{"id":2309,"date":"2023-05-17T21:53:00","date_gmt":"2023-05-17T19:53:00","guid":{"rendered":"https:\/\/kriik.al\/home\/?p=2309"},"modified":"2023-09-01T14:43:00","modified_gmt":"2023-09-01T12:43:00","slug":"aktoret-politike-nevojitet-te-marrin-pergjegjesi-mbi-cka-u-ofruan-qytetareve-shqiptare-ne-keto-zgjedhje-si-dhe-te-shprehin-qartazi-vullnetin-e-tyre-per-respektimin-e-ligjit-dhe-te-institucioneve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/kriik.al\/home\/2023\/05\/17\/aktoret-politike-nevojitet-te-marrin-pergjegjesi-mbi-cka-u-ofruan-qytetareve-shqiptare-ne-keto-zgjedhje-si-dhe-te-shprehin-qartazi-vullnetin-e-tyre-per-respektimin-e-ligjit-dhe-te-institucioneve\/","title":{"rendered":"QENDRIM PUBLIK &#8211; Aktor\u00ebt Politik\u00eb nevojitet t\u00eb marrin p\u00ebrgjegj\u00ebsi mbi \u00e7ka u ofruan Qytetar\u00ebve Shqiptar\u00eb n\u00eb k\u00ebto zgjedhje, si dhe t\u00eb shprehin qartazi vullnetin e tyre p\u00ebr respektimin e Ligjit dhe t\u00eb Institucioneve"},"content":{"rendered":"\n<hr class=\"wp-block-separator\"\/>\n\n\n\n<p class=\"has-text-align-center wp-block-paragraph\"><strong>Shkarko <a href=\"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-content\/uploads\/2023\/05\/KRIIK-1-1.pdf\" target=\"_blank\" rel=\"noreferrer noopener\">Deklarat\u00ebn<\/a> n\u00eb pdf.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<hr class=\"wp-block-separator\"\/>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Koalicioni p\u00ebr Reforma, Integrim dhe Institucione t\u00eb Konsoliduara (KRIIK) n\u00eb bashk\u00ebpunim me 30 organizatat partnere lokale ndoqi procesin e num\u00ebrimit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb jo sistematike, por n\u00eb vazhdim\u00ebsi, me vizita t\u00eb shpeshta n\u00eb vendet e num\u00ebrimit t\u00eb votave. Gjat\u00eb vizitave, v\u00ebzhguesit monitoruan drejtp\u00ebrdrejt procesin e num\u00ebrimit, si dhe mblodh\u00ebn informacion nga an\u00ebtar\u00ebt e Komisioneve Zonale t\u00eb Administrimit Zgjedhor (KZAZ) dhe v\u00ebzhguesit mbi ecurin\u00eb e tij.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">KRIIK evidenton se <strong>procesi i num\u00ebrimit, n\u00eb linj\u00eb edhe me procesin n\u00eb dit\u00ebn e votimit, ishte i qet\u00eb dhe n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi i mir\u00ebadministruar<\/strong>.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pavar\u00ebsisht se s\u00ebrish procesi u zgjat n\u00eb nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb Vendeve t\u00eb Num\u00ebrimit t\u00eb Votave (VNV) pas afatit ligjor p\u00ebrsa i p\u00ebrket num\u00ebrimit t\u00eb votave p\u00ebr k\u00ebshillat bashkiak\u00eb, procesi u p\u00ebrfundua m\u00eb shpejt se n\u00eb zgjedhjet t\u00eb m\u00ebparshme, me vonesa n\u00eb nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb kufizuar VNV-sh e p\u00ebrgjith\u00ebsisht p\u00ebr arsye objektive.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nxiti n\u00eb vazhdim\u00ebsi komisioner\u00ebt dhe num\u00ebruesit p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrfundim sa m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb procesit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb procesi i num\u00ebrimit thuajse \u00ebsht\u00eb mbyllur dhe KZAZ-t\u00eb kan\u00eb nisur dor\u00ebzimin e materialeve zgjedhore n\u00eb Komisionin Qendror t\u00eb Zgjedhjeve, <strong>KRIIK sjell n\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb opinionit t\u00eb gjer\u00eb publik se procesi zgjedhor \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb vijim<\/strong>.