{"id":1993,"date":"2023-03-31T18:12:47","date_gmt":"2023-03-31T16:12:47","guid":{"rendered":"https:\/\/kriik.al\/home\/?p=1993"},"modified":"2023-09-01T14:58:10","modified_gmt":"2023-09-01T12:58:10","slug":"leter-e-hapur-kuvendi-i-shqiperise-te-mbeshtese-institucionin-e-kqz-se-ne-zbatimin-e-ligjit-per-te-parandaluar-shperdorimin-e-burimeve-shteterore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/kriik.al\/home\/2023\/03\/31\/leter-e-hapur-kuvendi-i-shqiperise-te-mbeshtese-institucionin-e-kqz-se-ne-zbatimin-e-ligjit-per-te-parandaluar-shperdorimin-e-burimeve-shteterore\/","title":{"rendered":"LET\u00cbR\u00a0E\u00a0HAPUR &#8211; Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb Institucionin e KQZ-s\u00eb n\u00eb zbatimin e ligjit p\u00ebr t\u00eb parandaluar shp\u00ebrdorimin e burimeve shtet\u00ebrore"},"content":{"rendered":"\n<hr class=\"wp-block-separator\"\/>\n\n\n\n<p class=\"has-text-align-center\"><strong>Shkarko <a href=\"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-content\/uploads\/2023\/03\/KRIIK-Leter-e-Hapur-KuvendiTeMbeshteseKQZneZbatiminELigjitPerTeParandaluarShperdoriminEBurimeveShteterore-20230331.pdf\" target=\"_blank\" rel=\"noreferrer noopener\">Letr\u00ebn e hapur n\u00eb pdf.<\/a><\/strong><\/p>\n\n\n\n<hr class=\"wp-block-separator\"\/>\n\n\n\n<p><strong><u>Drejtuar<\/u><\/strong><strong>: &nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; K<\/strong><strong>ryetar\u00ebs s\u00eb Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>SH.S. Znj. Lindita NIKOLLA<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong><em><u>P\u00ebr Dijeni<\/u><\/em>: &nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; <\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs<\/strong>, <strong>SH.T.Z. Bajram BEGAJ<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Kryeministrit, SH.T.Z. Edi RAMA<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Kryetar\u00ebve t\u00eb Grupeve Parlamentare<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Partive Politike<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Ambasad\u00ebs s\u00eb SHBA<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Delegacionit t\u00eb BE<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Zyr\u00ebs s\u00eb OSBE<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Trupit Diplomatik t\u00eb akredituar<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>&nbsp; E nderuar Kryetare e Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, SH.S. Znj Nikolla!<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Koalicioni p\u00ebr Reforma Integrim dhe Institucione t\u00eb Konsoliduara (KRIIK) ka si mision mbrojtjen dhe garantimin e lirive e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, si dhe t\u00eb dimensionit t\u00eb plot\u00eb t\u00eb siguris\u00eb njer\u00ebzore n\u00ebp\u00ebrmjet forcimit t\u00eb shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs, qeverisjes demokratike, nxitjes s\u00eb aktivizmit e t\u00eb angazhimit qytetar si dhe nxitjes p\u00ebr p\u00ebrgjegjshm\u00ebri, transparenc\u00eb e llogaridh\u00ebnie t\u00eb plot\u00eb t\u00eb institucioneve publike dhe politike.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp; KRIIK n\u00eb bashk\u00ebpunim me <em>apo<\/em> n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Koalicionit t\u00eb V\u00ebzhguesve Vendor\u00eb (KVV), si nj\u00eb nd\u00ebr organizatat themeluese dhe drejtuese t\u00eb KVV, ka ndjekur n\u00eb vazhdim\u00ebsi, ve\u00e7an\u00ebrisht pas Reform\u00ebs Zgjedhore t\u00eb korrikut 2012, zhvillimin e t\u00eb gjitha proceseve dhe veprimtarive politike dhe institucionale, t\u00eb cilat afektojn\u00eb drejt\u00ebp\u00ebrs\u00ebdrejt\u00eb apo indirekt integritetin e proceseve zgjedhore.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Prej Dekretimit t\u00eb dat\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve, nga Presidenti i Republik\u00ebs, KRIIK po ndjek me v\u00ebmendje situat\u00ebn n\u00eb vend si dhe zhvillimet politike e institucionale, si dhe po monitoron p\u00ebrgatitjet e procesit zgjedhor t\u00eb dat\u00ebs 14 Maj 2023, duke u akredituar edhe zyrtarisht pran\u00eb Komisionit Qendror t\u00eb Zgjedhjeve me vendimin nr. 38 dat\u00eb 08.02.2023, t\u00eb k\u00ebtij t\u00eb fundit.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb filozofin\u00eb dhe strategjin\u00eb e KRIIK, sikurse \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb publike gjer\u00ebsisht, mbetet thelb\u00ebsor <strong>sigurimi i integritetit dhe i forcimit t\u00eb Institucionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Komisionit Qendror t\u00eb Zgjedhjeve (KQZ), <\/strong>n\u00eb pik\u00ebpamje t\u00eb zbatimit pa ekuivok t\u00eb ligjit, t\u00eb ruajtjes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb dhe paan\u00ebsis\u00eb, si dhe t\u00eb nj\u00eb qasje proaktive dhe performance t\u00eb arrir\u00eb, n\u00eb raport me sigurimin e integritetit t\u00eb zgjedhjeve n\u00eb vend, e posa\u00e7\u00ebrisht t\u00eb procesit zgjedhor n\u00eb vetvete.