{"id":3080,"date":"2025-02-20T19:59:35","date_gmt":"2025-02-20T18:59:35","guid":{"rendered":"https:\/\/kriik.al\/home\/?p=3080"},"modified":"2025-02-20T19:59:39","modified_gmt":"2025-02-20T18:59:39","slug":"rekomandime-per-plotesimin-e-kuadrit-rregullator-per-garantimin-e-fshehtesise-se-votes-dhe-te-nje-mjedisi-te-lire-nga-intimidimi-te-qete-dhe-te-sigurt-per-zgjedhesit-gjate-dites-s","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/kriik.al\/home\/2025\/02\/20\/rekomandime-per-plotesimin-e-kuadrit-rregullator-per-garantimin-e-fshehtesise-se-votes-dhe-te-nje-mjedisi-te-lire-nga-intimidimi-te-qete-dhe-te-sigurt-per-zgjedhesit-gjate-dites-s\/","title":{"rendered":"REKOMANDIME\u00a0\u2013\u00a0P\u00ebr plot\u00ebsimin e kuadrit rregullator p\u00ebr garantimin e fsheht\u00ebsis\u00eb s\u00eb vot\u00ebs dhe t\u00eb nj\u00eb mjedisi t\u00eb lir\u00eb nga intimidimi, t\u00eb qet\u00eb dhe t\u00eb sigurt p\u00ebr zgjedh\u00ebsit gjat\u00eb dit\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve"},"content":{"rendered":"\n<hr class=\"wp-block-separator has-alpha-channel-opacity\"\/>\n\n\n\n<p class=\"has-text-align-center\"><strong>Shkarko <a href=\"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-content\/uploads\/2025\/02\/KRIIK-REKOMANDIM-PerKuadrinRregullatorMbiFshehtesineEVotimit-20250220-1.pdf\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\" title=\"\">Rekomandimin<\/a> ne pdf<\/strong><\/p>\n\n\n\n<hr class=\"wp-block-separator has-alpha-channel-opacity\"\/>\n\n\n\n<p><strong>&nbsp;&nbsp;&nbsp; T\u00eb nderuar An\u00ebtar\u00eb t\u00eb Komisionit Rregullator!<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-black-color has-text-color has-link-color wp-elements-bafc06f2b8ac7cb560cc66ef5de1eed5\"><a><strong>&nbsp;&nbsp;&nbsp; I nderuar z. Komisioner!<\/strong><\/a><\/p>\n\n\n\n<p><strong>&nbsp;&nbsp;&nbsp; <\/strong><strong>T\u00eb nderuar Drejtues t\u00eb Administrat\u00ebs s\u00eb KQZ-s\u00eb!<\/strong><strong><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-black-color has-text-color has-link-color wp-elements-189e4de337bcd36f54a07a7deee6c7d6\"><a>N\u00eb vijim t\u00eb bashk\u00ebpunimit t\u00eb vazhduesh\u00ebm me Institucionin e KQZ-s\u00eb, Ju paraqitet ky Rekomandim p\u00ebr veprime q\u00eb, n\u00eb gjykimin e KRIIK, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nevojitet t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb <strong>me q\u00ebllim garantimin e fsheht\u00ebsis\u00eb s\u00eb vot\u00ebs si dhe t\u00eb nj\u00eb mjedisi t\u00eb lir\u00eb nga intimidimi, t\u00eb qet\u00eb dhe t\u00eb sigurt p\u00ebr zgjedh\u00ebsit gjat\u00eb dit\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve<\/strong>.<\/a><\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr t\u00eb garantuar fsheht\u00ebsin\u00eb e vot\u00ebs dhe p\u00ebr t\u00eb parandaluar presionin ndaj zgjedh\u00ebsve gjat\u00eb dit\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve, n\u00eb mars t\u00eb vitit 2023, KRIIK i paraqiti Komisionit Qendror t\u00eb Zgjedhjeve nj\u00eb dokument me rekomandime \u201c<a href=\"https:\/\/kriik.al\/home\/2023\/04\/07\/rekomandime-lidhur-me-projekt-vendimin-per-miratimin-e-rregullave-per-raportimin-financiar-te-partive-politike-subjekteve-zgjedhore-kontrollin-dhe-verifikimin-e-financimeve-dhe-sh\/#_ftn1\">Lidhur me garantimin e nj\u00eb mjedisi t\u00eb lir\u00eb dhe t\u00eb pandikuar ndaj zgjedh\u00ebsve n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb qendrave t\u00eb votimit gjat\u00eb Dit\u00ebs s\u00eb