{"id":1614,"date":"2023-01-09T09:10:00","date_gmt":"2023-01-09T08:10:00","guid":{"rendered":"https:\/\/kriik.al\/home\/?p=1614"},"modified":"2023-01-31T21:39:00","modified_gmt":"2023-01-31T20:39:00","slug":"rekomandim-paraprak","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/kriik.al\/home\/2023\/01\/09\/rekomandim-paraprak\/","title":{"rendered":"REKOMANDIM PARAPRAK DREJTUAR KQZ"},"content":{"rendered":"\n<h2 class=\"wp-block-heading\"><strong>lidhur me projektvendimin <\/strong>\u201c<em>P\u00ebr caktimin e rregullave p\u00ebr raportimin financiar vjetor t\u00eb partive politike, miratimin e formatit t\u00eb standardizuar p\u00ebr raportimin financiar t\u00eb partive politike gjat\u00eb vitit kalendarik, kontrollin, verifikimin e financimeve dhe shpenzimeve t\u00eb tyre, si dhe m\u00ebnyr\u00ebn e pages\u00ebs s\u00eb audituesve ligjor\u00eb<\/em>\u201d.<\/h2>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Raportimi i plot\u00eb dhe i detajuar i t\u00eb ardhurave dhe shpenzimeve t\u00eb partive politike p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb domosdoshm\u00ebri thelb\u00ebsore nga e cila t\u00eb mund t\u00eb sigurohet m\u00eb pas, s\u00eb pari, transparenca e plot\u00eb e s\u00eb dyti edhe mund\u00ebsia p\u00ebr nj\u00eb kontroll efikas dhe sa m\u00eb t\u00eb t\u00ebr\u00ebsor.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Transparenca dhe Kontrolli mbeten procese jetike p\u00ebr sigurimin e nj\u00eb qeverisjeje t\u00eb mir\u00eb, funksionimit normal t\u00eb shtetit ligjor e t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs, si dhe t\u00eb s\u00eb ardhmes demokratike t\u00eb vendit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kushtetuta e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb detyron q\u00eb <strong>burimet financiare t\u00eb partive, si dhe shpenzimet e tyre duhet t\u00eb b\u00ebhen kurdoher\u00eb publike.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sa i p\u00ebrket aktivitetit financiar gjat\u00eb vitit kalendarik, ai rregullohetnga Ligji \u201cP\u00ebr partit\u00eb politike\u201d, normat e p\u00ebrcaktuara n\u00eb statutin e secil\u00ebs parti, si dhe ligje apo akte t\u00eb tjera n\u00ebnligjore n\u00eb fuqi t\u00eb parashikuara ndaj \u00e7do subjekti juridik q\u00eb operon n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, \u00ebsht\u00eb institucioni i ngarkuar nga ligji si <em>organi p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr monitorimin dhe mbik\u00ebqyrjen e financimit t\u00eb partive, <\/em>\u00e7ka do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb ka nj\u00eb rol dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi madhore n\u00eb mbikqyrjen dhe kontrollin e financave t\u00eb partive politike n\u00eb t\u00ebr\u00eb spektrin e elementeve q\u00eb p\u00ebrfshin procesi.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">KQZ ka kompetenc\u00ebn <em>p\u00ebr t\u00eb hartuar dhe miratuar rregullat p\u00ebr raportimin e financimit, p\u00ebr monitorimin, mbik\u00ebqyrjen dhe auditimin financiar t\u00eb partive politike, si dhe p\u00ebr formatet e standardizuara p\u00ebr raportimin financiar vjetor<\/em>.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Gjithashtu, KQZ-ja ka kompetenc\u00ebn dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb <em>monitoruar, mbik\u00ebqyrur dhe audituar financimin e partive politike, n\u00ebp\u00ebrmjet kontrollit t\u00eb dokumentacionit financiar e t\u00eb llogarive kontab\u00ebl t\u00eb partive politike, t\u00eb subjekteve t\u00eb lidhura, drejtp\u00ebrdrejt ose t\u00ebrthorazi, me partit\u00eb politike apo q\u00eb ndodhen n\u00ebn kontrollin e tyre<\/em>.