{"id":2873,"date":"2024-09-18T20:28:00","date_gmt":"2024-09-18T18:28:00","guid":{"rendered":"https:\/\/kriik.al\/home\/?p=2873"},"modified":"2025-02-10T14:51:07","modified_gmt":"2025-02-10T13:51:07","slug":"rekomandime-lidhur-me-projekt-vendimin-per-miratimin-e-raportit-te-gjetjeve-nga-auditimi-i-fondeve-te-perfituara-dhe-shpenzuara-nga-partite-politike-pjesemarrese-ne-zgjedhjet-per-or","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/kriik.al\/home\/2024\/09\/18\/rekomandime-lidhur-me-projekt-vendimin-per-miratimin-e-raportit-te-gjetjeve-nga-auditimi-i-fondeve-te-perfituara-dhe-shpenzuara-nga-partite-politike-pjesemarrese-ne-zgjedhjet-per-or\/","title":{"rendered":"REKOMANDIME \u2013 Lidhur me Projekt-vendimin \u201cP\u00ebr miratimin e raportit t\u00eb gjetjeve nga auditimi i fondeve t\u00eb p\u00ebrfituara dhe shpenzuara nga partit\u00eb politike pjes\u00ebmarr\u00ebse n\u00eb zgjedhjet p\u00ebr organet e qeverisjes vendore, t\u00eb dat\u00ebs 14 maj 2023 dhe propozimin e masave administrative\u201d."},"content":{"rendered":"\n<hr class=\"wp-block-separator has-alpha-channel-opacity\"\/>\n\n\n\n<p class=\"has-text-align-center wp-block-paragraph\"><strong>Shkarko <a href=\"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-content\/uploads\/2024\/09\/KRIIK-REKOMANDIME-MbiProjektvendiminEKontrollitTeFinancimitTeFushatesZgjedhore2023-20240918.pdf\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\" title=\"\">Rekomandimin<\/a> ne pdf<\/strong><\/p>\n\n\n\n<hr class=\"wp-block-separator has-alpha-channel-opacity\"\/>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size wp-block-paragraph\"><strong>&nbsp;&nbsp; I Nderuar z. Komisioner!<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>&nbsp;&nbsp; T\u00eb nderuar Koleg\u00eb t\u00eb Administrat\u00ebs s\u00eb KQZ-s\u00eb!<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Duke ju fal\u00ebnderuar s\u00ebrish p\u00ebr bashk\u00ebpunimin n\u00eb vazhdim\u00ebsi, n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb ftes\u00ebs p\u00ebr konsultim t\u00eb d\u00ebrguar nga ju me post\u00eb elektronike n\u00eb dat\u00ebn 16 shtator 2024, KRIIK ju paraqet shkurtimisht q\u00ebndrimin e tij lidhur me Projekt-Vendimin \u201cP\u00ebr miratimin e raportit t\u00eb gjetjeve nga auditimi i fondeve t\u00eb p\u00ebrfituara dhe shpenzuara nga partit\u00eb politike pjes\u00ebmarr\u00ebse n\u00eb zgjedhjet p\u00ebr organet e qeverisjes vendore, t\u00eb dat\u00ebs 14 maj 2023 dhe propozimin e masave administrative\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb parantez\u00eb, KRIIK <strong>ju sjell n\u00eb v\u00ebm\u00ebndje dhe ju k\u00ebrkon marrjen e koh\u00ebs s\u00eb nevojshme n\u00eb dispozicion p\u00ebr t\u00eb adresuar t\u00eb gjitha shqet\u00ebsimet, opinionet dhe shkeljet e evidentuara<\/strong>, t\u00eb cilat ju jan\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb nga KRIIK apo edhe aktor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb mundsh\u00ebm, <strong>p\u00ebrpara konkludimit n\u00eb nj\u00eb Raport Final dhe n\u00eb Vendimmarrjen p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb KQZ-s\u00eb <\/strong>lidhur me zbatimin e plot\u00eb t\u00eb kuadrit ligjor n\u00eb fuqi mbi financimin e fushat\u00ebs zgjedhore t\u00eb Zgjedhjeve t\u00eb p\u00ebrgjithshme Vendore t\u00eb 14 majit 2023.