Skip to content
KRIIK

KRIIK

Koalicioni per Reforma, Integrim dhe Institucione te Konsoliduara

Menu
  • Kreu
  • Kush jemi?
  • Çfarë bëjmë
    • Integriteti i zgjedhjeve
      • Zgjedhje Parlamentare 2025
      • Zgjedhje Vendore 2023
      • Zgjedhje Parlamentare 2021
      • Zgjedhje Vendore 2019
      • Hapja e të dhënave zgjedhore
    • Transparenca dhe llogaridhënia
    • Të drejtat e njeriut dhe siguria njerëzore
    • Demokracia e drejtpërdrejtë
    • Programi i Leadership-it
  • Kontakt
  • Shqip
    • Shqip
    • English
Menu

DENONCIM Nr. 17 – Lidhur me organizimin e koncerteve/shfaqjeve kulturore argëtuese përgjatë ose në lidhje me tubimet elektorale nga Subjekti Zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”*

Posted on 29 Prill, 202529 Prill, 2025 by KRIIK

Shkarko Denoncimin ne pdf


   I nderuar z. Komisioner!

    Të nderuar Drejtues të Administratës së KQZ-së!

    Të nderuar Anëtarë të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve!

Duke ju falënderuar për bashkëpunimin në vazhdimësi me Institucionin tuaj, në vijim të komunikimeve lidhur me tre denoncimet e fundit (nr. 14, 15, 16) lidhur me shkeljen e ligjit apo moszbatimin e duhur të tij prej një pjese të konsiderueshme të Bashkive në vend, na lejoni t’ju risjellim në vëmendje se Kodi Zgjedhor në nenin 12 të tij “Përbërja dhe funksionimi i KQZ-së”,, në pikën 1 parashikon qartë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është institucioni përgjegjës për organizimin dhe administrimin e zgjedhjeve dhe referendumeve, i cili drejton dhe mbikëqyr veprimtarinë e administratës zgjedhore, monitoron veprimtarinë e subjekteve zgjedhore, organeve dhe institucioneve shtetërore dhe të medias në raport me zgjedhjet, si dhe zgjidh në rrugë administrative kërkesat apo ankesat që kanë lidhje me procesin zgjedhor.

Në përmbushje të detyrave që i ngarkon Kodi Zgjedhor, KQZ-ja është institucioni përgjegjës i cili duhet të sigurojë zbatimin e plotë dhe të drejtë të ligjit prej të gjithë aktorëve dhe institucioneve të përfshira e që kanë rol në zhvillimin e zgjedhjeve, duke siguruar në çdo rast përmbushjen e parimeve dhe standardeve që Kushtetuta dhe Ligji detyron për një proces zgjedhor të drejtë e ligjor.

Në këtë kuadër KRIIK ju sjell në vëmendje se KQZ-ja nevojitet të përmbushë me përgjegjësi plotësisht rolin e vet në të gjitha aspektet e kërkuara nga Ligji, përpos ndjekjes vetëm të ankimimeve e denoncimeve lidhur me shpërdorimin e burimeve shtetërore për fushatë elektorale.

Një qasje serioze, efikase dhe me shpejtësi në adresimin e tërë denoncimeve që vijnë në KQZ, lidhur me moszbatimin e ligjit prej institucioneve publike, subjekteve zgjedhore, personave të ngarkuara me detyra apo edhe nga të tjerë shkelës së ligjit zgjedhor, është tejet e domosdoshme për të siguruar një klimë sigurie ndaj prevalimit të ligjzbatimit e të funksionimit të duhur të të gjithë institucioneve, duke ndihmuar kështu edhe veprimtarinë e institucioneve të tjera ligjzbatuese, e kontribuar kështu në rritjen e besimit të publikut dhe votuesit shqiptar mbi një proces zgjedhor të drejtë, ligjor e në përmbushje të standardeve më të mira demokratike.

Në këtë kuadër KRIIK ju përcjell më poshtë Denoncimin e tij mbi fenomenin e ri-përtërirë të organizimit dhe përdorimit përgjatë fushatës zgjedhore të koncerteve dhe shfaqjeve kulturore argëtuese, tejet problematike këto në tërë zgjedhjet përpara vitit 2020, fenomen ky i adresuar dhe i ndaluar kategorikisht nëpërmjet amendimeve që iu bënë Kodit Zgjedhor në vitin 2020, me dakordësi të plotë dhe të gjerë politike e ndërkombëtare.

Theksohet gjithashtu se kjo qasje e Partisë Socialiste është e përsëritur dhe e evidentuar edhe përgjatë Zgjedhjeve Vendore të 14 Majit 2023 (shih më shumë Denoncimin Nr. 10 “Lidhur me organizimin e koncerteve përgjatë ose në lidhje me tubimet elektorale nga Koalicioni Bashkë Fitojmë dhe Partia Socialiste”, datë 11.05.2023).

