{"id":2120,"date":"2023-04-18T16:47:25","date_gmt":"2023-04-18T14:47:25","guid":{"rendered":"https:\/\/kriik.al\/home\/?p=2120"},"modified":"2023-04-21T16:23:36","modified_gmt":"2023-04-21T14:23:36","slug":"denoncim-nr-6-materiale-prop-tirane","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/kriik.al\/home\/2023\/04\/18\/denoncim-nr-6-materiale-prop-tirane\/","title":{"rendered":"DENONCIM Nr. 6 \u2013 Lidhur me afishimin e materialeve propagandistike statike n\u00eb territorin e Bashkis\u00eb Tiran\u00eb\u00a0"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>I Nderuar Z. Komisioner!<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>T\u00eb nderuar Koleg\u00eb t\u00eb Administrat\u00ebs s\u00eb KQZ-s\u00eb!<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Procesi zgjedhor ka hyr\u00eb tashm\u00eb n\u00eb periudh\u00ebn e fushat\u00ebs zyrtare elektorale.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Me ndryshimet ligjore t\u00eb vitit 2020, t\u00eb reflektuara n\u00eb Kodin Zgjedhor me ligjin nr. 101\/2020), u vendos\u00ebn nd\u00ebr t\u00eb tjera edhe kufizime lidhur me afishimin e materialeve propagandistike gjat\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Neni 79 i Kodit Zgjedhor \u201c<em>Afishimi i materialeve propagandistike<\/em>\u201d pika 1 p\u00ebrcakton se \u201c<em>Jo m\u00eb von\u00eb se 35 dit\u00eb para dat\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve, kryetari i bashkis\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejt\u00eb dhe t\u00eb paanshme, p\u00ebrcakton vendet publike n\u00eb territorin e bashkis\u00eb p\u00ebrkat\u00ebse p\u00ebr afishimin prej partive politike dhe subjekteve zgjedhore t\u00eb materialeve propagandistike. Vendet e caktuara duhet t\u00eb jen\u00eb n\u00eb ambiente q\u00eb sigurojn\u00eb shikueshm\u00ebri publike dhe t\u00eb ken\u00eb hap\u00ebsir\u00eb t\u00eb mjaftueshme ku t\u00eb gjitha subjektet zgjedhore q\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb zgjedhje t\u00eb paraqesin programet e tyre zgjedhore dhe mesazhet zgjedhore. <strong>Vendimi i kryetarit t\u00eb bashkis\u00eb b\u00ebhet publik n\u00eb faqen e internetit t\u00eb bashkis\u00eb menj\u00ebher\u00eb pas miratimit.<\/strong><\/em>\u201d<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb zbatim t\u00eb Kodit Zgjedhor, Komisioneri Shtet\u00ebror i Zgjedhjeve (KSHZ) miratoi Udh\u00ebzimin Nr. 6 dat\u00eb 23.03.2021 <em>\u201cP\u00ebr p\u00ebrdorimin e materialeve propagandistike e edukuese dhe rregullat p\u00ebr afishimin e tyre gjat\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore\u201d<\/em>.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nd\u00ebr t\u00eb tjera, Udh\u00ebzimi parashikon detyrimin q\u00eb \u00e7do Kryetar Bashkie pas marrjes s\u00eb vendimit t\u2019i njoftoj\u00eb nj\u00eb kopje t\u00eb tij Komisionerit Shtet\u00ebror p\u00ebr Zgjedhjet brenda 24 or\u00ebsh nga miratimi i tij (neni 3, pikat 7).<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&nbsp;&nbsp; Nd\u00ebrkoh\u00eb gjithashtu parashikohet se subjekteve zgjedhore iu lejohet t\u00eb afishojn\u00eb materialet propagandistike vet\u00ebm n\u00eb vendet e p\u00ebrcaktuara nga kryetari i bashkis\u00eb, sipas k\u00ebtij neni, dhe marrin masa p\u00ebr heqjen e tyre me p\u00ebrfundimin e fushat\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve (neni 3, pika 8).