{"id":3017,"date":"2025-02-07T23:15:00","date_gmt":"2025-02-07T22:15:00","guid":{"rendered":"https:\/\/kriik.al\/home\/?p=3017"},"modified":"2025-02-10T14:20:04","modified_gmt":"2025-02-10T13:20:04","slug":"denoncim-nr-2-lidhur-me-projektligjin-per-disa-shtesa-dhe-ndryshime-ne-ligjin-nr-81-2020-per-te-drejtat-dhe-trajtimin-e-te-denuarve-me-burgim-dhe-te-paraburgosurve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/kriik.al\/home\/2025\/02\/07\/denoncim-nr-2-lidhur-me-projektligjin-per-disa-shtesa-dhe-ndryshime-ne-ligjin-nr-81-2020-per-te-drejtat-dhe-trajtimin-e-te-denuarve-me-burgim-dhe-te-paraburgosurve\/","title":{"rendered":"DENONCIM Nr. 2\u00a0\u2013 Lidhur me Projektligjin &#8220;P\u00ebr disa shtesa dhe ndryshime n\u00eb ligjin nr.81\/2020 \u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat dhe trajtimin e t\u00eb d\u00ebnuarve me burgim dhe t\u00eb paraburgosurve\u201d dhe t\u00eb Vendimit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave p\u00ebr dh\u00ebnien e mendimit mbi t\u00eb"},"content":{"rendered":"\n<hr class=\"wp-block-separator has-alpha-channel-opacity\"\/>\n\n\n\n<p class=\"has-text-align-center\"><strong>Shkarko <a href=\"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-content\/uploads\/2025\/02\/KRIIK-DENONCIM-Nr.2-ProjektiligjKuvendi_e_VKM_MbiTeDenuaritMeBurg-20250207.pdf\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\" title=\"\">Denoncimin<\/a> ne pdf<\/strong><\/p>\n\n\n\n<hr class=\"wp-block-separator has-alpha-channel-opacity\"\/>\n\n\n\n<p><strong>&nbsp;&nbsp;&nbsp; I nderuar z. Komisioner!<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;T\u00eb nderuar Drejtues t\u00eb Administrat\u00ebs s\u00eb KQZ-s\u00eb!<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;T\u00eb nderuar An\u00ebtar\u00eb t\u00eb Komisionit t\u00eb Ankimimeve dhe Sanksioneve!<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb&nbsp;dat\u00ebn 23 dhjetor 2024, n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb depozituar&nbsp;<a rel=\"noreferrer noopener\" target=\"_blank\" href=\"https:\/\/kuvendiwebfiles.blob.core.windows.net\/webfiles\/202501100943133248Projektligji%20dhe%20relacioni.pdf\">projektligji \u201c<em>P\u00ebr disa shtesa dhe ndryshime n\u00eb ligjin nr.81\/2020<\/em><\/a><em>&nbsp;\u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat dhe trajtimin e t\u00eb d\u00ebnuarve me burgim dhe t\u00eb paraburgosurve<\/em>\u201d, i propozuar nga deputeti Nasip Na\u00e7o.<\/p>\n\n\n\n<p>Ky projektligj \u00ebsht\u00eb&nbsp;<strong>ende duke u diskutuar n\u00eb komisione dhe pritet t\u00eb miratohet<\/strong>&nbsp;n\u00eb seancat e ardhshme plenare t\u00eb Kuvendit t\u00eb Sh\u00ebip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Projektligji&nbsp;<strong>ofron p\u00ebrfitime t\u00eb drejt\u00ebp\u00ebrdrejta p\u00ebr kategori t\u00eb caktuara t\u00eb popullsis\u00eb<\/strong>, konkretisht t\u00eb atyre q\u00eb vuajn\u00eb d\u00ebnimin n\u00eb sistemin peniteciar n\u00eb vend.