{"id":330,"date":"2019-07-20T20:42:14","date_gmt":"2019-07-20T18:42:14","guid":{"rendered":"https:\/\/kriik.al\/home\/?p=330"},"modified":"2020-12-28T19:40:25","modified_gmt":"2020-12-28T18:40:25","slug":"aktiviste-te-kriik-vezhgojne-zgjedhjet-e-parakohshme-parlamentare-te-dites-se-neserme-ne-ukraine-nepermjet-misionit-nderkombetar-te-vezhgimit-enemo","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/kriik.al\/home\/2019\/07\/20\/aktiviste-te-kriik-vezhgojne-zgjedhjet-e-parakohshme-parlamentare-te-dites-se-neserme-ne-ukraine-nepermjet-misionit-nderkombetar-te-vezhgimit-enemo\/","title":{"rendered":"Aktivist\u00eb t\u00eb KRIIK v\u00ebzhgojn\u00eb Zgjedhjet e Parakohshme Parlamentare t\u00eb dit\u00ebs s\u00eb nes\u00ebrme n\u00eb Ukrain\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet Misionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb V\u00ebzhgimit &#8211; ENEMO!"},"content":{"rendered":"\n<h2 class=\"wp-block-heading\"><strong>Njoftim p<\/strong>\u00ebr shtyp<\/h2>\n\n\n\n<p>Dit\u00ebn e nes\u00ebrme, dat\u00eb 21 korrik 2019, Ukraina do t\u00eb mbaj\u00eb Zgjedhjet e Parakohshme Parlamentare. Edhe k\u00ebto zgjedhje po v\u00ebzhgohen prej Misionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb V\u00ebzhgimit t\u00eb organizuar nga Rrjeti Europian i Organizatave V\u00ebzhguese t\u00eb Zgjedhjeve (ENEMO), i cili pason Misionin e m\u00ebparsh\u00ebm t\u00eb V\u00ebzhgimit t\u00eb Zgjedhjeve Presidenciale t\u00eb 31 Marsit dhe 21 Prillit t\u00eb k\u00ebtij viti.<\/p>\n\n\n\n<p>Koalicioni p\u00ebr Reforma, Integrim dhe Institucione t\u00eb Konsoliduara (KRIIK Albania) si nj\u00eb nd\u00ebr organizatat m\u00eb me eksperienc\u00eb n\u00eb v\u00ebzhgimin e proceseve zgjedhore n\u00eb vend,  \u00ebsht\u00eb an\u00ebtare e ENEMO-s prej vitit 2009, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb prej vitit 2015, p\u00ebr dy mandate rradhazi, \u00ebsht\u00eb an\u00ebtare e Sekretariatit drejtues t\u00eb Rrjetit.<br> N\u00eb zbatim t\u00eb strategjis\u00eb s\u00eb organizat\u00ebs dhe n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb programit p\u00ebr \u201cMonitorimin dhe p\u00ebrmir\u00ebsimin e integritetit t\u00eb proceseve zgjedhore\u201d, KRIIK mbetet i angazhuar maksimalisht p\u00ebr t\u00eb kontribuar n\u00eb k\u00ebto Misione Nd\u00ebrkomb\u00ebtare V\u00ebzhgimi, qoft\u00eb <strong>si nj\u00eb  kontribut p\u00ebr zhvillimin e demokracis\u00eb n\u00eb vendet post-komuniste<\/strong>, qoft\u00eb si <strong>nj\u00eb mund\u00ebsi m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb rritur e forcuar kapacitetet e stafit dhe t\u00eb aktivist\u00ebve t\u00eb vet<\/strong>, apo edhe t\u00eb organizatave partnere me t\u00eb cilat KRIIK bashk\u00ebpunon prej vitesh.