{"id":2221,"date":"2023-04-26T11:54:07","date_gmt":"2023-04-26T09:54:07","guid":{"rendered":"https:\/\/kriik.al\/home\/?p=2221"},"modified":"2023-04-26T11:56:54","modified_gmt":"2023-04-26T09:56:54","slug":"rekomandim-lidhur-me-nderveprimin-ne-menyre-urgjente-midis-organeve-drejtuese-te-kqz-se-per-ndalimin-e-metejshem-te-shperdorimit-te-burimeve-shteterore-nepermjet-amendimit-ne-menyre-urgjente","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/kriik.al\/home\/2023\/04\/26\/rekomandim-lidhur-me-nderveprimin-ne-menyre-urgjente-midis-organeve-drejtuese-te-kqz-se-per-ndalimin-e-metejshem-te-shperdorimit-te-burimeve-shteterore-nepermjet-amendimit-ne-menyre-urgjente\/","title":{"rendered":"REKOMANDIM \u2013 Lidhur me nd\u00ebrveprimin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb urgjente midis Organeve Drejtuese t\u00eb KQZ-s\u00eb p\u00ebr ndalimin e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb shp\u00ebrdorimit t\u00eb burimeve shtet\u00ebrore n\u00ebp\u00ebrmjet amendimit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb urgjente t\u00eb Vendimit nr. 9 dat\u00eb 24.12.2020 t\u00eb Komisionit Rregullator"},"content":{"rendered":"\n<p>   <strong>T\u00eb nderuar An\u00ebtar\u00eb t\u00eb <\/strong><strong>Organeve Drejtuese t\u00eb KQZ-s\u00eb<\/strong><strong>!<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>&nbsp;&nbsp; T\u00eb nderuar Koleg\u00eb t\u00eb Administrat\u00ebs s\u00eb KQZ-s\u00eb!<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00ebpunimit t\u00eb deritanish\u00ebm me Institucionin e KQZ-s\u00eb, bashk\u00ebpunim t\u00eb cilin KRIIK e ka vler\u00ebsuar n\u00eb vazhdim\u00ebsi dhe p\u00ebr t\u00eb cilin ju fal\u00ebnderojm\u00eb s\u00ebrish,<\/p>\n\n\n\n<p><strong>ju drejtohemi me k\u00ebt\u00eb shkres\u00eb p\u00ebr t\u00eb shprehur shqet\u00ebsimin ton\u00eb n\u00eb lidhje me rrezikun e d\u00ebshtimit, <em>de facto<\/em>, p\u00ebr t\u00eb tretin raund zgjedhor radhazi, t\u00eb mekanizmit q\u00eb synon parandalimin e p\u00ebrdorimit t\u00eb burimeve shtet\u00ebrore p\u00ebr avantazh elektoral gjat\u00eb periudh\u00ebs zgjedhore.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Si\u00e7 jeni n\u00eb dijeni, p\u00ebrdorimi i burimeve shtet\u00ebrore p\u00ebr q\u00ebllime elektorale, nj\u00eb problematik\u00eb e hershme e zgjedhjeve n\u00eb Shqip\u00ebri, ka qen\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb n\u00eb fokus t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb v\u00ebmendjes s\u00eb v\u00ebzhguesve vendas dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Na lejoni t\u00eb rikujtojm\u00eb se si Raporti P\u00ebrfundimtar i ODIHR<a href=\"#_edn1\" id=\"_ednref1\">[i]<\/a>, ashtu edhe ai KRIIK<a href=\"#_edn2\" id=\"_ednref2\">[ii]<\/a> p\u00ebr Zgjedhjet p\u00ebr Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb vitit 2021 e kan\u00eb vendosur k\u00ebt\u00eb problematik\u00eb madhore si nj\u00eb nga pikat kryesore t\u00eb tyre.<\/p>\n\n\n\n<p>Edhe n\u00eb k\u00ebto zgjedhje, problematika mbetet e mpreht\u00eb. Raporti i Misionit t\u00eb Vler\u00ebsimit t\u00eb ODIHR p\u00ebr Zgjedhjet p\u00ebr Organet e Qeverisjes Vendore t\u00eb 14 majit e rithekson nevoj\u00ebn p\u00ebr fokusimin e v\u00ebzhgimit n\u00eb p\u00ebrdorimin e burimeve shtet\u00ebrore<a href=\"#_edn3\" id=\"_ednref3\">[iii]<\/a>.<\/p>\n\n\n\n<p>KRIIK, gjithashtu, e ka identifikuar k\u00ebt\u00eb si nj\u00eb nga problematikat kryesore t\u00eb k\u00ebtyre zgjedhjeve dhe \u00ebsht\u00eb investuar n\u00eb vazhdim\u00ebsi p\u00ebr adresimin e saj, si\u00e7 jeni n\u00eb dijeni fal\u00eb komunikimeve t\u00eb vazhdueshme e intensive mes KRIIK dhe KQZ-s\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb dhe numrit t\u00eb raporteve e denoncimeve q\u00eb KRIIK ka d\u00ebrguar n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb problematik\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb fokus t\u00eb angazhimit t\u00eb KRIIK, p\u00ebrgjat\u00eb periudh\u00ebs parazgjedhore p\u00ebr Zgjedhjet Vendore t\u00eb 14 majit, ka qen\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb advokimi p\u00ebr mir\u00ebfunksionimin e mekanizmave q\u00eb KQZ-ja ka n\u00eb dispozicion p\u00ebr t\u00eb parandaluar p\u00ebrdorimin e burimeve shtet\u00ebrore, p\u00ebrfshir\u00eb raportimin e institucioneve publike n\u00eb KQZ p\u00ebr aktivitetet q\u00eb parashikojn\u00eb t\u00eb kryejn\u00eb, dhe kombinimin e k\u00ebtij raportimi paraprak me monitorimin q\u00eb mund dhe duhet t\u00eb kryhet n\u00eb terren nga monitoruesit e KQZ ndaj k\u00ebtyre aktiviteteve.<\/p>\n\n\n\n<p>Na lejoni t\u2019ju kujtojm\u00eb se q\u00eb n\u00eb dat\u00ebn 10 janar 2023, pak dit\u00eb p\u00ebrpara se periudha kat\u00ebr mujore gjat\u00eb s\u00eb cil\u00ebs kuadri ligjor vendos nj\u00eb theks t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb mekanizmat p\u00ebr ndalimin e p\u00ebrdorimit t\u00eb burimeve shtet\u00ebrore, KRIIK <a href=\"https:\/\/kriik.al\/home\/2023\/01\/10\/rekomandime-per-permiresimin-e-kuadrit-rregullator-ligjor-per-zgjedhet-vendore-2023\/\">i ka d\u00ebrguar KQZ-s\u00eb nj\u00eb Dokument me nj\u00eb s\u00ebr\u00eb rekomandimesh<\/a> n\u00eb lidhje me disa \u00e7\u00ebshtje q\u00eb ne vler\u00ebsojm\u00eb se do t\u00eb duhet t\u00eb ishin adresuar.