Q\u00eb prej Reform\u00ebs Zgjedhore t\u00eb arrir\u00eb n\u00eb vitin 2012, pas disa p\u00ebrpjekjesh t\u00eb st\u00ebrgjatura dhe t\u00eb d\u00ebshtuara, nga Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb dhe nga Lidershipet politike pritej nj\u00eb reform\u00eb zgjedhore integrale dhe gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet zgjedhore. Nj\u00eb reform\u00eb, jo thjesht si nj\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsim i kuadrit ligjor, por si nj\u00eb proces i thelluar dhe i plot\u00eb q\u00eb do t\u00eb vendoste hullinjt\u00eb e rikthimit t\u00eb besimit qytetar tek demokracia dhe shteti i s\u00eb drejt\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n
N\u00eb historikun e tyre, p\u00ebrpjekjet p\u00ebr reformim sipas zotimeve politike dhe k\u00ebrkesave nga aktor\u00ebt vendas dhe partner\u00ebt strategjik\u00eb, u pasuan n\u00eb fakt nga nj\u00eb periodicitet disa vje\u00e7ar krizash politike.  N\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit, gjat\u00eb s\u00eb cil\u00ebs jan\u00eb sh\u00ebnuar precedent\u00eb t\u00eb disat\u00eb t\u00eb nj\u00eb demokracie tranzicionale dhe n\u00eb kriz\u00eb, nd\u00ebr element\u00ebt m\u00eb dramatik\u00eb p\u00ebrmenden funksionimi i parlamentit me num\u00ebr t\u00eb reduktuar an\u00ebtar\u00ebsh dhe kalimi i t\u00eb gjith\u00eb qeverisjes vendore n\u00eb duart e vet\u00ebm nj\u00eb partie politike.<\/p>\n\n\n\n
N\u00eb nj\u00eb situat\u00eb mungese totale t\u00eb dialogut politik t\u00eb r\u00ebnduar, t\u00eb r\u00ebnduar m\u00eb pas edhe nga mungesa e faktorit koh\u00eb n\u00eb raport me zgjedhjet e vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm, u gjet si zgjidhje krijimi i K\u00ebshillit Politik me synim adresimin, p\u00ebrsa t\u00eb ishte i mundur, e problematikave n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet zgjedhore.
\nKy model i gjetur, n\u00eb zhvillim t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsive dhe t\u00eb detyrimeve t\u00eb faktorit politik e institucional, p\u00ebr kryerjen e reformimit t\u00eb kuadrit ligjor rezultoi nj\u00eb hap zhg\u00ebnjyes p\u00ebr nga pritshm\u00ebrit\u00eb, si p\u00ebr nga m\u00ebnyra e funksionimit t\u00eb tij ashtu dhe nga tematika e \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb mbuluara.
\nMegjithat\u00eb, m\u00eb shqet\u00ebsues mbetet fakti se edhe ky model po luhatet drejt d\u00ebshtimit p\u00ebr shkak se diskursi i lidershipeve politike vazhdon t\u00eb mbetet i mbyllur n\u00eb agjendat individuale e t\u00eb ngushta t\u00eb dy partive kryesore, duke k\u00ebrc\u00ebnuar edhe at\u00eb rezultat dhe kontribut minimal t\u00eb mundsh\u00ebm q\u00eb mund t\u00eb arrihet.<\/p>\n\n\n\n
Koalicioni p\u00ebr Reforma, Integrim dhe Institucione t\u00eb Konsoliduara (KRIIK Albania), si nj\u00eb organizat\u00eb q\u00eb ka kontribuar me opinione dhe ekpertiz\u00ebn e vet n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces reformues, sikund\u00ebr dhe n\u00eb ata pararend\u00ebs, m\u00eb nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb gjer\u00eb nga v\u00ebzhgimi n\u00eb vijim\u00ebsi i proceseve zgjedhore, n\u00eb k\u00ebto rrethana,  shprehet se ndon\u00ebse pritshm\u00ebrit\u00eb nga veprimtaria dhe kontributi i K\u00ebshillit Politik jan\u00eb minimaliste, ai duhet t\u00eb konkludoj\u00eb n\u00eb nj\u00eb material ligjor, p\u00ebr aq sa ai g\u00ebzon dakort\u00ebsi t\u00eb plot\u00eb politike. <\/p>\n\n\n\n
