{"id":1617,"date":"2023-01-10T16:14:00","date_gmt":"2023-01-10T15:14:00","guid":{"rendered":"https:\/\/kriik.al\/home\/?p=1617"},"modified":"2023-09-01T16:01:43","modified_gmt":"2023-09-01T14:01:43","slug":"rekomandime-per-permiresimin-e-kuadrit-rregullator-ligjor-per-zgjedhet-vendore-2023","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/kriik.al\/home\/2023\/01\/10\/rekomandime-per-permiresimin-e-kuadrit-rregullator-ligjor-per-zgjedhet-vendore-2023\/","title":{"rendered":"Rekomandime p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e kuadrit rregullator ligjor p\u00ebr Zgjedhjet Vendore 2023"},"content":{"rendered":"\n<hr class=\"wp-block-separator\"\/>\n\n\n\n<p class=\"has-text-align-center wp-block-paragraph\"><strong>Shkarko <a href=\"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-content\/uploads\/2023\/01\/KRIIK-Propozime-per-reflektime-te-kuadrit-ligjor-nga-KQZ.pdf\" target=\"_blank\" rel=\"noreferrer noopener\">dokumentin zyrtar<\/a> derguar KQZ-se<\/strong><\/p>\n\n\n\n<hr class=\"wp-block-separator\"\/>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb vazhd\u00ebn e gjith\u00eb procesit t\u00eb konsultimit, bazuar n\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebn dhe problematikat e v\u00ebrejtura n\u00eb proceset pararend\u00ebse zgjedhore, KRIIK i paraqiti KQZ-se disa element\u00eb t\u00eb kuadrit ligjor t\u00eb cilat t\u00eb cilat n\u00eb gjykimin e KRIIK jan\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb dhe kompetenc\u00ebn e KQZ-s\u00eb, dhe q\u00eb nevojitet t\u00eb merren n\u00eb shqyrtim dhe t\u00eb rishikohen, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar gjith\u00eb kuadrin rregullator p\u00ebr zgjedhjet lokale t\u00eb vitit 2023. &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<h1 class=\"wp-block-heading\"><a>1.&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Listat e zgjedh\u00ebsve<\/a><\/h1>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Em\u00ebrimi i audit\u00ebve si dhe kushtet e pun\u00ebs s\u00eb tyre bazohen n\u00eb Kodin Zgjedhor, neni 61, si dhe n\u00eb Udh\u00ebzimin e KQZ nr. 2 dat\u00eb 28.12.2012. Ndryshimet e fundit n\u00eb nenin 61 t\u00eb Kodit Zgjedhor jan\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb vitin 2020 me ligjin 101\/2020. N\u00eb k\u00ebto kushte edhe udh\u00ebzimi duhet p\u00ebrdit\u00ebsuar duke qen\u00eb se baza ligjore ka ndryshuar.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sipas ligjit KQZ \u00ebsht\u00eb institucioni q\u00eb mbik\u00ebqyr procesin e hartimit t\u00eb listave t\u00eb zgjedh\u00ebsve (neni 61, pika 1 e Kodit Zgjedhor <em>\u201cKQZ-ja mbik\u00ebqyr procesin e hartimit t\u00eb listave, duke i k\u00ebrkuar informacion Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Gjendjes Civile dhe nj\u00ebsive t\u00eb qeverisjes vendore p\u00ebr&#8230;.\u201d).<\/em> P\u00ebr realizimin e plot\u00eb t\u00eb k\u00ebtij detyrimi, disa elemente t\u00eb v\u00ebrejtura n\u00eb vazhdim\u00ebsi t\u00eb proceseve zgjedhore, duhet t\u00eb jen\u00eb pjes\u00eb e udh\u00ebzimit por edhe e urdhrave t\u00eb Komisionerit n\u00eb funksion t\u00eb zbatimit t\u00eb ligjit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Specifikisht:<\/p>\n\n\n\n<ol class=\"wp-block-list\" type=\"1\"><li>Audit\u00ebt teknicien\u00eb duhet t\u00eb paraqesin raport auditimi \u00e7do muaj n\u00eb KQZ, Kodi Zgjedhor Neni 61 pika 7 \u201c<em>Audit\u00ebt teknicien\u00eb i paraqesin nj\u00eb raport auditimi \u00e7do muaj KQZ-s\u00eb p\u00ebr gjetjet e auditimit, sipas detyrave t\u00eb p\u00ebrcaktuara nga KQZ-ja ose p\u00ebr v\u00ebrejtje apo \u00e7\u00ebshtje q\u00eb lidhen me zbatimin e legjislacionit n\u00eb lidhje me regjistrin e gjendjes civile<\/em>\u201d.&nbsp;<\/li><li>Gjetjet e raporteve, s\u00eb bashku me k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr sqarime i d\u00ebrgohen p\u00ebr shpjegime DPGJC. Neni 61 pika 8 \u201c<em>KQZ-ja ia p\u00ebrcjell gjetjet dhe rekomandimet e audit\u00ebve teknicien\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Gjendjes Civile brenda 48 or\u00ebve, duke i k\u00ebrkuar nj\u00ebkoh\u00ebsisht shpjegime p\u00ebr to<\/em>\u201d.<\/li><li>Raportet e audit\u00ebve duhet t\u00eb prezantohen, shqyrtohen dhe miratohen gjithmon\u00eb n\u00eb seanca publike.<\/li><\/ol>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb vijim\u00ebsi t\u00eb proceseve zgjedhore, pavar\u00ebsisht se audit\u00ebt kan\u00eb ngritur problematika shpesh t\u00eb konsideruara tep\u00ebr serioze, KQZ-ja \u00ebsht\u00eb mjaftuar me p\u00ebrmbushjen e detyrimit ligjor t\u00eb p\u00ebrcjelljes s\u00eb raporteve n\u00eb DPGJC dhe publikimin e tyre n\u00eb faqen e internetit. N\u00eb zbatim t\u00eb ligjit, p\u00ebrpos etapave t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrme, KQZ duhet t\u2019i kushtoj\u00eb v\u00ebmendje n\u00ebp\u00ebrmjet mekanizmave t\u00eb brendsh\u00ebm gjith\u00eb procesit pas p\u00ebrcjelljes s\u00eb raporteve t\u00eb audit\u00ebve n\u00eb DPGJC, duke:<\/p>\n\n\n\n<ol class=\"wp-block-list\" type=\"1\"><li>Publikuar t\u00eb gjitha shpjegimet n\u00eb faqen zyrtare t\u00eb internetit, sipas Kodit Zgjedhor (Neni 61 pika 8 \u201cRaportet e audit\u00ebve dhe shpjegimet e DPGJC-s\u00eb b\u00ebhen publike nga KQZ-ja\u201d).<\/li><li>Kryer shqyrtimin e shpjegimeve t\u00eb DPGJC n\u00eb seanc\u00eb publike, sipas rastit edhe me prezenc\u00eb t\u00eb DPGJC dhe audit\u00ebve.