<\/p>\n\n\n\n<p>Sigurimi dhe manifestimi i integritetit dhe pavar\u00ebsis\u00eb prej Institucionit t\u00eb KQZ-s\u00eb, \u00ebsht\u00eb i lidhur ngusht\u00ebsisht me aplikimin e standardeve dhe mbrojtjen e parimeve kushtetuese, sikurse duhet t\u00eb manifestohet prej \u00e7do institucioni tjet\u00ebr shtet\u00ebror, n\u00eb nd\u00ebrtimin e nj\u00eb procesi zgjedhor me standarde europiane, si dhe t\u00eb nj\u00eb klime institucionale dhe politike normale, p\u00ebr aq sa mund t\u00eb ket\u00eb impakt e influenc\u00eb KQZ-ja, duke ofruar nj\u00eb klim\u00eb zgjedhore t\u00eb qet\u00eb, ku <strong>\u00e7do operator dhe aktor i ngarkuar me detyra mbetet i angazhuar maksimalisht p\u00ebr p\u00ebrmbushjen e detyrimeve ligjore n\u00eb koh\u00eb<\/strong>, pa c\u00ebnuar afatet e ngushta p\u00ebrgatitore t\u00eb procesit dhe pa ceduar n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e tij.<\/p>\n\n\n\n<p>Kjo klim\u00eb zgjedhore e qet\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00ebse e nevojshme <strong>p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb qytetar\u00ebt t\u00eb ndihen t\u00eb sigurt p\u00ebr shprehjen e lir\u00eb dhe t\u00eb pac\u00ebnuar t\u00eb vullnetit t\u00eb tyre<\/strong>, duke iu dh\u00ebn\u00eb t\u00eb kuptojn\u00eb se procesi zgjedhor \u00ebsht\u00eb i tyre, si nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb zgjedhur m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn e ofertave elektorale t\u00eb paraqitura nga subjektet zgjedhore, p\u00ebr mir\u00ebadministrimin e qeverisjes vendore.<\/p>\n\n\n\n<p>\u00cbsht\u00eb detyr\u00eb e shtetit, i cili n\u00ebp\u00ebrmjet ligjit dhe institucioneve, t\u00eb Institucionit t\u00eb KQZ-s\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht, <strong>t\u00eb kujdeset p\u00ebr pac\u00ebnueshm\u00ebrin\u00eb dhe mos-ndikimin apo mos-orientimin n\u00eb asnj\u00eb rast t\u00eb votuesit shqiptar<\/strong>, duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb funksion mekanizma parandalues dhe sanksionues ndaj t\u00ebr\u00eb formave t\u00eb pushtetit, qoft\u00eb ai politik, shtet\u00ebror, ekonomik apo edhe kriminal.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb mision madhor<strong>, KQZ-ja \u00ebsht\u00eb i vetmi institucioni i ngarkuar nga ligji<\/strong>, i cili <strong>duhet t\u00eb p\u00ebrballet dhe detyroj\u00eb me forc\u00ebn e ligjit partit\u00eb politike<\/strong> p\u00ebr zbatimin e ligjit dhe rregullave t\u00eb gar\u00ebs elektorale.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebn e derisotme n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrballje, ajo q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb hapa pas dhe ka vuajtur pasojat ka qen\u00eb vet\u00ebm institucioni, duke sh\u00ebnjuar precedent\u00eb negativ\u00eb n\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebn demokratike t\u00eb krijuar, por edhe t\u00eb sjelljes s\u00eb pa-duhur t\u00eb nj\u00eb institucioni t\u00eb pavarur.<\/p>\n\n\n\n<p>Partit\u00eb politike, kjo pasuri formacionesh politike, t\u00eb mbrojtura me kushtetut\u00eb, t\u00eb cilat&nbsp; b\u00ebjn\u00eb t\u00eb mundur ruajtjen e pluralizmit q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb themel t\u00eb rendit ton\u00eb juridiko-kushtetues,&nbsp; jan\u00eb t\u00eb lira totalisht p\u00ebr tu organizuar, shprehur lirsh\u00ebm dhe form\u00ebsuar opinione dhe alternativa politike p\u00ebr qeverisjen e vendit.<\/p>\n\n\n\n<p>Por, ato <strong>nuk jan\u00eb dhe nuk duhet n\u00eb asnj\u00eb rast t\u00eb konsiderohen mbi ligjin<\/strong>.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00ebse nj\u00eb formacion politik k\u00ebrkon t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr dhe t\u00eb zhvilloj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi publike apo edhe t\u00eb qeveris\u00eb shtetin, <strong>duhet t\u00eb filloj\u00eb t\u00eb tregoj\u00eb p\u00ebrgjeshm\u00ebri dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi n\u00eb respektimin kat\u00ebrcip\u00ebrisht t\u00eb kuadrit rregullator ligjor<\/strong>, si dhe kritereve dhe detyrimeve t\u00eb parashikuara p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb barabart\u00eb n\u00eb gar\u00ebn elektorale.<\/p>\n\n\n\n<p>Kjo k\u00ebrkes\u00eb b\u00ebhet akoma m\u00eb e dosmosdoshme, madje kthehet n\u00eb sfid\u00eb kur flitet p\u00ebr parti politike me p\u00ebrvoj\u00eb n\u00eb administrimin e pushtetit dhe t\u00eb shtetit, e ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb atyre q\u00eb jan\u00eb tashm\u00eb n\u00eb pushtet.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Zbatimi i ligjit dhe i rregullave p\u00ebr t\u00eb siguruar barazin\u00eb n\u00eb gar\u00ebn elektorale, <strong>pa p\u00ebrfituar n\u00eb asnj\u00eb rast nga avantazhi q\u00eb mund t\u00eb vij\u00eb prej kostumit zyrtar apo postit shtet\u00ebror<a href=\"#_edn1\" id=\"_ednref1\">[i]<\/a>, <\/strong>\u00ebsht\u00eb standardi m\u00eb minimal q\u00eb duhet respektuar e detyrim ligjor q\u00eb duhet zbatuar pa m\u00ebdyshje dhe n\u00eb \u00e7do rast.&nbsp;&nbsp; Kjo, pavar\u00ebsisht se jan\u00eb po k\u00ebto parti politike t\u00eb cilat propozojn\u00eb individ\u00eb q\u00eb vijn\u00eb nga gjiri i tyre apo si p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb vullnetit politik t\u00eb tyre, t\u00eb cil\u00ebt administrojn\u00eb apo drejtojn\u00eb politikisht institucionet e shtetit shqiptar.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Vija ndar\u00ebse midis shtetit dhe partis\u00eb \u00ebsht\u00eb dhe duhet t\u00eb mbetet e qart\u00eb.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>\u00c7do qasje e kund\u00ebrt me k\u00ebt\u00eb, nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb n\u00eb asnj\u00eb rast me nj\u00eb shtet ligjor e demokratik, e aq m\u00eb pak me nj\u00eb shtet t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs ku sigurohen parimet i mir\u00ebqeverisjes.