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Madje, vet\u00eb Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb verifikime t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb raportit, n\u00ebp\u00ebrmjet pyetjes s\u00eb personave dhe subjekteve t\u00eb ndryshme, k\u00ebqyrjes s\u00eb dokumenteve q\u00eb lidhen me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, pran\u00eb zyrave p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb partive politike q\u00eb kan\u00eb paraqitur raportin, si dhe marrjes s\u00eb \u00e7do informacioni nga bankat apo persona t\u00eb tret\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb p\u00ebrmbushje t\u00eb k\u00ebtyre kompetencave dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsive, ligjv\u00ebn\u00ebsi i jep KQZ-s\u00eb edhe kompetenc\u00ebn e p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb <em>p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb akte n\u00ebnligjore n\u00eb baz\u00eb dhe p\u00ebr zbatimin e dispozitave t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrme apo edhe t\u00eb tjerave t\u00eb p\u00ebrcaktuara n\u00eb Ligjin e Partive Politike.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nga p\u00ebrvoja e deritanishme monitoruese, analizuese dhe advokuese e KRIIK n\u00eb fush\u00ebn e financave t\u00eb politik\u00ebs, konstatohet se prej aplikimit p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb t\u00eb detyrimit p\u00ebr raportim financiar vjetor n\u00eb vitin 2011 e deri m\u00eb sot, KQZ nuk ka nd\u00ebrmarr\u00eb asnj\u00ebher\u00eb nj\u00eb proces kontrolli dhe verifikimi t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb t\u00eb raportimit p\u00ebr veprimtarin\u00eb vjetore financiare t\u00eb partive politike. Edhe n\u00eb ato pak tentativa p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb disa hapa mbik\u00ebqyr\u00ebs, ato kan\u00eb qen\u00eb tejet t\u00eb limituar e t\u00eb fokusuar vet\u00ebm tek zbatimi i detyrimit p\u00ebr dor\u00ebzimin e nj\u00eb raporti financiar vjetor formal prej partive politike. Madje, edhe ky detyrim ligjor mbetet i zbatuar pjes\u00ebrisht nga nj\u00eb num\u00ebr jo i vog\u00ebl i partive politike q\u00eb figurojn\u00eb t\u00eb regjistruara.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb till\u00eb, KRIIK vler\u00ebson maksimalisht k\u00ebt\u00eb angazhim mjaft t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb KQZ-s\u00eb, si dhe procesin e nisur p\u00ebr futjen n\u00eb shina ligjore t\u00eb procesit t\u00eb raportimit financiar t\u00eb partive politike.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Raportimi vjetor, n\u00eb gjykimin e KRIIK, mbetet akoma edhe m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe i domosdosh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb i plot\u00eb, duke qen\u00eb se e ka pjes\u00eb t\u00eb tij edhe at\u00eb t\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore (n\u00eb rastet e viteve zgjedhore) p\u00ebr t\u00eb siguruar detyrimin kushtetues t\u00eb publikimit t\u00eb \u00e7do t\u00eb ardhure e shpenzimi, i cili kontribuon n\u00eb krijimin e opinionit dhe vullnetit politik n\u00eb vend.