&nbsp;<\/li><li>P\u00ebrcaktuar afate lidhur me gjith\u00eb procesin sa m\u00eb sip\u00ebr,<\/li><\/ol>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Zbatimi i sa m\u00eb sip\u00ebr bazohet n\u00eb gjykimin se, sipas g\u00ebrm\u00ebs dhe frym\u00ebs s\u00eb ligjit, <strong>q\u00ebllimi i mbik\u00ebqyrjes nga KQZ t\u00eb procesit t\u00eb hartimit t\u00eb list\u00ebs s\u00eb zgjedh\u00ebsve konsiston n\u00eb q\u00ebndrimin aktiv ndaj problematikave t\u00eb v\u00ebrejtura prej audit\u00ebve, duke nd\u00ebrmarr\u00eb hapa konkret\u00eb n\u00eb ndjekjen e deri n\u00eb zgjidhjen e tyr<\/strong>e.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">1.2. N\u00eb vazhdim\u00ebsi, n\u00eb \u00e7do raund zgjedhor KRIIK ka v\u00ebrejtur se detyrimi i pushtetit vendor p\u00ebr t\u00eb realizuar njoftimin me shkrim t\u00eb zgjedh\u00ebsve (Neni 52 i Kodit Zgjedhor) p\u00ebrmbushet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pjesshme dhe jo konsistente.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nga komunikimi q\u00eb KRIIK ka patur me Ministrin\u00eb e Brendshme, bashkit\u00eb dhe KQZ-n\u00eb p\u00ebr t\u00eb kryq\u00ebzuar informacionin n\u00eb Zgjedhjet p\u00ebr Kuvend t\u00eb vitit 2021 u v\u00ebrejt se informacioni q\u00eb bashkit\u00eb i kan\u00eb d\u00ebrguar KRIIK n\u00eb shum\u00eb raste nuk p\u00ebrputhej me at\u00eb t\u00eb d\u00ebrguar nga Ministria e Brendshme apo me at\u00eb q\u00eb ishte raportuar n\u00eb KQZ.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Duke e vler\u00ebsuar si ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm k\u00ebt\u00eb proces, i cili sh\u00ebrben jo thjesht si njoftim q\u00eb rrjedh nga nj\u00eb detyrim ligjor i mir\u00ebp\u00ebrcaktuar, por edhe si <strong>forma m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb rritur nd\u00ebrgjegj\u00ebsimin e qytetar\u00ebve p\u00ebr zgjedhjet dhe r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e pjes\u00ebmarrjes n\u00eb to<\/strong>, KRIIK sugjeron q\u00eb <strong>KQZ t\u2019i kushtoj\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb <\/strong><strong>ve\u00e7ant\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet nxjerrjes s\u00eb urdhrave procesit t\u00eb mbik\u00ebqyrjes s\u00eb p\u00ebrmbushjes s\u00eb k\u00ebtij detyrimi prej bashkive n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e duhur<\/strong>, <strong>duke intensifikuar komunikimin me to<\/strong>.<\/p>\n\n\n\n<h1 class=\"wp-block-heading\"><a>2.&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Regjistrimi i subjekteve zgjedhore dhe kandidat\u00ebve<\/a><\/h1>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Udh\u00ebzimi nr. 1 dat\u00eb 23.12.2020 i cili p\u00ebrcakton rregullat p\u00ebr regjistrimin e kandidat\u00ebve dhe subjekteve zgjedhore, p\u00ebrmban disa element\u00eb t\u00eb cil\u00ebt, sipas gjykimit t\u00eb KRIIK, kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr ndryshime.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">2.1. Udh\u00ebzimi parashikon, nd\u00ebr t\u00eb tjera, detyrimin p\u00ebr hapjen prej subjekteve zgjedhore t\u00eb numrit t\u00eb llogaris\u00eb s\u00eb posa\u00e7me bankare dhe dor\u00ebzimin e saj n\u00eb KQZ.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb zgjedhjet e vitit 2021, KQZ ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb hap pozitiv n\u00eb aplikimin e kthimit t\u00eb dokumentacionit n\u00eb rast mungese t\u00eb k\u00ebsaj pike. Megjithat\u00eb, m\u00eb pas u konstatua nga audit\u00ebt se, n\u00eb disa raste llogaria nuk ishte llogari e posa\u00e7me p\u00ebr fushat\u00ebn, por nj\u00eb llogari q\u00eb partia p\u00ebrdorte n\u00eb aktivitetin e saj normal.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb k\u00ebto rrethana sugjerohet q\u00eb KQZ t\u00eb <strong>aplikoj\u00eb paraprakisht mekanizma kontrolli&nbsp; p\u00ebr t\u00eb verifikuar n\u00ebse numri i llogaris\u00eb s\u00eb dor\u00ebzuar \u00ebsht\u00eb ai i nj\u00eb llogarie bankare t\u00eb hapur posa\u00e7\u00ebrisht p\u00ebr fushat\u00ebn elektorale<\/strong>. I nj\u00ebjti mekaniz\u00ebm duhet t\u00eb aplikohet edhe p\u00ebr kandidat\u00ebt.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">2.2. Gjithashtu udh\u00ebzimi p\u00ebrcaktoi si detyrim p\u00ebr kandidat\u00ebt dor\u00ebzimin dhe publikimin n\u00eb faqen zyrtare t\u00eb internetit t\u00eb jet\u00ebshkrimit. Formati p\u00ebrkat\u00ebs i miratuar ishte minimalist dhe i till\u00eb q\u00eb u l\u00eb mund\u00ebsi kandidat\u00ebve t\u00eb shmangen nga detyrimi p\u00ebr t\u00eb ofruar transparenc\u00eb t\u00eb plot\u00eb mbi edukimin, formimin, angazhimin dhe t\u00eb shkuar\u00ebn e tyre.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">KRIIK gjykon se qytetar\u00ebt duhet t\u00eb jen\u00eb sa m\u00eb mir\u00eb t\u00eb informuar lidhur m\u00eb \u00e7far\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb kandidaturat e propozuara nga subjektet zgjedhore, aq m\u00eb tep\u00ebr n\u00eb rastin e zgjedhjeve p\u00ebr k\u00ebshillat bashkiak\u00eb ku tipikisht, nj\u00eb pjes\u00eb e konsiderueshme e kandidat\u00ebve b\u00ebjn\u00eb pak fushat\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst KRIIK gjykon se <strong>krijimi i nj\u00eb formati jet\u00ebshkrimi sa m\u00eb t\u00eb detajuar&nbsp; t\u00eb kandidat\u00ebve do t\u2019i sh\u00ebrbente informimit m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb publikut mbi integritetin dhe angazhimet e tjera q\u00eb secili kandidat ka patur ose ka.