Kodi Zgjedhor në nenin 78 të tij “Të drejtat dhe detyrimet e subjekteve zgjedhore gjatë fushatës”, në pikën 9 përcakton se “Subjekteve zgjedhore dhe kandidatëve u ndalohet të organizojnë, kryejnë apo mbulojnë shpenzimet vetë ose nëpërmjet të tretëve për koncerte, shfaqe kulturore argëtuese apo veprimtari bamirësie, pavarësisht nëse ato mbahen përgjatë ose në lidhje me tubimet elektorale, apo zhvillohen si veprimtari fushate ose jashtë saj.”

Në datën 12 prill 2025 në Tiranë, Subjekti Zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë” zhvilloi një tubim elektoral për hapjen e fushatës zgjedhore për zgjedhjet e datës 11 maj 2025.

Në këtë takim elektoral kanë marrë pjesë edhe këngëtarë, artistë e valltarë të cilët kanë kënduar këngë e performuar përgjatë gjithë eventit (videon e gjeni të publikuar në këtë lidhje).

Aktiviteti elektoral përpos se është bërë share dhe trasmetuar gjerësisht në mediat sociale, është transmetuar Live në shumë media (si RTV Klan, Top-Channel TV, News24 TV, Euronews Albania TV, Syri TV, Report TV, etj), në faqet online të tyre, si dhe është pasqyruar edhe në edicionet informative të lajmeve të transmetuara prej tyre.

Në pamjet foto dhe videot (link) të postimeve të paraqitura në vijim të këtij denoncimi (Lidhja nr. 1), por edhe në çdo video të publikuar evidentohet qartë se kemi të bëjmë me tubimin elektoral të Partisë Socialiste, gjatë të cilit, përpos aktiviteteve koncertore e artistike, janë bërë thirrje elektorale të Partisë Socialiste, janë evidentuar materiale propagandistike të fushatës elektorale të Partisë Socialiste për Zgjedhjet e 11 majit 2025, duke qartësuar rolin e drejtëpërdrejtë si organizator dhe përfitues të këtij tubimi  Subjektin Zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë (PSSH)”.

Konkludohet se kemi të bëjmë me një tubim elektoral, aktivitet i cili hapi zyrtarisht fushatën  elektorale të PSSH, dhe që ka të gjitha elementët përbërës të tij si fjalime, thirrje, pankarta, slogane, logo, si dhe zhvillimin në të njëjtën kohë e përgjatë saj të një koncerti/shfaqe kulturore argëtuese me këngëtarë të ftuar, të cilët performojnë, këndojnë, duke u shfaqur kështu në mbështetje të këtij subjekti zgjedhor.

Konkretisht në tubimin elektoral të PSSH prej 2 orë e 30 minuta, ndër të tjerë, figurojnë:

  1. Minuta 4 – grup me daulle nga Dibra;
  2. Minuta 8 – grup këngëtarësh nga Fieri;
  3. Minuta 18 –  valle nga Kukësi;
  4. Minuta 25 –  këngëtare nga Durrësi;
  5. Minuta 31:30 – performim recitimi shoqëruar me llahutë e këngë nga Lezha;
  6. Minuta 40 – këngëtar nga Elbasani;
  7. Minuta 45:50 – këngëtare nga Shkodra;
  8. Minuta 50 – këngëtarët Tiri Gjoci dhe Eranda Libohova nga Tirana;
  9. Minuta 1:05 – dy këngëtarë nga Berati;
  10. Minuta 1:15 – këngë polifonike nga Golik Jaupi dhe Grupi i Bënçës nga Gjirokastra;
  11. Dhe më pas, grup polifonik nga Vlora, këngëtarë nga Korça, Noizi si këngëtar i këngës së fushatës , etj.

 Sillet në vëmendje ndër të tjera se, pas prezantimit të Grupit të Këngëtarëve fierakë “Free Mc’s” dhe pas deklarimit të tyre se ata votojnë për herë të parë ngaqë ndodhen jashtë vendit, Zv.Kryeministrja Belinga Balluku, Drejtuesja Politike e PSSH për Qarkun Fier shtoi duke deklaruar se:  “”Free Mc’s” voton për Partinë Socialiste, ashtu siç do të votojë e gjithë Shqipëria. Ashtu siç do të votojë Fieri, Mallakastra, Roskoveci, Patosi, Divjaka, Lushnja, ashtu siç do të votojë çdo shqiptar”. (minuta 14:42 – 14:59 e videos).

Nga gjithë sa më sipër, rezulton se Subjekti Zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë” ka organizuar veprimtari që hyn në sferën e ndalimeve të parashikuar në nenin 78 pika  9 të Kodit Zgjedhor, duke qenë ndërkohë edhe përfituesja e vetme dhe e drejtëpërdrejtë prej saj. 

Referuar sa më sipër, ju përcjellim këtë Denoncim për t’u marrë në shqyrtim prej KQZ-së e kryer hapat e parashikuar procedurale lidhur me këtë shkelje të Kodit Zgjedhor, për të cilën nevojitet të sanksionohet subjekti zgjedhor sipas parashikimeve të nenit 172 të Kodit Zgjedhor.

