{"id":3187,"date":"2025-04-17T21:04:00","date_gmt":"2025-04-17T19:04:00","guid":{"rendered":"https:\/\/kriik.al\/home\/?p=3187"},"modified":"2025-04-18T13:10:29","modified_gmt":"2025-04-18T11:10:29","slug":"denoncim-nr-16-lidhur-me-mos-publikimin-e-vendimeve-te-kryetareve-te-bashkive-per-vendet-e-afishimit-te-materialeve-propagandistike-per-fushaten-zgjedhore-ne-4-bashki-te-vendit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/kriik.al\/home\/2025\/04\/17\/denoncim-nr-16-lidhur-me-mos-publikimin-e-vendimeve-te-kryetareve-te-bashkive-per-vendet-e-afishimit-te-materialeve-propagandistike-per-fushaten-zgjedhore-ne-4-bashki-te-vendit\/","title":{"rendered":"DENONCIM Nr. 16 \u2013 Lidhur me mos publikimin e vendimeve t\u00eb Kryetar\u00ebve t\u00eb Bashkive p\u00ebr vendet e afishimit t\u00eb materialeve propagandistike p\u00ebr fushat\u00ebn zgjedhore n\u00eb 4 Bashki t\u00eb vendit*"},"content":{"rendered":"\n<hr class=\"wp-block-separator has-alpha-channel-opacity\"\/>\n\n\n\n<p class=\"has-text-align-center\"><strong>Shkarko <a href=\"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-content\/uploads\/2025\/04\/KRIIK-DENONCIM-Nr.-16-MospublikimiVendimeveMP-20250417.pdf\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\" title=\"\">Denoncimin<\/a> ne pdf<\/strong><\/p>\n\n\n\n<hr class=\"wp-block-separator has-alpha-channel-opacity\"\/>\n\n\n\n<p><strong>&nbsp;&nbsp;   I nderuar z. Komisioner!<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>&nbsp;&nbsp;&nbsp; <\/strong><strong>T\u00eb nderuar Drejtues t\u00eb Administrat\u00ebs s\u00eb KQZ-s\u00eb!<\/strong><strong><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>&nbsp;&nbsp;&nbsp; T\u00eb nderuar An\u00ebtar\u00eb t\u00eb Komisionit t\u00eb Ankimimeve dhe Sanksioneve!<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Neni 79 i Kodit Zgjedhor \u201c<em>Afishimi i materialeve propagandistike<\/em>\u201d pika 1 p\u00ebrcakton se \u201c<em>Jo m\u00eb von\u00eb se 35 dit\u00eb para dat\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve, kryetari i bashkis\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejt\u00eb dhe t\u00eb paanshme,&nbsp;<\/em><strong><em>p\u00ebrcakton vendet publike n\u00eb territorin e bashkis\u00eb p\u00ebrkat\u00ebse p\u00ebr afishimin prej partive politike dhe subjekteve zgjedhore t\u00eb materialeve propagandistike.<\/em><\/strong><em>&nbsp;Vendet e caktuara duhet t\u00eb jen\u00eb n\u00eb ambiente q\u00eb sigurojn\u00eb shikueshm\u00ebri publike dhe t\u00eb ken\u00eb hap\u00ebsir\u00eb t\u00eb mjaftueshme ku t\u00eb gjitha subjektet zgjedhore q\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb zgjedhje t\u00eb paraqesin programet e tyre zgjedhore dhe mesazhet zgjedhore.&nbsp;<\/em><strong><em>Vendimi i kryetarit t\u00eb bashkis\u00eb b\u00ebhet publik n\u00eb faqen e internetit t\u00eb bashkis\u00eb menj\u00ebher\u00eb pas miratimit.<\/em><\/strong>\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Lidhur me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje dhe n\u00eb zbatim t\u00eb Kodit Zgjedhor, Komisioneri Shtet\u00ebror i Zgjedhjeve (KSHZ) ka miratuar:<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Udh\u00ebzimin Nr. 6 dat\u00eb 23.03.2021&nbsp;<em>\u201cP\u00ebr p\u00ebrdorimin e materialeve propagandistike e edukuese dhe rregullat p\u00ebr afishimin e tyre gjat\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore\u201d<\/em>, i cili n\u00eb nenin 3, pika 7, p\u00ebrcakton detyrimin ndaj \u00e7do Kryetari Bashkie q\u00eb, pas miratimit t\u00eb vendimit,&nbsp;<strong>t\u2019i njoftoj\u00eb nj\u00eb kopje t\u00eb tij Komisionerit Shtet\u00ebror t\u00eb Zgjedhjeve brenda 24 or\u00ebve<\/strong>&nbsp;nga miratimi i tij.