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">2.3. Partit\u00eb politike jan\u00eb subjekte juridike t\u00eb cilat manifestojn\u00eb \u201cbashkime vullnetare t\u00eb shtetasve mbi baz\u00ebn e ideve, t\u00eb bindjeve e t\u00eb pik\u00ebpamjeve ose t\u00eb interesave t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt politik\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt synojn\u00eb t\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e vendit n\u00ebp\u00ebrmjet pjes\u00ebmarrjes n\u00eb zgjedhje\u201d (Ligji P\u00ebr partit\u00eb politike, Neni 1).<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb raport me funksionimin n\u00eb praktik\u00eb mbetet problem sjellja e tyre jo n\u00eb p\u00ebrputhje t\u00eb plot\u00eb me detyrimet ligjore t\u00eb parashikuara prej legjislacionit n\u00eb fuqi dhe vet\u00eb statuteve t\u00eb partive, ku n\u00eb vijim\u00ebsi ka patur pjes\u00ebmarrje n\u00eb zgjedhje t\u00eb partive kryetar\u00ebt apo organizmat drejtuese t\u00eb t\u00eb cilave nuk kan\u00eb qen\u00eb legjitim, n\u00eb kuptim t\u00eb statutit t\u00eb partis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb k\u00ebto kushte <strong>procesi i regjistrimit t\u00eb partive politike si subjekte zgjedhore, fillimisht duhet t\u00eb konsideroj\u00eb edhe p\u00ebrmbushjen e detyrimeve statutore nga vet\u00eb ato.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<h1 class=\"wp-block-heading\"><a>3.&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Monitorimi i medias<\/a><\/h1>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ndryshimet ligjore t\u00eb vitit 2020 eliminuan Bordin Mbik\u00ebqyr\u00ebs t\u00eb Mediave duke e kaluar totalisht p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e monitorimit tek AMA. N\u00eb Zgjedhjet p\u00ebr Kuvend t\u00eb vitit 2021 metodologjia e monitorimit u bazua n\u00eb vendimin nr. 2 dat\u00eb 30.01.2021 t\u00eb Komisionit Rregullator.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">3.1. KRIIK ka vler\u00ebsuar se n\u00eb dy proceset e fundit zgjedhore, KQZ d\u00ebshtoi t\u00eb garantonte synimin par\u00ebsor t\u00eb mekanizmit mbik\u00ebqyr\u00ebs t\u00eb medias: informimin e publikut n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paanshme e objektive gjat\u00eb fushat\u00ebs. P\u00ebrpos k\u00ebsaj nj\u00eb pjes\u00eb e konsiderueshme e mediave e tejkaluan kufirin ligjor prej 90 minutash reklam\u00eb politike p\u00ebr nj\u00eb subjekt.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, KRIIK sugjeron <strong>aplikimin e procedur\u00ebs s\u00eb reagimit t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm pas konstatimit t\u00eb shkeljes n\u00eb raportin ditor apo javor, duke mos lejuar vazhdimin e shkeljes.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">S\u00eb pari, <strong>AMA t\u00eb njoftoj\u00eb menj\u00ebher\u00eb OSHMA-n\u00eb p\u00ebrkat\u00ebse dhe KQZ-n\u00eb n\u00eb rast se nj\u00eb OSHMA i afrohet limitit t\u00eb reklamave dhe ta kujtoj\u00eb p\u00ebr pasojat ligjore t\u00eb rast t\u00eb tejkalimit.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">S\u00eb dyti, <strong>afatet e kompensimit duhet t\u00eb p\u00ebrcaktohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb till\u00eb q\u00eb t\u00eb ken\u00eb efekt t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm p\u00ebrgjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb monitorimit <\/strong>(p.sh. KQZ t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb afatin brenda t\u00eb cilit mediat p\u00ebrkat\u00ebse do t\u00eb duhet t\u00eb kompensojn\u00eb koh\u00ebn e munguar; afati duhet t\u00eb jet\u00eb jo m\u00eb i gjat\u00eb se dy deri n\u00eb tre dit\u00eb nga momenti i konstatimit t\u00eb disbalanc\u00ebs dhe n\u00eb ccdo rast p\u00ebrpara dit\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve). Kjo me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb sigurohet informimi i paansh\u00ebm i publikut, p\u00ebrkund\u00ebr sanksionimit post-factum.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">3.2. Edhe depozitimi i tarifave t\u00eb reklam\u00ebs n\u00eb media, ishte nj\u00eb detyrim ligjor i pa p\u00ebrmbushur nga t\u00eb gjitha OSHMA-t\u00eb n\u00eb zgjedhjet pararend\u00ebse. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb shkelja t\u00eb evitohet p\u00ebr sa \u00ebsht\u00eb e mundur, dhe t\u00eb gjith\u00eb aktor\u00ebt t\u00eb jen\u00eb t\u00eb informuar, <strong>KQZ duhet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb komunikim t\u00eb vazhduesh\u00ebm me AMA-n si dhe \u00e7do OSHMA, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur detyrimin ligjor t\u00eb depozitimit t\u00eb tarifave t\u00eb reklam\u00ebs prej tyre n\u00eb afatin e p\u00ebrcaktuar<\/strong> nga Kodi Zgjedhor.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Gjithashtu, p\u00ebr \u00e7do OSHMA duhet t\u00eb b\u00ebhet me dije se privilegjimi n\u00eb tarifa p\u00ebr subjektet zgjedhore nuk \u00ebsht\u00eb i lejuar. P\u00ebr nj\u00eb transparenc\u00eb sa m\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb raport me qytetar\u00ebt, vet\u00eb subjetet zgjedhore, si dhe pal\u00ebt e treta t\u00eb interesuara p\u00ebr t\u00eb punuar me to, sugjerohet q\u00eb t\u00eb gjitha tarifat e depozituara nga OSHMA-t\u00eb n\u00eb KQZ, duhet t\u00eb publikohen edhe n\u00eb faqet e tyre zyrtare n\u00eb internet. &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<h1 class=\"wp-block-heading\"><a>4.