaris\u00eb monitoruese.<\/p>\n\n\n\n<p>Ndon\u00ebse shprehen rezerva p\u00ebr ekspertiz\u00ebn e ekspert\u00ebve\nkontab\u00ebl n\u00eb monitorimin e kryer deri m\u00eb tani, pranohet se k\u00ebta profesionist\u00eb\njan\u00eb m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt n\u00eb objektin e pun\u00ebs s\u00eb tyre me monitorimin e veprimtaris\u00eb\nzgjedhore. <\/p>\n\n\n\n<p>Megjithat\u00eb \u00ebsht\u00eb i nevojsh\u00ebm dhe k\u00ebrkohet nj\u00eb trajnim nga\ninstitucioni p\u00ebr kuadrin ligjor zgjedhor, p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet zgjedhore dhe p\u00ebr\npritshm\u00ebrit\u00eb apo k\u00ebrkesat mbi veprimtarin\u00eb monitoruese. <\/p>\n\n\n\n<p>Kjo mund t\u00eb arrihet n\u00eb nd\u00ebrveprim me IEKA-n duke nd\u00ebrtuat nj\u00eb\nproces rritjeje t\u00eb vazhdueshme t\u00eb kapaciteteve p\u00ebr p\u00ebrgatitjen e nj\u00eb trupe t\u00eb\nqendrueshme dhe plot\u00ebsisht n\u00eb kualifikuar p\u00ebr monitorim.<\/p>\n\n\n\n<p>Angazhimi kohor, trajtimi financiar dhe numri total, t\u00eb\ntreja paracaktojn\u00eb k\u00ebrkesat q\u00eb institucioni i KQZ-s\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb ndaj k\u00ebtyre\nmonitoruesve. N\u00ebse ekspert\u00ebt mund t\u00eb ruajn\u00eb angazhime t\u00eb tjera gjat\u00eb pun\u00ebs\nmonitoruese, kan\u00eb nj\u00eb trajtim financiar q\u00eb \u00ebsht\u00eb inkurajues p\u00ebr angazhim\nt\u00ebr\u00ebsor apo numri i monitoruesve \u00ebsht\u00eb i limituar, procesi monitorues do\nrezultoj\u00eb subjektivisht dhe objektivisht i pa arrir\u00eb apo edhe i pamundur.<\/p>\n\n\n\n<p>Duke qen\u00eb se Kodi Zgjedhor nuk k\u00ebrkon nga monitorimi nj\u00eb\nmbulim t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb veprimtarive, nevojitet q\u00eb s\u00eb paku mbulimi i objektit q\u00eb\nmonitorohet t\u00eb jet\u00eb t\u00ebr\u00ebsor. <\/p>\n\n\n\n<p>N\u00ebse ekspertit do t\u2019i k\u00ebrkohet monitorimi p\u00ebr shembull i\ntakimeve elektorale, monitorimi n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb procesit duhet t\u00eb prezantoj\u00eb\ngjetje q\u00eb p\u00ebrkojn\u00eb maksimalisht p\u00ebrsa ka ndodhur n\u00eb nivel komb\u00ebtar. Kjo do t\u00eb\nthot\u00eb q\u00eb, potencialisht, Policia e Shtetit t\u00eb njoftoj\u00eb n\u00eb koh\u00eb reale p\u00ebr t\u00eb\nt\u00ebr\u00eb lejet e dh\u00ebna apo partit\u00eb t\u00eb depozitojn\u00eb materialet filmike t\u00eb veprimtarive.\n<\/p>\n\n\n\n<p>Kjo m\u00ebnyr\u00eb e organizimit t\u00eb procesit monitorues, duke konkluduar\nn\u00eb nj\u00eb monitorim integral, s\u00eb paku do t\u00eb ofronte nj\u00eb transparenc\u00eb t\u00eb plot\u00eb\nqoft\u00eb edhe vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb apo disa kategori t\u00eb shpenzimeve apo z\u00ebrave, sikund\u00ebr\nparaqiten n\u00eb formatet e raportimit financiar t\u00eb subjekteve zgjedhore t\u00eb\nmiratuara n\u00eb 2019, formate q\u00eb nevojiten t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohen edhe m\u00eb tej duke\nreflektuar mang\u00ebsit\u00eb e evidentuara m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, ky monitorim dhe vler\u00ebsim financiar do t\u2019i\nvinte n\u00eb ndihm\u00eb edhe audituesve financiar\u00eb n\u00eb vler\u00ebsimin e z\u00ebrave n\u00eb vet\u00ebdeklarimet\ne subjekteve zgjedhore.