{"id":1088,"date":"2021-04-30T18:30:00","date_gmt":"2021-04-30T16:30:00","guid":{"rendered":"https:\/\/kriik.al\/home\/?p=1088"},"modified":"2021-05-04T18:08:21","modified_gmt":"2021-05-04T16:08:21","slug":"d-e-k-l-a-r-a-t-e","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/kriik.al\/home\/2021\/04\/30\/d-e-k-l-a-r-a-t-e\/","title":{"rendered":"DEKLARAT\u00cb PARAPRAKE MBI P\u00cbRFUNDIMIN E PROCESIT T\u00cb NUM\u00cbRIMIT"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"has-text-align-center\"><strong>Aksioni p\u00ebr V\u00ebzhgimin e Zgjedhjeve Parlamentare t\u00eb 25 Prillit 2021&nbsp;<\/strong><\/p>\n\n\n\n<hr class=\"wp-block-separator\"\/>\n\n\n\n<p>Procesi i num\u00ebrimit t\u00eb votave p\u00ebrfundoi n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin n\u00eb or\u00ebt e para t\u00eb m\u00ebngjesit t\u00eb dat\u00ebs 30 prill 2021<sup><a href=\"#_ftn1\">[i]<\/a><\/sup>&nbsp;dhe tashm\u00eb ka nisur dor\u00ebzimi i materialeve zgjedhore dhe i kutive t\u00eb votimit n\u00eb Komisionin Qendror t\u00eb Zgjedhjeve<sup><a href=\"#_ftn2\">[ii]<\/a><\/sup>. &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb ndryshim nga procesi i votimit, num\u00ebrimi i votave u shoq\u00ebrua me tensione, zvarritje dhe nd\u00ebrprerje n\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb konsiderueshme t\u00eb vendeve t\u00eb num\u00ebrimit t\u00eb votave. Administrimi i procesit t\u00eb num\u00ebrimit nuk u karakterizua nga i nj\u00ebjti nivel eficence dhe transparence si ai i votimit. &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>KRIIK v\u00ebrejti me shqet\u00ebsim se, pavar\u00ebsisht q\u00ebndrimeve t\u00eb prera t\u00eb Komisionerit Shtet\u00ebror p\u00ebr Zgjedhjet, vendimmarrjeve prej tij dhe thirrjeve t\u00eb vazhdueshme p\u00ebr vijim t\u00eb pand\u00ebrprer\u00eb t\u00eb procesit nga ana e tij, por edhe nga organizatat v\u00ebzhguese t\u00eb zgjedhjeve si KRIIK, s\u00ebrish edhe n\u00eb k\u00ebto zgjedhje vullneti zbatues i komisioner\u00ebve ndaj ligjit dhe hierarkis\u00eb institucionale mbeti dyt\u00ebsor, duke realizuar me vones\u00eb t\u00eb pajustifikueshme p\u00ebrmbylljen e num\u00ebrimit dhe nxjerrjen e rezultateve prej KZAZ-ve. &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Akoma m\u00eb shqet\u00ebsues mbeti fakti se num\u00ebrimi i votave parap\u00eblqyese nuk mori v\u00ebmendjen e duhur. Kjo jo vet\u00ebm gjat\u00eb procesit t\u00eb num\u00ebrimit, por si nj\u00eb q\u00ebndrim n\u00eb vijim\u00ebsi p\u00ebrgjat\u00eb nd\u00ebrtimit dhe zhvillimit t\u00eb procesit zgjedhor dhe, ve\u00e7an\u00ebrisht, p\u00ebrgjat\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore. &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Ky element i cili do t\u00eb rekuperonte sadopak parashikimin kushtetu\u00ebs t\u00eb lidhjes m\u00eb direkte t\u00eb zgjedh\u00ebsit me deputetin, konstatohet tashm\u00eb qartazi se u p\u00ebrdor ve\u00e7 si argument justifikues p\u00ebr ndryshimet e nj\u00ebanshme kushtetuese t\u00eb korrikut 2020 e me pas edhe t\u00eb amendimeve t\u00eb ligjit zgjedhor t\u00eb tetorit 2020.&nbsp;&nbsp;Nj\u00eb proces i nxituar, i miratuar me shkelje ligjore dhe pa konsultim real publik, i cili tashm\u00eb rezultoi si jo-efikas n\u00eb raport me aspiratat e \u201cmund\u00ebsis\u00eb s\u00eb listave t\u00eb hapura\u201d p\u00ebr gjallimin dhe funksionalitetin e demokracise shqiptare.