{"id":2363,"date":"2023-06-02T23:30:36","date_gmt":"2023-06-02T21:30:36","guid":{"rendered":"https:\/\/kriik.al\/home\/?p=2363"},"modified":"2023-09-01T14:40:53","modified_gmt":"2023-09-01T12:40:53","slug":"qasja-proaktive-e-komisionit-qendror-te-zgjedhjeve-ne-evidentimin-dhe-denoncimin-e-krimit-zgjedhor-thelbesor-per-sigurimin-e-integritetit-te-zgjedhjeve-dhe-te-ligjzbatimit-ne-vend","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/kriik.al\/home\/2023\/06\/02\/qasja-proaktive-e-komisionit-qendror-te-zgjedhjeve-ne-evidentimin-dhe-denoncimin-e-krimit-zgjedhor-thelbesor-per-sigurimin-e-integritetit-te-zgjedhjeve-dhe-te-ligjzbatimit-ne-vend\/","title":{"rendered":"QENDRIM PUBLIK &#8211; Qasja proaktive e Komisionit Q\u00ebndror t\u00eb Zgjedhjeve n\u00eb evidentimin dhe denoncimin \u00a0e krimit zgjedhor, thelb\u00ebsor p\u00ebr sigurimin e integritetit t\u00eb zgjedhjeve dhe t\u00eb ligjzbatimit n\u00eb vend"},"content":{"rendered":"\n<hr class=\"wp-block-separator\"\/>\n\n\n\n<p class=\"has-text-align-center\"><strong>Shkarko <a href=\"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-content\/uploads\/2023\/06\/KRIIK-QENDRIM-PUBLIK-DenoncimiIKrimitZgjedhorPrejKQZ-Thelbesor-20230602.pdf\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\" title=\"\">Qendrimin Publik<\/a> n\u00eb pdf.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<hr class=\"wp-block-separator\"\/>\n\n\n\n<h2 class=\"wp-block-heading\">NJOFTIM P\u00cbR SHTYP<\/h2>\n\n\n\n<p>N\u00eb vijim t\u00eb angazhimit p\u00ebr monitorimin t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb proceseve institucionale dhe politike p\u00ebr Zgjedhjet p\u00ebr Organet e Qeverisjes Vendore t\u00eb 14 majit 2023, m\u00eb dat\u00eb 2 qershor 2023 Koalicioni p\u00ebr Reforma, Integrim dhe Institucione t\u00eb Konsoliduara (KRIIK) publikoi <a href=\"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-content\/uploads\/2023\/06\/KRIIK-QENDRIM-PUBLIK-DenoncimiIKrimitZgjedhorPrejKQZ-Thelbesor-20230602.pdf\"><strong>Q\u00cbNDRIMIN PUBLIK<\/strong><\/a> <em>\u201cQasja proaktive e Komisionit Q\u00ebndror t\u00eb Zgjedhjeve n\u00eb evidentimin dhe denoncimin&nbsp; e krimit zgjedhor, thelb\u00ebsor p\u00ebr sigurimin e integritetit t\u00eb zgjedhjeve dhe t\u00eb ligjzbatimit n\u00eb vend\u201d<\/em>.<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb raport i plot\u00eb mbi Drejt\u00ebsin\u00eb Zgjedhore do t\u00eb publikohet si pjes\u00eb e Raportit Final t\u00eb Monitorimit t\u00eb k\u00ebtyre Zgjedhjeve, por KRIIK publikoi k\u00ebt\u00eb Q\u00ebndrim p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr v\u00ebmendjen e KQZ e Kolegjit Zgjedhor n\u00eb rradh\u00eb t\u00eb par\u00eb, por edhe t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb aktor\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb politik\u00eb, institucional\u00eb e t\u00eb opinionit t\u00eb gjer\u00eb publik, lidhur me shqet\u00ebsimin e KRIIK <strong>mbi leht\u00ebsin\u00eb dhe indiferenc\u00ebn institucionale me t\u00eb cil\u00ebn kaloi faktimi i krimit zgjedhor t\u00eb kryer prej komisioner\u00ebve zgjedhor\u00eb n\u00eb Puk\u00eb e Mallakast\u00ebr<\/strong>, t\u00eb cil\u00ebt kishin manipuluar qartazi e haptazi rezultatin zgjedhor, duke kalur sasin\u00eb e votave t\u00eb marra nga nj\u00eb subjekt zgjedhor n\u00eb nj\u00eb qend\u00ebr votimi n\u00eb favor t\u00eb nj\u00eb subjekti tjet\u00ebr zgjedhor.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebtij Dokumenti, KRIIK sjell n\u00eb v\u00ebmendje se procesi i Drejt\u00ebsis\u00eb Zgjedhore nevojitet <strong>t\u00eb shkoj\u00eb p\u00ebrtej korrektimit t\u00eb thjesht\u00eb t\u00eb gabimeve q\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb kryer nga pik\u00ebpamja e administrimit<\/strong>, duke synuar n\u00eb \u00e7do rrethan\u00eb q\u00eb t\u00eb jap\u00eb e vendos\u00eb drejt\u00ebsi, n\u00eb rradh\u00eb t\u00eb par\u00eb, <strong>ndaj shtremb\u00ebrimit potencial t\u00eb vullnetit t\u00eb votuesve shqiptar\u00eb<\/strong>.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb kontekstin shqiptar, u ri-kujtohet Organeve Drejtuese t\u00eb KQZ-s\u00eb dhe Kolegji Zgjedhor se besimi ndaj efikasitetit t\u00eb tyre dhe procesit zgjedhor \u00ebsht\u00eb i lidhur pashmangshm\u00ebrisht me forcimin apo dob\u00ebsimin e m\u00ebtejsh\u00ebm <strong>t\u00eb besimit t\u00eb qytetar\u00ebve ndaj funksionalitetit e dobis\u00eb s\u00eb ligjit, si dhe ndaj legjitimitetit t\u00eb organeve t\u00eb zgjedhura n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebtij procesi.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Dakord\u00ebsia e komisioner\u00ebve zgjedhor\u00eb n\u00eb mbulimin e shkeljeve t\u00eb evidentuara p\u00ebrball\u00eb aktor\u00ebve t\u00eb tret\u00eb<\/strong>, apo, n\u00eb rastin ekstrem, edhe n\u00eb manipulimin e rezultatit zgjedhor sikurse \u00ebsht\u00eb rasti i evidentuar s\u00eb fundi n\u00eb Bashkin\u00eb e Puk\u00ebs dhe Mallakastr\u00ebs, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shqet\u00ebsim i ngritur nga KRIIK me forc\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht e n\u00eb vazhdim\u00ebsi prej vitit 2017.