{"id":1068,"date":"2021-04-27T00:45:00","date_gmt":"2021-04-26T22:45:00","guid":{"rendered":"https:\/\/kriik.al\/home\/?p=1068"},"modified":"2021-04-30T15:33:23","modified_gmt":"2021-04-30T13:33:23","slug":"konference-per-shtyp-ecuria-e-procesit-te-numerimit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/kriik.al\/home\/2021\/04\/27\/konference-per-shtyp-ecuria-e-procesit-te-numerimit\/","title":{"rendered":"Konferenc\u00eb p\u00ebr Shtyp, Ecuria e Procesit t\u00eb Num\u00ebrimit"},"content":{"rendered":"\n<hr class=\"wp-block-separator\"\/>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>Dat\u00eb 26 Prill 2021, Ora\u00a022:45 pm<\/em> &#8211; Tashm\u00eb b\u00ebhet me dije se ka p\u00ebrfunduar totalisht procesi i num\u00ebrimit n\u00eb bashkit\u00eb Pustec dhe Libohov\u00eb, si dhe n\u00eb Nj\u00ebsin\u00eb Bashkiake Nr. 10 n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr hir t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb teknologjis\u00eb, pra t\u00eb votimit dhe t\u00eb num\u00ebrimit elektronik. P\u00ebr sa i p\u00ebrket, procesit t\u00eb num\u00ebrimit p\u00ebr subjektet zgjedhore, ky proces ka p\u00ebrfunduar n\u00eb 35 zona t\u00eb administrimit zgjedhor dhe rezulton se jan\u00eb num\u00ebruar deri tani 3846 qendra votimi nga 5199 t\u00eb tilla. Ajo q\u00eb mund t\u00eb themi p\u00ebr rastet e evidentuara deri tani, \u00ebsht\u00eb se vihet re se ka ende vende t\u00eb num\u00ebrimit t\u00eb votave q\u00eb ka dyndje t\u00eb personave t\u00eb paautorizuar brenda, por edhe p\u00ebrreth vendeve t\u00eb num\u00ebrimit t\u00eb votave. N\u00eb ZAZ-n\u00eb 51 n\u00eb ZAZ 83 n\u00eb Vlor\u00eb, ZAZ 31 n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb ZAZ 69 gjithashtu, nuk ka nj\u00eb kontroll p\u00ebr personat q\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb vendet e num\u00ebrimit t\u00eb votave.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb KZAZ Nr. 47 policia ka nxjerr\u00eb jasht\u00eb v\u00ebzhguesit partiak\u00eb me k\u00ebrkes\u00eb nga KZAZ me arsye se po shqet\u00ebsonin me ankesat e tyre komisionin. Lidhur me k\u00ebt\u00eb rast t\u00eb fundit, pavar\u00ebsisht legjitimitetit q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb patur KZAZ-ja n\u00eb rastin e p\u00ebrmendur duhet b\u00ebr\u00eb me dije t\u00eb gjitha forcave politike q\u00eb t\u00eb informojn\u00eb sakt\u00ebsisht p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e tyre si v\u00ebzhgues politik\u00eb pran\u00eb vendeve t\u00eb num\u00ebrimit t\u00eb votave p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e kontestimit. Pra, n\u00ebse kan\u00eb kontestim me m\u00ebnyr\u00ebn se si grupet e num\u00ebrimit t\u00eb votave po ecin me procesin apo edhe p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si ata i shfaqin flet\u00ebt n\u00eb kamer\u00eb apo edhe p\u00ebr \u00e7far\u00ebdolloj gj\u00ebje tjet\u00ebr. Sigurisht q\u00eb n\u00eb nj\u00eb rast t\u00eb till\u00eb, KZAZ-ja duhet t\u00eb ket\u00eb mir\u00ebkuptimin q\u00eb t\u00eb trajtoj\u00eb me durim t\u00eb gjitha pretendimet e v\u00ebzhguesve politik\u00eb p\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb ato jan\u00eb t\u00eb qen\u00ebsishme dhe kan\u00eb p\u00ebrmbajtje, dhe paraqiten edhe me shkrim, por nga ana tjet\u00ebr partit\u00eb politike duhet q\u00eb t\u00eb shmangin kontestimet e paqena, t\u00eb cilat synojn\u00eb t\u00eb rritin artificialisht tensionin n\u00eb vendet e num\u00ebrimit t\u00eb votave apo dhe t\u00eb vonojn\u00eb procesin.