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Raportimi i detajuar si dhe publikimi i \u00e7do t\u00eb ardhure e shpenzimi prej partive politike duhet t\u00eb jet\u00eb fryma e cila duhet t\u00eb p\u00ebrshkoj\u00eb t\u00ebr\u00eb kuadrin rregullator q\u00eb Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet t\u00eb hartoj\u00eb p\u00ebr raportimin vjetor.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Jo vet\u00ebm kaq, por n\u00eb gjykimin e KRIIK, p\u00ebrpos shum\u00eb element\u00ebve teknik\u00eb t\u00eb cilat lipsen t\u00eb plot\u00ebsohen e detajohen, nevojiten s\u00eb pari disa qasje t\u00eb standardizuara t\u00eb cilat duhet t\u00eb p\u00ebrcaktohen nga KQZ-ja dhe ndiqen m\u00eb pas n\u00eb hartimin e k\u00ebtij projekt-vendimi.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kjo n\u00eb funksion t\u00eb nxitjes s\u00eb ligjzbatimit e p\u00ebrgjegjshm\u00ebris\u00eb prej partive politike dhe kufizimit t\u00eb hap\u00ebsirave t\u00eb mundshme e minimizimit t\u00eb \u00e7do lloj fiktiviteti n\u00eb sjellje apo deklarim prej tyre.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Konkretisht KRIIK sugjeron q\u00eb disa prej tyre t\u00eb jen\u00eb:<\/p>\n\n\n\n<ol class=\"wp-block-list\" type=\"1\"><li><strong>F<\/strong>ormatet e raportimit financiar duhet t\u00eb japin <strong>mund\u00ebsin\u00eb dhe leht\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb monitoruar \u00e7do aspekt e z\u00eb t\u00eb veprimtaris\u00eb financiare, si dhe p\u00ebr t\u00eb kontrolluar e kryq\u00ebzuar m\u00eb pas t\u00eb dh\u00ebnat e p\u00ebrfshira n\u00eb raport<\/strong>, si nga administrata p\u00ebrkat\u00ebse n\u00eb KQZ, ashtu edhe p\u00ebr pal\u00eb t\u00eb treta t\u00eb interesuara, apo edhe \u00e7do shtetas shqiptar t\u00eb interesuar.<\/li><\/ol>\n\n\n\n<ul class=\"wp-block-list\"><li><strong>Shmangia e pasqyrimit n\u00eb bllok t\u00eb shpenzimeve t\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore (p\u00ebr vitet zgjedhore) <\/strong>si mjet p\u00ebr t\u00eb shmangur pasakt\u00ebsis\u00eb apo fshehjet e z\u00ebrave t\u00eb veprimtaris\u00eb financiare.<\/li><\/ul>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Monitorimi i financimit t\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore, \u00ebsht\u00eb i rregulluar mbi t\u00eb tjera premisa t\u00eb cilat m\u00eb s\u00eb shumti, p\u00ebr aq sa p\u00ebrb\u00ebn qasjen thelb\u00ebsore mbikqyr\u00ebse t\u00eb KQZ-s\u00eb, synojn\u00eb t\u00eb sigurojn\u00eb parimin e barazis\u00eb s\u00eb arm\u00ebve n\u00eb gar\u00ebn elektorale.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Madje mund t\u00eb mir\u00ebkuptohet edhe nj\u00eb qasje jo fort skrupuloze nga KQZ-ja n\u00eb mbikqyrjen e procesit t\u00eb raportimit t\u00eb parashikuar, p\u00ebr shkak t\u00eb rrethanave objektive, si koha e shkurt\u00ebr, burimet n\u00eb dispozicion, angazhimi t\u00ebr\u00ebsor i subjekteve zgjedhore n\u00eb fushat\u00eb, etj, t\u00eb cilat, &nbsp;n\u00eb fund t\u00eb fundit, duhet t\u00eb mos c\u00ebnojn\u00eb lirin\u00eb politike dhe shprehjen leht\u00ebsisht t\u00eb ofertave elektorale.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nga ana tjet\u00ebr, megjith\u00eb p\u00ebrpjekjet e p\u00ebrmir\u00ebsimet e b\u00ebra, pranohet gjer\u00ebsisht se procesi mbikqyr\u00ebs dhe kontrollues prej KQZ-s\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb i plot\u00eb lidhur me veprimtarin\u00eb financiare t\u00eb subjeketev zgjedhore p\u00ebr fushat\u00ebn zgjedhore.