Zgjedhjeve<\/a>\u201d, n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb cilit nxiti trupat drejtuese t\u00eb KQZ-se, konkretisht Komisionerin Shtet\u00ebror t\u00eb Zgjedhjeve (KSHZ) dhe Komisionin Rregullator (KRR), q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrvepronin p\u00ebr ta adresuar problematik\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p>Q\u00ebndrimi i KRIIK ishte se \u201c&#8230;kjo \u00e7\u00ebshtje do t\u00eb duhet t\u00eb adresohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb menj\u00ebhershme dhe sa m\u00eb shteruese nga ana e Komisionit Qendror t\u00eb Zgjedhjeve\u201d, duke nxitur trupat drejtuese t\u00eb KQZ-s\u00eb q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrvepronin p\u00ebr ta adresuar at\u00eb dhe garantuar nj\u00eb situat\u00eb ku zgjedh\u00ebsit t\u00eb mund t\u00eb ndjenin se votojn\u00eb t\u00eb lir\u00eb dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb fsheht\u00eb; jo vet\u00ebm brenda qendrave t\u00eb votimit, por edhe n\u00eb mjediset rrethuese t\u00eb tyre.<\/p>\n\n\n\n<p>Rekomandimi i KRIIK u p\u00ebrmbush pjes\u00ebrisht me an\u00eb t\u00eb Urdhrit nr. 62, dat\u00eb 03.05.2023 t\u00eb Komisionerit Shtet\u00ebror t\u00eb Zgjedhjeve, \u201c<a href=\"https:\/\/kqz.gov.al\/wp-content\/uploads\/2023\/05\/Urdher_62_per_qv.pdf\">P\u00ebr zbatimin e disa rregullave p\u00ebr personat e pranish\u00ebm n\u00eb territorin e objekteve zgjedhore ku jan\u00eb vendosur qendrat e votimit, p\u00ebr zgjedhjet p\u00ebr organet e qeverisjes vendore t\u00eb dat\u00ebs 14 maj 2023<\/a>\u201d. KSHZ ka miratuar urdhra t\u00eb ngjash\u00ebm edhe n\u00eb proceset zgjedhore t\u00eb pjesshme t\u00eb zhvilluara n\u00eb vijim\u00ebsi prej 14 majit 2023.<\/p>\n\n\n\n<p>KRIIK e vler\u00ebsoi pozitivisht Urdhrin e Komisionerit, por n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb e ka konsideruar at\u00eb t\u00eb paplot\u00eb n\u00eb raport me rregullimin q\u00eb duhej b\u00ebr\u00eb nga KQZ-ja lidhur me problematik\u00ebn madhore q\u00eb synon t\u00eb adresoj\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb adresim m\u00eb i plot\u00eb, n\u00eb gjykimin e KRIIK, <strong>do t\u00eb duhej t\u00eb b\u00ebhej n\u00ebp\u00ebrmjet amendimeve t\u00eb akteve rregullatore ekzistuese apo aprovimin e akteve t\u00eb posa\u00e7me nga Komisioni Rregullator<\/strong>, p\u00ebrsa koh\u00eb, sipas nenit 20 t\u00eb Kodit Zgjedhor, hartimi i rregullave t\u00eb detajuara p\u00ebr organizimin dhe administrimin e zgjedhjeve dhe referendumeve, detyrat e administrat\u00ebs zgjedhore dhe procedurat q\u00eb zbatohen n\u00eb zgjedhje \u00ebsht\u00eb detyr\u00eb e k\u00ebtij t\u00eb fundit<a href=\"#_ftn1\" id=\"_ftnref1\"><sup>[1]<\/sup><\/a>.<\/p>\n\n\n\n<p>Gjetjet e KRIIK dhe t\u00eb Misionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb V\u00ebzhgimit t\u00eb Zgjedhjeve t\u00eb ODIHR p\u00ebr Zgjedhjet Vendore t\u00eb 14 majit 2023, evidentojn\u00eb se pavar\u00ebsisht Urdhrit t\u00eb KSHZ-s\u00eb, problematika e pranis\u00eb s\u00eb personave t\u00eb pa-autorizuar n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb qendrave t\u00eb votimit dhe mbajtja sh\u00ebnim e personave q\u00eb votonin, vijonte t\u00eb ishte problematike n\u00eb Zgjedhjet e 14 majit<a href=\"#_ftn2\" id=\"_ftnref2\"><sup>[2]<\/sup><\/a>.