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb betej\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht pas Reform\u00ebs Zgjedhore t\u00eb korrikut 2012, KRIIK ka mb\u00ebshtetur fort dhe n\u00eb vijim\u00ebsi institucionin e KQZ-s\u00eb duke e nxitur p\u00ebr zbatimin e duhur dhe t\u00eb plot\u00eb t\u00eb ligjit, madje edhe duke e kritikuar jo pak her\u00eb at\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Nisja e nj\u00eb procesi serioz shtetformimi e m\u00eb pas konsolidimi i tij, nuk mund t\u00eb b\u00ebhet pa <strong>u zhb\u00ebr\u00eb m\u00eb par\u00eb vatra e pand\u00ebshkueshm\u00ebris\u00eb dhe pazbatueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb ligjit<\/strong> q\u00eb rrjedh drejtp\u00ebrdrejt prej <strong>partive politike, p\u00ebrfaq\u00ebsuesve dhe militant\u00ebve t\u00eb tyre<\/strong>, apo mb\u00ebshtetjes q\u00eb ato iu japin individ\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb me pushtet.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Mungesa e nj\u00eb vullneti dhe qasje t\u00eb qart\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim<\/strong>, si dhe e nj\u00eb rezultati konkret n\u00eb k\u00ebt\u00eb betej\u00eb, nuk mund t\u00eb krijoj\u00eb asesi <strong>nj\u00eb klim\u00eb t\u00eb favorshme besimi tek ligji<\/strong>, institucionet e shtetit e madje as edhe tek vet\u00eb sistemi demokratik, <strong>duke ndikuar negativisht edhe n\u00eb sfidat e tjera p\u00ebr vendin, sikurse \u00ebsht\u00eb edhe suksesi i reform\u00ebs madhore n\u00eb drejt\u00ebsi<\/strong>.<\/p>\n\n\n\n<p>Sfidat e k\u00ebsaj beteje dhe mungesa e rezultateve konkrete n\u00eb t\u00eb, lidhen ngusht\u00ebsisht e thelb\u00ebsisht me t\u00ebr\u00eb <strong>kushtet e detyrimet, q\u00eb Shqip\u00ebria duhet t\u00eb p\u00ebrmbush\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrqafuar realisht parimet dhe vlerat euro-atlantike dhe hyr\u00eb n\u00eb familjen e europiane<\/strong>.<\/p>\n\n\n\n<p>Megjith\u00ebse procesi zgjedhor prej nga u mandatuan deput\u00ebt\u00ebt e Legjilatur\u00ebs s\u00eb X t\u00eb Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, u mbajt n\u00eb kushtet e pandemis\u00eb, KRIIK s\u00eb bashku me nj\u00eb rrjet t\u00eb konsoliduar partner\u00ebsh prej 33 organizatash e v\u00ebzhgoi at\u00eb n\u00eb t\u00eb t\u00ebra fazat e tij, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb thelluar, duke angazhuar rreth 1000 v\u00ebzhgues n\u00eb terren.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrsa <strong>mekanizmi i parashikuar p\u00ebr parandalimin e p\u00ebrdorimit t\u00eb burimeve shtet\u00ebrore<\/strong>, i plot\u00ebsuar me risi nga amendimet ligjore t\u00eb 2020-\u00ebs, <strong>d\u00ebshtoi q\u00eb n\u00eb nisje<\/strong> t\u00eb periudh\u00ebs kat\u00ebr mujore p\u00ebrpara zgjedhjeve, nj\u00eb v\u00ebmendje e posa\u00e7me iu kushtua shqyrtimit dhe vendimmarrjes s\u00eb KQZ-s\u00eb s\u00eb sapokonstituuar lidhur me financimin e fushat\u00ebs zgjedhore.<\/p>\n\n\n\n<p>KRIIK nxiti n\u00eb vijim\u00ebsi nj\u00eb qasje proaktive t\u00eb KQZ-s\u00eb lidhur me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, t\u00eb paadresuar asnj\u00ebher\u00eb m\u00eb par\u00eb, duke ofruar edhe gjetje t\u00eb dala nga provat n\u00eb terren apo nga shqyrtimi i holl\u00ebsish\u00ebm i raporteve t\u00eb vet\u00ebdeklarimit t\u00eb partive politike, vendimmarrje e cila u mbyll me vendimin e Komisionit t\u00eb Ankimimeve dhe Sanksionave t\u00eb 25 janarit 2023.<\/p>\n\n\n\n<p>Pas evidentimit prej ODIHR, sikurse edhe prej KRIIK, <strong>t\u00eb problemit madhor t\u00eb shp\u00ebrdorimit t\u00eb burimeve shtet\u00ebrore<\/strong>, n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces zgjedhor, KRIIK po i kushton v\u00ebmendje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb pik\u00ebrisht funksionimit t\u00eb k\u00ebtij mekanizmi, duke e par\u00eb at\u00eb jo thjesht si nj\u00eb mekaniz\u00ebm t\u00eb shp\u00ebrdorimit t\u00eb burimeve shtet\u00ebrore, n\u00eb kuptimin material t\u00eb tyre, por ve\u00e7an\u00ebrisht <strong>si nj\u00eb form\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt t\u00eb orientimit, intimidimit apo edhe shantazhit politik q\u00eb iu b\u00ebhet qytetar\u00ebve p\u00ebrpara zgjedhjeve<\/strong>.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, KRIIK <strong>vler\u00ebson performanc\u00ebn dhe pun\u00ebn e deritanishme t\u00eb b\u00ebr\u00eb nga KQZ-ja dhe administrata e saj<\/strong> duke b\u00ebr\u00eb t\u00eb funksionoj\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb mekanizmi i raportimit prej m\u00eb shum\u00eb se 700 institucioneve, si dhe b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur kontrollin <strong>apo&nbsp; ndalimin paraprakisht t\u00eb disa aktiviteteve<\/strong> q\u00eb jan\u00eb gjykuar se mund t\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb shp\u00ebrdorim t\u00eb burimeve shtet\u00ebrore p\u00ebr arsye politike\/elektorale.<\/p>\n\n\n\n<p>KRIIK ka nd\u00ebrvepruar ngusht\u00ebsisht me KQZ, duke nxitur reagimin dhe forcimin e praktik\u00ebs s\u00eb saj, n\u00eb drejtim t\u00eb qasjes se duhet t\u00eb jet\u00eb institucioni i KQZ-s\u00eb, i cili pasi t\u00eb marr\u00eb indicie, qoft\u00eb edhe nga nj\u00eb qytetar i thjesht\u00eb anonim, t\u00eb shqyrtoj\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht indicien dhe pretendimin, e proceduar m\u00eb pas sipas parashikimeve ligjore.