<\/p>\n\n\n\n<p>Ai ofron rregullim t\u00eb kuadrit ligjor&nbsp;<strong>duke u dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsi m\u00eb t\u00eb shpejta t\u00eb d\u00ebnuarve t\u00eb kalojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb institucion me nj\u00eb nivel m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt t\u00eb siguris\u00eb<\/strong>, p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu edhe t\u00eb d\u00ebnuarit pran\u00eb institucioneve t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb lart\u00eb, bazuar n\u00eb nj\u00eb vendim t\u00eb nj\u00eb komisioni administrativ t\u00eb burgjeve, Komisionit t\u00eb Vler\u00ebsimit t\u00eb Rrezikshm\u00ebris\u00eb s\u00eb t\u00eb D\u00ebnuarve, ndryshe nga rregullimi aktual i cili parashikon k\u00ebt\u00eb proces vet\u00ebm mbi baz\u00ebn e vendimit t\u00eb gjykat\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Po ashtu projektligji&nbsp;<strong>ofron mund\u00ebsin\u00eb e kalimit n\u00eb Institucionet e hapura t\u00eb vuajtjes s\u00eb d\u00ebnimit p\u00ebr t\u00eb d\u00ebnuarit me burgim<\/strong>&nbsp;q\u00eb e vuajn\u00eb at\u00eb pran\u00eb institucioneve t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb ul\u00ebt dhe&nbsp;<strong>q\u00eb u ka mbetur m\u00eb pak se 2 vjet e 6 muaj burgim p\u00ebr t\u00eb vuajtur<\/strong>, duke ndryshur kushtin prej 6 muajsh q\u00eb \u00ebsht\u00eb aktualisht i parashikuar nga ligji.<\/p>\n\n\n\n<p>Konkretisht, n\u00eb&nbsp;<a rel=\"noreferrer noopener\" target=\"_blank\" href=\"https:\/\/kuvendiwebfiles.blob.core.windows.net\/webfiles\/202501100943133248Projektligji%20dhe%20relacioni.pdf\">relacionin e k\u00ebtij projektligji<\/a>, citohet nd\u00ebr t\u00eb tjera se:<\/p>\n\n\n\n<p>\u201c&#8230; propozimi per ndryshimin e metodologjise se klasifikimit te sigurise se te denuarve synon te rrise efikasitetin e procesit, duke e bere ate me te shpejte dhe me pak te ngarkuar per gjykatat e juridiksionit te pergjithshem. &#8230;<\/p>\n\n\n\n<p>Ne kete kontekst sugjerohet te shtohet pas pikes 4 te nenit 16 te ligjit 81 \/2020 pika 4\/1 me kete permbajtje;<\/p>\n\n\n\n<p>&#8220;4.1. Perjashtimisht nga parashikimet e mesiperme Komisioni i Vleresimit te Rrezikshmerise se te Denuarve&nbsp;<strong>vendos kalimin e te denuarve nga nje institucion i sigurise se larte ne nje institucion te sigurise se zakonshme<\/strong>&nbsp;me kerkese te&nbsp;<strong>drejtorit te institucionit, te denuarit ose te perfaqesuesit<\/strong>&nbsp;ku ekzekutohet vendimi ndaj te denuarit, ne rast se i denuari ka kryer jo me pak se 2\/3 e denimit .. &#8220;. &#8230;<\/p>\n\n\n\n<p>Verehet se&nbsp;<strong>nuk ka nje percaktim te tille per kalimin nga nje institucion i sigurise se larte ne nje te sigurise se zakonshme pas nje afati te caktuar kohor<\/strong>&nbsp;ndryshe nga parashikimet qe ligjvenesi ka parashikuar per kalimin e personave nga siguria e zakonshme ne siguri te ulet. &#8230;<\/p>\n\n\n\n<p>Perparesi jepet sigurise dhe rregullave te drejta,&nbsp;<strong>duke lejuar qe te denuarit&nbsp;<\/strong>qe kane demonstruar sjellje te mire dhe kane permbushur kushtet e tjera,&nbsp;<strong>te kalojne ne nje institucion me nje nivel me te ulet te sigurise<\/strong>, &#8230; .