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Vendimin nr. 415 dat\u00eb 08.04.2025 \u201c<em>P\u00ebr rregullat dhe kriteret e ndarjes s\u00eb hap\u00ebsirave reklamuese zgjedhore n\u00eb billboarde dhe city lights n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb barabart\u00eb<\/em>\u201d, i cili gjithashtu p\u00ebrcakton se hap\u00ebsirat e lejuara p\u00ebr reklama jan\u00eb billbordet, city lights, dhe ekranet digjitale reklamuese t\u00eb vendosura n\u00eb hap\u00ebsirat publike, si dhe detyrimin e&nbsp;<strong>bashkive t\u00eb hartojn\u00eb nj\u00eb list\u00eb t\u00eb hap\u00ebsirave t\u00eb lejuara p\u00ebr reklamat zgjedhore dhe menj\u00ebher\u00eb ta publikojn\u00eb at\u00eb n\u00eb faqet zyrtare p\u00ebrkat\u00ebse,<\/strong>&nbsp;si dhe t\u00eb njoftojn\u00eb subjektet zgjedhore dhe Komisionin Qendror t\u00eb Zgjedhjeve.<\/p>\n\n\n\n<p>KRIIK ju sjell n\u00eb v\u00ebmendje se gjith\u00eb parashikimet e Kodit Zgjedhor dhe akteve n\u00ebnligjore t\u00eb miratuara prej KQZ, lidhur me materialet propagandistike, kan\u00eb p\u00ebr q\u00ebllim&nbsp;<strong>garantimin e barazis\u00eb s\u00eb pal\u00ebve n\u00eb gar\u00eb, si dhe t\u00eb nj\u00eb ambienti jo t\u00eb ngarkuar me postera<\/strong>&nbsp;dhe reklama politike statike.<\/p>\n\n\n\n<p>KRIIK i ka kushtuar v\u00ebmendje monitorimit t\u00eb k\u00ebtij procesi deri n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb t\u00eb tij, kur do t\u00eb duhej t\u00eb ishin&nbsp;<strong>miratuar dhe publikuar<\/strong>&nbsp;vendimet e Kryetar\u00ebve t\u00eb Bashkive p\u00ebr caktimin e vendeve p\u00ebr afishimin prej partive politike dhe subjekteve zgjedhore t\u00eb materialeve propagandistike.<\/p>\n\n\n\n<p>Sikurse ligji parashikon, Kryetar\u00ebt e Bashkive duhet t\u00eb marrin vendimin, n\u00eb t\u00eb cilin t\u00eb&nbsp;<strong>parashikojn\u00eb adresat apo vendet konkrete<\/strong>&nbsp;ku materialet propagandistike lejohen t\u00eb vendosen. &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Nga monitorimi i faqeve t\u00eb internetit t\u00eb bashkive, si dhe protokollit zyrtar t\u00eb KQZ t\u00eb publikuar n\u00eb faqen e internetit t\u00eb institucionit, rezulton se kat\u00ebr bashki e kan\u00eb marr\u00eb vendimin lidhur me vendet e afishimit t\u00eb materialeve propagandistike dhe e kan\u00eb d\u00ebrguar at\u00eb n\u00eb KQZ, por ky vendim nuk \u00ebsht\u00eb i publikuar n\u00eb faqen e internetit t\u00eb tyre, duke p\u00ebrmbushur k\u00ebshtu vet\u00ebm pjes\u00ebrisht detyrimin ligjor.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;<em>Konkretisht<\/em><strong>:<\/strong><\/p>\n\n\n\n<ol start=\"1\" class=\"wp-block-list\">\n<li><a href=\"https:\/\/bashkiapermet.gov.al\/\" target=\"_blank\" rel=\"noreferrer noopener\">Bashkia P\u00ebrmet<\/a>;<\/li>\n\n\n\n<li><a href=\"https:\/\/bashkiapuke.gov.al\/\" target=\"_blank\" rel=\"noreferrer noopener\">Bashkia Puk\u00eb<\/a>;<\/li>\n\n\n\n<li><a href=\"https:\/\/bashkiafushearrez.gov.al\/index.html\" target=\"_blank\" rel=\"noreferrer noopener\">Bashkia Fush\u00eb-Arr\u00ebs<\/a>;<\/li>\n\n\n\n<li>Bashkia Kruj\u00eb.<\/li>\n<\/ol>\n\n\n\n<p>Bashk\u00eblidhur k\u00ebtij Dokumenti gjeni Lidhjet p\u00ebrkat\u00ebse (nga numri 1 n\u00eb 3 sipas renditjes s\u00eb m\u00ebsip\u00ebrme), ku paraqiten printscreen-et e faqeve t\u00eb internetit p\u00ebr secil\u00ebn nga k\u00ebto Bashki.<\/p>\n\n\n\n<p>Lidhur me Bashkin\u00eb Kruj\u00eb, nuk ka lidhje pasi kjo bashki nuk ka faqe interneti funksionale. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, shkelja ligjore e konstatuar ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb jo vet\u00ebm me mos publikimin e vendimit. Gjithashtu&nbsp;<strong>edhe mos pasja e nj\u00eb faqeje zyrtare interneti nga ky autoritet publik, sikurse parashikohet n\u00eb Vendimin e K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave nr. 782 dat\u00eb 28.12.2024<\/strong>&nbsp;\u201c<em>P\u00ebr p\u00ebrcaktimin e rregullave t\u00eb detajuara p\u00ebr aksesimin e faqeve zyrtare t\u00eb internetit t\u00eb autoriteteve publike<\/em>\u201d pika1: \u201c<em>\u00c7do autoritet publik \u00ebsht\u00eb i detyruar t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb faqe zyrtare t\u00eb internetit p\u00ebr t\u00eb ofruar informacione p\u00ebr autoritetin publik dhe p\u00ebr sh\u00ebrbimet, t\u00eb cilat i ofron p\u00ebr shtetasit e personat fizik\u00eb dhe\/ose juridik\u00eb, duke zbatuar rregullat e m\u00ebposhtme<\/em>:\u201d, &nbsp;<strong>\u00ebsht\u00eb shkelje tjet\u00ebr ligjore<\/strong>.<\/p>\n\n\n\n<p>Referuar sa m\u00eb sip\u00ebr,&nbsp;<strong>KRIIK i k\u00ebrkon Komisionit Qendror t\u00eb Zgjedhjeve<\/strong>&nbsp;q\u00eb, bazuar n\u00eb nenin 171, pika 1, t\u00eb Kodit Zgjedhor&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p><strong>t\u00eb marr\u00eb masa administrative&nbsp;<\/strong>ndaj Kryetar\u00ebve t\u00eb Bashkive t\u00eb cilat&nbsp;<strong>kan\u00eb kryer shkelje duke mos publikuar vendimin<\/strong>&nbsp;<strong>p\u00ebr p\u00ebrcaktimin e vendeve publike p\u00ebr afishimin e materialeve propagandistike<\/strong>&nbsp;n\u00eb territorin e bashkis\u00eb p\u00ebrkat\u00ebse nga subjektet zgjedhore, duke shkelur&nbsp;<strong>nenin 3, pika 7 t\u00eb Udh\u00ebzimit 6\/2021<\/strong>&nbsp;\u201cP\u00ebr p\u00ebrdorimin e materialeve propagandistike dhe edukuese dhe rregullat p\u00ebr afishimin e tyre gjat\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore\u201d, si dhe p\u00ebrmbushjen e k\u00ebrkesave dhe detyrimeve t\u00eb parashikuara n\u00eb nenin 79 pika 1 t\u00eb Kodit Zgjedhor,&nbsp;<strong>e c\u00ebnuar k\u00ebshtu t\u00eb drejtat e garuesve<\/strong>&nbsp;n\u00eb zgjedhje dhe&nbsp;<strong>shkelur parimin kushtetues t\u00eb barazis\u00eb n\u00eb zgjedhje<\/strong>.<\/p>\n\n\n\n<p>KRIIK thekson se KQZ-ja duhet t\u00eb angazhohet maksimalisht n\u00eb p\u00ebrmbushje t\u00eb detyrimeve q\u00eb i jep ligji, p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrprer\u00eb moszbatimin e ligjit dhe&nbsp;<strong>kthyer ligjshm\u00ebrin\u00eb p\u00ebr tre jav\u00ebt e mbetura t\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore, duke siguruar zbatimin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb plot\u00eb t\u00eb parimeve dhe standardeve q\u00eb dikton Kushtetuta dhe Ligji&nbsp;<\/strong>n\u00eb krijimin e kushteve t\u00eb duhura dhe t\u00eb barabarta p\u00ebr kryerjen e fushat\u00ebs zgjedhore prej subjekteve zgjedhor\u00eb dhe kandidat\u00ebve t\u00eb tyre.<\/p>\n\n\n\n<p>Nisur nga precedent\u00ebt e m\u00ebparsh\u00ebm,<strong>&nbsp;KRIIK i b\u00ebn thirrje KQZ-s\u00eb q\u00eb,&nbsp;<\/strong>pavar\u00ebsisht pretendimeve apo justifikimeve q\u00eb mund t\u00eb paraqiten nga Bashkit\u00eb e m\u00ebsip\u00ebrme,&nbsp;&nbsp;<strong>t\u00eb marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb d\u00ebmin tashm\u00eb t\u00eb kryer e t\u00eb efekteve t\u00eb pakthyeshme d\u00ebmtuese e ndikuese<\/strong>&nbsp;n\u00eb fushat\u00ebn zgjedhore t\u00eb deritanishme.