<\/p>\n\n\n\n<p>Zbatimi i ligjit, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, suksesi ose jo i k\u00ebtij mekanizmi, nuk mund t\u00eb varet nga angazhimi ose jo i subjekteve juridike, parti apo shoqata, t\u00eb cilat kan\u00eb kapacitetet e nevojshme p\u00ebr t\u2019i adresuar shqet\u00ebsimet n\u00eb form\u00ebn e denoncimeve dhe marr\u00eb vet\u00eb barr\u00ebn e prov\u00ebs, sikurse u praktikua n\u00eb dy proceset e m\u00ebparshme.<\/p>\n\n\n\n<p>Fryma dhe g\u00ebrma e Ligjit, parashikon dhe k\u00ebrkon t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, q\u00eb <strong>k\u00ebt\u00eb barr\u00eb p\u00ebrball\u00eb \u00e7do shqet\u00ebsimi dhe indicie t\u00eb servirur nga qytetar\u00ebt, ta mar\u00eb dhe ta provoj\u00eb Institucioni i KQZ-s\u00eb<\/strong>.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, n\u00eb konsolidim t\u00eb k\u00ebsaj qasjeje dhe praktike, KRIIK ka d\u00ebrguar rreth 200 denoncime, n\u00eb form\u00ebn e indicieve, por duke ofruar p\u00ebr secil\u00ebn prej tyre, prova dhe argumentimin p\u00ebrkat\u00ebs, sipas gjykimit t\u00eb KRIIK, mbi shkeljet q\u00eb jan\u00eb konstatuar gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe si:&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&#8211; mos raportimin e 150 aktivitete t\u00eb kryera;&nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&#8211; 11 aktivitete me p\u00ebrmbajtje politike\/elektorale e prani t\u00eb personave politik\u00eb;<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; 2 aktivitete t\u00eb ndaluara t\u00eb cilat jan\u00eb zhvilluar;<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; raportimin e 483 aktiviteteve (nga 2699 t\u00eb raportuara n\u00eb total) t\u00eb raportuara p\u00ebr t\u2019u zhvilluar n\u00eb shkelje t\u00eb afatit ligjor prej 5 dit\u00ebsh;<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; raste t\u00eb pes\u00eb bashkive dhe 20 kryetar\u00ebve t\u00eb bashkive t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb postuar n\u00eb faqet e tyre zyrtare n\u00eb rrjetet sociale postime t\u00eb aktivitetit t\u00eb Partis\u00eb Socialiste; etj.<\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>&nbsp;&nbsp;&nbsp; E nderuar zonja Kryetare e Kuvendit!<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb angazhim t\u00eb tij, dhe n\u00eb vijim t\u00eb gjith\u00eb sa u parashtrua m\u00eb sip\u00ebr, KRIIK konsideron t\u00eb nevojshme t\u00eb ndaj\u00eb me Ju, <em>s\u00eb pari,<\/em>&nbsp; nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje me r\u00ebnd\u00ebsi e cila po <strong>konsiderohet si nj\u00eb sprov\u00eb ndaj institucionit t\u00eb KQZ-s\u00eb, lidhur me prezenc\u00ebn dhe pjes\u00ebmarrjen aktive t\u00eb Deputet\u00ebve<\/strong> n\u00eb aktivitetet institucionale t\u00eb organizuara nga institucione t\u00eb tjera shtet\u00ebrore, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb Bashkit\u00eb e vendit.<\/p>\n\n\n\n<p>Lidhur me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, KRIIK ka shprehur Q\u00ebndrimin e tij zyrtarisht n\u00eb KQZ, por edhe publikisht<a href=\"#_edn2\" id=\"_ednref2\">[ii]<\/a>, duke e <strong>konsideruar t\u00eb paligjshme prezenc\u00ebn e p\u00ebrfaq\u00ebsuesve politik\u00eb, qofshin k\u00ebta edhe Deputet\u00eb, n\u00eb veprimtarit\u00eb e p\u00ebrditshme t\u00eb Administrat\u00ebs s\u00eb Bashkis\u00eb dhe Kryetarit t\u00eb saj<\/strong>, q\u00eb k\u00ebta t\u00eb fundit zhvillojn\u00eb konform p\u00ebrgjegj\u00ebsive dhe detyrave t\u00eb tyre funksionale rutin\u00eb<a href=\"#_edn3\" id=\"_ednref3\">[iii]<\/a>, t\u00eb cilat, sipas gjykimit t\u00eb KRIIK dhe bazuar n\u00eb parashikimet ligjore<a href=\"#_edn4\" id=\"_ednref4\">[iv]<\/a> t\u00eb Ligjit, nuk p\u00ebrputhen n\u00eb asnj\u00eb pik\u00eb me p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb dhe funksionet e Deputetit t\u00eb Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb<a href=\"#_edn5\" id=\"_ednref5\">[v]<\/a>.<\/p>\n\n\n\n<p>Shteti \u00ebsht\u00eb i ndar\u00eb qartazi nga politika partiake, ndaj n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt t\u00ebr\u00eb funksionar\u00ebt publik\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb Deputet\u00ebt e Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb kujdesh\u00ebm e zbatojn\u00eb Kushtetut\u00ebn dhe ligjin.<\/p>\n\n\n\n<p><em>S\u00eb dyti<\/em>, Ju b\u00ebhet me dije dhe sillet n\u00eb v\u00ebmendjen tuaj <strong>nj\u00eb rast flagrant i shkeljes s\u00eb Kodit t\u00eb Sjelljes prej nj\u00eb prej Deputet\u00ebve t\u00eb Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb<\/strong>, konkretisht t\u00eb z. Etjen Xhafaj, i cili me pjes\u00ebmarrjen e tij n\u00eb nj\u00eb aktivitet t\u00eb ndaluar, ka sfiduar dhe shkelur vendimin e ndalimin q\u00eb i vuri Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nj\u00eb aktiviteti n\u00eb Bashkin\u00eb e Kavaj\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Gjat\u00eb monitorimit t\u00eb procesit t\u00eb raportimit u konstatua se n\u00eb veprimtarin\u00eb \u201cTakim me ekselentet e Qytetit dhe Njesive Administrative\u201d q\u00eb do t\u00eb zhvillohej m\u00eb dat\u00ebn 22.03.2023 n\u00eb Bashkin\u00eb Kavaj\u00eb, do t\u00eb merrnin pjes\u00eb, p\u00ebrpos Kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb dhe Deputetit z. Etjen Xhafaj, edhe t\u00eb dy bashk\u00ebkryetar\u00ebt e Partis\u00eb Socialiste Dega Kavaj\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp; KRIIK e denoncoi menj\u00ebher\u00eb k\u00ebt\u00eb aktivitet pran\u00eb KQZ-s\u00eb, duke i k\u00ebrkuar q\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nenit 92 pika 4 t\u00eb Kodit Zgjedhor, <strong>aktivitet<\/strong><strong>i t\u00eb ndalohej.