{"id":3077,"date":"2025-02-20T20:02:30","date_gmt":"2025-02-20T19:02:30","guid":{"rendered":"https:\/\/kriik.al\/home\/?p=3077"},"modified":"2025-03-06T13:37:21","modified_gmt":"2025-03-06T12:37:21","slug":"deklarate-nderveprimi-i-kqz-se-me-institucionet-e-drejtesise-hap-tejet-pozitiv-per-funksionalitetin-e-ligjit-ndaj-shkeljeve-dhe-krimeve-zgjedhore-per-zgjedhjet-parlamentare-te-11-majit-2025","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/kriik.al\/home\/2025\/02\/20\/deklarate-nderveprimi-i-kqz-se-me-institucionet-e-drejtesise-hap-tejet-pozitiv-per-funksionalitetin-e-ligjit-ndaj-shkeljeve-dhe-krimeve-zgjedhore-per-zgjedhjet-parlamentare-te-11-majit-2025\/","title":{"rendered":"DEKLARAT\u00cb &#8211; Nd\u00ebrveprimi i KQZ-s\u00eb me Institucionet e Drejt\u00ebsis\u00eb, hap tejet pozitiv p\u00ebr funksionalitetin e ligjit ndaj shkeljeve dhe krimeve zgjedhore p\u00ebr Zgjedhjet Parlamentare t\u00eb 11 Majit 2025"},"content":{"rendered":"\n<hr class=\"wp-block-separator has-alpha-channel-opacity\"\/>\n\n\n\n<p class=\"has-text-align-center\"><strong>Shkarko <a href=\"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-content\/uploads\/2025\/02\/KRIIK-DEKLARATE-Nderveprim_KQZ-InstitucionetEDrejtesise_TejetPozitivPerLigjzbatiminNdajKrimeveZgjedhore-20250220.pdf\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\" title=\"\">Deklaraten<\/a> ne pdf<\/strong><\/p>\n\n\n\n<hr class=\"wp-block-separator has-alpha-channel-opacity\"\/>\n\n\n\n<p>Koalicioni p\u00ebr Reforma, Integrim dhe Institucione t\u00eb Konsoliduara (KRIIK) p\u00ebrsh\u00ebndet dhe mb\u00ebshtet hapat e nd\u00ebrmarr\u00eb s\u00eb fundmi nga Institucionet e Drejt\u00ebsis\u00eb, si Prokuroria e P\u00ebrgjithshme dhe Prokuroria e Posa\u00e7me Kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar (SPAK), si dhe Policia e Shtetit dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), <strong>p\u00ebr rritjen e v\u00ebmendjes dhe bashk\u00ebpunimit nd\u00ebrmjet tyre dhe forcimin e masave kund\u00ebr krimeve zgjedhore<\/strong><a href=\"#_ftn1\" id=\"_ftnref1\">[1]<\/a>, n\u00eb vigjilje t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb 11 majit 2025.<\/p>\n\n\n\n<p>Ngritja e grupeve t\u00eb posa\u00e7me n\u00eb prokurorit\u00eb vendore dhe krijimi i nj\u00eb strukture t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb SPAK p\u00ebr hetimin e veprave penale n\u00eb zgjedhje <strong>konsiderohen hapa thelb\u00ebsor\u00eb n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr deformimit t\u00eb vullnetit t\u00eb qytetar\u00ebve dhe p\u00ebr forcimin e demokracis\u00eb n\u00eb vend<\/strong>. K\u00ebta hapa, n\u00eb gjykimin e KRIIK, jan\u00eb nj\u00eb pasqyrim i qart\u00eb i nj\u00eb vullneti institucional p\u00ebr t\u00eb parandaluar dhe nd\u00ebshkuar krimet zgjedhore.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, KRIIK vler\u00ebson hapat e nd\u00ebrmarr\u00eb nga k\u00ebto struktura<a href=\"#_ftn2\" id=\"_ftnref2\">[2]<\/a> p\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebpunuar ngusht\u00eb dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb proaktive p\u00ebr monitorimin, parandalimin dhe nd\u00ebshkimin e krimeve zgjedhore.