<\/p>\n\n\n\n<p>Faktimi p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ligjore e institucionale, i abuzimit t\u00eb b\u00ebr\u00eb me detyr\u00ebn e p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e dh\u00ebn\u00eb prej komisioner\u00ebve zgjedhor\u00eb, duhej t\u00eb nxiste Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) p\u00ebr nj\u00eb qasje m\u00eb t\u00eb thelluar,&nbsp; <strong>duke urdh\u00ebruar hapjen e kutive dhe rinum\u00ebrimin e, s\u00eb paku, t\u00eb t\u00ebr\u00eb qendrave t\u00eb votimit t\u00eb num\u00ebruara nga i nj\u00ebjti Grup i Num\u00ebrimit t\u00eb Votave<\/strong> n\u00eb rastin e Bashkis\u00eb Puk\u00eb, apo edhe t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Bashkis\u00eb Mallakast\u00ebr duke qen\u00eb se n\u00eb dijeni t\u00eb manipulimit n\u00eb k\u00ebt\u00eb bashki evidentohet se ka qen\u00eb edhe Komisioni i Zon\u00ebs s\u00eb Administrimit Zgjedhor.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrpos k\u00ebsaj, gjykohet gjithashtu se <strong>KAS do t\u00eb duhej t\u00eb kishte nj\u00eb reagim ndryshe p\u00ebrball\u00eb faktit t\u00eb konstatuar t\u00eb kryerjes s\u00eb nj\u00eb vepre penale<\/strong>, duke u shprehur e v\u00ebn\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje edhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb formale n\u00ebp\u00ebrmjet vendimmarrjes Komisionerin Shtet\u00ebror t\u00eb Zgjedhjeve <strong>p\u00ebr referimin e m\u00ebnj\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb rasteve n\u00eb Prokurori<\/strong>.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim Dokumentit, KRIIK i <strong>b\u00ebn thirrje Komisionit Qendror t\u00eb Zgjedhjeve t\u00eb marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb tipologjin\u00eb e shkeljeve dhe problematikave t\u00eb evidentuara<\/strong> nga procesi ankimor i deritanish\u00ebm, si dhe rekomandimet e paraqitura m\u00eb par\u00eb nga KRIIK, p\u00ebr t\u00eb <strong>p\u00ebrmir\u00ebsuar mekanizmin e procesit t\u00eb auditit post-zgjedhor<\/strong>, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb rris\u00eb efikasitetin e tij dhe <strong>d\u00ebrgoj\u00eb p\u00ebrpara ligjit t\u00eb gjith\u00eb komisioner\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt nuk iu jan\u00eb p\u00ebrmbajtur zbatimit t\u00eb kuadrit ligjor n\u00eb administrimin e procesit<\/strong>.<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb thirrje iu shkon edhe <strong>aktor\u00ebve politik\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht atyre t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar n\u00eb Kuvend, q\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb emergjente t\u00eb nisin nj\u00eb proces reformimi t\u00eb thell\u00eb<\/strong> dhe gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs t\u00eb kuadrit ligjor p\u00ebr zgjedhjet, me nj\u00eb fokus t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb plot\u00ebsimin e aspirat\u00ebs s\u00eb Marr\u00ebveshjes Politike t\u00eb 5 qershorit 2020 dhe v\u00ebnien n\u00eb <strong>zbatim t\u00eb saj p\u00ebr depolitizimin e administrat\u00ebs zgjedhore<\/strong>.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-text-align-right\"><strong><em><u>Tiran\u00eb, m\u00eb 2 Qershor 2023!<\/u><\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Dokumenti i plot\u00eb n\u00eb tekst mund t\u00eb lexohet m\u00eb posht\u00eb dhe n\u00eb formatin .pdf mund t\u00eb shkarkohet <a href=\"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-content\/uploads\/2023\/06\/KRIIK-QENDRIM-PUBLIK-DenoncimiIKrimitZgjedhorPrejKQZ-Thelbesor-20230602.pdf\"><strong>K\u00cbTU<\/strong><\/a>.<\/p>\n\n\n\n<hr class=\"wp-block-separator\"\/>\n\n\n\n<h2 class=\"wp-block-heading\"><strong><u>Q \u00cb N D R&nbsp; I M&nbsp;&nbsp; P U B L I K<\/u><\/strong><\/h2>\n\n\n\n<p><strong><u>Qasja proaktive e Komisionit Q\u00ebndror t\u00eb Zgjedhjeve<\/u><\/strong> <strong><u>n\u00eb evidentimin dhe denoncimin&nbsp; e krimit zgjedhor,<\/u><\/strong> <strong><u>thelb\u00ebsor p\u00ebr sigurimin e integritetit t\u00eb zgjedhjeve dhe t\u00eb ligjzbatimit n\u00eb vend<\/u><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb vijim t\u00eb angazhimit p\u00ebr monitorimin t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb proceseve institucionale dhe politike p\u00ebr Zgjedhjet p\u00ebr Organet e Qeverisjes Vendore t\u00eb 14 majit 2023, Koalicioni p\u00ebr Reforma, Integrim dhe Institucione t\u00eb Konsoliduara (KRIIK) \u00ebsht\u00eb duke monitoruar dhe ndjekur me v\u00ebmendje procesin e ankesave dhe apelimeve n\u00eb Komisionin Qendror t\u00eb Zgjedhjeve dhe n\u00eb Kolegjin Zgjedhor, p\u00ebr t\u00eb cilin do t\u00eb hartohet nj\u00eb raport i plot\u00eb n\u00eb fund t\u00eb procesit, si pjes\u00eb e Raportit Final t\u00eb Monitorimit t\u00eb Zgjedhjeve.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb nisje t\u00eb k\u00ebtij Q\u00ebndrimi Publik, KRIIK thekson se <strong>procesi i ankesave dhe apelimeve<\/strong>, ve\u00e7an\u00ebrisht ajo pjes\u00eb e k\u00ebtij procesi q\u00eb vjen pas dit\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve dhe q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb kryesisht me ankesa dhe apelime q\u00eb lidhen me rezultatet zgjedhore, <strong>duhet t\u00eb shkoj\u00eb p\u00ebrtej korrektimit t\u00eb thjesht\u00eb t\u00eb gabimeve q\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb kryer nga pik\u00ebpamja e administrimit<\/strong>.