{"id":3156,"date":"2025-04-04T23:44:00","date_gmt":"2025-04-04T21:44:00","guid":{"rendered":"https:\/\/kriik.al\/home\/?p=3156"},"modified":"2025-04-18T12:12:36","modified_gmt":"2025-04-18T10:12:36","slug":"rekomandime-lidhur-me-projektvendimin-per-rregullat-dhe-kriteret-e-ndarjes-se-hapesirave-reklamuese-zgjedhore-ne-billboarde-dhe-city-lights-ne-menyre-te-barabarte-3","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/kriik.al\/home\/2025\/04\/04\/rekomandime-lidhur-me-projektvendimin-per-rregullat-dhe-kriteret-e-ndarjes-se-hapesirave-reklamuese-zgjedhore-ne-billboarde-dhe-city-lights-ne-menyre-te-barabarte-3\/","title":{"rendered":"REKOMANDIME \u2013 Lidhur me Projekt-Urdhrin \u201cP\u00ebr rendin dhe sigurin\u00eb n\u00eb objektet ku jan\u00eb vendosur qendrat e votimit, si dhe p\u00ebrreth tyre, p\u00ebr zgjedhjet p\u00ebr Kuvend t\u00eb dat\u00ebs 11 maj 2025.\u201d"},"content":{"rendered":"\n<hr class=\"wp-block-separator has-alpha-channel-opacity\"\/>\n\n\n\n<p class=\"has-text-align-center\"><strong>Shkarko <a href=\"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-content\/uploads\/2025\/04\/KRIIK-REKOMANDIM-UrdheriKSHZPersonatePaAutorizuar-20250414.pdf\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\" title=\"\">Rekomandimin<\/a> ne pdf<\/strong><\/p>\n\n\n\n<hr class=\"wp-block-separator has-alpha-channel-opacity\"\/>\n\n\n\n<p><strong>\u00a0   I nderuar z. Komisioner!<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>&nbsp; &nbsp;T\u00eb nderuar Drejtues t\u00eb Administrat\u00ebs s\u00eb KQZ-s\u00eb!<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Lidhur me Projekt-Urdhrin \u201c<em>P\u00ebr rendin dhe sigurin\u00eb n\u00eb objektet ku jan\u00eb vendosur qendrat e votimit, si dhe p\u00ebrreth tyre, p\u00ebr zgjedhjet p\u00ebr Kuvend t\u00eb dat\u00ebs 11 maj 2025<\/em>\u201d, KRIIK ju p\u00ebrcjell rekomandimin si m\u00eb posht\u00eb vijon,<\/p>\n\n\n\n<p><strong>1. N\u00eb lidhje me pik\u00ebn 14 t\u00eb Projekt-Urdhrit<\/strong>:&nbsp;<em>&#8220;KZAZ-t\u00eb t\u00eb revokojn\u00eb menj\u00ebher\u00eb akreditimin e v\u00ebzhguesve t\u00eb cil\u00ebt pengojn\u00eb procesin dhe\/ose cenojn\u00eb zgjedh\u00ebsit n\u00eb ambientet e jashtme.&#8221;<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>KRIIK rekomandon q\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 revokimit t\u00eb akreditimit, emrat e k\u00ebtyre v\u00ebzhguesve t\u00eb b\u00ebhen publik\u00eb n\u00eb faqen zyrtare t\u00eb KQZ-s\u00eb apo t\u00eb KZAZ-ve p\u00ebrkat\u00ebse. Kjo mas\u00eb synon rritjen e transparenc\u00ebs dhe dekurajimin e sjelljeve q\u00eb cenojn\u00eb integritetin e procesit zgjedhor.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>2. N\u00eb lidhje me pik\u00ebn 19 t\u00eb Projekt-Urdhrit<\/strong>:&nbsp;<em>&#8220;Koordinator\u00ebt e siguris\u00eb dor\u00ebzojn\u00eb fizikisht te Sekretari i KQV-s\u00eb, n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb votimit, procesverbalet e mbajtura p\u00ebr evidentimin e ngjarjeve dhe kopje t\u00eb tyre ngarkohen n\u00eb aplikacionin KQZ.&#8221;<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>KRIIK gjykon se, p\u00ebr t\u00eb rritur transparenc\u00ebn e veprimtaris\u00eb s\u00eb koordinator\u00ebve t\u00eb siguris\u00eb, procesverbalet duhet t\u00eb dor\u00ebzohen menj\u00ebher\u00eb te Sekretari i KQV-s\u00eb dhe kopjet e tyre t\u00eb ngarkohen n\u00eb aplikacionin e KQZ-s\u00eb sapo t\u00eb jet\u00eb konstatuar akti dhe t\u00eb jet\u00eb plot\u00ebsuar procesverbali p\u00ebrkat\u00ebs. Ky veprim do t\u00eb siguronte nj\u00eb reagim m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb institucional dhe monitorim m\u00eb efektiv.