<\/p>\n\n\n\n<p>Rregullimi i ketij momenti ne ligj do te ul numrin e kerkesave per ndryshim e klasifikimit te sigurise ne gjykata, pa cenuar te drejten e paleve per te ushtruar te drejten e ankimit prane gjykates kompetente. &#8230;<\/p>\n\n\n\n<p>Amendim i nenit 20 pika 1.<\/p>\n\n\n\n<p>Propozimi per amendimin e nenit 20, pika 1 e Ligjit nr. 81 \/2020 &#8220;Per te drejtat dhe trajtimin e te denuarve me burgim dhe te paraburgosurve&#8221;&nbsp;<strong>synon te zgjeroje<\/strong>&nbsp;<strong>kushtet per kalimin ne nje institucion te hapur dhe te permiresoje procesin e vendimmarrjes per keto kalime<\/strong>, bazuar ne nje vleresim me gjitheperfshires te rrezikshmerise dhe rrethanave sociale te te denuarit. &#8230;<\/p>\n\n\n\n<p>Ne nenin 20 pika 1 te behen shtesa dhe ndryshimet e meposhtme:<\/p>\n\n\n\n<p>1.Pika 1 ndryshohet si me poshte:<\/p>\n\n\n\n<p>&#8220;l. Institucioni i hapur eshte institucioni ose seksioni ku ekzekutohen denimet ndaj:<\/p>\n\n\n\n<p>a) te denuarit me burgim, te cilit&nbsp;<strong>i ka mbetur me pak se 2 vjet e 6 muaj burgim per te vuajtur<\/strong>, me kusht qe i denuari te kete siguruar nje kontrate te rregullt pune ne institucionin e hapur, kur raporti i komisionit te vleresimit te rrezikshmerise se te denuarve vlereson se nuk perben rrezik per sigurine e institucionit apo te shoqerise;<\/p>\n\n\n\n<p>b) te denuarit me gjysmeliri. &#8221; &#8230;<\/p>\n\n\n\n<p>Argumentimi juridik:<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Zgjerimi i kushtit per te perfshire te denuarit qe u kane mbetur deri ne 2 vjet e 6 muaj burgim<\/strong>&nbsp;mundeson nje periudhe me te gjate dhe me efektive per pergatitjen e tyre per rikthimin ne shoqeri, ve\u00e7anerisht nepermjet punesimit te rregullt, i cili eshte nje faktor ky\u00e7 per suksesin e riintegrimi. &#8230;<\/p>\n\n\n\n<p>Konkretisht referuar statistikave te Drejtorise se Pergjithshme te Burgjeve, ne Republiken e Shqiperise numri total i te denuarve dhe paraburgosurve eshte 5031 t\u00eb d\u00ebnuarve me burgim, &#8230; .<\/p>\n\n\n\n<p>&#8230; Nga keta 637 jane te denuar per vrasje dhe 1543 per vepra penale te tjera. Ne institucionet e sigurise se larte vuaj ne denimin 496 te denuar ndersa ne institucionet<\/p>\n\n\n\n<p>e sigurise se zakonshme 1129 te denuar. &#8230;\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Presidenti i Republik\u00ebs ka dekretuar si dat\u00eb p\u00ebr zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare, dat\u00ebn 11 maj 2025.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp; Kodi Zgjedhor n\u00eb nenin 91 \u201cNdalimi i p\u00ebrdorimit t\u00eb burimeve publike n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb subjekteve zgjedhore\u201d, pika 4 p\u00ebrcakton se:&nbsp; \u201cKat\u00ebr muaj para dat\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve deri n\u00eb formimin e qeveris\u00eb s\u00eb re pas zgjedhjeve&nbsp;<strong>ndalohet&nbsp;<\/strong>propozimi<strong>, miratimi ose nxjerrja e akteve ligjore&nbsp;<\/strong>ose n\u00ebnligjore<strong>, t\u00eb cilat parashikojn\u00eb dh\u00ebnien e p\u00ebrfitimeve p\u00ebr kategori t\u00eb caktuara t\u00eb popullsis\u00eb<\/strong>, t\u00eb tilla si aktet q\u00eb parashikojn\u00eb rritjen e pagave, pensioneve, mb\u00ebshtetjes ekonomike apo sociale, uljen ose heqjen e taksave, vendosjen e amnistive fiskale, privatizimin apo dh\u00ebnien e pasurive a t\u00eb shp\u00ebrblimeve, etj.,&nbsp;<strong>p\u00ebrve\u00e7se kur nisma kusht\u00ebzohet nga gjendje t\u00eb fatkeq\u00ebsis\u00eb natyrore\u201d.