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Takimet e fundit mes Komisionerit Shtet\u00ebror t\u00eb Zgjedhjeve z. Celibashi me Drejtuesin e SPAK z. Dumani<a href=\"#_ftn3\" id=\"_ftnref3\">[3]<\/a> dhe Prokurorin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm z. \u00c7ela<a href=\"#_ftn4\" id=\"_ftnref4\">[4]<\/a>, si dhe takimi i Prokurorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm me Drejtuesin e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit z. Proda<a href=\"#_ftn5\" id=\"_ftnref5\">[5]<\/a>, &nbsp;n\u00ebnshkrimi i memorandumeve t\u00eb bashk\u00ebpunimit mes institucioneve, dhe t\u00eb tjera veprimtari q\u00eb kan\u00eb n\u00eb thelb koordinimin dhe bashk\u00ebveprimin, <strong>jan\u00eb shenja pozitive p\u00ebr nj\u00eb angazhimi institucional serioz, ligjor e t\u00eb koordinuar<\/strong>.<\/p>\n\n\n\n<p>KRIIK ka theksuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme <strong>nevoj\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb angazhim t\u00eb fort\u00eb dhe t\u00eb pavarur t\u00eb Institucioneve t\u00eb Pavarurara<\/strong> dhe n\u00eb ve\u00e7anti <strong>p\u00ebr nj\u00eb nd\u00ebrveprim institucional mes KQZ-s\u00eb dhe Institucioneve t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb<\/strong> jo vet\u00ebm p\u00ebr parandalimin e nd\u00ebshkimin e praktikave t\u00eb paligjshme n\u00eb fush\u00ebn e zgjedhjeve<a href=\"#_ftn6\" id=\"_ftnref6\">[6]<\/a>, por ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fund fenomenit t\u00eb pand\u00ebshkueshm\u00ebris\u00eb q\u00eb buron nga pushteti politik apo \u00e7do lloj pushteti tjet\u00ebr q\u00eb shkel apo sfidon ligjin.<\/p>\n\n\n\n<p>Vet\u00ebm <strong>nj\u00eb nd\u00ebrveprim efektiv nd\u00ebr-institucional mund t\u00eb adresoj\u00eb nd\u00ebshkimin p\u00ebrmbajt\u00ebsisht t\u00eb fenomeneve negative q\u00eb c\u00ebnojn\u00eb prej dekadash integritetin e zgjedhjeve<\/strong> n\u00eb vend, t\u00eb tilla si: blerja e vot\u00ebs, presioni mbi administrat\u00ebn publike apo prej k\u00ebsaj t\u00eb fundit ndaj zgjedh\u00ebsve, keqp\u00ebrdorimi i burimeve shtet\u00ebrore, mungesa e transparenc\u00ebs dhe kontrollit ndaj financimit politik, shkeljet prej administrat\u00ebs zgjedhore e partive politike, etj., <strong>fenomene k\u00ebto q\u00eb d\u00ebmtojn\u00eb thelb\u00ebsisht besimin e qytetar\u00ebve n\u00eb sistemin demokratik<\/strong> dhe bien ndesh me standardet e nj\u00eb shoq\u00ebrie t\u00eb lir\u00eb e t\u00eb nj\u00eb shteti ligjor funksional.<\/p>\n\n\n\n<p>KRIIK, n\u00eb vijim t\u00eb angazhimit t\u00eb pand\u00ebrprer\u00eb t\u00eb tij p\u00ebr adresimin e k\u00ebtyre fenomeve dhe monitorimin e procesit zgjedhor, si dhe t\u00eb mb\u00ebshtetjes n\u00eb mir\u00ebfunksionimin&nbsp; e KQZ-s\u00eb e t\u00eb Institucioneve ligjzbatuese n\u00eb luft\u00ebn ndaj tyre, &nbsp;&nbsp;<strong>i d\u00ebrgoi sot Komisionit Qendror t\u00eb Zgjedhjeve nj\u00eb rekomandim p\u00ebr plot\u00ebsimin e kuadrit rregullator p\u00ebr garantimin e fsheht\u00ebsis\u00eb s\u00eb vot\u00ebs<\/strong> dhe t\u00eb nj\u00eb mjedisi t\u00eb lir\u00eb nga intimidimi, t\u00eb qet\u00eb dhe t\u00eb sigurt p\u00ebr zgjedh\u00ebsit gjat\u00eb dit\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve<a href=\"#_ftn7\" id=\"_ftnref7\">[7]<\/a>.