<\/p>\n\n\n\n<p>*&nbsp;&nbsp; *&nbsp;&nbsp; *<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb raport me <strong><em>Pyetjen 5<\/em><\/strong><a href=\"#_ftn14\"><em><strong>[14]<\/strong><\/em><\/a>,\nKRIIK ofron nj\u00eb perspektiv\u00eb t\u00eb anasjellt\u00eb nga sa sugjerohet nga pyet\u00ebsori dhe\np\u00ebrsa \u00ebsht\u00eb zbatuar n\u00eb dy proceset e fundit zgjedhore. <\/p>\n\n\n\n<p>Argumentohet se ekspert\u00ebt monitorues jan\u00eb ekspert\u00eb t\u00eb\nkontraktuar p\u00ebr nj\u00eb detyrim ligjor t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye komunikimi i\ntyre me subjektet zgjedhore nuk duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie sikur t\u00eb ishin\nduke kryer census. <\/p>\n\n\n\n<p>Marr\u00ebdh\u00ebnia e monitoruesve me subjektet zgjedhore duhet t\u00eb\njet\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie ligjore, me t\u00eb drejta dhe detyrime t\u00eb mir\u00ebp\u00ebrcaktuara. <\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb qasjen e KRIIK, subjektet zgjedhore duhet t\u00eb jen\u00eb ato q\u00eb\nduhet t\u00eb ken\u00eb barr\u00ebn e informimit paraprakisht t\u00eb monitoruesve p\u00ebr veprimtarit\u00eb\ne tyre elektorale. Madje edhe struktur\u00ebn e ngritur posa\u00e7\u00ebrisht n\u00eb KQZ, n\u00ebse do\nt\u00eb ngrihet nj\u00eb e till\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>E nj\u00ebjta qasje duhet t\u00eb vlej\u00eb p\u00ebr Policin\u00eb e Shtetit q\u00eb t\u00eb\ninformoj\u00eb monitoruesit p\u00ebr lejet e dh\u00ebna p\u00ebr takime, apo p\u00ebr Bashkin\u00eb n\u00eb\ndh\u00ebnien e lejeve p\u00ebr hapjen e Zyrave Zgjedhore. <\/p>\n\n\n\n<p>Detyrat e ekspertit monitorues do t\u00eb ishin q\u00eb t\u00eb dokumentonte\ndhe raportonte rastet kur evidentoheshin aktivitete t\u00eb pa raportuara dhe se sa\ndo t\u00eb ishte kostoja e p\u00ebrllogartur p\u00ebr secil\u00ebn prej k\u00ebtyre veprimtarive t\u00eb pa raportuara.<\/p>\n\n\n\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, arsyetohet se ky njoftim prej subjekteve\nzgjedhore, n\u00eb nj\u00eb afat t\u00eb arsyesh\u00ebm psh. javore, &nbsp;nuk do t\u00eb p\u00ebrb\u00ebnte aspak nj\u00eb barr\u00eb t\u00eb shtuar\nndaj tyre, p\u00ebrkundrazi. Kjo do t\u00eb ndihmonte edhe vet\u00eb ato n\u00eb hartimin e vet\u00ebraportimit\nfinanciar, n\u00eb p\u00ebrmbushje t\u00eb detyrimeve fiskale e ligjore. <\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebto subjekte zgjedhore, si \u00e7do entitet tjet\u00ebr p\u00ebrpara nd\u00ebrmarrjes\ns\u00eb nj\u00eb veprimtarie, p\u00ebrpara nisjes s\u00eb fushat\u00ebs elektorale nd\u00ebrtojn\u00eb nj\u00eb program\nt\u00eb plot\u00eb dhe nj\u00eb plan veprimi t\u00eb detajuar, i cili ndon\u00ebse dinamik n\u00eb \u00e7do rast p\u00ebrb\u00ebn\nnj\u00eb korniz\u00eb veprimtarish. &nbsp;&nbsp;K\u00ebsisoj\nraportimi i k\u00ebtyre veprimtarive tek monitoruesit apo tek struktura p\u00ebrkat\u00ebse n\u00eb\nKQZ, nuk do t\u00eb p\u00ebrb\u00ebnte asnj\u00eb barr\u00eb t\u00eb pa arsyeshme apo penguese.