{"id":1505,"date":"2022-11-22T13:42:00","date_gmt":"2022-11-22T12:42:00","guid":{"rendered":"https:\/\/kriik.al\/home\/?p=1505"},"modified":"2023-01-19T15:44:59","modified_gmt":"2023-01-19T14:44:59","slug":"opinion-lidhur-me-projektvendimin-per-miratimin-e-raportit-te-gjetjeve-nga-auditimi-i-fondeve-te-perfituara-dhe-shpenzuara-nga-partite-politike-pjesemarrese-ne-zgjedhjet-per-kuvendin-e-shqipe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/kriik.al\/home\/2022\/11\/22\/opinion-lidhur-me-projektvendimin-per-miratimin-e-raportit-te-gjetjeve-nga-auditimi-i-fondeve-te-perfituara-dhe-shpenzuara-nga-partite-politike-pjesemarrese-ne-zgjedhjet-per-kuvendin-e-shqipe\/","title":{"rendered":"OPINION lidhur me Projektvendimin \u201cP\u00ebr miratimin e raportit t\u00eb gjetjeve nga auditimi i fondeve t\u00eb p\u00ebrfituara dhe shpenzuara nga partit\u00eb politike pjes\u00ebmarr\u00ebse n\u00eb zgjedhjet p\u00ebr Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb, t\u00eb dat\u00ebs 25 prill 2021\u201d."},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb <a href=\"https:\/\/kriik.al\/home\/2022\/11\/02\/rekomandime-lidhur-me-projektvendimin-per-miratimin-e-raportit-te-gjetjeve-nga-auditimi-i-fondeve-te-perfituara-dhe-shpenzuara-nga-partite-politike-pjesemarrese-ne-zgjedhjet-per-kuvendin-e\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\" title=\"\">komunikimin e dat\u00ebs 2 n\u00ebntor<\/a> KRIIK ka shprehur Q\u00ebndrimin e tij, ve\u00e7an\u00ebrisht at\u00eb n\u00eb nivelin politik t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, ku nd\u00ebr t\u00eb tjera thekson se i q\u00ebndron fort nevoj\u00ebs p\u00ebr domosdoshm\u00ebrin\u00eb e adresimit t\u00eb t\u00eb gjitha shkeljeve t\u00eb dokumentuara dhe t\u00eb v\u00ebna n\u00eb dispozicion zyrtarisht edhe Institucionit tuaj q\u00eb n\u00eb qershor 2022 (n\u00eb form\u00ebn e indicieve), p\u00ebrpos publikimit t\u00eb tyre n\u00eb Raportin Final t\u00eb publikuar n\u00eb shkurt 2022.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">KRIIK vler\u00ebson pun\u00ebn e b\u00ebr\u00eb nga administrata e KQZ-s\u00eb n\u00eb hartimin e raportit t\u00eb auditimit t\u00eb fondeve t\u00eb p\u00ebrfituara dhe shpenzuara nga subjektet zgjedhore n\u00eb Zgjedhjet p\u00ebr Kuvendin t\u00eb vitit 2021, por gjykon se n\u00eb t\u00eb ka element\u00eb t\u00eb pap\u00ebrfshir\u00eb, ndryshe nga sa u deklarua n\u00eb mbledhjen e dat\u00ebs 20.10.2022, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb edhe p\u00ebr shkeljet e konstatuara dhe t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb raport, KRIIK \u00ebsht\u00eb i mendimit se mungon adresimi me nj\u00eb qasje t\u00eb plot\u00eb proaktive t\u00eb KQZ-s\u00eb n\u00eb zhvillim t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsive, rolit dhe kompetencave t\u00eb cilat i jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga ligjv\u00ebn\u00ebsi.<em> (n\u00eb rast se konsiderohet me interes, KRIIK mund t\u2019u p\u00ebrcjell\u00eb ve\u00e7an konsideratat e tij p\u00ebr sa parashtrohen n\u00eb k\u00ebt\u00eb paragraf).<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">KRIIK i q\u00ebndron fort dhe nxit KQZ-n\u00eb p\u00ebr adresimin e shkeljeve jo vet\u00ebm ndaj partive politike, si subjekte juridike, por n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb ndaj individ\u00ebve nominal\u00eb t\u00eb cil\u00ebt ushtrojn\u00eb funksione, detyra e p\u00ebrgjegj\u00ebsi n\u00eb shkelje t\u00eb parashikimeve ligjore.