Skip to content
KRIIK

KRIIK

Koalicioni per Reforma, Integrim dhe Institucione te Konsoliduara

Menu
  • Kreu
  • Kush jemi?
  • Çfarë bëjmë
    • Integriteti i zgjedhjeve
      • Zgjedhje Parlamentare 2025
      • Zgjedhje Vendore 2023
      • Zgjedhje Parlamentare 2021
      • Zgjedhje Vendore 2019
      • Hapja e të dhënave zgjedhore
    • Transparenca dhe llogaridhënia
    • Të drejtat e njeriut dhe siguria njerëzore
    • Demokracia e drejtpërdrejtë
    • Programi i Leadership-it
  • Kontakt
  • Shqip
    • Shqip
    • English
Menu

Konferencë për Shtyp, Ecuria e Procesit të Numërimit

Posted on 28 Prill, 202112 Maj, 2021 by admin-2

Datë 27 Prill 2021, Ora 22:30 pm – KRIIK vijon vëzhgimin në 68 KZAZ, në të cilat vazhdon procesi i numërimit të votave për kandidatët dhe subjektet zgjedhore. Në 23 zona  të administrimit zgjedhor ka përfunduar totalisht numërimi, si për subjektet ashtu edhe për kandidatët.

Procesi i numërimit për subjektet, në qendrat në të cilat nuk ka përfunduar ende, sipas informacioneve të vëzhguesve të KRIIK do të vijojë sot  deri në përfundim, duke respektuar vendimin e Komisionerit, sipas të cilit në të gjithë vendin numërimi për kandidatë do të fillojë nesër në orën 9:00.  

Është për tu vlerësuar ndjekja e nga afër e të gjithë procesit, nga ana e KQZ, për të siguruar integritetin e këtij procesi shumë të rëndësishëm. Në të njëjtën kohë është për tu vlerësuar edhe udhëzimi i Komisionerit për caktimin e orarit për rinisjen e procesit të numërimit për kandidatët, duke u lejuar kështu që ky numërim të jetë i njëkohshëm.  

KRIIK vlerëson qëndrimin e KQZ, që pas incidentit në KZAZ 30 në Tirana me vëzhguesit, vendosi të shfuqizimin e të gjithë akreditimeve të vëzhguesve politikë, dhe akreditimin me vëzhguesve të rinj, duke siguruar prezencë të maturuar të forcave politike në qendrat e numërimit. Në të njëjtën kohë, duke shmangur personat e paautorizuar në këto qendra të cilët herë pas herë kanë tensionuar situatën.  

Megjithatë, është vërejtur se në KZAZ 21 në Durrës, ka pasur dyndje të personave të paautorizuar, dhe komisionet zonale dhe partitë politike duhet të marrin masa që këto qendra numërimi të lejohen vetëm personat e akredituar. 

Kjo është jo vetëm e paligjshme por vendet e numërimit të votave duhet të sigurojnë qetësinë e nevojshme për të gjithë vëzhguesit politikë dhe numëruesit, të cilët duhet të raportojnë institucionalisht të gjitha gjetjet që mund të kenë përgjatë vëzhgimit.  

Me rezultatet të cilat janë drejt fundit për subjektet zgjedhore, është e rëndësishme që partitë e opozitës dhe veçanërisht maxhoranca të presë deri në përfundim të procesit të numërimit, duke respektuar të gjitha rregullat e përcaktuara nga KQZ, në të njëjtën kohë duke respektuar të gjithë vëzhguesit të cilat qëndrojnë në këto qendra numërimi. Të gjitha palët kanë si qëllim që procesi të ecë sa më shpejt, dhe vullneti i zgjedhësve të lexohet deri në votën e fundit.  

KRIIK nxit KQZ-në, që të ndjekë zbatimin e urdhrit të marrë ditën e djeshme, për vëzhguesit. Gjithashtu KRIIK vlerëson procesin e transparencës nga KQZ, në faqen e saj në ueb , por do të ishte me vend që pjesa tjetër e kësaj faqe, që ka të bëjë më informacionet mbi institucionin dhe veprimtarinë e tyre të mëparshme duhet të jetë ende funksionale dhe e disponueshme për informacion.  

Një shqetësim madhor, mbetet evidentimi i fletëve të pavlefshme të votimit. Deri në këto momente janë deklaruar si të pavlefshme 81.952. Sipas vëzhgimit të KRRIK në këto qendra numërimi dhe komunikimit me komisionerit, nga vëzhguesit në terren, është vërejtur se në një pjesë të mirë, këto fletë janë shpallur të pavlefshme për shkak se është shënjuar më shumë se një subjekt zgjedhor, apo është votuar për subjekt zgjedhor dhe një kandidat të një subjekti tjetër zgjedhor.  

KRIIK i sugjeron KQZ-së dhe të gjithë institucioneve përkatëse që të bëhet transparencë në lidhje me këto fletë votimi, për të kuptuar shkakun e këtyre numrave të lartë. Është e rëndësishme që të kuptohet nëse plotësimi në mënyrë jo korrekte i fletës së votimit vjen nga mosinformimi i votuesve, përgjegjësi e cila shkon drejtpërdrejt tek forcat politike, sidomos maxhorancës, dhe institucioneve përkatëse si KQZ apo CSC. Duhet kuptuar gjithashtu nëse vështirësitë e votuesve dhe keqkuptimet kanë ardhur nga fleta e votimit me numra, por më e rëndësishme është transparenca për këto fletë votimi, edhe nëse ato do të kenë apo jo ndikim në rezultat. 