&nbsp;&nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Nga p\u00ebrfundimi paraprak i procesit t\u00eb num\u00ebrimit rezulton se vet\u00ebm tri kandidat\u00eb e thyen her\u00ebsin&nbsp;&nbsp;dhe nxit\u00ebn ri-renditjen n\u00eb list\u00eb si rrjedhoj\u00eb e votimi parap\u00eblqyes. &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Faktet tanim\u00eb publike t\u00eb sjella nga KRIIK apo nga media dhe subjekte zgjedhore, q\u00eb ngren\u00eb dyshime mbi c\u00ebnimin e vullnetit t\u00eb zgjedh\u00ebsve gjat\u00eb procesit t\u00eb num\u00ebrimit n\u00ebp\u00ebrmjet tjet\u00ebrsimit t\u00eb flet\u00ebve t\u00eb votimit, jan\u00eb tejet shqet\u00ebsuese, madje alarmante. &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>KRIIK i b\u00ebn thirrje institucioneve kompetente t\u00eb hetojn\u00eb me seriozitet maksimal dhe n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb sa m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb gjitha indikacionet n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb fenomen dhe t\u00eb \u00e7ojn\u00eb para p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb ligjore t\u00eb gjith\u00eb individ\u00ebt q\u00eb kan\u00eb kryer krime zgjedhore. &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Numri jasht\u00ebzakonisht i lart\u00eb i flet\u00ebve t\u00eb votimit t\u00eb pavlefshme n\u00eb k\u00ebto zgjedhje, t\u00eb cilat n\u00eb praktik\u00eb jan\u00eb t\u00eb barasvlefshme me rreth shtat\u00eb mandate mbetet nj\u00eb problem madhor. &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrsa mbetet e paqart\u00eb se sa kjo i faturohet mosinformimit t\u00eb qytetar\u00ebve dhe sa tjet\u00ebrsimit potencial t\u00eb votave gjat\u00eb procesit t\u00eb num\u00ebrimit, KRIIK i b\u00ebn thirrje Komisionit Qendror t\u00eb Zgjedhjeve t\u00eb marr\u00eb masat e nevojshme q\u00eb arsyeja e k\u00ebtij numri tejet t\u00eb lart\u00eb t\u00eb votave t\u00eb pavlefshme t\u00eb vler\u00ebsohet me sakt\u00ebsin\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb mundshme, duke p\u00ebrdorur me efikasitet hap\u00ebsirat dhe instrumentat q\u00eb parashikon ligji, ve\u00e7an\u00ebrisht lidhur me ndikimin e tyre n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces zgjedhor, por edhe p\u00ebr t\u00eb rekomanduar, ndjekur e zhvilluar masat e duhura qoft\u00eb p\u00ebr nd\u00ebshkimin sipas ligjit t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsve mbi rastet e mundshme t\u00eb tjet\u00ebrsimit t\u00eb vullnetit t\u00eb zgjedh\u00ebsve gjat\u00eb num\u00ebrimit, qoft\u00eb p\u00ebr ta adresuar at\u00eb si \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrmir\u00ebsuar n\u00eb t\u00eb ardhmen. &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Fakti q\u00eb n\u00eb ZAZ-n\u00eb Nr. 40, ku u zhvillua projekti pilot i votimit dhe num\u00ebrimit elektronik, ka m\u00eb pak se 1% vota t\u00eb pavlefshme, \u00ebsht\u00eb tregues i nj\u00eb numr m\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb vullnetit qytetar q\u00eb vendos t\u00eb mos zgjedh\u00eb asnj\u00eb nga alternativat e ofruara, pavar\u00ebsisht se kjo nuk mund t\u00eb thuhet me siguri duke qen\u00eb se nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kampion i p\u00ebrgjith\u00ebsuesh\u00ebm. &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb mbetet p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe detyrim madhor edhe p\u00ebr subjektet zgjedhore q\u00eb t\u00eb adresojn\u00eb institucionalisht t\u00ebr\u00eb pretendimet dhe kontestimet e tyre, lidhur me procesin e