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, duhet b\u00ebr\u00eb me dije qart\u00ebsisht KZAZ-ve q\u00eb v\u00ebzhguesit politik\u00eb t\u2019i shprehin k\u00ebto kontestime p\u00ebrmes ankesave me shkrim. KZAZ-t\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebjn\u00eb \u00e7 \u2018\u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb t\u00eb riidentifikojn\u00eb personat brenda vendeve t\u00eb num\u00ebrimit t\u00eb votave duke lejuar aty vet\u00ebm individ\u00ebt e lejuar nga ligji, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb komisioner\u00ebt, personat q\u00eb merren me teknologjin\u00eb, v\u00ebzhguesit e akredituar dhe kandidat\u00ebt. \u00c7do zyrtar lokal apo qendror duhet q\u00eb t\u00eb akreditohet si v\u00ebzhgues. Nga informacionet e v\u00ebzhguesve q\u00eb ne kemi, ka dyndje t\u00eb personave t\u00eb paautorizuar, madje k\u00ebtu n\u00eb qendr\u00ebn operative kan\u00eb ardhur foto dhe video q\u00eb tregojn\u00eb prezenc\u00ebn e personave, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb pa akreditimin e vendosur n\u00eb vend t\u00eb duksh\u00ebm dhe tregon p\u00ebr nj\u00eb dyndje tejnormale brenda k\u00ebtyre qendrave.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Lidhur dhe me shqet\u00ebsimin e ngritur p\u00ebr numrin e lart\u00eb t\u00eb flet\u00ebve t\u00eb pavlefshme, v\u00ebrehet q\u00eb jan\u00eb rreth 60 mij\u00eb flet\u00eb votimi t\u00eb pavlefshme q\u00eb p\u00ebrb\u00ebn rreth 5% t\u00eb votave t\u00eb num\u00ebruara deri n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment. Shp\u00ebrndarja gjeografike e k\u00ebtyre flet\u00ebve t\u00eb pavlefshme \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjt\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjitha qarqet, kjo vjen edhe nga ngat\u00ebrresa q\u00eb qytetar\u00ebt mund t\u00eb ken\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb momentin q\u00eb kan\u00eb hedhur vot\u00ebn e tyre.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u00cbsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e KZAZ-ve dhe e GNV-ve q\u00eb t\u00eb sigurojn\u00eb p\u00ebr integritetin e procesit dhe t\u00eb flet\u00ebve t\u00eb votimit n\u00eb momentin q\u00eb kur hapet kutia e votimit dhe deri n\u00eb momentin q\u00eb ato skanohen dhe p\u00ebrmblidhen n\u00eb procesverbalin e secil\u00ebs qend\u00ebr votimi. Pra duhet t\u00eb jet\u00eb barra e komisioner\u00ebve q\u00eb t\u00eb tregojn\u00eb se ky proces n\u00eb \u00e7do hallk\u00eb t\u00eb tij g\u00ebzon nj\u00eb integritet t\u00eb plot\u00eb dhe nuk ka dyshime se mund t\u00eb manipulohet, nuk ka dyshime se mund t\u00eb b\u00ebhen sh\u00ebnime t\u00eb tjera q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb flet\u00ebn t\u00eb pavlefshme apo devijojn\u00eb vot\u00ebn e qytetarit. I vetmi rast kur nj\u00eb vote \u00ebsht\u00eb e pavlefshme \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm n\u00eb rastin kur jan\u00eb vendosur m\u00eb shum\u00eb sesa 2 shenja q\u00eb u p\u00ebrkasin subjekteve t\u00eb ndryshme, 2 subjekte zgjedhore t\u00eb ndryshme, apo kur \u00ebsht\u00eb nj\u00eb subjekt zgjedhor dhe nj\u00eb kandidat i nj\u00eb subjekti tjet\u00ebr, apo kur n\u00eb flet\u00ebn e votimit jan\u00eb b\u00ebr\u00eb sh\u00ebnime