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>3. N\u00eb lidhje me Procesverbalin model KQZ-00-48 \u201cP\u00ebr k\u00ebrkimin e ndihm\u00ebs s\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit p\u00ebr rivendosjen e rendit n\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebn e Qendr\u00ebs s\u00eb Votimit\u201d.<\/strong>&nbsp;KRIIK gjykon se modeli \u00ebsht\u00eb tejet kufizues n\u00eb krahasim me rolin q\u00eb kan\u00eb koordinator\u00ebt e siguris\u00eb, referuar p\u00ebrshkrimit t\u00eb detyrave t\u00eb tyre sipas Vendimit nr. 11, dat\u00eb 25.03.2021 t\u00eb Komisionit Rregullator \u201cP\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e ngritjes, organizimit, funksionimit t\u00eb Komisionit t\u00eb Qendr\u00ebs s\u00eb Votimit dhe zhvillimit t\u00eb zgjedhjeve n\u00eb Qendr\u00ebn e Votimit, t\u00eb ndryshuar\u201d.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Konkretisht, sipas pik\u00ebs 6 t\u00eb Vendimit nr. 11, dat\u00eb 25.3.2021 \u201cKoordinatoret e siguris\u00eb [&#8230;] kan\u00eb p\u00ebr detyr\u00eb t\u00eb monitorojn\u00eb situat\u00ebn vet\u00ebm n\u00eb ambientet e jashtme t\u00eb qendrave t\u00eb votimit, p\u00ebrfshir\u00eb&nbsp;<strong>hyrjet, oborret dhe perimetrin deri n\u00eb 150 metra nga QV-ja me q\u00ebllim evidentimin e grumbullimeve t\u00eb paautorizuara ose t\u00eb personave q\u00eb monitorojn\u00eb zgjedh\u00ebsit\u201d.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Procesverbali model KQZ-00-48 \u201cP\u00ebr k\u00ebrkimin e ndihm\u00ebs s\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit p\u00ebr rivendosjen e rendit n\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebn e Qendr\u00ebs s\u00eb Votimit\u201d, q\u00eb n\u00eb titull, e kufizon rolin e tyre vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebrkimin e ndihm\u00ebs s\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit p\u00ebr&nbsp;<strong>rivendosjen e rendit n\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebn e Qendr\u00ebs s\u00eb Votimit&nbsp;<\/strong>dhe jo n\u00eb territorin rrethues t\u00eb saj.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Gjithashtu, arsyeja pse k\u00ebrkohet ndihma e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit kufizohet n\u00eb \u201c<strong>nd\u00ebrhyrjen e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit p\u00ebr largimin e personave q\u00eb nuk jan\u00eb zgjedh\u00ebs n\u00eb radh\u00eb\/t\u00eb autorizuar<\/strong>\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Kufizimi i k\u00ebrkimit t\u00eb ndihm\u00ebs s\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebto dy element\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Vendimi \u201cP\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e ngritjes, organizimit, funksionimit t\u00eb Komisionit t\u00eb Qendr\u00ebs s\u00eb Votimit dhe zhvillimit t\u00eb zgjedhjeve n\u00eb Qendr\u00ebn e Votimit\u201d k\u00ebrkon monitorimin e situat\u00ebs n\u00eb ambientet rrethuese t\u00eb Qendr\u00ebs s\u00eb Votimit dhe jo vet\u00ebm n\u00eb brend\u00ebsi t\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebs ka potencialin t\u00eb krijoj\u00eb konfuzion n\u00eb lidhje me rastet konkrete p\u00ebr t\u00eb cilat koordinator\u00ebt e siguris\u00eb mund t\u2019i drejtohen Policis\u00eb s\u00eb Shtetit apo konfuzion n\u00eb t\u00eb kuptuarin e k\u00ebrkes\u00ebs nga ana e k\u00ebsaj t\u00eb fundit.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr keqkuptime t\u00eb tilla jan\u00eb akoma m\u00eb t\u00eb larta n\u00ebse konsiderohet se:<\/p>\n\n\n\n<ol start=\"1\" class=\"wp-block-list\">\n<li>Mekanizmi i koordinator\u00ebve t\u00eb siguris\u00eb po aplikohet p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb dhe do t\u00eb jet\u00eb i panjohur edhe p\u00ebr komisioner\u00eb me eksperienc\u00eb.