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Ky akt, &nbsp;i domosdosh\u00ebm p\u00ebr tu miratuar si k\u00ebrkes\u00eb e qart\u00eb e Kodit Zgjedhor dhe Rekomandimit par\u00ebsor t\u00eb ODIHR-it, <strong>n\u00eb kushtet e nd\u00ebrveprimit t\u00eb KQZ-s\u00eb me Policin\u00eb e Shtetit dhe Institucionet e Drejt\u00ebsis\u00eb, &nbsp;&nbsp;do t\u00eb mund\u00ebsoj\u00eb efektivisht largimin e personave t\u00eb paautorizuar<\/strong> pran\u00eb qendrave t\u00eb votimit, ndalimin e mbajtjes sh\u00ebnim t\u00eb votuesve, apo t\u00eb t\u00eb tjera teknikave t\u00eb p\u00ebrdorura p\u00ebr t\u00eb evidentuar zgjedh\u00ebsit q\u00eb votojn\u00eb ose jo, duke <strong>zhb\u00ebr\u00eb patronazhimin politik t\u00eb partive dhe t\u00eb survejimit t\u00eb tyre ndaj m\u00ebnyr\u00ebs se kur dhe si votojn\u00eb qytetar\u00ebt<\/strong>.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb lidhur me zhvillimet aktuale lidhur me sa m\u00eb sip\u00ebr dhe n\u00eb nisje t\u00eb procesit zgjedhor 2025,&nbsp; KRIIK <strong>shpreh shqet\u00ebsimin e tij p\u00ebr nj\u00eb deklarim<a href=\"#_ftn8\" id=\"_ftnref8\"><strong>[8]<\/strong><\/a> t\u00eb sot\u00ebm t\u00eb Kryeministrit vendit, z. Edi Rama<\/strong>, i cili ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb dyshim legjitimitetin e hetimeve mbi krimet zgjedhore, duke deklaruar se survejimi i partive politike n\u00eb fushat\u00eb \u00ebsht\u00eb i pajustifikuar.<\/p>\n\n\n\n<p>Pa hyr\u00eb n\u00eb at\u00eb se \u00e7far\u00eb n\u00ebnkupton Kryeministri i vendit me \u201csurvejim t\u00eb partive politike n\u00eb fushat\u00eb\u201d, n\u00eb gjykimin e KRIIK, kjo Deklarat\u00eb, n\u00eb vijim edhe t\u00eb deklarimeve t\u00eb m\u00ebparshme q\u00eb pas arrestimit t\u00eb Kryebashkiakut t\u00eb Tiran\u00ebs, <strong>p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb hapur p\u00ebr t\u00eb ushtruar presion t\u00eb drejt\u00ebp\u00ebrdrejt\u00eb mbi Institucionet e Drejt\u00ebsis\u00eb dhe delegjitimuar veprimtarin\u00eb dhe funksionalitetin e tyre<\/strong>, Institucione k\u00ebto q\u00eb kan\u00eb detyrimin kushtetues dhe ligjor p\u00ebr t\u00eb hetuar \u00e7do shkelje t\u00eb ligjit q\u00eb c\u00ebnon integritetin e procesit zgjedhor, pavar\u00ebsisht nga burimi apo autor\u00ebt e saj.<\/p>\n\n\n\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, <strong>edhe kryetari i Komisionit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm Parlamentar p\u00ebr Mir\u00ebqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin z. Fatmir Xhafaj<\/strong>, n\u00eb mbledhjen e djeshme t\u00eb k\u00ebtij Komisioni, ftoi ekspert\u00ebt<a href=\"#_ftn9\" id=\"_ftnref9\">[9]<\/a> e Komisionit q\u00eb drejton q\u00eb t\u00eb reflektojn\u00eb mbi ndryshime t\u00eb mundshme p\u00ebr institucionet e pavarura n\u00eb at\u00eb q\u00eb ai e quajti \u201cmekaniz\u00ebm q\u00eb kontrollon kontrollorin\u201d, <strong>nj\u00eb mesazh tjet\u00ebr intimidues ky dhe i paralajm\u00ebruar<a href=\"#_ftn10\" id=\"_ftnref10\"><strong>[10]<\/strong><\/a>, n\u00eb gjykimin e KRIIK<\/strong>.