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Ky proces tejet i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm duhet t\u00eb synoj\u00eb dhe p\u00ebrpiqet n\u00eb \u00e7do rrethan\u00eb q\u00eb t\u00eb jap\u00eb e vendos\u00eb drejt\u00ebsi jo vet\u00ebm p\u00ebr subjektet zgjedhore rezultati zgjedhor i t\u00eb cilave mund t\u00eb jet\u00eb prekur, por n\u00eb rradh\u00eb t\u00eb par\u00eb <strong>ndaj shtremb\u00ebrimit potencial t\u00eb vullnetit t\u00eb votuesve shqiptar\u00eb<\/strong>.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb proces, i quajtur ndryshe si Procesi i Drejt\u00ebsis\u00eb Zgjedhore, organet e ngarkuara nga ligji p\u00ebr shqyrtimin dhe zgjidhjen e ankesave dhe apelimeve, konkretisht Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) si nj\u00eb nga Organet Drejtuese t\u00eb KQZ-s\u00eb dhe Kolegji Zgjedhor pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Tiran\u00eb, kan\u00eb dhe mbartin <strong>p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb madhore t\u00eb ruajtjes apo rikthimit t\u00eb besimit t\u00eb qytetar\u00ebve n\u00eb efektivitetin e sigurin\u00eb e mekanizmave t\u00eb krijuara nga ligji<\/strong> dhe n\u00eb t\u00ebr\u00eb Procesin Zgjedhor n\u00eb vetvete.<\/p>\n\n\n\n<p>KRIIK u ri-kujton k\u00ebtyre Organeve t\u00eb dh\u00ebnies e vendosjes s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb Zgjedhore se besimi ndaj efikasitetit t\u00eb tyre dhe procesit zgjedhor \u00ebsht\u00eb i lidhur pashmangshm\u00ebrisht me forcimin apo dob\u00ebsimin e m\u00ebtejsh\u00ebm <strong>t\u00eb besimit t\u00eb qytetar\u00ebve ndaj funksionalitetit e dobis\u00eb s\u00eb ligjit, si dhe ndaj legjitimitetit t\u00eb organeve t\u00eb zgjedhura n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebtij procesi<\/strong>.<\/p>\n\n\n\n<p>Legjitimiteti i procesit zgjedhor \u00ebsht\u00eb vendosur vazhdimisht n\u00eb dyshim n\u00eb vend, me p\u00ebrjashtime n\u00eb pak procese, dyshim i cili ka qen\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht i duksh\u00ebm s\u00eb paku prej zgjedhjeve t\u00eb vitit 2017 e n\u00eb vazhdim kur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur opozita ka akuzuar p\u00ebr manipulim masiv t\u00eb vullnetit t\u00eb qytetar\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p>Si rrjedhim i k\u00ebsaj mungese t\u00eb theksuar besimi, edhe klima politike n\u00eb vend \u00ebsht\u00eb polarizuar duksh\u00ebm, duke shp\u00ebn\u00eb deri n\u00eb heqjen dor\u00eb t\u00eb mandateve t\u00eb Kuvendit prej opozit\u00ebs n\u00eb vitin 2019 apo refuzimin e saj p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb Zgjedhjet p\u00ebr Organet e Qeverisjes Vendore t\u00eb vitit 2019.<\/p>\n\n\n\n<p>Pavar\u00ebsisht kostove t\u00eb m\u00ebdha politike e institucionale t\u00eb shkaktuara n\u00eb ecurin\u00eb demokratike t\u00eb vendit, Marr\u00ebveshja Politike e 5 Qershorit 2020, amendimet e b\u00ebra si rrjedhim i saj dhe <strong>vullneti politik e ligjzbatues i treguar p\u00ebrgjat\u00eb proceseve zgjedhore 2021, 2022 e 2023, s\u00ebrish nuk e forcuan k\u00ebt\u00eb besim t\u00eb munguar, p\u00ebrkundrazi<\/strong>.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Rikthimi i besimit n\u00eb procesin zgjedhor aktualisht mbetet akoma edhe m\u00eb shum\u00eb emergjent dhe i domosdosh\u00ebm<\/strong>.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb ndjekje t\u00eb procesit t\u00eb ankesave dhe apelimeve, KRIIK ka v\u00ebrejtur me shum\u00eb shqet\u00ebsim rastet q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe gjer\u00ebsisht publike <strong>n\u00eb Bashkit\u00eb Puk\u00eb<a href=\"#_ftn1\" id=\"_ftnref1\"><strong>[1]<\/strong><\/a> dhe Mallakast\u00ebr<a href=\"#_ftn2\" id=\"_ftnref2\"><strong>[2]<\/strong><\/a>, ku \u00ebsht\u00eb evidentuar manipulim i rezultateve zgjedhore dhe kalim i votave nga nj\u00eb subjekt zgjedhor tek nj\u00eb tjet\u00ebr<\/strong>.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb, <strong>KRIIK evidenton se manipulimi i rezultatit duket t\u00eb ket\u00eb ndodhur n\u00eb dakord\u00ebsin\u00eb e plot\u00eb t\u00eb komisioner\u00ebve zgjedhor\u00eb t\u00eb em\u00ebruar nga parti t\u00eb ndryshme<\/strong>.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Dakord\u00ebsia e komisioner\u00ebve zgjedhor\u00eb n\u00eb mbulimin e shkeljeve t\u00eb evidentuara p\u00ebrball\u00eb aktor\u00ebve t\u00eb tret\u00eb<\/strong>, apo, n\u00eb rastin ekstrem, edhe n\u00eb manipulimin e rezultatit zgjedhor \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shqet\u00ebsim i ngritur nga KRIIK me forc\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht e n\u00eb vazhdim\u00ebsi prej vitit 2017, pas monitorimit t\u00eb Zgjedhjeve p\u00ebr Kuvend t\u00eb atij viti.