\u00a0<\/li>\n\n\n\n<li>N\u00eb dijenin\u00eb e KRIIK, trajnimi i punonj\u00ebsve t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfunduar p\u00ebrpara se Vendimi nr. 25, dat\u00eb 27.3.2025 i Komisionit Rregullator, \u201cP\u00ebr disa ndryshime dhe shtesa n\u00eb Vendimin nr. 12 dat\u00eb 30.12.2020 t\u00eb Komisionit Rregullator \u201cP\u00ebr miratimin e rregullave t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb zgjedhjeve\u201d t\u00eb hynte n\u00eb fuqi dhe si rrjedhoj\u00eb punonj\u00ebsit e Policis\u00eb jan\u00eb t\u00eb pa trajnuar n\u00eb lidhje me detyrimet shtes\u00eb q\u00eb rrjedhin nga k\u00ebto ndryshime.\u00a0\u00a0<\/li>\n<\/ol>\n\n\n\n<p>P\u00ebr sa m\u00eb sip\u00ebr, KRIIK&nbsp;<strong>rekomandon q\u00eb gjuha e p\u00ebrdorur n\u00eb Procesverbalin Model KQZ-00-48 \u201cP\u00ebr k\u00ebrkimin e ndihm\u00ebs s\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit p\u00ebr rivendosjen e rendit n\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebn e Qendr\u00ebs s\u00eb Votimit\u201d t\u00eb ndryshohet p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrdorur gjuh\u00ebn e p\u00ebrdorur nga Vendimi nr. 11, dat\u00eb 25.3.2021 i Komisionit Rregullator dhe \u201cProjekt Urdhri \u201cP\u00ebr rendin dhe sigurin\u00eb n\u00eb objektet ku jan\u00eb vendosur qendrat e votimit, si dhe p\u00ebrreth tyre, p\u00ebr Zgjedhjet p\u00ebr Kuvend t\u00eb dat\u00ebs 11 maj 2025\u201d, n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb tekstin e vet.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>N\u00eb p\u00ebrfundim<\/strong>, KRIIK vler\u00ebson se, duke qen\u00eb se mekanizmi n\u00eb fjal\u00eb \u2014 p\u00ebrfshirja e koordinator\u00ebve t\u00eb siguris\u00eb dhe procedurat p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb raportimit t\u00eb ngjarjeve problematike \u2014 po aplikohet p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsore q\u00eb Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb hapa konkret\u00eb p\u00ebr t\u00eb siguruar jo vet\u00ebm zbatimin korrekt dhe t\u00eb unifikuar t\u00eb tij n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb territorin, por edhe kuptimin dhe pranimin e tij mekanizmi nga t\u00eb gjith\u00eb aktor\u00ebt zgjedhor\u00eb dhe qytetar\u00ebt. Vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb mund t\u00eb garantohet q\u00eb mekanizmi t\u00eb jet\u00eb efektiv n\u00eb praktik\u00eb dhe t\u00eb kontribuoj\u00eb realisht n\u00eb mbrojtjen e integritetit t\u00eb procesit zgjedhor.<\/p>\n\n\n\n<p>Kjo do t\u00eb thot\u00eb se KQZ-ja duhet t\u00eb parashikoj\u00eb dhe t\u00eb v\u00ebr\u00eb n\u00eb funksion mekanizma t\u00eb qart\u00eb dhe t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm komunikimi dhe informimi publik mbi k\u00ebto zhvillime.<\/p>\n\n\n\n<p>Komunikimi duhet t\u00eb jet\u00eb i strukturuar, i orientuar drejt secil\u00ebs kategori t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb procesin zgjedhor dhe i p\u00ebrshtatur sipas nivelit t\u00eb tyre t\u00eb p\u00ebrfshirjes dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsive.<\/p>\n\n\n\n<ul class=\"wp-block-list\">\n<li><strong>N\u00eb rastin e v\u00ebzhguesve t\u00eb partive politike<\/strong>, \u00ebsht\u00eb e domosdoshme q\u00eb partit\u00eb politike t\u00eb njoftohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb zyrtare dhe n\u00eb koh\u00eb mbi k\u00ebto ndryshime, p\u00ebrfshir\u00eb p\u00ebrmbajtjen e detajuar t\u00eb detyrimeve t\u00eb reja dhe pasojat p\u00ebr moszbatim. Kjo duhet t\u00eb realizohet p\u00ebrmes kanaleve t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta t\u00eb komunikimit nd\u00ebrmjet KQZ-s\u00eb dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb subjekteve zgjedhore.