{"id":1503,"date":"2022-11-21T22:40:00","date_gmt":"2022-11-21T21:40:00","guid":{"rendered":"https:\/\/kriik.al\/home\/?p=1503"},"modified":"2022-12-10T01:41:40","modified_gmt":"2022-12-10T00:41:40","slug":"rekomandime-lidhur-me-projektvendimin-e-kqz-per-rregullat-per-regjistrimin-e-zgjedhesve-nga-jashte-vendit-per-zgjedhjet-per-kuvendin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/kriik.al\/home\/2022\/11\/21\/rekomandime-lidhur-me-projektvendimin-e-kqz-per-rregullat-per-regjistrimin-e-zgjedhesve-nga-jashte-vendit-per-zgjedhjet-per-kuvendin\/","title":{"rendered":"REKOMANDIME Lidhur me Projektvendimin e KQZ \u201cP\u00ebr rregullat p\u00ebr regjistrimin e zgjedh\u00ebsve nga jasht\u00eb vendit p\u00ebr zgjedhjet p\u00ebr Kuvendin\u201d."},"content":{"rendered":"\n<p>KRIIK e vler\u00ebson si shum\u00eb pozitiv aktivitetin e deritanish\u00ebm dhe fal\u00ebnderon Komisionin Qendror t\u00eb Zgjedhjeve p\u00ebr angazhimin e tij dhe hapat e nd\u00ebrmarr\u00eb n\u00eb procesin e p\u00ebrgatitjes s\u00eb planit rregullator p\u00ebr mund\u00ebsimin e votimit p\u00ebr shqiptar\u00ebt q\u00eb jetojn\u00eb jasht\u00eb kufijve t\u00eb vendit, p\u00ebrsa ligji parashikon dhe ligjv\u00ebn\u00ebsi e ka ngarkuar.<\/p>\n\n\n\n<p>Sikurse \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me dije n\u00eb aktivitete publike si dhe n\u00eb Dokumentet e publikuara, KRIIK rithekson q\u00ebndrimin e tij se me amendimet e qershorit 2020 n\u00eb Kodin Zgjedhor, ligjv\u00ebn\u00ebsit shqiptar\u00eb d\u00ebshtuan ta rregullojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb plot\u00eb dhe t\u00eb duhur k\u00ebt\u00eb detyrim kushtetues p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn e vot\u00ebs s\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shtetasve shqiptar\u00eb, duke ia ngarkuar k\u00ebt\u00eb rregullim KQZ-s\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb cunguar.<\/p>\n\n\n\n<p>Forcat Politike dhe Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb kan\u00eb detyrimin q\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb drejt\u00eb kushtetuese ta inkuadrojn\u00eb n\u00eb kuadrin ligjor duke rregulluar dhe dh\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e vot\u00ebs \u00e7do shtetasi t\u00eb Republik\u00ebs p\u00ebr t\u00eb shprehur vullnetin e tij p\u00ebr \u00e7do proces zgjedhor t\u00eb organizuar n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebrfshir\u00eb proceset referendare.<\/p>\n\n\n\n<p>KRIIK ka kritikuar KQZ-n\u00eb p\u00ebr mosrealizimin e k\u00ebtij procesi q\u00eb p\u00ebr zgjedhjet e 2021, sikurse parashikohej nga ligji, megjith\u00ebse u evidentua se ky mosveprim ishte si pasoj\u00eb e munges\u00ebs s\u00eb vullnetit politik t\u00eb forcave kryesore politike.&nbsp; Ky vullnet duket qartazi se mungon ende pavar\u00ebsisht qasjes dhe deklaratave n\u00eb thelb demagogjike, se ky proces \u00ebsht\u00eb kryer prej tyre dhe tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb radha e Komisionit Qendror t\u00eb Zgjedhjeve p\u00ebr t\u00eb vepruar.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb k\u00ebto rrethana dhe kontekstin politik e institucional aktual,&nbsp; pavar\u00ebsisht se n\u00eb nj\u00eb qasje t\u00eb sh\u00ebndetshme politiko-institucionale do t\u00eb ishte e udh\u00ebs q\u00eb t\u00eb gjitha aktet n\u00ebnligjore q\u00eb rregullojn\u00eb votimin e shqiptar\u00ebve jasht\u00eb vendit t\u00eb hartoheshin, konsultoheshin dhe miratoheshin si nj\u00eb paket\u00eb e vetme,&nbsp;&nbsp; KRIIK <strong>mb\u00ebshtet dhe nxit fort KQZ-n\u00eb n\u00eb zbatimin e Kalendarit t\u00eb Pun\u00ebs p\u00ebr Hartimin e Projektvendimeve p\u00ebr votimin nga jasht\u00eb vendit, duke filluar me miratimin e aktit t\u00eb par\u00eb q\u00eb lidhet me regjistrimin e zgjedh\u00ebsve nga jasht\u00eb vendit<\/strong>.