<\/p>\n\n\n\n<p>*&nbsp;&nbsp; *&nbsp;&nbsp; *<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb raport me<em> <strong>Pyetjen 6<\/strong><a href=\"#_ftn15\"><strong>[15]<\/strong><\/a><\/em>\ndhe <strong><em>Pyetjen 7<\/em><\/strong><a href=\"#_ftn16\"><em><strong>[16]<\/strong><\/em><\/a>,\nvler\u00ebsohet se objektet e referuar jan\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht jasht\u00eb kapaciteve, mund\u00ebsive\ndhe ekspertiz\u00ebs s\u00eb \u00e7do lloj trupe monitoruesish q\u00eb mund t\u00eb ngrihet enkas me k\u00ebto\nobjektiva. <\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebrkesat e p\u00ebrmendura n\u00eb k\u00ebto pyetje, jan\u00eb detyrime q\u00eb i\np\u00ebrkasin drejt\u00ebp\u00ebrdrejt\u00eb institucionit t\u00eb KQZ-s\u00eb dhe nuk mund t\u2019iu k\u00ebrkohet\nmonitoruesve n\u00eb asnj\u00eb rast. <\/p>\n\n\n\n<p>Duke iu ngarkuar nj\u00eb objektiv t\u00eb till\u00eb monitoruesve,\np\u00ebrpos detyrave t\u00eb tjera t\u00eb p\u00ebrmendur m\u00eb lart, praktikisht iu ke b\u00ebr\u00eb t\u00eb\npamundur nj\u00eb kontribut real dhe efikas t\u00eb tyre. <\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb nj\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim m\u00eb t\u00eb plot\u00eb do t\u00eb rezultoj\u00eb q\u00eb\nmonitoruesve do t\u2019iu k\u00ebrkohet t\u00eb monitorojn\u00eb \u00e7do gj\u00eb p\u00ebrciptazi dhe, k\u00ebsisoj, n\u00eb\nrealitet do t\u00eb konkludojn\u00eb duke monitoruar asgj\u00eb dometh\u00ebnese dhe me vler\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorshme.<\/p>\n\n\n\n<p>Ajo q\u00eb nxitet dhe mb\u00ebshtetet me forc\u00eb \u00ebsht\u00eb ngritja e nj\u00eb\nstrukture permanente dhe specifike n\u00eb KQZ, e cila t\u00eb ndjek\u00eb n\u00eb vijim\u00ebsi\nsjelljen institucionale n\u00eb raport me proceset zgjedhore. &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Kjo struktur\u00eb m\u00eb qasje nd\u00ebrinstitucionale mund t\u00eb jet\u00eb e\nnj\u00ebjta e ngarkuar me: <\/p>\n\n\n\n<p>a. shqyrtimin te ankesave t\u00eb mb\u00ebrritura\nnga t\u00eb tret\u00eb p\u00ebr fakte t\u00eb jasht\u00ebligjshme;<\/p>\n\n\n\n<p>b. nd\u00ebrveprimin me n\u00ebpun\u00ebsit nd\u00ebrlidh\u00ebs\nn\u00eb institucionet publike;<\/p>\n\n\n\n<p>c. nd\u00ebrveprimin me Komisionerin e\nSh\u00ebrbimit Publik;<\/p>\n\n\n\n<p>d. nd\u00ebrveprimin me Komisionerin Kund\u00ebr\nDiskriminimit;<\/p>\n\n\n\n<p>e. nd\u00ebrveprimin me Avokatin e Popullit.<\/p>\n\n\n\n<p>*&nbsp;&nbsp; *&nbsp;&nbsp; *<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, n\u00eb kuad\u00ebr edhe t\u00eb transparenc\u00ebs, KRIIK sheh\nsi mjaft t\u00eb nevojshme dhe shpreh k\u00ebrkes\u00ebn ndaj Institucionit t\u00eb KQZ-s\u00eb p\u00ebr\npublikimin e t\u00eb gjith\u00eb kontributeve t\u00eb mb\u00ebrritura n\u00eb funksion t\u00eb k\u00ebtij\npyet\u00ebsori, n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb Ftes\u00ebs s\u00eb b\u00ebr\u00eb publikisht edhe n\u00eb faqen e internetit\nt\u00eb KQZ-s\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p>Gjithashtu, nxitet Institucioni t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb zhvillimin e\nnj\u00eb seanc\u00eb konsultative mbi kontributet e mb\u00ebrritura nga organizatat e\nshoq\u00ebris\u00eb civile apo edhe aktor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>KRIIK shpreh gatishm\u00ebrin\u00eb e tij p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrfshir\u00eb apo p\u00ebr\nt\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb kontributin e tij n\u00eb veprimtarit\u00eb e ardhshme q\u00eb Komisioni Qendror\ni Zgjedhjeve do t\u00eb gjykoj\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatshme. <\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>Tiran\u00eb,\nm\u00eb 24 N\u00ebntor 2020!