<\/li>\n\n\n\n<li><strong>N\u00eb rastin e komisioner\u00ebve zgjedhor\u00eb<\/strong>, informimi duhet t\u00eb p\u00ebrfshihet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb detajuar n\u00eb procesin e trajnimit t\u00eb tyre. Trajnuesit duhet t\u00eb pajisen me materiale t\u00eb qarta dhe t\u00eb unifikuara mbi rolin e koordinator\u00ebve t\u00eb siguris\u00eb dhe procedurat p\u00ebr trajtimin e incidenteve t\u00eb evidentuara. Kjo do t\u00eb ndihmoj\u00eb n\u00eb shmangien e konfuzionit dhe n\u00eb sigurimin e nj\u00eb zbatimi t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm t\u00eb udh\u00ebzimeve n\u00eb t\u00eb gjitha qendrat e votimit.<\/li>\n\n\n\n<li><strong>N\u00eb rastin e qytetar\u00ebve dhe t\u00eb v\u00ebzhguesve t\u00eb organizatave t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile<\/strong>, k\u00ebto informacione duhet t\u00eb integrohen si pjes\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebse e fushatave t\u00eb edukimit qytetar. Kjo p\u00ebrfshin njoftimet zyrtare n\u00eb faqet publike t\u00eb KQZ-s\u00eb, p\u00ebrgatitjen e materialeve t\u00eb thjeshtuara informative, p\u00ebrdorimin e mediave sociale dhe mjeteve vizuale p\u00ebr t\u00eb komunikuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb qart\u00eb dhe t\u00eb kuptueshme q\u00ebllimin, r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb dhe m\u00ebnyr\u00ebn e funksionimit t\u00eb k\u00ebtij mekanizmi. Q\u00ebllimi \u00ebsht\u00eb q\u00eb qytetar\u00ebt t\u00eb ndihen t\u00eb informuar dhe t\u00eb fuqizuar p\u00ebr t\u00eb kuptuar rolin e tyre n\u00eb mbrojtjen e standardeve zgjedhore.<\/li>\n<\/ul>\n\n\n\n<p>N\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, p\u00ebr t\u00eb maksimizuar ndikimin pozitiv t\u00eb k\u00ebtij mekanizmi, KRIIK sugjeron q\u00eb KQZ-ja t\u00eb hartoj\u00eb nj\u00eb strategji t\u00eb posa\u00e7me informimi dhe nd\u00ebrgjegj\u00ebsimi publik, e cila t\u00eb shoq\u00ebroj\u00eb zbatimin praktik t\u00eb k\u00ebtyre risive.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Duke ju fal\u00ebnderuar edhe nj\u00ebher\u00eb p\u00ebr mir\u00ebkuptimin dhe bashk\u00ebpunimin n\u00eb vazhdim\u00ebsi<\/strong>, theksohet disponueshm\u00ebria e KRIIK p\u00ebr t\u00eb sqaruar cil\u00ebndo nga pikat m\u00eb sip\u00ebr n\u00ebse t\u00eb tilla sqarime jan\u00eb t\u00eb nevojshme.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkarko Rekomandimin ne pdf \u00a0 I nderuar z. Komisioner! &nbsp; &nbsp;T\u00eb nderuar Drejtues t\u00eb Administrat\u00ebs s\u00eb KQZ-s\u00eb! Lidhur me Projekt-Urdhrin \u201cP\u00ebr rendin dhe sigurin\u00eb n\u00eb objektet ku jan\u00eb vendosur qendrat e votimit, si dhe p\u00ebrreth tyre, p\u00ebr zgjedhjet p\u00ebr Kuvend t\u00eb dat\u00ebs 11 maj 2025\u201d, KRIIK ju p\u00ebrcjell rekomandimin si m\u00eb posht\u00eb vijon, 1. N\u00eb&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":"[]"},"categories":[146,192],"tags":[],"class_list":["post-3156","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-rekomandime","category-zgjedhje-2025"],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3156","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3156"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3156\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3160,"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3156\/revisions\/3160"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3156"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3156"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3156"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}