<\/p>\n\n\n\n<p>S\u00eb fundmi, pas misioneve t\u00eb suksesshme t\u00eb v\u00ebzhgimit nga ENEMO p\u00ebr Zgjedhjet e Parakohshme Parlamentare t\u00eb 8 Dhjetorit 2018 n\u00eb Armeni,  Zgjedhjet Parlamentare t\u00eb 24 Shkurtit 2019 n\u00eb Moldavi dhe Zgjedhjet Presidenciale t\u00eb 31 Marsit dhe 21 prillit 2019 n\u00eb Ukrain\u00eb,  <strong>n\u00eb t\u00eb cilat KRIIK ka angazhuar aktivist\u00eb t\u00eb vet si v\u00ebzhgues afatshkurt\u00ebr, afatgjat\u00eb, pjes\u00eb t\u00eb misioneve drejtuese, e deri si Drejtues Misioni<\/strong>,  edhe n\u00eb Misionin aktual p\u00ebr V\u00ebzhgimin e Zgjedhjeve t\u00eb Parakohshme Parlamentare t\u00eb 21 Korrikut 2019, KRIIK kontribuon me 8 aktivist\u00eb t\u00eb vet, nj\u00eb prej t\u00eb cil\u00ebve i angazhuar me Ekipin Qendror t\u00eb Misionit, 3 si v\u00ebzhgues afatgjat\u00eb dhe 4 si v\u00ebzhgues afatshkurt\u00ebr.<\/p>\n\n\n\n<p>Misioni i V\u00ebzhgimit t\u00eb Zgjedhjeve t\u00eb Parakohshme Parlamentare t\u00eb 21 korrikut 2019 n\u00eb Ukrain\u00eb \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga nj\u00eb <strong>Ekip Qendror prej 12 ekspert\u00ebsh, 40 v\u00ebzhgues afatgjat\u00eb dhe 76 v\u00ebzhgues afatshkurt\u00ebr, t\u00eb deleguar nga 15 organizata an\u00ebtare t\u00eb ENEMO<\/strong>.<\/p>\n\n\n\n<p>Dit\u00ebn e nes\u00ebrme, v\u00ebzhguesit afatshkurt\u00ebr do t\u00eb v\u00ebzhgojn\u00eb ecurin\u00eb e dit\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve duke u fokusuar n\u00eb procesin e hapjes s\u00eb qendrave t\u00eb votimit, ecurin\u00eb e procesit t\u00eb votimit, t\u00eb num\u00ebrimit t\u00eb votave dhe tabelimit t\u00eb rezultateve, si dhe n\u00eb procesin e marrjes n\u00eb dor\u00ebzim t\u00eb materialeve zgjedhore nga Komisionet Zgjedhore t\u00eb Distrikteve.<br> T\u00eb dh\u00ebnat e mbledhura gjat\u00eb v\u00ebzhgimit dit\u00ebn e nes\u00ebrme, do t\u00eb transmetohen n\u00eb koh\u00eb reale me an\u00eb t\u00eb aplikacionit p\u00ebr smartphone ODK Collect dhe platform\u00ebs KoboToolbox, <strong>metodologji e cila p\u00ebrdoret nga ENEMO p\u00ebr her\u00eb t\u00eb kat\u00ebrt, duke krijuar tanim\u00eb nj\u00eb tradit\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme n\u00eb transmetimin e t\u00eb dh\u00ebnave n\u00eb koh\u00eb reale gjat\u00eb dit\u00ebs s\u00eb v\u00ebzhgimit.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Lidhur me periudh\u00ebn parazgjedhore, m\u00eb dat\u00ebn 14 korrik 2019, Misioni publikoi Raportin e Nd\u00ebrmjet\u00ebm t\u00eb tij, n\u00eb t\u00eb cilin ENEMO vler\u00ebsonte se kuadri ligjor aktual n\u00eb Ukrain\u00eb garanton parakushtet kryesore p\u00ebr mbajtjen e zgjedhjeve demokratike.<br> Megjithat\u00eb, ENEMO <strong>vler\u00ebson se afatet ligjore tep\u00ebr t\u00eb ngushta, paqart\u00ebsit\u00eb e konsiderueshme q\u00eb lidhen me regjistrimin e kandidat\u00ebve dhe afatet e shkurtra p\u00ebr fushat\u00ebn zgjedhore kan\u00eb krijuar nj\u00eb mjedis sfidues<\/strong>. Sipas ENEMO, megjith\u00ebse zgjedhjet jan\u00eb, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, konkuruese, mungesa e rregullave gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse p\u00ebr fushat\u00ebn zgjedhore krijon hap\u00ebsir\u00eb q\u00eb k<strong>andidat\u00ebt t\u00eb anashkalojn\u00eb parimet e fushat\u00ebs s\u00eb ndershme dhe t\u00eb transparenc\u00ebs<\/strong> [p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb shih <a href=\"http:\/\/enemo.eu\/uploads\/file-manager\/FirstInterimReport-EarlyParliamentaryElectionsUkraine2019.pdf\">Raportin I t\u00eb Nd\u00ebrmjet\u00ebm t\u00eb Monitorimit<\/a> (n\u00eb anglisht).