<\/p>\n\n\n\n<p>KRIIK e sheh me vend dhe <strong>sjell n\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb gjith\u00eb opinionit publik<\/strong> se zgjedhjet e lira dhe t\u00eb ndershme n\u00eb vend <strong>nuk mund t\u00eb sigurohen n\u00eb nj\u00eb klim\u00eb ku Maxhoranca Parlamentare dhe Ekzekutivi p\u00ebrpiqen t\u00eb ndikoj\u00eb, intimidojn\u00eb apo t\u00eb kufizojn\u00eb veprimtarin\u00eb e organeve t\u00eb pavarura t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb<\/strong>. &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>\u00c7do p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb pun\u00ebn e institucioneve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb apo t\u00eb institucioneve t\u00eb pavarura p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim serioz ndaj shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs dhe minon besimin e qytetar\u00ebve tek funksionimi i institucioneve dhe i nj\u00eb shteti ligjor.<\/p>\n\n\n\n<p>KRIIK konsideron tep\u00ebr t\u00eb domosdoshme dhe <strong>i b\u00ebn thirrje t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve q\u00eb t\u00eb angazhohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb aktive n\u00eb luft\u00ebn ndaj krimit zgjedhor<\/strong>, duke investuar mekanizmat q\u00eb institucionet kan\u00eb vendosur apo po vendosin n\u00eb dispozicion t\u00eb tyre p\u00ebr t\u00eb denoncuar<a href=\"#_ftn11\" id=\"_ftnref11\">[11]<\/a> \u00e7do shkelje q\u00eb c\u00ebnon integritetin e zgjedhjeve.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Mediat dhe gazetar\u00ebt nevojitet q\u00eb t\u00eb shtojn\u00eb v\u00ebmendjen e tyre<\/strong> dhe t\u00eb raportojn\u00eb e t\u2019i japin z\u00eb \u00e7do shkeljeje apo rasti t\u00eb dyshuar t\u00eb nj\u00eb krimi zgjedhor.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Transparenca e plot\u00eb mbi ecurin\u00eb e procesit dhe mbi t\u00ebr\u00eb situat\u00ebn n\u00eb cilin zhvillohet ai<\/strong>, si dhe bashk\u00ebpunimi i gjer\u00eb mes t\u00eb gjith\u00eb aktor\u00ebve dhe Institucioneve jan\u00eb element\u00eb ky\u00e7 p\u00ebr t\u00eb garantuar <strong>q\u00eb k\u00ebto masa t\u00eb mos mbeten vet\u00ebm n\u00eb let\u00ebr<\/strong>, por t\u00eb shnd\u00ebrrohen n\u00eb veprime konkrete nga organet kompetente.<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb proces zgjedhor i lir\u00eb dhe i ndersh\u00ebm k\u00ebrkon nj\u00eb qasje t\u00eb vendosur nga t\u00eb gjitha Institucionet dhe nj\u00eb nd\u00ebshkim t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr ata q\u00eb p\u00ebrpiqen t\u00eb deformojn\u00eb vullnetin e qytetar\u00ebve, po aq sa <strong>edhe nj\u00eb angazhim t\u00eb gjith\u00eb shoq\u00ebris\u00eb n\u00eb refuzimin dhe denoncimin e tyre<\/strong>.