<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb num\u00ebr i konsideruesh\u00ebm i rekomandimeve lidheshin pik\u00ebrisht me amendimin e Vendimit nr. 9, me synim parandalimin efikas t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb burimeve shtet\u00ebrore.<\/p>\n\n\n\n<p>Ky Dokument Rekomandimesh \u00ebsht\u00eb ndjekur m\u00eb pas, n\u00eb dat\u00ebn:<\/p>\n\n\n\n<ul class=\"wp-block-list\"><li>14 janar 2023, nga nj\u00eb tjet\u00ebr <a href=\"https:\/\/kriik.al\/home\/2023\/01\/14\/rekomandime-lidhur-me-nderfaqen-e-raportimeve-te-veprimtarive-me-karakter-publik-te-institucioneve-publike-agjencive-dhe-ose-ndermarrjeve-shteterore-te-ngritur-prej-kqz-se\/\">Dokument me Rekomandime Specifike<\/a> lidhur me nd\u00ebrfaqen e raportimeve t\u00eb veprimtarive me karakter publik t\u00eb institucioneve publike;<\/li><li>16 janar 2023, nga Dokumenti <a href=\"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-content\/uploads\/2023\/01\/KRIIK-1.pdf\">Q\u00ebndrim Publik<\/a> \u201cMos shp\u00ebrdorimi i burimeve shtet\u00ebrore si dhe sjellja korrekte dhe e paanshme e n\u00ebpun\u00ebsit t\u00eb administrat\u00ebs publike, thelb\u00ebsor\u00eb p\u00ebr sigurimin e vullnetit t\u00eb pac\u00ebnuar t\u00eb qytetarit n\u00eb ushtrimin e s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb vot\u00ebs\u201d, i publikuar gjer\u00ebsisht p\u00ebr opinionin publik;<\/li><li>30 mars 2023, nga Dokumenti me <a href=\"https:\/\/kriik.al\/home\/2023\/03\/31\/rekomandim-lidhur-me-kujtesen-ndaj-institucioneve-publike\/\">Rekomandime n\u00eb lidhje me p\u00ebrmir\u00ebsimin e Kujtes\u00ebs<\/a> q\u00eb Komisioneri kishte p\u00ebrgatitur p\u00ebr t\u2019ia d\u00ebrguar institucioneve publike.<\/li><\/ul>\n\n\n\n<p>P\u00ebrpos sa m\u00eb sip\u00ebr, n\u00eb vazhdim\u00ebsi, KRIIK i ka d\u00ebrguar KQZ-s\u00eb Raportime Javore, Denoncime, Raportime Ditore, Rekomandime, etj., duke theksuar n\u00eb vijim\u00ebsi nevoj\u00ebn p\u00ebr ta vendosur mekanizmin n\u00eb funksionim, p\u00ebrfshir\u00eb edhe Rekomandime t\u00eb tjera, qoft\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjithshme, qoft\u00eb shum\u00eb specifike, se si element\u00eb t\u00eb caktuar mund t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsoheshin.<\/p>\n\n\n\n<p>Komunikimi shkresor i rradhitur m\u00eb sip\u00ebr, \u00ebsht\u00eb shoq\u00ebruar edhe me nj\u00eb num\u00ebr takimesh, qoft\u00eb formale, qoft\u00eb jo-formale, mes p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb KRIIK dhe KQZ-s\u00eb ku k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje jan\u00eb diskutuar n\u00eb detaje.<\/p>\n\n\n\n<p>M\u00eb konkretisht, p\u00ebrgjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe, prej 13 janarit e deri m\u00eb sot, KRIIK ka d\u00ebrguar n\u00ebp\u00ebrmjet Raporteve periodike Javore:<\/p>\n\n\n\n<ul class=\"wp-block-list\"><li>500 raste t\u00eb raportimeve jasht\u00eb afatit ligjor;<\/li><li>212 raste t\u00eb aktiviteteve t\u00eb konstatuara t\u00eb zhvilluara, por t\u00eb pa-raportuara paraprakisht n\u00eb nd\u00ebrfaqen e KQZ-s\u00eb;<\/li><li>zhvillimin e dy aktiviteteve t\u00eb ndaluara n\u00eb kuptim t\u00eb nenit 3 t\u00eb vendimit nr. 9 t\u00eb Komisionit Rregullator;<\/li><li>18 raste t\u00eb aktiviteteve institucionale n\u00eb t\u00eb cilat jan\u00eb mbajtur fjalime politike\/elektorale;<\/li><li>10 aktivitete t\u00eb zhvilluara p\u00ebrpara dat\u00ebs s\u00eb planifikuar dhe raportuar p\u00ebr zhvillimin e tyre;<\/li><li>5 bashki t\u00eb cilat kan\u00eb kryer postime t\u00eb aktiviteteve t\u00eb Partis\u00eb Socialiste n\u00eb Faqen Zyrtare n\u00eb Facebook t\u00eb Bashkis\u00eb;<\/li><li>20 raste t\u00eb Kryetar\u00ebve t\u00eb Bashkive t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb kryer postime t\u00eb aktiviteteve t\u00eb Partis\u00eb Socialiste n\u00eb Faqen e tyre Zyrtare si Kryetar\u00eb t\u00eb Bashkis\u00eb n\u00eb Facebook;<\/li><li>P\u00ebrdorimin e <em>hashtags<\/em> slogan\u00eb elektoral\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Socialiste n\u00eb postimet q\u00eb shoq\u00ebrojn\u00eb publikimin e aktiviteteve institucionale n\u00eb Faqet Zyrtare n\u00eb facebook t\u00eb disa Institucioneve dhe Drejtuesve t\u00eb tyre, p\u00ebrkat\u00ebsisht t\u00eb Ministrive dhe Ministrave, si dhe t\u00eb Bashkive e Kryebashkiak\u00ebve;<\/li><li>Zhvillimin e aktiviteteve institucionale me pranin\u00eb e p\u00ebrfaq\u00ebsuesve politik\u00eb, funksionar\u00ebve publik\u00eb, q\u00eb s\u2019kan\u00eb lidhje me aktivitetin institucional t\u00eb institucionit, etj.<\/li><\/ul>\n\n\n\n<p>P\u00ebrpos sa m\u00eb sip\u00ebr p\u00ebrcjell\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet Raporteve Javore, KRIIK ka dor\u00ebzuar n\u00eb KQZ <a href=\"https:\/\/kriik.al\/home\/category\/zgjedhje23\/denoncime\/\">6 Denoncime<\/a>, t\u00eb cilat lidhen me kryerjen e aktiviteteve nga ana e bashkive pavar\u00ebsisht se ata ishin ndaluar paraprakisht p\u00ebr t\u2019u zhvilluar me vendim t\u00eb Komisionerit.<\/p>\n\n\n\n<p>Konkretisht nga:<\/p>\n\n\n\n<ul class=\"wp-block-list\"><li>Bashkia Kavaj\u00eb, 1 aktivitet;<\/li><li>Bashkia C\u00ebrrik, 3 aktivitete;<\/li><li>Bashkia Lushnj\u00eb, 1 aktivitet;<\/li><li>Bashkia Tiran\u00eb, 1 aktivitet,<\/li><\/ul>\n\n\n\n<p>si dhe Denoncimin Nr. 6 dhe Nr. 7, t\u00eb cil\u00ebt lidhet me afishimin e materialeve propagandistike statike nga Partia Socialiste, p\u00ebrkat\u00ebsisht n\u00eb territorin e Bashkis\u00eb Tiran\u00eb dhe n\u00eb rrug\u00ebt interurbane.