<\/p>\n\n\n\n<p>I gjith\u00eb sistemi i administrimit t\u00eb zgjedhjeve nga komisioner\u00eb t\u00eb em\u00ebruar nga partit\u00eb kryesore politike bazohet n\u00eb parimin e balancimit politik. Nd\u00ebrtuar kjo n\u00eb premis\u00ebn se t\u00eb q\u00ebnit administrues t\u00eb drejt\u00ebp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb procesit n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet do t\u00eb garantoj\u00eb besimin e pal\u00ebve n\u00eb proces e n\u00eb pranimin e rezultateve, si dhe n\u00eb premis\u00ebn e minimizimit t\u00eb manipulimeve pasi, nga nj\u00eb pik\u00ebpamje pragmatike, pal\u00ebt jan\u00eb drejtp\u00ebrdrejt t\u00eb interesuara p\u00ebr rezultatin dhe do t\u00eb mbrojn\u00eb interesat e veta, duke prodhuar k\u00ebshtu nj\u00eb proces t\u00eb sh\u00ebndetsh\u00ebm edhe p\u00ebr ecurin\u00eb e demokracis\u00eb n\u00eb vend.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrvoja e derisotme ka faktuar e prodhuar t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e forcimit t\u00eb demokracis\u00eb dhe institucioneve demokratike n\u00eb vend, pasi <strong>legjitimiteti i zgjedhjeve ka ardhur jo si pasoj\u00eb e pranimit t\u00eb verdiktit institucional t\u00eb institucionit t\u00eb \u00e7ertifikimit t\u00eb zgjedhjeve, sikurse \u00ebsht\u00eb KQZ-ja<\/strong>, por si pasoj\u00eb e pranimit, me hir apo pahir, t\u00eb rezultatit prej forcave kryesore politike.<\/p>\n\n\n\n<p>Administrimi i procesit nga komisioner\u00ebt e em\u00ebruar nga partit\u00eb politike ka sjell\u00eb vazhdimisht pengesa dhe problematika jo t\u00eb vogla n\u00eb proces, duke nisur nga em\u00ebrimi i tyre me vones\u00eb, ndryshimi n\u00eb momentin e fundit deri edhe n\u00eb dit\u00ebn e zgjedhjeve, ndjekja nga ana e komisioner\u00ebve t\u00eb udh\u00ebzimeve t\u00eb partive q\u00eb i kan\u00eb em\u00ebruar s\u00eb pari dhe m\u00eb pas t\u00eb administrat\u00ebs zgjedhore sip\u00ebrore nga pik\u00ebpamja hierarkike, duke shp\u00ebn\u00eb shpesh n\u00eb zvarritje, tejzgjatje apo edhe bllokime t\u00eb pajustifikueshme t\u00eb num\u00ebrimit t\u00eb votave, e nj\u00eb s\u00ebr\u00eb problematikash t\u00eb tjera.<\/p>\n\n\n\n<p>Duke patur n\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb gjitha k\u00ebto disavantazhe t\u00eb administrimit politik t\u00eb proceseve zgjedhore, t\u00eb pasuruara s\u00eb fundi me faktimin, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ligjore e institucionale, e abuzimit t\u00eb b\u00ebr\u00eb me detyr\u00ebn e p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e dh\u00ebn\u00eb nga qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00eb administrimin e vullnetin sovran t\u00eb tyre,&nbsp; <strong>arsyet p\u00ebr ta mbajtur ende n\u00eb k\u00ebmb\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb administrimi t\u00eb zgjedhjeve nuk mund t\u00eb p\u00ebrligjen m\u00eb<\/strong>.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb gjykimin e KRIIK \u00ebsht\u00eb e <strong>domosdoshme q\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb emergjente klasa politike vendimmarr\u00ebse t\u00eb angazhohet urgjentisht p\u00ebr t\u00eb vendosur n\u00eb praktik\u00eb zbatimin e Marr\u00ebveshjes Politike t\u00eb 5 qershorit 2020 p\u00ebr administrim jo-politik t\u00eb Zgjedhjeve t\u00eb ardhshme Parlamentare 2025<\/strong>.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, p\u00ebrsa i p\u00ebrket rastit t\u00eb Bashkis\u00eb Puk\u00eb dhe Bashkis\u00eb Mallakast\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmendur m\u00eb sip\u00ebr, KRIIK evidenton se, p\u00ebrgjat\u00eb procesit t\u00eb shqyrtimit administrativ, <strong>KAS i ka q\u00ebndruar ngusht\u00ebsisht objektit t\u00eb ankimimit t\u00eb kryer nga subjektet ankimuese duke anashkaluar qasjen dhe pamjen m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb problematik\u00ebs<\/strong> se manipulimi i evidentuar n\u00eb nj\u00eb qend\u00ebr votimi mund t\u00eb jet\u00eb i shtrir\u00eb n\u00eb m\u00eb tep\u00ebr sesa nj\u00eb t\u00eb till\u00eb, dhe se ky manipulim i rezultatit prej komisioner\u00ebve <strong>nuk mund t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb i paq\u00ebllimsh\u00ebm dhe as mund t\u00eb trajtohet si nj\u00eb gabim njer\u00ebzor.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrtej korrektimit t\u00eb rezultatit n\u00eb k\u00ebto raste, n\u00eb gjykimin e KRIIK, KAS do t\u00eb duhej t\u00eb kishte marr\u00eb nj\u00eb qasje m\u00eb t\u00eb thelluar duke gjetur dhe aplikuar interpretimin e duhur ligjor p\u00ebr t\u00eb evidentuar shtrirjen e plot\u00eb t\u00eb krimit zgjedhor t\u00eb faktuar se \u00ebsht\u00eb kryer dhe b\u00ebr\u00eb m\u00eb pas edhe korrektimin e plot\u00eb t\u00eb tij,&nbsp; <strong>duke urdh\u00ebruar hapjen e kutive dhe rinum\u00ebrimin e, s\u00eb paku, t\u00eb t\u00ebr\u00eb qendrave t\u00eb votimit t\u00eb num\u00ebruara nga i nj\u00ebjti Grup i Num\u00ebrimit t\u00eb Votave<\/strong> n\u00eb rastin e Bashkis\u00eb Puk\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb qasje e till\u00eb vler\u00ebsohet se do t\u2019i sh\u00ebrbente p\u00ebrmbushjes s\u00eb detyr\u00ebs dhe misionit t\u00eb KQZ-s\u00eb, n\u00eb funksion t\u00eb q\u00ebllimit madhor t\u00eb sip\u00ebrp\u00ebrmendur, at\u00eb t\u00eb rikthimit t\u00eb besimit t\u00eb qytetar\u00ebve n\u00eb procesin zgjedhor dhe ndaj mekanizmave q\u00eb garantojn\u00eb integritetin e tij, ku nj\u00eb nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishmit mbetet pik\u00ebrisht drejt\u00ebsia zgjedhore.