{"id":2995,"date":"2025-01-06T23:08:00","date_gmt":"2025-01-06T22:08:00","guid":{"rendered":"https:\/\/kriik.al\/home\/?p=2995"},"modified":"2025-02-10T14:04:15","modified_gmt":"2025-02-10T13:04:15","slug":"rekomandime-lidhur-me-projektvendimin-p%d1%91r-disa-ndryshime-dhe-shtesa-ne-vendimin-nr-9-date-24-12-2020-te-komisionit-rregullator-per-rregullat-e-raportimit-4","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/kriik.al\/home\/2025\/01\/06\/rekomandime-lidhur-me-projektvendimin-p%d1%91r-disa-ndryshime-dhe-shtesa-ne-vendimin-nr-9-date-24-12-2020-te-komisionit-rregullator-per-rregullat-e-raportimit-4\/","title":{"rendered":"REKOMANDIME \u2013 Lidhur me Projektvendimin \u201cP\u00ebr caktimin e detyrave dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsive t\u00eb audit\u00ebve teknicien\u00eb p\u00ebr verifikimin e veprimeve t\u00eb realizuara nga KQZja p\u00ebr regjistrimin e shtetasve q\u00eb votojn\u00eb nga jasht\u00eb territorit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebr zgjedhjet n\u00eb Kuvend, t\u00eb dat\u00ebs 11 maj 2025.\u201d"},"content":{"rendered":"\n<hr class=\"wp-block-separator has-alpha-channel-opacity\"\/>\n\n\n\n<p class=\"has-text-align-center\"><strong>Shkarko <a href=\"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-content\/uploads\/2025\/01\/KRIIK-REKOMANDIME-ProjektvendimiDetyratDhePergjegjesiteAuditetTekniciene-20250106.pdf\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\" title=\"\">Rekomandimin<\/a> ne pdf<\/strong><\/p>\n\n\n\n<hr class=\"wp-block-separator has-alpha-channel-opacity\"\/>\n\n\n\n<p>     <strong>I nderuar z. Komisioner!<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>&nbsp;&nbsp;&nbsp; T\u00eb nderuar An\u00ebtar\u00eb t\u00eb Komisionit Rregullator!<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>&nbsp;&nbsp;&nbsp; T\u00eb nderuar Drejtues t\u00eb Administrat\u00ebs s\u00eb KQZ-s\u00eb!<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebpunimit me ju lidhur me konsultimin paraprak t\u00eb projekt-akteve, p\u00ebr t\u00eb cilin gjejm\u00eb rastin t\u2019ju fal\u00ebnderojm\u00eb s\u00ebrish, lidhur me <em>projektvendimin \u201cP\u00ebr caktimin e detyrave dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsive t\u00eb audit\u00ebve teknicien\u00eb p\u00ebr verifikimin e veprimeve t\u00eb realizuara nga KQZ-ja p\u00ebr regjistrimin e shtetasve q\u00eb votojn\u00eb nga jasht\u00eb territorit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebr zgjedhjet n\u00eb Kuvend, t\u00eb dat\u00ebs 11 maj 2025&#8243;<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><strong>KRIIK ju paraqet, m\u00eb posht\u00eb q\u00ebndrimin dhe rekomandimet e veta lidhur me k\u00ebt\u00eb Projektvendim<\/strong>.<\/p>\n\n\n\n<p>M\u00eb s\u00eb pari, duke qen\u00eb se tanim\u00eb afatet ligjore t\u00eb vendosura nga Kodi Zgjedhor p\u00ebr em\u00ebrimin e audit\u00ebve teknicien\u00eb jan\u00eb tejkaluar, KRIIK <strong>nxit Komisionerin dhe N\u00ebnkomisioneren p\u00ebr em\u00ebrimin sa m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb tyre.&nbsp;<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Lidhur me p\u00ebrmbajtjen e projektvendimit:&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<ol class=\"wp-block-list\">\n<li>N\u00eb vler\u00ebsimin e KRIIK, detyrat e audit\u00ebve teknicien\u00eb t\u00eb listuara n\u00eb projekt-vendim jan\u00eb t\u00eb detajuara dhe, n\u00eb dukje, t\u00eb plota. Megjithat\u00eb, gjykojm\u00eb se \u00ebsht\u00eb e nevojshme q\u00eb n\u00eb hyrje t\u00eb aktit t\u00eb vendoset nj\u00eb pik\u00eb q\u00eb p\u00ebrcakton se n\u00eb parim, audituesit teknicien\u00eb jan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr t\u00eb verifikuar n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi integritetin dhe sigurin\u00eb e