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Aktiviteti u <\/strong><strong>ndalua nga KQZ-ja<\/strong><strong> m\u00eb dat\u00eb 18 mars<\/strong><strong>,<\/strong> fakt q\u00eb u pasqyrua edhe n\u00eb <a href=\"https:\/\/aktivitete.kqz.gov.al\/category\/aktivitete-te-ndaluara\/\">nd\u00ebrfaqen e KQZ-s\u00eb<\/a>, seksioni i aktiviteteve t\u00eb ndaluara<a href=\"#_edn6\" id=\"_ednref6\">[vi]<\/a>.<\/p>\n\n\n\n<p>Nga monitorimi i m\u00ebpassh\u00ebm q\u00eb iu b\u00eb zbatimit t\u00eb k\u00ebtij ndalimi, <strong>rezultoi se ky aktivitet ishte zhvilluar nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb <\/strong><strong>p\u00ebr<\/strong><strong>par<\/strong><strong>a<\/strong><strong>, pra n\u00eb dat\u00ebn 21 mars 2023<\/strong>, dhe n\u00eb t\u00eb kishte marr\u00eb pjes\u00eb, p\u00ebrpos Kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb Kavaj\u00eb dhe bashk\u00ebkryetar\u00ebve t\u00eb Partis\u00eb Socialiste Dega Kavaj\u00eb, edhe Deputeti z. Etjen Xhafaj.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>KRIIK <\/strong><strong>e <\/strong><strong>denonco<\/strong><strong>i<\/strong><a href=\"#_edn7\" id=\"_ednref7\"><strong>[vii]<\/strong><\/a><strong> s\u00ebrish k\u00ebt\u00eb fakt duke e konsideruar at\u00eb nj\u00eb <\/strong><strong>sfid\u00eb t\u00eb zbatimit t\u00eb ligjit dhe <\/strong><strong>t\u00eb vet\u00eb <\/strong><strong>Institucionit t\u00eb KQZ-s\u00eb<\/strong> prej aktor\u00ebve t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb aktivitet.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb denoncimin e b\u00ebr\u00eb iu k\u00ebrkua KQZ-s\u00eb q\u00eb <strong>t\u00eb sanksionoj\u00eb <\/strong><strong>sipas parashikimeve ligjore, <\/strong>p\u00ebrpos titullar\u00ebve vendor\u00eb,<strong> edhe subjektin zgjedhor Partia Socialiste e Shqip\u00ebri<\/strong>s\u00eb, e cila \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfituesja kryesore nga ky aktivitet i ndaluar (neni 172 pika 1), nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nj\u00eb zyrtar i lart\u00eb i saj, Sekretari Digjital z. Etjen Xhafaj, nj\u00ebkoh\u00ebsisht Deputet, \u00ebsht\u00eb edhe bashk\u00ebautor n\u00eb k\u00ebt\u00eb shkelje t\u00eb konsumuar.<\/p>\n\n\n\n<p>Gjithashtu, p\u00ebrpos sanksionimit, KRIIK i sugjeroi <strong>KQZ-<\/strong><strong>s\u00eb q\u00eb<\/strong><strong> t\u2019i d\u00ebrgo<\/strong><strong>nte <\/strong><strong>nj\u00eb informacion t\u00eb detajuar mbi k\u00ebt\u00eb ngjarje Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebr thyerjen e Kodit t\u00eb Sjelljes nga Deputeti z. E<\/strong><strong>t<\/strong><strong>jen Xhafaj<\/strong>.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Lidhur me gjith\u00eb sa m\u00eb sip\u00ebr, KRIIK Ju k\u00ebrkon publikisht, e nderuar zonja Kryetare e Kuvendit q\u00eb t\u00eb nxisni<\/strong> nisjen e nj\u00eb procesi verifikimi dhe marrjen e informacionit t\u00eb plot\u00eb pran\u00eb Komisionit Qendror t\u00eb Zgjedhjeve p\u00ebr rastin, duke e konsideruar dhe trajtuar sa m\u00eb par\u00eb shkeljen e konsumuar prej Deputetit Xhafaj sipas procedurave disiplinore p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb parashikuara nga Rregullorja e Kuvendit.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Mosreagimi ndaj k\u00ebsaj shkelje, nuk \u00ebsht\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se nj\u00eb ftes\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb Deputet\u00ebt e Kuvendit p\u00ebr t\u00eb vijuar k\u00ebt\u00eb praktik\u00eb<\/strong>, duke mos respektuar dhe shkelur vendimet e KQZ-s\u00eb, <strong>duke sfiduar k\u00ebshtu ligjin, Institucionin si dhe t\u00ebr\u00eb mekanizmin parandalues t\u00eb shp\u00ebrdorimit t\u00eb burimeve shtet\u00ebrore t\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00eb Kodin Zgjedhor<\/strong>.<\/p>\n\n\n\n<p>Gjithashtu, KRIIK <strong>Ju nxit t\u00eb nd\u00ebrmerrni hapat e nevojsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb orientuar e k\u00ebshilluar t\u00eb gjith\u00eb deputet\u00ebt p\u00ebr zbatimin me korrekt\u00ebsi t\u00eb ligjit<\/strong>, duke mos abuzuar n\u00eb asnj\u00eb rast me postin dhe funksionin publik q\u00eb mbajn\u00eb, <strong>duke respektuar kat\u00ebrcip\u00ebrisht kuadrin ligjor dhe Kodin e Sjelljes s\u00eb Deputetit, ve\u00e7an\u00ebrisht gjat\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore<\/strong>.<\/p>\n\n\n\n<hr class=\"wp-block-separator\"\/>\n\n\n\n<p><a href=\"#_ednref1\" id=\"_edn1\">[i]<\/a> &nbsp;&#8211; Dokumenti i Kopenhag\u00ebs<\/p>\n\n\n\n<p>Neni 5.4 &#8211; \u201cndarje e qart\u00eb nd\u00ebrmjet Shtetit dhe partive politike; n\u00eb ve\u00e7anti, partit\u00eb politike nuk do t\u00eb shkrihen me shtetin.