num\u00ebrimit. &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Sigurimi i integritetit t\u00eb procesit dhe i besueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb t\u00ebr\u00eb pal\u00ebve dhe t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces, mbetet nj\u00eb dosmosdoshm\u00ebri me interesin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb e m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb publik, se sa thjesht korrigjimi ose jo i rezultatit t\u00eb nj\u00eb subjekti zgjedhor. &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Pas dit\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve e deri m\u00eb sot, pran\u00eb KQZ-s\u00eb jan\u00eb depozituar dy ankimime q\u00eb ankimojn\u00eb sanksionet administrative t\u00eb vendosura ndaj komisioner\u00ebve t\u00eb KZAZ-ve nga KQZ-ja<sup><a href=\"#_ftn3\">[iii]<\/a><\/sup>, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb asnj\u00eb ankimim nga subjekte zgjedhore nuk \u00ebsht\u00eb regjistruar.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>KRIIK rithekson dhe iu risjell n\u00eb v\u00ebmendje t\u00ebr\u00eb subjekteve zgjedhore&nbsp;se \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsore, jo vet\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb proces zgjedhor specifik, por nisur edhe nga p\u00ebrvoja problematike e proceseve t\u00eb m\u00ebparshme, si dhe p\u00ebr sigurimin e s\u00eb ardhmes demokratike e t\u00eb qasjes institucionale, q\u00eb t\u00eb ndiqet rruga ligjore dhe institucionale p\u00ebr t\u00eb gjitha pretendimet dhe ankimimet duke shfryt\u00ebzuar dhe investuar mekanizmat dhe instrumentat e parashikuara nga ligji, n\u00eb respekt t\u00eb frym\u00ebs dhe g\u00ebrm\u00ebs s\u00eb Kushtetut\u00ebs dhe t\u00ebr\u00eb kuadrit ligjor. &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Procesi zgjedhor ende nuk ka p\u00ebrfunduar. Procesi i ankimimeve dhe apelimeve q\u00eb vjen n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb t\u00eb procesit zgjedhor \u00ebsht\u00eb nj\u00eb element thelb\u00ebsor, i cili jep mund\u00ebsin\u00eb e korrektimit t\u00eb shtremb\u00ebrimeve apo mosmbar\u00ebvajtjeve t\u00eb v\u00ebrejtura, n\u00ebp\u00ebrmjet mekanizimit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb zgjedhore. &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Organet e Drejt\u00ebsis\u00eb Zgjedhore, mjaft problematik\u00eb n\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn, duhet t\u00eb reflektojn\u00eb dhe zbatojn\u00eb&nbsp;&nbsp;frym\u00ebn e Kushtetut\u00ebs dhe t\u00eb ligjit, n\u00eb respekt edhe t\u00eb aspiratave t\u00eb Marr\u00ebveshjes Politike t\u00eb 5 qershorit 2020. &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Administrata zgjedhore, n\u00eb raport me k\u00ebt\u00eb proces duhet t\u00eb ushtroj\u00eb me efikastet t\u00eb lart\u00eb dhe profesionaliz\u00ebm detyrat e saj t\u00eb parashikuara nga ligji. &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Po ashtu, organi drejtues i KQZ-s\u00eb, i ngarkuar si hallka e par\u00eb e dh\u00ebnies s\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb zgjedhore, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve, si dhe Kolegji Zgjedhor duhet t\u00eb ushtroj\u00eb me p\u00ebrgjegjsh\u00ebmri, seriozitet dhe profesionaliz\u00ebm t\u00eb lart\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ankimimet e paraqitura, duke i trajtuar ato n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin dhe parimet