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&nbsp;&nbsp;&nbsp; Disa faza tep\u00ebr t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb tij jan\u00eb ende p\u00ebr t\u2019u realizuar, duke nisur nga procesi gjykues dhe potencialisht korrektues i procesit t\u00eb deritanish\u00ebm q\u00eb \u00ebsht\u00eb ai i ankimimeve dhe apelimeve, ose i quajtur ndryshe procesi i drejt\u00ebsis\u00eb zgjedhore, por edhe t\u00eb tjera procese t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, pavar\u00ebsht se nuk afektojn\u00eb \u00e7ertifikimin e rezultateve, sikurse jan\u00eb k\u00ebqyrja e m\u00ebpasshme e flet\u00ebve t\u00eb votimit dhe materialeve zgjedhore si dhe raportimi dhe kontrolli i financave t\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr KRIIK sheh si mjaft t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme dhe t\u00eb domosdoshme q\u00eb <strong>t\u00ebr\u00eb aktor\u00ebt e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb proces t\u00eb tregojn\u00eb p\u00ebrgjegjshm\u00ebri e maturi<\/strong>, duke ndjekur rrug\u00ebt institucionale p\u00ebr adresimin e t\u00eb gjith\u00eb pretendimeve q\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb, si dhe <strong>duke treguar vullnet t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr respektimin e ligjit dhe t\u00eb institucioneve t\u00eb ngarkuara me detyra, pa i paragjykuar ato dhe pa ushtruar n\u00eb asnj\u00eb \u00e7ast presion politik apo asnj\u00eb lloj tjet\u00ebr intimidimi ndaj tyre<\/strong>.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Komisioni Q\u00ebndror i Zgjedhjeve dhe Kolegji Zgjedhor nevojitet <strong>t\u00eb funksionojn\u00eb dhe ndjekin zbatimin pa ekuivok t\u00eb ligjit, t\u00eb pandikuar dhe t\u00eb pak\u00ebrc\u00ebnuar qoft\u00eb drejtp\u00ebrdrejt prej eksponent\u00ebve t\u00eb subjekteve zgjedhore, qoft\u00eb edhe nga sulmet n\u00eb opinionin publi<\/strong><strong>k t\u00eb orkestruara prej tyre<\/strong>.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>KRIIK ndoqi me shqet\u00ebsim<\/strong> qoft\u00eb gjat\u00eb dit\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve<a href=\"#_ftn1\" id=\"_ftnref1\">[1]<\/a>, qoft\u00eb gjat\u00eb procesit t\u00eb num\u00ebrimit<a href=\"#_ftn2\" id=\"_ftnref2\">[2]<\/a>, <strong>deklaratat e Kryeministrit Rama<\/strong>, i cili, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb procesi ishte ende duke vijuar, akuzoi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb Komisionin Qendror t\u00eb Zgjedhjeve p\u00ebr mosfunksionimin e Pajisjeve t\u00eb Identifikimit Elektronik n\u00eb nj\u00eb num\u00ebr qendrash votimi.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Deklarata e m\u00ebngjesit n\u00eb dit\u00ebn e votimit u ndoq nga nj\u00eb mori deklaratash t\u00eb t\u00eb tjer\u00eb zyrtar\u00ebve t\u00eb Partis\u00eb Socialiste dhe ministrave<a href=\"#_ftn3\" id=\"_ftnref3\">[3]<\/a>, madje edhe nga nj\u00eb num\u00ebr opinionist\u00ebsh n\u00eb mediat e ndryshme.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>KRIIK i konsideron t\u00eb papranueshme k\u00ebto deklarata t\u00eb maxhoranc\u00ebs<\/strong> dhe gjykon se akuzat ndaj KQZ-s\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb procesi zgjedhor ishte ende n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb vet, n\u00eb shprehjen e vullnetit prej qytetar\u00ebve dhe leximim m\u00eb pas t\u00eb tij prej administrat\u00ebs zgjedhore politike, <strong>nuk i sh\u00ebrbejn\u00eb aspak sfid\u00ebs s\u00eb konsolidimit dhe sh\u00ebndoshjes s\u00eb Institucioneve t\u00eb Pavarura<\/strong>, specifikisht t\u00eb Institucionit t\u00eb Komisionit Qendror t\u00eb Zgjedhjeve n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&nbsp;&nbsp;&nbsp; P\u00ebrkundrazi, <strong>qasje dhe deklarata t\u00eb tilla, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr nga Kreu i Maxhoranc\u00ebs, mbeten shqet\u00ebsuese dhe n\u00eb linj\u00eb me qasjet dhe praktikat negative t\u00eb s\u00eb shkuar\u00ebs<\/strong>, duke shp\u00ebn\u00eb n\u00eb uljen e m\u00ebtejshme t\u00eb besimit t\u00eb publikut qoft\u00eb n\u00eb k\u00ebto institucioneve, qoft\u00eb n\u00eb procesin zgjedhor aktual dhe rezultatin e tij.