<\/em><\/strong><br><\/p>\n\n\n\n<hr class=\"wp-block-separator\"\/>\n\n\n\n<p><a href=\"#_ftnref1\">[1]<\/a> KRIIK, <a href=\"https:\/\/kriik.al\/home\/2020\/10\/13\/mirefunksionimi-i-kqz-se-se-re-si-domosdoshmeri-jo-vetem-per-suksesin-e-pergatitjes-se-procesit-te-ardhshem-zgjedhor-por-edhe-per-jetesimin-e-aspirates-se-marreveshjes-politike-te-5-qershorit\/\">Deklarat\u00eb<\/a>,\ndat\u00eb 13.10.2020 <em>\u201cMir\u00ebfunksionimi i KQZ-s\u00eb s\u00eb re si domosdoshm\u00ebri, jo vet\u00ebm\np\u00ebr suksesin e p\u00ebrgatitjes s\u00eb procesit t\u00eb ardhsh\u00ebm zgjedhor, por edhe p\u00ebr\njet\u00ebsimin e aspirat\u00ebs s\u00eb marr\u00ebveshjes politike t\u00eb 5 qershorit\u201d<\/em>.<\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"#_ftnref2\">[2]<\/a> <a href=\"http:\/\/cec.org.al\/raportimi-i-kqz-se-ne-kuvendin-e-shqiperise-2\/\">Fjala e Kryetarit t\u00eb Kryetarit t\u00eb KQZ-s\u00eb<\/a>, z.Klement Zguri lidhur me Raportimin vjetor t\u00eb Komisionit\nQendror t\u00eb Zgjedhjeve p\u00ebr vitin 2019-t\u00eb, n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb, dat\u00eb 21\/05\/2020,\n<em>\u201c\u2026 Aktualisht, KQZ ka p\u00ebrfunduar procesin e verifikimit dhe kontrollit t\u00eb\nraporteve, por shqyrtimi i tyre n\u00eb mbledhje t\u00eb KQZ-s\u00eb do t\u00eb zhvillohet pas\nnormalizimit t\u00eb situat\u00ebs nga pandemia COVID-19, pasi mbledhjet e KQZ-s\u00eb jan\u00eb\npublike dhe k\u00ebrkojn\u00eb pjes\u00ebmarrjen e shum\u00eb personave. KQZ-ja ka ndryshuar\nsjelljen e saj ndaj raportimeve dhe auditimeve. Ato nuk jan\u00eb m\u00eb formalitet, nuk\nb\u00ebhen m\u00eb p\u00ebr t\u00eb kaluar radh\u00ebn. &#8230;\u201d<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"#_ftnref3\">[3]<\/a> KRIIK, <a href=\"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-content\/uploads\/2020\/07\/KRIIK-RaportMonitorimi2018-2020-Qershor20.pdf\">Raport Monitorimi N\u00ebntor 2018 \u2013 Shkurt 2020<\/a>, Qershor 2020, <em>\u201cSjellja ligjore dhe institucionale e\ninstitucioneve dhe aktor\u00ebve t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb procesin zgjedhor t\u00eb 30 Qershorit\n2019\u201d<\/em>; <\/p>\n\n\n\n<p>KRIIK\/KVV, <a href=\"http:\/\/democracyinternational.com\/media\/2017%20Final%20Monitoring%20Report%20of%20the%20Albanian%20Assembly%20Elections%20-%20Albanian.pdf\">Raport P\u00ebrfundimtar V\u00ebzhgimi N\u00ebntor 2016 \u2013 Korrik 2017<\/a>, Korrik 2017, <em>\u201cRaporti P\u00ebrfundimtar i V\u00ebzhgimit t\u00eb\nZgjedhjeve t\u00eb 25 Qershorit 2017\u201d<\/em>.<\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"#_ftnref4\">[4]<\/a> Realizimi i k\u00ebtij studim \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtetur financiarisht nga\nProgrami i Granteve t\u00eb Vogla t\u00eb Komisionit p\u00ebr Demokraci t\u00eb Ambasad\u00ebs s\u00eb\nShteteteve t\u00eb Bashkuara n\u00eb Shqip\u00ebri, i paraprir\u00eb nga mbi 120 intervista gjys\u00ebm\nt\u00eb strukturuar me aktor\u00eb relavant\u00eb politik\u00eb dhe jo politik\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"#_ftnref5\">[5]<\/a> Pyetja 8: <em>A keni sugjerime t\u0451 tjera q\u0451 mendoni se\nKQZ-ja duhet t\u2019i marr\u0451 parasysh gjat\u0451 hartimit t\u0451 aktit n\u0451nligjor mbi\nmonitorimin e fushat\u0451s?