&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Komisionet Zonale t\u00eb Administrimit Zgjedhor<\/a><\/h1>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">4.1. Referuar akteve ligjore n\u00eb fuqi, \u00e7do KZAZ-ja ka detyrimin ligjor q\u00eb t\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb vendimmarrjen e saj n\u00eb KQZ. N\u00eb vijim\u00ebsi t\u00eb proceseve zgjedhore p\u00ebrcjellja e vendimmarrjes s\u00eb KZAZ-ve n\u00eb KQZ \u00ebsht\u00eb shoq\u00ebruar me vonesa, paplot\u00ebsi t\u00eb dokumentacionit t\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb apo edhe raste kur dokumentacioni dhe vendimet e KZAZ-s\u00eb nuk jan\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb fare.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nisur nga kjo eksperienc\u00eb, si dhe duke marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb rolin e shtuar t\u00eb KZAZ-ve n\u00eb zgjedhjet vendore, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb vendimmarrja t\u00eb jet\u00eb transparente n\u00eb raport me t\u00eb gjith\u00eb aktor\u00ebt n\u00eb proces dhe qytetar\u00ebt, KQZ duhet t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb masat e nevojshme q\u00eb<strong> vendimmarrja e KZAZ-ve t\u00eb publikohet n\u00eb internet, me t\u00eb nj\u00ebjtat standarde dhe afate kohore si ajo e KQZ-s\u00eb<\/strong>.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">4.2. Ndryshimi i an\u00ebtar\u00ebsis\u00eb s\u00eb KZAZ-ve nga partit\u00eb politike ka qene problem ne vazhdim\u00ebsi. I kombinuar me mostrajnimin e an\u00ebtareve t\u00eb em\u00ebruar rishtas mund te passjell\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi t\u00eb komisioner\u00ebve p\u00ebr p\u00ebrmbushjen me efektivitet t\u00eb detyrave t\u00eb tyre, ve\u00e7an\u00ebrisht kur ata z\u00ebvend\u00ebsohen shum\u00eb pran\u00eb dit\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve apo edhe n\u00eb dit\u00ebn e zgjedhjeve.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kuadri ligjor nuk e lejon KQZ-n\u00eb t\u00eb kufizoj\u00eb z\u00ebvend\u00ebsimin e komisioner\u00ebve, ajo \u00e7ka KQZ mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb <strong>t\u00eb parashikoj\u00eb n\u00eb programin e trajnimit mekanizma shum\u00eb fleksib\u00ebl n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb garantoj\u00eb trajnimin e t\u00eb gjith\u00eb komisioner\u00ebve<\/strong>, menj\u00ebher\u00eb pasi ata z\u00ebvend\u00ebsohen, qoft\u00eb edhe n\u00eb dit\u00ebn q\u00eb paraprin dit\u00ebn e zgjedhjeve.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb trajnimi t\u00eb jet\u00eb sa m\u00eb efektiv, duhet q\u00eb <strong>Udh\u00ebzuesi i Pun\u00ebs s\u00eb Komisioneve Zonale t\u00eb Administrimit Zgjedhor t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrfunduar p\u00ebrpara realizimit t\u00eb trajnimit<\/strong> t\u00eb tyre, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb komisioner\u00ebt t\u00eb ken\u00eb koh\u00ebn e nevojshme n\u00eb dispozicion p\u00ebr konsultimin e tij.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kjo <strong>t\u2019u d\u00ebrgohet partive politike q\u00eb kan\u00eb an\u00ebtar\u00eb komisionesh<\/strong> p\u00ebr njohje paraprake nga kandidat\u00ebt e mundsh\u00ebm q\u00eb do propozohen prej tyre si an\u00ebtar\u00eb t\u00eb komisioneve zgjedhore<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">4.3. Mungesat materiale (seli jo totalisht t\u00eb p\u00ebrshtatshme, mungesa n\u00eb pajisje apo baz\u00eb materiale, etj.) kan\u00eb qen\u00eb elemente q\u00eb kan\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsuar aktivitetin e KZAZ-ve n\u00eb zgjedhjet e m\u00ebparshme.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb n\u00eb momentin e konstituimit t\u00eb KZAZ-ve \u00e7do gj\u00eb teknike dhe materiale t\u00eb jet\u00eb gati, KQZ duhet t\u00eb <strong>nd\u00ebrmarr\u00eb masat paraprakisht p\u00ebr pajisjen e selive t\u00eb KZAZ-ve me t\u00eb gjith\u00eb baz\u00ebn materiale t\u00eb nevojshme<\/strong>, p\u00ebrfshi pajisjen me internet apo pajisje elektronike p\u00ebr komunikim dhe printim) p\u00ebr \u00e7do KZAZ.<\/p>\n\n\n\n<h1 class=\"wp-block-heading\"><a>5.&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; V\u00ebzhguesit<\/a><\/h1>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">5.1. E drejta e v\u00ebzhgimit t\u00eb zgjedhjeve garantohet si p\u00ebr v\u00ebzhguesit e partive politike ashtu edhe p\u00ebr ata t\u00eb pavarur. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb prezent si i till\u00eb n\u00eb KZAZ, KQV dhe VNV nevojitet nj\u00eb dokument i l\u00ebshuar nga KQZ-ja apo KZAZ-ja q\u00eb konfirmon akreditimin. N\u00eb shum\u00eb raste mjediset. sidomos gjat\u00eb num\u00ebrimit jan\u00eb mbipopulluar nga prezenca e individ\u00ebve n\u00eb statusin e v\u00ebzhguesit, \u00e7ka shpesh ka sjell\u00eb ngadal\u00ebsim apo edhe bllokim t\u00eb procesit dhe nd\u00ebrhyrje t\u00eb forcave t\u00eb rendit p\u00ebr t\u00eb rivendosur rregullin n\u00eb KZAZ.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebr t\u00eb patur mund\u00ebsin\u00eb e kontrollit t\u00eb numrit t\u00eb individ\u00ebve q\u00eb akreditohen nga KQZ dhe KZAZ-t\u00eb, sipas limiteve t\u00eb p\u00ebrcaktuara n\u00eb ligj por edhe n\u00eb funksion t\u00eb transparenc\u00ebs mbi \u00e7do subjekt apo aktor q\u00eb akrediton v\u00ebzhgues, do t\u00eb ishte me vend<strong> publikimi online i baz\u00ebs s\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb v\u00ebzhguesve<\/strong>.