&nbsp; Integriteti politik dhe institucional i partive politike \u00ebsht\u00eb i lidhur pazgjidhshm\u00ebrisht me integritetin politik e individual t\u00eb funksionar\u00ebve, p\u00ebrfaq\u00ebsuesve apo kandidat\u00ebve t\u00eb tyre.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Konkretisht, <strong>nevojitet q\u00eb KQZ t\u2019i shoh\u00eb e p\u00ebr rrjedhim t\u00eb sanksionoj\u00eb, shkeljet e kandidat\u00ebve si p\u00ebrgjegj\u00ebsi direkte t\u00eb tyre<\/strong> dhe jo si nj\u00eb shkelje e b\u00ebr\u00eb nga partia politike p\u00ebrkat\u00ebse n\u00ebn parashikimin ligjor t\u00eb <em>nj\u00eb raporti jo n\u00eb p\u00ebrputhje me formatin e miratuar<\/em>, i cili n\u00eb gjykimin e KRIIK \u00ebsht\u00eb i pavend.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb t\u00ebr\u00eb kuadri ligjor dhe rregullat e raportimit financiar p\u00ebrcaktojn\u00eb qart\u00eb ndarjen ve\u00e7mas t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsive midis partive politike dhe kandidat\u00ebve. Madje k\u00ebta t\u00eb fundit deklarojn\u00eb qartas n\u00eb formular\u00ebt e raportimit t\u00eb tyre edhe p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb q\u00eb marrin p\u00ebrsip\u00ebr n\u00ebp\u00ebrmjet deklarimeve t\u00eb b\u00ebra. (<em>Pjesa C \u2013 Deklarata, Formati tip i raportimit financiar t\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore p\u00ebr kandidat\u00ebt n\u00eb listat shum\u00ebem\u00ebrore t\u00eb subjekteve zgjedhore p\u00ebr zgjedhjet p\u00ebr Kuvend, Modeli i miratuar me vendim nr. 13 dat\u00eb 06.04.2021 t\u00eb Komisionit Rregullator<\/em>).<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Po ashtu, <strong>duhet t\u00eb njihet mbajtja e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht nga financier\u00ebt e partive politike<\/strong> ndaj t\u00eb cil\u00ebve ka role, procedura dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb mir\u00ebp\u00ebrcaktuara nga kuadri ligjor, madje ata edhe jan\u00eb trajnuar n\u00eb vazhdim\u00ebsi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim nga institucioni i KQZ-s\u00eb dhe partner\u00eb t\u00eb tjer\u00eb.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kandidimi i tyre n\u00eb listat e kandidat\u00ebve t\u00eb partis\u00eb p\u00ebrkat\u00ebse, nuk mund t\u00eb anashkalohet nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kusht dhe k\u00ebrkes\u00eb e prer\u00eb dhe e qart\u00eb nga kuadri ligjor.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nd\u00ebrsa p\u00ebrsa i p\u00ebrket <strong>evidentimit t\u00eb Zyrave Zgjedhore<\/strong> q\u00eb kan\u00eb funksionuar p\u00ebr zgjedhjet parlamentare t\u00eb vitit 2021, metodologjia dhe nj\u00eb informacion i plot\u00eb dhe i holl\u00ebsish\u00ebm paraqitet n\u00eb Raportin Final t\u00eb V\u00ebzhgimit t\u00eb KRIIK.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Shkurtimisht, ju risjellim n\u00eb v\u00ebmendje se p\u00ebrpos evidentimit n\u00eb terren n\u00ebp\u00ebrmjet v\u00ebzhguesve t\u00eb KRIIK, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb shqyrtimi i \u00e7do raporti t\u00eb depozituar n\u00eb KQZ, p\u00ebrfshir\u00eb t\u00eb gjitha raportimet e depozituara prej kandidat\u00ebve t\u00eb partive politike, pavar\u00ebsisht v\u00ebshtir\u00ebsis\u00eb n\u00eb leximin e tyre.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Ve\u00e7ojm\u00eb k\u00ebtu se<\/strong> n\u00eb rastin e p\u00ebrmendjes s\u00eb emrave t\u00eb kandidat\u00ebve, t\u00eb ndar\u00eb n\u00eb parti t\u00eb ndryshme brenda koalicionit PD-AN, kjo \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb duke iu referuar sigl\u00ebs s\u00eb partis\u00eb s\u00eb vendosur p\u00ebrbri emrit t\u00eb tyre n\u00eb <a href=\"https:\/\/kqz.gov.al\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/Lista-PD-AN-sipas-kolegjit-1.pdf\" target=\"_blank\" rel=\"noreferrer noopener\">list\u00ebn e kandidat\u00ebve t\u00eb publikuar n\u00eb faqen e internetit t\u00eb KQZ<\/a> .