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">KRIIK vler\u00ebson se mbetet p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe detyrim madhor p\u00ebr aktor\u00ebt politik\u00eb dhe subjektet zgjedhore q\u00eb t\u00eb vijojn\u00eb t\u00eb ndjekin me p\u00ebrgjegj\u00ebsi procesin zgjedhor n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb element\u00ebt e mbetur t\u00eb tij, duke adresuar institucionalisht t\u00ebr\u00eb pretendimet dhe kontestimet e tyre qoft\u00eb n\u00eb lidhje me dit\u00ebn e zgjedhjeve, procesin e num\u00ebrimit, apo t\u00eb tjera pretendime q\u00eb mund t\u00eb lidhen me periudh\u00ebn parazgjedhore.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Sigurimi i integritetit t\u00eb procesit dhe i besueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb t\u00ebr\u00eb pal\u00ebve dhe t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces, mbetet nj\u00eb domosdoshm\u00ebri me interesin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb e m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb publik<\/strong>, pasi lidhet ngusht\u00eb me integritetin e procesit zgjedhor dhe nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb vet\u00ebm dhe thjesht me korrigjimin ose jo t\u00eb rezultatit t\u00eb nj\u00eb subjekti zgjedhor. &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Gjithashtu, KRIIK i b\u00ebn thirrje administrat\u00ebs zgjedhore, dhe n\u00eb ve\u00e7anti Komisionit Qendror t\u00eb Zgjedhjeve q\u00eb t\u00eb siguroj\u00eb mbylljen e procesit n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin, si dhe <strong>t\u00eb nis\u00eb hetimin administrativ n\u00eb lidhje me problematikat e v\u00ebrejtura, duke dokumentuar t\u00eb gjitha problematikat gjat\u00eb tij n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb detajuar dhe rigoroze, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhet transparenc\u00eb e plot\u00eb<\/strong> mbi to dhe t\u00eb analizohen m\u00eb pas, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sa m\u00eb t\u00eb plot\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb element\u00ebt q\u00eb nuk funksionuan n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e duhur.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Analiza e detajuar dhe transparenca e plot\u00eb jo vet\u00ebm do t\u00eb kontribuoj\u00eb n\u00eb rritjen e besimit t\u00eb publikut n\u00eb procesin zgjedhor, por edhe do t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb p\u00ebr t\u00eb drejtuar p\u00ebrmir\u00ebsimet e nevojshme qoft\u00eb n\u00eb kuadrin ligjor, qoft\u00eb n\u00eb praktik\u00ebn e procesit n\u00eb t\u00eb ardhmen.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Paralelisht dhe n\u00eb lidhje t\u00eb ngusht\u00eb me sa m\u00eb sip\u00ebr, <strong>politika shqiptare duhet t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e veta dhe t\u00eb p\u00ebrgatitet p\u00ebr nisjen e nj\u00eb procesi reformues serioz, t\u00eb thelluar dhe gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs t\u00eb kuadrit ligjor q\u00eb afekton zgjedhjet, duke mos u kufizuar vet\u00ebm n\u00eb Kodin Zgjedhor, por edhe n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb paket\u00ebn e ligjeve q\u00eb ndikojn\u00eb zgjedhjet<\/strong>.