<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nga monitorimi i b\u00ebr\u00eb nga KRIIK (monitorim i pjessh\u00ebm) n\u00eb territorin e Bashkis\u00eb Tiran\u00eb, <strong>evidentohen shkeljet e m\u00ebposhtme ligjore t\u00eb kryera nga Bashkia Tiran\u00eb dhe Kryetari i saj<\/strong>, nj\u00ebkoh\u00ebsisht Kandidat p\u00ebr Kryetar Bashkie i subjektit Partia Socialiste n\u00eb zgjedhjet e 14 majit 2023, z. Erion Veliaj:<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong><u>1. Bashkia Tiran\u00eb nuk ka publikuar n\u00eb faqen e vet t\u00eb internetit Vendimin<\/u><\/strong> e marr\u00eb prej Kryetarit t\u00eb saj z. Erion Veliaj, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar vendet e afishimit t\u00eb materialeve propagandistike p\u00ebr subjektet zgjedhore q\u00eb garojn\u00eb p\u00ebr organet e zgjedhura t\u00eb Bashkis\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">KRIIK kontrolloi disa seksione t\u00eb faqes, ku nj\u00eb vendim i till\u00eb do t\u00eb duhej t\u00eb ishte afishuar, p\u00ebrfshir\u00eb faqen e par\u00eb, faqen ku publikohen urdhrat e kryetarit, etj. (p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb shih Lidhjen nr. 1 bashk\u00eblidhur me foto\/printscreen t\u00eb nd\u00ebrfaqeve t\u00eb faqes zyrtare t\u00eb internetit t\u00eb Bashkis\u00eb Tiran\u00eb).<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>N\u00eb k\u00ebto kushte prezumohet se Kryetari i Bashkis\u00eb Tiran\u00eb ende nuk e ka marr\u00eb nj\u00eb vendim t\u00eb till\u00eb<\/strong>.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb gjykimin e KRIIK, theksohet se: edhe n\u00ebse ky vendim \u00ebsht\u00eb marr\u00eb dhe i \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar KQZ-s\u00eb, <strong>mbetet ve\u00e7se nj\u00eb akt formal pa asnj\u00eb efekt, pasi ai nuk p\u00ebrmbush q\u00ebllimin kryesor t\u00eb vendimmarrjes s\u00eb tij<\/strong>.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&nbsp;&nbsp;&nbsp; Duke mos ndjekur rrug\u00ebn ligjore t\u00eb publikimit t\u00eb tij sipas ligjit p\u00ebr t\u00eb informuar subjektet zgjedhore dhe qytetar\u00ebt p\u00ebrpara nisjes s\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore, si dhe duke mos b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb transparenc\u00eb n\u00eb afatin e k\u00ebrkuar nga ligji (35 dit\u00eb p\u00ebrpara zgjedhjeve) p\u00ebr t\u00eb siguruar m\u00ebnyr\u00ebn e drejt\u00eb dhe t\u00eb paanshme t\u00eb p\u00ebrcaktimit t\u00eb vendeve publike sikurse ligji e k\u00ebrkon, ka prishur tashm\u00eb parimin e barazis\u00eb s\u00eb gar\u00ebs elektorale, duke e v\u00ebn\u00eb <strong>Bashkin\u00eb Tiran\u00eb dhe Kryetarin e saj n\u00eb kushtet e shkeljes s\u00eb ligjit, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn KQZ-ja duhet t\u00eb veproj\u00eb urgjentisht<\/strong>, sipas parashikimeve ligjore.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong><u>2. Bashkia Tiran\u00eb ka afishuar<\/u><\/strong><strong> n\u00eb vendet e reklamave ndri\u00e7uese buz\u00eb rruge, ku zakonisht vendos reklamat me pages\u00eb, <u>materialet propagandistike t\u00eb subjektit zgjedhor Partia Socialiste<\/u><\/strong>. &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">M\u00eb konkretisht, \u00ebsht\u00eb publikuar posteri i p\u00ebrgatitur dhe shp\u00ebrndar\u00eb me logo t\u00eb Partis\u00eb Socialiste, i cili n\u00eb vetvete, n\u00eb analiz\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbajtjes <strong>sipas opinionit t\u00eb KRIIK, p\u00ebrmban element\u00eb t\u00eb fort\u00eb t\u00eb diskriminimit dhe t\u00eb gjuh\u00ebs s\u00eb urrejtjes<\/strong>, totalisht pa asnj\u00eb lidhje me nj\u00eb proces zgjedhor, llojin e zgjedhjeve p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn garohet dhe mesazheve q\u00eb p\u00ebrcjell.