<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Po ashtu, tek raporti i vet\u00ebdeklarimit t\u00eb LSI \u00ebsht\u00eb deklaruar disa her\u00eb e nj\u00ebjta zyr\u00eb zgjedhore, me gjasa p\u00ebr shkak t\u00eb deklarimit sipas muajve t\u00eb paguar, ndaj \u00ebsht\u00eb llogaritur si e nj\u00ebjta zyr\u00eb zgjedhore. Gjithashtu ky subjekt ka deklaruar si dhurim n\u00eb natyr\u00eb zyra t\u00eb v\u00ebna n\u00eb dispozicion nga 3 bashki (Berat, Pogradec dhe Mallakast\u00ebr) t\u00eb cilat eventualisht mund t\u00eb jen\u00eb edhe zyra t\u00eb partis\u00eb p\u00ebr deg\u00ebn p\u00ebrkat\u00ebse n\u00eb k\u00ebto bashki. N\u00eb p\u00ebrllogaritjet e KRIIK referuar vet\u00ebdeklarimit, k\u00ebto zyra jan\u00eb konsideruar si zyra zgjedhore, pasi kan\u00eb funksionuar si t\u00eb tilla .<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Nj\u00eb tjet\u00ebr mekaniz\u00ebm kontrolli i p\u00ebrdorur p\u00ebr k\u00ebto zyra ishte monitorimi i zbatimit t\u00eb Udh\u00ebzimit nr. 6, dat\u00eb 23.03.2021<\/strong> \u201cP\u00ebr p\u00ebrdorimin e materialeve propagandistike e edukuese dhe rregullat p\u00ebr afishimin e tyre gjat\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore\u201d t\u00eb KSHZ, sipas t\u00eb cilit subjektet zgjedhore duhet t\u00eb njoftonin Kryetar\u00ebt e Bashkive si dhe vet\u00eb KQZ-n\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ky rezultoi nj\u00eb detyrim thuajse i pap\u00ebrmbushur, pasi vet\u00ebm tri subjekte (PS, PD dhe LSI), nga dhjet\u00eb t\u00eb evidentuara q\u00eb kishin hapur zyra zgjedhore, njoftuan p\u00ebr hapjen e k\u00ebtyre zyrave, por edhe k\u00ebto vet\u00ebm n\u00eb tet\u00eb bashki (Delvin\u00eb, Dropull, Elbasan, Kruj\u00eb, Libohov\u00eb, Mat, Peqin dhe P\u00ebrrenjas) .<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb total, nga shqyrtimi i t\u00ebr\u00eb raporteve p\u00ebrfundimtare t\u00eb monitorimit t\u00eb depozituara n\u00eb KQZ nga monitoruesit e KQZ-s\u00eb rezultojn\u00eb 660 zyra zgjedhore t\u00eb hapura nga subjektet zgjedhore, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb p\u00ebr 35 prej tyre nuk \u00ebsht\u00eb specifikuar se cilit subjekt i p\u00ebrkasin.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nd\u00ebrkaq, pas nj\u00eb rishikimi t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb gjetjeve, pas k\u00ebrkes\u00ebs suaj t\u00eb dat\u00ebs 3 n\u00ebntor, duke shmangur dyshimet dhe pasakt\u00ebsit\u00eb e mundshme, rezulton se nga monitorimi n\u00eb terren prej v\u00ebzhguesve t\u00eb KRIIK, jan\u00eb hapur 621 zyra zgjedhore n\u00eb total.&nbsp; Nd\u00ebrkaq sipas raporteve t\u00eb vet\u00ebdeklarimit t\u00eb subjekteve zgjedhore dhe kandidat\u00ebve figurojn\u00eb n\u00eb total 390 zyra zgjedhore, duke sh\u00ebnuar nj\u00eb diferenc\u00eb akoma m\u00eb t\u00eb madhe, prej 231 zyrash zgjedhore t\u00eb padeklaruara.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb konkluzion, KRIIK <strong>\u00ebsht\u00eb i mendimit se Raporti i p\u00ebrgatitur prej KQZ-s\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrmbaj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb plot\u00eb t\u00eb gjitha shkeljet e v\u00ebrejtura<\/strong>, madje p\u00ebrfshir\u00eb rastet kur vet\u00eb KQZ \u00ebsht\u00eb treguar tolerante, dhe m\u00eb pas sigurisht q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb diskrecionin dhe kompetenc\u00ebn e institucionit t\u00eb KQZ-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb vazhduar me sanksionimin ose jo t\u00eb subjekteve t\u00eb gjetura n\u00eb shkelje t\u00eb kuadrit ligjor rregullator n\u00eb fuqi.