<\/p>\n\n\n\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb evidentuar n\u00eb vijim\u00ebsi nga KRIIK edhe gjat\u00eb zgjedhjeve t\u00eb pjesshme t\u00eb zhvilluara prej 14 majit 2023 e n\u00eb vijim: Zgjedhjet e P\u00ebrs\u00ebritura p\u00ebr Kryetarin e Bashkis\u00eb Rrogozhin\u00eb t\u00eb 23 korrikut 2023<a href=\"#_ftn3\" id=\"_ftnref3\"><sup>[3]<\/sup><\/a>; ato t\u00eb pjesshme p\u00ebr Kryetarin e Bashkis\u00eb Kuk\u00ebs t\u00eb 24 shtatorit 2023<a href=\"#_ftn4\" id=\"_ftnref4\"><sup>[4]<\/sup><\/a>; &nbsp;dhe ato t\u00eb pjesshme p\u00ebr Kryetarin e Bashkis\u00eb Himar\u00eb t\u00eb 4 gushtit 2024<a href=\"#_ftn5\" id=\"_ftnref5\"><sup>[5]<\/sup><\/a>.<\/p>\n\n\n\n<p>Theksohet se, n\u00eb gjykimin e KRIIK, paraqitur n\u00eb vijim\u00ebsi ndaj jush n\u00ebp\u00ebrmjet dokumenteve t\u00eb cituara m\u00eb sip\u00ebr, apo edhe n\u00eb t\u00eb tjera forma, &nbsp;<strong>prania e personave t\u00eb paautorizuar pran\u00eb qendrave t\u00eb votimit, mbajtja sh\u00ebnim e votuesve, apo t\u00eb tjera teknika t\u00eb p\u00ebrdorura p\u00ebr t\u00eb evidentuar zgjedh\u00ebsit q\u00eb votojn\u00eb<\/strong> ose jo, nuk jan\u00eb t\u00eb rast\u00ebsishme, por <strong>p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb manifestim t\u00eb qart\u00eb t\u00eb patronazhimit politik \u2013 nj\u00eb mekaniz\u00ebm kontrolli ky p\u00ebr t\u00eb siguruar q\u00eb votuesit t\u00eb ndihen t\u00eb survejuar<\/strong> dhe t\u00eb ndikuar n\u00eb zgjedhjen e tyre.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; K\u00ebto praktika p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb form\u00eb t\u00eb hapur t\u00eb kontrollit t\u00eb vot\u00ebs, duke krijuar tek zgjedh\u00ebsit iden\u00eb se preferencat e tyre elektorale jan\u00eb t\u00eb monitoruara dhe potencialisht t\u00eb nd\u00ebshkueshme.<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb veprim i till\u00eb jo vet\u00ebm q\u00eb <strong>c\u00ebnon parimin e fsheht\u00ebsis\u00eb s\u00eb vot\u00ebs, por edhe rrit ndjenj\u00ebn e pasiguris\u00eb tek zgjedh\u00ebsit<\/strong>, t\u00eb cil\u00ebt mund t\u00eb ndihen t\u00eb detyruar t\u00eb votojn\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me interesat e nj\u00eb partie t\u00eb caktuar.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Kjo form\u00eb e kontrollit t\u00eb zgjedh\u00ebsve<\/strong> nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb shkelje teknike e rregullave zgjedhore, por <strong>nj\u00eb nd\u00ebrhyrje e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb<\/strong> n\u00eb vullnetin e qytetar\u00ebve, \u00e7ka minon besimin tek integriteti i zgjedhjeve dhe demokracia <strong>dhe inkurajon nj\u00eb kultur\u00eb politike ku vota<\/strong> nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb nj\u00eb akt i lir\u00eb dhe i nd\u00ebrgjegjsh\u00ebm, por <strong>nj\u00eb detyrim i mbik\u00ebqyrur nga struktura klienteliste dhe patronazhuese<\/strong>.<\/p>\n\n\n\n<p>Bazuar n\u00eb gjith\u00eb sa m\u00eb sip\u00ebr, t\u00eb nderuar an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Komisionit Rregullator dhe i nderuar z. Komisioner,<\/p>\n\n\n\n<p>KRIIK ri-sjell n\u00eb v\u00ebmendjen tuaj se adresimi i k\u00ebtij fenomeni n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e duhur <strong>k\u00ebrkon nj\u00eb rregullim t\u00eb plot\u00eb, t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm n\u00eb koh\u00eb, dhe n\u00eb p\u00ebrputhje me Kodin Zgjedhor<\/strong><a href=\"#_ftn6\" id=\"_ftnref6\"><sup>[6]<\/sup><\/a>, n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb nd\u00ebrhyrje n\u00eb kuadrin rregullator, p\u00ebr t\u00eb garantuar fsheht\u00ebsin\u00eb e vot\u00ebs dhe nj\u00eb proces zgjedhor t\u00eb lir\u00eb dhe t\u00eb ndersh\u00ebm.