kushtetuese. &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>An\u00ebtar\u00ebt e KAS duhet t\u00eb refuzojn\u00eb p\u00ebrs\u00ebritjen e q\u00ebndrimeve partizane e t\u00eb anshme politike. Ata duhet t\u00eb udh\u00ebhiqen nga domosdoshm\u00ebria p\u00ebr sigurimin e integritetit t\u00eb procesit zgjedhor dhe parimeve q\u00eb n\u00eb jan\u00eb n\u00eb themel t\u00eb tij, dhe t\u00eb shmangin diskrecionin dhe vendimmarjen ekstraligjore me qasje racionale n\u00eb dobi t\u00eb p\u00ebrmbylljes s\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb procesit.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, KRIIK s\u00ebrish iu b\u00ebn thirrje aktor\u00ebve politik\u00eb dhe institucional\u00eb q\u00eb t\u00eb evitojn\u00eb polarizimin e situat\u00ebs politike dhe retorik\u00ebn e ashp\u00ebr, s\u00eb paku deri n\u00eb p\u00ebrfundimin e plot\u00eb t\u00eb procesit zgjedhor. &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Mazhoranca socialiste, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr si forca politike fituese n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb t\u00eb procesit, ka detyrimin madhor t\u00eb siguroj\u00eb qet\u00ebsin\u00eb e jet\u00ebs publike dhe institucionale duke nxitur dhe krijuar nj\u00eb klim\u00eb t\u00eb favorshme p\u00ebr adresimin e \u00e7do shqet\u00ebsimi, pretendimi apo kontestimi q\u00eb mund t\u00eb vij\u00eb nga kushdo prej aktor\u00ebve t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, qofshin ato subjekte zgjedhore, mediatike, apo nga \u00e7do aktor tjet\u00ebr.&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;Institucionet duhet t\u00eb lejohen t\u00eb zhvillojn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb si dhe t\u00eb p\u00ebrmbushin funksionet e tyre n\u00eb zbatim t\u00eb ligjit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pandikuar.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Nisma e fundit politike prej mazhoranc\u00ebs, e b\u00ebr\u00eb me dije n\u00eb media, p\u00ebr shkarkimin e Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs, e cila pason nj\u00eb p\u00ebrplasje t\u00eb gjat\u00eb institucionale prej gati 2 vjet\u00ebsh, nuk sjell asgj\u00eb t\u00eb re dhe t\u00eb jasht\u00ebzakonshme n\u00eb diskutimin publik, p\u00ebrpos rritjes dhe tensionimit artificial t\u00eb situat\u00ebs dhe vendosjes n\u00ebn presion t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb institucioneve t\u00eb p\u00ebrfshira p\u00ebr dh\u00ebnien e drejt\u00ebsis\u00eb zgjedhore, por edhe t\u00eb vet\u00eb subjekteve apo aktor\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb duan t\u00eb adresojn\u00eb kontestimet e tyre lidhur me procesin zgjedhor.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>KRIIK vler\u00ebson qarkoren q\u00eb Kryeprokurori \u00c7ela u ka d\u00ebrguar Prokurorive t\u00eb rretheve p\u00ebr t\u00eb intensifikuar p\u00ebrpjekjet p\u00ebr hetimin e krimeve q\u00eb prekin vot\u00ebn. &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Nxitet dhe mb\u00ebshtetet me forc\u00eb Kryeprokurori dhe t\u00eb gjith\u00eb Prokuror\u00ebt p\u00ebr t\u00eb ndjekur me seriozitet dhe p\u00ebrkushtim t\u00eb gjitha indiciet dhe \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me prekjen e vot\u00ebs dhe c\u00ebnimin e integritetit t\u00eb t\u00ebr\u00eb hallkave dhe element\u00ebve q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjne procesin zgjedhor. &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Megjith\u00eb ndjesh\u00ebm\u00ebrin\u00eb