Subjektet zgjedhore duhet të qartësohen në lidhje me ketë çështje, e gjithashtu duhet bëre transparencë në lidhje me pamjet filmike, në të cilat shihen numërues, apo përfaqësues të forcave politike e të cilët shënjojnë në mënyre të paligjshme fletët e votimit, duke i shpallur ato të pavlefshme, apo tjetërsuar votën e qytetarit. Në raport me këtë sjellim në vëmendje numrin e ulët në fletëve të pavlefshme, deri në 1%, në KZAZ nr. 40 në Tiranë, ku votimi dhe numërimi u krye në mënyrë elektronike.  

Një shqetësim tjetër lidhur me ecurinë e numërimit, dhe argumentet e lodhjes nuk duhet të jenë më pjesë ë arsyeve të cilat pengojnë numërimin. Është vërejtur se në dy KZAZ, 80 në Gjirokastër, dhe në KZAZ 32 në Tiranë, komisionerët e PD-së dhe LSI-së nuk janë paraqitur për vijimin e procesit, edhe pas pushimit të marrë. E njëjta situatë është edhe në KZAZ 60 Patos, ku komisionerët e të PD-së dhe LSI-së janë larguar, dhe procesi i numërimit vijon vetëm me përfaqësuesit e PS-së. Është e rëndësishme që të gjithë të përmbushin detyrimin e tyre ligjor, dhe kushtetues për këtë proces shumë të rëndësishme. U bëjmë thirrje të gjithë komisionerëve të mos braktisin detyrën. Në një garë elektorale, do të ketë humbës dhe fitues, por është e rëndësishme që asnjë mënyrë nuk duhet cënuar integriteti i këtij procesi, shkelja e të cilave mund të vendosë në pikëpyetje, të gjithë procesin zgjedhor dhe vullnetin e qytetarit.  

Secili nga këta numërues, pavarësisht arsyeve personale apo politike, dhe ligjit, duhet t’i bëjë thirrje ndërgjegjes së tyre qytetare, për përmbyllur një proces zgjedhor i cili do të shënoje një bazë të mirë të reformave dhe aspiratave që ka vendi me zgjedhjen e parlamentit të ri.  

Zgjedhje 2025

Shpenzime për reklama politike në Facebook dhe Instagram

Postime Së Fundi

  • ZGJEDHJET PËR KUVENDIN E SHQIPËRISË, 11 MAJ 2025 – DEKLARATA E GJETJEVE DHE KONKLUZIONEVE PARAPRAKE 12 Maj, 2025
  • DEKLARATË – Pjesëmarrja aktive e të gjithë qytetarëve përgjatë procesit zgjedhor të nesërm dhe zbatimi i plotë e me efikasitet i Ligjit prej aktorëve institucionalë, domosdoshmëri jetike për standardet demokratike të vendit 10 Maj, 2025

Postime sipas kategorive

  • Deklarata
  • Denoncime
  • Letra të hapura
  • Qëndrime Publike
  • Raporte
  • Rekomandime
  • Të tjera
  • Zgjedhje Parlamentare 2025
  • Zgjedhje Vendore 2023

KRIIK Facebook

KRIIK ALBANIA

https://www.youtube.com/watch?v=42GUUeDEODc&t=428s

KRIIK Tweets

Follow us

Arkiva

  • Maj 2025 (14)
  • Prill 2025 (11)
  • Mars 2025 (5)
  • Shkurt 2025 (16)
  • Janar 2025 (3)
  • Dhjetor 2024 (5)
  • Nëntor 2024 (3)
  • Tetor 2024 (4)
  • Shtator 2024 (2)
  • Gusht 2024 (4)
  • Korrik 2024 (1)
  • Mars 2024 (1)
  • Shkurt 2024 (1)
  • Janar 2024 (1)
  • Dhjetor 2023 (1)
  • Tetor 2023 (2)
  • Shtator 2023 (2)
  • Gusht 2023 (3)
  • Korrik 2023 (3)
  • Qershor 2023 (1)
  • Maj 2023 (10)
  • Prill 2023 (20)
  • Mars 2023 (8)
  • Shkurt 2023 (5)
  • Janar 2023 (9)
  • Dhjetor 2022 (1)
  • Nëntor 2022 (5)
  • Tetor 2022 (1)
  • Gusht 2022 (1)
  • Qershor 2022 (1)
  • Prill 2022 (1)
  • Mars 2022 (1)
  • Shkurt 2022 (1)
  • Maj 2021 (1)
  • Prill 2021 (10)
  • Mars 2021 (2)
  • Janar 2021 (1)
  • Dhjetor 2020 (3)
  • Nëntor 2020 (1)
  • Tetor 2020 (4)
  • Shtator 2020 (1)
  • Gusht 2020 (1)
  • Korrik 2020 (2)
  • Qershor 2020 (1)
  • Maj 2020 (1)
  • Gusht 2019 (1)
  • Korrik 2019 (1)
  • Maj 2019 (2)
  • Prill 2019 (1)

Postime Së Fundi

  • ZGJEDHJET PËR KUVENDIN E SHQIPËRISË, 11 MAJ 2025 – DEKLARATA E GJETJEVE DHE KONKLUZIONEVE PARAPRAKE 12 Maj, 2025
  • DEKLARATË – Pjesëmarrja aktive e të gjithë qytetarëve përgjatë procesit zgjedhor të nesërm dhe zbatimi i plotë e me efikasitet i Ligjit prej aktorëve institucionalë, domosdoshmëri jetike për standardet demokratike të vendit 10 Maj, 2025
  • DENONCIM Nr. 31  – Lidhur me thyerjen e heshtjes zgjedhore nga disa parti politike, kandidatë dhe media online* 10 Maj, 2025
Prill 2021
H M M E P S D
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
2627282930  
« Mar   Maj »
©2025 KRIIK | Built using WordPress and Responsive Blogily theme by Superb