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Projekt-vendimi i d\u00ebrguar \u00ebsht\u00eb bazuar n\u00eb Draft-Raportin e gjetjeve t\u00eb hartuar nga administrata dhe mbi t\u00eb cilin KRIIK ka evidentuar disa pasakt\u00ebsi dhe mang\u00ebsi. Dokumenti me gjetjet dhe rekomandimet e KRIIK mbi \u201cDraft Raportin mbi gjetjet nga auditimi i fondeve t\u00eb p\u00ebrfituara dhe shpenzuara nga partit\u00eb politike pjes\u00ebmarr\u00ebse n\u00eb zgjedhjet p\u00ebr organet e qeverisjes vendore, t\u00eb dat\u00ebs 14 maj 2023\u201d, ju \u00ebsht\u00eb t\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb&nbsp; m\u00eb dat\u00eb 16 shtator 2024.&nbsp; Si i till\u00eb <strong>Projekt-Vendimi i hartuar ka nevoj\u00eb t\u00eb plot\u00ebsohet dhe p\u00ebrdit\u00ebsohet<\/strong>.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong><u>Megjithat\u00eb duke iu referuar p\u00ebrmbajtjes aktuale t\u00eb tij, KRIIK ju paraqet n\u00eb vijim Opinionin e tij.<\/u><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nga shqyrtimi me v\u00ebmendje i Projekt-Vendimit v\u00ebrehet se nga t\u00ebr\u00ebsia e sanksioneve t\u00eb propozuara, duke p\u00ebrkthyer referenc\u00ebn ligjore t\u00eb sanksionimit n\u00eb shkeljen p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb parashikuar n\u00eb ligj, deduktohet n\u00eb n\u00ebnt\u00eb kategori shkeljesh, t\u00eb cilat konsistojn\u00eb n\u00eb:<\/p>\n\n\n\n<ul class=\"wp-block-list\">\n<li>Dor\u00ebzimin e raporteve jasht\u00eb formatit t\u00eb miratuar nga KQZ-ja.<\/li>\n\n\n\n<li>Mosdor\u00ebzimin e raportit nga partit\u00eb politike.<\/li>\n\n\n\n<li>Pranimin e dhurimeve me vler\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb se 50.000 lek\u00eb cash nga kandidat\u00ebt.<\/li>\n\n\n\n<li>Pranimin e dhurimeve nga donator\u00eb t\u00eb ndaluar nga ligji.<\/li>\n\n\n\n<li>Mosbashk\u00ebpunimin me KQZ-n\u00eb, nga 5 parti politike dhe 5 OSHMA.<\/li>\n\n\n\n<li>Detyrimin p\u00ebr kthim t\u00eb fondeve n\u00eb KQZ nga 2 parti politike.<\/li>\n<\/ul>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nd\u00ebrkoh\u00eb lidhur me OSHMA-t\u00eb, shkeljet konsistojn\u00eb n\u00eb:<\/p>\n\n\n\n<ul class=\"wp-block-list\">\n<li>Mosdor\u00ebzimin e tarifave t\u00eb reklamave p\u00ebr televizionet q\u00eb kan\u00eb transmetuar reklam\u00eb politike.<\/li>\n\n\n\n<li>Tejkalimin e limitit ligjor prej 90 minutash reklam\u00eb politike.<\/li>\n\n\n\n<li>Mosbashk\u00ebpunimin me KQZ-n\u00eb.<\/li>\n<\/ul>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong><u>&nbsp;1.<\/u><\/strong> T\u00eb gjitha shkeljet e m\u00ebsip\u00ebrme i referohen draft raportit t\u00eb KQZ, p\u00ebr t\u00eb cilin KRIIK ju ka p\u00ebrcjell\u00eb rekomandimet e tij. <strong>Administrata e KQZ duhet t\u00b4i konsideroj\u00eb me kujdes gjetjet e p\u00ebrcjella, n\u00eb funksion t\u00eb realizimit t\u00eb detyrimit p\u00ebr nj\u00eb verifikim t\u00eb thelluar <\/strong>t\u00eb financave t\u00eb subjekteve zgjedhore si dhe rekomandimet p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong><u>&nbsp;2.<\/u><\/strong> N\u00eb gjykimin e KRIIK<strong>, konkludimi me vendimmarrje nga KQZ duhet t\u00eb kryhet pasi kjo e fundit t\u00eb ket\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb transparence t\u00eb plot\u00eb duke publikuar n\u00eb faqen e internetit \u00e7do raport q\u00eb lidhet me financimin e fushat\u00ebs zgjedhore<\/strong> p\u00ebr zgjedhjet e 14 majit 2023. Madje duke siguruar q\u00eb raportet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb publikuara edhe n\u00eb faqet zyrtare t\u00eb internetit t\u00eb partive politike, sikurse k\u00ebrkohet nga ligji.