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb rastin e Bashkis\u00eb Mallakast\u00ebr, n\u00eb gjykimin e KRIIK, <strong>KAS do t\u00eb duhet t\u00eb shkonte edhe m\u00eb tej dhe t\u00eb nd\u00ebrmerrte nj\u00eb proces akoma m\u00eb t\u00eb thelluar t\u00eb hetimit dhe, mund\u00ebsisht, t\u00eb hapjes dhe rinum\u00ebrimit t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb qendrave t\u00eb votimit p\u00ebr at\u00eb bashki.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Kjo pasi n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast jo vet\u00ebm q\u00eb \u00ebsht\u00eb provuar ndryshimi i rezultatit nga ana e Grupit t\u00eb Num\u00ebrimit t\u00eb Votave, por ekziston edhe nj\u00eb let\u00ebr e KZAZ-s\u00eb p\u00ebrkat\u00ebse e cila <strong>v\u00eb n\u00eb dukje se KZAZ-ja kishte dijeni p\u00ebr k\u00ebt\u00eb fakt<\/strong><a href=\"#_ftn3\" id=\"_ftnref3\">[3]<\/a>.<\/p>\n\n\n\n<p>Lidhur me k\u00ebt\u00eb rast, KRIIK gjykon gjithashtu se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve<a href=\"#_ftn4\" id=\"_ftnref4\">[4]<\/a> duhet t\u00eb <strong>b\u00ebj\u00eb nj\u00eb sqarim publik se n\u00eb cilin moment ka marr\u00eb dijeni p\u00ebr faktin e ndryshimit t\u00eb rezultatit<\/strong> n\u00eb nj\u00eb prej qendrave t\u00eb votimit t\u00eb Bashkis\u00eb Mallakast\u00ebr, por edhe t\u00eb hapave q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb p\u00ebr t\u00eb korrigjuar problemin<a href=\"#_ftn5\" id=\"_ftnref5\">[5]<\/a>.<\/p>\n\n\n\n<p>Theksohet se problematika u vu n\u00eb dukje si rrjedhoj\u00eb e ankimimit t\u00eb Partis\u00eb p\u00ebr Drejt\u00ebsi, Integrim dhe Unitet, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb,&nbsp; nga sa u evidentua, KQZ-ja nuk duket se kishte n\u00eb plan t\u00eb niste nj\u00eb proces korrektimi kryesisht n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, n\u00eb rastin kur nuk do t\u00eb kishte ankimim nga subjekti zgjedhor, \u00e7ka p\u00ebrb\u00ebn n\u00eb fakt nj\u00eb tjeter shqet\u00ebsim.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Gjykohet se veprimet e Komisionit Qendror t\u00eb Zgjedhjeve n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb<\/strong> do t\u00eb duhet t\u00eb synojn\u00eb jo vet\u00ebm limitimin n\u00eb maksimum t\u00eb efektit t\u00eb manipulimeve potenciale q\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb ndodhur bazuar n\u00eb k\u00ebto indicie, por edhe <strong>t\u00eb nd\u00ebrmarrjes n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb urgjente t\u00eb hapave t\u00eb duhur p\u00ebr t\u00eb vendosur dhe \u00e7uar p\u00ebrpara drejt\u00ebsis\u00eb personat p\u00ebrgjegj\u00ebs<\/strong>.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, KRIIK gjykon se <strong>KAS do t\u00eb duhet t\u00eb kishte nj\u00eb reagim ndryshe duke i dh\u00ebn\u00eb pesh\u00ebn e duhur faktit t\u00eb konstatuar t\u00eb kryerjes s\u00eb nj\u00eb vepre penale<\/strong><a href=\"#_ftn6\" id=\"_ftnref6\">[6]<\/a>, si dhe duke u shprehur e v\u00ebn\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje edhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb formale n\u00ebp\u00ebrmjet vendimmarrjes<a href=\"#_ftn7\" id=\"_ftnref7\">[7]<\/a> Komisionerin Shtet\u00ebror t\u00eb Zgjedhjeve <strong>p\u00ebr referimin e rasteve n\u00eb Prokurori<\/strong>.<\/p>\n\n\n\n<p>Nga monitorimi i deritanish\u00ebm<strong>, KRIIK vler\u00ebson qasjen ndryshe, m\u00eb pozitive e bashk\u00ebpunuese, t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb KAS ndaj subjekteve zgjedhore ankimuese duke i orientuar dhe dh\u00ebn\u00eb koh\u00eb ekstra p\u00ebr marrjen e provave<\/strong>, si dhe p\u00ebr shfryt\u00ebzimin p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb t\u00eb mekanizmit ligjor n\u00eb dispozicion t\u00eb dy an\u00ebtar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar marrjen e provave n\u00eb administrim t\u00eb KQZ-s\u00eb<a href=\"#_ftn8\" id=\"_ftnref8\">[8]<\/a>, sipas nenit 136 t\u00eb Kodit Zgjedhor, mekaniz\u00ebm i cili <strong>nuk u pa i arsyesh\u00ebm t\u00eb p\u00ebrdorej n\u00eb rastet e Puk\u00ebs dhe Mallakastr\u00ebs, pavar\u00ebsisht krimit zgjedhor t\u00eb konstatuar<\/strong>.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb k\u00ebtij Q\u00ebndrimi, KRIIK i <strong>b\u00ebn thirrje Komisionit Qendror t\u00eb Zgjedhjeve t\u00eb marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb tipologjin\u00eb e shkeljeve dhe problematikave t\u00eb evidentuara<\/strong> nga procesi ankimor i deritanish\u00ebm, si dhe rekomandimet e paraqitura m\u00eb par\u00eb nga KRIIK, p\u00ebr t\u00eb <strong>p\u00ebrmir\u00ebsuar mekanizmin e procesit t\u00eb auditit post-zgjedhor<\/strong>, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb rris\u00eb efikasitetin e tij dhe <strong>d\u00ebrgoj\u00eb p\u00ebrpara ligjit t\u00eb gjith\u00eb komisioner\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt nuk iu jan\u00eb p\u00ebrmbajtur zbatimit t\u00eb kuadrit ligjor n\u00eb administrimin e procesit<\/strong>.