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Komisioni Rregullator, si organi p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr hartimin e rregullave t\u00eb detajuara<\/strong> p\u00ebr administrimin e zgjedhjeve, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nenit 20 t\u00eb Kodit Zgjedhor, ka nj\u00eb rol ky\u00e7 n\u00eb garantimin e nj\u00eb kuadri rregullator t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm dhe afatgjat\u00eb, ndryshe nga urdhrat e p\u00ebrkohsh\u00ebm t\u00eb Komisionerit.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Kjo qasje do ta adresonte fenomenin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme dhe gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse, duke krijuar nj\u00eb baz\u00eb t\u00eb qart\u00eb detyrimesh p\u00ebr administrat\u00ebn dhe subjektet zgjedhore, si edhe p\u00ebr organet ligjzbatuese, p\u00ebrfshir\u00eb Policin\u00eb e Shtetit.<\/p>\n\n\n\n<p>Theksohet se <strong>ky Rekomandim<\/strong>, n\u00eb gjykimin e KRIIK, <strong>\u00ebsht\u00eb n\u00eb linj\u00eb edhe me Rekomandimin Par\u00ebsor nr. 3 t\u00eb MNVZ-s\u00eb t\u00eb ODIHR<\/strong> p\u00ebr Zgjedhjet Vendore t\u00eb 14 majit 2023, ku theksohet se \u201cP\u00ebr t\u00eb garantuar fsheht\u00ebsin\u00eb e vot\u00ebs dhe p\u00ebr t\u00eb parandaluar presionin ndaj zgjedh\u00ebsve, votimin n\u00eb grup dhe n\u00eb vend t\u00eb personave t\u00eb tjer\u00eb, autoritetet duhet t\u00eb zbatojn\u00eb masa mbrojt\u00ebse procedurale efektive.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Konkretisht, KRIIK rekomandon se nevojitet s\u00eb pari t\u00eb adresohet:<\/p>\n\n\n\n<p><strong><u>1. Hartimi dhe miratimi i akteve n\u00ebnligjore:<\/u><\/strong><strong> <\/strong>Komisioni Rregullator t\u00eb miratoj\u00eb akte n\u00ebnligjore t\u00eb dedikuara, apo t\u00eb amendoj\u00eb ato ekzistuese, t\u00eb cil\u00ebt:<\/p>\n\n\n\n<ul class=\"wp-block-list\">\n<li>T\u00eb detyrojn\u00eb administrat\u00ebn zgjedhore n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet t\u00eb garantoj\u00eb nj\u00eb mjedis t\u00eb lir\u00eb nga ndikimi dhe intimidimi, jo vet\u00ebm brenda qendrave t\u00eb votimit, por edhe n\u00eb mjediset p\u00ebrreth tyre, n\u00eb p\u00ebrputhje me nenin 109 t\u00eb Kodit Zgjedhor.<\/li>\n<\/ul>\n\n\n\n<ul class=\"wp-block-list\">\n<li>Komisionet e qendrave t\u00eb votimit (KQV) t\u00eb kryejn\u00eb kontrolle periodike p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar situat\u00ebn p\u00ebrreth qendr\u00ebs s\u00eb votimit, si dhe p\u00ebr t\u00eb identifikuar pranin\u00eb ose jo t\u00eb personave t\u00eb paautorizuar.<\/li>\n<\/ul>\n\n\n\n<ul class=\"wp-block-list\">\n<li>T\u00eb ndalojn\u00eb kategorikisht praktikat e tjera q\u00eb p\u00ebrdoren p\u00ebr t\u00eb verifikuar n\u00ebse nj\u00eb zgjedh\u00ebs ka votuar ose jo, duke ndaluar nxjerrjen e informacionit nga administrata zgjedhore p\u00ebr emrat e zgjedh\u00ebsve q\u00eb kan\u00eb votuar (t\u00eb tilla si th\u00ebnia e emrit t\u00eb zgjedh\u00ebsit nga ana e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Komisionit apo operator\u00ebt e PEI, n\u00eb momentin q\u00eb paraqitet p\u00ebr t\u2019u identifikuar, etj.).<\/li>\n<\/ul>\n\n\n\n<p><strong><u>2. Raportim periodik dhe Transparenc\u00eb e plot\u00eb:<\/u><\/strong><\/p>\n\n\n\n<ul class=\"wp-block-list\">\n<li>KQV-t\u00eb duhet t\u00eb raportojn\u00eb periodikisht tek Komisionet Zonale t\u00eb Administrimit Zgjedhor (KZAZ) mbi situat\u00ebn p\u00ebrreth qendrave t\u00eb votimit, p\u00ebrve\u00e7se mbi situat\u00ebn brenda tyre.