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong><u>&nbsp;3.<\/u><\/strong> KRIIK <strong>\u00ebsht\u00eb i mendimit se Projekt-Vendimi i p\u00ebrgatitur prej Administrat\u00ebs s\u00eb KQZ-s\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrmbaj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb plot\u00eb t\u00eb gjitha shkeljet e v\u00ebrejtura.<\/strong> &nbsp;Madje, ai duhet t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb edhe shkeljet, p\u00ebr rastet e ngjashme t\u00eb t\u00eb cilave n\u00eb zgjedhje t\u00eb m\u00ebparshme, KQZ-ja \u00ebsht\u00eb treguar tolerante. &nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; M\u00eb pas, sigurisht q\u00eb vendimmarrja do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb kompetenc\u00ebn dhe diskrecionin e Komisionerit dhe Komisionit t\u00eb Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) n\u00ebse do t\u00eb vazhdohet me sanksionim e subjekteve t\u00eb gjetura n\u00eb shkelje t\u00eb kuadrit ligjor rregullator n\u00eb fuqi, apo edhe mund t\u00eb tolerohet e t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb n\u00eb nj\u00eb t\u00ebrheqje v\u00ebmendjeje publikisht ndaj tyre, p\u00ebr shkak t\u00eb rrethanave apo argumentave t\u00eb ve\u00e7anta q\u00eb mund t\u00eb paraqiten.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebrve\u00e7se nj\u00eb detyrim ligjor, publikimi i t\u00eb t\u00ebr\u00eb shkeljeve dhe sanksioneve p\u00ebrkat\u00ebse, qoft\u00eb n\u00eb Raport qoft\u00eb n\u00eb Projekt-Vendim, <em>s\u00eb pari<\/em> <strong>evidenton q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb e nj\u00eb qasjeje serioze t\u00eb KQZ-s\u00eb p\u00ebr tu treguar korrekte dhe pa droj\u00eb n\u00eb zbatimin e plot\u00eb e t\u00eb barabart\u00eb t\u00eb ligjit<\/strong>, e <em>s\u00eb dyti<\/em> ndihmon n\u00eb rritjen e p\u00ebrgjegjshm\u00ebris\u00eb prej aktor\u00ebve politik\u00eb p\u00ebr t\u00eb respektuar plot\u00ebsisht ligjin dhe institucionin e KQZ-s\u00eb n\u00eb proceset e ardhshme zgjedhore.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong><u>&nbsp;4.<\/u><\/strong> N\u00eb gjykimin e KRIIK,<strong> sanksionet e propozuara nuk duhet t\u00eb jen\u00eb thjesht nj\u00eb transpozim i dispozit\u00ebs p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb Kodit Zgjedhor, por nj\u00eb propozim konkret i vendosur n\u00eb raport me shkall\u00ebn e shkeljes s\u00eb kryer<\/strong>.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; &nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Projektvendimi duhet t\u00eb p\u00ebrmbaj\u00eb arsyetim rast pas rasti lidhur me shkeljen e kryer, shkall\u00ebn e saj, si dhe <strong>n\u00ebse partia politike apo OSHMA-ja \u00ebsht\u00eb recidiviste<\/strong> n\u00eb shkeljen e kryer.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb rastin kur Ligji vendos nj\u00eb rang sanksionimi, si p\u00ebr shembull n\u00eb rastin e fjalis\u00eb s\u00eb dyt\u00eb t\u00eb nenit 173 pika 3 t\u00eb Kodit Zgjedhor <em>\u201cParaqitja e raporteve n\u00eb shkelje t\u00eb rregullave dhe formateve t\u00eb standardizuara t\u00eb miratuara nga KQZ-ja d\u00ebnohet me gjob\u00eb nga 500 000 deri 1 000 000 lek\u00eb\u201d<\/em>, \u00ebsht\u00eb i domosdosh\u00ebm peshimi i shkeljes nga ana e KQZ-s\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; &nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Ky <strong>shkall\u00ebzim i sanksionit duhet t\u00eb filloj\u00eb q\u00eb n\u00eb Projekt-Vendimin<\/strong> e paraqitur nga Administrata, n\u00eb vendimin e propozuar nga Komisioneri e n\u00eb fund edhe n\u00eb vendimin e marr\u00eb nga KAS.