<\/p>\n\n\n\n<p>Ky proces auditi post-zgjedhor i k\u00ebqyrjes s\u00eb materialit zgjedhor i cili pritet t\u00eb zhvillohet pas \u00e7ertifikimit t\u00eb rezultatit p\u00ebrfundimtar t\u00eb k\u00ebtyre zgjedhjeve, pavar\u00ebsisht se gjetjet e dala prej tij nuk do t\u00eb ken\u00eb efekt n\u00eb rezultatin e zgjedhjeve,&nbsp; <strong>nevojitet t\u00eb parap\u00ebrgatitet dhe kryhet me gjith\u00eb seriozitetin dhe r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb q\u00eb meriton procesi i respektimit t\u00eb ligjit dhe administrimit me p\u00ebrgjegjshm\u00ebri i vullnetit <\/strong>t\u00eb sovranit prej komisioner\u00ebve zgjedhor\u00eb t\u00eb angazhuar.<\/p>\n\n\n\n<p>Gjithashtu, KRIIK <strong>u b\u00ebn thirrje partive politike q\u00eb t\u2019i japin k\u00ebtij procesi r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e duhur duke shprehur qart\u00eb vullnetin e tyre dhe inkurajuar KQZ-n\u00eb p\u00ebr \u00e7uarjen p\u00ebrpara drejt\u00ebsis\u00eb t\u00eb kujtdo komisioneri zgjedhor q\u00eb ka kryer shkelje pavar\u00ebsisht p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb politike<\/strong>, inkurajim i cili mungoi p\u00ebrgjat\u00eb kryerjes s\u00eb procesit t\u00eb auditit post-zgjedhor t\u00eb Zgjedhjeve Parlamentare 2021.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>P\u00ebrpara aktor\u00ebve politik\u00eb dhe Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb shtrohet s\u00ebrish n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb emergjente nevoja p\u00ebr t\u00eb nisur sa m\u00eb shpejt nj\u00eb proces reformimi t\u00eb thell\u00eb<\/strong> dhe gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs t\u00eb kuadrit ligjor p\u00ebr zgjedhjet, me nj\u00eb fokus t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb plot\u00ebsimin e aspirat\u00ebs s\u00eb Marr\u00ebveshjes Politike t\u00eb 5 qershorit 2020 dhe <strong>zbatimin e saj p\u00ebr depolitizimin e administrat\u00ebs zgjedhore<\/strong>.<\/p>\n\n\n\n<p><strong><em><u>Tiran\u00eb, m\u00eb 2 Qershor 2023!<\/u><\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<hr class=\"wp-block-separator\"\/>\n\n\n\n<p><a href=\"#_ftnref1\" id=\"_ftn1\">[1]<\/a>N\u00eb seanc\u00ebn e KAS t\u00eb dat\u00ebs 24 maj 2023, ku u shqyrtuan bashk\u00ebrisht k\u00ebrkesat ankimore nr. 63, me ankues Partin\u00eb Aleanca Demokristiane e Shqip\u00ebris\u00eb dhe objekt \u201c<em>Kund\u00ebrshtimi i vendimit nr. 260, dat\u00eb 16.05.2023 t\u00eb KZAZ nr. 07, Bashkia Puk\u00eb, &#8220;P\u00ebr miratimin e tabel\u00ebs p\u00ebrmbledh\u00ebse t\u00eb rezultateve p\u00ebr zgjedhjet e K\u00ebshillit Bashkiak Puk\u00eb&#8221;, duke k\u00ebrkuar rinum\u00ebrimin dhe rivler\u00ebsimin e votave t\u00eb vlefshme dhe t\u00eb pavlefshme\u201d,<\/em>&nbsp;si dhe k\u00ebrkesa ankimore nr. 70, me ankues Partin\u00eb Aleanca Progresiste LZHK dhe objekt&nbsp;<em>\u201cK\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr rinum\u00ebrimin e kutive t\u00eb K\u00ebshillit Bashkiak nr. 0408, 0415, 0422, 0424, 0425, 0430. Ndryshimin e tabel\u00ebs p\u00ebrmbledh\u00ebse t\u00eb rezultatit t\u00eb K\u00ebshillit Bashkiak Puk\u00eb, sipas rezultatit t\u00eb rinum\u00ebrimit\u201d<\/em>.&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Pas shqyrtimit t\u00eb provave t\u00eb depozituara nga pala ankuese KAS vendosi t\u00eb k\u00ebqyr\u00eb flet\u00ebt e votimit n\u00eb kutit\u00eb e votimit p\u00ebr k\u00ebshill bashkiak n\u00eb Bashkin\u00eb Puk\u00eb, nr. 0422\/00, 0425\/00, 0415\/00, 0415\/01, 0430\/00.<\/p>\n\n\n\n<p>Nga k\u00ebqyrja e flet\u00ebve t\u00eb votimit rezultoi se n\u00eb QV 0425\/00 n\u00eb Bashkin\u00eb Puk\u00eb, 64 vota t\u00eb vlefshme t\u00eb cilat n\u00eb tabel\u00ebn p\u00ebrmbledh\u00ebse t\u00eb rezultatit i ishin sh\u00ebnuar Subjektit PDIU, n\u00eb fakt i p\u00ebrkisnin Subjektit Partia Republikane.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrsa nga k\u00ebqyrja e kutive t\u00eb tjera rezultuan ndryshime t\u00eb vogla midis tabel\u00ebs p\u00ebrmbledh\u00ebse t\u00eb rezultateve dhe atyre \u00e7ka faktikisht ndodheshin n\u00eb kuti.&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb shqyrtimit, KAS vendosi pranimin e pjessh\u00ebm t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs nr. 63 dhe nr. 70, si edhe korrigjimin e tabel\u00ebs p\u00ebrmbledh\u00ebse t\u00eb Rezultatit p\u00ebr K\u00ebshillin e Bashkis\u00eb Puk\u00eb, sipas gjetjeve t\u00eb dala nga k\u00ebqyrja e flet\u00ebve t\u00eb votimit t\u00eb b\u00ebr\u00eb nga KAS.<\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"#_ftnref2\" id=\"_ftn2\">[2]<\/a> N\u00eb seanc\u00ebn e KAS t\u00eb dat\u00ebs 30 maj 2023 u shqyrtua k\u00ebrkesa ankimore m\u00eb nr. 78, me ankues Partin\u00eb p\u00ebr Drejt\u00ebsi Integrim dhe Unitet me objekt&nbsp;<em>\u201cKund\u00ebrshtimin e Tabel\u00ebs s\u00eb rezultateve p\u00ebr QV nr. 3239\/00, t\u00eb GNV nr. 01, dat\u00eb 16.05.2023 t\u00eb KZAZ-s\u00eb nr. 62, Mallakast\u00ebr\u201d.&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; <\/em>Pala ankuese paraqiti n\u00eb KAS si prova materiale foto t\u00eb printuara nga filmimet e procesit t\u00eb num\u00ebrimit, t\u00eb cilat faktonin se 63 vota t\u00eb Subjektit PDIU n\u00eb k\u00ebt\u00eb Qend\u00ebr Votimi nuk jan\u00eb t\u00eb pasqyruara n\u00eb tabel\u00ebn p\u00ebrmbledh\u00ebse t\u00eb rezultateve. Gjithashtu ankuesi paraqiti n\u00eb KAS edhe 2 shkresa t\u00eb d\u00ebrguara n\u00eb KQZ nga an\u00ebtar\u00ebt e GNV nr.1 dhe KZAZ nr. 62 Bashkia Mallakast\u00ebr, t\u00eb cil\u00ebt informonin KQZ-n\u00eb se kishin kryer parregullsi n\u00eb procesin e num\u00ebrimit t\u00eb asaj qend\u00ebr votimi.