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Duke marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb gjith\u00eb sa m\u00eb sip\u00ebr, totalisht ndryshe paraqiten rrethanat n\u00eb p\u00ebrgatitjen dhe raportimin e raportit vjetor financiar.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb k\u00ebt\u00eb raport partia politike duhej t\u00eb b\u00ebj\u00eb transparenc\u00eb t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr \u00e7do z\u00eb t\u00eb veprimtaris\u00eb financiare, qoft\u00eb ai si \u201ce ardhur\u201d apo si \u201cshpenzim\u201d. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb vet\u00ebdeklarimi vjetor, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb bilanc q\u00eb mund dhe duhet t\u00eb konsultohet edhe nga institucione t\u00eb tjera p\u00ebrgjegj\u00ebse n\u00eb funksion t\u00eb kontrollit dhe verifikimit q\u00eb ato kan\u00eb ndaj subjekteve juridike q\u00eb operojn\u00eb n\u00eb territorin e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<ul class=\"wp-block-list\"><li>Nxitja e partive politike drejt <strong>kryerjes s\u00eb aktivitetit financiar mund\u00ebsisht vet\u00ebm n\u00ebp\u00ebrmjet llogaris\u00eb bankare<\/strong>.<\/li><\/ul>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb raport me k\u00ebt\u00eb qasje sugjerohet q\u00eb t\u00eb parashikohet rregullimi i nevojsh\u00ebm q\u00eb:<\/p>\n\n\n\n<ul class=\"wp-block-list\"><li>Donacionet m\u00eb t\u00eb vogla se 100,000 lek\u00eb q\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb depozituar cash, t\u00eb hidhen nga financieri apo personi i ngarkuar sipas statutit n\u00eb llogarin\u00eb bankare t\u00eb posa\u00e7me t\u00eb partis\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb periodike n\u00eb fund t\u00eb \u00e7do muaji. Depozitimi t\u00eb shoq\u00ebrohet s\u00eb bashku me nj\u00eb deklart\u00eb t\u00eb hartuar me t\u00eb dh\u00ebnat e donator\u00ebve, duke u kujdesur p\u00ebr sa t\u00eb jet\u00eb e mundur p\u00ebr ruajtjen e t\u00eb dh\u00ebnave personale t\u00eb tyre;<\/li><li>Kuotizacionet e derdhura cash prej an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb partis\u00eb t\u00eb ndjekin t\u00eb nj\u00ebjtin mekaniz\u00ebm si n\u00eb rastin e donacioneve m\u00eb sip\u00ebr.<\/li><li>&nbsp;<\/li><li><strong>Hartimi i nj\u00eb formati tip <\/strong>me t\u00eb dh\u00ebnat e nevojshme, <strong>lidhur me<\/strong> <strong>kuotat e an\u00ebtar\u00ebsis\u00eb<\/strong> n\u00eb secil\u00ebn parti si dhe detyrimi p\u00ebr raportimin n\u00eb format t\u00eb posa\u00e7\u00ebm t\u00eb:<\/li><li>Llojit t\u00eb kuotizacioneve t\u00eb aplikuara nga secila parti p\u00ebr at\u00eb vit financiar, n\u00eb rast t\u00eb aplikimit t\u00eb kuotizacioneve sipas disa kategorive;<\/li><li>Shum\u00ebn e akumuluar nga secila prej kategorive s\u00eb bashku me numrin e an\u00ebtar\u00ebve sipas secil\u00ebs kategori t\u00eb ndar\u00eb sipas deg\u00ebve, apo edhe list\u00ebn e emrave t\u00eb tyre bashk\u00eblidhur deklarimit, duke u kujdesur p\u00ebr ruajtjen e t\u00eb dh\u00ebnave personale;<\/li><li>Shum\u00ebs totale t\u00eb ark\u00ebtuar prej kuotizacioneve dhe numrit total t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve q\u00eb kan\u00eb derdhur kuotizacionet p\u00ebr at\u00eb vit financiar, t\u00eb ndar\u00eb sipas deg\u00ebve apo forumeve q\u00eb ka partia.