<\/p>\n\n\n\n<p>KRIIK ka vler\u00ebsuar pozitivisht p\u00ebrpjekjet nga ana e Komisionerit Shtet\u00ebror t\u00eb Zgjedhjeve (KSHZ) dhe Administrat\u00ebs s\u00eb KQZ-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb eliminuar disa nga problematikat madhore t\u00eb v\u00ebrejtura n\u00eb funksionimin e mekanizmit gjat\u00eb zgjedhjeve t\u00eb m\u00ebparshme, ve\u00e7an\u00ebrisht <a href=\"https:\/\/kqz.gov.al\/2023\/01\/12\/kujtese-mbi-veprimtarine-e-institucioneve-publike-kater-muaj-perpara-dates-se-zgjedhjeve\/\">Kujtes\u00ebn<\/a> q\u00eb KSHZ u d\u00ebrgoi institucioneve n\u00eb 12 janar 2023, si dhe ndalimin e disa aktiviteteve t\u00eb raportuara me vones\u00eb apo p\u00ebr problematika t\u00eb tjera, duke nisur nga data 17 mars 2023 e n\u00eb vijim.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrsa duket se angazhimi i KQZ-s\u00eb ka patur efekte pozitive p\u00ebrsa i p\u00ebrket respektimit t\u00eb afatit t\u00eb raportimit (aktivitetet e raportuara me vones\u00eb kan\u00eb r\u00ebn\u00eb duksh\u00ebm duke nisur nga fillimi i prillit),<\/p>\n\n\n\n<p>KRIIK v\u00ebren se, s\u00ebrish, edhe n\u00eb k\u00ebto zgjedhje, <strong>mekanizmi duket se po kthehet n\u00eb nj\u00eb formalitet pa vler\u00eb reale n\u00eb p\u00ebrmbushjen e q\u00ebllimit t\u00eb tij<\/strong>, i cili \u00ebsht\u00eb dhe mbetet parandalimi i p\u00ebrdorimit t\u00eb burimeve shtet\u00ebrore, dhe jo thjesht raportimi rutin\u00eb i aktiviteteve apo mbledhja e statistikave nga ana e KQZ-s\u00eb lidhur me to.<\/p>\n\n\n\n<p>Nga t\u00eb t\u00ebr\u00eb denoncimet apo indiciet e p\u00ebrcjella nga KRIIK si m\u00eb sip\u00ebr p\u00ebrmendur, t\u00eb cilat n\u00eb gjykimin ton\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb p\u00ebrdorim t\u00eb burimeve shtet\u00ebrore p\u00ebr avantazh elektoral, vet\u00ebm:<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&#8211; 16 raste t\u00eb aktiviteteve t\u00eb pa-raportuara,<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&#8211; tri raste t\u00eb kryerjes s\u00eb aktivitetit t\u00eb ndaluar nga Komisioneri dhe<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&#8211; pes\u00eb raste t\u00eb aktiviteteve institucionale n\u00eb t\u00eb cilat jan\u00eb mbajtur fjalime politike\/elektorale,<\/p>\n\n\n\n<p>jan\u00eb kaluar n\u00eb KAS dhe p\u00ebr k\u00ebto <strong>KAS ka marr\u00eb dy vendime, vendimmarrje k\u00ebto t\u00eb votuara me shumic\u00eb votash<a href=\"#_edn4\" id=\"_ednref4\">[iv]<\/a>.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Akoma m\u00eb <strong>problematike<\/strong> se sa numri i vendimeve t\u00eb marra, <strong>mbetet lloji i shkeljeve t\u00eb sanksionuara nga KAS <\/strong>dhe<strong> sanksionet e vendosura<\/strong>, t\u00eb cilat jan\u00eb shum\u00eb larg prej t\u00eb qenit t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb parandaluar fenomenin, dhe \u201cnd\u00ebshkuar\u201d personin apo personat q\u00eb jan\u00eb sanksionuar, t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb shumic\u00ebn e rasteve jan\u00eb n\u00ebpun\u00ebs t\u00eb niveleve t\u00eb mesme.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb gjykimin e KRIIK, Komisioneri Shtet\u00ebror p\u00ebr Zgjedhjet, administrata e KQZ-s\u00eb, dhe KAS, n\u00eb qasjen e tyre ndaj k\u00ebsaj problematike madhore kan\u00eb mbetur p\u00ebrgjith\u00ebsisht n\u00eb nj\u00eb <strong>t\u00eb lexuar t\u00eb ngusht\u00eb t\u00eb ligjit, duke anashkaluar q\u00ebllimin e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb mbik\u00ebqyrjes q\u00eb duhet t\u00eb kryej\u00eb Institucioni i KQZ-s\u00eb, si institucioni i <\/strong><strong>vet\u00ebm i <\/strong><strong>ngarkuar nga ligji.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Numri i rasteve t\u00eb <strong>aktiviteteve t\u00eb raportuara n\u00eb tejkalim t\u00eb afatit ligjor<\/strong>, u tolerua n\u00eb dy muajt e par\u00eb t\u00eb zbatimit t\u00eb mekanizmit t\u00eb raportimit.<\/p>\n\n\n\n<p>Komisioneri u shpreh publikisht<a href=\"#_edn5\" id=\"_ednref5\">[v]<\/a> <a href=\"https:\/\/www.youtube.com\/watch?v=Yp-a6o-yl4A\">n\u00eb seanc\u00ebn e dat\u00ebs 11 mars 2023<\/a> se n\u00eb vazhdim k\u00ebto aktivitete do t\u00eb ndaloheshin.<\/p>\n\n\n\n<p>Megjith\u00ebse pati vendimmarrje p\u00ebr aktivitete t\u00eb raportuara n\u00eb periudh\u00ebn 20 \u2013 31 mars 2023 dhe s\u00ebrish n\u00eb dat\u00eb 12 prill, konkretisht 12 vendime q\u00eb ndalonin zhvillimin e veprimtarive nga 6 institucione p\u00ebr shkak t\u00eb mos respektimit t\u00eb afatit t\u00eb raportimit, kjo praktik\u00eb ka qen\u00eb jo konsistente, duke vendosur p\u00ebrve\u00e7 standardit t\u00eb dyfisht\u00eb, edhe praktik\u00ebn e mosnd\u00ebshkueshm\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u00eb tjera aktivitete t\u00eb raportuara me vones\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Pavar\u00ebsisht se numri i <strong>rasteve t\u00eb aktiviteteve t\u00eb faktuara t\u00eb zhvilluara por t\u00eb pa raportuara<\/strong> m\u00eb her\u00ebt n\u00eb nd\u00ebrfaqen e KQZ-s\u00eb, p\u00ebrcjell\u00eb vet\u00ebm nga KRIIK ka qen\u00eb shum\u00eb i lart\u00eb (212 aktivitete n\u00eb 13 jav\u00eb), v\u00ebrehet nj\u00eb num\u00ebr shum\u00eb i ul\u00ebt i rasteve t\u00eb p\u00ebrcjella nga Komisioneri n\u00eb KAS, vet\u00ebm 16 aktivitete t\u00eb realizuara nga 8 institucione, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb p\u00ebr 122 aktivitete t\u00eb organizuara nga 60 institucione \u00ebsht\u00eb vendosur pushimi i hetimit administrativ.