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp; Po n\u00eb vijim t\u00eb k\u00ebtij neni, Vendimi nr. 9 dat\u00eb 20.12.2020 i Komisionit Rregullator, i ndryshuar, n\u00eb nenin 3 \u201cVeprimtari t\u00eb ndaluara\u201d, pika 3 p\u00ebrcakton se:&nbsp; \u201cKat\u00ebr muaj para dat\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve deri n\u00eb formimin e qeveris\u00eb s\u00eb re pas zgjedhjeve&nbsp;<strong>ndalohet<\/strong>&nbsp;propozimi,&nbsp;<strong>miratimi i akteve ligjore<\/strong>&nbsp;ose n\u00ebnligjore, ose nxjerrja e tyre me q\u00ebllim informimin e publikut n\u00eb lidhje me vendimmarrjen e institucionit miratues n\u00eb faqen e tij zyrtare,&nbsp;<strong>t\u00eb cilat parashikojn\u00eb dh\u00ebnien e p\u00ebrfitimeve p\u00ebr kategori t\u00eb caktuara t\u00eb popullsis\u00eb<\/strong>, t\u00eb tilla si aktet q\u00eb parashikojn\u00eb rritjen e pagave, pensioneve, mb\u00ebshtetjes ekonomike apo sociale, uljen ose heqjen e taksave, faljet e kamatvonesave, t\u00eb gjobave, t\u00eb detyrimeve tatimore e doganore vendosjen e amnistive fiskale, privatizimin apo dh\u00ebnien e pasurive a t\u00eb shp\u00ebrblimeve, p\u00ebrve\u00e7se kur nisma kusht\u00ebzohet nga gjendje t\u00eb fatkeq\u00ebsis\u00eb natyrore ose t\u00eb epidemis\u00eb\/pandemis\u00eb, apo ka si q\u00ebllim zbatimin e nj\u00eb detyrimi ligjor me karakter nd\u00ebrkomb\u00ebtar apo zbatimin e nj\u00eb vendim gjyq\u00ebsor t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp; Po n\u00eb k\u00ebt\u00eb Vendim, n\u00eb pik\u00ebn 5 p\u00ebrcaktohet se:&nbsp; \u201cN\u00eb zbatim t\u00eb ndalimit t\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00eb pik\u00ebn 3, t\u00eb k\u00ebtij neni,&nbsp;<strong>Kryetari i Kuvendit<\/strong>&nbsp;dhe&nbsp;<strong>Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave<\/strong>&nbsp;<a><strong>marrin masa p\u00ebr t\u00eb mosvendosur&nbsp;<\/strong>ose propozojn\u00eb t\u00eb mos vendosen<strong>&nbsp;n\u00eb rend t\u00eb dit\u00ebs t\u00eb institucioneve respektive p\u00ebr shqyrtim dhe miratim, aktet e p\u00ebrmendura&nbsp;<\/strong><\/a><strong>n\u00eb pik\u00ebn 3 t\u00eb k\u00ebtij neni<\/strong>\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Bazuar n\u00eb k\u00ebto parashikime periudha e ndalimit \u00ebsht\u00eb periudha&nbsp;<strong>11 janar 2025 deri m\u00eb shtator 2025<\/strong>, kur pritet t\u00eb miratohet Qeveria e re nga Kuvendi i dal\u00eb nga zgjedhjet e 11 majit 2025.