&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Pas administrimit t\u00eb provave KAS vendosi t\u00eb k\u00ebqyr\u00eb flet\u00ebt e votimit p\u00ebr k\u00ebshill bashkiak n\u00eb QV nr. 3239\/00, Bashkia Mallakast\u00ebr.<\/p>\n\n\n\n<p>Nga k\u00ebqyrja e flet\u00ebve t\u00eb votimit rezultoi se n\u00eb QV nr. 3239\/00 n\u00eb Bashkin\u00eb Mallakast\u00ebr, 63 vota t\u00eb subjektit PDIU n\u00eb tabel\u00ebn p\u00ebrmbledh\u00ebse t\u00eb rezultatit i ishin p\u00ebrllogaritur Subjektit Partia Socialiste (pra p\u00ebr PS nga 161 vota n\u00eb TPR t\u00eb miratuar nga KZAZ, u gjet\u00ebn 98 vota, dhe p\u00ebr PDIU nga 0 vota n\u00eb TPR t\u00eb miratuar nga KZAZ, u gjet\u00ebn 63 vota).&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Pas p\u00ebrfundimit t\u00eb shqyrtimit, KAS vendosi pranimin e k\u00ebrkes\u00ebs dhe korrigjimin e tabel\u00ebs p\u00ebrmbledh\u00ebse t\u00eb rezultateve p\u00ebr K\u00ebshillin e Bashkis\u00eb Mallakast\u00ebr, sipas gjetjeve t\u00eb dala nga k\u00ebqyrja e flet\u00ebve t\u00eb votimit t\u00eb b\u00ebr\u00eb nga KAS.<\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"#_ftnref3\" id=\"_ftn3\">[3]<\/a> GNV nr. 1 n\u00eb KZAZ nr. 62 Bashkia Mallakast\u00ebr i ka drejtuar k\u00ebsaj KZAZ-je k\u00ebrkes\u00ebn nr. 74 prot. dat\u00eb 16.05.2023, sipas t\u00eb cil\u00ebs 3 an\u00ebtar\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj GNV-je pretendojn\u00eb se kan\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb parregullsi gjat\u00eb procesit t\u00eb num\u00ebrimit t\u00eb votave p\u00ebr K\u00ebshillin Bashkiak Mallakast\u00ebr, n\u00eb QV nr. 3239, p\u00ebr shkak t\u00eb lodhjes, duke i k\u00ebrkuar KZAZ-s\u00eb t\u00eb rishikoj\u00eb vler\u00ebsimin e kryer dhe t\u00eb b\u00ebj\u00eb korrigjimin e gabimit njer\u00ebzor. Sipas tyre: \u201cN\u00eb procesin e num\u00ebrimit t\u00eb votave p\u00ebr k\u00ebt\u00eb QV grupi yn\u00eb i ka konstatuar votat n\u00eb favor t\u00eb subjektit PDIU duke i lexuar me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb, por p\u00ebr shkak t\u00eb gabimit njer\u00ebzor k\u00ebto vota nuk jan\u00eb pasqyruara drejt\u201d.&nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Gjithashtu KZAZ nr. 62 Bashkia Mallakast\u00ebr, pas marrjes s\u00eb k\u00ebsaj k\u00ebrkese i \u00ebsht\u00eb drejtuar KQZ-s\u00eb m\u00eb shkres\u00ebn nr. 75 dat\u00eb 16.05.2023, ku evidenton se ka marr\u00eb shkres\u00ebn e m\u00ebsip\u00ebrme nga GNV nr. 1 pran\u00eb k\u00ebsaj KZAZ-je me objektin p\u00ebrkat\u00ebs. KZAZ arsyeton se \u201cKZAZ nr. 62 Mallakast\u00ebr, n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb procesit t\u00eb num\u00ebrimit t\u00eb votave p\u00ebr kandidat\u00ebt e k\u00ebshillit bashkiak e ka p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebt\u00eb rezultat n\u00eb tabel\u00ebn p\u00ebrmbledh\u00ebse p\u00ebrfundimtare p\u00ebr zgjedhjet vendore t\u00eb dat\u00ebs 14 maj 2023, t\u00eb cil\u00ebn e disponon tanim\u00eb edhe KQZ. Ndodhur n\u00eb k\u00ebto kushte, pas miratimit t\u00eb rezultatit final me tabel\u00ebn p\u00ebrfundimtare dhe p\u00ebrcjelljen e k\u00ebtyre t\u00eb dh\u00ebnave n\u00eb sistemin elektronik.&nbsp; KZAZ nr. 62 nuk e ka tagrin ligjor t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb p\u00ebr rishikimin e rezultatit dhe rihapjen e kutis\u00eb. Lidhur me sa m\u00eb sip\u00ebr i k\u00ebrkojm\u00eb KQZ-s\u00eb trajtimin e k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb GNV-s\u00eb p\u00ebr korrigjimin e rezultatit zgjedhor p\u00ebr QV nr. 3239 dhe pasqyrimin e drejt\u00eb t\u00eb vullnetit t\u00eb shprehur\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"#_ftnref4\" id=\"_ftn4\">[4]<\/a> Nga komunikimi verbal i KRIIK me administrat\u00ebn e KQZ-s\u00eb, \u00ebsht\u00eb pohuar se kjo problematik\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb n\u00eb KQZ fillimisht me telefon, dhe pas k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb k\u00ebsaj t\u00eb fundit, k\u00ebrkesa \u00ebsht\u00eb depozituar edhe zyrtarisht. Komunikimi \u00ebsht\u00eb kryer dhe depozituar pas dor\u00ebzimit t\u00eb materialeve zgjedhore n\u00eb KQZ, pra eventualisht data 16.05.2023 q\u00eb mbajn\u00eb shkresat zyrtare, edhe mund t\u00eb mos jet\u00eb data reale kur ato jan\u00eb p\u00ebrpiluar.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"#_ftnref5\" id=\"_ftn5\">[5]<\/a> Pavar\u00ebsisht depozitimit t\u00eb k\u00ebsaj k\u00ebrkese KQZ nuk ka nd\u00ebrmarr\u00eb asnj\u00eb hap p\u00ebr korrigjimin e gabimit apo trajtimin e k\u00ebsaj k\u00ebrkese t\u00eb ardhur nga KZAZ nr. 62, qoft\u00eb n\u00eb pik\u00ebpamje t\u00eb korrigjimit t\u00eb gabimit, por edhe n\u00eb pik\u00ebpamjen e konstatimit t\u00eb nj\u00eb vepre penale t\u00eb kryer e cila duhet t\u00eb referohet n\u00eb organet ligjzbatuese.<\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"#_ftnref6\" id=\"_ftn6\">[6]<\/a> <a href=\"file:\/\/\/C:\/Users\/Lenovo\/Downloads\/Ligj%20nr.