t\u00eb ndryshme nga qytetar\u00ebt si fraza apo shenja t\u00eb tjera q\u00eb nuk kan\u00eb lidhje me procesin e votimit. \u00cbsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi q\u00eb k\u00ebt\u00eb shqet\u00ebsim t\u00eb legjitimuar t\u00eb qytetar\u00ebve apo edhe t\u00eb subjekteve zgjedhore, KZAZ-t\u00eb dhe GNV-t\u00eb ta adresojn\u00eb me p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb lart\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb transparence n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb rigoroze protokollit t\u00eb vendosur nga KQZ-ja n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e hapjes s\u00eb kutive t\u00eb votimit dhe m\u00ebnyr\u00ebn e vler\u00ebsimit t\u00eb flet\u00ebve t\u00eb votimit dhe kalimit t\u00eb tyre n\u00eb kamera n\u00eb tavolinat e num\u00ebrimit. D\u00ebnohet rasti i videos s\u00eb publikuar nga kandidati u pavarur Kreshnik Merxhani, nj\u00eb video e b\u00ebr\u00eb publike n\u00eb faqen e Facebook-ut. V\u00ebzhguesit e KRIIK kan\u00eb kontaktuar me kandidatin dhe me burime pran\u00eb ZAZ-s\u00eb Tepelen\u00eb dhe duket se videoja ka gjasa t\u00eb jet\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb dhe ku duket sh\u00ebnjimi n\u00eb flet\u00ebt e votimit, i cili \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rast q\u00eb \u00ebsht\u00eb haptas n\u00eb shkelje t\u00eb ligjit dhe p\u00ebr t\u00eb cilin institucionet p\u00ebrkat\u00ebse duhet t\u00eb reagojn\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">KQZ-ja nxitet ashtu, si dhe ka reaguar, p\u00ebr ta verifikuar rastin dhe t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb hapat p\u00ebrkat\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Duke kaluar te kandidati i pavarur n\u00eb Tiran\u00eb se n\u00eb procesverbalin nuk figuron fare emri i kandidatit. N\u00eb nj\u00eb procesverbal normal t\u00eb qendr\u00ebs s\u00eb votimit q\u00ebndrojn\u00eb 13 subjekte zgjedhore ku 12 jan\u00eb subjektet politike dhe i fundit \u00ebsht\u00eb kandidati i pavarur i qarkut Tiran\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb nj\u00eb procesverbal tjet\u00ebr, figurojn\u00eb vet\u00ebm 12 subjektet zgjedhore dhe nuk figuron kandidati i pavarur. \u00cbsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb KZAZ-t\u00eb t\u00eb marrin masa dhe t\u00eb shmangin gabime t\u00eb tilla, t\u00eb cilat duhet t\u00eb qart\u00ebsohen se si \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb t\u00eb qart\u00ebsoj\u00eb se si ka ndodhur nj\u00eb gabim i till\u00eb q\u00eb ngre pik\u00ebpyetje mbi procesin e vler\u00ebsimit t\u00eb votave dhe m\u00ebnyr\u00ebn e administrimit t\u00eb tij n\u00eb pik\u00ebpamje t\u00eb informatizimit t\u00eb informacionit. Nxitet KQZ-ja q\u00eb t\u00eb reagoj\u00eb sa m\u00eb shpejt p\u00ebr k\u00ebt\u00eb procesverbal n\u00eb KZAZ-n\u00eb 38.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Referuar rezultatit t\u00eb num\u00ebrimit deri n\u00eb k\u00ebto momente, KRIIK vler\u00ebson mas\u00ebn e Komisionerit t\u00eb b\u00ebr\u00eb me dije pak momente m\u00eb par\u00eb n\u00eb konferenc\u00ebn p\u00ebr shtyp, i cili ka vendosur q\u00eb t\u00eb marr\u00eb n\u00eb shqyrtim mund\u00ebsin\u00eb e vendosjes s\u00eb sanksioneve administrative ndaj komisioner\u00ebve p\u00ebr moszbatim t\u00eb Kodit Zgjedhor dhe p\u00ebr moszbatim t\u00eb nenit 122\/1 n\u00eb