procedurave t\u00eb implementuara nga KQZ-ja p\u00ebr regjistrimin e shtetasve q\u00eb votojn\u00eb nga jasht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me kuadrin ligjor dhe rregullator. N\u00eb gjykimin e KRIIK, auditimi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mekaniz\u00ebm i brendsh\u00ebm i KQZ-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb garantuar dhe siguruar integritetin e plot\u00eb t\u00eb procesit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb till\u00eb q\u00eb, n\u00eb \u00e7do rast kontestimi apo pik\u00ebpyetjeje t\u00eb ngritur, barra e prov\u00ebs t\u2019i p\u00ebrkas\u00eb KQZ-s\u00eb.\u00a0<\/li>\n<\/ol>\n\n\n\n<p>Pra nevojitet nj\u00eb pik\u00eb e p\u00ebrgjithshme q\u00eb p\u00ebrfshin gjith\u00eb element\u00ebt sa m\u00eb posht\u00eb vijojn\u00eb n\u00eb projektvendim, por q\u00eb lejon edhe mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr element\u00eb t\u00eb cil\u00ebt mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb pambuluar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb eksplicite n\u00eb to. Renditja vet\u00ebm e detyrave t\u00eb audituesve, sikurse \u00ebsht\u00eb n\u00eb projektvendim, pa k\u00ebt\u00eb pik\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsuese mund t\u00eb kufizoj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb dhe kompetencat e pakufizuara q\u00eb duhet t\u00eb ken\u00eb audit\u00ebt teknicien\u00eb<\/p>\n\n\n\n<ul class=\"wp-block-list\">\n<li>KRIIK gjykon se titulli i pik\u00ebs 1 \u201cAuditi i Kuadrit Ligjor dhe Rregullator\u201ddhe pika e dyt\u00eb e po k\u00ebsaj pike (\u201cT\u00eb shqyrtoj\u00eb procedurat e miratuara p\u00ebr regjistrimin e votuesve nga jasht\u00eb\u201d) jan\u00eb t\u00eb shprehura n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb jo totalisht korrekte dhe n\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb krijojn\u00eb keqkuptimin se audit\u00ebt do t\u00eb auditojn\u00eb kuadrin ligjor dhe rregullator (nj\u00eb detyr\u00eb q\u00eb nuk ka kuptim dhe nuk q\u00ebndron). Gjuha e p\u00ebrdorur do t\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb eksplicite se audit\u00ebt shqyrtojn\u00eb <strong>p\u00ebrputhshm\u00ebrin\u00eb e hapave t\u00eb ndjekur nga KQZ-ja p\u00ebr implementimin konkret t\u00eb kuadrit ligjor dhe rregullator <\/strong>dhe jo vet\u00eb kuadrin ligjor dhe rregullator.\u00a0<\/li>\n<\/ul>\n\n\n\n<ul class=\"wp-block-list\">\n<li>N\u00eb pik\u00ebn nr. 10, Raportimi dhe Rekomandimet, v\u00ebrehet se <strong>roli i audit\u00ebve nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm konstatues, por edhe vler\u00ebsues e propozues n\u00eb funksion t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimit. <\/strong>N\u00eb k\u00ebt\u00eb funksion, KRIIK vler\u00ebson se<strong> \u00ebsht\u00eb i nevojsh\u00ebm p\u00ebrcaktimi i sakt\u00eb i m\u00ebnyr\u00ebs dhe koh\u00ebs s\u00eb raportimit, si dhe i procedur\u00ebs p\u00ebr shqyrtimin e raporteve dhe implementimin e rekomandimeve t\u00eb audit\u00ebve teknicien\u00eb.\u00a0<\/strong><\/li>\n<\/ul>\n\n\n\n<p>N\u00eb lidhje me sa m\u00eb sip\u00ebr, duke marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb implementimin p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, si dhe faktin q\u00eb audit\u00ebt mund t\u00eb kryejn\u00eb rekomandime konkrete p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsim, \u00ebsht\u00eb i nevojsh\u00ebm nj\u00eb raportim m\u00eb i shpesht\u00eb se nj\u00eb her\u00eb n\u00eb muaj, sikurse normalisht audit\u00ebt teknicien\u00eb kryejn\u00eb (p.sh. \u00e7do dy jav\u00eb), si dhe t\u00eb p\u00ebrcaktohet qart\u00eb q\u00eb raportimi lidhur me k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb t\u00eb Kodit Zgjedhor, t\u00eb jet\u00eb i ndar\u00eb nga auditimi i pjes\u00ebs tjet\u00ebr t\u00eb list\u00ebs s\u00eb zgjedh\u00ebsve.