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb k\u00ebsaj Deklarate, <strong>KRIIK u b\u00ebn thirrje aktor\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb<\/strong>, n\u00eb ve\u00e7anti Partner\u00ebve Strategjik\u00eb t\u00eb vendit dhe p\u00ebrfaq\u00ebsive diplomatike t\u00eb vendeve europiane partnere t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, si dhe organizatave nd\u00ebrkomb\u00ebtare me ekspertiz\u00eb dhe eksperienc\u00eb, q\u00eb <strong>t\u00eb mb\u00ebshtetin Komisionin Qendror t\u00eb Zgjedhjeve dhe Institucionet e Drejt\u00ebsis\u00eb, si edhe Policin\u00eb e Shtetit n\u00eb p\u00ebrmbushjen e detyrimeve ligjore t\u00eb tyre p\u00ebr forcimin e integriteti t\u00eb zgjedhjeve<\/strong>, duke u dh\u00ebn\u00eb mb\u00ebshtetje publike p\u00ebrpjekjeve t\u00eb tyre, si dhe duke u ofruar m\u00eb tej asistenc\u00eb teknike apo edhe financiare n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb tyre. <\/p>\n\n\n\n<hr class=\"wp-block-separator has-alpha-channel-opacity\"\/>\n\n\n\n<p class=\"has-small-font-size\"><a href=\"#_ftnref1\" id=\"_ftn1\">[1]<\/a> Veprat penale q\u00eb lidhen me procesin zgjedhor parashikohen n\u00eb Kreun X t\u00eb <a href=\"file:\/\/\/C:\/Users\/Lenovo\/Downloads\/Ligj%20nr.%207895,%20Kodi%20%20penal%202021%20(1).pdf\">Kodit Penal t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb<\/a>, pjes\u00eb e cila u ndryshua me <a href=\"https:\/\/qbz.gov.al\/eli\/ligj\/2020\/12\/17\/146\/26833ad5-84be-44b6-b04b-d33215742a75\">ndryshimet e miratuara<\/a> n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2020. Gjithashtu <a href=\"https:\/\/qbz.gov.al\/eli\/ligj\/2020\/12\/17\/148\/380d80b8-056f-4c4e-b6a9-5c7f8e7996e7\">ligji nr. 148\/2020<\/a> p\u00ebrcaktoi detyrimin e Prokurorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe Drejtuesit t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me, sipas juridiksionit p\u00ebrkat\u00ebs, t\u2019i japin KQZ-s\u00eb informacion p\u00ebr hetimin e veprave penale n\u00eb fush\u00ebn e zgjedhjeve, q\u00eb nuk cenon ruajtjen e sekretit hetimor sipas p\u00ebrcaktimeve t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale. Veprat penale q\u00eb lidhen me korrupsionin aktiv dhe pasiv n\u00eb zgjedhje u b\u00ebn\u00eb objekt hetimi nga Prokuroria e Posa\u00e7me Kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar, SPAK.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-small-font-size\"><a href=\"#_ftnref2\" id=\"_ftn2\">[2]<\/a> &#8211; <a href=\"https:\/\/shqiptarja.com\/uploads\/ckeditor\/67b5b8c324439Udhezim_2_2025_per_zgjedhjet_7663.pdf\">Udh\u00ebzimi i P\u00ebrgjithsh\u00ebm<\/a> nr. 2 dat\u00eb 18.02.2025 i Prokurorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm \u201cP\u00ebr masat administrative dhe procedurale nga prokurorit\u00eb me juridiksion t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm&nbsp; n\u00eb periudh\u00ebn para dhe pas zgjedhjeve\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-small-font-size\">&nbsp;&#8211; N\u00eb dat\u00ebn 29.01.2025 Struktura e Posa\u00e7me Kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar, <a href=\"https:\/\/spak.gov.al\/njoftim-per-shtyp-date-29-01-2025\/\">SPAK miratoi nj\u00eb plan masash<\/a> mbi \u201cZbatimin e Strategjis\u00eb s\u00eb Hetimit dhe Parandalimit t\u00eb Krimit Zgjedhor gjat\u00eb Zgjedhjeve p\u00ebr Kuvendin 2025\u201d n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb hetimit dhe parandalimit t\u00eb krimeve zgjedhore p\u00ebr zgjedhjet parlamentare t\u00eb vitit 2025.