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nd\u00ebrsa p\u00ebrsa i p\u00ebrket gjetjeve t\u00eb dala nga monitorimi i KRIIK q\u00eb po ju p\u00ebrcjellim, theksojm\u00eb se ato jan\u00eb riorganizuar n\u00eb form\u00eb t\u00eb till\u00eb q\u00eb t\u00eb mund t\u2019i sh\u00ebrbejn\u00eb q\u00ebllimit tuaj dhe p\u00ebr t\u00eb leht\u00ebsuar pun\u00ebn tuaj p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni subjektet zgjedhore garuese t\u00eb 25 prillit 2021. Ndaj ato gjenden m\u00eb posht\u00eb (shih lidhjet p\u00ebrkat\u00ebse) p\u00ebr \u00e7do subjekt zgjedhor pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb Zgjedhjet e 25 prillit 2021.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Baz\u00ebn e plot\u00eb t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave p\u00ebr zyrat zgjedhore (p\u00ebrfshi vendndodhjen gjeografike, partin\u00eb, kandidatin dhe lidhje tek fotografia e zyr\u00ebs, mund ta shkarkoni <a href=\"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/zgj_parlamentare21-zyrat_zgjedhore.csv\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\" title=\"\">k\u00ebtu<\/a> n\u00eb .csv.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><a href=\"https:\/\/www.google.com\/maps\/d\/u\/5\/edit?mid=1mYt6vUoKgRLY3dTKAm0aSlxl_OFPejU&amp;usp=sharing\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\" title=\"\">K\u00ebtu<\/a> mund t\u00eb shihni nj\u00eb hart\u00eb t\u00eb shp\u00ebrndarjes s\u00eb zyrave zgjedhore.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Gjetjet jan\u00eb produkt i nj\u00eb pune voluminoze t\u00eb shqyrtimit t\u00eb raporteve t\u00eb vet\u00ebdeklarimit t\u00eb cilat jan\u00eb ato t\u00eb publikuara n\u00eb faqen e internetit t\u00eb KQZ dhe jan\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsisht t\u00eb lexueshme, duke qen\u00eb se asnj\u00eb subjekt zgjedhor nuk e solli k\u00ebt\u00eb raportim n\u00eb formatin e edituesh\u00ebm \u201cExcel\u201d sikurse parashikohet detyrimisht nga formatet e raportimit.&nbsp; Kjo do t\u00eb thot\u00eb se nuk p\u00ebrjashtohet mund\u00ebsia e gabimeve njer\u00ebzore, p\u00ebrsa iu p\u00ebrket sidomos shifrave t\u00eb evidentuara e t\u00eb p\u00ebrllogaritura, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb q\u00ebllimi i t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb nxjerra e d\u00ebrguara mbetet ai i indicies p\u00ebr nj\u00eb verifikim m\u00eb t\u00eb thelluar dhe t\u00eb plot\u00eb nga institucioni i KQZ-s\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Shkarko <a href=\"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-content\/uploads\/2023\/01\/REKOMA1.pdf\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\" title=\"\">dokumentin zyrtar<\/a> d\u00ebrguar Komisionit Qendror t\u00eb Zgjedhjeve<\/p>\n\n\n\n<h2 class=\"wp-block-heading\"><strong>Gjetjet p\u00ebr secil\u00ebn parti:<\/strong><\/h2>\n\n\n\n<h3 class=\"has-small-font-size wp-block-heading\" style=\"font-style:normal;font-weight:500;text-transform:capitalize\"><a href=\"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-content\/uploads\/2023\/01\/ADR.pdf\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\" title=\"\">Aleanca Demokracia e Re<\/a><\/h3>\n\n\n\n<h3 class=\"has-small-font-size wp-block-heading\" style=\"font-style:normal;font-weight:500;text-transform:capitalize\"><a