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb mbledhjen e Komisionit p\u00ebr \u00c7\u00ebshtjet Ligjore, Administrat\u00ebn Publike dhe t\u00eb Drejtat e Njeriut, t\u00eb dat\u00ebs 27 Janar 2025, ku u diskutua dhe votua, si Komision Parlamentar p\u00ebr dh\u00ebnie mendimi, edhe Projektligji \u201cP\u00ebr disa shtesa dhe ndryshime n\u00eb ligjin nr.81\/2020 \u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat dhe trajtimin e t\u00eb d\u00ebnuarve me burgim dhe t\u00eb paraburgosurve\u201d, pas prezantimit t\u00eb tij nga z. Nasip Na\u00e7o si deputeti propozues,&nbsp; deputet\u00ebt e opozit\u00ebs an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Komisionit, znj. Dhurata \u00c7upi e z. Enkelejd Alibeaj&nbsp;<strong>u b\u00ebn\u00eb me dije t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Komisionit se ky projektligj \u00ebsht\u00eb n\u00eb shkelje t\u00eb hapur t\u00eb Kodit Zgjedhor<\/strong>.&nbsp;<em>(Shihni p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb fjal\u00ebn e&nbsp; znj. \u00c7upi, minuta 1:58:29-1:59:55 dhe t\u00eb z. Alibeaj, minuta 2:26:38-2:27:48 e&nbsp;<\/em><a rel=\"noreferrer noopener\" target=\"_blank\" href=\"https:\/\/www.facebook.com\/kuvendishqiperise\/videos\/515283364370945\"><em>video-regjistrimit t\u00eb mbledhjes<\/em><\/a><em>)<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>Madje znj. \u00c7upi solli n\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve mund\u00ebsin\u00eb e manipulimit t\u00eb mekanizmit p\u00ebr efekt t\u00eb orientimit t\u00eb vot\u00ebs s\u00eb t\u00eb d\u00ebnuarve prej drejtuesve t\u00eb institucionit t\u00eb burgjeve, sikurse ka ndodhur n\u00eb zgjedhjet vendore 2023 n\u00eb burgun e Rrogozhin\u00ebs e Peqinit.&nbsp;<em>(minuta 2:04:01-2:04:43 e&nbsp;<\/em><a rel=\"noreferrer noopener\" target=\"_blank\" href=\"https:\/\/www.facebook.com\/kuvendishqiperise\/videos\/515283364370945\"><em>video-regjistrimit t\u00eb mbledhjes<\/em><\/a><em>).<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>Po ashtu p\u00ebrfaq\u00ebsuesja e Ministris\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, e ftuar n\u00eb mbledhjen e Komisionit, k\u00ebrkoi q\u00eb vendimmarrja e Komisionit t\u00eb ishte n\u00eb p\u00ebrputhje me Kodin Zgjedhor duke th\u00ebn\u00eb nd\u00ebr t\u00eb tjera se: \u201c&#8230; duke t\u00ebrhequr v\u00ebmendjen dhe me nj\u00eb thirrje edhe p\u00ebr Komisionin q\u00eb t\u00eb jet\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me Kodin q\u00eb duhet t\u00eb kemi v\u00ebn\u00eb n\u00eb kodin e sjelljes s\u00eb institucioneve publike sipas Vendimit 9 t\u00eb KQZ-s\u00eb\u201d.&nbsp;<em>(minuta 2:44:49 &#8211; 2:45:40 e&nbsp;<\/em><a rel=\"noreferrer noopener\" target=\"_blank\" href=\"https:\/\/www.facebook.com\/kuvendishqiperise\/videos\/515283364370945\"><em>video-regjistrimit t\u00eb mbledhjes<\/em><\/a><em>).<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>Duksh\u00ebm pavar\u00ebsisht se i gjith\u00eb informacioni i nevojsh\u00ebm ligjor \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me dije p\u00ebr deputet\u00ebt nuk pati asnj\u00eb reagim prej tyre dhe as prej drejtuesit t\u00eb mbledhjes.&nbsp; N\u00eb p\u00ebrfundim, kryesuesi i mbledhjes z. Eduard Ndreca i ftoi deputet\u00ebt p\u00ebr t\u00eb votuar duke miratuar k\u00ebshtu projektligjin me vot\u00ebn&nbsp;<em>pro<\/em>&nbsp;t\u00eb 14 deputet\u00ebve socialist\u00eb, an\u00ebtar\u00eb t\u00eb komisionit.