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&nbsp;&nbsp; Praktika e d\u00ebshtimit t\u00eb proceseve reformuese mbi kuadrin ligjor mund t\u00eb marr\u00eb fund vet\u00ebm n\u00ebse klasa politike angazhohet n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces totalisht dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb serioze, si dhe me interesin publik n\u00eb mendje, p\u00ebrkund\u00ebr interesave afatshkurtra dhe kalkulimeve politike t\u00eb momentit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb gjykimin e KRIIK, bazuar edhe n\u00eb Deklarat\u00ebn e Gjetjeve dhe Konkluzioneve Paraprake t\u00eb Zgjedhjeve Lokale 2023, <strong>n\u00eb fokus t\u00eb Reform\u00ebs Zgjedhore e cila duhet t\u00eb mbyllet brenda majit 2024, do t\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb nd\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet kryesore, zhb\u00ebrja e sistemit t\u00eb patronazhimit dhe kontrollit t\u00eb vot\u00ebs, me fokus t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb \u00e7lirimin e administrat\u00ebs publike nga politizimi dhe intimidimi<\/strong>, duke garantuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb plot\u00ebsimin e aspirat\u00ebs s\u00eb Marr\u00ebveshjes Politike t\u00eb 5 qershorit 2020 p\u00ebr administrimin e zgjedhjeve parlamentare t\u00eb 2025 nga administrator\u00eb jo-politik\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; T\u00eb tjer\u00eb element\u00eb kryesor\u00eb n\u00eb fokus t\u00eb Reform\u00ebs do t\u00eb duhet t\u00eb jen\u00eb adresimi i plot\u00eb <strong>i ndalimit t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb burimeve shtet\u00ebrore dhe ofiqit publik p\u00ebr avantazh elektoral<\/strong>, si dhe <strong>kontrolli i financimit t\u00eb partive politike dhe subjekteve zgjedhore<\/strong>, apo edhe t\u00eb tjer\u00eb element\u00eb thelb\u00ebsor\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>N\u00eb p\u00ebrfundim tashm\u00eb t\u00eb procesit t\u00eb num\u00ebrimit, KRIIK i b\u00ebn thirrje policis\u00eb s\u00eb shtetit dhe prokuroris\u00eb q\u00eb t\u00eb ndjekin me p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe profesionaliz\u00ebm dhe t\u00eb hetojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb plot\u00eb dhe me shpejt\u00ebsi<\/strong> \u00e7\u00ebshtjet e nisura deri n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment, apo t\u00eb tjera q\u00eb mund t\u00eb dalin n\u00eb vazhdim, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb personat q\u00eb kan\u00eb prekur vot\u00ebn dhe c\u00ebnuar vullnetin e qytetar\u00ebve t\u00eb vendosen p\u00ebrpara p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb ligjore.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong><em><u>Tiran\u00eb<\/u><\/em><\/strong><strong><em><u>,<\/u><\/em><\/strong><strong><em><u> m\u00eb 17 Maj 2023<\/u><\/em><\/strong><strong><em><u>!<\/u><\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<hr class=\"wp-block-separator\"\/>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><a href=\"#_ftnref1\" id=\"_ftn1\">[1]<\/a> \u201c<em>Besoj <\/em><em>jan\u00eb th\u00ebn\u00eb t\u00eb gjitha ato q\u00eb duheshin th\u00ebn\u00eb. Tani \u00ebsht\u00eb momenti i qytetar\u00ebve t\u00eb thon\u00eb fjal\u00ebn e tyre. Uroj shum\u00eb q\u00eb <u>situata e krijuar nga KQZ-ja t\u00eb mos ket\u00eb ndikuar n\u00eb dekurajimin e atyre q\u00eb kan\u00eb shkuar t\u00eb votojn\u00eb<\/u> qysh n\u00eb fillim n\u00eb ato zona ku nuk punuan aparaturat. Dhe q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb dekurajuar n\u00eb momentin e par\u00eb t\u00eb rikthehen, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb vullneti t\u00eb shprehet i plot\u00eb n\u00eb gjith\u00eb territorin e Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebr gjith\u00eb kandidat\u00ebt dhe p\u00ebr k\u00ebshillat e tyre bashkiak\u00eb<\/em>\u201d. <a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/ediramaal\/videos\/622642823100532\">Deklarat\u00eb p\u00ebr mediat e Kryeministrit Edi Rama pas votimit n\u00eb Surrel, dat\u00eb 14 maj 2023, ora 10.50.