Sjellim në vëmendje të KQZ-së se gjatë hetimit administrativ do të ishte e nevojshme që, nëpërmjet monitoruesve të vet për fushatën, të investigohen aktivitetet elektorale në vijim të PSSH-së,  të cilat vazhdojnë të kenë pjesë të tyre aktivitete koncertore e argëtuese, duke vijuar kështu sfidimin dhe shkeljen me ndërgjegje të plotë të ligjit elektoral.

Thënë sa më sipër, në gjykimin e KRIIK, KQZ-ja nevojitet të bëjë thirrje urgjente për ndalimin e menjëhershëm të shkeljes së ligjit prej PSSH-së, ndërkohë që të aplikojë vlerën maksimale të gjobës së parashikuar nga neni 172, pika 1 e Kodit Zgjedhor.


*Ky Denoncim përmban Lidhje ku ilustrohen problematikat e përmendura, me fotografi dhe lidhje për në faqet e internetit. Lidhjet mund te shihen ne versionin pdf te Denoncimit.

Zgjedhje 2025

Shpenzime për reklama politike në Facebook dhe Instagram

Postime Së Fundi

  • ZGJEDHJET PËR KUVENDIN E SHQIPËRISË, 11 MAJ 2025 – DEKLARATA E GJETJEVE DHE KONKLUZIONEVE PARAPRAKE 12 Maj, 2025
  • DEKLARATË – Pjesëmarrja aktive e të gjithë qytetarëve përgjatë procesit zgjedhor të nesërm dhe zbatimi i plotë e me efikasitet i Ligjit prej aktorëve institucionalë, domosdoshmëri jetike për standardet demokratike të vendit 10 Maj, 2025

Postime sipas kategorive

  • Deklarata
  • Denoncime
  • Letra të hapura
  • Qëndrime Publike
  • Raporte
  • Rekomandime
  • Të tjera
  • Zgjedhje Parlamentare 2025
  • Zgjedhje Vendore 2023

KRIIK Facebook

KRIIK ALBANIA

https://www.youtube.com/watch?v=42GUUeDEODc&t=428s

KRIIK Tweets

Follow us

Arkiva

  • Maj 2025 (14)
  • Prill 2025 (11)
  • Mars 2025 (5)
  • Shkurt 2025 (16)
  • Janar 2025 (3)
  • Dhjetor 2024 (5)
  • Nëntor 2024 (3)
  • Tetor 2024 (4)
  • Shtator 2024 (2)
  • Gusht 2024 (4)
  • Korrik 2024 (1)
  • Mars 2024 (1)
  • Shkurt 2024 (1)
  • Janar 2024 (1)
  • Dhjetor 2023 (1)
  • Tetor 2023 (2)
  • Shtator 2023 (2)
  • Gusht 2023 (3)
  • Korrik 2023 (3)
  • Qershor 2023 (1)
  • Maj 2023 (10)
  • Prill 2023 (20)
  • Mars 2023 (8)
  • Shkurt 2023 (5)
  • Janar 2023 (9)
  • Dhjetor 2022 (1)
  • Nëntor 2022 (5)
  • Tetor 2022 (1)
  • Gusht 2022 (1)
  • Qershor 2022 (1)
  • Prill 2022 (1)
  • Mars 2022 (1)
  • Shkurt 2022 (1)
  • Maj 2021 (1)
  • Prill 2021 (10)
  • Mars 2021 (2)
  • Janar 2021 (1)
  • Dhjetor 2020 (3)
  • Nëntor 2020 (1)
  • Tetor 2020 (4)
  • Shtator 2020 (1)
  • Gusht 2020 (1)
  • Korrik 2020 (2)
  • Qershor 2020 (1)
  • Maj 2020 (1)
  • Gusht 2019 (1)
  • Korrik 2019 (1)
  • Maj 2019 (2)
  • Prill 2019 (1)

Postime Së Fundi

  • ZGJEDHJET PËR KUVENDIN E SHQIPËRISË, 11 MAJ 2025 – DEKLARATA E GJETJEVE DHE KONKLUZIONEVE PARAPRAKE 12 Maj, 2025
  • DEKLARATË – Pjesëmarrja aktive e të gjithë qytetarëve përgjatë procesit zgjedhor të nesërm dhe zbatimi i plotë e me efikasitet i Ligjit prej aktorëve institucionalë, domosdoshmëri jetike për standardet demokratike të vendit 10 Maj, 2025
  • DENONCIM Nr. 31  – Lidhur me thyerjen e heshtjes zgjedhore nga disa parti politike, kandidatë dhe media online* 10 Maj, 2025
Prill 2025
H M M E P S D
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
282930  
« Mar   Maj »
©2025 KRIIK | Built using WordPress and Responsive Blogily theme by Superb