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Neni 7.6 &#8211; Shtetet do t&#8217;u ofrojn\u00eb \u201c\u2026partive dhe organizatave politike garancit\u00eb e nevojshme ligjore p\u00ebr t&#8217;u mund\u00ebsuar atyre t\u00eb konkurrojn\u00eb me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn mbi baz\u00ebn e trajtimit t\u00eb barabart\u00eb p\u00ebrpara ligjit dhe autoriteteve\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&#8211; Komisioni i Venecias, Kodi i Praktikave t\u00eb Mira n\u00eb Fush\u00ebn e Partive Politike<\/p>\n\n\n\n<p>Paragrafi I.2.3.aa &#8211; \u201cDuhet t\u00eb garantohet barazia e mund\u00ebsive p\u00ebr partit\u00eb dhe kandidat\u00ebt. Kjo n\u00ebnkupton nj\u00eb q\u00ebndrim neutral t\u00eb autoriteteve shtet\u00ebrore, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb lidhje me:<\/p>\n\n\n\n<p>i. fushat\u00ebn zgjedhore<\/p>\n\n\n\n<p>ii. mbulimin nga mediat, veccan\u00ebrisht at\u00eb publike<\/p>\n\n\n\n<p>iii. financimin publik t\u00eb partive dhe fushataveinancimin publik t\u00eb partive dhe fushat\u00ebs\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Carter Center, Deklarata e K\u00ebshillit t\u00eb President\u00ebve dhe Kryeministrave t\u00eb Amerikave<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cPartit\u00eb dhe kandidat\u00ebt duhet t\u00eb ken\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb drejta&nbsp; dhe barabarta p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb fushat\u00eb; qasja n\u00eb media dhe burimet adekuate jan\u00eb vendimtare. P\u00ebrpar\u00ebsit\u00eb e padrejta q\u00eb burojn\u00eb nga detyra duhet t\u00eb adresohen dhe p\u00ebrdorimi i burimeve shtet\u00ebrore q\u00eb nuk vihen n\u00eb dispozicion t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb kandidat\u00ebve n\u00eb fushat\u00eb elektorale duhet t\u00eb ndalohet.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Konventa p\u00ebr Standardet e Zgjedhjeve Demokratike, t\u00eb Drejtave dhe Lirive Zgjedhore n\u00eb Komonuelthin e Shteteve t\u00eb Pavarura<\/p>\n\n\n\n<p>Neni 3(6) &#8211; \u201cKandidat\u00ebt nuk kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb nga pozicioni i tyre zyrtar ose avantazhet e detyr\u00ebs me q\u00ebllimin p\u00ebr t&#8217;u zgjedhur\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"#_ednref2\" id=\"_edn2\">[ii]<\/a> T\u00eb t\u00ebr\u00eb dokumentet e d\u00ebrguara zyrtarisht n\u00eb KQZ gjenden t\u00eb publikuara n\u00eb <a href=\"https:\/\/kriik.al\/home\/category\/zgjedhje23\/raporte-zgjedhje23\/\">faqen e internetit t\u00eb KRIIK<\/a>.<\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"#_ednref3\" id=\"_edn3\">[iii]<\/a> N\u00eb seanc\u00ebn e mbledhjes s\u00eb KAS t\u00eb dat\u00ebs 29 mars 2023, KRIIK i sugjeroi publikisht KAS-it q\u00eb, si pjes\u00eb e organeve drejtuese t\u00eb KQZ-s\u00eb t\u00eb nd\u00ebrveproj\u00eb me Komisionerin dhe administrat\u00ebn, si dhe t\u00eb shtrij\u00eb interpretimin e tij mbi ndalimin ose jo t\u00eb pranis\u00eb s\u00eb deputet\u00ebve, personave politik\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht funksionar\u00eb publik\u00eb, n\u00eb aktivitetet institucionale t\u00eb institucioneve t\u00eb ndryshme, ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb Bashkive, sidomos tani kur deri n\u00eb dit\u00ebn e zgjedhjeve ka mbetur pak m\u00eb shum\u00eb se 1 muaj, e cila p\u00ebrb\u00ebn edhe periudh\u00ebn m\u00eb t\u00eb zjarrt\u00eb, pasi \u00ebsht\u00eb periudha zyrtare e zhvillimit t\u00eb fushat\u00ebs elektorale.<\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"#_ednref4\" id=\"_edn4\">[iv]<\/a> &#8211; Kushtetuta e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb (e ndryshuar).<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Ligji nr.8550, dat\u00eb 18.11.1999 \u201cStatusi i deputetit\u201d (i ndryshuar).<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Rregullorja e Kuvendit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb (e ndryshuar).<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Vendimi Nr. 61\/2018 \u201cP\u00ebr miratimin e kodit t\u00eb sjelljes s\u00eb deputetit t\u00eb Kuvendit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"#_ednref5\" id=\"_edn5\">[v]<\/a> Theksohet se p\u00ebr shkeljen q\u00eb diskutohet, nuk ndodhemi n\u00eb asnj\u00eb rast n\u00eb kushtet kur i ndalohet Deputetit t\u00eb kontaktoj\u00eb me zgjedh\u00ebsit.&nbsp; Ligji parashikon qart\u00eb se kur Deputeti mund t\u00eb kontaktoj\u00eb me zgjedh\u00ebsit si pjes\u00eb e veprimtaris\u00eb s\u00eb tij parlamentare,&nbsp; format me t\u00eb cilat mund t\u00eb kontaktoj\u00eb me ta dhe se cilat jan\u00eb detyrat e tij n\u00eb raport me ta. &nbsp;Pra, ai mund t\u00eb kontaktoj\u00eb me ta drejtp\u00ebrdrejt apo n\u00ebp\u00ebrmjet partis\u00eb politike q\u00eb ai p\u00ebrfaq\u00ebson,&nbsp; por n\u00eb asnj\u00eb rast nuk mundet qw ai t\u00eb shfryt\u00ebzoj\u00eb aktivitetin institucional t\u00eb institucioneve, e aq m\u00eb pak t\u00eb atyre t\u00eb qeverisjes vendore, p\u00ebr t\u00eb cilat parashikohet qart\u00ebsisht m\u00ebnyra e komunikimit institucional dhe e nd\u00ebrveprimit me ta.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Kushtetuta e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb (e ndryshuar) p\u00ebrcakton se Deputet\u00ebt p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb popullin dhe nuk lidhen me asnj\u00eb mandat detyrues <em>(neni 70)<\/em>. Ky parashtrim, n\u00eb gjykimin e KRIIK, lidhet me ushtrimin e sovranitetit popullor q\u00eb ata p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb <em>(neni 2)<\/em> n\u00eb q\u00ebndrimet q\u00eb ata mbajn\u00eb n\u00eb p\u00ebrmbushje t\u00eb funksionit publik, duke adresuar nd\u00ebr t\u00eb tjera \u00e7\u00ebshtje konkrete apo edhe t\u00eb tjera me interes t\u00eb gjer\u00eb publik ose politik.