{"id":2847,"date":"2024-08-03T16:45:31","date_gmt":"2024-08-03T14:45:31","guid":{"rendered":"https:\/\/kriik.al\/home\/?p=2847"},"modified":"2024-08-04T23:13:29","modified_gmt":"2024-08-04T21:13:29","slug":"deklarate-standardi-i-zgjedhjeve-te-pjesshme-per-kryetar-te-bashkise-himare-tregues-i-rendesishem-per-integritetin-e-zgjedhjeve-te-ardhshme-parlamentare-2025","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/kriik.al\/home\/2024\/08\/03\/deklarate-standardi-i-zgjedhjeve-te-pjesshme-per-kryetar-te-bashkise-himare-tregues-i-rendesishem-per-integritetin-e-zgjedhjeve-te-ardhshme-parlamentare-2025\/","title":{"rendered":"DEKLARATE \u2013 Standardi i Zgjedhjeve t\u00eb Pjesshme p\u00ebr Kryetar t\u00eb Bashkis\u00eb Himar\u00eb,\u00a0tregues i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr Integritetin e Zgjedhjeve t\u00eb ardhshme Parlamentare 2025"},"content":{"rendered":"\n<hr class=\"wp-block-separator has-alpha-channel-opacity\"\/>\n\n\n\n<p class=\"has-text-align-center\"><strong>Shkarko <a href=\"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-content\/uploads\/2024\/08\/KRIIK-Deklarate-ZgjedhjetNeHimare_TreguesIntegritetiIZgjedhjeve2025-20240803.pdf\" title=\"\">Deklaraten<\/a> ne pdf<\/strong><\/p>\n\n\n\n<hr class=\"wp-block-separator has-alpha-channel-opacity\"\/>\n\n\n\n<p>Nes\u00ebr m\u00eb dat\u00ebn 4 gusht 2024 do t\u00eb zhvillohen Zgjedhjet e Pjesshme p\u00ebr Kryetarin e Bashkis\u00eb Himar\u00eb, zgjedhje k\u00ebto t\u00eb dekretuara nga Presidenti i Republik\u00ebs m\u00eb dat\u00eb 5 korrik 2024.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Zhvillimi i k\u00ebtyre zgjedhjeve erdhi pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) vendosi, n\u00eb dat\u00ebn 5 korrik 2024, t\u00eb shpallte t\u00eb pavlefsh\u00ebm mandatin e Kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb t\u00eb Himar\u00ebs, z. Dhionisios (Alfred) Beleri, pas shpalljes fajtor t\u00eb tij nga Gjykata e Apelit p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar p\u00ebr akuz\u00ebn e korrupsionit aktiv n\u00eb zgjedhje.&nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Procesi zgjedhor i nes\u00ebrm, do t\u00eb administrohet n\u00eb nivelin e dyt\u00eb nga 1 Komision Zonal i Administrimit Zgjedhor (KZAZ), si dhe 36 Komisione t\u00eb Qendrave t\u00eb Votimit (KQV).&nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb drejt\u00ebn e vot\u00ebs n\u00eb k\u00ebto zgjedhje e kan\u00eb 23.074 zgjedh\u00ebs t\u00eb regjistruar n\u00eb listat e zgjedh\u00ebsve si banor\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj bashkie.&nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Koalicioni p\u00ebr Reforma, Integrim dhe Institucione t\u00eb Konsoliduara (KRIIK) n\u00eb vijim t\u00eb <strong>angazhimit t\u00eb pand\u00ebrprer\u00eb t\u00eb tij p\u00ebr forcimin dhe sigurimin e integritetit t\u00eb zgjedhjeve, ligjzbatimit dhe t\u00eb vot\u00ebs s\u00eb lir\u00eb e t\u00eb pandikuar<\/strong>, n\u00eb bashk\u00ebpunim edhe me organizatat partnere lokale<sup>1<\/sup>, e ka nisur tashm\u00eb monitorimin e p\u00ebrgatitjeve p\u00ebr k\u00ebt\u00eb proces t\u00eb pjessh\u00ebm zgjedhor dhe do ta ndjek\u00eb at\u00eb n\u00eb vazhdim n\u00eb t\u00eb gjitha fazat e tij, duke angazhuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb vullnetare 10 v\u00ebzhgues me eksperienc\u00eb n\u00eb monitorimin e pun\u00ebs s\u00eb Komisionit t\u00eb Zon\u00ebs s\u00eb Administrimit Zgjedhor, t\u00eb procesit t\u00eb votimit, si dhe at\u00eb t\u00eb num\u00ebrimit t\u00eb votave.