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;Kjo, p\u00ebr sa \u00ebsht\u00eb raportuar, ka qen\u00eb rezultat jo vet\u00ebm i problematikave t\u00eb hasura me munges\u00ebn e kredencialeve apo aksesit n\u00eb nd\u00ebrfaqe nga institucionet, p\u00ebr t\u00eb cilat KQZ ka treguar mir\u00ebkuptim maksimal, por n\u00eb disa raste edhe me gjykim krejt t\u00eb pa bazuar nga KQZ. &nbsp;K\u00ebshtu, evidentohen disa raste<\/p>\n\n\n\n<ul class=\"wp-block-list\"><li>kur institucionet as nuk i jan\u00eb p\u00ebrgjigjur KQZ-s\u00eb, e megjithat\u00eb kjo e fundit ka vendosur pushimin e \u00e7\u00ebshtjes; &nbsp;&nbsp;<\/li><li>kur KQZ nuk ka patur t\u00eb qart\u00eb organizatorin e aktivitetit pavar\u00ebsisht komunikimit me institucionin pjes\u00ebmarr\u00ebs; &nbsp;&nbsp;<\/li><li>veprimtarit\u00eb apo aktivitetet jan\u00eb cil\u00ebsuar si jo publike pavar\u00ebsisht se KRIIK \u00ebsht\u00eb informuar mbi to nga publikimi i institucioneve nga mediat sociale t\u00eb institucioneve apo raportet e mediave (\u00e7ka e b\u00ebn absurd pretendimin se aktiviteti nuk \u00ebsht\u00eb publik, pasi n\u00ebse do t\u00eb ishte i till\u00eb monitoruesit e KRIIK nuk do t\u00eb kishin patur mund\u00ebsi ta identifikonin kryerjen e tij);<\/li><li>munges\u00ebs s\u00eb informacionit nga vet\u00eb institucionet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb detyrim, etj.<\/li><\/ul>\n\n\n\n<p>Shqet\u00ebsues n\u00eb gjykimin e KRIIK mbetet edhe mosadresimi i hetimit administrativ me vendimmarrje, p\u00ebr 74 raste t\u00eb aktiviteteve t\u00eb denoncuara si t\u00eb pa raportuara nga KRIIK, pavar\u00ebsisht se ato jan\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb n\u00eb raporte q\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb datat e muajve janar, shkurt dhe mars.<\/p>\n\n\n\n<p>Lidhur me parashikimin ligjor t\u00eb afatit t\u00eb raportimit t\u00eb veprimtaris\u00eb 5 dit\u00eb p\u00ebrpara zhvillimit t\u00eb saj, nuk u konstatuan vet\u00ebm raportime n\u00eb shkelje t\u00eb k\u00ebtij afati, por edhe raste t\u00eb raportimit gabim t\u00eb dat\u00ebs s\u00eb planifikuar p\u00ebr zhvillimin e tij.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;KRIIK konstatoi dhe p\u00ebrcolli p\u00ebrgjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe n\u00eb KQZ, 10 raste t\u00eb aktiviteteve t\u00eb cilat ishin zhvilluar dhe madje publikuar p\u00ebrpara dat\u00ebs s\u00eb planifikuar dhe raportuar n\u00eb KQZ p\u00ebr zhvillimin&nbsp; e tij.<\/p>\n\n\n\n<p>Duke par\u00eb p\u00ebrs\u00ebritjen e fenomenit n\u00eb gjykimin e KRIIK <strong>ngrihen dyshime se mund t\u00eb jemi n\u00eb rastin e raportimit t\u00eb q\u00ebllimsh\u00ebm me dat\u00eb zhvillimi fiktive<\/strong>, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mos c\u00ebnohet afati 5 ditor i raportimit n\u00eb nd\u00ebrfaqe, meqen\u00ebse kjo e fundit kontrollohet me rigorozitet nga KQZ-ja.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;Hetimi i KQZ-s\u00eb lidhur me disa nga k\u00ebto raste dhe gjykimi i Komisionerit ka qen\u00eb tolerues n\u00eb kujfijt\u00eb edhe t\u00eb tejkalimeve ligjore, si dhe i bazuar \u201cverb\u00ebrisht\u201d vet\u00ebm n\u00eb pretendimet e institucioneve t\u00eb gjetura n\u00eb shkelje.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrpos aryeve q\u00eb lidhen me ndryshimet e agjend\u00ebs, dhe zhvillimit t\u00eb aktiviteti nj\u00eb apo dy dit\u00eb m\u00eb her\u00ebt, nj\u00eb arsyetim tejet konfuz ngelet ai i rastit t\u00eb Bashkis\u00eb Berat, <a href=\"https:\/\/kqz.gov.al\/wp-content\/uploads\/2023\/03\/Vendim-85_date-3.3.2023_Vendim-per-pushimin-e-procedimit-Bashkia-Berat-80-81.pdf\">vendimi nr. 85 dat\u00eb 03.03.2023<\/a>.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim, pavar\u00ebsisht se aktiviteti ishte zhvilluar p\u00ebrpara edhe dat\u00ebs s\u00eb raportimit e jo vet\u00ebm asaj t\u00eb planifikuar t\u00eb zhvillimit, Komisioneri vendosi pushimin e hetimit administrativ, me arsyetimin se k\u00ebto aktivitete nuk p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb veprimtari publike. Nd\u00ebrkoh\u00eb, t\u00eb gjitha t\u00eb dh\u00ebnat lidhur me llojin dhe aktivitetin e zhvilluar, jan\u00eb gjetur nga KRIIK pik\u00ebrisht sepse aktiviteti \u00ebsht\u00eb publikuar nga institucioni, \u00e7ka n\u00eb kuptim t\u00eb nenit 92 t\u00eb Kodit Zgjedhor e b\u00ebn aktivitetin publik. Shto k\u00ebtu gjykimin e pav\u00ebnd sipas nesh, se si nj\u00eb \u201cvizit\u00eb n\u00eb shkoll\u00eb p\u00ebr takime me stafin akademik, maturant\u00ebt, etj&#8221; mund t\u00eb mos konsiderohet veprimtari publike.