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-small-font-size\"><a href=\"#_ftnref3\" id=\"_ftn3\">[3]<\/a> <a href=\"https:\/\/kqz.gov.al\/2025\/02\/13\/kqz-dhe-spak-forcojne-bashkepunimin-per-parandalimin-e-krimeve-zgjedhore-dhe-hetimin-proaktiv-te-veprave-penale-ne-zgjedhje\/\">Takimi<\/a> i dat\u00ebs 13.02.2025 midis Komisionerit Shtet\u00ebror t\u00eb Zgjedhjeve dhe Drejtuesit t\u00eb SPAK, lidhur me forcimin e bashk\u00ebpunimit nd\u00ebrmjet institucioneve p\u00ebr parandalimin e krimeve zgjedhore dhe hetimin proaktiv t\u00eb veprave penale n\u00eb zgjedhje.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-small-font-size\"><a href=\"#_ftnref4\" id=\"_ftn4\">[4]<\/a> <a href=\"https:\/\/www.pp.gov.al\/Media\/Njoftime_per_Shtyp\/Komisioneri_Shteteror_Zgjedhjeve_dhe_Prokurori_i_Pergjithshem_takim_mbi_forcimin_e_bashkepunimit_per_integritetin_e_procesit_zgjedhor.html\">Takimi<\/a> i dat\u00ebs 11.02.2025 midis Komisionerit Shtet\u00ebror t\u00eb Zgjedhjeve dhe Prokurorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm mbi forcimin e bashk\u00ebpunimit p\u00ebr integritetin e procesit zgjedhor.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-small-font-size\"><a href=\"#_ftnref5\" id=\"_ftn5\">[5]<\/a> <a href=\"https:\/\/www.pp.gov.al\/Media\/Njoftime_per_Shtyp\/Prokurori_i_Pergjithshem_takon_Drejtorin_e_Pergjithshem_te_Policise_dakordesi_per_masa_per_zbulimin_dhe_hetimin_e_shpejte_te_krimeve_zgjedhore.html\">Takimi<\/a> i dat\u00ebs 5.02.2025 midis Prokurorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe Drejtorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Policis\u00eb, lidhur me &nbsp;bashk\u00ebpunimin dhe koordinimin mes prokurorive t\u00eb juridiksionit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe Policis\u00eb s\u00eb Shtetit n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb hetimit t\u00eb krimeve zgjedhore.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-small-font-size\"><a href=\"#_ftnref6\" id=\"_ftn6\">[6]<\/a> Shih p\u00ebr shembull:<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-small-font-size\">&#8211; KRIIK &#8211; <a href=\"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-content\/uploads\/2023\/06\/KRIIK-QENDRIM-PUBLIK-DenoncimiIKrimitZgjedhorPrejKQZ-Thelbesor-20230602.pdf\">QENDRIM PUBLIK<\/a> \u201cQasja proaktive e Komisionit Q\u00ebndror t\u00eb Zgjedhjeve n\u00eb evidentimin dhe denoncimin e krimit zgjedhor, thelb\u00ebsor p\u00ebr sigurimin e integritetit t\u00eb zgjedhjeve dhe t\u00eb ligjzbatimit n\u00eb vend\u201d, dat\u00eb 02.06.2023.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-small-font-size\">&#8211; KRIIK &#8211; <a href=\"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-content\/uploads\/2023\/12\/KRIIK-QENDRIM-PUBLIK-AuditiPaszgjedhorSiNdeshkuesNdajPolitikesCenueseTeVullnetitTeVotuesit-20231214.pdf\">QENDRIM PUBLIK<\/a> \u201cFunksionaliteti i auditit paszgjedhor, si nj\u00eb mekaniz\u00ebm q\u00eb konsolidon rolin dhe zhvillimin e p\u00ebrgjegj\u00ebsive t\u00eb KQZ-s\u00eb drejt ligjzbatimit dhe nd\u00ebshkimit t\u00eb politik\u00ebs c\u00ebnuese ndaj integritetit t\u00eb vullnetit t\u00eb votuesit\u201d, dat\u00eb 14.12.2023.