<\/a><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><a href=\"#_ftnref2\" id=\"_ftn2\">[2]<\/a><em>\u201c<\/em><em>P\u00ebrsa i p\u00ebrket standardit t\u00eb zgjedhjeve, nuk kam lexuar asnj\u00eb raport paraprak p\u00ebr hir t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, por besoj q\u00eb zgjedhjet nuk kan\u00eb pasur asgj\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb asnj\u00eb aspekt <u>p\u00ebrve\u00e7 d\u00ebshtimit spektakolar t\u00eb KQZ-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb garantuar fillimin n\u00eb koh\u00eb t\u00eb votimit<\/u> n\u00eb mbi 500 qendra p\u00ebr mij\u00ebra e mij\u00ebra qytetar\u00eb, q\u00eb me korrektes\u00eb dhe d\u00ebshir\u00eb, q\u00eb n\u00eb or\u00ebt e para t\u00eb m\u00ebngjesit ishin futur n\u00eb radh\u00eb p\u00ebr t\u00eb ushtruar t\u00eb drejt\u00ebn dhe detyr\u00ebn e tyre kushtetuese.<\/em><em>&nbsp;&nbsp; <\/em><em><\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em><u>Kjo ishte nj\u00eb gj\u00eb e r\u00ebnd\u00eb, trondit\u00ebse p\u00ebr faktin se<\/u><\/em><em> pajisjet elektronike t\u00eb identifikimit kan\u00eb garantuar nj\u00eb transparenc\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe, nj\u00eb siguri shum\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe dhe mosfunksionimi i tyre p\u00ebr arsye nga m\u00eb banalet, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb, dakord KQZ-ja \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb shum\u00eb gj\u00ebra para dhe pas, por KQZ-ja n\u00eb fund t\u00eb dit\u00ebs \u00ebsht\u00eb p\u00ebr at\u00eb dit\u00eb. <u>V\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb i pafalsh\u00ebm dhe i pajustifikuesh\u00ebm<\/u><\/em><em><u>. Por nuk dua t\u00eb ndalem me tutje n\u00eb k\u00ebt\u00eb. Me siguri q\u00eb ne nuk do ta l\u00ebm\u00eb me kaq k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje<\/u><\/em><em>. Aq m\u00eb tep\u00ebr kur pam\u00eb skenat e tmerrshme t\u00eb atyre pajisjeve q\u00eb hidheshin si arka bosh, sepse asnj\u00eb ark\u00eb me \u00e7far\u00ebdo gj\u00ebje t\u00eb mbaj\u00eb brenda, nuk mund t\u00eb hidhet ashtu n\u00eb kamion p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb destinacion.<\/em><em><\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>Miliona e miliona euro t\u00eb v\u00ebna n\u00eb dispozicion nga taksat e shqiptar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb garantuar shqiptar\u00ebt p\u00ebr nj\u00eb proces m\u00eb t\u00eb sigurt, m\u00eb transparent dhe m\u00eb t\u00eb mir\u00eb zgjedhor, kjo ishte vetmja gj\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb. T\u00eb tjerat jan\u00eb t\u00eb gjitha gj\u00ebra q\u00eb i kemi d\u00ebgjuar.<\/em><em> (&#8230;)\u201d. <\/em><a href=\"https:\/\/ps.al\/newsroom\/zgjedhjet-vendore-2023-do-te-nise-nga-shkodra-turi-i-falenderimit-per-besimin-e-marre-me-fitoren-e-radhes\/\">Bashk\u00ebbisedim i Kryetarit t\u00eb PSSH Edi Rama me gazetar\u00ebt<\/a>, n\u00eb dat\u00ebn 15 maj 2023&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><a href=\"#_ftnref3\" id=\"_ftn3\">[3]<\/a> <em>\u201cP\u00ebr fat t\u00eb keq, kjo dit\u00eb feste e demokracis\u00eb <u>nisi me ng\u00ebr\u00e7in absurd t\u00eb krijuar nga KQZ-ja<\/u>, me bllokimin e votimit n\u00eb shum\u00eb qendra n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebr shkak t\u00eb mosfunksionimit t\u00eb pajisjeve elektronike t\u00eb identifikimit. <u>E pabesueshme q\u00eb KQZ-ja t\u00eb mos <\/u><\/em><em><u>testonte dhe siguronte funksionimin<\/u> e pajisjeve n\u00eb \u00e7do qend\u00ebr, qysh n\u00eb minut\u00ebn e par\u00eb t\u00eb k\u00ebtij raundi zgjedhor.Por, <u>edhe m\u00eb keq akoma ishte hezitimi i pakuptuesh\u00ebm i KQZ-s\u00eb p\u00ebr ta zgjidhur k\u00ebt\u00eb ng\u00ebr\u00e7 t\u00eb krijuar nga ajo vet\u00eb<\/u>, duke e vonuar me or\u00eb fillimin e votimit n\u00eb qendrat e bllokuara. Kjo solli edhe largimin e kuptuesh\u00ebm t\u00eb shum\u00eb zgjedh\u00ebsve nga qendra e tyre e votimit. Na vjen tmerr\u00ebsisht keq p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. <u>Edhe KQZ-ja duhet t\u2019i k\u00ebrkoj\u00eb nj\u00eb ndjes\u00eb publike t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb u larguan n\u00eb m\u00ebngjes p\u00ebr k\u00ebt\u00eb d\u00ebshtim t\u00eb sajin<\/u> n\u00eb garantimin e nisjes s\u00eb votimit n\u00eb \u00e7do qend\u00ebr, n\u00eb orarin zyrtar t\u00eb fillimit t\u00eb zgjedhjeve. (&#8230;)\u201d<\/em>.