%207895,%20Kodi%20penal%202021_perditesuar%20(2).pdf\">Kodi Penal i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb<\/a> Neni 326 \u201c<em>Falsifikimi i materialit zgjedhor dhe rezultateve t\u00eb zgjedhjeve<\/em>\u201d \u201c<em>Falsifikimi, shp\u00ebrndarja ose p\u00ebrdorimi i flet\u00ebve t\u00eb votimit, i dokumenteve dhe materialit zgjedhor, me q\u00ebllim ndryshmin e rezultatit t\u00eb zgjedhjeve n\u00ebp\u00ebrmjet paraqitjes n\u00eb to t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave, q\u00eb dihen se jan\u00eb t\u00eb pasakta, z\u00ebvend\u00ebsimi i t\u00eb saktave me t\u00eb rreme ose n\u00ebp\u00ebrmjet futjes n\u00eb kuti t\u00eb flet\u00ebve t\u00eb votimit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme d\u00ebnohet me burgim nga nj\u00eb gjer n\u00eb pes\u00eb vjet. Po kjo vep\u00ebr kur kryhet nga personat q\u00eb kan\u00eb p\u00ebr detyr\u00eb t\u00eb administrojn\u00eb procesin zgjedhor, ose ka sjell\u00eb pasoja t\u00eb r\u00ebnda n\u00eb mbar\u00ebvajtjen e votimit, ka cenuar integritetin e rezultatit t\u00eb zgjedhjeve apo ka sjell\u00eb pavlefshm\u00ebrin\u00eb e tyre, d\u00ebnohet me burgim nga tre gjer n\u00eb shtat\u00eb vjet<\/em>.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"#_ftnref7\" id=\"_ftn7\">[7]<\/a> Lidhur me shqyrtimin e k\u00ebrkes\u00ebs ankimore nr. 78 dat\u00eb 22.05.2023 t\u00eb Partis\u00eb p\u00ebr Drejt\u00ebsi, Integrim dhe Unitet, KAS vendosi:&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Pranimin e k\u00ebrkes\u00ebs ankimore me nr. 78 dat\u00eb 22.05.2023 Partia P\u00ebr Drejt\u00ebsi, Integrim dhe Unitet.&nbsp; Ndryshimin e tabel\u00ebs p\u00ebrmbledh\u00ebse t\u00eb rezultatit p\u00ebr K\u00ebshillin Bashkiak, p\u00ebr kutin\u00eb e votimit 3239 sipas rezultatit t\u00eb ri t\u00eb dal\u00eb nga rinum\u00ebrimi ku subjekti PDIU nga 0 do t\u00eb ket\u00eb 63 vota dhe subjekti PS nga 161 vota do t\u00eb ket\u00eb 98 vota.<\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"#_ftnref8\" id=\"_ftn8\">[8]<\/a> N\u00eb seanc\u00ebn e dat\u00ebs 31 maj 2023, n\u00eb kuad\u00ebr ankimimit&nbsp; t\u00eb subjektit zgjedhor Koalicioni Bashk\u00eb Fitojm\u00eb, pas rr\u00ebzimit me shumic\u00eb votash nga trupa e KAS t\u00eb ankimimit, dy an\u00ebtar\u00ebt e tij shfryt\u00ebzuan mekanizmin ligjor t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar paraqitjen n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e prov\u00ebs t\u00eb t\u00eb gjitha kutive t\u00eb qendrave t\u00eb votimit p\u00ebr zgjedhjet p\u00ebr kryetar bashkie p\u00ebr KZAZ nr. 43, Bashkia Rrogozhin\u00eb dhe vler\u00ebsimin e t\u00eb gjith\u00eb flet\u00ebve t\u00eb votimit.<\/p>\n\n\n\n<p>Konkretisht, k\u00ebrkesa ankimore nr. 80 dat\u00eb 23.05.2023, me ankues subjekti zgjedhor Koalicioni &#8220;Bashk\u00eb Fitojm\u00eb&#8221; me objekt&nbsp;<em>\u201cKund\u00ebrshtimi i vendimit nr. 531, dat\u00eb 18.05.2023 &#8220;P\u00ebr miratimin e Tabel\u00ebs P\u00ebrmbledh\u00ebse t\u00eb Rezultatit p\u00ebr kandidat\u00ebt p\u00ebr kryetar Bashkia Rrogozhin\u00eb dhe Miratimi i Tabel\u00ebs s\u00eb re P\u00ebrmbledh\u00ebse pas Rinum\u00ebrimit dhe Rivler\u00ebsimit t\u00eb votave n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb qendrat e votimit t\u00eb zon\u00ebs zgjedhore, Bashkia Rrogozhin\u00eb\u201d<\/em>, me shumic\u00eb votash u rr\u00ebzua nga KAS.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb zbatim t\u00eb nenit 136, pika 3 e Kodit zgjedhor p\u00ebr nevojat e shqyrtimit administrativ t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs ankimore nr. 80, an\u00ebtar\u00ebt e KAS, z. Elvis \u00c7efa dhe z. Ledio Braho i k\u00ebrkuan KQZ-s\u00eb paraqitjen n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e prov\u00ebs t\u00eb t\u00eb gjitha kutive t\u00eb qendrave t\u00eb votimit p\u00ebr zgjedhjet p\u00ebr kryetar bashkie p\u00ebr KZAZ nr. 43, Bashkia Rrogozhin\u00eb dhe vler\u00ebsimin e t\u00eb gjith\u00eb flet\u00ebve t\u00eb votimit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkarko Qendrimin Publik n\u00eb pdf. NJOFTIM P\u00cbR SHTYP N\u00eb vijim t\u00eb angazhimit p\u00ebr monitorimin t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb proceseve institucionale dhe politike p\u00ebr Zgjedhjet p\u00ebr Organet e Qeverisjes Vendore t\u00eb 14 majit 2023, m\u00eb dat\u00eb 2 qershor 2023 Koalicioni p\u00ebr Reforma, Integrim dhe Institucione t\u00eb Konsoliduara (KRIIK) publikoi Q\u00cbNDRIMIN PUBLIK \u201cQasja proaktive e Komisionit Q\u00ebndror t\u00eb Zgjedhjeve&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[148],"tags":[],"class_list":["post-2363","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-qendrime"],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2363","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2363"}],"version-history":[{"count":9,"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2363\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":2598,"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2363\/revisions\/2598"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2363"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2363"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2363"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}