S\u00eb paku, funksionimi i k\u00ebtij K\u00ebshilli Politik, t\u00eb sh\u00ebnoj\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrb\u00ebj\u00eb hapin e par\u00eb t\u00eb suksessh\u00ebm n\u00eb vendosjen e dialogut politik dhe t\u00eb rikthimit institucional t\u00eb k\u00ebtij dialogu, e cila \u00ebsht\u00eb rruga vetme e zgjidhjes s\u00eb ng\u00ebr\u00e7eve dhe problemeve n\u00eb nj\u00eb demokraci.<\/p>\n\n\n\n
Ky hap i vog\u00ebl pozitiv, pas nj\u00eb ecurie hapash mbrapa, duhet t\u00eb ket\u00eb si objektiv madhor e t\u00eb fund\u00ebm nj\u00eb reform\u00eb zgjedhore integrale dhe t\u00eb thelluar p\u00ebr shum\u00eb \u00e7\u00ebshtje emergjente.  \u00cbsht\u00eb e domosdoshme q\u00eb ky objektiv t\u00eb marr\u00eb sa m\u00eb par\u00eb mb\u00ebshtetjen prej deklarimit t\u00eb qart\u00eb t\u00eb vullnetit politik nga Lidershipi i partive kryesore se ai do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb peshoj\u00eb si detyr\u00eb par\u00ebsore mbi Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb legjislatur\u00ebn e re pas zgjedhjeve t\u00eb ardhshme.
\nGjithashtu, n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, KRIIK b\u00ebn thirrje dhe nxit pal\u00ebt q\u00eb, p\u00ebrtej ecuris\u00eb s\u00eb k\u00ebtij K\u00ebshilli, n\u00eb vazhd\u00ebn e dialogut t\u00eb mund t\u00eb vazhdojn\u00eb shk\u00ebmbimin e opinioneve dhe t\u00eb diskutimeve p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e nd\u00ebrmarrjes s\u00eb ndryshimeve t\u00eb tjera t\u00eb ardhshme.<\/p>\n\n\n\n
N\u00eb konsiderat\u00ebn e KRIIK, pik\u00ebnisja p\u00ebr nj\u00eb reform\u00eb zgjedhore t\u00eb suksseshme n\u00eb funksion t\u00eb kthimit t\u00eb besimit qytetar, mbetet reformimi i trup\u00ebs s\u00eb Komisionit Qendror t\u00eb Zgjedhjeve dhe transparenca financiare e veprimtaris\u00eb s\u00eb partive politike.
\n\u00c7do disktutim tjet\u00ebr mbart r\u00ebnd\u00ebsi madhore, por parakusht\u00ebzohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb determinuese nga k\u00ebto dy tematika.<\/p>\n\n\n\n
Duket qartazi se respektimi i standardeve n\u00eb procesin zgjedhor t\u00eb ardhsh\u00ebm edhe nj\u00eb her\u00eb do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb vullneteve politike, dhe jo t\u00eb nj\u00eb mekanizmi ligjor-institucional si garanci mbi pal\u00ebt.
\nNdaj, si bashk\u00ebautor\u00eb dhe bashk\u00ebp\u00ebrgjegj\u00ebs t\u00eb procesit t\u00eb ardhsh\u00ebm zgjedhor, KRIIK iu b\u00ebn thirrje paraprakisht lidershipeve politike se \u00ebsht\u00eb e domosdoshme q\u00eb t\u00eb tregojn\u00eb maturi n\u00eb periudh\u00ebn para dhe gjat\u00eb zgjedhore, duke marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb shmangien e t\u00eb gjith\u00eb pre\u00e7edent\u00ebve negativ\u00eb dhe antiligjor\u00eb t\u00eb ndodhur m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n\n\n\n
Ve\u00e7an\u00ebrisht dhe m\u00eb konkretisht, n\u00eb munges\u00eb t\u00eb kuadrit ligjor p\u00ebrkat\u00ebs, KRIIK nxit forcat politike dhe \u00e7do aktor tjet\u00ebr politik n\u00eb ofrimin e transparenc\u00ebs s\u00eb plot\u00eb t\u00eb veprimtaris\u00eb financiare, duke filluar q\u00eb nga kjo periudh\u00eb aktuale, dhe m\u00eb pas edhe p\u00ebr nd\u00ebrmarrjen e nj\u00eb auditi post zgjedhor.