<\/p>\n\n\n\n<p>Qasja e treguar nga Komisioneri p\u00ebr pushimin e procedimit administrativ ndaj Bashkis\u00eb Patos (<a href=\"https:\/\/kqz.gov.al\/wp-content\/uploads\/2023\/02\/Vendim-65_date-22.02.2023_Vendim-per-pushimin-e-procedimit-_bashkia-Patos.pdf\">vendimi nr. 65<\/a> dat\u00eb 22.02.2023) si dhe ndaj z. Artan Lame Drejtor i Agjencis\u00eb Shtet\u00ebrore t\u00eb Kadastr\u00ebs (<a href=\"https:\/\/kqz.gov.al\/wp-content\/uploads\/2023\/02\/Vendim-57_date-16.02.2023_Per-shqyrtimin-administrativ-te-denoncimit_Artan-Lame.pdf\">vendimi nr. 57<\/a> dat\u00eb 16.02.2023), t\u00eb cil\u00ebt sipas denoncimit t\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb nga KRIIK <strong>kishin kryer veprimtari t\u00eb ndaluara n\u00eb kuptim t\u00eb nenit 3 t\u00eb Vendimit nr. 9<\/strong>, \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrcipt\u00eb dhe e bazuar vet\u00ebm n\u00eb pretendimet e institucioneve n\u00eb fjal\u00eb. Konkretisht, pretendimi se aktiviteti \u00ebsht\u00eb zhvilluar p\u00ebrpara fillimit t\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb ndalimit, por \u00ebsht\u00eb publikuar n\u00eb Facebook apo n\u00eb media n\u00eb koh\u00ebn e ndalimit, p\u00ebrb\u00ebn precedent t\u00eb rreziksh\u00ebm n\u00eb vijim\u00ebsin\u00eb e zhvillimit t\u00eb k\u00ebtyre aktiviteteve, me arsyetimin se jan\u00eb zhvilluar m\u00eb her\u00ebt dhe mund t\u00eb publikohen n\u00eb \u00e7do \u00e7ast, pavar\u00ebsisht se n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb ndaluar nga ligji.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst KQZ duhet t\u00eb vendos\u00eb n\u00eb norm\u00ebn ligjore edhe standardin e publikimit dhe jo vet\u00ebm at\u00eb t\u00eb zhvillimit t\u00eb nj\u00eb veprimtarie, p\u00ebr sa koh\u00eb ajo \u00ebsht\u00eb publike.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb denoncimet e p\u00ebrcjella nga KRIIK, ku faktohet me video dhe transkriptet p\u00ebrkat\u00ebse, mbajtja e fjalimeve elektorale nga ana e p\u00ebrfaq\u00ebsuesve politik\u00eb n\u00eb aktivitetet e organizuara dhe raportuara p\u00ebr t\u2019u zhvilluar nga disa bashki, KRIIK vler\u00ebson qasjen e Komisionerit p\u00ebr t\u2019i referuar ato p\u00ebr sanksion administrativ n\u00eb KAS, por p\u00ebrpos faktit q\u00eb referimi ishte i vonuar, ai u referua duke bashkuar tre \u00e7\u00ebshtje n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn vendimmarrje duke relativizuar problemin si dhe, me p\u00ebrcaktimin si p\u00ebrgjegj\u00ebs t\u00eb shkeljeve q\u00eb vet\u00ebm n\u00ebpun\u00ebsin p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr raportimin.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;N\u00eb gjykimin e KRIIK p\u00ebrgjegj\u00ebsia do t\u00eb duhej t\u00eb vendosej jo vet\u00ebm tek titullari i institucionit, por edhe tek subjekti zgjedhor q\u00eb ka kryer shkeljen.<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebt\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb Komisionerit, q\u00eb pavar\u00ebsisht se i vonuar dhe relativizues, KAS e zhb\u00ebri totalisht, me nj\u00eb vendim n\u00eb lexim t\u00eb ngusht\u00eb e madje t\u00eb shtremb\u00ebr t\u00eb ligjit. <a href=\"https:\/\/kqz.gov.al\/wp-content\/uploads\/2023\/04\/Vendim-nr.-54-date-11.04.2023_Shqyrtimi-i-kerkeses-nr.-11-KSHZ.pdf\">Vendimmarrja e KAS<\/a>, \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb e bazuar n\u00eb kund\u00ebrshtimin e vendimit t\u00eb Komisionerit se sa n\u00eb objektin real t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>KAS duke qen\u00eb trup\u00eb e t\u00eb nj\u00ebjtit institucion me Komisionerin, duhet t\u00eb nd\u00ebrveproj\u00eb me administrat\u00ebn e KQZ dhe t\u00eb fokusohet jo vet\u00ebm tek gjykimi i vendimmarrjes s\u00eb tij, por domosdoshm\u00ebrisht edhe n\u00eb thelbin e \u00e7\u00ebshtjeve n\u00eb gjykim. &nbsp;&nbsp;<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>KRIIK ka p\u00ebrcjell\u00eb n\u00eb vazhdim\u00ebsi, zyrtarisht dhe verbalisht n\u00eb KQZ, shqet\u00ebsimin e p\u00ebr prezenc\u00ebn e drejtuesve politik\u00eb t\u00eb qarqeve, si dhe t\u00eb deputeteve apo disa ministrave, n\u00eb veprimtari institucionale t\u00eb disa bashkive, fenomen ky&nbsp; jo vet\u00ebm i konstatuar pas zhvillimit t\u00eb aktivitetit,&nbsp; por edhe i raportuar paraprakisht \u201cme arroganc\u00eb\u201d n\u00eb nd\u00ebrfaqen e KQZ nga bashki t\u00eb ndryshme, pavar\u00ebsisht p\u00ebrmbajtjes s\u00eb dokumentit <a href=\"https:\/\/kqz.gov.al\/2023\/01\/12\/kujtese-mbi-veprimtarine-e-institucioneve-publike-kater-muaj-perpara-dates-se-zgjedhjeve\/\">\u201cKUJTES\u00cb \u2013 Mbi veprimtarin\u00eb e institucioneve publike kat\u00ebr muaj p\u00ebrpara dat\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve<\/a>\u201d i Komisionerit Shtet\u00ebror t\u00eb Zgjedhjeve, i cili n\u00eb pik\u00ebn 9 t\u00eb tij p\u00ebrcakton se \u201c<strong><em>Promovimi i investimeve me pjes\u00ebmarrjen e<\/em><\/strong><em> zgjedh\u00ebsve\/elektoratit, <strong>p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb partis\u00eb politike konsiderohet si veprimtari politike zgjedhore\u201d<\/strong>, si dhe, a<\/em>rtikulimit<a href=\"#_edn6\" id=\"_ednref6\">[vi]<\/a> t\u00eb qart\u00eb t\u00eb Komisionerit n\u00eb <a href=\"https:\/\/www.youtube.com\/watch?v=RrhbSvi7m3A\">intervist\u00ebn e dat\u00ebs 1 mars 2023<\/a>.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>KRIIK vler\u00ebson q\u00ebndrimin e KQZ-s\u00eb <strong>n\u00ebp\u00ebrmjet vendimmarrjes konkrete<\/strong> lidhur me ndalimin e disa aktiviteteve ku raportohej paraprakisht prezenca e p\u00ebrfaq\u00ebsuesve politik\u00eb, por <strong>v\u00ebren si shqet\u00ebsues faktin q\u00eb standardi i vendosur nuk ap<\/strong><strong>l<\/strong><strong>ikohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb konsistente<\/strong>.