<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"#_ftnref6\">[6]<\/a> Ligj Nr.8580, dat\u00eb 17.02.2000, <em>\u201cP\u00ebr Partit\u00eb Politike\u201d,<\/em>\nNeni 24\/4 <em>\u201cMonitorimi i shpenzimeve t\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore\u201d<\/em>, pika 1 <em>\u201cJo\nm\u00eb von\u00eb se dita e fillimit t\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore, Komisioni Qendror i\nZgjedhjeveem\u00ebron me short nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb mjaftuesh\u00ebm ekspert\u00ebsh financiar\u00eb,\np\u00ebr t\u00eb kryer monitorimin e fushat\u00ebs zgjedhore t\u00eb partive politike, duke\np\u00ebrfshir\u00eb aktivitetet, veprimtarit\u00eb dhe materialet e p\u00ebrdorura prej tyre gjat\u00eb\nfushat\u00ebs zgjedhore.\u201d<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"#_ftnref7\">[7]<\/a> Referuar draft amendimeve t\u00eb p\u00ebrgatitura nga ekspert\u00ebt e\nKomisionit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm Parlamentar t\u00eb Reform\u00ebs Zgjedhore: Neni 90\/2 <em>\u201cMonitorimi\ni fushat\u00ebs zgjedhore\u201d<\/em>, pika 1 <em>\u201cJo m\u00eb von\u00eb se gjasht\u00eb muaj para dat\u00ebs s\u00eb\nzgjedhjeve, KQZ-ja cakton nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb mjaftuesh\u00ebm personash p\u00ebr t\u00eb monitoruar\np\u00ebrmbushjen nga subjektet zgjedhore t\u00eb detyrimeve n\u00eb lidhje me financimin e\nfushat\u00ebs dhe detyrimeve t\u00eb tjera sipas nenit 4 t\u00eb k\u00ebtij Kodi. Monitoruesit\nduhet t\u00eb p\u00ebrzgjidhen nga personat me p\u00ebrvoj\u00eb n\u00eb v\u00ebzhgimin e zgjedhjeve.<\/em>\u201d<\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"#_ftnref8\">[8]<\/a> Kuvendi i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Ligji Nr. 10019, dat\u00eb\n28\/12\/2008, <em>\u201cKodi Zgjedhor i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u201d<\/em>, i ndryshuar,\nNeni 92\/4, pika 1, \u201c<em>Jo m\u00eb von\u00eb se gjasht\u00eb muaj para dat\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve,\nKQZ-ja cakton nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb mjaftuesh\u00ebm personash p\u00ebr t\u00eb monitoruar p\u00ebrmbushjen\nnga subjektet zgjedhore t\u00eb detyrimeve n\u00eb lidhje me financimin e fushat\u00ebs dhe\ndetyrimeve t\u00eb tjera sipas k\u00ebtij kreu.<\/em>\u201d<\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"#_ftnref9\">[9]<\/a> Pyetja 1: Em\u0451rimi i monitoruesve<\/p>\n\n\n\n<p><em>N\u0451 zgjedhjet e kaluara, KQZ-ja ka em\u0451ruar ekspert\u00eb\nmonitorues p\u0451r t\u00eb b\u00ebr\u00eb monitorimin e nj\u0451 subjekti t\u0451 caktuar zgjedhor. Nj\u0451\nqasje alternative do t\u0451 ishte q\u00eb monitoruesit t\u0451 mbulonin nj\u0451 zon\u0451 t\u0451 caktuar\ngjeografike dhe jo nj\u00eb subjekt t\u00eb caktuar zgjedhor. Kjo do t\u2019i mund\u0451sonte\nmonitoruesve t\u0451 kuptonin m\u0451 mir\u0451 fushat\u0451n n\u0451 nj\u0451 zon\u0451 t\u0451 caktuar dhe t\u0451\nmbik\u0451qyrnin keqp\u0451rdorimin e mundsh\u0451m t\u0451 burimeve publike n\u0451 baza\ngjeografike.