<\/p>\n\n\n\n<p>Theksohet se ndryshe nga m\u00eb par\u00eb,&nbsp;<strong>Administratat p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb Bashkive jan\u00eb t\u00eb mir\u00eb informuara m\u00eb s\u00eb miri mbi detyrimet e ligjit lidhur me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje<\/strong>, ndaj konsiderohet e pavend zem\u00ebrgjer\u00ebsia e KQZ-s\u00eb pas dy proceseve t\u00eb m\u00ebparshme zgjedhore, trajtimit gjer\u00ebsisht t\u00eb k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtje n\u00eb zgjedhjet pararend\u00ebse, por edhe duke marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb kujtes\u00ebn \u201cMbi p\u00ebrcaktimin e vendeve publike p\u00ebr afishimin e materialeve propagandistike t\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore t\u00eb subjekteve zgjedhore\u201d t\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet shkres\u00ebs me&nbsp;<em>nr<\/em>. 2210&nbsp;<em>prot<\/em>&nbsp;q\u00eb vet\u00eb KQZ-ja u ka nisur atyre dat\u00eb 27.03.2025.<\/p>\n\n\n\n<p>Nga ana tjet\u00ebr\u00a0<strong>rekomandohet q\u00eb KQZ-ja<\/strong>, brenda kompetencave q\u00eb i njeh ligji,\u00a0 t\u00eb\u00a0<strong>urdh\u00ebroj\u00eb urgjentisht Kryetar\u00ebt e Bashkive\u00a0<\/strong>t\u00eb publikojn\u00eb vendimin e marr\u00eb<strong>, si dhe detyrimin e Bashkive p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb publike n\u00eb mediat lokale p\u00ebrmbajtjen e plot\u00eb t\u00eb tij<\/strong>, p\u00ebr t\u00eb njohur sa m\u00eb par\u00eb garuesit n\u00eb zgjedhje, por edhe t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt, mbi detyrimet q\u00eb p\u00ebrcakton ligji.<\/p>\n\n\n\n<hr class=\"wp-block-separator has-alpha-channel-opacity\"\/>\n\n\n\n<p><em>*Ky Denoncim p\u00ebrmban nj\u00eb Lidhje ku ilustrohen problematikat e p\u00ebrmendura, me fotografi t\u00eb faqeve p\u00ebrkat\u00ebse dhe lidhje p\u00ebr n\u00eb faqet e internetit. Shkarkoni Lidhjet m\u00eb posht\u00eb.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-content\/uploads\/2025\/04\/Lidhja-nr.1-Bashkia-Bulqize.pdf\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\" title=\"\">Lidhja nr.1 &#8211; Bashkia Permet<\/a><\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-content\/uploads\/2025\/04\/Lidhja-nr.2-Bashkia-Puke.pdf\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\" title=\"\">Lidhja nr.2 &#8211; Bashkia Puke<\/a><\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-content\/uploads\/2025\/04\/Lidhja-nr.3-Bashkia-Dropull.pdf\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\" title=\"\">Lidhja nr.3 &#8211; Bashkia Fushe Arres<\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkarko Denoncimin ne pdf &nbsp;&nbsp; I nderuar z. Komisioner! &nbsp;&nbsp;&nbsp; T\u00eb nderuar Drejtues t\u00eb Administrat\u00ebs s\u00eb KQZ-s\u00eb! &nbsp;&nbsp;&nbsp; T\u00eb nderuar An\u00ebtar\u00eb t\u00eb Komisionit t\u00eb Ankimimeve dhe Sanksioneve! Neni 79 i Kodit Zgjedhor \u201cAfishimi i materialeve propagandistike\u201d pika 1 p\u00ebrcakton se \u201cJo m\u00eb von\u00eb se 35 dit\u00eb para dat\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve, kryetari i bashkis\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":"[]"},"categories":[161,192],"tags":[],"class_list":["post-3187","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-denoncime","category-zgjedhje-2025"],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3187","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3187"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3187\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3192,"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3187\/revisions\/3192"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3187"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3187"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3187"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}