e lart\u00eb dhe t\u00eb drejt\u00ebp\u00ebrdrejt\u00eb politike t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsive politike q\u00eb mund t\u00eb dalin, Prokuror\u00ebt duhet t\u00eb p\u00ebrmbushin detyrimet e tyre ligjore dhe t\u00eb tregojn\u00eb se jan\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb mentaliteti dhe drejt\u00ebsie t\u00eb re, aq shum\u00eb t\u00eb aspiruar nga populli shqiptar dhe t\u00eb mb\u00ebshtetur nga t\u00ebr\u00eb partner\u00ebt m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb.&nbsp;&nbsp;&nbsp;Nj\u00eb Drejt\u00ebsi e cila nuk ka frik\u00eb dhe nuk nguron t\u00eb ngrej\u00eb akuza dhe v\u00ebr\u00eb para p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb k\u00ebdo q\u00eb shkel ligjin, c\u00ebnon lirin\u00eb e vot\u00ebs dhe intimidon qytetarin, pavar\u00ebsisht pozit\u00ebs s\u00eb tij politike, shtet\u00ebrore apo sociale. &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, KRIIK b\u00ebn me dije se ka mbajtur shtat\u00eb konferenca p\u00ebr shtyp gjat\u00eb dit\u00ebs s\u00eb votimit dhe procesit t\u00eb num\u00ebrimit t\u00eb votave, duke njoftuar n\u00eb vazhdim\u00ebsi publikun dhe aktor\u00ebt e interesuar p\u00ebr ecurin\u00eb e procesit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ka publikuar dhe Deklarat\u00ebn e Gjetjeve dhe P\u00ebrfundimeve Paraprake, dit\u00ebn e h\u00ebn\u00eb, dat\u00eb 26 prill. &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb gjith\u00eb deklarimet e m\u00ebparshme t\u00eb KRIIK n\u00eb lidhje me procesin, mund t\u2019i gjeni m\u00eb posht\u00eb: &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Deklarata t\u00eb KRIIK p\u00ebrgjat\u00eb dit\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve dhe procesit t\u00eb num\u00ebrimit t\u00eb votave&nbsp;(25 \u2013 28 prill 2021):<\/p>\n\n\n\n<ul class=\"wp-block-list\"><li><a rel=\"noreferrer noopener\" href=\"https:\/\/kriik.al\/home\/2021\/04\/25\/konference-per-shtyp-ecuria-e-procesit-te-votimit\/\" target=\"_blank\">Konferenc\u00eb p\u00ebr Shtyp, Ecuria e Procesit t\u00eb Votimit<\/a>,<em>&nbsp;dat<\/em>\u00eb&nbsp;<em>25 Prill, ora 12:00.&nbsp;<\/em><\/li><li><a rel=\"noreferrer noopener\" href=\"https:\/\/kriik.al\/home\/2021\/04\/25\/konference-per-shtyp-ecuria-e-procesit-te-votimit-2\/(opens%20in%20a%20new%20tab)\" target=\"_blank\">Konferenc\u00eb p\u00ebr Shtyp, Ecuria e Procesit t\u00eb Votimit<\/a>,<em>&nbsp;dat<\/em>\u00eb<em>&nbsp;25 Prill, ora 15:30.&nbsp;<\/em><\/li><li><a rel=\"noreferrer noopener\" href=\"https:\/\/kriik.al\/home\/2021\/04\/25\/konference-per-shtyp-ecuria-e-procesit-te-votimit-3\/\" target=\"_blank\">Konferenc\u00eb p\u00ebr Shtyp, Ecuria e Procesit t\u00eb Votimit<\/a>,<em>&nbsp;dat<\/em>\u00eb<em>&nbsp;25 Prill, ora 18:00.&nbsp;<\/em><\/li><li><a rel=\"noreferrer noopener\" href=\"https:\/\/kriik.al\/home\/2021\/04\/26\/konference-per-shtyp-mbyllja-e-qendrave-te-votimit-dhe-dorezimi-i-materialeve-zgjedhore-dhe-kutive-te-votimit-ne-vnv\/\" target=\"_blank\">Konferenc\u00eb p\u00ebr Shtyp, Mbyllja e Qendrave t\u00eb Votimit dhe Dor\u00ebzimi i Materialeve Zgjedhore dhe Kutive t\u00eb Votimit n\u00eb VNV<\/a>,<em>&nbsp;dat<\/em>\u00eb<em>&nbsp;25 Prill, ora 23:30.&nbsp;<\/em><\/li><li><a rel=\"noreferrer noopener\" href=\"https:\/\/kriik.al\/home\/2021\/04\/26\/njoftim-per-shtyp-2\/\" target=\"_blank\">Prezantimi i Deklarat\u00ebs s\u00eb Gjetjeve dhe P\u00ebrfundimeve Paraprake \u2013 Zgjedhjet p\u00ebr Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb 25 prill 2021<\/a>,&nbsp;<em>dat<\/em>\u00eb&nbsp;26 Prill,&nbsp;<em>ora<\/em>&nbsp;22:25.