<\/p>\n\n\n\n<p>Pik\u00ebpyetjet se si do t\u00eb funksionojn\u00eb element\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb debatuesh\u00ebm t\u00eb procesit si p\u00ebrllogaritja e vot\u00ebs (n\u00eb cil\u00ebn zon\u00eb zgjedhore), m\u00ebnyrat e votimit, procedurat e votimit etj., jan\u00eb momente q\u00eb mund t\u00eb prodhojn\u00eb ng\u00ebr\u00e7e diskutimi n\u00eb gjetjen e kompromisit politik, por q\u00eb tashm\u00eb nuk do t\u00eb mbajn\u00eb peng si m\u00eb par\u00eb t\u00ebr\u00eb procesin si nj\u00eb gj\u00eb objektivisht t\u00eb pamundur p\u00ebr ta realizuar,&nbsp; por do t\u00eb delegojn\u00eb drejtp\u00ebrdrejt p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb, e suksesit apo d\u00ebshtimit, tek partit\u00eb politike p\u00ebr realizimin ose jo t\u00eb k\u00ebtij detyrimi kushtetues prej tyre.<\/p>\n\n\n\n<p>KRIIK nxit Komisionin Qendror t\u00eb Zgjedhjeve, t\u00eb gjith\u00eb organet e tij dhe an\u00ebtar\u00ebt e tyre individualisht, q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb me nj\u00ebri-tjetrin e japin kontributin e tyre n\u00eb <strong>projektimin vizionar dhe realizimin e nj\u00eb mekanizmi e kuadri rregullator eficient, t\u00eb besuesh\u00ebm dhe objektiv<\/strong>.&nbsp;&nbsp; \u00cbsht\u00eb jetike p\u00ebr t\u00eb ardhmen e demokracis\u00eb son\u00eb q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces, por edhe n\u00eb t\u00eb tjera t\u00eb ngjashme, secili prej an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb mandatuar nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e sovranit, t\u00eb ushtroj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb dhe detyrat e tij n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur e t\u00eb paanshme, n\u00eb zbatim t\u00eb kushtetut\u00ebs dhe ligjit dhe n\u00eb interesin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb qytetar\u00ebve e vendit.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim, KRIIK ju sugjeron q\u00eb <strong>pas mbarimit t\u00eb procesit konsultues dhe hartimit t\u00eb draftit final t\u00eb projekt-vendimit t\u00eb organizohet nj\u00eb tryez\u00eb publike me pjes\u00ebmarrje t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb aktor\u00ebve<\/strong> t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb, atyre politik\u00eb e institucional\u00eb, si dhe t\u00eb partner\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, ku t\u00eb mund t\u00eb jepen konsideratat e fundit dhe nxitet vullneti politik p\u00ebr miratimin sa m\u00eb par\u00eb t\u00eb aktit, si dhe p\u00ebr nisjen e pun\u00ebs s\u00eb procesit konsultues p\u00ebr aktin e dyt\u00eb t\u00eb nevojsh\u00ebm, p\u00ebr plot\u00ebsimin e k\u00ebtij detyrimi.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Konkretisht, lidhur me projektvendimin \u201cP\u00ebr rregullat p\u00ebr regjistrimin e zgjedh\u00ebsve nga jasht\u00eb vendit p\u00ebr zgjedhjet p\u00ebr Kuvendin\u201d t\u00eb hartuar sugjerojm\u00eb:<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>1. N\u00eb pik\u00ebn (6) t\u00eb projekt-vendimit<\/strong> thuhet se \u201cKomisioneri n\u00ebp\u00ebrmjet administrat\u00ebs s\u00eb KQZ v\u00ebrteton identitetin e votuesit nga jasht\u00eb p\u00ebr tu regjistruar, n\u00ebp\u00ebrmjet identifikimit biometrik t\u00eb tij, ose n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tjet\u00ebr me mjete elektronike&#8230;\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb gjykimin e KRIIK, duke qen\u00eb se v\u00ebrtetimi i identitetit t\u00eb votuesit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga element\u00ebt m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb k\u00ebtij procesi, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb evitohet votimi p\u00ebr nj\u00eb person tjet\u00ebr (ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb situat\u00ebn aktuale, kur t\u00eb dh\u00ebnat personale t\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb jan\u00eb tanim\u00eb publike si rrjedhim i disa episodeve t\u00eb nxjerrjes s\u00eb tyre), \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsore q\u00eb kjo pik\u00eb e projekt-vendimit t\u00eb jet\u00eb plot\u00ebsisht e p\u00ebrcaktuar dhe jo evazive.