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&#8211; Ligji nr.8550, dat\u00eb 18.11.1999 \u201cStatusi i deputetit\u201d (i ndryshuar), n\u00eb nenin 4 pika 3 t\u00eb tij p\u00ebrcakton qart\u00eb detyrat dhe lidhjen e deputetit me zgjedh\u00ebsit e zon\u00ebs zgjedhore t\u00eb cil\u00ebt e kan\u00eb zgjedhur dhe q\u00eb ai i p\u00ebrfaq\u00ebson duke p\u00ebrcaktuar se \u201cdeputeti ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb shpreh\u00eb lirisht mendimet e tij dhe t\u00eb zgjedh\u00ebsve q\u00eb ai p\u00ebrfaq\u00ebson, n\u00ebp\u00ebrmjet diskutimeve, propozimeve, debatit, interpelancave dhe pyetjeve, mocioneve, deklaratave dhe vot\u00ebs\u201d. &nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;Nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb nenin 5 t\u00eb k\u00ebtij ligji qart\u00ebsohet akoma m\u00eb shum\u00eb natyra e veprimtaris\u00eb dhe e nd\u00ebrveprimit t\u00eb tij me zgjedh\u00ebsit t\u00eb cil\u00ebt e kan\u00eb zgjedhuur duke p\u00ebrcaktuar se \u201cdeputeti takohet periodikisht me zgjedh\u00ebsit ose kur e k\u00ebrkojn\u00eb ata\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Po n\u00eb k\u00ebt\u00eb ligj, parashikohet edhe pjes\u00ebmarrja e Deputetit n\u00eb aktivitete t\u00eb ndryshme institucionale t\u00eb pushtetit vendor, por kur k\u00ebto t\u00eb fundit b\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb n\u00eb zon\u00ebn zgjedhore n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn deputeti banon ose \u00ebsht\u00eb zgjedhur, si dhe marr\u00ebdh\u00ebnia protokollare p\u00ebrkat\u00ebse (neni 24).<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebshtu n\u00eb nenin 24 pika 3 t\u00eb k\u00ebtij ligji p\u00ebrcaktohet se \u201cDeputeti p\u00ebrfshihet, pas ministrave, n\u00eb protokollin e bashkis\u00eb, t\u00eb rrethit (qarkut) dhe prefektur\u00ebs, ku banon ose ku \u00ebsht\u00eb zgjedhur\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb pik\u00ebn 4 t\u00eb k\u00ebtij neni, p\u00ebrcaktohet edhe sfera e veprimtarive dhe m\u00ebnyra se si Deputeti ftohet n\u00eb k\u00ebto veprimtari, duke sakt\u00ebsuar se \u201cDeputeti ftohet t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb delegacionet zyrtare, ceremonit\u00eb, pritjet dhe veprimtarit\u00eb politike, kulturore, shoq\u00ebrore dhe sportive, sipas protokollit t\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb nen\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrsa i p\u00ebrket statusit t\u00eb tij t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb ligji n\u00eb nenin 2 t\u00eb tij parashikon se \u201c1. Deputeti i Kuvendit g\u00ebzon status t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb ushtrimit t\u00eb mandatit t\u00eb deputetit, status q\u00eb buron nga Kushtetuta dhe nga ligjet. 2. Me status t\u00eb deputetit kuptohet pozicioni q\u00eb ka ai n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet juridike, n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet me organet administrative shtet\u00ebrore dhe organet e qeverisjes vendore, si dhe t\u00eb drejtat dhe detyrimet financiare dhe protokollare.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Parashikimet e nenit 6 deri n\u00eb nenin 11, p\u00ebrmbledhin t\u00ebr\u00ebsin\u00eb e kompetencave dhe m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb nd\u00ebrveprimit me institucionet q\u00ebndrore e vendore, i cili n\u00eb \u00e7do rast mbetet nj\u00eb komunikim institucional i tij si p\u00ebrfaq\u00ebsues i \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb zgjedh\u00ebsve, dhe nuk parashikohet asnj\u00eb nd\u00ebrveprim i p\u00ebrbashk\u00ebt me zgjedh\u00ebsit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr n\u00eb kontekstin ligjor dhe kohor p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn diskutohet rasti.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Rregullorja e Kuvendit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb (e ndryshuar) n\u00eb nenin 40 t\u00eb saj qart\u00ebson veprimtarin\u00eb parlamentare t\u00eb deputet\u00ebve duke sakt\u00ebsuar se \u201cDeputet\u00ebt jan\u00eb n\u00eb veprimtari parlamentare kur ata marrin pjes\u00eb n\u00eb seanc\u00eb plenare, n\u00eb mbledhjet e komisioneve \/ n\u00ebnkomisioneve ose t\u00eb k\u00ebshillave, n\u00eb veprimtari brenda ose jasht\u00eb vendit ose veprimtari n\u00eb zonat zgjedhore, duke njoftuar m\u00eb par\u00eb sh\u00ebrbimet p\u00ebrkat\u00ebse n\u00eb Kuvend &#8230;\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp; Nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb nenin 40\/1, jepet edhe \u201cProgramimi i veprimtaris\u00eb parlamentare\u201d p\u00ebrgjat\u00eb jav\u00ebs apo edhe muajit kalendarik.<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebshtu, nga e h\u00ebna n\u00eb t\u00eb enjte, p\u00ebrcaktohet aktiviteti i deputet\u00ebve me pjes\u00ebmarrjen e tyre n\u00eb komisionet e p\u00ebrhershme parlamentare ose organet e tjera t\u00eb Kuvendit dhe seanc\u00ebn plenare, sipas p\u00ebrcaktimit t\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb kalendarin trejavor t\u00eb punimeve t\u00eb Kuvendit.