&nbsp; <\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>A mendoni se do ishte nj\u00eb qasje me e mir\u00eb em\u0451rimi i\nmonitoruesve p\u0451r t\u0451 mbuluar nj\u0451 zon\u0451 t\u0451 caktuar gjeografike, sesa monitorimi\ni&nbsp; nj\u0451 subjekti t\u0451 caktuar zgjedhor?<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"#_ftnref10\">[10]<\/a> Pyetja 2: Monitorimi gjeografik<\/p>\n\n\n\n<p><em>Sipas mendimit tuaj, a do t\u0451 ishte m\u0451 efektiv monitorimi i\nzon\u0451s gjeografike n\u0451 baz\u0451 qarku apo bashkie (ose nj\u0451sie bashkiake n\u0451 rastin e Bashkis\u0451\nTiran\u0451)?<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; 1.\nQarku<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; 2.\nBashkie ose nj\u0451sie bashkiake (n\u0451 rastin e bashkis\u0451 Tiran\u0451)<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"#_ftnref11\">[11]<\/a> Kuvendi i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Ligji Nr. 10019, dat\u00eb\n28\/12\/2008, \u201cKodi Zgjedhor i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, i ndryshuar, Neni 92\/4,\npika 4, <em>\u201cMonitorimi nuk k\u00ebrkon q\u00eb monitoruesit t\u00eb llogarisin shpenzimet\ntotale p\u00ebr fushat\u00eb zgjedhore nga subjekti zgjedhor ose variablat e ndryshme\nfinanciare, q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb mbledhje t\u00eb metadatave t\u00eb zgjeruara.\u201d<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"#_ftnref12\">[12]<\/a> Pyetja 3: Monitorimi i subjekteve zgjedhore<\/p>\n\n\n\n<p><em>Sipas nenit 92\/4 t\u0451 Kodit Zgjedhor, KQZ-ja do t\u0451 p\u0451rcaktoj\u0451 me udh\u0451zim\nkriteret p\u0451r p\u0451rzgjedhjen e monitoruesve dhe objektin e monitorimit. <\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Sa i p\u0451rket respektimit t\u0451 detyrimeve t\u0451 fushat\u0451s zgjedhore nga subjektet\nzgjedhore, a jeni dakord se objekti i monitorimit p\u0451r zgjedhjet e ardhshme\nparlamentare duhet t\u0451 p\u0451rfshij\u0451:<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>a)&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Numrin e zyrave\nzgjedhore n\u0451 lagje<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>b)&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Afishimin e materialeve\npropagandistike<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>c)&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Veprimtarit\u0451 zgjedhore\n(p.sh., mitingjet, eventet, takimet)<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>d)&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Reklamat e paguara\n(p.sh., posterat, gazetat, televizioni, media sociale dhe online)<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"#_ftnref13\">[13]<\/a> Pyetja 4:&nbsp; Veprimtari\nt\u0451 tjera monitoruese<\/p>\n\n\n\n<p><em>Cilat veprimtarit\u0451 tjera leht\u0451sisht t\u0451 verifikueshme t\u0451 financimit t\u0451\nfushat\u0451s p\u0451r subjektet zgjedhore, n\u0451se ka t\u0451 tilla, duhen monitoruar?