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-small-font-size\"><a href=\"#_ftnref7\" id=\"_ftn7\">[7]<\/a> KRIIK \u2013 <a href=\"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-content\/uploads\/2025\/02\/KRIIK-REKOMANDIM-PerKuadrinRregullatorMbiFshehtesineEVotimit-20250220.pdf\">Rekomandime \u201cP\u00ebr plot\u00ebsimin e kuadrit rregullator p\u00ebr garantimin e fsheht\u00ebsis\u00eb s\u00eb vot\u00ebs dhe t\u00eb nj\u00eb mjedisi t\u00eb lir\u00eb nga intimidimi, t\u00eb qet\u00eb dhe t\u00eb sigurt p\u00ebr zgjedh\u00ebsit gjat\u00eb dit\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve\u201d<\/a>, dat\u00eb 20.02.2025.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-small-font-size\"><a href=\"#_ftnref8\" id=\"_ftn8\">[8]<\/a> Gjat\u00eb <a href=\"https:\/\/www.youtube.com\/watch?v=TyMLq5ekEPg&amp;t=3s\">komunikimit publik<\/a> n\u00eb rrjetet sociale Kryeministri dhe kryetari i Partis\u00eb Socialiste z. Edi Rama u shpreh se: <em>\u201cFatkeq\u00ebsia \u00ebsht\u00eb se gabimet e tyre nuk jan\u00eb si gabimet e nd\u00ebrmarrjes s\u00eb gjelb\u00ebrimit, por kushtojn\u00eb jet\u00eb njer\u00ebzish, trauma dhe plag\u00eb psikologjike nganj\u00ebher\u00eb t\u00eb pariparueshme por nuk ka alternativ\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7 nj\u00eb drejt\u00ebsie t\u00eb pavarur profesionale dhe q\u00eb respekton integritetin, lirit\u00eb e t\u00eb drejtat e njeriut. T\u00eb pavarur\u00ebn e kemi para syve, profesionalen duhet t\u00eb luftojm\u00eb s\u00eb bashku ta konsolidojm\u00eb se ka shum\u00eb gj\u00ebra pozitive por dhe negative. \u00cbsht\u00eb betej\u00eb p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb si aleat e partner\u00eb t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, pushtete t\u00eb ndara por t\u00eb vendosur sepse nuk mund t\u00eb cenohen t\u00eb drejtat e pushtetit ekzekutiv. Nuk mund t\u00eb cenohen t\u00eb drejtat p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vendime, t\u00eb trysnohet administrata e shtetit apo t\u00eb paragjykohen. Dhe nuk mund dot t\u00eb survejohen partit\u00eb politike n\u00eb nj\u00eb proces elektoral. Uroj t\u00eb jet\u00eb lajthitje e momentit dhe menj\u00ebher\u00eb t\u00eb ndalet \u00e7do lloj survejimi n\u00eb territor. Nuk mund t\u00eb kthehemi n\u00eb koh\u00ebrat e err\u00ebta q\u00eb kush merret n\u00eb politik\u00eb t\u00eb survejohet. Nuk duhet t\u00eb interferojm\u00eb tek nj\u00ebri-tjetri\u201d.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-small-font-size\"><a href=\"#_ftnref9\" id=\"_ftn9\">[9]<\/a> <a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/kuvendishqiperise\/videos\/992138226174014\/\">Mbledhja e Komisionit<\/a> t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm Parlamentar \u201cP\u00ebr thellimin e reformave p\u00ebr mir\u00ebqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb 2030 n\u00eb Bashkimin Evropian\u201d, 19 Shkurt 2025. <em>\u201c(&#8230;) Dhe n\u00eb fund ka nj\u00eb gj\u00eb. Kush kontrollon kontrollorin. Nj\u00eb problem q\u00eb kemi n\u00eb k\u00ebt\u00eb mekaniz\u00ebm \u00ebsht\u00eb se kemi nj\u00eb s\u00ebr\u00eb strukturash investigative, kontrolluese por problemi \u00ebsht\u00eb aspekti kush i kontrollon k\u00ebto dhe ku japin llogari dhe se si ne mund ta realizojm\u00eb ne k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb ka nevoj\u00eb p\u00ebr reflektim\u201d.