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb rastin konkret t\u00eb sanksionimit t\u00eb partive politike sipas nenit 173 pika 3, Projekt-Vendimi i paraqitur ka p\u00ebrshir\u00eb brenda k\u00ebsaj dispozite dhe ka propozuar t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn mas\u00eb, pra nga 500 000 deri 1 000 000 lek\u00eb, p\u00ebr disa shkelje, si:<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&nbsp;&#8211; raport i paraqitur jo n\u00eb formatin e dizenjuar t\u00eb k\u00ebrkuar nga KQZ-ja;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&nbsp;&#8211; raport i plot\u00ebsuar jo n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb plot\u00eb e n\u00eb shkelje t\u00eb rregullave;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&nbsp;&#8211; munges\u00eb e raportit t\u00eb vet\u00ebdeklarimit nga kandidati p\u00ebr Kryetar Bashkie, i cili \u00ebsht\u00eb vet\u00eb i njohur nga ligji si subjekt zgjedhor;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&nbsp;&#8211; munges\u00eb e raporteve t\u00eb vet\u00ebdeklarimit nga disa kandidat\u00eb p\u00ebr An\u00ebtar\u00eb t\u00eb K\u00ebshillave Bashkiak\u00eb;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&nbsp;&#8211; munges\u00eb e raporteve t\u00eb vet\u00ebdeklarimit nga dhjet\u00ebra kandidat\u00eb p\u00ebr An\u00ebtar\u00eb t\u00eb K\u00ebshillave Bashkiak\u00eb;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&nbsp;&#8211; munges\u00eb e raporteve t\u00eb vet\u00ebdeklarimit nga qindra kandidat\u00eb p\u00ebr An\u00ebtar\u00eb t\u00eb K\u00ebshillave Bashkiak\u00eb;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&nbsp;&#8211; munges\u00eb e raporteve t\u00eb vet\u00ebdeklarimit nga t\u00eb gjith\u00eb kandidat\u00ebt e propozuar p\u00ebr An\u00ebtar\u00eb t\u00eb K\u00ebshillave Bashkiak\u00eb, num\u00ebr q\u00eb shkon nga dhjet\u00ebra n\u00eb rreth 1600 kandidat\u00eb;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong><u>&nbsp;5.<\/u><\/strong> N\u00eb gjykimin e KRIIK, <strong>KQZ-ja duhet t\u00eb kryej\u00eb edhe kontrollin e raporteve t\u00eb dor\u00ebzuara nga Kandidat\u00ebt p\u00ebr Kryetar\u00eb Bashkie<\/strong>, si dhe t\u00eb publikoj\u00eb n\u00eb Raport dhe n\u00eb Projekt-Vendim emrat e 18 Kandidat\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt nuk kan\u00eb dor\u00ebzuar raport financiar vet\u00ebdeklarimi, si dhe emrat e t\u00eb gjith\u00eb kandidat\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb kryer shkelje t\u00eb tjera t\u00eb kuadrit ligjor.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Gjithashtu, duke qen\u00eb se <strong>Kandidat\u00ebt p\u00ebr Kryetar\u00eb Bashkie njihen nga ligji si Subjekt Zgjedhor, ata mbajn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi ligjore t\u00eb drejt\u00ebp\u00ebrdrejt\u00eb<\/strong> dhe m\u00eb t\u00eb madhe se sa kandidat\u00ebt e listave shum\u00ebem\u00ebrore p\u00ebr an\u00ebtar\u00eb t\u00eb k\u00ebshillave bashkiak\u00eb. &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, lidhur me mosparaqitjen e raporteve t\u00eb vet\u00ebdeklarimit nga 18 Kandidat\u00eb, <strong>KQZ-ja<\/strong> n\u00eb rastet e p\u00ebrmbushjes s\u00eb kushteve t\u00eb parashikuara n\u00eb nenin 90 pika 4 t\u00eb Kodit Zgjedhor, <strong>t\u00eb vendos\u00eb sanksion ndaj Kandidat\u00ebve duke u bazuar n\u00eb fjalin\u00eb e par\u00eb t\u00eb nenit 173 pika 3 t\u00eb tij.