Përshkrimi
Qëllimi
- Të zbulojë alternativat për përmirësimin e jetës së invalidëve.
- Të sensibilizojë opinionin dhe ta edukojë atë.
- Të tërheqë vëmendjen e qeverisë për problemet e këtyre personave.
Fusha e veprimit
- Riaftësimi mendor e fizik i personave të mundshëm.
- Përfshirja në projektet e formimit profesional për rritjen e kapacitetit të tyre, për mundësi punësimi, në sektorin shtetëror, atë privat e në shtëpitë e tyre.
- Shkollim i të gjithë personave të mundshëm, sipas mundësisë e rrethanave, në të cilat ndodhen aktualisht.
- Përfshirja në trajnimet e aftësimit fizik e profesional edhe personave që në familje u shërbejnë invalidëve dhe për këtë shkak, nuk përparojnë në jetën e tyre.
- Paisja me mjetet e nevojshme lëvizëse, për invalidët fizik.
- Aktivitetet e sensibilizimit, në institucionet rezidenciale e invalidët ne familje. Bashkëpunim me Organet e Qeverisjes Vendore per sensibilizim e rritje të kapacitetit të stafit.
- Trajnim i vazhdueshëm i stafit, punonjësve ,mësuesve , për t’iu përgjigjur shërbimeve ndaj klientëve.
Rajoni gjeografik ku vepron
Në Shqipërinë e Veriut, nga Qarku i Lezhës, Shkodrës, Kukësit.
Kontakt
Përfaqësuesi ligjor i organizatës, Antonjeta Pero
E-mail: antonjetapero@gmail.com