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Serish n\u00eb funksion t\u00eb transparenc\u00ebs, dhe n\u00eb linj\u00eb me sugjerimin e m\u00ebsip\u00ebrm p\u00ebr nevoj\u00eb p\u00ebr transparenc\u00eb t\u00eb vendimmarrjes s\u00eb KZAZ-ve, KRIIK sugjeron se edhe vendimet e KZAZ-ve p\u00ebr&nbsp; \u00e7do akreditim v\u00ebzhguesish t\u00eb publikohen online.<\/p>\n\n\n\n<h1 class=\"wp-block-heading\"><a>6.&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Parandalimi i abuzimit me burimet shtet\u00ebrore<\/a><\/h1>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">KRIIK sjell n\u00eb v\u00ebmendje se p\u00ebrdorimi i burimeve shtet\u00ebrore n\u00eb funksion t\u00eb fushatave zgjedhore ka qen\u00eb dhe&nbsp;<strong>mbetet nj\u00eb problematik\u00eb madhore<\/strong>.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Sofistikimi i k\u00ebtij fenomeni n\u00eb raundet e fundit zgjedhore, dhe ve\u00e7an\u00ebrisht sistemi i patronazhit politik t\u00eb ngritur, k\u00ebrkon kontributin dhe nd\u00ebrveprimin e t\u00eb gjith\u00eb aktor\u00ebve<\/strong>&nbsp;dhe t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve p\u00ebr \u00e7lirimin e vullnetit t\u00eb votuesit nga detyrimi apo \u00e7do ndikim tjet\u00ebr i paligjsh\u00ebm n\u00eb abuzim t\u00eb administrimit dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsive shtet\u00ebrore e publike t\u00eb marra p\u00ebrsip\u00ebr.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Vendimi nr. 9 dat\u00eb 24.12.202 i Komisionit Rregullator u hartua dhe miratua n\u00eb funksion t\u00eb ndryshimeve ligjore t\u00eb nj\u00ebjtit vit, dhe nga artikulimi i pal\u00ebve politike ishte nj\u00eb nga dakord\u00ebsit\u00eb kryesore t\u00eb marr\u00ebveshjes politike t\u00eb dat\u00ebs 5 qershor 2020. Ndon\u00ebse nj\u00eb zhvillim dhe vendim shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, implementimi nuk ishte n\u00eb nivelet optimale, si dhe eksperienca nxori n\u00eb pah elemente q\u00eb kan\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb plot\u00ebsohen apo edhe rishikohen.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Administrata shtet\u00ebrore, burimet njer\u00ebzore t\u00eb saj kan\u00eb qen\u00eb gjithmon\u00eb pjes\u00eb e fushatave elektorale. N\u00eb gjykimin e KRIIK, kjo p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb nga m\u00ebnyrat kryesore t\u00eb keqp\u00ebrdorimit t\u00eb burimeve shtet\u00ebrore, p\u00ebr t\u00eb mos p\u00ebrmendur se shpesh kombinohet me element\u00eb t\u00eb intimidimit\/detyrimit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">6.1. Pjes\u00ebmarrja e administrat\u00ebs shtet\u00ebrore n\u00eb fushat\u00eb, nevojitet t\u00eb p\u00ebrshtatet,<strong> duke marr\u00eb n\u00eb Konsiderat\u00eb, n\u00eb amendimin e Vendimit nr. 9 interpretimet ligjore t\u00eb kryera nga Komisioneri p\u00ebr Mbik\u00ebqyrjen e Sh\u00ebrbimit Civil n\u00eb ligjin p\u00ebr k\u00ebta t\u00eb fundit.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ve\u00e7an\u00ebrisht, duke mbajtur n\u00eb konsiderat\u00eb p\u00ebrdorimin masiv dhe t\u00eb koordinuar t\u00eb rrjeteve sociale prej punonj\u00ebsve t\u00eb administrat\u00ebs shtet\u00ebrore p\u00ebr q\u00ebllime fushate, KRIIK sugjeron q\u00eb KQZ-ja t\u00eb parashikoj\u00eb specifikisht n\u00eb vendim edhe <strong>ndalimin e postimeve me natyr\u00eb elektorale, ndarjes t\u00eb postimeve t\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve apo reagimeve ndaj tyre n\u00ebse ata kan\u00eb natyr\u00eb elektorale, n\u00eb kanalet personale t\u00eb mediave sociale prej punonj\u00ebsve t\u00eb administrat\u00ebs shtet\u00ebrore.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Konsiderimi i rrjeteve sociale si nj\u00eb platform\u00eb private komunikimi, n\u00eb gjykimin e KRIIK \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lexim tejet i ngusht\u00eb i ligjit dhe le hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr abuzimin e\/ndaj administrat\u00ebs publike p\u00ebr q\u00ebllime elektorale. Mosadresimi i k\u00ebsaj problematike, e p\u00ebrdorur masivisht n\u00eb zgjedhjet e vitit 2021, legjitimon p\u00ebrs\u00ebritjen dhe rritjen e m\u00ebtejshme t\u00eb saj n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces zgjedhor. <\/strong><strong><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">6.2. P\u00ebrpos rishikimit t\u00eb Vendimit nr. 9, edhe sjellja e KQZ-s\u00eb n\u00eb vijim\u00ebsi nevojitet&nbsp;<strong>t\u00eb ndjek\u00eb nj\u00eb frym\u00eb sa m\u00eb nd\u00ebrvepruese me institucionet e tjera<\/strong> p\u00ebrgjegj\u00ebse q\u00eb ndjekin veprimtarin\u00eb e administrat\u00ebs publike n\u00eb periudh\u00ebn q\u00eb paraprin, p\u00ebrgjat\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore, apo edhe pas zgjedhjeve, deri n\u00eb konstituimin e K\u00ebshillave Bashkiak\u00eb (si p.sh. Komisioneri p\u00ebr Mbik\u00ebqyrjen e Sh\u00ebrbimit Civil, Policia Bashkiake, apo Policia e Shtetit, personat e caktuar si n\u00ebpun\u00ebs nd\u00ebrlidh\u00ebs me Bashkit\u00eb, etj.)