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong><u>&nbsp;6.<\/u><\/strong> N\u00eb gjykimin e KRIIK, <strong>KQZ-ja duhet t\u00eb kryej\u00eb edhe kontrollin e raporteve t\u00eb dor\u00ebzuara nga kandidat\u00ebt p\u00ebr an\u00ebtar\u00eb t\u00eb k\u00ebshillave bashkiak\u00eb<\/strong>, si dhe t\u00eb publikoj\u00eb n\u00eb Raport emrat e t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb nuk kan\u00eb dor\u00ebzuar raport financiar vet\u00ebdeklarimi, apo q\u00eb kan\u00eb kryer shkelje t\u00eb tjera t\u00eb kuadrit ligjor.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kodi Zgjedhor n\u00eb nenin 90 pika 4 p\u00ebrcakton se \u201c<em>Subjekti zgjedhor mban p\u00ebrgjegj\u00ebsi sipas k\u00ebtij ligji p\u00ebr shkeljen e kushteve dhe detyrimeve lidhur me financimin nga ana e kandidat\u00ebve t\u00eb vet, me p\u00ebrjashtim t\u00eb rastit kur nga hetimi administrativ v\u00ebrtetohet se subjekti zgjedhor nuk ka pasur mund\u00ebsi ose, me gjith\u00eb p\u00ebrpjekjet e b\u00ebra, nuk ka arritur dot t\u00eb parandaloj\u00eb ose korrigjoj\u00eb shkeljen e kryer nga kandidati. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast p\u00ebrgjegj\u00ebsia administrative dhe penalitetet p\u00ebr shkeljen i ngarkohen kandidatit<\/em>.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Po ashtu, Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve me vendimin nr. 7 dat\u00eb 25.01.2023, n\u00eb ndryshim me k\u00ebrkes\u00ebn e Komisionerit, vendosi t\u00eb sanksionoj\u00eb kandidatin e Partis\u00eb Republikane dhe jo partin\u00eb, pasi kjo e fundit kishte ezauruar t\u00eb gjitha p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb parandaluar shkeljen e kandidatit sipas parashikimit t\u00eb nenit t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrm.&nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Th\u00ebn\u00eb sa m\u00eb sip\u00ebr, <strong>\u00ebsht\u00eb i nevojsh\u00ebm ezaurimi i plot\u00eb i komunikimit t\u00eb KQZ-s\u00eb me partit\u00eb politike, p\u00ebr t\u00eb kuptuar n\u00ebse ato i kan\u00eb kryer t\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekjet e tyre <\/strong>n\u00eb raport me p\u00ebrmbushjen e k\u00ebtij detyrimi ligjor ndaj kandidat\u00ebve t\u00eb tyre q\u00eb nuk dor\u00ebzuan raporte vet\u00ebdeklarimi.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb rast t\u00eb p\u00ebrmbushjes s\u00eb k\u00ebtij detyrimi prej partis\u00eb politike, <strong>\u00ebsht\u00eb e nevojshme q\u00eb kjo t\u00eb citohet n\u00eb Raport dhe n\u00eb Projekt-Vendim, si dhe t\u00eb parashikohet dhe propozohet sanksionimi p\u00ebrkat\u00ebs ndaj Kandidat\u00ebve p\u00ebr An\u00ebtar\u00eb t\u00eb K\u00ebshillit Bashkiak<\/strong>, ndryshe nga sa \u00ebsht\u00eb parashikuar n\u00eb Projekt-Vendim ku p\u00ebrgjegj\u00ebsia i delegohet partis\u00eb politike, konkretisht financierit t\u00eb saj.