<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"#_ftnref14\">[14]<\/a> Pyetja 5: Teknikat e monitorimit<\/p>\n\n\n\n<p><em>Cilat teknika do t\u2019i konsideronit m\u0451 efektive p\u0451r monitorimin e\nrespektimit t\u0451 detyrimeve t\u0451 fushat\u0451s nga subjektet zgjedhore? (Zgjidhni\nalternativat q\u0451 mendoni)<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>a)&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Vizitat n\u0451 zyrat\nzgjedhore<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>b)&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Intervistat<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>c)&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; V\u0451zhgimi i veprimtarive\nt\u0451 fushat\u0451s<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>d)&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Ndjekja e mbulimit t\u0451\nfushat\u0451s zgjedhore n\u0451 media\/online\/media sociale <\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>e)&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Fotografimi, filmimi\nose mbledhja e provave t\u0451 tjera t\u0451 prekshme<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>f)&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Tjet\u0451r<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"#_ftnref15\">[15]<\/a><em> <\/em>Pyetja 6:&nbsp; Shp\u0451rdorimi i burimeve shtet\u0451rore<\/p>\n\n\n\n<p><em>Sipas nenit 92\/4, pika 2 t\u0451 Kodit Zgjedhor, KQZ-ja do t\u0451 p\u0451rcaktoj\u0451 fushat\ne shp\u00ebrdorimit t\u0451 burimeve publike q\u0451 monitoruesi i fushat\u00ebs duhet t\u0451\nmonitoroj\u00eb. <\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>A jeni dakord se kriteret e m\u0451poshtme duhen marr\u0451 parasysh n\u0451 p\u00ebrcaktimin\ne k\u00ebtyre fushave?<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>a.&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Masa e keqp\u00ebrdorimit t\u00eb\nburimeve publike: kjo do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb p\u00ebrqendrohesh m\u00eb shum\u00eb n\u00eb veprimtarit\u00eb me\nndikimin m\u0451 t\u0451 madh, p\u00ebr shembull, n\u00eb nd\u00ebrtimin e rrug\u00ebve\/spitaleve t\u00eb reja,\ndhe m\u00eb pak n\u00eb veprimtari t\u00eb tilla si p.sh. n\u00eb printimine broshurave.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>b.&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Ndikimi i mundsh\u00ebm n\u00eb\nzgjedhjet e lira: kjo mbulon z\u0451ra me kosto m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt, por q\u00eb kan\u00eb ndikim t\u00eb\nkonsideruesh\u0451m, p.sh. p\u00ebrdorimi i llogarive n\u00eb media sociale p\u00ebr t\u00eb promovuar\npartin\u00eb\/kandidat\u00ebt n\u00eb detyr\u00eb ose p\u00ebr t\u00eb sh\u0451njestruar opozit\u00ebn.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>c.&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Veprimtari e cila \u00ebsht\u00eb\ne dokumentueshme: kjo do t\u00eb p\u00ebrfshinte veprimtarin\u0451 q\u00eb l\u0451 gjurm\u0451, p.sh.\nkontrata t\u00eb p\u00ebrkohshme\/falje borxhi, dhe jo udh\u00ebzimet verbale p\u00ebr punonj\u00ebsit.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>d.&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Ndryshimet n\u00eb\npraktik\u00eb\/devijimi nga praktika e m\u00ebparshme: kjo do t\u00eb p\u00ebrfshinte ndryshime n\u00eb\nveprimtarit\u0451 shtet\u00ebrore pak para zgjedhjeve (n\u00eb krahasim me veprimtarin\u00eb q\u00eb\n\u00ebsht\u00eb ndoshta e dyshimt\u0451, por e vazhdueshme pavar\u00ebsisht n\u00ebse ka zgjedhje t\u00eb\nardhshme).<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>e.