<\/p>\n\n\n\n<p>Aktualisht, ende vijon t\u00eb ket\u00eb aktivitete t\u00eb raportuara t\u00eb cilat njoftojn\u00eb paraprakisht prezenc\u00ebn e p\u00ebrfaq\u00ebsuesve politik\u00eb t\u00eb cilat nuk jan\u00eb ndaluar, madje nga konsultimi i rrjeteve sociale jan\u00eb zhvilluar dhe \u00ebsht\u00eb faktuar madje se ka patur edhe raste t\u00eb fjalimeve elektorale n\u00eb to.<\/p>\n\n\n\n<p>Por, pavar\u00ebsisht faktit t\u00eb ndodhur dhe shkeljes s\u00eb konstatuar p\u00ebr p\u00ebrdorim elektoral t\u00eb aktivitetit, KQZ-ja i p\u00ebrmbahet n\u00eb vazhdim\u00ebsi argumentimit se pjes\u00ebmarrja e personave politik\u00eb jo domosdoshm\u00ebrisht e kthen aktivitetin n\u00eb aktivitet elektoral.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb fokusin e KRIIK lidhur me indiciet e p\u00ebrcjella n\u00eb KQZ, ka qen\u00eb edhe <strong>p\u00ebrdorimi i faqeve zyrtare t\u00eb Bashkive apo Kryetar\u00ebve t\u00eb Bashkive<\/strong>, p\u00ebr publikimin e aktiviteteve me karakter elektoral apo aktiviteteve t\u00eb Partis\u00eb Socialiste.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Konkretisht jan\u00eb konstatuar dhe p\u00ebrcjell\u00eb n\u00eb KQZ 5 Bashki dhe 20 kryetar\u00eb bashkie&nbsp; t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb faqet zyrtare t\u00eb tyre n\u00eb Facebook, kan\u00eb kryer postime partiake.<\/p>\n\n\n\n<p>Lidhur me faqet e bashkive, KQZ ka disponuar me vendim p\u00ebr vet\u00ebm tre bashki (<a href=\"https:\/\/kqz.gov.al\/wp-content\/uploads\/2023\/04\/Vendim-266_date-04.05.2023_Pushim-administrativ.pdf\">vendimi nr. 266<\/a> dat\u00eb 05.04.2023).&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Arsyetimet e k\u00ebtyre bashkive t\u00eb cilat lidhen me pa-dijenin\u00eb p\u00ebr mos kryerjen e k\u00ebtij veprimi, &nbsp;t\u00eb paturit e t\u00eb nj\u00ebjtit person p\u00ebrgjegj\u00ebs q\u00eb menaxhon edhe faqen e bashkis\u00eb edhe at\u00eb t\u00eb partis\u00eb, kryerja e postimit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavet\u00ebdijshme si dhe fshirja e tyre n\u00eb vazhdim, nuk p\u00ebrb\u00ebn baz\u00eb p\u00ebr pushimin e hetimit administrativ.<\/p>\n\n\n\n<p>Sa i p\u00ebrket dy bashkive p\u00ebr t\u00eb cilat Komisioneri ende s\u2019ka disponuar me vendimmarrje, arsyeja lidhet vet\u00ebm me mos p\u00ebrgjigjen e tyre ndaj k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr informacion nga KQZ-ja.<\/p>\n\n\n\n<p>Kjo situat\u00eb, t\u00ebr\u00ebsisht e parashikuar nga ligji, n\u00eb gjykimin e KRIIK, duhet t\u00eb jet\u00eb gjithashtu nj\u00eb rast p\u00ebr t\u00eb vendosur praktik\u00ebn ndaj nj\u00eb sjelljeje t\u00eb till\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn duhet t\u00eb aplikohen sanksione shtes\u00eb p\u00ebrpos atyre p\u00ebr shkeljen e kryer.<\/p>\n\n\n\n<p>Lidhur me faqet e kryetar\u00ebve t\u00eb bashkive, KQZ disponoi me vendimmarrje (<a href=\"https:\/\/kqz.gov.al\/wp-content\/uploads\/2023\/04\/Vendim-389_date-19.04.2023_Vendim-per-pushim-procedimi-administrativ_fb-kryetarit-te-bashkise.pdf\">vendimi nr. 389<\/a> dat\u00eb 19.04.2023), e cila <strong>vendosi nj\u00eb standard t\u00eb gabuar<\/strong><strong>,<\/strong> n\u00eb gjykimin e KRIIK, sipas t\u00eb cilit faqet n\u00eb fjal\u00eb <strong>u konsideruan si faqe personale<\/strong>, dhe si e till\u00eb kryetari i bashkis\u00eb mund t\u00eb kryej\u00eb n\u00eb t\u00eb \u00e7do postim q\u00eb d\u00ebshiron, qoft\u00eb ky edhe politik.<\/p>\n\n\n\n<p>KRIIK shpreh s\u00ebrish q\u00ebndrimin dhe rezervat e tij lidhur me k\u00ebt\u00eb vendimmarrje, duke ju risjell\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb diskutimin dhe dakord\u00ebsin\u00eb e shprehur n\u00eb mbledhjen e zhvilluar me Komisionerin dhe drejtueset e KQZ-s\u00eb, n\u00eb dat\u00ebn 13 mars 2023.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;Konkretisht, k\u00ebto faqe nuk jan\u00eb faqe personale, pasi aty citohet shprehimisht pozicioni i kryetarit t\u00eb bashkis\u00eb, postohet n\u00eb vijim\u00ebsi aktiviteti i institucionit, jan\u00eb \u201cpage\u201d t\u00eb hapura dhe jo profile, jan\u00eb burimi i informacionit p\u00ebr vet\u00eb faqen e institucionit por edhe p\u00ebr media t\u00eb ndryshme, kan\u00eb shikueshm\u00ebri disa her\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb se faqja e vet\u00eb institucionit, etj. &nbsp;&nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;Gjithashtu, k\u00ebto drejtues marrin v\u00ebmendje publike maksimale dhe valenc\u00eb t\u00eb shtuar n\u00eb pik\u00ebpamje t\u00eb autoritetit personal kur postojn\u00eb veprimtari t\u00eb institucioneve shtet\u00ebrore, t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht produkt i p\u00ebrdorimit t\u00eb autoritetit shtet\u00ebror, burimeve logjistike, financiare dhe njer\u00ebzore t\u00eb Bashkive apo institucionave t\u00eb tjera.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Pasojat e nj\u00eb qasjeje t\u00eb till\u00eb tolerante ndaj shkeljeve t\u00eb k\u00ebsaj natyre<\/strong> b\u00ebhen t\u00eb qarta n\u00eb disa postime t\u00eb koh\u00ebve t\u00eb fundit n\u00eb nd\u00ebrfaqen e aktiviteteve t\u00eb KQZ-s\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht nga Bashkia Tiran\u00eb, <strong>ku n\u00ebpun\u00ebsit publik\u00eb kan\u00eb postuar aktivitetet elektorale t\u00eb Kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb Tiran\u00eb si aktivitete institucionale<\/strong>.