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Gjithashtu, duke qen\u00eb se <strong>jemi p\u00ebrball\u00eb faktit q\u00eb raportet nuk jan\u00eb dor\u00ebzuar, sikurse p\u00ebrcakton fjalia e par\u00eb e pik\u00ebs 3 t\u00eb nenit 173 t\u00eb Kodit Zgjedhor, kategorizimi i shkeljes duhet t\u00eb p\u00ebrcaktohet duke u bazuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb<\/strong>, dhe jo sikurse \u00ebsht\u00eb kanalizuar n\u00eb Projekt-Vendim, ku kjo shkelje konsiderohet si dor\u00ebzimi i nj\u00eb raporti jasht\u00eb formatit t\u00eb standartizuar, parashikuar n\u00eb fjalin\u00eb e dyt\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj pike.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong><u>&nbsp;7.<\/u><\/strong> N\u00eb situat\u00ebn e <strong>dor\u00ebzimit t\u00eb raporteve jasht\u00eb formateve t\u00eb standartizuara<\/strong> jan\u00eb 5 parti politike, t\u00eb cilat kan\u00eb depozituar n\u00eb KQZ nj\u00eb raport jo n\u00eb formatin e caktuar, si dhe jo n\u00ebp\u00ebrmjet Platform\u00ebs Elektronike t\u00eb Raportimit Financiar (PERF).<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">K\u00ebto parti, Partia Aleanca Demokratike Shqiptare, Partia Aleanca Demokristiane, Partia Aleanca e Maqedonasve p\u00ebr Integrim Europian, Partia Aleanca p\u00ebr Demokraci dhe Solidaritet, Partia Ardhm\u00ebria Shqiptare.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Raporti dhe Projekt-Vendimi i KQZ <strong>nevojitet t\u00eb paraqes\u00eb qart\u00eb<\/strong> n\u00ebse propozimi p\u00ebr sanksion lidhet me faktin se partit\u00eb nuk kan\u00eb dor\u00ebzuar raportet e kandidat\u00ebve, apo se raporti i dor\u00ebzuar prej tyre \u00ebsht\u00eb jasht\u00eb formatit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong><u>&nbsp;8.<\/u><\/strong> Nga t\u00ebr\u00eb monitorimi i b\u00ebr\u00eb dhe shqyrtimi i Raportit dhe Projekt-Vendimit, evidentohet se edhe <strong>8 shkelje nuk rezultojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb Projekt-Vendimin<\/strong> e p\u00ebrcjell\u00eb p\u00ebr konsultim.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>Konkretisht:<\/em><\/p>\n\n\n\n<ul class=\"wp-block-list\">\n<li><strong>Nuk ka asnj\u00eb sanksion t\u00eb propozuar bazuar n\u00eb shkeljet e evidentuara nga audituesit ligjor\u00eb<\/strong>, megjith\u00ebse k\u00ebta t\u00eb fundit kan\u00eb evidentuar disa shkelje, t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshira edhe n\u00eb Draft-Raportin e hartuar nga KQZ, mbi baz\u00ebn e t\u00eb cilit propozohen sanksionet p\u00ebrkat\u00ebse.<\/li>\n<\/ul>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Shkeljet e konstatuara prej audit\u00ebve jan\u00eb &nbsp;jo vet\u00ebm shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb procesin e verifikimit, por t\u00eb vetmet q\u00eb lidhen me p\u00ebrputhshm\u00ebrin\u00eb ligjore t\u00eb aktivitetit financiar t\u00eb subjekteve zgjedhore.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb gjykimin e KRIIK <strong>shkeljet e evidentuara nga audit\u00ebt p\u00ebr disa subjekte zgjedhore jan\u00eb t\u00eb r\u00ebnda dhe duhet domosdoshm\u00ebrisht t\u00eb sanksionohen<\/strong>.<\/p>\n\n\n\n<ul class=\"wp-block-list\">\n<li>Pavar\u00ebsisht konstatimit t\u00eb <strong>mosp\u00ebrputhjeve midis numrit t\u00eb zyrave zgjedhore<\/strong> t\u00eb deklaruara dhe atyre t\u00eb konstatuara n\u00eb terren nga monitoruesit, v\u00ebrehet se kjo problematik\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb Projekt-Vendim.