<\/p>\n\n\n\n<p>E th\u00ebn\u00eb ndryshe, projekt-vendimi do t\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb n\u00eb detaje dhe hap pas hapi metodologjin\u00eb dhe metodat q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb KQZ-ja p\u00ebr t\u2019u garantuar n\u00eb lidhje me identitetin e votuesit, si dhe teknologjin\u00eb q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrdoret, p\u00ebrfshir\u00eb \u00e7do element t\u00eb mundsh\u00ebm sigurie.<\/p>\n\n\n\n<p>Duke qen\u00eb se kjo gj\u00eb, objektivisht nuk \u00ebsht\u00eb e mundur n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment specifik, dhe nga ana tjet\u00ebr do t\u00eb ishte e nevojshme q\u00eb metodologjia t\u00eb pasqyronte nivelin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb bashk\u00ebkohor teknologjik e t\u00eb element\u00ebve t\u00eb siguris\u00eb, KRIIK rekomandon q\u00eb kjo pik\u00eb e projekt-vendimit t\u00eb autorizoj\u00eb Komisionerin Shtet\u00ebror t\u00eb Zgjedhjeve p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb nj\u00eb akt plot\u00ebsues (udh\u00ebzim) i cili t\u00eb specifikoj\u00eb metodologjin\u00eb, si dhe metodat e detajuara t\u00eb zhvillimit teknologjik m\u00eb t\u00eb fundit, p\u00ebrfshir\u00eb parashikimin e kujdessh\u00ebm t\u00eb element\u00ebve t\u00eb siguris\u00eb dhe kontrollit, si dhe p\u00ebrdorimin prej nj\u00eb stafi t\u00eb posa\u00e7\u00ebm e t\u00eb p\u00ebrgatitur t\u00eb administrat\u00ebs, t\u00eb p\u00ebrcaktuar nga Komisioneri.<\/p>\n\n\n\n<p>Pjes\u00eb e k\u00ebtij Udh\u00ebzimi mund t\u00eb b\u00ebhet edhe parashikimi i operimit n\u00eb rast t\u00eb mosfunksionimit p\u00ebr arsye teknike t\u00eb sistemeve dhe pajisjeve t\u00eb teknologjis\u00eb s\u00eb informacionit, sipas parashikimit t\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb fjalin\u00eb e dyt\u00eb t\u00eb pik\u00ebs 6.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>2. N\u00eb pik\u00ebn (7) t\u00eb projekt-vendimit<\/strong> thuhet se \u201cKQZ verifikon p\u00ebrputhshm\u00ebrin\u00eb e t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb formularit p\u00ebrkat\u00ebs elektronik t\u00eb plot\u00ebsuara nga votuesi nga jasht\u00eb me t\u00eb dh\u00ebnat e tij n\u00eb Regjistrin Komb\u00ebtar t\u00eb Gjendjes Civile&#8230;\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Formulimi i k\u00ebsaj pike t\u00eb projekt-vendimit le t\u00eb n\u00ebnkuptohet se KQZ do t\u00eb ket\u00eb akses t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb RKGJC.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00ebse KQZ do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb nga RKGJC-ja t\u00eb verifikoj\u00eb k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna, at\u00ebher\u00eb kjo do t\u00eb duhet t\u00eb sakt\u00ebsohet edhe n\u00eb formulim.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb rastin e dyt\u00eb, KRIIK sugjeron se duhen bashk\u00ebrenduar hapat me Ministrin\u00eb e Brendshme (RKGJC) p\u00ebr kryerjen e nj\u00eb procesi verifikimi t\u00eb shpejt\u00eb, t\u00eb sakt\u00eb dhe n\u00eb koh\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Eksperienca jo fort pozitive e komunikimit nd\u00ebrinstitucional n\u00eb raport me verifikimet e p\u00ebrb\u00ebr\u00ebsve zgjedhore t\u00eb kandidat\u00ebve p\u00ebr efekt t\u00eb ligjit t\u00eb ashtuquajtur t\u00eb dekriminalizimit duhet patur n\u00eb konsiderat\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast.<\/p>\n\n\n\n<p>Procesi i verifikimit nuk duhet n\u00eb asnj\u00eb rast t\u00eb cedoj\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb mosfunksionimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnies nd\u00ebrinstitucionale. Shteti shqiptar duhet t\u00eb mbaj\u00eb barr\u00ebn p\u00ebr leht\u00ebsimin e k\u00ebtij procesi ndaj qytetar\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p>KRIIK sugjeron se do t\u00eb ishte me vend q\u00eb ky komunikim apo procedur\u00eb t\u00eb mund t\u00eb rregullohej n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb urdhri t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt midis Komisionerit dhe Ministrit t\u00eb Brendsh\u00ebm, gj\u00eb q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrcaktohej nga Rregullatori n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb t\u00eb vendimit.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>3. P\u00ebrsa i p\u00ebrket pik\u00ebs 17 dhe 18 t\u00eb projektvendimit<\/strong>.<\/p>\n\n\n\n<p>KRIIK sugjeron, n\u00eb vazhdim\u00ebsi t\u00eb rekomandimit 1 t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrm, q\u00eb t\u00ebr\u00ebsia e sistemeve dhe\/ose pajisjeve t\u00eb teknologjis\u00eb s\u00eb informacionit q\u00eb sigurojn\u00eb procesin e regjistrimit t\u00eb votuesve nga jasht\u00eb (pika 17) apo q\u00eb p\u00ebrdoren p\u00ebr q\u00ebllime t\u00eb zbatimit t\u00eb k\u00ebtij vendimi (pika 18) t\u00eb jen\u00eb t\u00eb miratuara n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb akti t\u00eb Komisionerit Shtet\u00ebror, i cili t\u2019i p\u00ebrshkruaj n\u00eb detaje makinerit\u00eb, programet, modulet e aksesit, protokollet e siguris\u00eb, kontrollin e tyre n\u00eb \u00e7do koh\u00eb, si dhe parashikimin e procesit t\u00eb auditimit t\u00eb tyre pas zgjedhjeve.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrsa i p\u00ebrket transparenc\u00ebs dhe informimit mbi t\u00ebr\u00eb element\u00ebt e sistemeve dhe\/ose pajisjeve t\u00eb teknologjis\u00eb s\u00eb informacionit, e drejta p\u00ebr tu njohur dhe marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb testime duhet t\u2019i njihet t\u00ebr\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb partive politike t\u00eb interesuara, organizatave q\u00eb v\u00ebzhgojn\u00eb t\u00ebr\u00eb element\u00ebt e procesit zgjedhor, ose\/dhe atyre q\u00eb ndjekin k\u00ebt\u00eb komponent t\u00eb procesit, si dhe organizatave p\u00ebrfaq\u00ebsuese t\u00eb shtetasve shqiptar\u00eb q\u00eb jetojn\u00eb jasht\u00eb apo atyre q\u00eb merren me mbrojtjen e t\u00eb drejtave t\u00eb tyre.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, po n\u00eb aktin e m\u00ebsip\u00ebrm nevojitet t\u00eb p\u00ebrcaktohen dhe parashikohen nga Komisioneri momentet kur duhet t\u00eb lejohet apo k\u00ebrkohet medoemos prezenca e aktor\u00ebve t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrm, ve\u00e7an\u00ebrisht gjat\u00eb proceseve t\u00eb kontrollit t\u00eb sistemeve apo auditimit t\u00eb tyre.