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-small-font-size\"><a href=\"#_ftnref10\" id=\"_ftn10\">[10]<\/a> Shih p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb <a href=\"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-content\/uploads\/2024\/04\/KRIIK-Rekomandime-KontekstiPoltikEAuditiPasZgjedhor-20240403.pdf\">Shkres\u00ebn Zyrtare t\u00eb KRIIK, dat\u00eb 03.04.2024, \u201cOPINION<\/a> mbi kontekstin politik n\u00eb vend, n\u00eb linj\u00eb me Rekomandimet e KRIIK mbi procesin e k\u00ebqyrjes s\u00eb m\u00ebpasshme t\u00eb flet\u00ebve t\u00eb votimit dhe t\u00eb materialit zgjedhor t\u00eb p\u00ebrdorur nga komisionet zgjedhore n\u00eb Zgjedhjet p\u00ebr Organet e Qeverisjes Vendore t\u00eb dat\u00ebs 14 maj 2023\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-small-font-size\"><a href=\"#_ftnref11\" id=\"_ftn11\">[11]<\/a> Faqja zyrtare e Struktur\u00ebs s\u00eb Poaccme Kund\u00ebr Korruspisonit dhe Krimit t\u00eb Organizuar SPAK \u2013 <a href=\"https:\/\/spak.gov.al\/zgj\/\">DENONCO<\/a> .<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-small-font-size\">Faqja zyrtare e Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme &#8211; <a href=\"https:\/\/www.pp.gov.al\/Prokuroria_e_Pergjithshme\/Denonco.html\">DENONCO<\/a> .<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-small-font-size\">Faqja Zyrtare e Komisionit Qendror t\u00eb Zgjedhjeve KQZ &#8211; <a href=\"https:\/\/kqz.gov.al\/denonco\/\">DENONCO<\/a> .<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkarko Deklaraten ne pdf Koalicioni p\u00ebr Reforma, Integrim dhe Institucione t\u00eb Konsoliduara (KRIIK) p\u00ebrsh\u00ebndet dhe mb\u00ebshtet hapat e nd\u00ebrmarr\u00eb s\u00eb fundmi nga Institucionet e Drejt\u00ebsis\u00eb, si Prokuroria e P\u00ebrgjithshme dhe Prokuroria e Posa\u00e7me Kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar (SPAK), si dhe Policia e Shtetit dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), p\u00ebr rritjen e v\u00ebmendjes&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":"[]"},"categories":[29,192],"tags":[],"class_list":["post-3077","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-deklarata","category-zgjedhje-2025"],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3077","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3077"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3077\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3106,"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3077\/revisions\/3106"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3077"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3077"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3077"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}