<\/li>\n<\/ul>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">KQZ-ja duhet t\u2019i jap\u00eb dimensionin e duhur edhe gjetjeve t\u00eb dala nga mekanizmi i Monitoruesve t\u00eb Fushat\u00ebs Zgjedhore, duke marr\u00eb n\u00eb shqyrtim dhe ndjekur procesin verifikues t\u00eb nevojsh\u00ebm lidhur me Zyrat Zgjedhore t\u00eb hapura prej subjekteve zgjedhore.<\/p>\n\n\n\n<ul class=\"wp-block-list\">\n<li>KQZ-ja ka kryer p\u00ebrllogaritje lidhur me <strong>mosp\u00ebrputhshm\u00ebrin\u00eb e shumave t\u00eb deklaruara t\u00eb shpenzuara p\u00ebr reklam\u00eb politike<\/strong> n\u00eb media dhe atyre t\u00eb deklaruara nga ana e subjekteve zgjedhore.<\/li>\n<\/ul>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Mosp\u00ebrpushm\u00ebrit\u00eb jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb Draft-Raportin e hartuar, por n\u00eb Projekt-Vendim nuk ka asnj\u00eb reflektim t\u00eb problematikave t\u00eb konstatuara.<\/p>\n\n\n\n<ul class=\"wp-block-list\">\n<li>P\u00ebrpos mediave audiovizive, subjektet zgjedhore pat\u00ebn <strong>reklam\u00eb edhe n\u00eb mediat online<\/strong>, p\u00ebr t\u00eb cilat KRIIK ju ka p\u00ebrcjell\u00eb disa t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb cilat nevojitej t\u00eb verifikoheshin n\u00ebp\u00ebrmjet komunikimit t\u00eb KQZ-s\u00eb me k\u00ebto media.<\/li>\n<\/ul>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb Projekt-Vendim, ashtu si edhe n\u00eb Draft-Raport, nuk ka asnj\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb lidhur me mosdeklarimet nga subjektet zgjedhore t\u00eb k\u00ebsaj kategorie shpenzimesh.<\/p>\n\n\n\n<ul class=\"wp-block-list\">\n<li>Shpenzimet p\u00ebr <strong>reklama politike t\u00eb sponorizuara n\u00eb rrjetet sociale <em>Facebook<\/em> dhe <em>Instagram<\/em><\/strong>, jan\u00eb publike.<\/li>\n<\/ul>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">KRIIK ka monitoruar k\u00ebto shpenzime dhe i ka p\u00ebrcjell\u00eb KQZ-s\u00eb t\u00eb gjitha mosp\u00ebrputhjet midis shumave t\u00eb shpenzuara dhe atyre t\u00eb deklaruara.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb Projekt-Vendim, ashtu si edhe n\u00eb Draft-Raport, nuk ka asnj\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb lidhur me mosdeklarimet nga subjektet zgjedhore t\u00eb k\u00ebsaj kategorie shpenzimesh.<\/p>\n\n\n\n<ul class=\"wp-block-list\">\n<li>Ligji p\u00ebrcakton qart\u00eb q\u00eb p\u00ebrpos raportit t\u00eb vet\u00ebdeklarimit, <strong>partit\u00eb politike dor\u00ebzojn\u00eb n\u00eb KQZ edhe Bilancin e Aseteve dhe Detyrimeve<\/strong>.<\/li>\n<\/ul>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Rezulton se asnj\u00eb parti nuk e ka p\u00ebrmbushur k\u00ebt\u00eb detyrim ligjor, shkelje e cila duhet t\u00eb p\u00ebrfshihet n\u00eb Projekt-Vendimin e KQZ-s\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<ul class=\"wp-block-list\">\n<li><strong>Detyrimi p\u00ebr kthimin e fondeve t\u00eb pa shpenzuara apo t\u00eb shpenzuara jo p\u00ebr q\u00ebllime t\u00eb fushat\u00ebs elektorale<\/strong>, sipas pik\u00ebs 7 t\u00eb nenit 88 t\u00eb Kodit Zgjedhor, i aplikuar n\u00eb Projekt-Vendim vet\u00ebm p\u00ebr dy parti, duhet t\u00eb aplikohet edhe p\u00ebr s\u00eb paku dy parti t\u00eb tjera, Partin\u00eb Socialiste dhe Partin\u00eb Aleanca Arbnore Komb\u00ebtare.