lidhje me afatin n\u00eb t\u00eb cilin vendet e num\u00ebrimit t\u00eb votave duhet t\u00eb respektojn\u00eb deri n\u00eb or\u00ebn 21:00 t\u00eb dat\u00ebs 26 prill. Nisur nga informacionet q\u00eb na vijn\u00eb q\u00eb ka nj\u00eb lodhje t\u00eb komisioner\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">KRIIK u ka b\u00ebr\u00eb thirrje komisioner\u00ebve dhe partive politike, si dhe grupeve t\u00eb num\u00ebrimit q\u00eb t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb funksionim mekanizmin e parashikuar t\u00eb nd\u00ebrrimit t\u00eb grupeve t\u00eb num\u00ebrimit t\u00eb votave p\u00ebr t\u00eb mospezulluar procesin e num\u00ebrimit t\u00eb votave. Pezullimi i procesit t\u00eb num\u00ebrimit t\u00eb votave nuk sjell asgj\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb faze t\u00eb procesit. \u00cbsht\u00eb i domosdosh\u00ebm q\u00eb procesi i num\u00ebrimit t\u00eb votave p\u00ebr subjektet zgjedhore t\u00eb vazhdoj\u00eb i pandalur. KZAZ-t\u00eb n\u00eb bashk\u00ebpunim me subjektet elektorale kryesore t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb grupe t\u00eb tjera num\u00ebrimi p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrruar grupet e num\u00ebrimit pa i tejlodhur ata dhe pushimi mund t\u00eb kryhet pas num\u00ebrimit t\u00eb subjekteve zgjedhore. Kjo p\u00ebr nj\u00eb arsye mbasi mbaron ky proces sheshohet \u00e7do dyshim i mundsh\u00ebm p\u00ebr prekjen e mundshme t\u00eb votave q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me kandidat\u00ebt dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment vihet n\u00eb funksionim mekanizmi tjet\u00ebr q\u00eb Komisioneri i Zgjedhjeve ka miratuar vet\u00ebm nj\u00eb dit\u00eb para zgjedhjeve q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me marrjen e filmimeve t\u00eb num\u00ebrimit t\u00eb votave p\u00ebr zon\u00ebn zgjedhore nga t\u00eb gjith\u00eb kandidat\u00ebt dhe subjektet zgjedhore \u00e7ka do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb t\u00eb jepet mund\u00ebsia e vazhdimit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb institucionale t\u00eb grupeve t\u00eb num\u00ebrimit t\u00eb votave tashm\u00eb p\u00ebr kandidat mund t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur nga subjektet zgjedhore apo nga kandidat\u00ebt, vler\u00ebsimi i fotove i skanimeve t\u00eb flet\u00ebve t\u00eb votimit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb garanci m\u00eb shum\u00eb jo vet\u00ebm p\u00ebr transparenc\u00ebn e procesit por p\u00ebr t\u00eb siguruar besueshm\u00ebrin\u00eb dhe transparenc\u00ebn e procesit n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb ndaj vet subjekteve zgjedhore q\u00eb garojn\u00eb dhe kandidat\u00ebve, por edhe p\u00ebr vet qytetar\u00ebt. Do t\u00eb ishte nj\u00eb garanci m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u2019u treguar an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb grupeve t\u00eb num\u00ebrimit t\u00eb votave q\u00eb puna e tyre dhe m\u00ebnyra se si ata po num\u00ebrojn\u00eb \u00ebsht\u00eb tashm\u00eb e dokumentuar dhe n\u00eb kuadrin e ri ligjor t\u00eb amenduar dhe frym\u00ebn e re, n\u00eb procesin e m\u00ebpas\u00ebm apo n\u00eb auditin zgjedhor q\u00eb parashikohet t\u00eb b\u00ebhet, do t\u00eb merret p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb p\u00ebrkat\u00ebse ndaj kujtdo komisioneri, i cili shkel