&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">6.3. Raportimi i aktiviteteve t\u00eb institucioneve n\u00eb periudh\u00ebn 4 muaj para dit\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve, ishte nj\u00eb proces i aplikuar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb zgjedhjet e vitit 2021, por q\u00eb rezultoi joeficient n\u00eb kuptim t\u00eb kontrollit real. Edhe pak institucione t\u00eb cilat raportuan e b\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb shpesh n\u00eb tejkalim t\u00eb afateve ligjore dhe me mungesa n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat m\u00eb thelb\u00ebsore t\u00eb aktivitetit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb informacioni paraprak p\u00ebr aktivitetin e raportuar t\u00eb jet\u00eb sa m\u00eb i plot\u00eb, <strong>KQZ duhet t\u00eb angazhohet n\u00eb nd\u00ebrtimin e nj\u00eb sistemi raportimi me fusha t\u00eb detyrueshme, <\/strong>si dhe t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb pyetje apo fusha q\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb p\u00ebr t\u00eb detajuar dhe kuptuar me mir\u00eb aktivitetin si dhe t\u00eb mund\u00ebsohet monitorimi i tyre nga ana e monitoruesve t\u00eb KQZ-s\u00eb (p.sh. p\u00ebrcaktimi i sakt\u00eb i vendndodhjes, p\u00ebrcaktimi i sakt\u00eb i fol\u00ebsve, etj.)<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">6.4. N\u00eb asnj\u00eb rast nuk \u00ebsht\u00eb e pranueshme q\u00eb aktivitetet institucionale t\u00eb marrin natyr\u00eb elektorale (duke zbehur vij\u00ebn ndar\u00ebse t\u00eb partis\u00eb me shtetin). KRIIK gjykon se KQZ, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb proaktive, duhet t\u2019u b\u00ebj\u00eb t\u00eb qart\u00eb, e t\u00eb njoftoj\u00eb zyrtarisht edhe publikisht, t\u00eb gjith\u00eb institucionet q\u00eb kan\u00eb detyrimin t\u00eb raportojn\u00eb<strong> se dh\u00ebnia e mesazheve elektorale, t\u00eb \u00e7do lloji, n\u00eb nj\u00eb aktivitetet institucional ndalohet<\/strong>.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, KQZ do t\u00eb duhet t\u2019i kushtoj\u00eb nj\u00eb v\u00ebmendje maksimale, n\u00ebp\u00ebrmjet monitoruesve t\u00eb vet n\u00eb terren t\u00eb tilla aktiviteteve. Monitoruesit e KQZ duhet t\u00eb monitorojn\u00eb t\u00eb tilla evente me q\u00ebllim identifikimin e mesazheve elektorale n\u00eb to (p\u00ebrfshi mesazhe denigruese p\u00ebr kund\u00ebrshtar\u00ebt politik\u00eb). N\u00eb t\u00eb tilla raste, KQZ do t\u00eb duhet t\u00eb aplikoj\u00eb sanksione.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">6.5. KRIIK sugjeron q\u00eb KQZ<strong> t\u00eb ndaloj\u00eb \u00e7do aktivitet institucional i cili raportohet p\u00ebrtej afatit<\/strong> prej pes\u00eb dit\u00ebsh p\u00ebrpara kryerjes s\u00eb tij.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">6.6. Gjithashtu <strong>t\u00eb dh\u00ebnat e hedhura nga institucionet n\u00eb k\u00ebt\u00eb nd\u00ebrfaqe mund dhe duhet t\u2019i ofrohen publikut edhe n\u00eb form\u00ebn e t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb hapura (t\u00eb p\u00ebrpunueshme nga makinat) p\u00ebrve\u00e7se n\u00eb formatin aktual. <\/strong>Sugjerohet gjithashtu <strong>p\u00ebrcaktimi apo ngritja e struktur\u00ebs specifike t\u00eb KQZ q\u00eb do t\u00eb ndjek\u00eb k\u00ebt\u00eb proces<\/strong>.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">6.7. Denoncimi nga pal\u00eb t\u00eb treta ishte gjithashtu nj\u00eb risi e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb ligj dhe aplikuar nga KQZ. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mekaniz\u00ebm q\u00eb i siguron \u00e7do individi apo subjekti, qoft\u00eb edhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb anonime, t\u00eb denoncoj\u00eb \u00e7do rast abuzimi me ligjin t\u00eb v\u00ebrejtur n\u00eb \u00e7do form\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb kushtet kur denoncuesi jo vet\u00ebm mund t\u00eb jet\u00eb anonim, por edhe n\u00eb kushtet e pamund\u00ebsis\u00eb apo v\u00ebshtir\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb patur apo mbledhur prova n\u00eb funksion t\u00eb hetimit nga KQZ, \u00ebsht\u00eb <strong>KQZ q\u00eb duhet t\u00eb vler\u00ebsoj\u00eb \u00e7do denoncim duke marr\u00eb vet\u00eb barr\u00ebn e prov\u00ebs dhe jo duke ja l\u00ebn\u00eb at\u00eb denoncuesit, <\/strong>sikurse \u00ebsht\u00eb aplikuar n\u00eb praktik\u00ebn e denoncimeve t\u00eb shqyrtuara deri tani.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">6.8. Fushata nga pal\u00eb t\u00eb treta, e pa rregulluar n\u00eb Kodin Zgjedhor, ka qen\u00eb gjithashtu nj\u00eb fakt i v\u00ebrejtur dhe ndodhur n\u00eb vazhdim\u00ebsi, duke krijuar mund\u00ebsi p\u00ebr fshehje t\u00eb shpenzimeve por edhe prishjes s\u00eb parimit t\u00eb barazis\u00eb s\u00eb pal\u00ebve n\u00eb gar\u00eb. Pavar\u00ebsisht se e pa rregulluar n\u00eb ligj n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb specifike, KRIIK gjykon se disa element\u00eb t\u00eb saj mund t\u00eb rregullohen brenda kuadrit aktual ligjor, sikurse u\u2019a kemi b\u00ebr\u00eb me dije verbalisht dhe zyrtarisht edhe m\u00eb her\u00ebt.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Konkretisht nj\u00eb pjes\u00eb e konsiderueshme e partive politike, n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb komunikimit me KQZ p\u00ebr zyrat zgjedhore t\u00eb paraportuara n\u00eb zgjedhjet e vitit 2021 jan\u00eb p\u00ebrgjigjur se k\u00ebto nuk jan\u00eb zyra por postera t\u00eb vendosur n\u00eb mjedise q\u00eb n\u00eb fakt nuk kan\u00eb sh\u00ebrbyer si zyra zgjedhore. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shkelje ligjore, pasi sipas Kodit Zgjedhor (neni 79, pika 2) ndalohet vendosja e materialeve propagandistike elektorale p\u00ebrve\u00e7se n\u00eb vendet e caktuara me vendim nga Kryetari i Bashkis\u00eb apo 5 metra pran\u00eb zyrave zgjedhore dhe k\u00ebto materiale hiqen nga policia bashkiake dhe\/ose Policia e Shtetit.