<\/p>\n\n\n\n<p>Ky fakt <strong>tregon qartas problematik\u00ebn thelb\u00ebsore<\/strong>, s\u00eb cil\u00ebs KRIIK i ka m\u00ebshuar me k\u00ebmb\u00ebngulje prej nisjes s\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb raportimit m\u00eb 13 janar 2023, at\u00eb t\u00eb <strong>p\u00ebrdorimit t\u00eb administrat\u00ebs p\u00ebr q\u00ebllime elektorale dhe mos<\/strong><strong>&#8211;<\/strong><strong>ndarjes s\u00eb aktiviteteve partiake nga ato institucionale<\/strong>.<\/p>\n\n\n\n<p>Personat e ngarkuar me raportimin n\u00eb k\u00ebto institucione jan\u00eb qartas t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt individ\u00eb t\u00eb cil\u00ebt punojn\u00eb p\u00ebr axhend\u00ebn e ofiqarit politik dhe kan\u00eb dijeni t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr angazhimet e tij partiake.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb individi fizik \u00ebsht\u00eb i nj\u00ebjti me Kryetarin e Bashkis\u00eb Tiran\u00eb, fryma e ndarjes s\u00eb partis\u00eb nga shteti dhe ofiqarit publik nga ai partiak q\u00ebndron pik\u00ebrisht n\u00eb ndarjen e funksioneve q\u00eb i nj\u00ebjti individ kryen dhe, si rrjedhoj\u00eb logjike e k\u00ebsaj, edhe e stafit t\u00eb dedikuar ve\u00e7mas p\u00ebr secilin nga k\u00ebto funksione.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00ebse stafi i institucionit \u00ebsht\u00eb i nj\u00ebjt\u00eb me at\u00eb t\u00eb ofiqarit politik, sikurse evidentohet r\u00ebndom e pranohet publikisht gjer\u00ebsisht, kjo \u00ebsht\u00eb qartazi, s\u00eb paku, nj\u00eb p\u00ebrdorim i burimeve njer\u00ebzore t\u00eb institucionit p\u00ebr q\u00ebllime elektorale.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb k\u00ebto kushte, duke v\u00ebrejtur se adresimi i gjith\u00eb problematikave m\u00eb sip\u00ebr \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsor dhe se qasja duket t\u00eb jet\u00eb e bazuar n\u00eb g\u00ebrm\u00ebn e ligjit, p\u00ebrkund\u00ebr frym\u00ebs s\u00eb tij dhe q\u00ebllimit madhor p\u00ebr t\u00eb cilin ligji \u00ebsht\u00eb hartuar,<\/p>\n\n\n\n<p><strong>KRIIK i b\u00ebn thirrje trupave drejtuese t\u00eb KQZ t\u00eb <\/strong><strong>nxisin frym\u00ebn e <\/strong><strong>bashk\u00ebpu<\/strong><strong>nimit dhe nd\u00ebrveprojn\u00eb sa m\u00eb par\u00eb, <\/strong><strong>p\u00ebr t\u00eb adresuar, n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatshme t\u00eb mundshme, problematik\u00ebn madhore t\u00eb keqp\u00ebrdorimit t\u00eb burimeve shtet\u00ebrore, <\/strong><strong>duke e ndaluar at\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn p\u00ebr <\/strong><strong>periudh\u00ebn q\u00eb mbetet deri n\u00eb dit\u00ebn e zgjedhjeve, e cila \u00ebsht\u00eb edhe periudha m\u00eb intensive e fushat\u00ebs.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Konkretisht, KRIIK i b\u00ebn thirrje Komisionit Rregullator, q\u00eb n\u00eb bashk\u00ebpunim t\u00eb ngusht\u00eb me KAS dhe KSHZ, bazuar n\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebn tanim\u00eb t\u00eb krijuar nga zgjedhjet e 2021, 2022 dhe periudh\u00ebn parazgjedhore t\u00eb deritanishme t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb 14 majit 2023, <strong>t\u00eb amendoj\u00eb<\/strong><strong> n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb urgjente <\/strong><strong>Vendimin nr. 9, duke p\u00ebrfshir\u00eb adresimin n\u00eb g\u00ebrm\u00eb t\u00eb problematikave q\u00eb pengojn\u00eb aplikimin e mekanizmit n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e duhur.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb gjykimin e KRIIK,<strong> k<\/strong><strong>y adresim <\/strong><strong>\u00ebsht\u00eb imperativ t\u00eb b\u00ebhet sa m\u00eb shpejt, <\/strong>pavar\u00ebsisht se jemi pran\u00eb dit\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve, madje pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye duhet q\u00eb KQZ-ja t\u00eb veproj\u00eb me urgjenc\u00eb,<strong> pasi me <\/strong><strong>afrimin e k\u00ebsaj dite, sikurse po evidentohet, <\/strong><strong>p\u00ebrdorimi i burimeve publike dhe ofiqit publik p\u00ebr avantazh elektoral do t\u00eb theksohet <\/strong><strong>akoma edhe m\u00eb <\/strong><strong>n\u00eb vazhdim<\/strong><strong>.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Mos-adresimi do t\u00eb <\/strong><strong>d\u00ebmt<\/strong><strong>oj\u00eb <\/strong><strong>akoma m\u00eb <\/strong><strong>shum\u00eb<\/strong><strong> barazin\u00eb n\u00eb gar\u00eb p\u00ebr subjektet zgjedhore<\/strong><strong>, njollosur r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr t\u00eb tret\u00ebn her\u00eb zgjedhjet, zhb\u00ebr\u00eb t\u00ebr\u00eb kuadrin rregullator lidhur me k\u00ebt\u00eb fenomen dhe faktuar p\u00ebrfundimisht inefi\u00e7enc\u00ebn e q\u00ebllimt\u00eb t\u00eb Institucionit t\u00eb KQZ-s\u00eb, duke l\u00ebn\u00eb jo vet\u00ebm t\u00eb pand\u00ebshkuar shkel\u00ebsit, por, ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme, edhe duke l\u00ebn\u00eb t\u00eb pambrojtur dhe t\u00eb dhunuar e intimiduar t\u00eb t\u00ebr\u00eb zgjedh\u00ebsit, qofshin k\u00ebta qytetar\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb, qofshin n\u00ebpun\u00ebs t\u00eb administrat\u00ebs s\u00eb institucionev\u00eb publike.