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>4. Neni 24 i Kodit Zgjedhor parashikon dh\u00ebnien e s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb vot\u00ebs vet\u00ebm p\u00ebr shtetasit t\u00eb cil\u00ebt k\u00ebrkojn\u00eb nga KQZ-ja<\/strong> q\u00eb t\u00eb pajisen me dokumentacionin e votimit nga jasht\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Pavar\u00ebsisht rrethanave objektive, n\u00eb parim mund t\u00eb thuhet se aplikohen dy regjime t\u00eb ndryshme regjistrimi t\u00eb votuesve p\u00ebr ata q\u00eb jetojn\u00eb jasht\u00eb dhe ata q\u00eb jetojn\u00eb brenda territorit t\u00eb Republik\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim, nisur edhe nga p\u00ebrvoja jo fort pozitive e deritanishme e tentativave ligjore e institucionale lidhur me regjistrimin e adres\u00ebs s\u00eb p\u00ebrhershme t\u00eb vendbanimit p\u00ebr shtetasit shqiptar\u00eb q\u00eb jetojn\u00eb jasht\u00eb vendit, KRIIK sugjeron se KQZ-ja duhet ta konsideroj\u00eb si detyrim dhe barr\u00eb t\u00eb saj\u00ebn nd\u00ebrmarrjen e hapave dhe t\u00eb \u00e7do mase t\u00eb mundshme p\u00ebr t\u00eb kryer njoftimin e t\u00eb gjith\u00eb shtetasve shqiptar\u00eb q\u00eb jetojn\u00eb jasht\u00eb vendit p\u00ebr dh\u00ebnien e s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb vot\u00ebs dhe mund\u00ebsin\u00eb e votimit prej tyre n\u00eb vendet ku ata jan\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb nevojiten t\u00eb parashikohen nj\u00eb s\u00ebr\u00eb mekanizmash nd\u00ebrvepruese p\u00ebr njoftimin e tyre, si n\u00ebp\u00ebrmjet e-albanias, adresave t\u00eb deklaruara n\u00eb RKGJC, shfryt\u00ebzimit t\u00eb administrator\u00ebve lokal\u00eb t\u00eb Bashkive p\u00ebr t\u00eb d\u00ebrguar njoftime, reklamave dhe spoteve informuese n\u00eb faqet e internetit t\u00eb KQZ-s\u00eb e institucioneve,&nbsp; mediave tradicionale dhe ato online, rrjeteve sociale, etj.<\/p>\n\n\n\n<p>Ky proces duhet t\u00eb parashikoj\u00eb kostot e nevojshme finanaciare si dhe duhet t\u00eb nis\u00eb shum\u00eb p\u00ebrpara n\u00eb koh\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Gjithashtu, nisur nga fakti i numrit t\u00eb ul\u00ebt t\u00eb deklarimit t\u00eb adresave t\u00eb vendbanimit t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm jasht\u00eb vendit, \u00ebsht\u00eb e nevojshme q\u00eb ky proces informimi t\u00eb bashk\u00ebrendohet edhe me informimin mbi m\u00ebnyr\u00ebn e regjistrimit t\u00eb adresave t\u00eb vendbanimeve t\u00eb p\u00ebrhershme jasht\u00eb vendit.<\/p>\n\n\n\n<p>Th\u00ebn\u00eb sa m\u00eb sip\u00ebr, KRIIK sugjeron q\u00eb ky proces informimi dhe sensibilizimi t\u00eb b\u00ebhet pjes\u00eb e projektvendimit duke autorizuar Komisionerin p\u00ebr nxjerrjen e nj\u00eb akti (vet\u00ebm ose n\u00eb nd\u00ebrveprim me institucione t\u00eb tjera) n\u00eb plot\u00ebsim t\u00eb nevoj\u00ebs p\u00ebr p\u00ebrmbushjen e gjith\u00eb sa m\u00eb sip\u00ebr.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>KRIIK e vler\u00ebson si shum\u00eb pozitiv aktivitetin e deritanish\u00ebm dhe fal\u00ebnderon Komisionin Qendror t\u00eb Zgjedhjeve p\u00ebr angazhimin e tij dhe hapat e nd\u00ebrmarr\u00eb n\u00eb procesin e p\u00ebrgatitjes s\u00eb planit rregullator p\u00ebr mund\u00ebsimin e votimit p\u00ebr shqiptar\u00ebt q\u00eb jetojn\u00eb jasht\u00eb kufijve t\u00eb vendit, p\u00ebrsa ligji parashikon dhe ligjv\u00ebn\u00ebsi e ka ngarkuar. Sikurse \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me dije&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[11],"tags":[],"class_list":["post-1503","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized-sq"],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1503","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1503"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1503\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1504,"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1503\/revisions\/1504"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1503"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1503"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1503"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}