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&nbsp;&nbsp; Ky poster \u00ebsht\u00eb vendosur n\u00eb vendet e afishimit t\u00eb reklamave <strong>n\u00eb thuajse t\u00eb gjitha rrug\u00ebt kryesore t\u00eb Tiran\u00ebs, madje deri n\u00eb rrug\u00ebt an\u00ebsore t\u00eb autostrad\u00ebs Tiran\u00eb \u2013 Durr\u00ebs<\/strong> deri pran\u00eb mbikalimit t\u00eb Rinasit, <strong>duke i krijuar avantazhe dometh\u00ebn\u00ebse subjektit zgjedhor Partia Socialiste, prishur parimin e barazis\u00eb n\u00eb gar\u00eb<\/strong>, si dhe ngritur pik\u00ebpyetje mbi mbulimin e kostove t\u00eb reklamimit t\u00eb k\u00ebtyre posterave n\u00eb k\u00ebto vende.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Theksohet se n\u00eb munges\u00eb t\u00eb nj\u00eb vendimi apo urdhri nga Kryetari i Bashkis\u00eb n\u00eb lidhje me vendet ku lejohet afishimi i materialeve propagandistike, <strong>i vetmi vend alternativ ku ato mund t\u00eb afishohen mbetet hap\u00ebsira p\u00ebrreth zyrave zgjedhore<\/strong>, sikurse detyron pika 2 e nenit 79 t\u00eb Kodit Zgjedhor, sipas t\u00eb cilit \u201c<em>Gjat\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore p\u00ebrdorimi dhe afishimi i \u00e7do materiali tjet\u00ebr statik p\u00ebr propagand\u00eb zgjedhore, p\u00ebrfshir\u00eb flamujt dhe posterat, lejohet vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb larg\u00ebsi prej deri 5 metrash nga zyra zgjedhore e partis\u00eb politike apo subjektit zgjedhor p\u00ebrkat\u00ebs<\/em>\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Gjith\u00eb sa m\u00eb sip\u00ebr n\u00eb pik\u00ebn 2 e vendos <strong>Bashkin\u00eb Tiran\u00eb dhe Kryetarin e saj n\u00eb kushtet e shkeljes s\u00eb ligjit, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn KQZ-ja duhet t\u00eb veproj\u00eb urgjentisht<\/strong>, sipas parashikimeve ligjore.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong><u>3. <\/u><\/strong><strong><u>Disa nga k\u00ebto postera Bashkia Tiran\u00eb i ka vendosur n\u00eb vende, n\u00eb t\u00eb cilat n\u00eb \u00e7far\u00ebdo rrethane jan\u00eb t\u00eb ndaluara nga ligji<\/u><\/strong><strong>, <\/strong>&nbsp;si\u00e7 jan\u00eb ambientet pran\u00eb apo rreth institucioneve publike, si psh. Shkolla e Mesme \u201cHarry Fultz\u201d, Instituti i Sigurimeve Shoq\u00ebrore \u2013 Drejtoria Q\u00ebndrore, Fakulteti i Shkencave t\u00eb Natyr\u00ebs \u2013 Universiteti i Tiran\u00ebs, etj., \u00e7ka \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me Udh\u00ebzimin Nr. 6 dat\u00eb 23.03.2021 t\u00eb Komisionerit Shtet\u00ebror t\u00eb Zgjedhjeve \u201cP\u00ebr p\u00ebrdorimin e materialeve propagandistike e edukuese dhe rregullat p\u00ebr afishimin e tyre gjat\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore\u201d, konkretisht t\u00eb nenit 3 pika 2 <em>\u201cNdalohet afishimi i materialeve propagandistike n\u00eb: fasadat e godinave t\u00eb banimit, institucioneve publike apo ambienteve rrethuese pran\u00eb e rreth tyre, brenda zonave rekreative, parqeve, n\u00eb pem\u00ebt e qytetit dhe n\u00eb shtyllat e ndri\u00e7imi.\u201d<\/em>.