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Lidhur me gjetjet e deritanishme dhe ato t\u00eb dit\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve, KRIIK do t\u00eb dal\u00eb dit\u00ebn e h\u00ebn\u00eb me nj\u00eb deklarat\u00eb paraprake p\u00ebr ecurin\u00eb e k\u00ebtij procesi.&nbsp;&nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, b\u00ebhet me dije se ka depozituar tashm\u00eb n\u00eb KQZ dy denoncime lidhur me shp\u00ebrdorimin e burimeve shtet\u00ebrore si dhe me thyerjen e heshtjes zgjedhore.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Gjithashtu, <strong>KRIIK ka nxitur KQZ<\/strong>-n\u00eb, e gjen rastin q\u00eb edhe <strong>n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebsaj Deklarate t\u2019i b\u00ebj thirrje<\/strong> asaj, konkretisht Komisionerit Shtet\u00ebror t\u00eb Zgjedhjeve, q\u00eb <strong>t\u00eb vijoj\u00eb praktik\u00ebn pozitive t\u00eb vendosur <\/strong>n\u00eb Zgjedhjet Vendore 2023 dhe ato t\u00eb pjesshme p\u00ebr Kryetarin e Bashkis\u00eb Kuk\u00ebs, <strong>duke miratuar sa m\u00eb par\u00eb Urdhrin e posa\u00e7\u00ebm p\u00ebr vendosjen e disa rregullave p\u00ebr personat e pranish\u00ebm n\u00eb territorin e objekteve zgjedhore ku jan\u00eb vendosur qendrat e votimit<\/strong><sup>2<\/sup>.&nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Ky akt, jo vet\u00ebm q\u00eb <strong>\u00ebsht\u00eb n\u00eb zbatim t\u00eb Kodit Zgjedhor (neni 109, 110) dhe Rekomandimeve t\u00eb OSBE\/ODIHR<\/strong>, <strong>por b\u00ebn t\u00eb mundur angazhimin dhe pjes\u00ebmarrjen e qytetar\u00ebve n\u00eb mbar\u00ebvajtjen e procesit zgjedhor<\/strong>. \u00c7do qytetar, qoft\u00eb ai zgjedh\u00ebs, komisioner, v\u00ebzhgues apo gazetar, n\u00eb rast se v\u00ebren persona t\u00eb paautorizuar apo grumbullime t\u00eb tyre n\u00eb mjediset jasht\u00eb qendr\u00ebs s\u00eb votimit, n\u00eb oborrin e nd\u00ebrtes\u00ebs, n\u00eb hyrje t\u00eb saj, n\u00eb korridoret e brendshme t\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebs ku \u00ebsht\u00eb\/jan\u00eb vendosur qendrat e votimit apo p\u00ebrreth tyre n\u00eb nj\u00eb distanc\u00eb m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl se 150 m,&nbsp; mund t\u00eb njoftoj\u00eb Komisionin e Qendr\u00ebs s\u00eb Votimit, KZAZ-n\u00eb apo edhe drejtp\u00ebrdrejt institucionin e KQZ-s\u00eb.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, n\u00eb vazhdim\u00ebsi t\u00eb administrimit t\u00eb gjith\u00eb procesit parazgjedhor, <strong>duhet t\u00eb angazhohet maksimalisht p\u00ebr t\u00eb patur t\u00ebr\u00eb procesin n\u00eb kontroll duke nxitur ligjzbatim t\u00eb plot\u00eb e ofruar transparenc\u00eb maksimale<\/strong>, garantuar t\u00eb gjith\u00eb infrastruktur\u00ebn e logjistik\u00ebn e nevojshme, mbar\u00ebvajtjen e procesit t\u00eb votimit dhe num\u00ebrimit, si dhe t\u00eb siguroj\u00eb ndjekjen dhe adresimin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efikase t\u00eb \u00e7do shkelje t\u00eb v\u00ebrejtur, indicie t\u00eb marr\u00eb, denoncimi t\u00eb b\u00ebr\u00eb apo mosp\u00ebrmbushje t\u00eb duhur t\u00eb detyrave prej administrat\u00ebs zgjedhore.