<\/li>\n<\/ul>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Partia Socialiste dhe Partia Aleanca Arbnore Komb\u00ebtare<\/strong> me fondet e alokuara p\u00ebr fushat\u00eb elektorale, <strong>kan\u00eb kryer shpenzime t\u00eb natyrave t\u00eb tjera, respektivisht p\u00ebr mbjellje pem\u00ebsh dhe p\u00ebr shlyerje t\u00eb detyrimeve ndaj shtetit<\/strong>.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">K\u00ebto shpenzime duke qen\u00eb jasht\u00eb natyr\u00ebs s\u00eb shpenzimeve n\u00eb funksion t\u00eb fushat\u00ebs elektotrale, ku p\u00ebr propagandim t\u00eb ofert\u00ebs elektorale ligji jep t\u00eb drejt\u00ebn e mb\u00ebshtetjes me fonde nga buxheti i shtetit apo donacione t\u00eb tjera, n\u00eb rastet n\u00eb fjal\u00eb, nga verifikimet q\u00eb KQZ-ja ka detyrim ligjor t\u00eb b\u00ebj\u00eb, duhet p\u00ebrcaktuar qart\u00eb n\u00eb Draft-Raport dhe Projekt-Vendim se k\u00ebto shpenzime nuk mund t\u00eb konsiderohen si shpenzime fushate, e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb t\u00eb dy partit\u00eb politike duhet t\u00b4\u00ed kthejn\u00eb k\u00ebto fonde n\u00eb buxhetin e KQZ-s\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<ul class=\"wp-block-list\">\n<li>Nevojitet <strong>nj\u00eb verifikim i m\u00ebtejsh\u00ebm dhe i thelluar prej KQZ-s\u00eb lidhur me Partin\u00eb Aleanca Demokristiane e Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebr mosdeklarimin e financave t\u00eb fushat\u00ebs<\/strong>, pasi n\u00eb p\u00ebrmbajtjen e raportit t\u00eb saj, deklaron n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb eksplicite se kandidat\u00ebt kan\u00eb kryer fushat\u00eb me shpenzime personale, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb raport e dor\u00ebzuar deklaron 0 t\u00eb ardhura dhe shpenzime.<\/li>\n<\/ul>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size wp-block-paragraph\">N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb k\u00ebtij Opinioni, KRIIK shpreh s\u00ebrish gatishm\u00ebrin\u00eb e tij p\u00ebr t\u00eb ofruar detaje apo shpjegime m\u00eb t\u00eb plota lidhur me gjetjet e m\u00ebsip\u00ebrme, n\u00ebse nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb do t\u00eb konsiderohet e nevojshme prej KQZ-s\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkarko Rekomandimin ne pdf &nbsp;&nbsp; I Nderuar z. Komisioner! &nbsp;&nbsp; T\u00eb nderuar Koleg\u00eb t\u00eb Administrat\u00ebs s\u00eb KQZ-s\u00eb! Duke ju fal\u00ebnderuar s\u00ebrish p\u00ebr bashk\u00ebpunimin n\u00eb vazhdim\u00ebsi, n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb ftes\u00ebs p\u00ebr konsultim t\u00eb d\u00ebrguar nga ju me post\u00eb elektronike n\u00eb dat\u00ebn 16 shtator 2024, KRIIK ju paraqet shkurtimisht q\u00ebndrimin e tij lidhur me Projekt-Vendimin \u201cP\u00ebr miratimin&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[146,144],"tags":[],"class_list":["post-2873","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-rekomandime","category-zgjedhje23"],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2873","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2873"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2873\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":2884,"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2873\/revisions\/2884"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2873"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2873"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2873"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}