<em>&nbsp;<\/em><\/li><li><a rel=\"noreferrer noopener\" href=\"https:\/\/kriik.al\/home\/2021\/04\/27\/konference-per-shtyp-ecuria-e-procesit-te-numerimit\/\" target=\"_blank\">Konferenc\u00eb p\u00ebr Shtyp, Ecuria e Procesit t\u00eb Num\u00ebrimit<\/a>,<em>&nbsp;dat<\/em>\u00eb<em>&nbsp;26 Prill, ora 22:45.&nbsp;<\/em><\/li><li><a rel=\"noreferrer noopener\" href=\"https:\/\/kriik.al\/home\/2021\/04\/27\/konference-per-shtyp-ecuria-e-procesit-te-numerimit\/(opens%20in%20a%20new%20tab)\" target=\"_blank\">Konferenc\u00eb p\u00ebr Shtyp, Ecuria e Procesit t\u00eb Num\u00ebrimit<\/a>,<em>&nbsp;dat<\/em>\u00eb<em>&nbsp;27 Prill, ora 22:30.&nbsp;<\/em><\/li><li><em>&nbsp;<\/em><a rel=\"noreferrer noopener\" href=\"https:\/\/kriik.al\/home\/2021\/04\/29\/konference-per-shtyp-ecuria-e-procesit-te-numerimit-3\/\" target=\"_blank\">Konferenc\u00eb p\u00ebr Shtyp, Ecuria e Procesit t\u00eb Num\u00ebrimit<\/a><strong><em>,<\/em><\/strong><em> <\/em><em>dat<\/em>\u00eb<em>&nbsp;28 Prill,&nbsp;ora&nbsp;22:15.<strong>&nbsp;<\/strong><\/em><\/li><\/ul>\n\n\n\n<p class=\"has-text-align-right\"><strong><em><u>Tiran\u00eb, m\u00eb 30 Prill 2021 !&nbsp;<\/u><\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<hr class=\"wp-block-separator\"\/>\n\n\n\n<p><sup><a href=\"#_ftnref1\">[i]<\/a><\/sup>&nbsp;KZAZ nr. 38, Bashkia Tiran\u00eb, ishte e fundit q\u00eb p\u00ebrfundoi num\u00ebrimin n\u00eb or\u00ebn 6:30 t\u00eb m\u00ebngjesit t\u00eb dat\u00ebs 30 prill. &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p><sup><a href=\"#_ftnref2\">[ii]<\/a><\/sup>&nbsp;Deri n\u00eb momentin e publikimit t\u00eb k\u00ebsaj Deklarate, pran\u00eb KQZ-s\u00eb jan\u00eb dor\u00ebzuar kutit\u00eb nga 66 KZAZ.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p><sup><a href=\"#_ftnref3\">[iii]<\/a><\/sup>&nbsp;An\u00ebtar\u00ebt e KZAZ-s\u00eb Nr. 35, me objekt&nbsp;<em>\u201cAnulimin e Vendimit nr. 316, dat\u00eb 26.04.2021 t\u00eb KSHZ\u201d<\/em>&nbsp;dhe nga an\u00ebtar\u00ebt e KZAZ-s\u00eb Nr. 22 me objekt&nbsp;<em>\u201cAnulimin e Vendimit nr.309, dat\u00eb 26.04.2021 t\u00eb KSHZ\u201d<\/em>.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Aksioni p\u00ebr V\u00ebzhgimin e Zgjedhjeve Parlamentare t\u00eb 25 Prillit 2021&nbsp; Procesi i num\u00ebrimit t\u00eb votave p\u00ebrfundoi n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin n\u00eb or\u00ebt e para t\u00eb m\u00ebngjesit t\u00eb dat\u00ebs 30 prill 2021[i]&nbsp;dhe tashm\u00eb ka nisur dor\u00ebzimi i materialeve zgjedhore dhe i kutive t\u00eb votimit n\u00eb Komisionin Qendror t\u00eb Zgjedhjeve[ii]. &nbsp; N\u00eb ndryshim nga procesi i votimit,&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[11],"tags":[],"class_list":["post-1088","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized-sq"],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1088","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1088"}],"version-history":[{"count":6,"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1088\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1098,"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1088\/revisions\/1098"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1088"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1088"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1088"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}