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Gjithashtu, \u00ebsht\u00eb e nevojshme q\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktohet qart\u00eb procedura e shqyrtimit t\u00eb raporteve t\u00eb tyre nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe hapat q\u00eb do t\u00eb nd\u00ebrmerren p\u00ebr adresimin e rekomandimeve nga audit\u00ebt teknicien\u00eb.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>KRIIK propozon q\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktohet ne vendim se raportet e audit\u00ebve duhet t\u00eb prezantohen, shqyrtohen dhe miratohen gjithmon\u00eb n\u00eb seanc\u00eb publike, q\u00eb raportet do t\u00eb publikohen n\u00eb faqen e internetit t\u00eb KQZ-s\u00eb, dhe gjithashtu t\u00eb specifikohen mekanizmat se si konkretisht gjetjet dhe rekomandimet e tyre do t\u00eb adresohen n\u00eb rast se evidentohen problematika.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Gjithashtu, <strong>duke konsideruar rolin dhe r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb n\u00eb proces t\u00eb audit\u00ebve teknicien\u00eb<\/strong>, <strong>KRIIK e gjen me vend<\/strong> i nderuar Z. Komisioner, <strong>t\u00eb ri sjell\u00eb n\u00eb v\u00ebmendjen tuaj disa element\u00eb, t\u00eb rekomanduar m\u00eb par\u00eb nga KRIIK, dhe q\u00eb kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr reflektim n\u00eb funksion t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimit t\u00eb k\u00ebtij mekanizmi<\/strong>.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Konkretisht:<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Duke v\u00ebrejtur se em\u00ebrimi i audit\u00ebve si dhe kushtet e pun\u00ebs s\u00eb tyre bazohen n\u00eb Kodin Zgjedhor, neni 61, si dhe n\u00eb Udh\u00ebzimin e KQZ nr. 2 dat\u00eb 28.12.2012, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ndryshimet e fundit n\u00eb nenin 61 t\u00eb Kodit Zgjedhor jan\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb vitin 2020 me ligjin 101\/2020; <strong>KRIIK gjykon se edhe Udh\u00ebzimi nr. 2, dat\u00eb 28.12.2012 duhet p\u00ebrdit\u00ebsuar<\/strong>, duke qen\u00eb se disa prej neneve q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb baz\u00ebn ligjore kan\u00eb ndryshuar.<\/p>\n\n\n\n<p>Sipas ligjit KQZ \u00ebsht\u00eb institucioni q\u00eb mbik\u00ebqyr procesin e hartimit t\u00eb listave t\u00eb zgjedh\u00ebsve (neni 61, pika 1 e Kodit Zgjedhor \u201cKQZ-ja mbik\u00ebqyr procesin e hartimit t\u00eb listave, duke i k\u00ebrkuar informacion Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Gjendjes Civile dhe nj\u00ebsive t\u00eb qeverisjes vendore p\u00ebr&#8230;.\u201d). P\u00ebr realizimin e plot\u00eb t\u00eb k\u00ebtij detyrimi, disa elemente t\u00eb v\u00ebrejtura n\u00eb vazhdim\u00ebsi t\u00eb proceseve zgjedhore, duhet t\u00eb jen\u00eb pjes\u00eb e udh\u00ebzimit por edhe e urdhrave t\u00eb Komisionerit n\u00eb funksion t\u00eb zbatimit t\u00eb ligjit.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Specifikisht:&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<ol class=\"wp-block-list\">\n<li>Audit\u00ebt teknicien\u00eb duhet t\u00eb paraqesin raport auditimi \u00e7do muaj n\u00eb KQZ, Kodi Zgjedhor Neni 61 pika 7 \u201cAudit\u00ebt teknicien\u00eb i paraqesin nj\u00eb raport auditimi \u00e7do muaj KQZ-s\u00eb p\u00ebr gjetjet e auditimit, sipas detyrave t\u00eb p\u00ebrcaktuara nga KQZ-ja ose p\u00ebr v\u00ebrejtje apo \u00e7\u00ebshtje q\u00eb lidhen me zbatimin e legjislacionit n\u00eb lidhje me regjistrin e gjendjes civile\u201d.