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<hr class=\"wp-block-separator\"\/>\n\n\n\n<p><a href=\"#_ednref1\" id=\"_edn1\">[i]<\/a> Raporti P\u00ebrfundimtar i Misionit t\u00eb Kufizuar t\u00eb ODIHR-it p\u00ebr V\u00ebzhgimin e Zgjedhjeve p\u00ebr Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb 25 prillit 2021: \u201cPartia qeveris\u00ebse p\u00ebrfitoi avantazhe t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme nga t\u00eb qenit pushtet, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe p\u00ebrmes kontrollit t\u00eb administratave lokale dhe shp\u00ebrdorimit t\u00eb burimeve administrative.\u201d, faqe 1.<\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"#_ednref2\" id=\"_edn2\">[ii]<\/a> Raporti P\u00ebrfundimtar i V\u00ebzhgimit i KRIIK p\u00ebr Zgjedhjet p\u00ebr Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb 25 prillit 2021: \u201cMazhoranca hyri n\u00eb k\u00ebto zgjedhje me p\u00ebrpar\u00ebsin\u00eb e t\u00eb qen\u00ebt n\u00eb kontroll t\u00eb plot\u00eb t\u00eb institucioneve publike, \u00e7ka i dha asaj nj\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsi n\u00eb procesin zgjedhor dhe zbehu duksh\u00ebm vij\u00ebn ndar\u00ebse mes shtetit dhe partis\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb gjith\u00eb procesit.\u201d, faqe 1.<\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"#_ednref3\" id=\"_edn3\">[iii]<\/a> Raporti i Misionit t\u00eb Vler\u00ebsimit t\u00eb Nevojave t\u00eb ODIHR p\u00ebr Zgjedhjet p\u00ebr Organet e Qeverisjes Vendore t\u00eb 14 majit 2023: \u201cShum\u00eb prej bashk\u00ebbiseduesve vendos\u00ebn nj\u00eb theks t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb nevoj\u00ebn p\u00ebr v\u00ebzhgim t\u00eb periudh\u00ebs parazgjedhore, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr sa i p\u00ebrket p\u00ebrdorimit t\u00eb burimeve shtet\u00ebrore\u201d,<\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"#_ednref4\" id=\"_edn4\">[iv]<\/a> N\u00eb k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna nuk p\u00ebrfshihet shqyrtimi i b\u00ebr\u00eb n\u00eb mbledhjen e sotme dt. 25.04.2023 t\u00eb KSHZ.<\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"#_ednref5\" id=\"_edn5\">[v]<\/a> \u201cMe k\u00ebt\u00eb historin\u00eb e problemeve me aksesin dhe komunikimin ne mund t\u00eb vazhdojm\u00eb pafund\u00ebsisht. Le t\u00eb marr nj\u00eb vendim, tani e tutje p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, dhe le t\u00eb hetohet pastaj. \u00cbsht\u00eb problemi yn\u00eb i sistemit ton\u00eb, \u00ebsht\u00eb problem i tyre n\u00eb lidhje me aksesin e t\u00eb tjera si k\u00ebto. Por n\u00eb \u00e7do rast n\u00eb vijim, n\u00ebse do ta konstatojm\u00eb tashm\u00eb qoft\u00eb edhe p\u00ebr nj\u00eb dit\u00eb, meqen\u00ebse e kemi b\u00ebr\u00eb sqarimin se kur p\u00ebrfundon afati pes\u00eb ditor, le t\u00eb vendosim qoft\u00eb edhe formalisht ndalimin e k\u00ebtyre veprimtarive. Pastaj n\u00eb qoft\u00eb se ka kund\u00ebrshtime t\u00eb ndjekin rrug\u00ebn procedurale.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p><a id=\"_edn6\" href=\"#_ednref6\"><strong>[vi]<\/strong><\/a> <em>\u201c(&#8230;) Qoft\u00eb kryetar\u00ebt e bashkive apo qoft\u00eb edhe funksionar\u00ebt e tjer\u00eb publik\u00eb, jan\u00eb t\u00eb lir\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbushin kompetencat e tyre n\u00eb p\u00ebrputhje me parashikimet e ligjit. Por nuk ka asnj\u00eb nevoj\u00eb, <u>madje \u00ebsht\u00eb e d\u00ebnueshme edhe nga pik\u00ebpamja ligjore, n\u00ebse k\u00ebt\u00eb aktivitet ata e kryejn\u00eb n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb e drejtuesve politik\u00eb, e deputet\u00ebve apo edhe funksionar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb politik\u00eb<\/u>.\u201d<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>T\u00eb nderuar An\u00ebtar\u00eb t\u00eb Organeve Drejtuese t\u00eb KQZ-s\u00eb! &nbsp;&nbsp; T\u00eb nderuar Koleg\u00eb t\u00eb Administrat\u00ebs s\u00eb KQZ-s\u00eb! N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00ebpunimit t\u00eb deritanish\u00ebm me Institucionin e KQZ-s\u00eb, bashk\u00ebpunim t\u00eb cilin KRIIK e ka vler\u00ebsuar n\u00eb vazhdim\u00ebsi dhe p\u00ebr t\u00eb cilin ju fal\u00ebnderojm\u00eb s\u00ebrish, ju drejtohemi me k\u00ebt\u00eb shkres\u00eb p\u00ebr t\u00eb shprehur shqet\u00ebsimin ton\u00eb n\u00eb lidhje&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[146],"tags":[],"class_list":["post-2221","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-rekomandime"],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2221","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2221"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2221\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":2224,"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2221\/revisions\/2224"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2221"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2221"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2221"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}