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, do t\u00eb ishte me vler\u00eb nj\u00eb <strong>komunikim i KQZ-s\u00eb me bashkit\u00eb dhe me subjektet zgjedhore, n\u00eb funksion t\u00eb rikujtes\u00ebs ndaj tyre se subjektet zgjedhor\u00eb duhet t\u00eb njoftojn\u00eb n\u00eb bashki zyrat zgjedhore t\u00eb hapura dhe p\u00ebrmbushjen e detyrimit shoq\u00ebrues p\u00ebr heqjen nga policia bashkiake ose ajo e shtetit t\u00eb materialeve propagandistik\u00eb<\/strong> n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb mjediset t\u00eb cil\u00ebt nuk jan\u00eb njoftuar n\u00eb bashki si zyr\u00eb zgjedhore. Nga ana tjet\u00ebr t\u00eb p\u00ebrdoren monitoruesit p\u00ebr identifikimin dhe verifikimin e zyrave zgjedhore, dhe \u00e7do materiali propagandistik t\u00eb vendosur n\u00eb ambjente publike e private, si dhe, investimi i subjekteve zgjedhore lidhur me pron\u00ebsin\u00eb ndaj tyre. &nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<h1 class=\"wp-block-heading\"><a>7.&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Financimi i subjekteve zgjedhore<\/a><\/h1>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Raportimi financiar i subjekteve zgjedhore, partive politike dhe kandidat\u00ebve kryhet bazuar n\u00eb baz\u00eb t\u00eb Kodit Zgjedhor dhe udh\u00ebzimeve t\u00eb Komisionit Rregullator. N\u00eb udh\u00ebzim p\u00ebrcaktohen gjithashtu edhe formatet e raportimit me detajimet p\u00ebrkat\u00ebse dhe shembuj konkret\u00eb raportimi. Lidhur me raportimin problemet kan\u00eb qen\u00eb disa dimensionale, duke filluar me shkelje t\u00eb karakterit formal n\u00eb mos plot\u00ebsimin apo plot\u00ebsimin me mang\u00ebsi t\u00eb raporteve t\u00eb vet\u00ebdeklarimit nga partit\u00eb apo kandidat\u00ebt, dor\u00ebzimi i tyre n\u00eb formate thuajse t\u00eb palexueshme n\u00eb KQZ, dhe m\u00eb pas shkeljet e evidentuara nga KQZ apo edhe pal\u00eb t\u00eb treta n\u00eb baz\u00eb t\u00eb raportimit t\u00eb kryer.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">7.1. Do t\u00eb ishte e udh\u00ebs q\u00eb <strong>format e raportimit t\u00eb rishikohen me synim p\u00ebrdit\u00ebsimin dhe p\u00ebrmir\u00ebsimin me \u00e7far\u00eb nevojash jan\u00eb evidentuar gjat\u00eb aplikimit.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Formatet duhet t\u00eb programohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb till\u00eb q\u00eb <strong>\u00e7do fush\u00eb apo qeliz\u00eb detajuese t\u00eb jet\u00eb e detyrueshme p\u00ebr t\u2019u plot\u00ebsuar<\/strong>, duke nxitur paraprakisht p\u00ebrgjegjshm\u00ebrin\u00eb e partive politike ndaj detyrimit ligjor p\u00ebr t\u00eb detajuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb korrekte t\u00eb ardhurat dhe shpenzimet e kryera prej tyre.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb vijim\u00ebsi KQZ ka pranuar dhe publikuar raporte jo vet\u00ebm jasht\u00eb formateve t\u00eb standardizuara, por edhe me mang\u00ebsi t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb plot\u00ebsim apo ne forma t\u00eb palexueshme, duke treguar nj\u00eb mir\u00ebkuptim dhe tolerim deri n\u00eb kufijt\u00eb e shkeljes s\u00eb ligjit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">7.2. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ky proces t\u00eb mos i ngelet subjektivizmit t\u00eb administrat\u00ebs s\u00eb KQZ, duhet q\u00eb kjo e fundit <strong>t\u00eb ket\u00eb rregulla t\u00eb mir\u00ebp\u00ebrcaktuara p\u00ebr verifikimin paraprak, t\u00eb kthej\u00eb p\u00ebr plot\u00ebsim \u00e7do raport me mang\u00ebsi referuar k\u00ebtyre rregullave, si dhe n\u00eb funksion t\u00eb transparenc\u00ebs t\u00eb publikoj\u00eb komunikimin e plot\u00eb zyrtar me partit\u00eb n\u00eb funksion t\u00eb k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje<\/strong>.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Gjithashtu n\u00eb funksion t\u00eb rritjes s\u00eb transparenc\u00ebs, p\u00ebrgjegjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb subjekteve zgjedhore, si dhe hapjes s\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave q\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb raportet financiare, <strong>k\u00ebto raporte duhet t\u00eb publikohen n\u00eb formate t\u00eb lexueshme dhe p\u00ebrpunueshme nga makinat<\/strong> (t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb hapura) dhe jo n\u00eb formatin aktual<strong>. <\/strong>Q\u00eb kjo t\u00eb mund\u00ebsohet, subjektet zgjedhore do t\u00eb duhet t\u00eb detyrohen q\u00eb t\u2019i sjellin raportimet n\u00eb formatin Excel q\u00eb p\u00ebrdorin dhe jo t\u00eb printuara apo t\u00eb konvertuara n\u00eb pdf. \u00c7do format tjet\u00ebr t\u00eb kthehet mbrapsht.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">7.3. Bilanci i aseteve dhe detyrimeve \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e raportimit financiar. Sipas ligjit (Kodi Zgjedhor Neni&nbsp; 92\/3 pika 2\/\u00e7) raporti i vet\u00ebdeklarimit t\u00eb partis\u00eb, si rregull, duhet t\u00eb p\u00ebrmbaj\u00eb informacion, p\u00ebr bilancin e aseteve dhe detyrimeve t\u00eb partis\u00eb politike p\u00ebr periudh\u00ebn nga dekretimi i dat\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve deri n\u00eb dat\u00ebn e zgjedhjeve.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ky ngeli nj\u00eb detyrim i pap\u00ebrmbushur nga partit\u00eb politike n\u00eb zgjedhjet e vitit 2021.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb <strong>bilanci i aseteve dhe detyrimeve t\u00eb b\u00ebhet pjes\u00eb e raportit t\u00eb partive politike<\/strong>, duhet q\u00eb <strong>t\u00eb hartohet dhe miratohet formati i standardizuar i tij, si nj\u00eb bilanc pjesor, e konkretisht p\u00ebr zgjedhjet q\u00eb vijn\u00eb bilanc pjesor p\u00ebr periudh\u00ebn nga data 24 tetor 2023 deri n\u00eb 14 maj 2023<\/strong>. Ky bilanc, n\u00eb formatin e miratuar&nbsp; duhet t\u2019i bashk\u00eblidhet raportit t\u00eb vet\u00ebdeklarimit.