<\/p>\n\n\n\n<p>Edhe n\u00eb&nbsp;<a rel=\"noreferrer noopener\" target=\"_blank\" href=\"https:\/\/www.facebook.com\/kuvendishqiperise\/videos\/1537308716977879\">Mbledhjen e dat\u00ebs 28 Janar 2025<\/a>&nbsp;t\u00eb Komisionit p\u00ebr Sigurin\u00eb Komb\u00ebtare, si Komisioni Parlamentar p\u00ebrgjegj\u00ebs, s\u00ebrish deputet\u00ebt e opozit\u00ebs ngrit\u00ebn shqet\u00ebsimin e shkeljes s\u00eb Kodit Zgjedhor p\u00ebr natyr\u00ebn e projektligjit, por mbledhja, e drejtuar nga kryetari z. Nasip Na\u00e7o, deputeti propozues i projektligjit,&nbsp; konkludoi me vijimin e procesit n\u00eb pritje edhe t\u00eb mendimit prej K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave.<\/p>\n\n\n\n<p>Gjithashtu, m\u00eb dat\u00ebn 5 shkurt 2025, K\u00ebshilli i Ministrave mori&nbsp;<a rel=\"noreferrer noopener\" target=\"_blank\" href=\"https:\/\/www.kryeministria.al\/newsroom\/vendime-te-miratuara-ne-mbledhjen-e-keshillit-te-ministrave-date-5-shkurt-2025\/\">Vendimin \u201cP\u00ebr dh\u00ebnien e mendimit Kuvendit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr projektligjin&nbsp; joqeveritar \u201cP\u00ebr disa shtesa dhe ndryshime n\u00eb ligjin nr.81\/2020<\/a>, \u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat dhe trajtimin e t\u00eb d\u00ebnuarve me burgim dhe t\u00eb paraburgosurve\u201d, t\u00eb ndryshuar\u201d\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>KRIIK vler\u00ebson t\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb proces, t\u00eb analizuar dhe paraqitur m\u00eb sip\u00ebr, n\u00eb drejtim t\u00eb miratimit t\u00eb projektligjit&nbsp;<strong>jo vet\u00ebm n\u00eb shkelje t\u00eb hapur t\u00eb Kodit Zgjedhor, por edhe si nj\u00eb sfid\u00eb t\u00eb Deputet\u00ebve t\u00eb maxhoranc\u00ebs socialiste, t\u00eb vet\u00eb Kuvendit dhe K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave ndaj zbatimit t\u00eb ligjit<\/strong>, duke p\u00ebrcjell\u00eb nj\u00eb mesazh tejet negativ dhe flagrant n\u00eb d\u00ebm t\u00eb zbatimit t\u00eb ligjit, t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb shtetit ligjor, si dhe&nbsp;<strong>t\u00eb vet\u00eb standardeve t\u00eb procesit zgjedhor t\u00eb 11 majit 2025<\/strong>.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>KRIIK,&nbsp;<\/strong>bazuar n\u00eb parashikimet e Kodit Zgjedhor,<strong>&nbsp;denoncon p\u00ebrpara Komisionit Qendror t\u00eb Zgjedhjeve tentativ\u00ebn p\u00ebr miratimin e k\u00ebtij projekligji<\/strong>, duke ju k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmerrni sa m\u00eb par\u00eb&nbsp;<strong>hapat e nevojsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb parandaluar ecurin\u00eb e m\u00ebtejshme t\u00eb tij.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb gjykimin e KRIIK, p\u00ebrpos verifikimit t\u00eb gjith\u00eb sa m\u00eb sip\u00ebr n\u00eb raport me hapat procedural\u00eb t\u00eb nevojsh\u00ebm,&nbsp;<strong>konsiderohet e nevojshme q\u00eb Komisioni Q\u00ebndror i Zgjedhjeve t\u2019i t\u00ebrheq\u00eb v\u00ebmendjen Kryetares s\u00eb Kuvendit dhe k\u00ebrkoj\u00eb zbatimin e ligjit duke marr\u00eb masa p\u00ebr t\u00eb mosvendosur n\u00eb rendin e dit\u00ebs<\/strong>&nbsp;t\u00eb komisioneve dhe t\u00eb seanc\u00ebs plenare