&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Veprimtari q\u0451 \u0451sht\u0451\nqart\u0451sisht e paligjshme, sesa veprimtari ligjshm\u0451ria e s\u0451 cil\u0451s mund t\u0451 vihet\nn\u0451 diskutim (p.sh. zonat gri).<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"#_ftnref16\">[16]<\/a> Pyetja 7: Monitorimi i shp\u0451rdorimit t\u0451 burimeve publike <\/p>\n\n\n\n<p><em>P\u0451r zgjedhjet parlamentare 2021, KQZ-ja po konsideron ta p\u0451rqendroj\u0451\nmonitorimin e fushat\u0451s n\u0451 llojet e m\u0451poshtme t\u0451 shp\u0451rdorimit t\u0451 burimeve\npublike:<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>a)&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Pun\u0451simet n\u0451\ninstitucionet apo entet publike;<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>b)&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Lancimi i projekteve t\u0451\nreja infrastrukturore, p.sh. nd\u0451rtimi i rrug\u0451ve, spitaleve etj., q\u0451 nuk jan\u0451 t\u0451\nparashikuara n\u0451 planet shtet\u0451rore\/vendore t\u0451 zhvillimit apo plane t\u0451 tjera;<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>c)&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Rritja e pagave dhe\np\u0451rfitimeve t\u0451 tjera sociale;<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>d)&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Amnistia fiskale, ulja\nose heqja e taksave;;<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>e)&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; P\u0451rdorimi i nd\u0451rtesave\ndhe mjeteve publike.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>A mendoni se k\u0451to jan\u0451 veprimtari leht\u0451sisht t\u0451 verifikueshme dhe t\u0451\np\u0451rshatshme p\u0451r t\u0451 qen\u0451 objekt i monitorimit t\u0451 fushat\u0451s?<\/em><\/p>\n\n\n\n<hr class=\"wp-block-separator\"\/>\n\n\n\n<p>Opinionin e plote ne pdf mund ta shkarkoni <a href=\"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-content\/uploads\/2020\/11\/KRIIK-Opinion-MbiPyetesorineKQZ-seMbiHartiminEAkteveNenligjoreMbiFinanciminEFushatesZgjedhore-20201123.pdf\">KETU<\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesit e KRIIK n\u00eb takimin e dat\u00ebs 13\/10\/2020 me Komisionerin Shtet\u00ebror t\u00eb Zgjedhjeve, nd\u00ebr t\u00eb tjera shpreh\u00ebn nevoj\u00ebn p\u00ebr nd\u00ebrmarrjen e nj\u00eb procesi konsultativ n\u00eb funksion t\u00eb miratimit t\u00eb akteve rregullatore[1]. &nbsp;Kjo kryesisht p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb konsultimit publik n\u00eb hartimin dhe miratimin e akteve amenduese gjat\u00eb procesit t\u00eb reform\u00ebs zgjedhore si dhe p\u00ebr&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[11],"tags":[59,75,61],"class_list":["post-603","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized-sq","tag-kqz","tag-parlamentare","tag-zgjedhje-2021"],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/603","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=603"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/603\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":607,"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/603\/revisions\/607"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=603"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=603"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=603"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}