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp; Nd\u00ebrsa dit\u00ebn e premte, sipas pik\u00ebs 1 p\u00ebrcaktohet se \u201cKuvendi zhvillon veprimtarin\u00eb parlamentare sipas rregullave t\u00eb m\u00ebposhtme: &#8230; \u00e7) Dit\u00ebn e premte, si rregull, zhvillohet veprimtari e deputet\u00ebve dhe e grupeve parlamentare p\u00ebr njohjen e zgjedh\u00ebsve me punimet e Kuvendit dhe p\u00ebr trajtimin e problemeve q\u00eb kan\u00eb zgjedh\u00ebsit n\u00eb qarqe dhe zonat zgjedhore\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp; Gjithashtu, n\u00eb pik\u00ebn 3 t\u00eb po k\u00ebtij neni p\u00ebrcaktohet se \u201cJava e kat\u00ebrt kalendarike \u00ebsht\u00eb n\u00eb dispozicion t\u00eb deputet\u00ebve dhe grupeve parlamentare p\u00ebr veprimtari t\u00eb p\u00ebrcaktuara n\u00eb pik\u00ebn 1, shkronja \u201c\u00e7\u201d, t\u00eb k\u00ebtij neni\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Vendimi Nr. 61\/2018 \u201cP\u00ebr miratimin e kodit t\u00eb sjelljes s\u00eb deputetit t\u00eb Kuvendit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, i miratuar nga Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb, ka p\u00ebr q\u00ebllim, nd\u00ebr t\u00eb tjera, \u201ct\u00eb orientoj\u00eb deputetin t\u00eb ushtroj\u00eb detyr\u00ebn e tij, duke p\u00ebrcaktuar parimet etike, sipas standardeve t\u00eb duhura t\u00eb sjelljes dhe t\u00eb forcoj\u00eb integritetin e tij gjat\u00eb koh\u00ebzgjatjes s\u00eb mandatit\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp; Ky Kod zbatohet p\u00ebr t\u00eb gjitha aspektet e jet\u00ebs publike t\u00eb deputetit (neni 2, pika 1). Sipas tij, \u201cDeputeti, gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb mandatit, duhet t\u00eb veproj\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me t\u00eb drejtat dhe detyrimet q\u00eb parashikohen n\u00eb legjislacionin n\u00eb fuqi p\u00ebr statusin e deputetit, si dhe t\u00eb udh\u00ebhiqet nga parimet e ligjshm\u00ebris\u00eb, ndershm\u00ebris\u00eb, objektivitetit, transparenc\u00ebs dhe p\u00ebrgjegjshm\u00ebris\u00eb\u201d (neni 3).<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp; Lidhur me detyrat e Deputetit, neni 4 i tij, p\u00ebrcakton se \u201cDeputeti merr pjes\u00eb rregullisht n\u00eb veprimtarin\u00eb parlamentare dhe jasht\u00ebparlamentare t\u00eb Kuvendit, n\u00eb p\u00ebrputhje me Rregulloren e Kuvendit\u201d (pika 1) , si dhe \u201cDeputeti merr takime periodike me zgjedh\u00ebsit, vet\u00eb ose kur e k\u00ebrkojn\u00eb ata. Ai i p\u00ebrfaq\u00ebson ata duke u marr\u00eb mendime p\u00ebr nisma ligjv\u00ebn\u00ebse, amendamente, vendime dhe \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera q\u00eb harton, shqyrton dhe miraton Kuvendi\u201d (pika 3).<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp; Gjithashtu, n\u00eb nenin 5 p\u00ebrcaktohet se \u201cDeputeti p\u00ebrfshin dhe trajton pa diskriminim dhe me humaniz\u00ebm shqet\u00ebsimet e nevojat e zgjedh\u00ebsve q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson n\u00eb diskutimet e debatet n\u00eb seanc\u00eb plenare dhe n\u00eb komisionet parlamentare, n\u00eb shqyrtimin dhe miratimin e dokumenteve parlamentare e planeve t\u00eb veprimit, si dhe n\u00eb aktet ligjore q\u00eb miraton\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp; Nd\u00ebrsa n\u00eb nenin 9, p\u00ebrcaktohet edhe se \u201cDeputeti p\u00ebrdor koh\u00ebn e pun\u00ebs, burimet, stafin dhe pron\u00ebn e Kuvendit vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb kryer detyr\u00ebn q\u00eb i \u00ebsht\u00eb ngarkuar\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"#_ednref6\" id=\"_edn6\">[vi]<\/a> Theksohet se ky ishte aktiviteti i par\u00eb i ndaluar nga KQZ-ja q\u00eb prej ngritjes dhe v\u00ebnies n\u00eb funksionim t\u00eb k\u00ebtij mekanizmi, pas ndryshimeve t\u00eb Kodit Zgjedhor n\u00eb vitin 2020.<\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"#_ednref7\" id=\"_edn7\">[vii]<\/a> <a href=\"https:\/\/kriik.al\/home\/2023\/03\/23\/denoncim-lidhur-me-zhvillimin-e-veprimtarise-se-ndaluar-nga-kqz-ja-prej-bashkise-kavaje-me-date-21-03-2023\/\">Denoncim<\/a> \u2013 Lidhur me zhvillimin e veprimtaris\u00eb s\u00eb ndaluar nga KQZ-ja, prej Bashkis\u00eb Kavaj\u00eb m\u00eb dat\u00eb 21.03.2023.<\/p>\n\n\n\n<p><strong><em><u>Tiran\u00eb, m\u00eb 31 mars 2023<\/u><\/em><\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkarko Letr\u00ebn e hapur n\u00eb pdf. Drejtuar: &nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Kryetar\u00ebs s\u00eb Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb SH.S. Znj. Lindita NIKOLLA P\u00ebr Dijeni: &nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs, SH.T.Z. Bajram BEGAJ Kryeministrit, SH.T.Z. Edi RAMA Kryetar\u00ebve t\u00eb Grupeve Parlamentare Partive Politike Ambasad\u00ebs s\u00eb SHBA Delegacionit t\u00eb BE Zyr\u00ebs s\u00eb OSBE Trupit Diplomatik t\u00eb akredituar &nbsp; E nderuar Kryetare e Kuvendit&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[148],"tags":[],"class_list":["post-1993","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-qendrime"],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1993","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1993"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1993\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":2612,"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1993\/revisions\/2612"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1993"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1993"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1993"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}