<\/li><\/ul>\n\n\n\n<ul class=\"wp-block-list\"><li><strong>Deklarimi me holl\u00ebsi, <\/strong>s\u00eb bashku me dokumentacion mb\u00ebshtet\u00ebs,<strong> i aseteve dhe detyrimeve t\u00eb partis\u00eb<\/strong>, p\u00ebrpos se duhet t\u00eb p\u00ebrfshihet n\u00eb bilancin vjetor, <strong>duhet t\u00eb nd\u00ebrtohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb till\u00eb q\u00eb t\u00eb lejoj\u00eb mund\u00ebsi kontrolli e verifikimi m\u00eb pas<\/strong>.<\/li><\/ul>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebr k\u00ebt\u00eb KQZ-s\u00eb i nevojitet koordinim me institucione t\u00eb tjera p\u00ebrgjegj\u00ebse, me q\u00ebllim pasjen e informacionit p\u00ebr t\u00eb kryer m\u00eb pas kontrollin.<\/p>\n\n\n\n<ul class=\"wp-block-list\"><li><strong>Dor\u00ebzimi i bilanceve t\u00eb pjesshme <\/strong>p\u00ebr aktivitetet q\u00eb nxjerrin t\u00eb ardhura nga ushtrimi i aktiviteteve sipas ligjit, <strong>p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb transparenc\u00eb mbi rentabilitetin e tyre<\/strong> dhe shmangur p\u00ebrdorimin e k\u00ebtyre aktiviteteve si mjet p\u00ebr t\u00eb fshehur t\u00eb ardhura t\u00eb paligjshme.<\/li><\/ul>\n\n\n\n<ul class=\"wp-block-list\"><li>Rregullimi i adresimit t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb p\u00ebrsonale tek individi q\u00eb ka kryer shkeljen, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb partit\u00eb e m\u00ebdha, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb mos b\u00ebhet inefikas mekanizmi i verifikimit apo p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb ligjore t\u00eb konstatuar.<\/li><\/ul>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Partit\u00eb politike duhet t\u00eb detyrohen t\u00eb nxjerrin akte q\u00eb t\u00eb rregullojn\u00eb k\u00ebt\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb brendshme t\u00eb tyre dhe t\u00eb njoftojn\u00eb KQZ-n\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb \u00e7do viti p\u00ebr t\u00ebr\u00eb piramid\u00ebn p\u00ebrgjegj\u00ebse n\u00eb menaxhimin financiar, sipas nevojave t\u00eb p\u00ebrmbushjes s\u00eb parashikimeve ligjore.<\/p>\n\n\n\n<ul class=\"wp-block-list\"><li><strong>Deklaratat e dhurimit<\/strong> ndaj partis\u00eb, qofshin k\u00ebto n\u00eb para apo n\u00eb natyr\u00eb, <strong>duhet t\u00eb p\u00ebrmbajn\u00eb edhe deklarimin e burimit t\u00eb tyre p\u00ebr dhuruesin<\/strong>.<\/li><\/ul>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebr gjith\u00eb sa m\u00eb sip\u00ebr, <strong>KRIIK konstaton se drafti i p\u00ebrgatitur nuk i p\u00ebrmban n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb plot\u00eb<\/strong>, ndaj i sugjeron Komisionit Qendror t\u00eb Zgjedhjeve q\u00eb me sa t\u00eb jet\u00eb e mundur <strong>t\u00eb shtyj\u00eb dat\u00ebn e shqyrtimit dhe miratimit t\u00eb k\u00ebtij akti <\/strong>dhe t\u00eb shtrimit t\u00eb tij p\u00ebr diskutim edhe me aktor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb ngarkuar nga ligji n\u00eb mbikqyrjen financiare t\u00eb subjketeve juridike.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebr sa na p\u00ebrket ne si KRIIK, por ndofta edhe p\u00ebr aktor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, gjykojm\u00eb se r\u00ebnd\u00ebsia e aktit dhe koha e shkurt\u00ebr n\u00eb dispozicion meritojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb koh\u00eb n\u00eb dispozicion p\u00ebr nj\u00eb hartim m\u00eb t\u00eb plot\u00eb dhe konsultim m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb tij. Nga ana tjet\u00ebr, sjellim n\u00eb v\u00ebmendjen tuaj se periudha e shkurt\u00ebr n\u00eb dispozicion, p\u00ebrpos se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb e ngarkuar me mbylljet e vitit, ishte edhe nj\u00eb periudh\u00eb pushimesh.