<\/li>\n<\/ul>\n\n\n\n<ul class=\"wp-block-list\">\n<li>KQZ-ja duhet t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb n\u00eb raportimet e saj publike periodike informacion t\u00eb plot\u00eb e t\u00eb detajuar mbi situat\u00ebn p\u00ebrreth qendrave t\u00eb votimit, duke evidentuar rastet e personave t\u00eb paautorizuar si dhe masat e nd\u00ebrmarra lidhur me to.<\/li>\n<\/ul>\n\n\n\n<p><strong><u>3. Bashk\u00ebpunimi dhe bashk\u00ebrendimi me Policin\u00eb e Shtetit, Prokurorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme dhe Struktur\u00ebn e Posa\u00e7me Kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar (SPAK<\/u><\/strong><strong>):<\/strong><\/p>\n\n\n\n<ul class=\"wp-block-list\">\n<li>\u00cbsht\u00eb thelb\u00ebsore q\u00eb t\u00eb forcohet bashk\u00ebpunimi nd\u00ebrmjet administrat\u00ebs zgjedhore dhe Policis\u00eb s\u00eb Shtetit n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet, q\u00eb t\u00eb garantohet nd\u00ebrhyrj\u00eb n\u00eb koh\u00eb dhe me efektivitet nga ana e k\u00ebsaj t\u00eb fundit p\u00ebr rastet e evidentuara lidhur me persona t\u00eb paautorizuar n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb qendrave t\u00eb votimit.\u00a0\u00a0<\/li>\n<\/ul>\n\n\n\n<p>Theksohet n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb se, n\u00eb \u00e7do rast, lipset q\u00eb prania e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit t\u00eb jet\u00eb sa m\u00eb diskrete, duke shmangur krijimin e nj\u00eb atmosfere frike p\u00ebr zgjedh\u00ebsit.<\/p>\n\n\n\n<ul class=\"wp-block-list\">\n<li>Forcimi i bashk\u00ebpunimit me Prokurorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme dhe SPAK \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsor p\u00ebr t\u00eb siguruar nj\u00eb ndjekje penale efektive t\u00eb rasteve t\u00eb presionit ndaj zgjedh\u00ebsve dhe t\u00eb intimidimit zgjedhor, apo edhe t\u00eb \u00e7do vepre tjet\u00ebr pemnale t\u00eb v\u00ebrejtur gjat\u00eb dit\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve brenda apo p\u00ebrreth qendrave t\u00eb votimit.<\/li>\n<\/ul>\n\n\n\n<p>Duke evidentuar se tashm\u00eb ka nj\u00eb shprehje vullneti p\u00ebr nj\u00eb angazhim t\u00eb shtuar t\u00eb k\u00ebtyre strukturave ndaj krimit zgjedhor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet t\u00eb nxis\u00eb n\u00eb vijim\u00ebsi nd\u00ebrveprimin efektiv dhe t\u00eb shpejt\u00eb mes k\u00ebtyre institucioneve dhe administrat\u00ebs zgjedhore p\u00ebr t\u00eb identifikuar dhe ndjekur me prioritet veprimtarit\u00eb q\u00eb c\u00ebnojn\u00eb lirin\u00eb e vot\u00ebs dhe integritetin e zgjedhjeve.<\/p>\n\n\n\n<p><strong><u>4. Detyrimi p\u00ebr angazhim t\u00eb Partive Politike:<\/u><\/strong><\/p>\n\n\n\n<ul class=\"wp-block-list\">\n<li>Do t\u00eb ishte e udh\u00ebs q\u00eb KQZ-ja t\u00eb parashikonte apo t&#8217;u drejtohet partive politike me nj\u00eb komunikim zyrtar, duke i rikujtuar p\u00ebr rastet e shkeljeve dhe t\u00eb incidenteve t\u00eb kaluara, \u00a0duke k\u00ebrkuar marrjen e masave konkrete p\u00ebr t\u00eb parandaluar pranin\u00eb e militant\u00ebve\/aktivist\u00ebve partiak\u00eb pran\u00eb qendrave t\u00eb votimit apo p\u00ebrdorimin e teknikave t\u00eb tjera t\u00eb ngjashme q\u00eb c\u00ebnojn\u00eb fsheht\u00ebsin\u00eb e vot\u00ebs dhe synojn\u00eb kontrollin e saj.