\u00a0<\/li>\n<\/ol>\n\n\n\n<ul class=\"wp-block-list\">\n<li>Gjetjet e raporteve, s\u00eb bashku me k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr sqarime i d\u00ebrgohen p\u00ebr shpjegime<\/li>\n<\/ul>\n\n\n\n<p>DPGJC. Neni 61 pika 8 \u201cKQZ-ja ia p\u00ebrcjell gjetjet dhe rekomandimet e audit\u00ebve teknicien\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Gjendjes Civile brenda 48 or\u00ebve, duke i k\u00ebrkuar nj\u00ebkoh\u00ebsisht shpjegime p\u00ebr to\u201d.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<ul class=\"wp-block-list\">\n<li>Raportet e audit\u00ebve duhet t\u00eb prezantohen, shqyrtohen dhe miratohen gjithmon\u00eb n\u00eb seanca publike. N\u00eb vijim\u00ebsi t\u00eb proceseve zgjedhore, pavar\u00ebsisht se audit\u00ebt kan\u00eb ngritur problematika shpesh t\u00eb konsideruara tep\u00ebr serioze, KQZ-ja \u00ebsht\u00eb mjaftuar me p\u00ebrmbushjen e detyrimit ligjor t\u00eb p\u00ebrcjelljes s\u00eb raporteve n\u00eb DPGJC dhe publikimin e tyre n\u00eb faqen e internetit. N\u00eb zbatim t\u00eb ligjit, p\u00ebrpos etapave t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrme, KQZ duhet t\u2019i kushtoj\u00eb v\u00ebmendje n\u00ebp\u00ebrmjet mekanizmave t\u00eb brendsh\u00ebm gjith\u00eb procesit pas p\u00ebrcjelljes s\u00eb raporteve t\u00eb audit\u00ebve n\u00eb DPGJC, duke:\n<ul class=\"wp-block-list\">\n<li>Publikuar t\u00eb gjitha shpjegimet n\u00eb faqen zyrtare t\u00eb internetit, sipas Kodit Zgjedhor<\/li>\n<\/ul>\n<\/li>\n<\/ul>\n\n\n\n<p>(Neni 61 pika 8 \u201cRaportet e audit\u00ebve dhe shpjegimet e DPGJC-s\u00eb b\u00ebhen publike nga KQZ-ja\u201d).&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<ul class=\"wp-block-list\">\n<li>Kryer shqyrtimin e shpjegimeve t\u00eb DPGJC n\u00eb seanc\u00eb publike, sipas rastit edhe me prezenc\u00eb t\u00eb DPGJC dhe audit\u00ebve.\n<ul class=\"wp-block-list\">\n<li>P\u00ebrcaktuar afate lidhur me gjith\u00eb procesin sa m\u00eb sip\u00ebr, Zbatimi i sa m\u00eb sip\u00ebr bazohet n\u00eb gjykimin se, sipas germ\u00ebs dhe frym\u00ebs s\u00eb ligjit, q\u00ebllimi i mbik\u00ebqyrjes nga KQZ t\u00eb procesit t\u00eb hartimit t\u00eb list\u00ebs s\u00eb zgjedh\u00ebsve konsiston n\u00eb q\u00ebndrimin aktiv ndaj problematikave t\u00eb v\u00ebrejtura prej audit\u00ebve, duke nd\u00ebrmarr\u00eb hapa konkret\u00eb n\u00eb ndjekjen e deri n\u00eb zgjidhjen e tyre.\u00a0<\/li>\n<\/ul>\n<\/li>\n<\/ul>\n\n\n\n<p><strong>Duke ju fal\u00ebnderuar edhe nj\u00ebher\u00eb p\u00ebr mir\u00ebkuptimin dhe bashk\u00ebpunimin n\u00eb vazhdim\u00ebsi,&nbsp;<\/strong><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkarko Rekomandimin ne pdf I nderuar z. Komisioner! &nbsp;&nbsp;&nbsp; T\u00eb nderuar An\u00ebtar\u00eb t\u00eb Komisionit Rregullator! &nbsp;&nbsp;&nbsp; T\u00eb nderuar Drejtues t\u00eb Administrat\u00ebs s\u00eb KQZ-s\u00eb! &nbsp;N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebpunimit me ju lidhur me konsultimin paraprak t\u00eb projekt-akteve, p\u00ebr t\u00eb cilin gjejm\u00eb rastin t\u2019ju fal\u00ebnderojm\u00eb s\u00ebrish, lidhur me projektvendimin \u201cP\u00ebr caktimin e detyrave dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsive t\u00eb audit\u00ebve teknicien\u00eb&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":"[]"},"categories":[146,192],"tags":[],"class_list":["post-2995","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-rekomandime","category-zgjedhje-2025"],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2995","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2995"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2995\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":2997,"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2995\/revisions\/2997"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2995"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2995"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2995"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}