<\/p>\n\n\n\n<p>Zgjedhjet e parakohshme t\u00eb s\u00eb diel\u00ebs do t\u00eb monitorohen edhe nga Misione t\u00eb tjera Nd\u00ebrkomb\u00ebtare v\u00ebzhgimi si: OSBE\/ODIHR, Asamblea Parlamentare e NATO-s, Instituti Demokratik Amerikan (NDI), Instituti Nd\u00ebrkomb\u00ebtar Republikan (IRI), CANADEM, etj.<\/p>\n\n\n\n<p>Zgjedhjet e rregullta Parlamentare ishin planifikuar t\u00eb mbaheshin n\u00eb tetor 2019, por Presidenti i sapozgjedhur i Ukrain\u00ebs, Volodymyr Zelensky, menj\u00ebher\u00eb pas kryerjes s\u00eb betimit dhe marrjes s\u00eb detyr\u00ebs n\u00eb 20 Maj 2019, vendosi shp\u00ebrndarjen e Parlamentit dhe caktoi dit\u00ebn e Zgjedhjeve t\u00eb Parakohshme Parlamentare n\u00eb 21 Korrik 2019.<\/p>\n\n\n\n<p>Zgjedhjet e nes\u00ebrme mbahen p\u00ebr t\u00eb zgjedhur 424 deputet\u00eb n\u00eb Parlamentin e Ukrain\u00ebs, nga 450 deputet\u00eb n\u00eb total t\u00eb tij. Kjo pasi zgjedhjet nuk do t\u00eb mbahen n\u00eb 26 zona zgjedhore, n\u00eb Krime, e cila \u00ebsht\u00eb aneksuar nga Federata Ruse q\u00eb n\u00eb Mars 2014, si dhe n\u00eb disa pjes\u00eb t\u00eb rajoneve Donetsk dhe Luhansk, n\u00eb lindje t\u00eb vendit, t\u00eb cilat nuk jan\u00eb n\u00ebn kontrollin e qeveris\u00eb Ukrainase si pasoj\u00eb e konfliktit t\u00eb vazhduesh\u00ebm atje.<br>\n225 deputet\u00eb do t\u00eb zgjidhen n\u00ebn nj\u00eb sistem proporcional dhe 199 n\u00ebn nj\u00eb sistem maxhoritar, n\u00eb po kaq zona zgjedhore. N\u00eb k\u00ebto zgjedhje 22 parti politike jan\u00eb regjistruar p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb total jan\u00eb regjistruar rreth 6000 kandidat\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Zgjedhjet e 21 korrikut 2019 konsiderohen si shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr Ukrain\u00ebn. Bazuar n\u00eb rezultatet e sondazheve, ato duket se do t\u00eb konsolidojn\u00eb akoma m\u00eb tep\u00ebr pushtetin e presidentit t\u00eb zgjedhur n\u00eb 21 prill 2019, Zelensky, partia e t\u00eb cilit, \u201cSh\u00ebrb\u00ebtori i Popullit\u201d, e quajtur sipas serialit televiziv q\u00eb e b\u00ebri Zelensky-n t\u00eb famsh\u00ebm dhe e katapultoi n\u00eb majat e mb\u00ebshtetjes popullore, duket se do t\u00eb fitoj\u00eb bindsh\u00ebm, ndoshta edhe duke arritur t\u00eb ket\u00eb m\u00eb tep\u00ebr se gjysm\u00ebn e mandateve parlamentare. N\u00ebse kjo ndodh, kjo do t\u00eb sjell\u00eb nj\u00eb ndryshim radikal n\u00eb politik\u00ebn e Ukrain\u00ebs, duke zbehur akoma m\u00eb shum\u00eb fuqin\u00eb e partive tradicionale.<\/p>\n\n\n\n<p>Presidenti Zelensky <strong>erdhi n\u00eb pushtet me kart\u00ebn e anti-korrupsionit<\/strong> dhe mb\u00ebshtetja e m\u00eb shum\u00eb se 70 p\u00ebrqind t\u00eb zgjedh\u00ebsve ndaj tij n\u00eb Zgjedhjet e 21 Prillit 2019 <strong>u pa si nj\u00eb tregues shum\u00eb dometh\u00ebn\u00ebs i lodhjes s\u00eb Ukrainasve, ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb rinjve, me korrupsionin, retorik\u00ebn politike boshe, stanjacionin ekonomik dhe social t\u00eb vendit dhe munges\u00ebn e perspektiv\u00ebs.