<\/li>\n<\/ul>\n\n\n\n<p><strong>Duke ju fal\u00ebnderuar edhe nj\u00ebher\u00eb p\u00ebr mir\u00ebkuptimin dhe bashk\u00ebpunimin n\u00eb vazhdim\u00ebsi<\/strong>, theksohet disponueshm\u00ebria e KRIIK p\u00ebr t\u00eb sqaruar cil\u00ebndo nga pikat m\u00eb sip\u00ebr n\u00ebse t\u00eb tilla sqarime jan\u00eb t\u00eb nevojshme, si dhe paraqitja e t\u00eb tjera rekomandimeve teknike pasi akti t\u00eb shtrohet p\u00ebr konsultim nga KQZ-ja, n\u00eb rast t\u00eb marrjes n\u00eb konsiderat\u00eb t\u00eb k\u00ebtij propozimi.<\/p>\n\n\n\n<hr class=\"wp-block-separator has-alpha-channel-opacity\"\/>\n\n\n\n<p class=\"has-small-font-size\"><a href=\"#_ftnref1\" id=\"_ftn1\"><sup>[1]<\/sup><\/a> KRIIK e ka risjell\u00eb n\u00eb v\u00ebmendjen e trupave drejtuese t\u00eb KQZ-s\u00eb k\u00ebt\u00eb cc\u00ebshtoje edhe me Rekomandimin \u201c<a href=\"https:\/\/kriik.al\/home\/2023\/05\/03\/rekomandim-lidhur-me-urdhrin-mbi-zbatimin-e-disa-rregullave-per-personat-e-pranishem-ne-qendren-e-votimit-dhe-ne-mjediset-e-jashtme-ku-jane-vendosur-qendrat-e-votimit-per-zgjedhjet\/\">Lidhur me Urdhrin \u201cMbi zbatimin e disa rregullave p\u00ebr personat e pranish\u00ebm n\u00eb qendr\u00ebn e votimit dhe n\u00eb mjediset e jashtme ku jan\u00eb vendosur qendrat e votimit, p\u00ebr zgjedhjet p\u00ebr organet e qeverisjes vendore t\u00eb dat\u00ebs 14 maj 2023<\/a>\u201d, dat\u00eb 03.05.2023.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-small-font-size\"><a href=\"#_ftnref2\" id=\"_ftn2\"><sup>[2]<\/sup><\/a> &#8211; KRIIK &#8211; <a href=\"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-content\/uploads\/2023\/05\/KRIIK-KONKLUZIONE-DeklarataParaprakeEGjetjeveDheKonkluzioneve_ZgjedhjeMaj2023-20230515.pdf\">Deklarata e Gjetjeve dhe Konkluzioneve Paraprake<\/a>, Zgjedhjet p\u00ebr Organet e Qeverisjes Vendore t\u00eb 14 majit 2023: \u201cGrumbullimi i pajustifikuar i personave t\u00eb paautorizuar, t\u00eb presupozuar militant\u00eb apo mb\u00ebshtet\u00ebs politik\u00eb, n\u00eb mjediset rrethuese t\u00eb qendrave t\u00eb votimit, p\u00ebrfshir\u00eb ambientet e brendshme t\u00eb godinave publike n\u00eb t\u00eb cilat k\u00ebto qendra ishin vendosur, mbeti nj\u00eb shqet\u00ebsim p\u00ebrgjat\u00eb gjith\u00eb dit\u00ebs, madje nxiti n\u00eb disa raste konflikte, n\u00eb t\u00eb cilat u p\u00ebrfshin\u00eb edhe kandidat\u00eb apo deputet\u00eb.\u201d &#8211; faqe 3.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-small-font-size\">&#8211; OSBE\/ODIHR &#8211; <a href=\"https:\/\/www.osce.org\/files\/f\/documents\/0\/a\/557277.pdf\">Raporti P\u00ebrfundimtar i V\u00ebzhgimit<\/a>, Zgjedhjet p\u00ebr Organet e Qeverisjes Vendore t\u00eb 14 majit 2023: \u201cN\u00eb 11 p\u00ebr qind t\u00eb qendrave t\u00eb votimit t\u00eb vizituara, MNVZ-ja v\u00ebzhgoi persona q\u00eb nuk ishin an\u00ebtar\u00eb t\u00eb KQV-ve q\u00eb mbanin sh\u00ebnim zgjedh\u00ebsit q\u00eb votonin dhe kjo praktik\u00eb ishte m\u00eb e zakonshme n\u00eb zonat urbane (e v\u00ebzhguar n\u00eb 16 p\u00ebr qind t\u00eb qendrave t\u00eb vizituara t\u00eb votimit) sesa n\u00eb zonat rurale (5 p\u00ebr qind). Persona t\u00eb paautorizuar, zakonisht aktivist\u00eb partiak\u00eb, ishin t\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb 4 p\u00ebr qind t\u00eb qendrave t\u00eb v\u00ebzhguara t\u00eb votimit, kurse n\u00eb 6 p\u00ebr qind prej tyre, persona q\u00eb nuk ishin an\u00ebtar\u00eb t\u00eb KQVve, kryesisht v\u00ebzhgues dhe aktivist\u00eb partiak\u00eb, nd\u00ebrhynin ose drejtonin procesin e votimit.\u201d &#8211; faqe 27.