t\u00eb Kuvendit p\u00ebr shqyrtim dhe miratim Projektligjin \u201cP\u00ebr disa shtesa dhe ndryshime n\u00eb ligjin nr.81\/2020 \u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat dhe trajtimin e t\u00eb d\u00ebnuarve me burgim dhe t\u00eb paraburgosurve\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Gjithashtu, shihet m\u00eb vend q\u00eb&nbsp;<strong>Komisioni Q\u00ebndror i Zgjedhjeve t\u00eb konstatoj\u00eb mosrespektimin e ligjit nga Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave,&nbsp;<\/strong>i cili, n\u00eb zbatim t\u00eb nenit 3 pika 5 t\u00eb Vendimit nr. 9 dat\u00eb 20.12.2020 t\u00eb Komisionit Rregullator, &nbsp;duhet t\u00eb kishte marr\u00eb masa p\u00ebr t\u00eb mos vendosur n\u00eb rendin e dit\u00ebs s\u00eb mbledhjes s\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, m\u00eb dat\u00ebn 5.02.2025,&nbsp; projektvendimin \u201cP\u00ebr dh\u00ebnien e mendimit Kuvendit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr projektligjin&nbsp; joqeveritar \u201cP\u00ebr disa shtesa dhe ndryshime n\u00eb ligjin nr.81\/2020, \u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat dhe trajtimin e t\u00eb d\u00ebnuarve me burgim dhe t\u00eb paraburgosurve\u201d, t\u00eb ndryshuar\u201d\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Nxitet Komisioni Komisioni Q\u00ebndror i Zgjedhjeve q\u00eb t\u00eb zbatoj\u00eb me rigorozitet g\u00ebrm\u00ebn e ligjit duke nisur hetimin administrativ lidhur me k\u00ebt\u00eb shkelje t\u00eb Kodit Zgjedhor dhe Vendimit nr. 9 t\u00eb Komisionit Rregullator, si dhe vendosur sanksionet p\u00ebrkat\u00ebse n\u00eb zbatim t\u00eb nenit 171 t\u00eb Kodit Zgjedhor.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkarko Denoncimin ne pdf &nbsp;&nbsp;&nbsp; I nderuar z. Komisioner! &nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;T\u00eb nderuar Drejtues t\u00eb Administrat\u00ebs s\u00eb KQZ-s\u00eb! &nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;T\u00eb nderuar An\u00ebtar\u00eb t\u00eb Komisionit t\u00eb Ankimimeve dhe Sanksioneve! N\u00eb&nbsp;dat\u00ebn 23 dhjetor 2024, n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb depozituar&nbsp;projektligji \u201cP\u00ebr disa shtesa dhe ndryshime n\u00eb ligjin nr.81\/2020&nbsp;\u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat dhe trajtimin e t\u00eb d\u00ebnuarve me burgim dhe t\u00eb paraburgosurve\u201d,&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":"[]"},"categories":[161,192],"tags":[],"class_list":["post-3017","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-denoncime","category-zgjedhje-2025"],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3017","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3017"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3017\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3019,"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3017\/revisions\/3019"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3017"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3017"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3017"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}