\nGjykohet se mir\u00ebfunksionalizimi i k\u00ebtyre dy instrumentave, p\u00ebrtej gjendjes s\u00eb sotme, mund t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb dhe t\u00eb ndihmojn\u00eb n\u00eb rikthimin e besimit qytetar tek procesi zgjedhor dhe ai politik e institucional i lidhur me t\u00eb.<\/p>\n\n\n\n
Transparenca e veprimtaris\u00eb financiare, e detajuar, n\u00eb koh\u00eb reale dhe paraprake, \u00ebsht\u00eb instrumenti m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i partive dhe grupimeve politike p\u00ebr t\u2019iu b\u00ebr\u00eb me dije qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb se cilat jan\u00eb interesat q\u00eb i mbajn\u00eb t\u00eb angazhuar apo t\u00eb lidhur politikan\u00ebt dhe mbi cil\u00ebn baz\u00eb dhe interesa nd\u00ebrtohen ofertat elektorale q\u00eb iu serviren qytetar\u00ebve.  Transparenca e plot\u00eb do t\u00eb reflektonte, gjithashtu, sinqeritetin e vullneteve t\u00eb tyre dhe se sa t\u00eb p\u00ebrkushtuar ata jan\u00eb ndaj fatit t\u00eb vendit.
\nBesimi qytetar tek demokracia dhe institucionet, nuk mund t\u00eb fitohet fal\u00eb thirrjeve apo, m\u00eb keq, fal\u00eb propagand\u00ebs boshe, por duke d\u00ebshmuar transparenc\u00eb t\u00eb plot\u00eb financiare t\u00eb partive politike dhe t\u00eb \u00e7do aksioni poltik si dhe transparenc\u00eb t\u00eb plot\u00eb t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb institucioneve zgjedhore dhe \u00e7do operatori apo institucioni t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb.<\/p>\n\n\n\n
N\u00eb p\u00ebrfundim, duke k\u00ebrkuar q\u00eb dakord\u00ebsia politike mos t\u00eb jet\u00eb vula e ardhshme e \u00e7ertifikimit t\u00eb rezultatit zgjedhor dhe bashk\u00eb me t\u00eb edhe t\u00eb krimit zgjedhor, KRIIK b\u00ebn thirrje dhe k\u00ebrkon angazhimin e lidershipeve politike n\u00eb nd\u00ebrmarrjen e nj\u00eb auditi post zgjedhor, menjeh\u00ebr\u00eb pas zgjedhjeve t\u00eb ardhshme.
\nDuke risjell\u00eb n\u00eb kujtes\u00eb se diskutimi p\u00ebr auditimin e procesit ka qen\u00eb nj\u00eb objekt i vazhduesh\u00ebm diskutimi n\u00eb fund t\u00eb \u00e7do procesi t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm zgjedhor, pal\u00ebt kan\u00eb sot koh\u00ebn e nevojshme n\u00eb dispozicion p\u00ebr t\u00eb nisur dhe diskutuar mbi teknikalitetet e nd\u00ebrmarrjes s\u00eb k\u00ebtij auditi, si nj\u00eb proces pas-zgjedhor i ardhsh\u00ebm.
\nNj\u00eb proces auditimi i plot\u00eb, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, do t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb p\u00ebr t\u00eb projektuar akoma m\u00eb mir\u00eb piketat dhe nivelin e thell\u00ebsis\u00eb s\u00eb nd\u00ebrhyrjes n\u00eb reform\u00ebn zgjedhore t\u00eb pritshme n\u00eb legjislatur\u00ebn e re, menj\u00ebher\u00eb pas zgjedhjeve t\u00eb ardhshme parlamentare.<\/p>\n\n\n\n
Tiran\u00eb,  m\u00eb 31.05.2020!<\/p>\n\n\n\n
QENDRIM PUBLIK Q\u00eb prej Reform\u00ebs Zgjedhore t\u00eb arrir\u00eb n\u00eb vitin 2012, pas disa p\u00ebrpjekjesh t\u00eb st\u00ebrgjatura dhe t\u00eb d\u00ebshtuara, nga Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb dhe nga Lidershipet politike pritej nj\u00eb reform\u00eb zgjedhore integrale dhe gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet zgjedhore. Nj\u00eb reform\u00eb, jo thjesht si nj\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsim i kuadrit ligjor, por si nj\u00eb proces i thelluar dhe i…<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[11],"tags":[],"class_list":["post-396","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized-sq"],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/396","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=396"}],"version-history":[{"count":5,"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/396\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":434,"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/396\/revisions\/434"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=396"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=396"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=396"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}