ligjin apo tenton t\u00eb manipuloj\u00eb vot\u00ebn e zgjedh\u00ebsve sikurse ishin pamjet e evidentuara pak m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">K\u00ebshtu q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt nxiten edhe nj\u00ebher\u00eb KZAZ-t\u00eb, grupet e num\u00ebrimit t\u00eb votave dhe ve\u00e7an\u00ebrisht forcat e partive politike q\u00eb i propozojn\u00eb k\u00ebta komisioner\u00eb q\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtetin komisioner\u00ebt p\u00ebr t\u00eb mos e ndalur pun\u00ebn, por p\u00ebr ta vazhduar procesin e num\u00ebrimit p\u00ebr 1300-1400 kutit\u00eb e mbetura pa num\u00ebruar, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb kemi daljen sa m\u00eb par\u00eb t\u00eb rezultatit p\u00ebr subjektet zgjedhore n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb vazhdim do t\u00eb kalojm\u00eb n\u00eb disa incidente t\u00eb tjera, t\u00eb cilat vlejn\u00eb q\u00eb t\u2019i sjellim n\u00eb v\u00ebmendje.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb KZAZ 89 n\u00eb Delvin\u00eb \u00ebsht\u00eb evidentuar nj\u00eb konfrontim verbal midis kryetares s\u00eb bashkis\u00eb s\u00eb Delvin\u00ebs me kryetarin e komisionit duke i k\u00ebrkuar t\u00eb mbanin qet\u00ebsi v\u00ebzhguesit. N\u00eb mbrojtje t\u00eb kryetares \u00ebsht\u00eb vendosur nj\u00eb komisioner tjet\u00ebr dhe kjo ka sjell\u00eb nj\u00eb p\u00ebrplasje midis komisioner\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u00cbsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb kandidat\u00ebt apo personat e autorizuar brenda vendeve t\u00eb num\u00ebrimit t\u00eb votave, n\u00ebse kan\u00eb kontestime, t\u00eb ndjekin rrug\u00ebn ligjore. \u00c7do person, i cili \u00ebsht\u00eb zyrtar i lart\u00eb publik, apo qoft\u00eb edhe i zgjedhur si n\u00eb rastin n\u00eb fjal\u00eb, apo edhe kandidat, s\u00ebrish nuk ka asnj\u00eb t\u00eb drejt\u00eb m\u00eb tep\u00ebr me ligj, ligji \u00ebsht\u00eb i barabart\u00eb ndaj tij sikund\u00ebr gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve dhe duhet t\u00eb ndjek\u00eb rrug\u00ebn institucionale t\u00eb adresimit t\u00eb shqet\u00ebsimeve t\u00eb mundshme apo legjitime q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb asnj\u00eb rast nuk duhet lejuar dhe KZAZ-t\u00eb duhet t\u00eb veprojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbrojtur komisioner\u00ebt e grupeve t\u00eb num\u00ebrimit t\u00eb votave, pra an\u00ebtar\u00ebt e grupeve t\u00eb num\u00ebrimit t\u00eb votave nga intimidimi apo k\u00ebrc\u00ebnimi q\u00eb mund t\u00eb lind\u00eb nga kushdo zyrtar i lart\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb pjes\u00ebn e v\u00ebzhguesve. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb n\u00eb rastin kur k\u00ebta mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb paautorizuar, KZAZ-ja duhet t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb menj\u00ebher\u00eb duke k\u00ebrkuar nd\u00ebrhyrjen e forcave t\u00eb rendit. Duke investuar mekanizmat ligjor\u00eb dhe instrumentet ligjore t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb n\u00eb dispozicion. Sikurse ka ndodhur n\u00eb KZAZ 47, ku forcat e policis\u00eb jan\u00eb lajm\u00ebruar nga ana e kryetarit t\u00eb komisionit t\u00eb KZAZ 47 n\u00eb Elbasan, pasi disa nga v\u00ebzhguesit partis\u00eb socialiste kan\u00eb intimiduar num\u00ebruesit n\u00eb lidhje me kontestimet e votave. Me k\u00ebt\u00eb rast forcat e policis\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur edhe pastrimin e zon\u00ebs s\u00eb v\u00ebzhguesve dhe t\u00eb ambienteve t\u00eb num\u00ebrimit t\u00eb votave nga disa persona t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb paautorizuar q\u00eb q\u00ebndronin aty.