<\/strong><br> Rritja e pushtetit t\u00eb Zelensky-t shihet me entuziaz\u00ebm nga shum\u00eb aktor\u00eb dhe me skepticiz\u00ebm nga shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. Nd\u00ebrsa erdhi n\u00eb pushtet si nj\u00eb fytyr\u00eb e re, q\u00eb premtoi shum\u00eb, ai edhe \u00ebsht\u00eb akuzuar se mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb kukull n\u00eb duart e oligark\u00ebve Ukrainas dhe se mund t\u00eb mos jet\u00eb personi i duhur p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb ball\u00eb presionit n\u00eb rritje t\u00eb Federat\u00ebs Ruse. Muajt n\u00eb vazhdim do t\u00eb tregojn\u00eb m\u00eb tep\u00ebr p\u00ebr rrug\u00ebn q\u00eb qeverisja e Zelensky-t dhe e partis\u00eb s\u00eb tij do t\u00eb marr\u00eb, pasi ai t\u00eb ket\u00eb marr\u00eb pushtetin n\u00eb Parlamentin Ukrainas.<\/p>\n\n\n\n<p>Misioni Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i V\u00ebzhgimit ENEMO <strong>do t\u00eb publikoj\u00eb gjetjet paraprake mbi procesin zgjedhor n\u00eb nj\u00eb Konferenc\u00eb p\u00ebr Shtyp, q\u00eb do t\u00eb mbahet n\u00eb dat\u00eb 23 korrik 2019 n\u00eb Kiev, n\u00eb or\u00ebn 11:30<\/strong> (ora lokale n\u00eb Kiev) dhe q\u00eb mund t\u00eb ndiqet live n\u00eb <a href=\"https:\/\/www.enemo.eu\/\">faqen e internetit<\/a> t\u00eb ENEMO-s, ose n\u00eb <a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/enemo.network\/\">Facebook<\/a>.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Njoftim p\u00ebr shtyp Dit\u00ebn e nes\u00ebrme, dat\u00eb 21 korrik 2019, Ukraina do t\u00eb mbaj\u00eb Zgjedhjet e Parakohshme Parlamentare. Edhe k\u00ebto zgjedhje po v\u00ebzhgohen prej Misionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb V\u00ebzhgimit t\u00eb organizuar nga Rrjeti Europian i Organizatave V\u00ebzhguese t\u00eb Zgjedhjeve (ENEMO), i cili pason Misionin e m\u00ebparsh\u00ebm t\u00eb V\u00ebzhgimit t\u00eb Zgjedhjeve Presidenciale t\u00eb 31 Marsit dhe 21&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":331,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[11],"tags":[],"class_list":["post-330","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-uncategorized-sq"],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/330","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=330"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/330\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":334,"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/330\/revisions\/334"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/media\/331"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=330"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=330"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=330"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}