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-small-font-size\"><a href=\"#_ftnref3\" id=\"_ftn3\"><sup>[3]<\/sup><\/a> KRIIK &#8211; <a href=\"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-content\/uploads\/2023\/07\/KRIIK-DeklarataEKonkluzioneveParaprake-ZgjedhjeRrogozhine-20230723.pdf\">Deklarata e Gjetjejve dhe Konkluzioneve Paraprake<\/a>, Zgjedhjet e P\u00ebrs\u00ebritura p\u00ebr Kryetarin e Bashkis\u00eb Rrogozhin\u00eb t\u00eb 23 korrikut 2023: \u201cN\u00eb linj\u00eb me zgjedhjet e 14 majit dhe me zgjedhjet e m\u00ebparshme, prania e personave t\u00eb paautorizuar n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb qendrave t\u00eb votimit apo edhe n\u00eb brend\u00ebsi t\u00eb tyre, p\u00ebrfshir\u00eb mjediset e brendshme t\u00eb godinave publike ku ishin t\u00eb alokuara qendrat e votimit dhe mjediset rrethuese t\u00eb tyre, vijoi t\u00eb mbetej problem.\u201d &#8211; faqe 10.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-small-font-size\"><a href=\"#_ftnref4\" id=\"_ftn4\"><sup>[4]<\/sup><\/a> KRIIK &#8211; <a href=\"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-content\/uploads\/2023\/09\/KRIIK-DeklarataEKonkluzioneveParaprake-ZgjedhjeKukes-20230925.pdf\">Deklarata e Gjetjeve dhe Konkluzioneve Paraprake<\/a>, Zgjedhjet e Pjesshme p\u00ebr Kryetarin e Bashkis\u00eb Kuk\u00ebs t\u00eb 24 shtatorit 2023: \u201cDita e zgjedhjeve ishte e qet\u00eb dhe pa asnj\u00eb incident. Problematikat kryesore kishin t\u00eb b\u00ebnin me: &#8211; pranin\u00eb e personave t\u00eb paautorizuar n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb qendrave t\u00eb votimit, t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb konsideruesh\u00ebm rastesh ishin t\u00eb pajisur me lista zgjedh\u00ebsish dhe kontrollonin kush paraqitej p\u00ebr t\u00eb votuar; raste t\u00eb transportimit t\u00eb organizuar t\u00eb votuesve, votimin familjar apo mostimbrosja e votuesve.\u201d &#8211; faqe 9 .<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-small-font-size\"><a href=\"#_ftnref5\" id=\"_ftn5\"><sup>[5]<\/sup><\/a> KRIIK &#8211; <a href=\"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-content\/uploads\/2024\/08\/KRIIK-DeklarataEGjetjeveEKonkluzioneveParaprake-ZgjedhjetEPjeshmeHimare-20240805.pdf\">Deklarata e Gjetjeve dhe Konkluzioneve Paraprake<\/a>, Zgjedhjet e Pjesshme p\u00ebr Kryetarin e Bashkis\u00eb Himar\u00eb t\u00eb 4 gushtit 2024: \u201cEdhe n\u00eb k\u00ebto zgjedhje, sikurse edhe n\u00eb zgjedhjet e m\u00ebparshme, v\u00ebrehet si tejet shqet\u00ebsuese prania e personave t\u00eb paautorizuar n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb qendrave t\u00eb votimit. Prania e k\u00ebtyre personave n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb qendrave t\u00eb votimit \u00ebsht\u00eb i kund\u00ebrligjsh\u00ebm, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ndikon qartas vullnetin e votuesve, pasi zgjedh\u00ebsit mund t\u00eb ndihen t\u00eb intimiduar p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb apo p\u00ebr t\u00eb votuar lirisht n\u00eb kushte t\u00eb tilla t\u00eb t\u00eb qenit vazhdimisht t\u00eb kontrolluar dhe n\u00eb survejim. N\u00eb nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb konsideruesh\u00ebm t\u00eb rasteve, personat e paautorizuar q\u00eb q\u00ebndronin pran\u00eb qendrave t\u00eb votimit ose ishin t\u00eb pajisur me lista ose, kryesisht n\u00eb fshatrat e vegj\u00ebl, nuk e mbanin nj\u00eb t\u00eb till\u00eb p\u00ebr shkak se komuniteti \u00ebsht\u00eb i vog\u00ebl dhe njihen me nj\u00ebri-tjetrin. Kjo u mund\u00ebsonte t\u00eb kishin informacion t\u00eb plot\u00eb mbi personat q\u00eb paraqiteshin p\u00ebr t\u00eb votuar.