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>KRIIK, u <strong>b\u00ebn thirrje Drejtueseve t\u00eb Partive Politike, n\u00eb nivel qendror e lokal<\/strong>,&nbsp; q\u00eb t\u00eb ushtrojn\u00eb autoritetin e tyre p\u00ebr t\u00eb mbajtur n\u00eb kontroll an\u00ebtar\u00ebt dhe mb\u00ebshtet\u00ebsit e tyre duke evituar \u00e7do form\u00eb t\u00eb grumbullimit jasht\u00eb ambienteve t\u00eb Qendrave t\u00eb Votimit, si dhe grumbullimet e \u00e7do lloj natyre deri n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb t\u00ebr\u00eb procesit.&nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Gjithashtu, ato <strong>duhet t\u00eb shmangin \u00e7do ndikim tek komisioner\u00ebt zgjedhor\u00eb<\/strong>, t\u00eb propozuar prej tyre, si dhe t\u2019i nxisin ata q\u00eb t\u00eb kryejn\u00eb detyr\u00ebn e tyre n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb korrekte, t\u00eb qet\u00eb dhe n\u00eb zbatimin maksimal t\u00eb g\u00ebrm\u00ebs dhe frym\u00ebs s\u00eb ligjit.&nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Partit\u00eb politike, duhet t\u00eb respektojn\u00eb plot\u00ebsisht heshtjen zgjedhore, dit\u00ebn e sotme e deri nes\u00ebr n\u00eb mbr\u00ebmje, sidomos n\u00eb <strong>ndalimin e aktivitetit t\u00eb tyre elektoral t\u00eb kontakteve apo takimeve der\u00eb m\u00eb der\u00eb me zgjedh\u00ebsit n\u00eb terren <\/strong><em>(neni 77 i Kodit Zgjedhor)<\/em>, n\u00eb mediat lokale dhe ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb portalet e internetit dhe n\u00eb t\u00ebr\u00eb platformat e mediave sociale.&nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Kjo sjellje theksohet se \u00ebsht\u00eb mjaft e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr partit\u00eb politike, funksionar\u00ebt, mb\u00ebshtet\u00ebsit dhe militant\u00ebt e tyre, pasi, p\u00ebrpos se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb zbatim i ligjit, \u00ebsht\u00eb n\u00eb rradh\u00eb&nbsp; t\u00eb par\u00eb nj\u00eb <strong>tregues i respektit ndaj qytetarit votues dhe sovranit<\/strong> q\u00eb ata prezumohet t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb, duke i dh\u00ebn\u00eb \u00e7do votuesi minimalisht <strong>mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb t\u00eb reflektoj\u00eb dhe votoj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb lir\u00eb e t\u00eb pandikuar.<\/strong>&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Policia e Shtetit duhet t\u00eb angazhohet maksimalisht dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb profesionale p\u00ebr t\u00eb garantuar rendin dhe qet\u00ebsin\u00eb maksimale p\u00ebr qytetar\u00ebt dhe votuesit gjat\u00eb dit\u00ebs s\u00eb votimit. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, Policia e Shtetit, n\u00eb zbatim t\u00eb Kodit Zgjedhor (neni 109, 110), duhet t\u00eb ket\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb parandalimin dhe shp\u00ebrndarjen e \u00e7do grumbullimi personash n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb t\u00eb gjer\u00eb p\u00ebrreth Qendrave t\u00eb Votimit. N\u00eb mjediset jasht\u00eb qendr\u00ebs s\u00eb votimit, n\u00eb oborrin e nd\u00ebrtes\u00ebs, n\u00eb hyrje t\u00eb saj dhe n\u00eb korridoret e brendshme t\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebs nuk duhet t\u00eb ket\u00eb asnj\u00eb prezenc\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7 zgjedh\u00ebsve q\u00eb presin n\u00eb radh\u00eb p\u00ebr t\u00eb votuar, v\u00ebzhguesve dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb medias s\u00eb autorizuar.&nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Gjithashtu, KRIIK i <strong>b\u00ebn thirrje dhe sjell n\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme dhe SPAK-ut<\/strong>, se \u00ebsht\u00eb mjaft e nevojshme p\u00ebr qet\u00ebsin\u00eb dhe sigurin\u00eb e qytetar\u00ebve q\u00eb k\u00ebto institucione t\u00eb tregojn\u00eb q\u00eb do t\u00eb jen\u00eb prezent\u00eb e n\u00eb gatishm\u00ebri, si dhe do t\u00eb ndjekin me p\u00ebrpar\u00ebsi \u00e7do denoncim apo indicie q\u00eb mund t\u00eb v\u00ebrehet lidhur me krime t\u00eb mundshme zgjedhore.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb k\u00ebsaj Deklarate, KRIIK <strong>u b\u00ebn thirrje dhe nxit t\u00eb gjith\u00eb zgjedh\u00ebsit banor\u00eb t\u00eb Bashkis\u00eb Himar\u00eb, q\u00eb t\u2019i drejtohen masivisht qendrave t\u00eb votimit p\u00ebr t\u00eb ushtruar t\u00eb drejt\u00ebn themelore t\u00eb vot\u00ebs<\/strong>, p\u00ebr zgjedhjen e Qytetarit t\u00eb par\u00eb t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb tyre.&nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Pjes\u00ebmarrja masive e qytetar\u00ebve n\u00eb votime <strong>duke shprehur vullnetin e tyre t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb lir\u00eb e t\u00eb pac\u00ebnuar, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb moment madhor i ushtrimit t\u00eb sovranitetit dhe nj\u00eb m\u00ebsim i madh demokracie p\u00ebr klas\u00ebn politike<\/strong>, n\u00eb raport me kontekstin politik t\u00eb sot\u00ebm, t\u00eb ardhmen e demokracis\u00eb n\u00eb vend dhe projeksionin e politik\u00ebs mbi pushtetin vendor.&nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>Tiran\u00eb, m\u00eb 3 Gusht 2024<\/em><\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkarko Deklaraten ne pdf Nes\u00ebr m\u00eb dat\u00ebn 4 gusht 2024 do t\u00eb zhvillohen Zgjedhjet e Pjesshme p\u00ebr Kryetarin e Bashkis\u00eb Himar\u00eb, zgjedhje k\u00ebto t\u00eb dekretuara nga Presidenti i Republik\u00ebs m\u00eb dat\u00eb 5 korrik 2024.&nbsp; &nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Zhvillimi i k\u00ebtyre zgjedhjeve erdhi pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) vendosi, n\u00eb dat\u00ebn 5 korrik 2024, t\u00eb shpallte t\u00eb&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[11],"tags":[],"class_list":["post-2847","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized-sq"],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2847","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2847"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2847\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":2850,"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2847\/revisions\/2850"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2847"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2847"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2847"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}