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">(p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb shihni Lidhjen nr. 2 bashk\u00eblidhur k\u00ebtij denoncimi, ku paraqiten disa foto me materialet propagandistike t\u00eb publikuara, si dhe adresat e vendeve ku ato jan\u00eb vendosur).&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Gjith\u00eb sa m\u00eb sip\u00ebr n\u00eb pik\u00ebn 3 e vendos <strong>Bashkin\u00eb Tiran\u00eb dhe Kryetarin e saj n\u00eb kushtet e shkeljes s\u00eb ligjit, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn KQZ-ja duhet t\u00eb veproj\u00eb urgjentisht<\/strong>, sipas parashikimeve ligjore.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nd\u00ebrkoh\u00eb KQZ-ja, n\u00eb zbatim t\u00eb ligjit duhet t\u00eb veproj\u00eb menj\u00ebher\u00eb <strong>duke e ndalur sa m\u00eb par\u00eb shkeljen ligjore t\u00eb konsumuar dhe reduktuar sa t\u00eb jet\u00eb e mundur \u00e7do kosto t\u00eb mundshme t\u00eb ardhur nga kjo shkelje<\/strong>, duke urdh\u00ebruar policin\u00eb bashkiake apo at\u00eb t\u00eb rendit <strong>p\u00ebr heqjen urgjentisht t\u00eb posterave nga k\u00ebto vende<\/strong>.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong><u>4. Bashkia Tiran\u00eb ka publikuar m<\/u><\/strong><strong><u>ateriale propagandistike <\/u><\/strong><strong><u>(postera)<\/u><\/strong><strong><u> <\/u><\/strong><strong><u>t\u00eb cilat <\/u><\/strong><strong><u>nuk respektojn\u00eb parashikimin e pik\u00ebs 3 t\u00eb nenit 79 t\u00eb Kodit Zgjedhor<\/u><\/strong>, sipas t\u00eb cilit \u201c<em>T\u00eb gjitha materialet propagandistike vizive q\u00eb p\u00ebrdoren n\u00eb fushat\u00eb duhet t\u00eb shoq\u00ebrohen me sh\u00ebnimin: \u201cProdhuar n\u00ebn p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb ligjore t\u00eb&#8230;\u201d (vijon emri i subjektit zgjedhor)<\/em>\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Posterat p\u00ebrmbajn\u00eb vet\u00ebm logon e Partis\u00eb Socialiste, por q\u00eb n\u00eb asnj\u00eb rast nuk mund t\u00eb barazohet dhe z\u00ebvend\u00ebsohet vendosja e logos s\u00eb partis\u00eb, qoft\u00eb formalisht, qoft\u00eb p\u00ebrmbajt\u00ebsisht, me mbishkrimin q\u00eb duhet t\u00eb ket\u00eb \u00e7do poster sipas parashikimit t\u00eb Kodit Zgjedhor.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Gjith\u00eb sa m\u00eb sip\u00ebr n\u00eb pik\u00ebn 3 e vendos <strong>Bashkin\u00eb Tiran\u00eb dhe Kryetarin e saj n\u00eb kushtet e shkeljes s\u00eb ligjit, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn KQZ-ja duhet t\u00eb veproj\u00eb urgjentisht<\/strong>, sipas parashikimeve ligjore.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nd\u00ebrkoh\u00eb KQZ-ja, n\u00eb zbatim t\u00eb ligjit duhet t\u00eb veproj\u00eb menj\u00ebher\u00eb <strong>duke e ndalur sa m\u00eb par\u00eb shkeljen ligjore t\u00eb konsumuar dhe reduktuar sa t\u00eb jet\u00eb e mundur \u00e7do kosto t\u00eb mundshme t\u00eb ardhur nga kjo shkelje<\/strong>, duke urdh\u00ebruar policin\u00eb bashkiake apo at\u00eb t\u00eb rendit <strong>p\u00ebr heqjen urgjentisht t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb posterave apo billbordeve t\u00eb subjektit zgjedhor Partia Socialiste, <\/strong>t\u00eb cilat nuk p\u00ebrmbajn\u00eb mbishkrimin: \u201cProdhuar n\u00ebn p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb ligjore t\u00eb Partis\u00eb Socialiste t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, sikurse Kodi Zgjedhor detyron.