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb p\u00ebrfundim Ju sjellim n\u00eb v\u00ebmendje nj\u00eb nga rekomandimet thelb\u00ebsore t\u00eb dala nga studimi mbi Transparenc\u00ebn, Kontrollin dhe Reformimin e kuadri ligjor mbi veprimtarin\u00eb financiare t\u00eb partive politike, i realizuar nga KRIIK n\u00eb vitin 2020, ku pjesa d\u00ebrrmuese prej 120 respondent\u00ebve t\u00eb intervistuar n\u00eb funksion t\u00eb tij, nd\u00ebr t\u00eb tjera ka pohuar domosdoshm\u00ebrin\u00eb e nd\u00ebrveprimit t\u00eb KQZ me institucione t\u00eb tjera p\u00ebrgjegj\u00ebse n\u00eb funksion t\u00eb mbik\u00ebqyrjes efektive t\u00eb financave politike.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr KRIIK sugjeron p\u00ebr sa t\u00eb jet\u00eb e mundur ngritjen e nj\u00eb komiteti nd\u00ebrinstitucional p\u00ebr konsultimin e k\u00ebtij projektvendimi, me p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb institucioneve si m\u00eb posht\u00eb:<\/p>\n\n\n\n<ol class=\"wp-block-list\" type=\"1\"><li>Ministria e Financave, me institucionet n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb saj si Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e tatimeve, Drejtoria e Parandalimit t\u00eb Pastrimit t\u00eb Parave, Instituti i Sigurimeve Shoq\u00ebrore, etj.<\/li><li>Kontrolli i Lart\u00eb i Shtetit.<\/li><li>Banka e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/li><li>Ministria e Drejt\u00ebsis\u00eb, Drejtoria e Kodifikimit.<\/li><li>Ministria e Brendshme.<\/li><li>Prokuroria e P\u00ebrgjithshme.<\/li><li>Agjencia Shtet\u00ebrore e Kadastr\u00ebs<\/li><li>Ekspert\u00eb t\u00eb huaj t\u00eb angazhuar n\u00eb hartimin e politikave p\u00ebr parandalimin e pastrimit t\u00eb parave.<\/li><li>Organizata vendase me ekspertiz\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e zgjedhjeve, etj.&nbsp;<\/li><\/ol>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>lidhur me projektvendimin \u201cP\u00ebr caktimin e rregullave p\u00ebr raportimin financiar vjetor t\u00eb partive politike, miratimin e formatit t\u00eb standardizuar p\u00ebr raportimin financiar t\u00eb partive politike gjat\u00eb vitit kalendarik, kontrollin, verifikimin e financimeve dhe shpenzimeve t\u00eb tyre, si dhe m\u00ebnyr\u00ebn e pages\u00ebs s\u00eb audituesve ligjor\u00eb\u201d. Raportimi i plot\u00eb dhe i detajuar i t\u00eb ardhurave dhe shpenzimeve&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[146,11],"tags":[],"class_list":["post-1614","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-rekomandime","category-uncategorized-sq"],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1614","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1614"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1614\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1616,"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1614\/revisions\/1616"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1614"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1614"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1614"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}