href=\"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-content\/uploads\/2023\/01\/PBKD.pdf\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\" title=\"\">Balli Komb\u00ebtar Demokrat<\/a><\/h3>\n\n\n\n<h3 class=\"has-small-font-size wp-block-heading\" style=\"font-style:normal;font-weight:500;text-transform:capitalize\"><a href=\"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-content\/uploads\/2023\/01\/BD.pdf\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\" title=\"\">Bindja Demokratike&nbsp;<\/a><\/h3>\n\n\n\n<h3 class=\"has-small-font-size wp-block-heading\" style=\"font-style:normal;font-weight:500;text-transform:capitalize\"><a href=\"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-content\/uploads\/2023\/01\/FRD.pdf\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\" title=\"\">Fryma e Re Demokratike<\/a><\/h3>\n\n\n\n<h3 class=\"has-small-font-size wp-block-heading\" style=\"font-style:normal;font-weight:500;text-transform:capitalize\"><a href=\"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-content\/uploads\/2023\/01\/ELTON-DEBRESHI.pdf\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\" title=\"\">Kandidati i pavarur Elton Debreshi<\/a><\/h3>\n\n\n\n<h3 class=\"has-small-font-size wp-block-heading\" style=\"font-style:normal;font-weight:500;text-transform:capitalize\"><a href=\"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-content\/uploads\/2023\/01\/LDSH.pdf\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\" title=\"\">L\u00ebvizja Demokratike Shqiptare<\/a><\/h3>\n\n\n\n<h3 class=\"has-small-font-size wp-block-heading\" style=\"font-style:normal;font-weight:500;text-transform:capitalize\"><a href=\"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-content\/uploads\/2023\/01\/LRE.pdf\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\" title=\"\">L\u00ebvizja e Re<\/a><\/h3>\n\n\n\n<h3 class=\"has-small-font-size wp-block-heading\" style=\"font-style:normal;font-weight:500;text-transform:capitalize\"><a href=\"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-content\/uploads\/2023\/01\/LSI.pdf\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\" title=\"\">L\u00ebvizja Socialiste p\u00ebr Integrim<\/a><\/h3>\n\n\n\n<h3 class=\"has-small-font-size wp-block-heading\" style=\"font-style:normal;font-weight:500;text-transform:capitalize\"><a href=\"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-content\/uploads\/2023\/01\/NTH.pdf\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\" title=\"\">Nisma Thurje<\/a><\/h3>\n\n\n\n<h3 class=\"has-small-font-size wp-block-heading\" style=\"font-style:normal;font-weight:500;text-transform:capitalize\"><a href=\"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-content\/uploads\/2023\/01\/PAA.pdf\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\" title=\"\">Partia Agrare Ambientaliste<\/a><\/h3>\n\n\n\n<h3 class=\"has-small-font-size wp-block-heading\" style=\"font-style:normal;font-weight:500;text-transform:capitalize\"><a href=\"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-content\/uploads\/2023\/01\/PD.pdf\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\" title=\"\">Partia Demokratike<\/a><\/h3>\n\n\n\n<h3 class=\"has-small-font-size wp-block-heading\" style=\"font-style:normal;font-weight:500;text-transform:capitalize\"><a href=\"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-content\/uploads\/2023\/01\/PESH.pdf\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\" title=\"\">Partia Emigracioni Shqiptar<\/a><\/h3>\n\n\n\n<h3 class=\"has-small-font-size