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong><u>5. N\u00eb Bashkin\u00eb Tiran\u00eb ka ende materiale propagandistike t\u00eb fushatave t\u00eb m\u00ebparshme zgjedhore. Kjo gj\u00eb v\u00ebrehet edhe n\u00eb Bashki t\u00eb tjera t\u00eb vendit<\/u><\/strong>.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&nbsp;&nbsp; Kjo situat\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me parashikimin e b\u00ebr\u00eb n\u00eb nenin 3 pika 8 t\u00eb Udh\u00ebzimit Nr. 6 dat\u00eb 23.03.2021 t\u00eb KSHZ, i cili p\u00ebrcakton se subjekteve zgjedhore iu lejohet t\u00eb afishojn\u00eb materialet propagandistike vet\u00ebm n\u00eb vendet e p\u00ebrcaktuara nga kryetari i bashkis\u00eb, sipas k\u00ebtij neni, dhe marrin masa p\u00ebr heqjen e tyre me p\u00ebrfundimin e fushat\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Vendimet e Kryetar\u00ebve t\u00eb Bashkive duhet t\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb eksplicisht pastrimin e territorit nga materialet propagandistike t\u00eb fushatave t\u00eb m\u00ebparshme elektorale.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">KRIIK nxit KQZ-n\u00eb q\u00eb sa m\u00eb par\u00eb <strong>t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb nga t\u00eb gjitha Bashkit\u00eb n\u00eb vend, raport t\u00eb plot\u00eb&nbsp; mbi zbatimin e k\u00ebtij detyrimi ligjor n\u00eb territorin respektiv t\u00eb secil\u00ebs prej tyre<\/strong>.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb k\u00ebtij denoncimi, KRIIK ju b\u00ebn me dije juve si <strong>Institucion i KQZ-s\u00eb i ngarkuar nga ligji p\u00ebr t\u00eb vendosur ligjshm\u00ebrin\u00eb, respektimin e rregullave dhe garimin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb barabart\u00eb,<\/strong> se posterat e p\u00ebrshkruar m\u00eb sip\u00ebr, jan\u00eb afishuar n\u00eb disa bashki t\u00eb vendit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb <strong>n\u00eb p\u00ebrmasa gjigante jan\u00eb vendosur edhe anash <\/strong><strong>rrug\u00eb<\/strong><strong>ve <\/strong><strong>interurbane t\u00eb vendit<\/strong>.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">KRIIK ju sjell n\u00eb v\u00ebmendje se gjith\u00eb ndryshimet ligjore t\u00eb miratuara n\u00eb Kodin Zgjedhor, lidhur me materialet propagandistike kan\u00eb p\u00ebr q\u00ebllim <strong>garantimin e barazis\u00eb s\u00eb pal\u00ebve n\u00eb gar\u00eb<\/strong><strong>,<\/strong><strong> si dhe t\u00eb nj\u00eb ambienti jo t\u00eb ngarkuar me postera<\/strong> dhe reklama politike statike.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">KQZ duhet t\u00eb angazhohet maksimalisht n\u00eb p\u00ebrmbushje t\u00eb detyrimeve q\u00eb i jep ligji, p\u00ebr t\u00eb <strong>kthyer ligjshm\u00ebrin\u00eb tani n\u00eb fillim t\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore, si dhe prevalimin e standardeve q\u00eb dikton Kushtetuta dhe Ligji<\/strong>.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">KQZ-ja nevojitet <strong>t\u00eb nd\u00ebrveproj\u00eb menj\u00ebher\u00eb me strukturat e <\/strong><strong>Polici<\/strong><strong>s<\/strong><strong>\u00eb <\/strong><strong>s\u00eb<\/strong><strong> Shtetit <\/strong><strong>dhe t\u00eb Policive Bashkiake respektive, si dhe monitoruesit e caktuar prej saj<\/strong>, sipas parashikimeve t\u00eb ligjit, p\u00ebr heqjen e t\u00eb gjith\u00eb posterave dhe billbordeve q\u00eb nuk jan\u00eb konform ligjit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">KRIIK nxit KQZ-n\u00eb q\u00eb t\u00eb v\u00ebr\u00eb <strong>urgjentisht n\u00eb dijeni Subjektin Zgjedhor Partia Socialiste p\u00ebr t\u00eb ndalur shkeljen e konsumuar<\/strong>, duke i vendosur afate kohore konkrete dhe t\u00eb shkurtra.