<\/p>\n\n\n\n<h1 class=\"wp-block-heading\"><a>8.&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Auditimi pas zgjedhor<\/a><\/h1>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">K\u00ebqyrja e m\u00ebpasshme e flet\u00ebve t\u00eb votimit dhe materialit zgjedhor (i ashtuquajturi \u201caudit zgjedhor\u201d), u aplikua p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb ne 2021 dhe procesi n\u00eb vetvete u shoq\u00ebrua me disa problematika. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr udh\u00ebzimi q\u00eb detajon kryerjen e tij nevojitet t\u00eb rishikohet.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">8.1. N\u00eb udh\u00ebzimin e miratuar parashikohet se qendrat e votimit t\u00eb cilat jan\u00eb hapur nj\u00ebher\u00eb p\u00ebr efekt t\u00eb k\u00ebrkesave apo \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb ndryshme t\u00eb shqyrtuara nga KAS, p\u00ebrjashtohen nga shorti. Ky p\u00ebrcaktim nuk reflekton n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e duhur parashikimin e neni 167\/2 pika 5 t\u00eb Kodit Zgjedhor.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb gjykimin e KRIIK, g\u00ebrma e Kodit b\u00ebn konsiderimin ve\u00e7mas t\u00eb flet\u00ebve t\u00eb votimit nga kutia e materialeve zgjedhore, ndaj <strong>udh\u00ebzimi i KQZ-s\u00eb nuk duhet t\u00eb ket\u00eb qasje t\u00ebr\u00ebsisht p\u00ebrjashtimore t\u00eb t\u00eb dy kutive, duke qen\u00eb se vet\u00ebm nj\u00ebra i \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshtruar hapjes m\u00eb par\u00eb<\/strong>. Duke i p\u00ebrjashtuar totalisht k\u00ebto qendra votimi fitojn\u00eb status t\u00eb privilegjuar dhe p\u00ebrjashtohen nga k\u00ebqyrja e materialeve zgjedhore.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb asnj\u00eb komision apo komisioner t\u00eb mos p\u00ebrjashtohet nga mund\u00ebsia e auditimit, duhet q\u00eb edhe QV- t\u00eb e rinum\u00ebruara n\u00eb funksion t\u00eb k\u00ebrkesave ankimore, t\u00eb mos p\u00ebrjashtohen nga shorti<\/strong>.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">8.2. Administrata e KQZ \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr reflektimin e shkeljeve t\u00eb konstatuara duke propozuar sanksione apo referime n\u00eb organet ligjzbatuese n\u00eb rast konstatimi t\u00eb shkeljes. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb evitohet gjykimi post fakt si dhe duke patur n\u00eb konsiderat\u00eb q\u00eb q\u00ebllimi i k\u00ebqyrjes \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht kontrolli i respektimit t\u00eb ligjit nga Komisioner\u00ebt, <strong>duhet t\u00eb vendosen paraprakisht rregulla t\u00eb qarta lidhur me kufirin e konsiderimit t\u00eb \u201cgabimeve njer\u00ebzore\u201d qoft\u00eb kjo n\u00eb rastet e vler\u00ebsimit cil\u00ebsor qoft\u00eb n\u00eb ato t\u00eb vler\u00ebsimit <\/strong><strong>sasior<\/strong>.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">8.3. Gjithashtu formulari i miratuar dhe p\u00ebrdorur nga KQZ n\u00eb funksion t\u00eb auditimit mbart disa problematika thelb\u00ebsore si n\u00eb kuptim t\u00eb p\u00ebrmbajtjes dhe linj\u00ebs logjike t\u00eb pyetjeve edhe n\u00eb funksion t\u00eb p\u00ebrpunimit t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb nxjerra apo edhe formatimit. <strong>N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb informacioni t\u00eb jet\u00eb koherent, i kuptuesh\u00ebm, i p\u00ebrpunuesh\u00ebm por mbi t\u00eb gjitha t\u00eb realizimit t\u00eb q\u00ebllimit t\u00eb tij, formulari duhet t\u00eb rib\u00ebhet, duke patur n\u00eb konsiderat\u00eb shum\u00eb element\u00eb teknik\u00eb<\/strong>.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">8.4 P\u00ebr rritjen e sakt\u00ebsis\u00eb dhe shmangien e gabimit njer\u00ebzor dhe rritjen e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat n\u00eb sistem p\u00ebr \u00e7do Qend\u00ebr Votimi t\u00eb hidhen nga grupi i num\u00ebrimit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkarko dokumentin zyrtar derguar KQZ-se N\u00eb vazhd\u00ebn e gjith\u00eb procesit t\u00eb konsultimit, bazuar n\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebn dhe problematikat e v\u00ebrejtura n\u00eb proceset pararend\u00ebse zgjedhore, KRIIK i paraqiti KQZ-se disa element\u00eb t\u00eb kuadrit ligjor t\u00eb cilat t\u00eb cilat n\u00eb gjykimin e KRIIK jan\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb dhe kompetenc\u00ebn e KQZ-s\u00eb, dhe q\u00eb nevojitet t\u00eb merren n\u00eb shqyrtim dhe&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[146,11],"tags":[],"class_list":["post-1617","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-rekomandime","category-uncategorized-sq"],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1617","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1617"}],"version-history":[{"count":4,"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1617\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":2640,"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1617\/revisions\/2640"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1617"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1617"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1617"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}