&nbsp; Ministrja Bora Muzhaqi, <a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/ediramaal\/videos\/172006179163340\">Deklarat\u00eb p\u00ebr mediat nga Selia e Partis\u00eb Socialiste t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, dat\u00eb 14 maj 2023, ora 14.05<\/a>.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ministrja Bora Muzhaqi \u201c<em><u>D\u00ebgjuam reagimin e komisionerit Celibashi p\u00ebr \u201cqeverin\u00eb ku b\u00ebn pjes\u00eb <\/u>zonja\u201d, por nuk d\u00ebgjuam ndjes\u00ebn e tij drejtuar mij\u00ebra zgjedh\u00ebsve, t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 500 q\u00ebndra votimi, u penguan t\u00eb votojn\u00eb pasi pajisjet elektronike t\u00eb KQZ-s\u00eb nuk funksion<\/em><em>uan. Arsyet e mosfunksionimit t\u00eb tyre ishin nga m\u00eb absurdet, (deri edhe p\u00ebr moskarikim baterie), por kjo meriton nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb pas zgjedhjeve. <u>Sepse \u201cqeveria ku b\u00ebn pjes\u00eb zonja\u201d e ka financuar masivisht KQZ-n\u00eb p\u00ebr pajisjet e identifikimit elektronik<\/u>, por edhe p\u00ebr ato t\u00eb votimit elektronik. Prandaj edhe nuk ka se si t\u00eb mos na vij\u00eb tmerr\u00ebsisht keq p\u00ebr mosdh\u00ebnien e sh\u00ebrbimit t\u00eb identifikimit elektronik, duke penguar mij\u00ebra zgjedh\u00ebs p\u00ebr disa or\u00eb, <u>teksa KQZ-ja nuk merrte dot as vendimin <\/u><u>m\u00eb elementar t\u00eb nisjes s\u00eb votimit<\/u> n\u00eb \u00e7do qend\u00ebr, pa i mbajtur njer\u00ebzit me or\u00eb t\u00eb t\u00ebra n\u00eb pritje dhe p\u00ebrtej orarit zyrtar t\u00eb fillimit t\u00eb zgjedhjeve, duke i detyruar shum\u00eb prej tyre q\u00eb t\u00eb largoheshin. (&#8230;)\u201d<\/em>. <a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/ediramaal\/videos\/748779020280356\">Ministrja Bora Muzhaqi, Deklarat\u00eb p\u00ebr mediat nga Selia e Partis\u00eb Socialiste t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, dat\u00eb 14 maj 2023, ora 15.30<\/a>. &nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkarko Deklarat\u00ebn n\u00eb pdf. Koalicioni p\u00ebr Reforma, Integrim dhe Institucione t\u00eb Konsoliduara (KRIIK) n\u00eb bashk\u00ebpunim me 30 organizatat partnere lokale ndoqi procesin e num\u00ebrimit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb jo sistematike, por n\u00eb vazhdim\u00ebsi, me vizita t\u00eb shpeshta n\u00eb vendet e num\u00ebrimit t\u00eb votave. Gjat\u00eb vizitave, v\u00ebzhguesit monitoruan drejtp\u00ebrdrejt procesin e num\u00ebrimit, si dhe mblodh\u00ebn informacion nga an\u00ebtar\u00ebt&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[148],"tags":[],"class_list":["post-2309","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-qendrime"],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2309","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2309"}],"version-history":[{"count":5,"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2309\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":2600,"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2309\/revisions\/2600"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2309"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2309"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2309"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}