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Shqet\u00ebsim ka pasur gjithashtu n\u00eb KZAZ 24 n\u00eb Durr\u00ebs ku nj\u00eb person i njohur si krahu i djatht\u00eb i zyrtar\u00ebve lokal\u00eb dhe i zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb socialist\u00eb me inicialet AB, nd\u00ebrhyn n\u00eb grupet e num\u00ebrimit duke tentuar t\u00eb kontrolloj\u00eb pun\u00ebn apo edhe t\u00eb intimidoj\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e grupeve t\u00eb num\u00ebrimit. Forcat e rendit kan\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb, por nuk kan\u00eb mundur ta nxjerrin jasht\u00eb. K\u00ebshtu q\u00eb Komisionet Zonale t\u00eb Administrimit Zgjedhor duhet t\u00eb kuptojn\u00eb se ato jan\u00eb t\u00eb gjith\u00ebpushtetshme dhe t\u00eb gjith\u00ebfuqishme brenda k\u00ebtyre institucioneve, pra brenda vendeve t\u00eb num\u00ebrimit t\u00eb votave dhe kan\u00eb ligjin me vete dhe duhet t\u00eb p\u00ebrdorin t\u00eb gjith\u00eb fuqin\u00eb ligjore dhe instrumentin ligjor p\u00ebr t\u00eb vendosur rregull dhe p\u00ebr t\u00eb mbrojtur edhe an\u00ebtar\u00ebt e grupeve t\u00eb num\u00ebrimit t\u00eb votave nga intimidimi q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhet nga zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb apo nga t\u00eb tjer\u00eb grupe, sado t\u00eb fort\u00eb qofshin ato nga pik\u00ebpamja e fuqis\u00eb politike, ekonomike, apo \u00e7do fuqie tjet\u00ebr.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb KZAZ 86 ka pasur kontestim vote nga ana e v\u00ebzhguesve, ku grupi i num\u00ebrimit t\u00eb votave nuk ka pranuar q\u00eb t\u00eb marr\u00eb n\u00eb shqyrtim kontestimin dhe \u00ebsht\u00eb dashur nd\u00ebrhyrja e komisionit t\u00eb KZAZ p\u00ebr t\u00eb qet\u00ebsuar situat\u00ebn, pasi situata u tensionua dhe u kalua n\u00eb ushtrime presionesh dhe n\u00eb dhun\u00eb verbale duke nd\u00ebrprer\u00eb dhe procesin e num\u00ebrimit, por q\u00eb tashm\u00eb num\u00ebrimi vazhdon normalisht.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Lidhur me incidentin e KZAZ 22 n\u00eb Durr\u00ebs ku nj\u00eb procesverbal rezulton me num\u00ebr votuesish m\u00eb pak sesa flet\u00eb votimi ishte thjesht gabim teknik i sqaruar tashm\u00eb, pasi n\u00eb procesverbal ishte sh\u00ebnuar numri i votuesve sikurse figuronte n\u00eb pajisjen elektronike t\u00eb identifikimit dhe ishin harruar 15 votuesit q\u00eb kishin firmosur manualisht dhe kartat e identitetit dhe shenjat biometrike t\u00eb gishtave t\u00eb t\u00eb cil\u00ebve nuk ishin b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur t\u00eb merreshin nga pajisja elektronike e identifikimit dhe kjo ishte arsyeja e mosp\u00ebrputhjes.