wp-block-heading\" style=\"font-style:normal;font-weight:500;text-transform:capitalize\"><a href=\"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-content\/uploads\/2023\/01\/PKKA.pdf\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\" title=\"\">Partia Komb\u00ebtare Konservatore Albania<\/a><\/h3>\n\n\n\n<h2 class=\"has-small-font-size wp-block-heading\" style=\"font-style:normal;font-weight:500;text-transform:capitalize\"><a href=\"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-content\/uploads\/2023\/01\/LN.pdf\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\" title=\"\">Partia Levizja per Ndryshim<\/a><\/h2>\n\n\n\n<h3 class=\"has-small-font-size wp-block-heading\" style=\"font-style:normal;font-weight:500;text-transform:capitalize\"><a href=\"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-content\/uploads\/2023\/01\/PLL.pdf\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\" title=\"\">Partia L\u00ebvizja e Legalitetit<\/a><\/h3>\n\n\n\n<h3 class=\"has-small-font-size wp-block-heading\" style=\"font-style:normal;font-weight:500;text-transform:capitalize\"><a href=\"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-content\/uploads\/2023\/01\/LZHK.pdf\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\" title=\"\">Partia L\u00ebvizja p\u00ebr Zhvillim Komb\u00ebtar<\/a><\/h3>\n\n\n\n<h3 class=\"has-small-font-size wp-block-heading\" style=\"font-style:normal;font-weight:500;text-transform:capitalize\"><a href=\"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-content\/uploads\/2023\/01\/PR.pdf\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\" title=\"\">Partia Republikane<\/a><\/h3>\n\n\n\n<h3 class=\"has-small-font-size wp-block-heading\" style=\"font-style:normal;font-weight:500;text-transform:capitalize\"><a href=\"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-content\/uploads\/2023\/01\/PSD.pdf\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\" title=\"\">Partia Socialdemokrate<\/a><\/h3>\n\n\n\n<h3 class=\"has-small-font-size wp-block-heading\" style=\"font-style:normal;font-weight:500;text-transform:capitalize\"><a href=\"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-content\/uploads\/2023\/01\/PS.pdf\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\" title=\"\">Partia Socialiste<\/a><\/h3>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb komunikimin e dat\u00ebs 2 n\u00ebntor KRIIK ka shprehur Q\u00ebndrimin e tij, ve\u00e7an\u00ebrisht at\u00eb n\u00eb nivelin politik t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, ku nd\u00ebr t\u00eb tjera thekson se i q\u00ebndron fort nevoj\u00ebs p\u00ebr domosdoshm\u00ebrin\u00eb e adresimit t\u00eb t\u00eb gjitha shkeljeve t\u00eb dokumentuara dhe t\u00eb v\u00ebna n\u00eb dispozicion zyrtarisht edhe Institucionit tuaj q\u00eb n\u00eb qershor 2022 (n\u00eb form\u00ebn e&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[11],"tags":[],"class_list":["post-1505","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized-sq"],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1505","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1505"}],"version-history":[{"count":32,"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1505\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1677,"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1505\/revisions\/1677"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1505"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1505"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1505"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}