\u201d &#8211; faqe 14.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-small-font-size\"><a href=\"#_ftnref6\" id=\"_ftn6\"><sup>[6]<\/sup><\/a> Neni 109, pikat 6 dhe 7 t\u00eb Kodit Zgjedhor:<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-small-font-size\">\u201c\u2026 6. N\u00eb mjediset jasht\u00eb qendr\u00ebs s\u00eb votimit, n\u00eb oborrin e nd\u00ebrtes\u00ebs, n\u00eb hyrje t\u00eb saj dhe n\u00eb korridoret e brendshme t\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebs nuk lejohet prania apo grumbullimi i personave, p\u00ebrve\u00e7 zgjedh\u00ebsve q\u00eb presin n\u00eb radh\u00eb p\u00ebr t\u00eb votuar. P\u00ebrjashtimisht nga ky rregull, lejohet prania e v\u00ebzhguesve dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb medias s\u00eb autorizuar, si dhe e personave t\u00eb ngarkuar me kryerjen e sondazheve p\u00ebr votimin, kur organizata q\u00eb ata p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb \u00ebsht\u00eb autorizuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim nga KQZ-ja. Intervistimi i votuesve p\u00ebr llogari t\u00eb sondazheve b\u00ebhet n\u00eb rrethinat e jashtme t\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebs, n\u00eb vendintervistimi me shenja t\u00eb qarta dalluese dhe shpjeguese dhe pa penguar n\u00eb asnj\u00eb rrethan\u00eb dhe p\u00ebr asnj\u00eb shkak kalueshm\u00ebrin\u00eb dhe hyrje-daljen e lir\u00eb t\u00eb zgjedh\u00ebsve n\u00eb qendr\u00ebn e votimit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-small-font-size\">7. Prezenca e personave t\u00eb tjer\u00eb, jasht\u00eb parashikimeve t\u00eb k\u00ebtij neni, n\u00eb mjediset ku kryhet administrimi zgjedhor apo n\u00eb rrethinat e tyre \u00ebsht\u00eb shkak p\u00ebr pezullimin e procesit dhe p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar nd\u00ebrhyrjen e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit p\u00ebr t\u00eb rivendosur rendin. Nd\u00ebrhyrja e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit b\u00ebhet sipas procedurave t\u00eb miratuara nga KQZ-ja dhe dokumentohet n\u00eb detaje nga administrata zgjedhore.\u201d<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkarko Rekomandimin ne pdf &nbsp;&nbsp;&nbsp; T\u00eb nderuar An\u00ebtar\u00eb t\u00eb Komisionit Rregullator! &nbsp;&nbsp;&nbsp; I nderuar z. Komisioner! &nbsp;&nbsp;&nbsp; T\u00eb nderuar Drejtues t\u00eb Administrat\u00ebs s\u00eb KQZ-s\u00eb! N\u00eb vijim t\u00eb bashk\u00ebpunimit t\u00eb vazhduesh\u00ebm me Institucionin e KQZ-s\u00eb, Ju paraqitet ky Rekomandim p\u00ebr veprime q\u00eb, n\u00eb gjykimin e KRIIK, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nevojitet t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb me q\u00ebllim garantimin&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":"[]"},"categories":[146,192],"tags":[],"class_list":["post-3080","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-rekomandime","category-zgjedhje-2025"],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3080","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3080"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3080\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3081,"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3080\/revisions\/3081"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3080"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3080"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3080"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}