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb lidhje me konfliktin fizik t\u00eb b\u00ebr\u00eb me dije edhe n\u00eb disa medie n\u00eb KZAZ 43 n\u00eb Rrogozhin\u00eb, pra nuk ka lidhje me procesin e num\u00ebrimit, por verifikimi q\u00eb v\u00ebzhguesit atje kan\u00eb b\u00ebr\u00eb, por ka qen\u00eb diskutimi p\u00ebr t\u00eb shpallur nj\u00eb votim t\u00eb pavlefsh\u00ebm apo jo, pasi vula e kryetarit ka qen\u00eb jo e dukshme mir\u00eb, megjithat\u00eb \u00e7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb zgjidhur me mir\u00ebkuptim nga komisioner\u00ebt. Kemi gjithashtu nj\u00eb raportim nga KZAZ 57 n\u00eb Bashkin\u00eb Fier ku num\u00ebruesit p\u00ebrdorin terma diskriminues gjat\u00eb num\u00ebrimit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u00cbsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr v\u00ebmendjen e t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb komisioneve zonale t\u00eb administrimit zgjedhor dhe grupeve t\u00eb num\u00ebrimit t\u00eb votave q\u00eb t\u00eb ruajn\u00eb etik\u00ebn dhe n\u00eb rastin konkret t\u00eb mos p\u00ebrdorin terma diskriminues apo fyes dhe as t\u00eb b\u00ebjn\u00eb propagand\u00eb as tifozeri t\u00eb asnj\u00eb force politike dhe t\u00eb asnj\u00eb individi, qoft\u00eb lokal apo i \u00e7do p\u00ebrkat\u00ebsie tjet\u00ebr.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kjo ishte pak a shum\u00eb ecuria e deritanishme e procesit t\u00eb num\u00ebrimit. V\u00ebzhguesit tan\u00eb jan\u00eb duke par\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht me shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi llojin ose arsyen e konsiderimit t\u00eb votave t\u00eb pavlefshme. Shpresojm\u00eb shum\u00eb q\u00eb ky trend t\u00eb stopoj\u00eb, pasi 5% nuk jan\u00eb pak p\u00ebr kaq sa \u00ebsht\u00eb num\u00ebruar dhe nj\u00eb num\u00ebr rrit\u00ebs do t\u00eb b\u00ebhej realisht shqet\u00ebsues dhe mundet q\u00eb t\u00eb ket\u00eb edhe efekt n\u00eb rezultat. K\u00ebshtu q\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb lidhur me ket\u00eb gj\u00eb t\u00eb respektohet rigorozisht procedurat e parashikuara n\u00eb vendin e num\u00ebrimit t\u00eb votave p\u00ebr grupin e num\u00ebrimit t\u00eb votave, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb ruhet besimi ndaj k\u00ebtij procesi jo vet\u00ebm nga subjektet politike, por nga t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dat\u00eb 26 Prill 2021, Ora\u00a022:45 pm &#8211; Tashm\u00eb b\u00ebhet me dije se ka p\u00ebrfunduar totalisht procesi i num\u00ebrimit n\u00eb bashkit\u00eb Pustec dhe Libohov\u00eb, si dhe n\u00eb Nj\u00ebsin\u00eb Bashkiake Nr. 10 n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr hir t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb teknologjis\u00eb, pra t\u00eb votimit dhe t\u00eb num\u00ebrimit elektronik. P\u00ebr sa i p\u00ebrket, procesit t\u00eb num\u00ebrimit p\u00ebr subjektet zgjedhore,&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[11],"tags":[],"class_list":["post-1068","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized-sq"],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1068","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1068"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1068\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1085,"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1068\/revisions\/1085"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1068"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1068"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/kriik.al\/home\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1068"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}