KRIIK i dërgoi Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore rekomandime mbi projektligjin “Për financimin e partive politike”, duke vlerësuar disa risi pozitive të draftit, por edhe duke evidentuar mangësi të rëndësishme që, sipas organizatës, kërkojnë rishikim thelbësor. Në thelb, KRIIK kërkon unifikimin e kuadrit ligjor për financimin e partive dhe të fushatave zgjedhore, forcimin…
Arkiva: Timeline Stories
Timeline Post Type Description
31 mars 2026 – Ekspertët prezantuan projektligjin për financimin e partive politike
Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Realizimin e Reformës Zgjedhore zhvilloi mbledhjen e radhës në sallën “Pjetër Arbnori”, në orën 13:00. Në rend të ditës ishin miratimi i procesverbaleve të datave 18.11.2025 dhe 02.12.2025, prezantimi nga ekspertët i projektligjit “Për financimin e partive politike”, si dhe përcaktimi i prioriteteve për vijimin e punës së Komisionit. Shih…
3 mars 2026 – Zhvillohet tryeza e konsultimit për financimin e partive politike
Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Realizimin e Reformës Zgjedhore zhvilloi në Hotel MAK Albania, salla “Illyria 1”, në orën 10:00, tryezën e konsultimit mbi financimin e partive politike. Tryeza u organizua në kuadër të procesit të konsultimit për çështje që lidhen me reformën zgjedhore. Shih videon e takimit.
13 shkurt 2026 – Mblidhet Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore
Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Realizimin e Reformës Zgjedhore zhvilloi mbledhjen e radhës në sallën “Pjetër Arbnori”, në orën 10:30. Në rend të ditës ishin emërimi i ekspertëve, caktimi i detyrave për adresimin e pikës së parë të kalendarit të punës, “Financimi i partive politike jashtë fushatës zgjedhore”, si dhe organizimi i një tryeze konsultimi…
2 dhjetor 2025 – Miratimi i kalendarit te punimeve
Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Realizimin e Reformës Zgjedhore miratoi kalendarin e punimeve.
18 nëntor 2025 – Mblidhet për herë të parë Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore
Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Realizimin e Reformës Zgjedhore mbajti mbledhjen e tij konstituive, e drejtuar nga bashkëkryetarët Damian Gjiknuri dhe Oerd Bylykbashi. Gjatë kësaj mbledhjeje u përcaktuan hapat fillestarë të punës. Pika kryesore e rendit të ditës përfshiu përcaktimin e numrit të ekspertëve teknikë që do të ofrojnë asistencë për komisionin. Gjithashtu, Komisioni vendosi…
6 dhe 7 tetor 2025 – Deputetë të Kuvendit të Shqipërisë paraqesin kërkesë për ngritjen e Komisionit për Reformën Zgjedhore
Një grup deputetësh të Kuvendit të Shqipërisë paraqesin dy kërkesa zyrtare për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, duke hapur rrugën për një fazë të re të diskutimit dhe përmirësimit të legjislacionit zgjedhor në vend. Shih Kërkesën e datës 6 tetor Shih Kërkesën e datës 7 tetor
27 tetor 2025 – Kuvendi miraton vendimin për ngritjen e Komisionit për Reformën Zgjedhore
Kuvendi i Shqipërisë miraton projektvendimin për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Realizimin e Reformës Zgjedhore, duke shënuar fillimin e një procesi të ri për përmirësimin e kuadrit ligjor zgjedhor. Komisioni përbëhet nga 16 anëtarë, me përfaqësim të barabartë mes shumicës dhe opozitës, dhe drejtohet nga dy bashkëkryetarë, një nga Partia Socialiste dhe një…