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb rast mosreagimi, <strong>KQZ-ja duhet t\u00eb sanksionoj\u00eb Subjektin Zgjedhor Partia Socialiste sipas parashikimeve t\u00eb nenit 172, pika 1 t\u00eb Kodit Zgjedhor<\/strong> sipas t\u00eb cilit <em>\u201cSubjektet zgjedhore kryejn\u00eb kund\u00ebrvajtje administrative n\u00eb rastet kur n\u00eb favor t\u00eb tyre kryhen shkelje t\u00eb ndalimeve t\u00eb p\u00ebrcaktuara n\u00eb dispozitat e k\u00ebtij ligji dhe subjektet zgjedhore, pas marrjes dijeni, nuk marrin masa t\u00eb menj\u00ebhershme p\u00ebr nd\u00ebrprerjen e shkeljes. Kund\u00ebrvajtja administrative sipas k\u00ebsaj pike d\u00ebnohet me gjob\u00eb nga 100 000 deri n\u00eb 500 000 lek\u00eb.\u201d.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebrb\u00ebn tashm\u00eb <strong>nj\u00eb domosdoshm\u00ebri q\u00eb KQZ-ja t\u00eb v\u00ebr\u00eb para p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb ligjore Subjektin Zgjedhor Partia Socialiste dhe \u00e7do p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb saj q\u00eb shkel ligjin<\/strong>, duke i dh\u00ebn\u00eb fund sfid\u00ebs t\u00eb hapur q\u00eb ky subjekt zgjedhor, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, po i b\u00ebn ligjit dhe Institucionit t\u00eb KQZ-s\u00eb n\u00eb k\u00ebto zgjedhje.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Shkarko <a href=\"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-content\/uploads\/2023\/04\/KRIIK-1-4.pdf\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\" title=\"\">Denoncimin<\/a> ne pdf<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Shkarko <a href=\"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-content\/uploads\/2023\/04\/LIDHJA1.pdf\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\" title=\"\">Lidhjen 1<\/a><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Shkarko <a href=\"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-content\/uploads\/2023\/04\/LIDHJA2.pdf\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\" title=\"\">Lidhjen 2<\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>I Nderuar Z. Komisioner! T\u00eb nderuar Koleg\u00eb t\u00eb Administrat\u00ebs s\u00eb KQZ-s\u00eb! Procesi zgjedhor ka hyr\u00eb tashm\u00eb n\u00eb periudh\u00ebn e fushat\u00ebs zyrtare elektorale. Me ndryshimet ligjore t\u00eb vitit 2020, t\u00eb reflektuara n\u00eb Kodin Zgjedhor me ligjin nr. 101\/2020), u vendos\u00ebn nd\u00ebr t\u00eb tjera edhe kufizime lidhur me afishimin e materialeve propagandistike gjat\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore. Neni 79&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[161],"tags":[],"class_list":["post-2120","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-denoncime"],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2120","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2120"}],"version-history":[{"count":4,"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2120\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":2214,"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2120\/revisions\/2214"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2120"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2120"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2120"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}